Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/07

Pas Luftës së II -të botërore letërsia shqiptare në Republikën e Shqipëri së eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse.





                               Shkruan Flori Bruqi,PHD


 Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. 


Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. 


Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe të shqiptarëve të diasporës.


 Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. 


Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve 1920 e 1930 letërsia shqiptare pari një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm. 

U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. 


Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës.


Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si:Atë Gjergj  Fishta, Faik Konica, Fan S .Noli,

Lazgush  Poradeci, Ernest Koliqi, Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni, Mitrush Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme.


 Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.


Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve 1940.

 Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. 


Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. 


Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve 1930. 

Fan S.Noli e Ernest  Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur totalisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të.

 Lasgush Poradici  kishte pushuar së krijuari. Millosh GJergj Nikoll-Migjeni dhe Gjergj Fishta nuk ishin më. 


Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm MItrush Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej çensura

. Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj. 


Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj.


 Kështu, pas luftës dhe gjatë viteve 1950 do të duket qartë orientimi i ri në fushën e letërsisë shqiptare, si në rrafshin tematik, dhe në atë të përvojave dhe të metodave e prosedeve krijuese. 


Tematikisht letërsia u përqëndrua kryesisht, në jehonën e lirisë së fituar nga Lufta Nacionalçlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botës reale u reduktua kryesisht në bardhë e zi. 


Si përvojë shkrimi, veprat letrare të kësaj periudhe shpesh do të qëndrojnë ndërmjet gjuhës së rrëfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht këtë vulë proceduese kanë romanet e para gjatë viteve 1950. 


Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, që do ta përkrahte këtë letërsi. 

Nga fundi i viteve 1950, e sidomos me fillimin e viteve 1960, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare.


 Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërish viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt). 


Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. 


Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.


 Pas romaneve të dy autorëve të përmendur, gjatë viteve1960, Jakov Xoxa do të botojë romanin "Lumi i vdekur" që, nga një aspekt tjetër procedura, do të konsolidojë prirjen e romaneve shqiptarë, për të kërkuar rrugë të reja në paraqitjen e botës shqiptare. 


Pas Jakov Xoxës do të paraqitet Dritëro Agolli me një seri romanesh, Dhimitër Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skënder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndërsa majën e poezisë lirike do ta zenë Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritëro Agolli, të cilët do të çelin një rrugë të mbarë dhe për një brez poetësh të rinj të talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj.

Si reflektohet mosnjohja e tjetrit në letërsinë shqipe, serbe, kroate?


A është mosnjohja e gjuhëve një prej shkaqeve për të menduar se tjetri është armiku ynë? Si reflektohet mosnjohja e tjetrit në letërsinë shqipe, serbe, kroate? Dhe kush po përkthen më së shumti vepra serbe në shqip?



"A keni ndonjë vepër të ndonjë autori nga Shqipëria apo Kosova?”, ishte pyetja që i kemi shtruar shumë botuesve dhe librarive në Beograd, Novi Sad, Sarajevë dhe Banjallukë. Përgjigjet më të shpeshta ishin: "Jo", ose "të shikoj pak... Jo”. 

Vladimir Manigoda nga shtëpia botuese serbe "Kontrast" thotë: "Nuk ka mjaft përkthime, si pasojë nuk ka ndonjë industri serioze botuese që do të zgjonte interesimin për autorët e gjuhëve të tjera të rajonit. Matija Boshnjak nga shtëpia botuese Connectum (Sarajevë) mendon se në kuptimin letrar apo distributiv nuk ekziston ndonjë pengesë serioze për të gjetur vepra të autorëve shqiptarë në libraritë e Bosnjë-Hercegovinës. "Por kërkohet një punë shumëvjeçare për të afirmuar ndonjë autor në ndonjë kulturë të caktuar, që ai të ketë një reputacion, në mënyrë që librat e tij të lexohen shumë dhe shiten mirë”, thotë Boshnjak për Deutsche Wellen.

