Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/09

Më 4 dhjetor 1832 lindi Jakup Ferri

  

Ishte viti 1832 kur më 4 dhjetor lindi në Plavë, Jakup Ferri.

Në rininë e tij mori pjesë aktive në kryengritjet e viteve '40-'50 kundër pushtuesve osmanë dhe reformave centralizuese të Portës së lartë.



Në vitet 1874-1876 Jakup Ferri ishte një nga drejtuesit kryesorë që kundërshtoi inkursionet aneksioniste të Malit të Zi, kështu ai u bë i njohur si një nga udheheqësit kryesorë të luftetarëve të Plavës e Gucisë.






Në vitet e Lidhjes së Prizrenit, Jakup Ferri ishte organizatori kryesor i aksionit të Gjakovës, që çoi në vrasjen e pashait turk.

Si anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe si udhëheqës, ai në krye të 8000 luftëtarëve, luftoi me guxim dhe heroizëm kundër forcave të Malit të Zi, të cilat sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, kishin ardhur për të aneksuar tokat shqiptare deri sa ra heroikisht më 11 janar te vitit 1880, dukte u bërë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Gjithë jeta dhe vepra e Jakup Ferit është e lidhur ngushtë me luftën e popullsisë së Plavës e Gucisë, kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve malazezë, për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Si dhe cilët e thurën skenarin e atentatit ndaj Sali Berishës?

 





Prof.dr.Enver Bytyci


Atë ditë kur nisi bashkëpunimin me njeriun që e njihte më mirë se kushdo tjetër Sali Berishën, Edi Rama ishte shumë i lumtur. Kanë kaluar gati 20 vite nga ajo kohë. Të dy kishin të njëjtën armiqësi dhe kërkonin hakmarrje kundër tij. Të dy u bënë bashkë, sepse udhëhiqen nga e njëjta kauzë e përçarjes kombëtare! Lufta kundër Berishës është e gjatë, me intensitetin më të lartë që ka njohur ndonjëherë një konflikt politik e përtej politikës në Shqipëri e në rajon. Është një luftë e projektuar me urrejtje dhe hakmarrje, me ndarje dhe përçarje, megjithëse këtyre njerëzve Berisha iu ka dhënë njëmijë herë më shumë sesa ka marrë prej tyre. E them publikisht: - Ata që nuk kanë marrë prej Berishës, nuk e kanë tradhtuar asnjë ditë atë! Edhe nëse e kanë kritikuar, kanë dashur që ta shohin atë dhe Shqipërinë gjithnjë e më mirë! Dhe këta janë idealistët, njerëzit me parime, me rregulla dhe me kode të forta morale e familjare!

Por le të kthehemi te çështja! Kush e projektoi atentatin kundër Sali Berishës të martën e shkuar? Pa asnjë dyshim që e projektuan ata që lobuan fort për ta shpallur atë non grata. Ndër ta dhe një gazetar i përkushtuar ndaj kryeministrit që kur më takon në rrugë më thotë se “Ti ishe komunist në rini dhe unë u bëra në pleqëri”! Është gjithashtu vetë Edi Rama!

Çfarë ndodhi konkretisht? Le ta përshkruajmë skenarin e hartuar pikë për pikë. Që në fillim po ju them se ky skenar që do ua prezantoj është real ose shumë, shumë afër reales, sepse unë kam shembuj tjerë të njohur për fabrikime, trillime dhe falsifikime me linçime nga ana e bashkëpunëtorit të ngushtë të Ramës, me të cilin i bashkon përkatësia e zonës operative dhe armiqësia kundër Sali Berishës!

Në momentin që PD shpalli protestën ditën e 6 dhjetorit, kur në Tiranë do të ishin shefat e qeverive dhe shteteve të Bashkimit Europian dhe PB, Rama është ndjerë shumë keq. Ai do të jepte miliona që ajo ditë të ishte plotësisht e tija! Por milionat tashmë nuk i shkonin në PD. Atëherë thirri në ndihmë gazetarin e famshëm anti-Berishë dhe Fugën. Iu vu detyrë që të sajonin planin e diversionit, manipulimit dhe devijimit të protestës së shpallur. Këta projektuan atentatin kundër liderit të opozitës. Thashë këtë arsyetim nuk e bazoj vetëm te fakti që mediet e Fugës e gazetari i afërt anti-Berishë i Ramës bënë të pamundurën që ngjarja të shitej si “armiqësi personale”!

Këta të dy hodhën në letër disa variante. U përpoqën të rekrutojnë ndonjë verior, mundësisht tropojan dhe në stilin e Fatos Klosit, ta shisnin atentatin si konflikt midis familjeve maloke bazuar në kodin e kanunit. Ka qenë dhe është objeksion i Edi Ramës që gjithçka ta kryejë me dorën e veriorëve kundër Sali Berishës. Edhe partitë politike të dala si fraksione të PD-së i donte dhe i dëshiron me personazhe nga veriu. E bëri këtë me Kreshnik Spahiun dhe Bamir Topin. Nuk e di nëse Jozefina ra viktimë apo jo e kësaj skeme. Por Lulzim Bashën e ushqen me idenë e përçarjes së PD-së ngaqë është nga veriu. Vetëm veriorët mund ta dobësojnë Partinë Demokratike, sipas pikëpamjes së Edi Ramës! Në rastin e atentatit në fjalë duket se nuk kanë gjetur asnjë kamikaz të tillë. Jo se nuk ka njerëz që nuk e duan Berishën në veri të vendit, por se askush nuk rriskon kaq shumë. Duke qenë se koha ishte e shkurtër, bashkëpunëtori-gazetar i Ramës ka propozuar emrin e një njeriu, të cilin ai e ka njohur prej kohësh. Jo thjesht se e ka nga ana e tij!

