Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/07

A besojnë botuesit serbë, kroatë, maqedonas, malazezë, boshnjakë, sllovenë apo grekë e më gjerë se prej autorëve shqiptarë mund të vijnë vepra me cilësi të lartë letrare?

 

FLORI BRUQI,PH.D.




Në mënyrë paradoksale “letërsitë e largëta” nuk janë të panjohura mes tyre. Përkundrazi. Ato komunikojnë. Letërsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, letërsia e Kanadasë, letërsia që vjen prej Australisë, letërsia ruse, letërsia kineze apo edhe ajo që mbërrin nga Japonia, njihen edhe në vende të vegjël i Shqipëri.


Të panjohura mes tyre mbeten vetëm “letërsitë e vogla” të fqinjëve. Qëllon që t’i kemi në kufi, por nuk ua njohim autorët, siç nuk u njohim as jetën letrare, as botuesit, as çmimet letrare, as revistat kulturore, siç nuk dimë se kur i zhvillojnë panairet.


Ekziston një padije e plotë për atë që ndodh sot në letërsinë ballkanike dhe si janë rrjedhat e bashkëkohësisë. Mjaftohemi me nga një autor për çdo shtet dhe kaq duket se i kemi përmbushur detyrimet.

Por kaq nuk mjafton. Letërsia e një vendi nuk është thjesht një emër në hartë. Letërsia e secilit vend ka të kaluarën e vet, traditën letrare, por ka apo duhet të ketë sigurisht edhe një të sotme, një bashkëkohore dhe prej këtej duhet të ketë edhe të ardhme. Po cili është përfytyrimi ynë për shkrimtarin ballkanik?

Një nga stereotipat më të zhvilluara sot në rajonin ballkanik është ai i mosbesimit. Zor se besojmë se nga letërsitë “e vogla” të rajonit tonë mund të priten zhvillime pozitive letrare. Zot se mund të pranojmë se nga letërsitë e fqinjëve mund të vijnë kryevepra të reja. Në qendër janë vetëm emrat e mëdhenj, vetëm klasikët letrarë. Duket sikur porta është mbyllur për letërsinë bashkëkohore.

Dy janë format më të shpeshta të paragjykimit, që ndeshen kur flitet për letërsinë e fqinjëve në Ballkan. Pyetjet mund të shtrohen kështu: a besojnë dhe a janë të gatshëm botuesit serbë, kroatë, maqedonas, malazezë, boshnjakë, sllovenë apo edhe më gjerë bullgarë, rumunë apo grekë, të besojnë se prej autorëve shqiptarë mund të vijnë vepra me cilësi të lartë letrare?

Apo paragjykimi i tyre ndaj kësaj “letërsie të vogël” dhe “të re” është ende në veprim? A kanë botuesit e kësaj zone dijeni se çfarë po ndodh sot në arenën letrare shqiptare? Apo edhe atyre u mjaftojnë vetëm klasikët dhe nuk duan të ecin mbi akull dhe të zbulojnë emra ende të konfirmuar nga “autoritetet”. A janë në kontakt këta botues me botuesit shqiptarë? A ndikojnë tek botuesit e huaj çmimet letrare që jepen në Shqipëri? Kanë botuar ata letërsi shqiptare apo askush nuk dëshiron të rrezikojë dhe ta sfodojë rendin e vendosur letrar?

Ana tjetër e pamjes është përjetimi ynë. Edhe prej Shqipërisë vjen i njëjti mosbesim ndaj letërsisë së re të fqinjëve. Duket se edhe botuesit shqiptarë dhe prej botuesve edhe lexuesit e tyre, mendojnë se kryeveprat e fqinjëve janë shkruar dikur dhe se sot prodhohet diçka që nuk mund të krahasohet me mjeshtrit e letërsisë.

Pak janë në Shqipëri ata që besojnë se letërsia që shkruhet sot në Ballkan ka të njëjtën përmasë, vlerë dhe rëndësi me letërsinë e paraardhësve letrarë.

Besohet se rekordet janë vendosur dikur dhe gjithë sa shkruhet sot nga autorët bashkëkohorë nuk matet dot me kryeveprat e Boris Pahor, Vladimir Bartol, Mirko Kovać, Ivo Andrić, David Albahari, Meša Selimović, Danilo Kiš, Luan Starova, Drago Jančar, Blaze Koneski, Odisea Elitis, Niko Kazanzaqis, Mircea Eliade,  Lucian Blaga,  Nikolay Haytov, Valeri Petrov, Ismail Kadare, etj.

