Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/13

Vdekja në burg e të arrestuarit Enver Shehit 59 vjeç për incerenatorët/ Reagon KShH: Institucionet pengojnë vëzhguesit që të monitorojnë ngjarjen!

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngriti shqetësimin për mos marrje informacioni në lidhje me ndarjen nga jeta të një të paraburgosuri javën e shkuar.

Vëzhguesit tanë, thotë Komiteti Shqiptar i Helsinkit,  nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes të Enver Shehit 59 vjeç, i cili, mbahej në paraburgimin 313 në Tiranë. Kjo qasje e autoriteteve thotë Komiteti Shqiptarë i Helsinkit,  krijon një ambient tkurrës për mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Enver Shehi ishte me masën arrest me burg nën dyshimin e  krijimit të  skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën për inceneratorin e Fierit. Ai u dërgua me në QSUT pasi pasditen e të shtunës së shkuar, shfaqi probleme me shëndetetin.

Besohet se ai pësoi një arrest kardiakt por nuk mundi të mbijetojë. Enver Sheshi kishte bërë disa herë kërkesë në Gjykatën e Posaçme në mënyrë që t’i ndryshohej masa e sigurisë ‘arrest me burg’ por nuk u pranua.  Sheshi ishte arrestuar më 16 nëntor 2022,  për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë.

“Institucionet pengojnë vëzhguesit e KShH-së të monitorojnë praktikën për humbjen e jetës së të pandehurit E.Sheshi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), u informua nëpërmjet medias se E.Sheshi që ndodhej si i paraburgosur  në IEVP 313, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, më datë 08.01.2023 u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT), ku dhe ndërroi jetë. KShH i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit. Duke vlerësuar të dhënat e medias dhe në përmbushje të misionit të tij, KShH ngarkoi një grup monitorimi për të verifikuar në terren këtë ngjarje. Monitorimi u realizua në datat 10 dhe 11 Janar 2023.

Fillimisht u drejtuam në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) 313 dhe morëm takim me Drejtorin, i cili referoi se ky shtetas nuk ka adresuar asnjëherë ankesa shëndetësore kardiake para episodit të dt. 08.01.2023 (ditën e dielë), rreth orës 16:10, kur referohet se ka shfaqur shqetësime për disa dhimbje në kraharor. Menjëherë, pretendohet se i është ofruar ndihma e parë mjekësore, e më pas është transportuar nëpërmjet ambulancës pranë QSUT-së. Me pretendimin se çështja po ndiqet nga prokuroria dhe çdo gjë lidhur me këtë çështje e disponon ajo, drejtuesi i IEVP 313 nuk pranoi që vëzhguesit e KShH-së të njiheshin me dokumentacionin përkatës të pranimit të të ndjerit në IEVP 313[1]. Në kundërshtim me marrëveshjen e bashkëpunimit që KShH ka me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nuk u pranua që vëzhguesit të merrnin takim me stafin e institucionit dhe as të kqyrnin ambientet në të cilat ishte akomoduar i paraburgosuri.

Vëzhguesit u paraqitën më pas në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës (organi që ushtron ndjekjen penale), pranë së cilës u informuam nga Koordinatorja për të Drejtën e Informimit se nuk kishte asnjë kallëzim të regjistruar për këtë çështje. Nëse do të ketë një të tillë, presim që prokuroria të bëjë verifikimet brenda 5 ditëve.

Ditën e dytë të verifikimit, vëzhguesit e KShH-së u paraqitën në 4 institucione të ndryshme të Policisë së Shtetit[2] dhe pas një kalvari të gjatë vizitash dhe përcjellje nga këto autoritete, u arrit të konkretizohej se në Komisariatin nr. 4, Tiranë, Oficeri i Policisë Gjyqësore kishte kryer disa veprime procedurale për këtë ngjarje. Ai na informoi se pas marrjes së njoftimit nga salla operative, që E.Sh ka ndërruar jetë në QSUT dhe ndodhet në morg, ka shkuar në morg dhe ka kryer disa veprime procedurale për fiksimin e provave siç janë ‘procesverbal kqyrjeje kufome për E.Sh; procesverbal për kryerjen e ekspertizës mjeko – ligjore, si dhe të dhënat e marrra nga sistemi TIMS për këtë shtetas’. Vlen të theksohet se sipas legjislacionit tonë, oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore kryejnë veprime kur lind nevoja për ruajtjen e gjurmës së veprës penale ose të vendngjarjes, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe duke njoftuar menjëherë prokurorinë kompetente[3]. OPGJ pretendon se ka njoftuar prokurorin lidhur me këto veprime, por nuk nuk na u vendos në dispozicion asnjë informacion konkret, se cili ishte ky prokuror dhe në ç’mënyrë ishte njoftuar (me telefon, shkresë, etj).