E dinte se atentatori do ta kryente detyrën me përpikmëri. Dhe pikërisht këtë person ia rekomandoi shefave! Pasi bien dakord, ata bënë gjithashtu llogaritë për diskreditimin e protestës e të opozitës. Kishin besim të padiskutueshëm në atë që projektuan. Donin që Berisha të dëmtohej fizikisht në atë masë sa të mos kishte mundësi të dilte para protestuesve. Madje besonin se lideri demokrat nuk do të dilte para tyre edhe me plagë në fytyrë, sepse siç e paragjykojnë skenaristët “ai nuk pranon të paraqitet para tyre i lënduar”! Por ndodhi e kundërta!

Nëse Berisha nuk do të dilte para protestuesve, fusha do të ishte e lirë për spekulime. Ishin përgatitur plane për të përhapur thashetheme në masën e tyre, edhe përmes ndonjë portali të Fugës e këshilltarëve të Ramës, se “Berisha ishte në gjendje të rëndë në spital”, ose se “ai kishte ndërruar jetë”! Qëllimi themelor ishte irritimi i demokratëve dhe shtytja e tyre në dhunë. Gazetari, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, e argumentoi këtë variant me shembullin e reagimit kur u vra Azem Hajdari. Dhe Rama e besoi plotësisht këtë variant të diskreditimit të opozitës dhe kreut të saj, Sali Berisha. Prej gati 20 vitesh bashkëpunëtori anti-Berishë i Ramës i ka shkëputur lidhjet me Doktorin dhe ai, për fatin e keq të tij, e projekton atë si të kohëve të viteve 1990. Nuk mund ta besojë fakton se sot Rama ka përballë një Berishë krejt tjetër. Të urtë dhe vigjilent deri në detaje për të vlerësuar ngjarjet dhe provokimet!

Irritimi i masës së njerëzve në protestë ishte synimi themelor i këtij atentati. Përmes irritimit vinte diskreditimi dhe deklaratat e dënimit të dhunës edhe nga Këshilli i Europës. Skenari është shumë i qartë, por dështoi. Dështoi kryesisht për shkak të pjekurisë, mençurisë dhe maturisë politike të Sali Berishës! Dështoi se ai nuk lejoi as të ushtrohet dhunë fatale ndaj atentatorit, gjë që po e prisnin me padurim organizatorët e tij! Dështoi ish-bashkëpunëtori i Berishës, tani bashkëpunëtor besnik i Ramës, sepse ka shkëputur lidhjet me Berishën e sotëm. Ka humbur nuhatjen e evolimit të tij! Ka krijuar në kokën e vet e të Edi Ramës shabllone, sipas të cilave “njeriu nuk ndryshon”!

Personi në fjalë është paguar nga kompania që paguan me porosi të Ramës edhe bashkëpunëtorin në komplote e intriga të kryeministrit të Shqipërisë. Gazetari komplotist ishte autor u qypit me guraleca, autor i mandateve fiktive të tërheqjes së dollarëve nga PS në Bankën e Kursimeve të parave të firmave piramidiale dhe njëmijë falsifikimeve të tjera. Deri te koka e Gramoz Ruçit mbi trupin e Prokop Murrës! Kurthet, intrigat komplotet dhe skenarët e tmerrit shumëfishohen kur bashkohen njerëz me të njëjtin karakter dhe me të njëjtën mendësi urrejtjeje ndaj Sali Berishës! Aq më tepër njerëz me pushtet e të kalibrit të Edi Ramës! 

Me të njëjtin skenar e nga të njëjtët persona është hartuar edhe projekti i dezinformimit për shpalljen e Sali Berishës non grata. Për mua që nuk jam shkëputur asnjë ditë nga dinamika e ngjarjeve të 32 viteve të fundit, kjo është një e vërtetë e padiskutueshme!  Megjithatë atentati kundër liderit demokrat të opozitës si çdo e keqe pati disa efekte pozitive: - Mediet botërore e konfirmuan Sali Berishën si kryetar të opozitës, pavarësisht përpjekjeve për emërimin e kësaj opozite nga Edi Rama. Bota demokratike pa se nuk është e vërtetë që “Berisha është destruktiv”, siç asaj i ka thënë me lobingje e pa lobingje Edi Rama! Demokratët e dyzuar brenda opozitës janë bashkuar tashmë me PD-në. Mobilizimi e motivimi i demokratëve dhe shqiptarëve për ta rrëzuar këtë regjim është shumë më i madh!

Por atentati ndaj Doktor Berishës është gjithashtu paralajmërim se mafia në pushtet e në të gjithë infrastrukturën e Shqipërisë përbën rrezik serioz për jetën e tij dhe të ardhmen e Shqipërisë. Dështimi I Edi Ramës nuk do ta bëjë kryeministrin më paqësor e më human. Përkundrazi, ai si kapobanda mafioze e këtij vendi, do të projektojë atentate të tjera kundër opozitës, kundër demokracisë dhe kundër Shqipërisë. Opozita duhet ta dijë se nuk ka përballë një regjim pa asnjë kacidhe në arkën e shtetit, si në vitin 1991. Por ajo përballet me një regjim që përdor taksat e shqiptarëve dhe asetet e mafies për ta dhunuar e denigruar atë!