Ky është pakashumë muri i pakalueshëm “bukurisë klasike” me të cilin ushqehen stereotipet e botuesit dhe lexuesit shqiptar. Nëse shkimtarët e rinj të rajonit nuk ngjasojnë me “dinozaurët letrarë” dhe nëse më të rinjtë nuk shkruajnë stilistikisht si ata, duke iu drejtuar temave të tyre “të mëdha universale e kombëtare, letërsia e tyre nuk vlen dhe nuk meriton vëmedje.

Por a është i vetëmjaftueshëm “klasicizmi ballkanik” për kohërat në të cilat jetojmë? A mund të mbulojë kjo letërsi edhe ato që ndodhën pas shpërbërjes ish-Jugosllavisë? A janë aty luftërat e reja të shteteve të rinj ballkanikë gjatë fundishekullit XX? Po zhvillimet, krisjet dhe thyerjet që ndodhën në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare pas vitit 1990 janë aty? Po rizgjimi i urrejtjes, i nacionalizmave a janë të pranishme në të ashtuquajturën letërsi klasike tonën dhe të fqinjëve?

Sigurisht që jo. Përtej vlerave të tyre të pamohueshme e të gjithkohshme, bukuria klasike e letërisë ballkanase e ka të pamundur t’i përgjigjet çdo ndryshimi që ka ndodhur në stukturën sociale, shpirtërore dhe kulturore të ballkanasve të shekullit XXI.

Atëherë sytë duhen kthyer nga letërsia më e re. Po çfarë ofron sot ajo? A meritojnë shkrimtarët bashkëkohorë të Ballkanit më shumë vëmendje dhe promovim?

Sigurisht që po. Këtë e dëshmojnë suskeset ndërkombëtare të mjaft shkrimtarëve më të rinj nga Ballkani, që po publikohen nga botues seriozë në Gjermani, Francë, Itali, Britani, Spanjë.

Gjendemi në një zonë ku letërsia më e re nga rajoni ynë po zë vend krahas traditës letrare. Por a kemi hyrë edhe ne, me editorinë shqiptare në rrjedhat e letrave moderne dhe bashkëkohësinë ballkanike?

Me gjithë disa zhvillime, duket se ende jo. Jemi ende peng i klisheve dhe paragjykimeve tona. Luajmë me atë që është më e sigurt. Nuk guxojmë. Po a janë edhe vetë të bindur ata që rekomandojnë letërsinë se midis prurjeve të bujshme të letërsisë nga Ballkani, mund të qëmtojnë vlera të larta letrare? Jo. Këtë e dëshmon mosngrrimi i publikimeve të klasikëve dhe stepja ndaj emrave më të rinj, të cilët i gjen fare rrallë në katalogët e shtëpive botuese shqiptare.

Kam vërejtur me kënaqësi një statistikë të botuar KOHë Më  më parë, në mars të vitit 2018, se pjesën më të  qenësishme të autorëve që u shpallën si më të mirët me librat e e botuar nga viti 2000 në hapësirën e ish-Jugosllavisë, janë sjellë në shqip nga “Botimet Poeteka” dhe ndonjë botues tjetër që ka pasur kureshtje dhe guxim.

Mes tyre ka emra të padyshimtë, si Tomaz Salamun, Daša Drndič, Aleksandar Hemon, Miljenko Jergović, por ka edhe më të rinj, si Andrej Nikolaidis, Georgi Gospodinov, Srdjan Valjarević, Nikola Madzirov, Faruk Šehić, Emir Imamović Pirke, Renato Baretić apo Lejla Kalamujić, të cilë janë botuar nga “Poeteka”.

Madje disa prej tyre, si Daša Drndič, Andrej Nikolaidis, Nikola Madzirov, Emir Imamović Pirke, Renato Baretić apo Lejla Kalamujić, kanë ardhur dhe kanë qëndruar në Tiranë të ftuar në festivalin e letërsisë apo në rezidencën letrare.

Falë festivalit “Poeteka” apo falë rezidencës letrare “Poeteka – Tirana in between”, që sot numëron vitin e vet të gjashtë të themelimit dhe që në saje të bashkëpunimit me institucione të rëndësishme, si Ministria e Kulturës, Traduki, Creative Europe, Ambasada e Austrisë, Ambasada e Gjermanisë Instituti Goethe apo së fundi edhe Programit “Reading Balkans”, ka mundur të sjelle me qëndrim një mujor në Tiranë 35 shkrimtarë nga rajoni dhe Europa, të cilët kanë lënë mbi 400 faqe krijimtari, ditare, poezi apo vepra të nënshkruara në Rezidencën e Tiranës, pranë rrugës “Dërhemi”, që tashmë ka filluar të jetë një destinacion.  

