Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/06

​Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën

 

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha këtë të hënë se Bashkimi Europian do të japë një përditësim mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim”, tha Michel në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin slloven Robert Golob në Lubjanë, përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, të martën.

“Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm përpara janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian,” shtoi ai.

Kosova është në mesin e një numri të vogël të vendeve në Evropë që është jashtë regjimit pa viza të BE-së.

Javën e kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Michel shtoi se samiti do të ketë në agjendë krizat energjetike, luftën në Ukrainë dhe krizën e migracionit.

KE pranon gabimin me vizat me Kosovën: Çfarë i kërkuan vendeve të Ballkanit!

 

Komisioni Europian ka kërkuar të shpjegojë publikisht se një paragraf i raportit vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, publikuar më 5 dhjetor, i kërkonte Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që t’i vendosin regjim vizash Kosovës, por ky sipas krahut ekzekutiv të bllokut europian, ishte një gabim.

Komisioni të përpoq tq sqaronte se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e tij dhe se e vazhdon ta mbështesë me forcë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mund të konfirmoj se nuk ka absolutisht asnjë ndryshim në qëndrimet e Komisionit Europian dhe se ne, absolutisht e mbështesim lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor“- u shpreh Eric Mamer, zëdhënës i KE.

Paragrafi ishte shoqëruar me arsyetimin se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk i kanë përshtatur politikat e vizave me ato të BE-së. Shtetasit e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në këto dy shtete, por jo edhe në ato të Bashkimit Evropian, që përbëjnë pjesën më të madhe të zonës me lëvizje të lirë, të njohur si Schengen.

Javën e kaluar, zyrtarë të BE-së miratuan një vendim, sipas të cilit, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen do të hyjë në fuqi jo më larg se më 1 janar të vitit 2024. Vendosja e paragrafit në fjalë shkaktoi reagime në mesin e zyrtarëve kosovarë. Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e cilësoi si “të papranueshme” kërkesën për regjimin e vizave, por më pas shtoi se KE-ja do ta përmirësojë këtë gabim.

Prof.dr.Sali Berisha u sulmua fizikisht, reagon ambasada e SHBA: U skandalizuam, autoritetet të hetojnë.Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë i ka frye zjarrit këta muja kundër Berishës!

 

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tirana ka reaguar lidhur me incidentin në protestën e PD-së, ku u sulmua fizikisht ish-kryeministri Sali Berisha.

U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”- ka thënë zëdhënësi i ambasadës.

Një person i identifikuar me emrin Gent Shehu, sulmoi sot ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kishte dalë nga selia e partisë dhe po ecte, së bashku me Ilir Metën drejt bulevardit qendror të Tiranës, ku po organizohej protesta.  Agresori iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Goditja duket se ishte e fortë, saqë Berisha u lëkund pas duke humbur ekuilibrin, ndërsa autori u bllokua menjëherë nga rojet e ish kryeministrit dhe përkrahësit e tjerë të opozitës që gjendeshin aty, të cilët reaguan në mënyrë të dhunshme ndaj tij. Më pas ai u mor nga forcat e policisë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Exclusive/ Zbardhet skeda, e Edi Ramës, autori që goditi Prof.dr. Sali Berishën, me probleme të shëndetit mendor

 

Gert Shehu që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në protestë është person me probleme të shëndetit mendor.

Në skedën e tij mjekësore të siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, përcaktohet se 31-vjeçari vuan nga një çregullim psikotik i papërcaktuar. Episodin e fundit e ka pasur me 10 gusht 2022 kur është paraqitur në urgjencën psikiatrike.

I riu është më origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë.

Aktualisht, ai ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që mori pasi u dhunua rëndë nga protestuesit.

Skizofreni udhëhjeq Samiti e Evropës në Tiranë

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor po zhvillohet këtë të martë për herë të parë në një vend ballkanik. Liderët e bllokut dhe homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë mbledhur në Tiranë, që për një ditë bëhet kryeqendra e Europës.

Zyra e shtypit e Komisionit Europian e përshkroi takimin e nivelit të lartë si “një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”.

Hapi i parë i liderëve nisi me nënshkrimin e marrëveshjes së shumëdiskutuar të reduktimit të tarifave të roaming-ut. Kjo është një marrëveshje mes operatorëve telefonikë të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor dhe do të hyjë në zbatim në 1 tetor 2023.