Procesverbalet përkatëse të mbajtura prej OPGJ së Komisariatit nr.4, me shkresën nr. 167/k prot, datë 10.11.2023, i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale dhe nuk rezulton të jetë bërë ndonjë kallëzim penal. Kërkesa verbale e grupit të vëzhguesve të KShH për t’u njohur me këtë dokumentacion, nuk u pranua prej tij, me arsyetimin se ato i janë përcjellë Prokurorisë. Fill pas kësaj, vëzhguesit e KShH shkuan për herë të dytë në harkun e 24 orëve, në Prokurorinë e Tiranës. Koordinatorja për të Drejtën e Informimit u shpreh sërisht se nuk rezulton të jetë regjistruar çështje lidhur me vdekjen e E.Sh. E pyetur lidhur me njohjen e dokumentacionit të dërguar nga Komisariati nr.4, ajo sqaroi se në prokurori ato ende nuk kanë mbërritur. Gjithashtu ajo u interesua pranë prokurores së gatshme që mbulon juridiksionin e Komisariatit nr. 4, nëse ishte në dijeni për çështjen e mësipërme dhe informoi vëzhguesit se prokurorja Znj.  E.K nuk ishte në dijeni për këtë çështje.

Vëzhguesit e KShH-së u paraqitën edhe pranë dy institucioneve të tjera si Drejtoria e QSUNT dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pranë QSUNT, pas një kohe të gjatë pritje, u informuam se duhet të bënim një kërkesë për informacion. Përfaqësuesit e IML na komunikuan që nuk kishin dalë ende rezultatet e autopsisë (të cilat vononin deri në 30 ditë) dhe duhej të dërgonim një kërkesë për informacion për çdo dokument që kërkonim prej tyre.

Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, një përgjigje e menjëhershme nga autoritetet në hetimin e vdekjeve të dyshimta është në përgjithësi thelbësore në ruajtjen e besimit të publikut në mbështetje të shtetit të së drejtës dhe të parandalimit të çdo forme të marrëveshjeve të fshehta ose tolerancës ndaj akteve të paligjshme (shih Merkulova kundër Ukrainës, 3 mars 2011, dhe Armani da Silva kundër Mbretërisë së Bashkuar [DHM], 30 mars 2016).

Nga sa përmendëm më lart, rezulton se vëzhguesve të KShH nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes. Ky qëndrim është i papajtueshëm me transparencën që shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore. Në çështjen në fjalë, rezervat për dhënie informacioni ndaj një organizate të njohur për misionin e saj, sikurse është KShH janë të panevojshme dhe krijojnë dyshime të arsyeshme në sytë e një vëzhguesi të paanshëm e objektiv, për arsyen e refuzimit të informacionit. Gjithashtu, është e dëmshme në kuptim të aktualitetit dhe qëllimit që ka një monitorim, që të kërkohet parashtrimi i kërkesës zyrtare për informacion për të marrë kopje të këtyre dokumentave, nëse ato disponohen aty për aty nga organet.

Kjo qasje e autoriteteve krijon një ambient tkurrës për mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe amplifikon barrën që kanë autoritetet për të hetuar në mënyrë të pavarur, objektive dhe efikase rrethanat në të cilat ka vdekur ky shtetas, sipas detyrimeve procedurale të nenit 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që garanton të drejtën e jetës.