Sigurisht që një ndihmesë dhe një gjendje të veçantë në afrimin mes kulturave letrare të fqinjëve ka dhënë dhe vazhdon të japë “Rezidenca europiane te shkrimtareve dhe e përkthyesve letrarë “Poeteka-Tirana in Between”.

Në këtë gjerësi dhe vale është edhe revista “Poeteka”, partnere me Eurozine, e cila sapo ka botuar numrin e vet të 47 në 13 vjet qëndrueshmëri në skenën kulturore shqiptare.

Këto janë vetëm disa shenja të mira se letërsia bashkëkohore nga Ballkani ka mbërritur, se përkthyesit dhe botuesit e kanë filluar ta bëjnë pak më mirë punën e tyre.

Ajo që pritet është vëmendja më e madhe nga ata që kanë marrë përsipër të rekomandojnë letërsinë e mirë. Pritet përkrahje edhe nga lexuesi shqiptar, i cili shpesh nuk ka besim në letërsisë më të re ballkanike.

I duhet të guxojë më shumë dhe letërsinë e mirë nuk duhet ta kërkojë vetëm nga vendet e largëta, por edhe nga vendet fqinjë, prej të cilëve mund të mbërrijnë, siç tanimë edhe kanë mbëritur, disa kryevepra letrare, që për fat dhe falë disa përkthyesve të përkusjtuar i kemi sot edhe në gjuhën shqipe.

KARAKTERISTIKAT E DREJTIMEVE LETRARE, LIDHJET ME LETËRSINË E PARALUFTËS NË SLLOVENI

 

Letërsia bashkëkohore sllovene



LETËRSIA BASHKËKOHORE SLLOVENE

Nga  Arif Kutleshi

 

Letërsia bashkëkohore sllovene është një krijim hibrid. Për te është me rëndësi koekzistenca e drejtimeve pararendëse dhe i rrjedhave e i drejtimeve të reja letrare, të cilat zëvëndësohen, shpejt.

KARAKTERISTIKAT E DREJTIMEVE LETRARE, LIDHJET ME LETËRSINË E PARALUFTËS


Në letërsinë bashkëkohore sllovene kështu vazhdojnë drejtimet e romantikës së re të ripërtëritur dhe simbolizmit dhe drejtimet e realizmit dhe naturalizmit-drejtime prandaj, të cilat kanë lindur qysh në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, njëkohësisht po zhvillohen drejtime të reja-modernizmi, avantgarda dhe postmodernizmi. Nën ndikimin e drejtimeve të reja vazhdon letërsia ekzistenciale, letërsia e absurdit, romani i ri dhe poezia konkrete.

Letërsia sllovene pas luftës së dytë botërore shikuar në rëndësinë e letërsisë, që zhvillohet në kohë të caktuar, e ndajmë në katër periudha kohore.

Periudha 1945-1950

E thekson ndikimi i fortë i estetikës socrealiste. Fillon literatura e shenjave ideologjike, e cila bëhet mjet i propagandes ideologjike. Fillon letërsia e aktivizmit ndërtimor dhe e poezisë së kazmës dhe lopatës sipas modelit të realizmit socialist sovjetik. Në të njejtën kohë vazhdon edhe drejtimi i realizmit social.

Periudha 1950-1960

Temat aktivistike zhduken, dhe zëvëndësohen me problemet intime të njeriut të vogël urban, shqetësimet e tij të përditshme dhe zhgënjimet personale. Historia letrare këtë drejtim e emëron intimizëm, më vonë shfaqet ekzistencializmi dhe nga fundi i viteve pesëdhjetë gjithashtu edhe modernizmi.

Periudha 1960-1980

Kjo është kohë e modernizmit, ultramodernizmit, ludizmit dhe avantgardes. Këto drejtime përjetojnë kulmin e tyre midis viteve 1960 dhe 1970. Të dyja vazhdojnë në drejtime të ndryshme të realizmit. Nga fundi i viteve shtatëdhjetë shfaqen fillimet e para të postmodernizmit.

Periudha 1980-1990

Kjo është kohë e postmodernizmit, i cili e menjanon modernizmin e tepruar dhe kthehet tek tradita letrare, edhe pse në një mënyrë të re të freskët dhe të detyrueshme. Në botë, ku modernistët dhe avantgardistët zbrazen dhe shkatërruan deri në fund, postmodernistët kërkojnë kuptim të ri, bukuri dhe virtute morale.

 

DREJTIMET NË LETËRSINË SLLOVENE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

INTIMIZMI NË POEZINË E PASLUFTËS

PËRFAQËSUESIT

 

Poetët e grupit të parë të brezit të parë të pasluftës janë: Tone Pavček, Janez Menart, Ciril Zlobec, Kajetan Kovič, Ivan Minatti, dhe Lojze Krakar.