16:37 Von der Leyen në konferencën e përbashkët: Një mesazh i qartë në këtë samit, të qenit së bashku!

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për samitin BE-Ballkani perëndimor tha se dot u dha një mesazh i qartë, ai I të qenit së bashku.

16:28 Nga anëtarësimi i Ballkanit në BE te lufta në Ukrainë/ Publikohet deklarata e përbashkët e Samitit të BE në Tiranë

Në përfundim të samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, të gjithë liderët pjesëmarrës kanë firmosur një deklaratë të përbashkët ku dakordësohen për të bashkëpunuar në disa çështje.

16:24 “Të rinjtë mund të studiojnë në universitetet evropiane”/ Rama: Vijmë me lajme të shkëlqyera, BE do japë 85 mln euro mbështetje për energjinë

“Të rinjtë mund të studiojnë në universitetet evropiane”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për mediat pas samitit të BE-Ballkani Perwndimor. “ Vijmë me lajme të shkëlqyera, BE do japë 85 mln euro mbështetje për energjinë” vijoi Rama.

16:14 Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e fëmijëve tanë më e begatë brenda BE-së! Në 2027-ën të heqim shpenzimet e Roaming

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të samitit BE-Ballkani Perëndimor theksoi se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e begatë brenda BE-së dhe kjo është bindja që i bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor.

Teksa opozita protestonte mes trazirave dhe incidenteve, liderët europianë shijuan koncertin me valle popullore shqiptarë pranë stadiumit “Air Albania”.

13:31 Marrëveshja Roaming/ Varhelyi: Qytetarët dhe bizneset, ata që do përfitojnë më shumë

Komisioneri Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi shprehet se qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë më shumë nga marrëveshja e tarifave Roaming që u firmos sot në Tiranë.

11:58 Von der Leyen para nisjes së samitit: BE paketë ndihme me vlerë 500 mln euro në mbështetje të Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli për masa konkrete para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Von der Leyen tha se Bashkimi Europian ka miratuar një paketë ndihme energjie në vlerën e 500 milionë eurove të cilat do të përdoren për të mbështetur familjet dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor me qëllim që rajoni të kapërcejë vështirësitë në këto kohë krize.

11:32 Borrell në Tiranë: Kosovës dhe Serbisë u kemi dorëzuar versionin e fundit të propozimit për marrëveshje

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha nga Tirana se ka një moment të rëndësishëm në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, meqë të dyja palëve u është dorëzuar versioni i fundit i propozimit për një marrëveshje

11:25 Samiti në Tiranë/ Rama: Sinjal i vetëdijes. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani për BE

Një ditë të jashtëzakonshme që nuk ishte menduar më parë, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë.

11:21 Nënshkrimi i marrëveshjes Roaming në Tiranë, Ursula von der Leyen: Mundësi e shkëlqyer për t’u afruar me njerëzit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur firmosjen e marrëveshjes së tarifave Roaming në Tiranë, duke e cilësuar atë si mundësi të shkëlqyer për njerëzit, bizneset dhe turizmin.

11:07 Samiti i BE/ Meloni në Tiranë: Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ka sjellë në Tiranë për herë të parë pas marrjes së detyrës, kryeministren e Italisë, Georgia Meloni. “Ne kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit, sidomos pas agresionit rus. Është e rëndësishme të plotësojmë procedurën për anëtarësimin dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe çështje të tjera, për të cilat ju e dini Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, mbështetuni te Italia”, u shpreh Meloni.

11:00 Kryeministrja e Estonisë në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

“Presim me padurim diskutimet. Estonia është mbështetëse e fortë që anëtarët e rinj të bëhen pjesë e BE. I jemi mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe për punën në luftën me Ukrainën. Na duhet të punojmë për paqen në rajon”, u shpreh kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas sapo mbërriti në Tiranë.