Shkrova këto rreshta për të diagnostifikuar të keqen që po kap Shqipërinë dhe jo vetëm opozitën. Për të paralajmëruar se skenarë të tjerë do të ketë kundër opozitës dhe kundër Shqipërisë. Por këto shpjegime të miat kanë gjithashtu për qëllim që të nxisin edhe më tej për maturi e gjakftohtësi. Rama dhe bashkëpunëtorët e tij tmerrohen kur nuk funksionon kurthi që ai ngre! Atentati ndaj Sali Berishës është provokim i rëndë i demokratëve. Ata janë goditur në identitet dhe në trashëgiminë e tyre, jo vetëm në të sotmen e të ardhmen që synojnë. Por ky atentat duhet të jetë mësim për ta! Lufta është veçse politike. Dhe me asnjë njeri tjetër, përveçse kundër Edi Ramës. Ai është regjisori, skenaristi, sponsori dhe porositësi i të gjitha atentateve kundër opozitës dhe kreut të saj, Doktor Berishës! Mbrojeni opozitën, mbrojeni Sali Berishën nga këto kurthe. Dhe bashkohuni që ta çoni për skrap Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij të ndyrë!



6 dhjetori i atentatit ndaj m prof.dr.Sali Berishës me sytë e 8 dhjetorit të studentëve

 


Qielli i së vërtetës mbi goditjen e paprecedentë të liderit të opozitës në një miting paqësor, ka filluar të kthjellohet e të qartësohet çdo orë, nga retë e mjegullimit të propagandës qeveritare. Gjithçka tashmë duket e bardhë mbi të zezë, dhe kjo është pikërisht ajo që duhet thënë e duhet reflektuar: kuptimi më i thellë dhe më i ndërgjegjshëm i çdo shqiptari, pa dallim partiak, ndaj një ngjarje të tillë. Janë shumë shenja që djallëzisht dhe me regji, duke mos mundur të ndalojnë të vërtetën, tashmë po kërkojnë ta vogëlojnë dhe parëndësojnë incidentin, që në fakt, nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit, me një fuqi të tillë pamjeje live, në ditën për diell dhe në sy të të gjithë popullit. Kanë ndodhur rrahje, incidente me gjakosje ose dhe më keq, edhe vrasje, por që sidoqoftë nuk kanë pasur këtë mundësi mbulimi të menjëhershëm ( live dhe online në të gjitha llojet e kanaleve të komunikimit) të kronikës së një gjakosje të paralajmëruar, si në romanin e famshëm të Markezit. 

Ja, kjo është e bardha e parë mbi të zezën që duhet kuptuar. Regjimit dhe Edi Ramës kjo i duhej parësisht, goditja në sy të të gjithëve i liderit të padiskutueshëm të historisë shqiptare të të gjithë këtyre dekadave. Është një strategji frikësimi, një sinjal me prapavijë destabilizimi, të filluar tashmë të përshkallëzohet këto kohët e fundit, për të arritur kulmin në këtë akt burracakërie të paparë. U fillua me burracakërinë e sharjes dhe ofendimit të gjithë popullit opozitar në parlament, me një grusht verbal fjalësh që nuk kanë asnjë bazë racionale pse të përdoreshin në atë kontekst. U vazhdua me një grusht selektiv tritoli ndaj medies dhe biznesit, në një mënyrë aspak të një mendje të shëndoshë që nuk do të lërë një pamje monstruoze, të frikshme shkatërrimi, një ditë përpara ngjarjes më të madhe të Shqipërisë evropiane, samitit të BE. Dhe u vazhdua me grushtin fizik ndaj liderit historik të demokratëve, mu  në gjirin e aq shumë simpatizantëve, enkas për të ndezur zjarrin e hakmarjes së tyre. Një mendje e shëndoshë, e kthjellët, shqiptar-dashëse i kishte të gjitha mundësitë që ti shmangte, ti anashkalonte e mënjanonte të gjithë këto dimensione të dhunës, në prag dhe në ditën e tij më të madhe të propagandës.

Aq më tepër që në ligjërimin e Ramës për opozitën termat janë gjithmonë zvogëlues, shpërfillës e përbuzës: opozitë e përçarë, e katandisur si mos më keq, opozitë e shitur me rubla, plak qyqar që nuk do të dalë në pension, etj, etj. Atëherë, pse vallë i gjithë ky përshkallëzim i paprecedentë dhe irracional, hakmarrës dhe i sëmurë, ndaj liderit të opozitës? E vërteta e një njeriu aspak budalla,  përkundrazi të kthjellët, të sigurt e shumë të disiplinuar në kryerjen e veprimit më të vogël, që mund t’ia shkatërronte qëllimin, tashmë nuk mund të fshihet me shoshën e një të marri, me kartelë, me të cilin tallen njerëzit në tik-tok. Rëndësia e veprimit, duhet të marrë përmasën e duhur, dhe të dëgjohet e vërteta e një njeriu që ka marrë patentë, kredi, që është liruar nga një dënim i rëndë burgimi, para disa muajsh, etj.

Shumë indicio e shenja bëjnë prova që rrëfejnë se grushti që është hedhur tinëzisht është hakmarrja e verbër e një njeriu që ka frikë nga opozita dhe suksesi që ajo po korr në popull. Ai gjak që nuk çoi në asnjë rebelim apo destabilizim, e tmerroi akoma dhe më tepër, sepse i hoqi shumë fisha të altoparlantit të propagandës së tij për një Berishë të dhunës së vjetër dhe brutale të së shkuarës.