KARAKTERISTIKAT

Shënjimi intimizëm vjen nga nga latinishtja, intimus, dhe ka kuptimin e marrëdhënies së brendshme, të afërt, të besueshëm, të përzemërt, të sinqertë, miqësor (nganjëherë gjithashtu edhe erotik) ndaj dikujt; që i përket rrethit më të ngushtë e më të afërt. (Verbinec, Franc: fjalor i fjalëve të huaja, CZ (Botuesi Cankar), Lubjanë 1976)

Ivan Minatti, është një ndër të parët i cili nga poezia e luftës kaloi tek poezia personale, intime.

Iu bashkua edhe Lojze Krakar, kulmi i intimizmit në poezinë sllovene të pasluftës shënohet me botimin e përmbledhjes VJERSHAT E TË KATËRVE, më 1953. Kjo është përmbledhja e parë e të katër poetëve, që iu prezentuan bashkërisht opinionit publik , Janez Menart, Tone Pavček, Ciril Zlobec, dhe Kajetan Kovič.

Shkruajnë poezi të rrëfimit personal, të cilat sipas ndërtimit të jashtëm janë edhe më tutje tradicionale (Menart, Zlobec ) apo veç shkojnë kah format moderne, dhe vargjet bashkëkohore. Intimizëm në rrafshin stilistik do të thotë ringjallje e një romantike të re, çfarë shihet para së gjithash në metaforikë.

Të shumta e të shpeshta janë poezitë e ndjenjave intime, refleksive, elegjiake, satirike, poezi të rrëfimit lirik. Subjekti lirik është të shpshten në veten e parë dhe është identik me autorin. Temat janë rrëfime intime; konflikti mes idealit dhe botës reale ; shpresat për jetë dhe pesimizmi e zhgënjimi, si pasojë e këtij konflikti; kërkimi i kuptimit të jetës; dashuria; barra etike e njeriut bashkëkohor.

Subjekti poetik prandaj është i lëvizshëm. Tematika objektive e viteve të luftës zëvëndësohet me temat subjektive të mendimtarit intim njerëzor,emocionet dhe preokupimet e bashkëkohorës, para së gjithash e botës urbane.

 

ABSURDI (EKZISTENCIALIZMI) NË POEZINË BASHKËKOHORE

 

Absurdi (lat. Absurdus, zëkeq, pakuptim), pakuptim, i kundërt me arsyen, logjikisht i pamundshëm.

Nocioni absurd në filozofinë ekzistencialiste tregon pozitën e njeriut modern; Albert Camus në Mitin e Sizifit insistimin e njeriut në absurd e kupton si një qëndrim i ri dinjitoz të njeriut bashkëkohor.

Ekzistencializmi është tregues për rrjedhat letrare filozofike, të cilat fillojnë kah mesi i shekullit 19-të me Kierkegaard-in. Prej tij pas luftës së parë botërore u zhvillua filozofia e ekzistencës, së pari në Gjermani (Jaspers, Heidegger) dhe pastaj edhe në Francë (Sartri). Njeriun e kuptojnë si ´ekzistencë´ të renditur në një botë pa kuptim, pa ´esencë.´

Është e njohur thënia e tyre: ekzistenca vjen para ´esencës´, ose jeta është para mendimit. Sartri pohon: njeriu është ai çfarë bën nga vetja. Fati varet vetëm prej tij, plotësisht është përgjegjës për jetën e vet. Kjo lënie plotësisht në dorë të tij e njeriut, zgjon porse tek njeriu bashkëkohor dhimbje, frikë, angushti, pavendosmëri, braktisje, madje edhe zhgënjim jetësor.

 

PËRFAQËSUESIT

 

Pas luftës së dytë botërore kjo filozofi pati ndikim të madh në letërsi. Tek sllovenët ekzistencializmit iu ofruan poetët e grupit të dytë të brezit të pasluftës ; Gregor Strniša, Dane Zajc, Veno Taufer, mes tregimtarëve dhe dramaturgëve është edhe Peter Božič, Dominik Smole dhe Primož Kozak. Mes këtyre hyn edhe poeti më i rëndësishëm i tmerrit njerëzor, zhgënjimit dhe absurdit Dane Zajc.

Për nga vjetët janë moshatarë me poetët intimistë, edhe pse poezia e tyre për nga motivi tematika dhe mbarështrimi, ndryshon nga poezia intimiste.

 

KARAKTERISTIKAT

 

Poezia e absurdit është poezia jopersonale e zhgënjimit, vdekjes dhe pakuptimësisë jetësore. Subjekti lirik i vetes së parë, karakteristik për poetët intimistë, tash zëvëndësohet me subjektin pavetor lirik. Poetët e këtij grupi lëshohen në temat personale, të cilat flasin në mënyrë indirekte për vetë ata, për ndjenjat e tyre për kuptimin dhe përjetimin e botës.