KShH i sugjeron Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si organi i ndjekjes penale që për çështje që nuk përbëjnë sekret hetimor, të informojë publikun për veprimet që ka kryer dhe po kryen kjo prokurori për çështjen dhe sidomos familjarët e viktimës.”- thuhet në njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Pastruesja 500 mijë euro/Prof.Dr.Sali Berisha: Paratë e gjetura janë të Arben Ahmetajt

 

Sali Berisha është i bindur se paratë e gjetura në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi janë të Arben Ahmetaj. 

“Ato të gjitha janë paratë e Aldës, të Arben Ahmetajt, të Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Edi Rama e ka shkarkuar atë vetëm pesë ditë, më datë 20, në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha këmbëngul Alda Klosi,  shefja e kabinetit e ish ministrit  Arben Ahmetaj, ka bashkëpunuar me pastruesen e saj për të fshehur paratë.

Magjistare e bëni ju Rozetën, që të dijë të zbërthejë kasafortat? Magjistare nuk ishte ajo, ishte pastruese.  Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda, që vjen në Tiranë me një apartament 40 metër dhe përfundon me shtatë apartamente, troje, llogari. Kushedi sa ka në Dubai ka ajo nga kontot e Arben Ahmetajt”, tha Berisha.

Berisha kërkoi që  pastruesja  e  preferuar të zyrtarëve te lartë të Ministrisë së Financave të  shpallet e penduar e drejtësisë për të vendosur para hekurave hajdutët e vërtetë.

2023/01/12

Të stopohen vjedhjet intelektuale në Universitetet tona .

 




Nëse kërkoni në brosverin google .com mund të gjeni edhe tema interesante si fjala vije:"Tema diplomash të gatshme në internet.Studentët tanë më tema të tilla diplomojnë n♪7 disa Universiteete tona në Kosovë dhe gjetkë.

Turp për Universitett,profesor dhe student!





https://www.google.com/search?q=tema+diplome+te+gatshme&tbm=isch&ved=2ahUKEwiWlqfrh8L8AhUoyrsIHSLRBI0Q2-cCegQIABAA&oq=tema+diplome+te+gatshme&gs_lcp=CgNpbWcQDFAAWABgAGgAcAB4AIABAIgBAJIBAJgBAKoBC2d3cy13aXotaW1n&sclient=img&ei=4QDAY9ahAqiU7_UPoqKT6Ag&bih=772&biw=1565&hl=sq





Ministria dhe Univerzitetet tona duhet t'ju thojnë Stop këtyre dukurive negative!


2Ky punim është bërë në Universitetin e Gjakovës“Fehmi Again” Fakulteti i Mjekësisë,Drejtimi Infermieri, ndërsa të dhënat për pacientët janë marrë nga Klinika eReumatologjisë në Prishtinë.Mentor i temës është Prof.Ass.Dr. Idriz Berisha.Ky punim ka gjithësej 38 faqe, 2 grafikone, 2 tabela dhe 4 figura.https://www.coursehero.com/file/83406036/68677-Punim-Diplome-Albana-Gjocajpdf/

2Ky punim është bërë në Universitetin e Gjakovës“Fehmi Again” Fakulteti i Mjekësisë,Drejtimi Infermieri, ndërsa të dhënat për pacientët janë marrë nga Klinika eReumatologjisë në Prishtinë.Mentor i temës është Prof.Ass.Dr. Idriz Berisha.Ky punim ka gjithësej 38 faqe, 2 grafikone, 2 tabela dhe 4 figura.

Ndahen 70,000 euro për botimin e librit mbi masakrën e Reçakut nga perspektiva e William Walkerit

 Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për botimin e një libri mbi masakrën e Reçakut të paraqitura nga perspektiva e ambasadorit William Walker, i cili vetëdijësoi botën për krimet serbe në fshatin Reçak.Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, ka thënë se ky libër po financohet për shkak të peshës historike që ka.

“Këtë të diel bëhen 24 vjet nga masakra e Reçakut që tmerroi dhe tronditi Kosovën, por edhe e ndërgjegjësoi dhe e alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush keni propozim-vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin, përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit William Walker dhe të Masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarje. Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker të treguara nga perspektiva e tij personale si shef i misionit verifikues të OSBE-së”, ka thënë Kurti.