Po akoma dhe më shumë fisha besimi, i hoqi arsyes dhe ndërgjegjes së popullit shqiptar, qëndrimi gati mos-përfillës dhe qëllimisht zvogëlues i rolit dhe funksionit të vërtetë që kryen zoti Berisha, për opozitën e bashkuar, për frontin opozitar, si lideri historik dhe real i saj, ne raport me ambasadën e shtetit amerikan, për të cilin në kemi mirënjohje zemre, jete dhe shpirti. Se si mund të jetë një deputet i thjeshtë Berisha paqësor dhe i grushtuar në boulevard kur ai është realisht dhe i vërtet është kryetari i opozitës që shpuri shqipërinë në NATO dhe realizoi procese të pa fundme ekonomike ,kulturore,arsimore dhe demokratike,ish president dhe ish kryeministër?!. Askush, as mendja më e çartur nuk arrin ta perceptojë përveç kryeministrit që ka dhënë kontribute të pa llogaritshme për të lobuar për ta bërë”non grata”, por gjithashtu edhe ambasadorja Juri Kim ,e cila edhe në këtë flagranc çnjerëzore dhe antidemokratike duket qartë ,se megjithëse foli në mënyrë anonime po vazhdon arrogancën, madje edhe më fort me filozofinë e ushqimit me barë ,që i ka rezervuar popullit opozitar këtu e një vit më parë.

Dhe si në çdo rast, një qasje e skajshme, jo vetëm që  është e pavërtetë, por dhe e dëmshme. Ajo zbulon qartë dhe hapur, si e bardha mbi të zezë,  sintoninë e ambasadores  me qasjen zvogëluese dhe shpërfillëse  që mban kryeministri ndaj opozitës. Gjuha e dhunës verbale në parlament, gjuha e tritolit të një resorti që dihet se   ushqen fjalën e lirë duan një përgjigje të ndërgjegjshme nga çdo shqiptar, i çdo partie qoftë. Paprekshmëria e opozitës është e shenjtë, është demokracia vetë, e gjallë dhe reale, ndaj dhe përgjigja përtej se morale, juridike dhe civile, duhet të jetë dhe politike. Politike, parësisht nga aleatët tanë më të mëdhenj, BE dhe SHBA, në mënyrat dhe fuqitë e tyre të drejta dhe të drejtpërdrejta. Kjo është ajo që gjaku në fytyrën e Berishës kërkon urgjentisht: qartësim, ndërgjegjësim, veprim të koordinuar politik, në emër të një populli që ndihet tërësisht i dhunuar në liritë e tij më themelore. Kompleksi i inferioritetit të një regjimi, më 6 dhjetor, arriti majën e përshkallëzimit të vet, veç në dukje, superior,  dhe sot, më 8 Dhjetor, në ditën e lirisë studentore, ai duhet të ndërgjegjësojë çdo njeri të arsyeshëm se fundi i tij ka nisur. E ardhmja është në sytë tanë, shumë më përpara se ajo të ndodhë, thotë Rilke. E ajo që sytë tanë shohin sot në këtë ditë feste, është që ai do të shkërmoqet me gjithë fuqinë e mëkatit, ligësisë dhe hajdutërisë së vet.


Ndriqim Kulla 

Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studenteve liberator te Dhjetorit ‘90.

 


Çdo fillim Dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin unik në jetë të isha dëshmitarë pjesëmarrës, apo dhe protagonistë i Revolucionit Demokratik Paqësor të Dhjetorit ‘90, e përjetoj me rritje të adrenalinës, shtrëngate emocionesh te forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara.

Në muret e kujtesës time, janë të gdhendura si me daltë, të gjitha pamjet unike, skenat, studentët, guximi, trimëria, entuziazmi i papërmbajtur i tyre, fytyrat e tyre herë të trishtuara, të zbehta e të mavijosura nga grushtet, shqelmat apo shkopinjtë e gomës te falangave te regjimit, dhe herë të tjera të shndritshme dhe plot me diell, nga ngazëllimi, entuziazmi dhe gëzimi i papërmbajtur, zërat e tyre kumbues, të çjerrë, por ndonjëherë edhe kafshues nga zemërimi, veshjet, mbledhjet, takimet, bisedat, sallat, mencat, dhomat e godinave të studentëve ku mblidheshim. Si në filma, më dalin para syve, demonstrata e paradites të 9 dhjetorit, sampistët, policet,ushtarët, fytyrat e tyre të vrerosura, uniformat, shkopinjtë, lopatat, kundragazet, kallashët, vringëllimi i armëve, blindat e tyre, shiu, të ftohtit, balta e atyre ditëve, rrugët, sheshet e Qytetit Studenti. Në kujtesë më vijnë të freskëta, të gjalla, takimet me Liderin e Lëvizjes, Azem Hajdari dhe me bashkëpunëtorët e tij, si dhe me pedagogë, intelektualë, studentë dhe qytetarë të tjerë, mitingjet e papërsëritshme dhe festa e 11 dhjetorit në Qytetin e Lirisë, ngashërimet, lotët e gëzimit, përqafimet me njëri-tjetrin e të njohurve dhe të panjohurve në shesh, si në një dehje apo ekstazë kolektive, përndritja e fytyrave të mijëra qytetarëve për fitoren historike të studentëve “liberatorë” dhe mbarë shqiptarëve. Të gjitha këto, unë i kam përjetuar me aq forcë ato ditë, sa që edhe sot pas 30 vitesh, sa herë më vijnë në mëndje e më çfaqen para syve, më duken sikur i kam parë, i kam jetuar dhe kanë ndodhur tashmë jo dekada, por vetëm disa muaj më parë. Ato ishin dhe mbeten në kujtesë momente, orë, ditë të rrebesheve emocionale ndjesore më të fuqishme, më të veçanta që kam përjetuar ndonjëherë dhe të një energjie pozitive, rrezatimi të papërsëritëshë, të asaj kohe të bekuar, të një mrekullie, të jetuar kurrë më pare. Ajo ishte mrekullia e ngritjes ne këmbë e ringjalljes së befasishme dhe të pabesueshme, te studentëve me në krye Azem Hajdarin dhe, fill mbrapa e qytetarëve të Tiranës, gjer atëherë ndër njerëzit më të shtypur, më të frikësuar, më të mjeruar, më të izoluar dhe më të vetëharruar të kësaj toke.