Mendojnë për çështje të ngjarjeve themelore. Besojnë se, kërkimi i njeriut i është lënë pakuptimsisë së jetës, bota në të cilën jetojnë është e errët, pa shkëlqimin e bërthamës në thellësi ku prore zë pusi vdekja, tmerri, ashpërsia, indiferenca dhe krimi. Të kuptuarit e tyre të botës e paraqesin me imazhe mite dhe karaktere të botës reale dhe të trilluara, fiktive. Format e këtyre poezive janë të ndryshme; disa janë të shkruara në stil dhe vargje tradicionale, të tjerat priren kah modernizmi, e shliruar nga korrektësia sintaktike, shenjat e pikësimit, rima, ndarjet; vargu është tamam i lirë/ nuk respekton renditjen e rrokjeve të theksuara e të patheksuara/vargu i shëmbëllen prozës, substanca e vargjeve ruhet në lojën përmes ndarjeve grafike , dhe rrokjeve solemne poetike. Shpesh pjesë përbërse e vargjeve është paralelizmi i nyjeve, në te krijohet atmosferë e veçantë liturgjike dhe ritëm i brendshëm i poezisë. Disa poetë, mes tyre veçmas Veno Taufer, shpesh në mënyrë moderne parodizojnë format klasike poetike, para së gjithash, sonetin.

 

LIRIKA BASHKËKOHORE

 

Në lirikën bashkëkohore radhiten katër breza letrarë të para dhe pasluftës.

 

BREZI I POETËVE TË PARALUFTËS

 

Këtij brezi i takojnë Matej Bor, Cene Vipotnik, Edvard Kocbek dhe Jože Udovič. Të katërtit ishin pjesëmarrës të luftës nacional-çlrimtare, edhe pse qysh atëherë u takonin drejtimeve të ndryshme letrare, gjë që më së miri u duk kjo në zhvillimin e pasluftës.

Mes poetëve të paraluftës përjashtohen Edvard Kocbek dhe Jože Udovič, të cilët shkruajnë poezi bashkëkohore moderne. Këtyre u interesojnë temat metafizike; kuptimi i botës, amshimi, fundi, vdekja, dilema e njeriut midis të mirës dhe të keqes. Vargu është i lirë, herë herë i afrohet prozës poetike. Poezia del si renditje asociative. Gjuha poetike është vërtetë poetike, dhe estetiko-polisemantike.

 

BREZI I PARË I POTËVE TË PASLUFTËS

 

Morën formë dy grupe.

Grupit të parë i takojnë intimistët, që shkruajnë poezi të rrëfimit personal.

Poetët intimistë janë : Ivan Minatti, Lojze Krakar, Tone Pavček, Kajetan Kovič, Janez Menart, Ciril Zlobec.

Grupit të dytë i takojnë eksistencialistët që shkruajnë poezi jopersonale. Shumica i këndojnë temës së dëshpërimit, vetmisë së skajshme, tjetërsimit, sëmundjes fizike dhe psikike dhe vuajtjes së rëndë deri në vdekje. Për këtë shkak disa historianë të letërsisë këta i quajnë pjesëtarë të valës së zezë në poezinë sllovene. Përfaqësuesit e grupit të dytë janë : Dane Zajc, Veno Taufer, Gregor Strniša.

 

BREZI I DYTË I PASLUFTËS

 

Ky brez përfshinë një numër poetësh, të cilët dallojnë shumë mes vete. Disa shkojnë gjurmëve të poetikës të romantikës së re ripërtëritëse apo realizmit social, të tjerët janë modernistë, modernistë të skajshëm, ludistë, shkruajnë poezi fakultative, që është vetëm një lojë e lehtë e fjalëve dhe metafora të pazakonta, të tretit u takojnë avantgardistëve dhe shkruajnë poezi konkrete, që ka efektin e shkrimit figurativ dhe tingullor. Këta janë : Svetlana Makarovič, Tomaž Šalamun, Niko Grafenauer, Ervin Fritz, Andrej Brvar, Marko Kravos, Gustav Januš.

 

BREZI I TRETË I POETËVE TË PASLUFTËS

 

Poetët e këtij grupi shkruajnë poezi tradicionale dhe moderne. Nga këta duhet kërkuar bërthamën e poetëve postmodernë, të cilët në një mënyrë të re bëjnë lidhjen e traditës me modernizmin dhe kërkojnë kuptime dhe bukuri të reja.