10:47 “Duhet folur për progresin, jo vetëm për atë që duhet bërë”, kryeministri belg në Tiranë: Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm në rajon

“Angazhimi financiar i BE-së në rajon është diçka e dukshme”. Kështu u shpreh në Tiranë kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ndërsa mbërriti për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

10:45 Mitsotakis në Tiranë, mesazhe “paqtimi”: Optimist për zgjidhje në marrëveshjen e detit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e fokusoi deklaratën e tij përpara samitit në dy çështje me interes për Shqipërinë e për Kosovën.

09:56 Analiza/ Rëndësia e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen me homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 6 dhjetor.

09:47 Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Vuçiç e nis me ankesa: Është shkelur integriteti territorial i Serbisë!

Edhe pse besohet se në samit do të tentohet shmangia e temave delikate që mund të shkaktojnë përplasje sikurse është kokëfortësia e Beogradit për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, presidenti i saj Aleksandar Vuçiç i dha që përpara nisjes së samitit sinjalet se çfarë pozicioni ka ndërmend të mbajë në takim, ndërsa i pati disa ankesa.

09:47 Presidenti i KiE: E ardhmja e BE është me Ballkanin Perëndimor, sot nënshkruajmë marrëveshje konkrete

Presidenti i Këshillit Euopian, Charles Michel, tha para nisjes së samitit se kjo është një ditë historike jo vetëm për Tiranën, por edhe për marrëdhënien e BE me Ballkanin Perëndimor.

09:37 Samiti i BE/ Varhelyi në Tiranë: Partneritet, kjo është ajo ç’ka ofrojmë për Ballkanin Perëndimor

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka mbërritur tashmë në Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Rama ndërsa pas pak pritet të nisë Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

09:33 Samiti në Tiranë, Vjosa Osmani: Koha që BE të lëvizë nga fjalët në vepra! Vuçiç? Vijim i mendësisë së vjetër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka një mesazh të fortë e të qartë për BE-në në samitin e Tiranës.

Ecejaket diplomatike që nuk ia sollën Kosovës liberalizimin e vizave tani, sic shpresohej, e kanë lodhur Prishtinën zyrtare dhe vetë popullin e Kosovës. Kjo u reflektua edhe në fjalët e kryetares së shtetit, që tregoi se prej bllokut priten tashmë vetëm vepra.

08:53 Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë

Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit janë bllokuar këtë të martë, pasi në Tiranë pas pak do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

“Vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, ku e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit do bllokohet, ndërsa perimetri do të vijojë me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.

Sulmi ndaj Berishës, Policia: 31-vjeçari me precedent për plagosje, drogë e prishje të qetësisë publike

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sulmin fizik të ushtruar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e organizuar prej tij paraditen e sotme.

Blutë sqarojnë po hetohet 31-vjeçari Gert Shehu, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Policia thotë se nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë. Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes- thotë policia.

Një person i identifikuar me emrin Gent Shehu, sulmoi sot ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kishte dalë nga selia e partisë dhe po ecte, së bashku me Ilir Metën drejt bulevardit qendror të Tiranës, ku po organizohej protesta.  Agresori iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Goditja duket se ishte e fortë, saqë Berisha u lëkund pas duke humbur ekuilibrin, ndërsa autori u bllokua menjëherë nga rojet e ish kryeministrit dhe përkrahësit e tjerë të opozitës që gjendeshin aty, të cilët reaguan në mënyrë të dhunshme ndaj tij. Më pas ai u mor nga forcat e policisë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

“Ku e ke dokumentin, kush të ka fut këtu?”/ Ja si u shoqërua agresori i Sali Berishës në protestë pasi e qëlloi me grusht

 

U shënua me incidente protesta e thirrur nga opozita ndërsa në Tiranë mbahet Samiti BE Ballkani Perëndimor.

Një person është shkëputur nga turma ndërsa ka qëlluar me grusht, ish kryeministrin Berisha. Situata është tensionuar, nga protestuesit të cilët kanë neutralizuar personin në fjalë.

Në videon e siguruar nga Anila Hoxha, duket që personi që qëlloi ish kryeministrin shoqërohet nga protestuesit drejt selisë së PD, nga ku mësohet se është marrë më pas nga policia.

Ku e ke dokumentin e identifikimit, ku e ke?  Kush të ka fut ty me ardh këtu ?

Dhunuesi: Përbetimi që kam bo..

Po leje, ato besimet, thuj kush të  ka fut ? –dëgjohet të thotë ai në video.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...