Kanë kaluar 30 vite nga ato ditë, net, mëngjese të lagëta të ftohta e gri të Dhjetorit ‘90 dhe për mua, por besoj edhe qindra dhe mijëra të tjerë si unë, pavarësisht se çfarë momentesh, çastesh, ndodhish edhe ngjarjesh personale, familjare, sociale, politike qoftë edhe të paimagjinueshme që kemi përjetuar më vonë ndër vite, ato të atyre ditëve kanë mbetur thesari shpirtëror më i çmuar i jetës tonë.

Personalisht, që nga ajo kohë, unë kam përjetuar ngjarje të mëdha e të jashtëzakonshme, që ndofta nuk kisha guxuar me fantazinë time ti rrokja më parë.

Kosova është bërë e lirë, ideali më sublim i jetës sime!

Shqipëria anëtare e NATO-s, kërkesa e parë e madhe, pa kthim, që në javën e parë të qenies time në politikë!

Por, ato katër ditë e net të bekuara, të para të revolucionit demokratik, të dhjetorit 1990, ishin ditët e gjenezës së lirive tona, ishin nëna që lindi ditët e tjera të mëdha të kombit tonë tre dekadat e fundit, ditët e kthesës së madhe për Shqipërinë dhe për mbarë kombin shqiptar dhe historinë e tyre drejt lirisë. Ato ditë, për mua dhe çdo shqiptar tjetër liridashës, ndanë jetën tonë në liri nga ajo ne diktaturë si ç’ndan agu ditën nga nata. Ndaj, ato dite janë ditëlindja e lirive tona,lindja jonë për se dyti në liri. Falë tyre, ne që kaluam dekada në diktaturë, kemi një jetë të dytë, jetë të vërtetë si njerëz të lirë.

Ato ditë, unë kam parë më shumë se asnjëherë në jetën time maja guximi njerëzor, llave entuziazmi të papërmbajtur, lumenj lotësh gëzimi festiv te njerëzve me se fundi te lire, por te gjitha keto të gërshetuara dhe me dhune të egër dhe terror policor.

Ditët e Revolucionit Demokratik të Dhjetorit ‘90 ishin ditë të ftohta, me shi dhe erë, në të cilat udhëtoja rrugëve plot baltë të Qytetit Studenti, në një gjendje pothuaj të vërtetë, i shoqëruar për koincidencë, që në fillim nga Besnik Mustafaj, në çdo hap të ditës së parë dhe ditëve të tjera, nga studentë dhe, më pas, nga intelektualë, qytetarë të tjerë, të njohur dhe të panjohur më parë po ndonjëherë edhe vetëm me Lilin dhe gjithnjë nga Dema, kushëri i imi, i cili për çështje sigurie dhe bindjet e tij, nuk ndahej asnjëherë nga unë.

Ato ditë, unë kaloja me orë të tëra midis grupeve të vogla, por herë herë, edhe dhjetra e qindra, mijëra studentëve dhe qytetarëve, nga të cilët vetëm disa syresh mund t’i kisha njohur më parë, diskutoja, debatoja, ndaja mendime dhe u drejtohesha edhe me ndonjë fjalim të shkurtër, pa e pas marrë kurrë më parë fjalën në publik. Si pedagog, kisha ligjëruar para studentëve në auditore dhe klasa, qindra dhe mijëra herë, por para një publiku tjetër, as edhe njëherë të vetme. Në ato fjalime, belbëzitje të miat të para publike, bëja te pamundurën që ato të mos ngjasonin me fjalimet e zyrtareve te regjimit të dallonin prej tyre ne gjithçka e te sillnin me fjale qe buronin nga zemra një melodi te re ne veshët e qytetarëve.

Ato ishin ditët e fillimit që unë, së bashku me studentët, liderin e lëvizjes së tyre, Azem Hajdari, i pari në ne historinë e vendit i zgjedhur direkt nga sheshi i betejës, nga bashkëmoshatarët e tij, me pedagogët dhe intelektualët e tjerë përpiqeshim të mirrnim përgjegjësitë, të kontribuonim, të hidhnim së bashku hapat e fillesës drejt kohës së panjohur për ne, kohës së lirisë, duke e pas patur atë, gjer atëherë, më së shumti si aspiratë apo si të thuash, si instikt dhe jo si një realitet të njohur pra, në fakt, si një univers që duhej ndërtuar.

Ajo që ndodhi ato ditë, mendoj se ishte para së gjithash, lëvizja e mrekullisë së vërtetë shqiptare kombëtare por, po të kemi parasysh se ku ishim katandisur ne shqiptarët, ajo lëvizje ishte edhe e një mrekullie të vërtetë njerëzore individuale. Ajo, ishte një shpërthim i papritur dhe i papërmbajtur i aspiratave, idealeve të ndrydhura të lirisë, të rinisë studentore, të qënjeve njerëzore që kishin lindur, rritur si skllevër të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur, që nuk dinin se ç’ishte liria, dinjiteti, prona, dhe në qindra e mijëra raste, as dhe vetë Zoti.

Të shihje dhe dëgjoje, të përjetoje atë çka unë me të dy miqtë e mi dhe një grusht qytetarësh pamë, dëgjuam, përjetuam paraditen e datës 9 dhjetor të vitit 1990, sapo arritëm të jemi vetëm pak metra larg nga balli i protestës së studentëve , të udhëhequr nga Azem Hajdari,ne Rrugen e Elbasanit ne mes te Tiranes,një protestë vërtet në pamje të parë, epike ne guximi e saj por tragjike në vetminë e saj, ti, papritur bëheshe dëshmitar i një skene sa mahnitëse për trimërinë e studentëve aq edhe barbare për dhunën policore ndaj tyre.