Përfaqësuesit janë, Milan Jesih, Milan Dekleva, Ifigjenia Zagoričnik, Milan Klec, Boris A. Novak, Ivo Svetina, Denis Poniž.

 

BREZI I KATËRT I POETËVE TË PASLUFTËS

 

Këtij grupi i takojnë poetët që janë të lindur rreth viteve 1960. Shkruajnë poezi moderne dhe postmoderne, dhe këta janë përfaqësuesit : Alojz Ihan, Maja Vidmar, Uroš Zupan, Aleš Debeljak, dhe Maja Haderlap.

 

Shkrimi u huazua nga www.gradivo.e-univerza.net/.../sodobna_slovenska.ht..

 

INTERVISTË E HUAZUAR

LETËRSIA ËSHTË SHPREHJE E TRAZIMIT INDIVIDUAL TË NJERIUT

 

Përktheu nga origjinali/sllovenisht: Arif  Kutleshi)

 

Mitja Čandar (1974), u takon atyre, të cilët më të madhe kanë ndikuar në gjallërimin e skenës letrare sllovene. Ishte redaktor i ´Tribunes´, pastaj i faqeve letrare të ´Dialogi´-t të Mariborit, nga v. 1996 gjendet në krye të revistës më të suksesshme letrare në Slloveni - ´Beletrina´. Gjithashtu është një kritik dhe eseist i shkëlqyer, dramaturg, kolumnist, skenarist i dokumentarëve dhe organizues i jetës letrare. Në kuadër të shtëpisë botuese studentore të Mariborit ´LITERA´ para pak kohësh doli libri i tij i parë letrar ´Shënimet e natës´, në të cilin në shtatë eseje përpunon lirisht disa tema interesante letrare dhe jetësore.

ñ   Libri mban titullin ´Shënimet e natës´. Në hyrje shkruani se për ta krijuar këtë libër keni kaluar shumë netë pagjumë. Bëni pjesë në grupin e jo të rrallëve tek, të cilët trazimi kreativ u përvjedhet orëve të vona?

ñ   Jo vetëm që është element imi, por natën punoj më me andje. Ka që zgjohen në pesë të mëngjesit dhe kështu menjëherë koncentrohen dhe ia nisin punës, unë nëse nuk pi ndonje kafe në mëngjes nuk mund të funksionoj fare.

ñ   A ndryshojnë mendimet e natës nga ato të ditës?

ñ   Mendoj, jo. Mitologjia personale e shkrimtarit natyrisht është e lidhur me faktin si jeton dhe kur shkruan, por në të shkruar, koha e krijimit, nuk ndikon. Ditën bota është e hapur, me andje i hap vetes udhë se duhet të dal dikund, se duhet të telefonoj…Natën është qetësi, bota qetësohet dhe rrëmuja e jetës s´mund të më ndajë nga shkrimi.

ñ   Si tërësi libri është shprehje e individualizmit, që zërin e vetë më intim e gjenë në letërsi. A pajtoheni?

ñ   Pajtohem. Letërsinë e shoh si shprehje të trazimit individual të njeriut, gjë që nuk është ky një qëndrim i ri. Teoritë sociologjike, filozofike e të tjera provojnë të peshkojnë jetën e bashkësisë, kërkojnë modele të jetës kolektive të njeriut dhe me këtë rast patjetër paguajnë tagrin e kufizimit të tyre, sepse nga studimi i tyre rrjedh gjithçka që është intime dhe individuale; ëndërrimet, shpresat, malli, dëshirat. Në kundërshtim me sociologjinë dhe me filozofinë letërsia ka mundësinë dhe fuqinë, t´i rrafshojë tamam këto rrudha njerëzore individuale dhe t´i shndërrojë në atë formë që mund t´i projektojnë edhe njerëzit e tjerë, lexuesit

ñ   Çka mund të na thoshit për qëndrimin tuaj të shkrimtarit? A u krijuan esetë simbas një plani të thukët apo spontanisht? Mendoj, disa gjëra janë ndërthurur në shkrim pa qenë fare të planifikuara? Disa tema të cilat i rrahni në esetë, momentalisht janë gjithësesi në trend (multikulturalizmi, globalizmi, trupi), të tjerat prore aktuale (pushteti, historia), të tretat tema të lira ndoshta edhe banale (xhelozia, fataliteti). Si i keni zgjedhur temat për të cilat shkruani?