Sali Bislimi : Kosova e ka obligim kushtetues kthimin e presidentit Thaçi në atdhe!

 

(Autori Sali Bislimi është ‘Ambasador i Paqes’ dhe drejtor i OJQ ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’)

Gjykata Speciale devijon objektivin për të cilën është krijuar, ajo sot ka humbur kredibilitetin për të qenë e Kosovës, duke qenë edhe politike e një-etnike. Ajo inspiron ëndrrat e Serbisë për t’u kthyer në Kosovë.
Dënimi i Sali Mustafës është një fakt që serbët u trimëruan dhe kërkuan tek KFOR-i kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Destabilizimi i veriut lidhet pikërisht me politikën e kësaj gjykate që është anti-Kosovë, e cila sulmon themelet e shtetit të Kosovës dhe vë në rrezik stabilitetin frazhil në rajon.
Kjo gjykatë do të vret definitivisht procesin demokratik dhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Si e tillë siç është sot duke devijuar objektivin për të cilin është krijuar, ajo duhet të stopohet që të mos t’i japim vetes një autogol.
Kosova jeton mes luftës dhe paqes. Perspektiva evropiane është e kufizuar, e panjohur akoma nga 5 vendet e Bashkimit Evropian. Prezenca e Turqisë me islamin politik radikal nuk na ndihmon, ajo është bërë gangrenë për interesin vital të Kosovës. Kjo gjykatë e Kosovës pa asnjë gjyqtar të Kosovës është argumenti më i madh se ajo nuk duhet të ekziston.
Ky është një shkrim i vogël por me një rëndësi të madhe. I bëjë ftesë Parlamentit të Kosovës dhe Qeverisë që ta rishikojnë punën e kësaj gjykate e cila do të jetë vrastare për interesat strategjike të Kosovës dhe vetë ekzistencën tonë si shtet.
Nëse e doni Kosovën më shumë se pushtetin, atëherë veproni. Unë nuk njoh vend në botë që ka fituar lirinë pa dhimbje, vuajtje dhe viktima. Nuk e meritojmë të na përsëriten të këqijat, sepse edhe një lindje fëmije pa dhimbje dhe gjak nuk del në jetë!
President nuk do të lejojmë të fiton TRADHTIA!!!



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit Human Rights Watch për Kosovën.












Në raport përmenden vrasjet e grave, kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të margjinalizuara.


Për këtë Krasniqi e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se janë duke keqqeverisur dhe kanë “shkaktuar” pasiguri sociale.

“Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë,  e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch”.

“Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj qeverie”.


“Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare”, shkruar Krasniqi në “Facebook”.


Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch.

Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie.

Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka marrë kërkesë zyrtare nga autoritetet gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.

 




Burimet  e Floripressit ,  bëjnë me dije se kërkesën prokuroria e ka marrë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që Kujtojmë se Timofeeva është arrestuar lidhur me incidentin e ndodhur në ish-uzinën ushtarake të Gramshit, ku ra në pranga sëbashku me një shtetas rus dhe një ukrainase.

Kjo shtetase aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg” caktuar për nevoja të procedimit penal nr.1168, viti 2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësisë rezulton se shtetësja ruse Svetlana Timofeeva, lindur më 18.03.1989, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, parashikuar nga pika “a”, paragrafi 2 të nenit 283 të Kodit Penal Rus.

Kërkesa e autoriteteve ruse për ekstradim bazohet në vendimin datë 25.08.2022 të Gjykatës së Qarkut Meshchansky, Moskë, me të cilin është caktuar masa e sigurimit “Arrest ne burg”, për veprën penale të sipërcituar.

Në zbatim të nenit 492 të K.Pr.Penale, nga prokurori është marrë kontakt me shtetasen ruse për të cilën kërkohet ekstradimi Svetlana Timofeeva, e cila ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.

Në vijim të veprimeve procedurale, më datë 10.01.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka dorëzuar në gjykatë kërkesën me objekt: marrjen në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.

Kujtojmë se gjatë incidentit në ish-uzinën e Gramshit mbetën të plagosur tre ushtarë shqiptarë, të cilët ishin me mision në ruajtje të godinës, pasi ndaj tyre u përdor lëndë kimike.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...