Ato, ishin ditët e një mrekullie çudibërëse e cila më nxori mua por edhe qindra e mijëra shqiptarë, pa pritur dhe pa kujtuar nga honet e dëshpërimit dhe të pesimizmit e zhgënjimit më të thelle të njeriut, në kreshtat më të larta të shpresës, besimit dhe optimizmit që unë as në ëndërr ndonjëherë nuk i kisha parë. Ne, ato ditë, u ngritëm me krahë, si feniksi nga shkrumbi dhe hiri në Zenit. Magjinë, pathosin e atyre ditëve, të pandjerë dhe jetuar ndonjëherë tjetër, sot unë nuk gjej dot fjalë që të përshkruaj. Isha ne një gjendje euforie, pothuaj dehje që nuk e kisha provuar kurrë më parë, në të cilën më dukej se unë nuk ecja, nuk rendja, por si të thuash, kisha humbur peshën, fluturoja. E pabesueshmja ishte bërë reale, tokësore kishte pushtuar te gjithë qenien time. Njeriu, ditë si ato, sa magjepsëse me agimet e tyre mahnitëse të lirisë, me zhvillimet intensive, të papriturat, befasitë e tyre, po aq dhe epike me guximin dhe trimërinë e heronjve të tyre studentë dhe studente, mund të ketë fatin t’i takojë, t’i përjetojë vetëm një herë në jetë. Ato ishin ditët qe ndanë epokat!Ditët që ndajnë epokat, takohen rrallë, shumë rrallë, mundet dhe kurrë ose vetëm një herë në disa gjenerata.

Ne ishim gjenerata që i përjetuam i përqafuam ato! Ishim të bekuar!

Vite me pare ne, kishim dëgjuar për kryengritjet e të burgosurve politikë në burgun e tmerrshëm të Spaçit e të Qafë Barit, por jehona e tyre ishte bere thërrime ne muret e trasha dhe të larta, të bunkerit te frikës dhe të heshtjes ne te cilin lëngonim te pashprese.

Gjatë vitit 1990 Shkodra, në fillim të Janarit, kishte hequr shtatoren e Stalinit. Pjesëmarrësit ishin arrestuar, torturuar barbarisht në qeli. Në fundin e janarit, në Tiranë u realizua demonstrata e heshtjes. Për të dalë, dolëm dhe sheshin pothuaj e mbushëm, por siç e nisëm edhe e sosëm, në heshtje dhe vetëm në heshtje. Në Kavajë, në mars, kishin shpërthyer protestat qytetare antikomuniste te guximshme me përballje të forta me sambistët e regjimit por, sado i fuqishëm zëri i revoltës se qytetarëve te pamposhtur te Kavajës, aty, ai përsëri mbetej jashtë metropolit të pushtetit.

Tirana lëvizi, si asnjëherë në historinë e saj, në fillim të korrikut 1990, shpërtheu me kryengritjen paqësore , kryesisht të rinisë punëtore,hyrjen e mijëra te rinjve në ambasada. Kjo kryengritje, vërtet përmbysi Murin e Berlinit, ngriti peshë zemrat tona, por brenda pak ditëve, diktatura përcolli jashtë vendit kryengritësit dhe rindërtoi përsëri Murin e zi.Kurse ne, te tjeret shpirt ndezur dhe zemërthyer si ç’thotë Edgar Allan Poe; u rikthyem te strukur ne letargjinë nga e cila na zgjuan kryengritësit e 2 Korrikut 1990 dhe paguam ndrojtjen, strukjen, apatinë tonë të pafalshme.

Vetëm dy ditë para fillimit të lëvizjes, ata student liberator, lideri i tyre, Azem Hajdari, tashmë tribunë në sytë e mi dhe shumë shpejtë të mbarë shqiptarëve, por edhe të botës, kishin qenë studentë të thjeshtë, të topitur nga jeta e përditshme te cilët të mbërthyer nga skamja , kotësia e dhimbjet e kohës, te cilët lëviznin në automatin e jetës se zbrazur universitare, të kontrolluar në çdo cep të saj nga regjimi diktatorial.

Kurse, pas dy ditësh, qytetarët do t’i shpallnin Azemin tribun te lirisë dhe bashkëstudentet e tij “engjëjt e demokracisë,sepse, ata të tillë u shfaqën në qiellin gri te erret të atij fillim dimri të vitit 1990. Në të vërtetë, fjalët, epitetet, cilësorët, krahasimet nuk mund të mjaftonin për të përshkruar ogurin e bardhë, trimërinë, guximin e tyre, shpresat që ringjallën ata tek shqiptaret.

Ka gjithnjë një debat për aktin e tyre. Sot, janë të shumtë edhe nga ata vetë, që refuzojnë të pranojnë se janë heroizuar ndonjëherë.

Kurse, unë që pata fatin pothuaj në orët e para të jem se bashku me Besnik Mustafen dhe Kujtim Çashkun fare afër para ballit te protestës se tyre, t’i takoj vetëm pak minuta pas sulmit brutal të forcave të rendit, të bashkëpunoj me ta në çdo etapë, moment të veprimtarisë së tyre për tre ditë por edhe më vonë, mendoj se ata ishin heronj.