ñ   Kur hyn në botën letrare, disa tema të imponohen mbi pjatë si relevante, janë pjesë e debatit aktual shoqëror mbi letërsinë dhe në shumicën të duket, se duhet të diskutosh mbi to. Mua më kanë shqetësuar tema paksa , për dikend ndoshta bizare dhe të paqena; gjatë nuk kam qenë i bindur se ndonjëherë do t´ia dal me përgjegjësi t´i përimtësojë. Njëra prej këtyre detyrave është për shembull mendimi mbi shkrimtarët Franz Kafka dhe Henry Miller si dy parime jetësore: Miller m´është dukur si parim i të dehurit letrar, i hapur në jetë, Kafka si parim i narkomanit letrar, i cili është tërësisht i distancuar nga jeta, gjë që sigurisht që shprehet qartë në letërsitë e tyre. Tema tjeter “e paqenë” është marrdhënia mes intelektualit racionalist dhe femrës iracionale fataliste. Para se gjithash më ka lindur pyetja, në cilën gjuhë mund t´i përpunoja këto tema. Eseistika u tregua si zgjidhje ideale, sepse është e individualizuar dhe lloj i lirë, mundëson më mirë një gjuhë personale, mund ta vjelësh, përdor nocione dhe shprehje të tilla teorike, të cilat të qëndrojnë afër, të tjerave u hap udhë. Një liri e tillë në monografinë shkencore nuk është e mundur, në eseistikë “inkonsekuenca” lejohet dhe dëshirohet.Shkrimi ka rrjedhur plotësisht spontanisht, intuitivisht. Disa gjëra të caktuara i kisha në mendje edhe para fillimit të shkrimit, konturat themelore tematike i kam parandjerë, shumëçka ka hyrë në ese plotësisht mbas përfundimit, janë gërshetuar p.sh. filmi dhe librat, të shikuar e të lexuara gjatë kohës sa shkruaja. Shkrimi ishte udhëtim, hulumtim. Natyrisht më vonë jam marrë shumë gjithashtu edhe me strukturen e eseve të veçantë, sepse jam përndryshe një shahist. Krijimi i këtyre eseve ishte një kombinim i iracionales dhe rendit.

ñ   Në eseun e parë të folurit letrar qëndron kundër utopisë historike?

ñ   Letërsia është gjithmonë në opozitë ndaj çfarëdo utopie, individuale apo kolektive. Njerëzit modern pothuajse nuk do të mund të jetonin pa vizionet e përbashkëta të së ardhmes pozitive të shoqërisë, ky vizion duhet të përmbajë rend dhe strukturë të qartë. Mbi këtë bazohen të gjitha utopitë perëndimore, le të jetë ky komunizmi, nacizmi, a demokracia. Letërsia flet për një tjetër histori, në ballë vë individualistin, të cilit shumë herë i dalin detyra të paparashikueshme dhe çdo hap i tij në ardhmëri humb në mjegull. Letërsia flet për dridhjet personale të cilat nuk mundesh kurrë t´i ngjitësh në vizione të ardhmërisë kolektive

ñ   Fabula e dashurisë mes James Joyce-it dhe Nores së tij është një burim i pasur i frymëzimit për shkrimtarët sllovenë, për natën e tyre në stacionin hekurudhor të Lubjanës kanë shkruar përmbledhja të tëra. Një tjetër anë e kësaj fabule ju ka frymëzuar juve, dhe përndryshe fakti fare shpirtëror, e cila gjykuar sipas korrespondencës së tyre karektirizon marrdhëniet në fillim, deri te një trup i lakuriqësuar, mbi të cilen bie trup e tëthuer humori miqësor në llogari të pavetëdijes së saj të dikurshme?

ñ   Kjo ngjarje e dashurisë simbas të gjitha hulumtimeve shkencore të Joyce-it më duket se është e padenjë, dhe më ka irituar së tepërmi. Kjo është në të vërtetë një ngjarje kurioze, për këtë mësojmë nga korrespondenca e tyre. Ishin njerëz të cilët duanin që sëbashku ta përshtegtonin jetën; ai ishte i arratisur nga atdheu dhe nga mentaliteti i kontekstit të tij i cili e kufizonte atë, ajo bashkështegtare e tij e vetme në këtë udhë. Dramatika e korrespondencës së tyre ka një rrjedhë interesante: në fillim ai e përshkruan atë me shprehje shpirtërore, kur thotë se në fillim të lidhjes së tyre ajo kishte edhe miq të tjerë, dhe e cilëson atë si të përdalur e me shprehje fyese. Në marrdhëniet e tyre papritmas hyn gjuha seksuale, trupore. Edhepse për mua kjo ngjarje është interesante para së gjithash , sepse flet gjithashtu edhe për letërsinë xhojsiane, mbi atë se si ka devijuar nga fillimet spirituale (fundja ai kishte një edukatë jezuite) në ato tokësore, kaotike, erotike. Uliksi është erupcioni i këtyre ndjeshmërive jo vetëm ndaj raportit me gruan, porse ndaj raportit me botën. Edhepse Joyce nuk ishte burrë erotik dhe senzual, por më shume brenda këtij shkaku senzual ruante koncentrimin spiritual, të cilin e thotë përmes angazhimit të tij të madh për formën.