Leipziger Buchmesse 2011 Jeton Neziraj

Ndërsa Jeton Neziraj mendon se rrjeti distributiv është shkatërruar dhe se të gjitha ngjarjet e rëndësishme tani ndodhin në Prishtinë. "Do të thosha se libraritë në Kosovë janë të hapura për autorë nga rajoni, por shtrohet pyetja: A ka ndonjë interesim për këto vepra dhe si do të shiteshin ato? Shitja në të shumtën e rasteve është shumë e dobët. Pikërisht për këtë shkak librat që kemi përkthyer ua kemi falur bibliotekave të qyeteve”, thotë Neziraj .

Tregu apo ideologjia?

Qerim Ondozi, përkthyes nga Kosova, shpesh bashkëpunon me Connectum nga Sarajeva por edhe botues të tjerë. Aktualisht është duke përkthyer "Dnevnik selidbe” (Ditari i shpërnguljes), të autorit Xhevad Karahasan. Ondozi ia ka ofruar këtë titull së pari botuesit Koha Ditore, por ai e ka refuzuar me shpjegimin, se nuk është mjaft atraktiv në kuptimin komercial. "Kur bëhet fjalë për përkthimet nga gjuhët boshnjake, serbe dhe kroate në shqip dhe anasjelltas, një punë të madhe është duke bërë organizata joqeveritare "Qendra Multimedia". Botuesit e tjerë nuk janë seriozisht të interesuar, përveç disa botuesve në Shqipëri. Me fjalë të tjera, botuesit shqiptarë bëjnë shumë përkthime dhe pastaj i eksportojnë këto libra në Kosovë, ndaj botuesit në Kosovë nuk kanë tepër shanse të zhvillohen në këtë drejtim”, thotë Ondozi .

Schriftsteller Dževad Karahasan Buchcover der Trost des Nachthimmels

Ben Andoni, përkthyes nga gjuha shqipe në serbisht, mendon se veprat në gjuhën shqipe përkthehen shumë rrallë në Serbi, ndërsa veprat në gjuhët e ish-Jugosllavisë përkthehen shpesh në Shqipëri. Andoni i ka përkthyer vullnetarisht veprat e disa autorëve dhe më pas ka kërkuar shtëpi botuese.

"Ekzistojnë tri lloje të bashkëpunimit dhe financimit. Njëri lidhet me fondacionin „Traduki", pra me financimet nga Gjermania, por në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës në Serbi, Shqipëri dhe vendet e tjera. "Traduki” ka merita të mëdha për zhvillimin e bashkëpunimit në vendet e Ballkanit. Burimi i dytë i financimit është Ministria e Kulturës dhe Informimit në Republikën e Serbisë dhe Ministria e Kulturës në Shqipëri, e cila financon pak më rrallë. Ndërsa forma e tretë e financimit bëhet përmes projektit "Evropa kreative", që është një program i Bashkimit Evropian”, shpjegon Andoni.

Jeton Neziraj, shkrimtar, skenarist dhe drejtor i Qendrës Multimedia thotë se organizata e tij joqeveritare nuk është mbështetur kurrë financiarisht nga ndonjë burim publik financiar në Kosovë. Për publikimin e ndonjë vepre të autorëve shqiptarë apo për përkthime nga gjuha serbe, boshnjake, kroate apo malazeze në shqip, pohon Neziraj.

Rivendosja e lidhjeve

Serbien, Belgrad: Vladimir Arsenijevic im Zentrum für moderne Literatur

"Me përkthimin në shqip të veprave të autorëve nga Serbia është kompromentuar reputacioni ynë në një farë mënyre tek të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, libraritë dhe botuesit. Përkthimi i letërsisë nga gjuha serbe në shqip paraqet një lloj akti vetëvrasës për përkthyesin. Por edhe kjo po ndryshon ngadalë, në veçanti kur dihet se shumë botues nga Shqipëria interesohen shumë për përkthimin e veprave nga gjuhët e ish-Jugosllavisë në shqip. Pengesat e vjetra po largohen, por shumë ngadalë”. 