Të gjithë ata, që unë gjeta në demonstratë në mëngjesin e datës 9 dhjetor 1990, në Rrugën e Elbasanit, ishin heronj sepse, natën e datës 8 dhjetor, kishin dalë në Tirane ne protestën e tyre te pare antikomuniste jo të heshtur siç dolëm ne në Janar të 1990, por me parulla të fuqishme kundër diktaturës . Ata, kishin kërkuar dhe arritur t’i paraqesin kërkesat e tyre me një përfaqësi atë natë Presidentit të vendit, e kishin detyruar atë, me revoltën e tyre, për herë të parë në jetën e tij, të dilte pas mesnate, nga shtëpia për t’i takuar protestuesit. Madje, ai ju premtoi se, të nesërmen në ora 17:00, do t’i takonte në qytetin Studenti. Por atyre, pas atij takimi krejt të veçantë në llojin e tij, Ramiz Alia, sikur të kishin qenë në takim tek Makbethi, u kishte nxjerrë në pritë tek ktheheshin në fjetoret e tyre , sambistët të drejtuar nga vet Ministri i Brendshëm, për t’i rrahur barbarisht, me shpresën se duke i shtruar me dajak, do të detyroheshin të harronin takimin dhe kërkesat e tyre.

Studentet e atyre ditëve qe ndanë historinë, janë heronj sepse, pas atij terrori të pabesë dhe shtazor të orës 02:00 të mëngjesit, të datës 9 dhjetor, pa mbyllur sytë tërë natën, të tronditur nga një shtet kundër, nuk u tutën, nuk u strukën, por mblodhën forcat dhe u ranë brirëve të guximit e dolën përsëri, ballë për ballë, në sheshin e duelit, në orën 8:00 të mëngjesit u nisën në protestë, për t’i pushtuar regjimit Sheshin Skënderbeu, sheshin e pushtetit. Unë i gjeta aty!

Aty, në shesh, tashmë kisha para vetes jo një, dy, apo një grusht heronjsh, por disa qindra e mbase njëmijë syresh pra, aq shumë heronj prej të vërteti, që nuk i kisha parë në filmat apo lexuar në libra gjithë jetën time.

Studentet e Dhjetorit ‘90, ishin heronj sepse, asnjëri prej tyre nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me të apo me ata pas 10-30 apo 60 minutave, pa lëre të nesërmen, dhe ishin aty me mendjet, thirrjet, gjokset e tyre, sfidues, të gatshëm për përballje dhe të rrethuar nga të gjitha anët me polici, sambista si egërsira, sigurimsa barbar e ushtri të regjimit komunist më mizore të Europës së pasluftës. Ndofta ata edhe e parandienin se, kushtrimi i tyre do të ushtonte e do të zgjonte shpirtrat e ndrydhur te mbare shqiptarëve.

Por, në atë betejë tejet të pabarabartë në të gjitha rrafshet, ata përveç guximit të tyre rinor dhe njëri-tjetrit, ishin pa asnjë mbështetje, në vetmi dhe, ishin të rrethuar nga të gjitha anët nga falangat me uniformë të partisë terroriste.

Studentet liberator, ishin heronj sepse, pavarësisht nga kjo, ata qëndronin sfidantë e te vendosur si misionarë te paepur, pararendës të një ndryshimi epokal në historinë e kombit dhe vendit të tyre.

Askush nuk duhet të harrojë se në vitin 1990, diktatura komuniste ishte vërtet një pushtet i dobësuar dhe i lodhur, por, përsëri, ajo vriste dhe ekzekutonte në kufij, çdo javë, bashkëmoshatarë të tyre, madje edhe zvarriste barbarisht, në rrugët dhe sheshet e qyteteve Sarandë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë kufomat e tyre, të bërë shoshë nga breshëritë e rojeve te kufirit.

Studentet guximtar te atyre ditëve ishin heronj sepse, për më shumë se 36 orë të vetëm, pa përkrahje te vetëm i qëndruan dhëmbë për dhëmbë dhe ballë për ballë diktaturës komuniste. “Ah, sikur të kishim qenë në Shkodër”, do të ishte një nga psherëtimat e para që do të lëshonte Azem Hajdari, në oborrin e ndërtesës së parë të Qytetit Studenti, rreth 20 minuta pas dhunës brutale të policisë ndaj tyre, në paraditen e datës 9 dhjetor. Kjo sepse, në protestën e tyre, në tërësi nuk kishin ardhur studentët që nuk banonin në konvikte, as pedagogët e tyre apo qytetarët e Tiranës.

Prandaj them heronj, se të jesh trim në vetmi është dy herë trimëri!

 Ata ne i gjetëm te pamposhtur! Rikujtoj këtu se, vetëm 20 minuta pas dhunës më të egër që u ushtrua ndaj tyre në Rrugën e Elbasanit, paraditen e datës 9 dhjetor, në të cilën unë isha dëshmitar,pa mjekuar ende plagët e shkopinjve, lopatave, plumbave të gomës në trupin e tyre dhe të pushtuar edhe nga ndjenja e braktisjes,trima dhe te paepur ata, do të mblidhnin me shpejtësi forcat dhe do t’i jepnin ultimatumin, e parë dhe historik, Ramiz Alisë me te cilin do te thyenin atë dhe regjimin e tij policor;”ose lironi protestuesit studentë të burgosur, ose në orën 15:30 do të zbresim në sheshin Skënderbej dhe do të bëjmë çdo gjë copë e thërrime”. Pikërisht se ata ishin të tillë, duke patur për armë të vetme guximin, i kallën datën regjimit dhe nuk u dorëzuan, ndezën peshë zemrat e të rinjve dhe të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, dhe si luanë të vërtetë, këputën në mes sistemin monist më ç’njerëzor që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.

Vërtet ata, lëvizjen e tyre e nisën si me kërkesa ekonomike por, arritën me një taktikë, shkathtësi e guxim dhe vizion të kristaltë, të tregonin që në krye të radhës se, nuk kishin dalë në protestë për një gotë çaj më shumë, siç do t’i thoshte në takimin e mesnatës së datës 8 dhjetor Lideri i tyre Azem Hajdari, Presidentit të vendit, por po protestonin për fatet e lirisë së vendit të tyre dhe të shqiptarëve në tërësi.