ñ   Me trupin e njeriut mjaft intensivisht po merret i ashtuquajturi arti bashkëkohor, mungesë me gjasë është, që trupi është temë mjaft relative dhe mjaft e shpeshtë letrare. Mbi këtë tërheq vëmendjen eseu, në të cilin flisni mbi romanin e Michela Houellebecqa, Breta Bastona Elisa, dhe dramaturges Sarah Kane?

ñ   Në përformansat, shpesh trupin duam ta skandalizojmë. Edhe letërsia shpesh provon të paraqitet si skandal, si shok, vetë shoku simbas mendimit tim nuk është i mjaftueshëm për artin. Disa autorë, të cilët shkruajnë mbi trupin, ishin tepër të skandalizuar; të gjithë pyesnin, nëse shkrimi i tyre ishte në nivel, nëse ishte moralisht i përceptueshëm, dhe nëse diçka do të vlente për shoqërinë tonë, anën artistike të veprave të tyre e kam marrë në shqyrtim, mbi atë që kam dashur ta tërheq vemendjen. Para së gjithash më ka interesuar, çfarë na zbulojnë për trupin. Teza ime është, që na japin vizionin e tyre të padyshimtë - trupin si strehimore e fundit e autenticitetit të mundshëm, gjë që nuk është plotësisht joproblematike.

ñ   Eseizmi i tipit të tillë në kohë të fundit në Slloveni nuk është gjithaq i shpeshtë?

ñ   Nga autorët e rinj eseistikë bashkëkohorë shkruajnë po e zëmë Tomo Virk, Matevž Kos ndoshta edhe ndonjë tjetër, mes të vjetërve të tillë kishte shumë -më parë më kujtohet Marjan Rožanc, i cili ka shkruar me një lehtësi të jashtëzakonshme, njëkohësisht mjaft qartë dhe rrëmbyeshëm.Te eseu duhet të arrihet njëkohësisht liria dhe obligimi, gjë që është vështirë. Shumica e shkrimtarëve sllovenë më me dëshirë fshihen mbas kritikës letrare, mbas teorive të rënda apo mbas pamfletizmit. Në botë eseistika letrare gjithkund është një lloj i zakonshëm - le t´i përmend disa shkrimtarë të shkëlqyeshëm: Czeslav Milosz, Octavio Paz, Zbigniew Herbert.

ñ   Ndoshta problemi qëndron në atë se tek ne nuk ka gjithaq shkrimtarë të mëdhenj?

ñ   Më parë do të thosha se problemi qendron tjetërkund. Tek ne është rrënjosur bindja, që gjërat më përpara duhet të thuhen bindshëm teorikisht, tek pastaj mund të bisedohet mbi (kë)to, në mënyrë të lirshme. Tashti kur janë vënë këta gur të paluajtshëm teorikë me Dušan Pirjevc, Anton Ocvirk, Janko Kos dhe të tjerët, ndoshta ndihet nevoja për shkrimet të një dore më të lirë.

ñ   Dëgjojmë, që veç po përgatisni esetë mbi letërsinë sllovene?

ñ   Në librin tim të parë u kam ikur referencave sllovene, në të ardhmen me andje imtësisht, lirshëm eseistikisht do ta përpunoj kontekstin slloven, traumat sllovene, vizionet etj. Këto tema më interesojnë në qendrimet individuale tek shkrimtarët tanë të mëdhenj, siç janë Jančar, Kovačič, Zupan, šeligo. Do të rrëfej me kënaqësi, çfarë pozicionesh janë të mundshme gjithashtu në kontekstin slloven.

ñ   Si u përvodhen trenat në shkrimet tuaja? Audhëtoni me qejf me ta?

ñ   Mjeti më i adhuruar imi i udhëtimit janë trenat. Në ta gjej metaforen e madhe, janë metafora të shpresës, mallit, udhëtimet në largësi. Herë mbas herë më kaplonin poashtu ndjenja të errëta lidhur me ta, siç shkruan në romanin ´Romani i një të pafati´ nobelisti Imre Kertesz, i ngarkonin njerëzit dhe i dërgonin në kampet e përqendrimit. Njësoj si utopia naciste ashtu edhe ajo komuniste nga treni e bënë mjetin, nga i cili nuk mund me të zbresësh dhe i cili të shpie në vdekje. Marrë nga DELO. Bisedoi: Valentina Plahuta.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...