Para nëntë vitesh "Qendra Multimedia” në Prishtinë dhe "Beton” në Beograd kanë botuar antologjinë e letërsisë shqipe dhe serbe, në dy vëllime: "Nga Beogradi me dashuri" dhe "Nga Prishtina me dashuri”. "Qendra Multimedia” dhe "Krokodil” nga Beogradi kanë organizuar edhe festivalin e parë shqiptaro-serb me titull "DO YOU READ ME”, në Mitrovicën e Jugut. Ato kanë pasur edhe një projekt të përbashkët dyvjeçar me titull "Neighbors”, i cili për qëllim kishte rrjetizimin e skenës letrare në Kosovë dhe Serbi dhe shkëmbimin mes këtyre dy vendeve, përmes festivaleve të shtëpive botuese "Krokodil” dhe "Polip” si dhe projektit "Reading Balkans”. Vladimir Arsenijeviq, drejtor kreativ, pohon se "Krokodil” është duke kërkuar donatorë që do të mbështesnin këto projekte. Në kuadër të projektit "Reading Balkans”, këtë vit në Prishtinë do të organizohet prezantimi i autorëve Jasna Zhmak nga Kroacia, Zlatko Pakoviq nga Serbia dhe Jean Lorin Sterian nga Rumania, thotë Arsenijević.

Serbien, Belgrad: Vladimir Arsenijevic im Zentrum für moderne Literatur

Sasha Qiriq, kritik letrar dhe publicist, ka analizuar veprat e autorëve nga Kosova dhe Shqipëria, që janë përkthyer në gjuhën serbe pas vitit 2000. Në përmbledhjen "Figura e armikut - rimendim i raporteve shqiptaro-serbe”, Qiriq vëren se në asnjë vepër të përkthyer në gjuhën serbe nuk ekziston ndonjë shembull i miqësisë ndëretnike apo lidhjeve të dashurisë. Qiriq megjithatë mendon, se shembujt e satirës kritike ndaj autoritarizmit politik dhe konservatorizmit patriarkal, si dhe shembujt e tolerancës fetare dhe kundërshtimit të revanshizmit, paraqesin themel të mirë për kuptimin më të mirë të tjetrit në raportet shqiptaro-serbe. "Kjo vlen edhe për mundësinë e transformimit të një personi nga kategoria e armikut (induktiv) dhe të panjohurit të rrezikshëm në kategorinë e fqinjit, me mundësinë e rivendosjes së bashkëjetesës dhe bashkëpunimit”, konstaton Qiriq.

2022/12/06

Samitin në Tiranë e udhëhoqi Skizofreni e jo Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për samitin BE-Ballkani perëndimor tha se dot u dha një mesazh i qartë, ai I të qenit së bashku.