Engjëjt e Demokracisë , ishin misionarë dhe vizionarë pararendës te një epoke sepse, që në protestën e parë ata shpallen moton e revolucionit të tyre, “Liri-Demokraci”, “Shqipëria si Europa”, thirrje këto që buronin nga thellësitë e shpirtit të tyre rinor, të bashkëmoshatarëve, por edhe nënave, baballarëve, motrave, vëllezërve të tyre, si dhe të qindra, mijëra shqiptarëve që për këto ideale kishin sakrifikuar jetën apo rininë e tyre gjatë kalvarit të egër komunist. Ishin ato thirrje që, me shpejtësi te rrufeshme , do të zgjonin, ringjallnin dhe ndriçonin mendjet dhe shpirtrat e ndrydhur të shqiptarëve.

Ato, ishin kohërat kur ata hynë në “hall of fame” të heronjve tanë, hynë të gjallë si të pavdekshëm në panteonin e lirisë te shqiptareve për të lënë aty thesarin, arritjen më të çmuar të jetës së tyre dhe për t’u rikthyer, pas përmbushjes së misionit, në vdekatar, ashtu siç jemi të gjithë.

Liberatorët tanë ishin heronj sepse, në vendosmërinë e tyre për sakrifica sublime, vazhduan betejën gjer në fitoren e idealeve të tyre demokratike. Si misionarë, ata, me guxim shëtitën në mbarë vendin, duke themeluar pluralizmin politik, degët e Partisë Demokratike, mbjellur shpresën zemrat e shqiptarëve në mbare qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

 Studentet e Dhjetorit ‘90 ishin heronj sepse, në shkurt të vitit 1991, do të ngujoheshin, ndryheshin për aktin me sublim atë te vetëflijimit, ne grevën e urisë, për çlirimin e shqiptarëve nga kulti i Hitlerit shqiptar te pasluftës Enver Hoxhës kulti më poshtërues, që kishte pushtuar shpirtin dhe mendjet, rrugët, sheshet, shkollat, banesat e tyre.

Ata ishin heronjtë e mi por jo vetëm të mijtë, por të mbarë shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni dhe kudo në botë që duan lirinë mbasi, pa një Shqipëri të lirë nuk mund të kishim një Kosovë të lirë apo shqiptarë të lirë në rajon.

Por, të gjithë ata që me kalimin e viteve do të ishin si gjithë te tjerët burrë, grua, prind,nënë, baba, specialist, punonjës, intelektual, politikan përsëri do të mbeteshin njerëz fatlumë. Kjo sepse, ata ne vitet e para te rinise tyre merituan titullin me liberator. Ata patën fatin të jenë pjesëmarrës te asaj lëvizje që me shpejtësi zëri do shndërrohej në uraganin e revolucionit demokratik më të fuqishëm që Shqipëria kishte njohur në historinë e vet. Llava e guximit, energjisë se tyre ne këtë revolucion theu,shembi në mënyrë paqësore monizmin hoxhist, monizmin më jetëgjatë, më ekstrem e te pashpirt të Europës, dhe rrëzoi përsëri,por kësaj here përfundimisht, Murin e Berlinit e sistemin komunist në Shqipëri e cila sot është vite drita larg asaj te 32 viteve me parë.

Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studenteve liberator te Dhjetorit ‘90. Azem ti je gjalle...

Televizionet gjermane: Sali Berisha nuk ndalet, mban fjalim edhe pse me lëndime të dukshme

 Lajmi për sulmin e dhunshëm mbi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka eklipsuar totalisht samitin e Bashkimit Europian në Tiranë.

Televizionet gjermane raportojnë se Berisha u sulmua gjatë një demonstrateqeveritareti televiziv "N-TV" raporton se Prof.dr.Sali (Ramë)  Berisha nuk u ndal pavarësisht sulmit, por mbajti fjalimin dinjëtozë  në protestë.



“Një person  më emrin Gerti Shehu,  iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë 78-vjeçarin Salih Berisha . 

Por kjo nuk e pengoi politikanin të mbajë një fjalim më pas- me lëndime të dukshme,” raporton N-TV.

Kurse rrjeti Televiziv " Euronews" në gjermanisht raporton se profesor Dr.Salih Berisha u sulmua fizikisht gjatë një demonstrate antiqeveritare pranë vendit ku mbahej Samiti i BE-së, në Tiranë.

Rrjeti thekson se opozita po protestonte kundër korrupsionit, kostove të larta të jetesës dhe eksodit masiv të rinisë shqiptare në Evropë dhe Botë.

IK Sorosistja Yuri Kim

 

Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim Departamenti amerikan i shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike, thotë se besohet që  zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick. Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

Për momentin ai është këshilltar i stafit ushtarak në Pentagon “US Army Joint Staff”.

Ardhja e ambasadorit të ri  konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht.

Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA.

Por nuk përfundon këtu dërgimi ambasadorit të ri.

Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga ku zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.

Grushti në protestë/ Sali Berisha: Një njeri mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë(FILLON FAZA E DYTË E REVOLUCIONIT-SALI BERISHA)....

 

Me një paraqitje jo të zakontë me syze të errëta, i detyruar nga goditja që mori dy ditë më parë në tubim, Sali Berisha paralajmëroi revolucion dhe përballje pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor. 

Nga kuvendi i FRPD ku kujtoi 32-vjetorin e rrëzimit të diktaturës, Berisha akuzoi se sulmuesi u nxor në rrugë nga kryeministri, por sipas tij ‘as sulmi e as vrasja e njeriut nuk mund të vrasë kauzën’’.

“Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve.

Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë!Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë!”- tha Berisha nga kuvendi i FRPD.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...