Von der Leyen: Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Duhet të punojmë së bashku. Ne nuk duam jetën, por të jetojmë jetën së bashku, faleminderit për këtë samit të mrekullueshëm. Një mesazh aq I qartë në këtë samit i të qenit së bashku, një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta e të sinqerta, ne diskutuam shumë tema. Një temë madhore është se ne dëshirojmë të përballemi me sfidat që ka nisur Rusia në Ukrainë, për ne është e rëndësishme që së bashku me miqtë tanë nga BE, të reflektohet edhe në Ballkan çfarë ne bëjmë në BE. Fakti që familjet, bizneset do të kalojnë vështirësi, 1 mld euro për sektorin e energjisë, 500 mln mbështetje buxhetore që në formë të shënjestruar u shkojnë familjeve në nevojë dhe bizneseve. 500 mln euro mbështetje për infrastrukturën, që të bëhen investime për energjinë e së ardhmes, e rinvoueshme, më e mirë, më e gjelbër që prodhohet në vendin tonë, mundëson edhe vende pune të reja, ne dje miratuam 6 projekte të ndryshme që shkojnë nga fermat fotovoltaike, energjia m e erë, rehabilitimi I hidrocentraleve, theksi vihet edhe tek investime për spitale, shkolla me anë të një sistemi efikas të energjisë, kjo është një pjesë e saj, ky plan ekonomik po ecën në drejtimin e duhur, gjëja tjetër ka të bëjë me situatën në të cilën shihet marrëdhënia mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, kemi parë progres, u bë konferenca e parë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një hap historik për çeljen e negociatave. Ne komisioni kemi rekomanduar dhënien e vendit kandidat edhe të Bosnjës dhe pritet marrja e një vendimi nga Këshilli. Ka edhe një çështje tjetër të rëndësishme. Dua t’ ju përgëzoj shumë për ecurinë që ka pasur përparime, një gjë e mirë për rajonin të cilat theksojnë lirinë për të punuar, të gjitha temat të rëndësishme për qytetarët të cilat theksojnë rëndësinë e këtij samiti. Migracioni ka qenë një sfidë që jeni përballur, me interes të plotë dhe të përbashkët, këtu bëhet fjalë menaxhimin e emigracionit, një plan veprimi për të rritur bashkëpunimin reciprok, është një sfidë e përbashkët dhe do e menaxhojmë së bashku në mënyrë që të mbahen regjimet pa viza. Kjo çështje ka të bëjë me rininë dhe e di se sa e rëndësishme është për ju. Ju keni qenë të parët që më keni thënë që janë shanset për të rinjtë. Universitetet e BE do të mund të bëhen pjesë e BE që do të thotë që studentët e Evropës do të mund të studiojnë në vende të tjera në formë virtuale. Nga ana ime është një gjë që shpresoj që në një nga samitet e tjera do të them ja e arritëm këtë gjë.

Turp për mediet ndërkombëtare....Mediat e huaja, jehonë sulmit ndaj Berishës: Edhe i gjakosur foli në tubim!

 

Goditja me grusht e kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha, është pasqyruar në disa media të huaja si një ngjarje tronditëse, ndërsa përmendet edhe mosha e liderit opozitar.

Kreu i partisë demokratike u sulmua gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar. Berisha, 78 vjeçar, një ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, po drejtonte qindra protestues të cilët ishin duke ecur drejt zonës së samitit i shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta kur një burrë doli nga turma dhe e goditi me grusht në fytyrë, thotë Star Tribune që ka shpërndarë një lajm të Associated Press.

Agresori është ndaluar nga truprojat, thuhet më tej, ndërsa nënvizohet se nuk dihet arsyeja e gjestit të tij. Reuters ndërkohë thekson se sulmuesi u rrah keq nga mbështetësit e Berishës e u arrestua nga policia. Agjencia e njohur e lajmeve e vë theksin po ashtu tek fakti që lideri opozitar, pavarësisht se ishte gjakosur dhe tronditjes që mund të ketë pësuar nga sulmi, e mbajti siç pritej, fjalën në tubim.

Opozita po protestonte ndaj korrupsionit të pretenduar të kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajëson edhe për krizën e kostos së jetesës në vend dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë në vendet e Europës Perëndimore, vazhdon njëri prej shkrimeve. Shqipëria ka parë një rritje prej më shumë se 8% të çmimeve këtë vit, veçanërisht për ushqimet bazë dhe karburantet pas pushtimit rus të Ukrainës. Rama pretendon se kabineti i tij e ka mbajtur inflacionin të ulët krahasuar me inflacionin dyshifror kudo në Evropë dhe ka vënë në dukje se qeveria subvencionon energjinë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

“Autori, agjent i policisë kriminale”, Rrumbullaku: Nuk është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit

 


ryepolici i shtetit shqiptar Muhamet Rrumbullaku duhët të jap dorëheqje dhe në vend të tij të emrohet gjeneraal Bajram Ibraj


Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është shprehur se dhunuesi i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Ai ka përgënjeshtruar Berishën, i cili e cilësoi autorin “agjent të policisë kriminale”.

Ish-kryeministri u shpreh se Gert Shehu është vërtet kontingjent në rrethet e trafikantëve, por zyra e kryeministrit nxitoi “të shpërndante me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të.

Sipas tij, kjo dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.

Rrumbullaku: Nuk është dhe nuk ka qenë pjesë e strukturave të shtetit nuk është shërbyer si i infiltruar, sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor është vënë në dispozicon nga familjarët për mediat, ndërkohë sigurojmë deputetin Berisha që policia e shtetit është angazhuar për zbardhjen sa më të plotë të rrethanave.

31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht Berishën këtë të martë, gjatë protestës së organizuar nga opozita. Pas këtij akti të rëndë, ai është dhunuar nga bodygradët e Berishës dhe simpatizantë të tjerë që ishin të pranishëm.

Menjëherë pas ngjarjes, në media qarkulloi një dokument ku përcaktohej  diagnoza klinike e tij, e cila ishte vënë në dispozicion nga familjarët, ku tregohej se ai vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh.

Policia ka sqaruar se autori ka precedentë të mëparshëm kriminalë, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

DEKLARATA E PLOTË

Për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të angazhuar për sigurinë dhe mbarëvajtjen e Samitit BE – Ballkani Perëndimor, këto ishin orë të gjata pune në krye të detyrës, por edhe një akt krenarie, pasi një event i rëndësishëm, siç është ky samit, u përmbyll me sukses.

Falë masave të sigurisë së lartë, punimet e Samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Gjej rastin të përcjell 2 mesazhe falënderimi, së pari për të gjithë punonjësit e Policisë, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe një falënderim të posaçëm për qytetarët, që treguan durim, pasi shumë akse rrugore që ishin brenda perimetrit të sigurisë, na u desh t’i mbanim të bllokuara për shumë orë.

Gjithashtu, Policia e Shtetit mori masa për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit që u zhvillua sot në mesditë, të lajmëruar nga opozita.

Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin.

Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj.

Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni.

Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Ndërkohë, sigurojmë deputetin Berisha, se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë, është e angazhuar maksimalisht, në zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të plotë ,të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Faleminderit.

Serbët zgjerojnë bojkotin! Ikin nga institucionet edhe të zgjedhurit në komunat jugore të Kosovës

 

Serbët e komunave jugore të Kosovës duket se do t’u bashkohen atyre të veriut në bojkotimin e institucioneve të vendit. 

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç ka deklaruar se ekziston mundësia e dorëheqjes nga institucionet, por që janë në pritje të direktivave nga Beogradi.

Në këtë pikë, Qeverisë së Kosovës i kërkohet dialog me serbët për të mos u kthyer mbrapa në procesin e integrimit të tyre.

Megjithatë, deri tash një dialog i Qeverisë Kurti me serbët mungon dhe dorëheqjet e tjera thellojnë edhe më shumë situatën.

Ndërkohë që çështja e kthimit të serbëve në institucione tashmë është temë diskutimi në dialog, që mund të përdoret edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përpos katër komunave veriore, në Kosovë serbët janë shumicë edhe në Ranillug, Partesh, Kllokot, Shtëprcë, Graqanicë dhe Novobërdë. Dorëheqjet e mundshme do të bënin jofunksionale 10 komuna ku shumicë e banorëve janë serbët.

​Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën

 

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha këtë të hënë se Bashkimi Europian do të japë një përditësim mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim”, tha Michel në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin slloven Robert Golob në Lubjanë, përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, të martën.

“Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm përpara janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian,” shtoi ai.

Kosova është në mesin e një numri të vogël të vendeve në Evropë që është jashtë regjimit pa viza të BE-së.

Javën e kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Michel shtoi se samiti do të ketë në agjendë krizat energjetike, luftën në Ukrainë dhe krizën e migracionit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...