Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/17

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka trasuan rrugën e lirisë së Republikë së Kosovës

                                                     

Nga Flori Bruqi


Pra, Data e 17 Janarit, është data e ngritjes dhe ngjitjes n'Panteon të Kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, njëherit mbrojtës i qytetërimit euro-perëndimor nga hordhitë e sulltanëve osmanlinj.


Prishtinë, 17 janar - Shqiptarët e Kosovës  , sot kanë përkujtuar veprimtarët e shquar të lirisë së Kosovës Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, në 35 vjetorin e vrasjes së tyre nga regjimi ish-jugosllavë.

 Jusuf Gërvalla ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, që me dijet e gjithanshme, vizionin politik dhe vendosmërinë atdhetare, së bashku me Bardhoshin dhe Kadri Zekën, me përkushtim të pashoq arritën të ngritin nivelin e organizimit dhe unifikimit të veprimtarëve shqiptarë në kuadër të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës.

“Aktiviteti dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Jusuf Gërvallës dhe bashkëveprimtarëve të tij, pati ndikim vendimtar në dinamizimin e tërësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare kundër regjimit ish-jugosllavë, duke mobilizuar elitën intelektuale dhe masat e gjëra të popullsisë, dhe duke rritur besimin në triumfin e pashmangshëm të vullnetit të popullit të Kosovës!

Vrasja e Jusufit, Kadrisë dhe Bardhoshit më 17 Janar 1982, ishte një goditje e rëndë për lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës, por ata u shndërruan në prijës shpirtërorë të kauzës për lirinë e Kosovës, duke trasuar rrugën e qartë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.


Ushtarit të atdheut, Jusuf Gërvalla dhe bashkëudhëtarëve të tij - dëshmorëve të kauzës sonë nacionale për liri, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka.

Si dhe dita e atenatit ndaj atdhetarit & luftëtarit të lirisë, heroit të Kosovës, z. Smajl Hajdaraj!

Kastrioti dhe sindromi "Hamzai" nder shekuj tek shqiptarët:

Gjergj Kastrioti -Skenderbeu vdiq natyrshëm, edhe pse ishte përballur fort dhe fuqishëm me shpatë & penë, me armikun osmanlinj, si dhe tradhtinë e Hamza Kastriotit.

Jusufi, Bardhi e Kadriu, e luftuan armikun shekullor serbosllavë me penë, pa e prek ëndrrën që t'luftojnë edhe me pushkë për lirinë e atdheut, ngase këtë ëndërr u'a ndaloi armiku, por me ndihmën e "Hamzait", pra të shqipfolëse plot gojën patritizëm e punët për armiqtë!

Smajli e luftoi armikun serbosllav, me pushkë dhe me penë, preku edhe ëndrrën e çlirimit dhe t'lirisë së Dardanisë Antike-Kosovës, por nuk e mbërriti pavarësinë e saj, ngase kësaj radhe, për dallim prej tjerëve, Smajli u vra nga "Hamzai", i cili ishte dhe është n'shërbim të armikut shekullor, serbo-sllavë!

Data e rënies së Jusufit, Bardhoshit, Kadriut dhe Smajlit, është datë e Janarit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Presidentit historik Akademik Prof.dr. Ibrahim Ukë Rugovës, deshmorëvetë lirisë: Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahit, Kolonel Tahir Zemaj dhe Komandantit & Deputetit Smajl Hjadaraj!

Kjo datë e shqiptarëve t'mëdhenj: GJergj  Kastrioti Skenderbeu , Jusuf,Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka  dhe  Smajl Hajdaraj është datë në Janarin mynxyrë të shqiptarëve, në janarin e përgjakur nga armiqtë tanë, t'përflakur nga rezistenca dhe t'gjakuar nga rëniet heroike n'alltarin e lirisë për t'mos vdekur kurrë.

Bashkë me humbjet dhe dhimbjet, janari i kobshëm për ne, mbarsë në vete; ideale dhe vepra për lirinë e kombit dhe t'atdheut të përcjellë nder vite e breza deri n'thellësinë shekujve.

17 Janari është ditë dhe datë devotshmerie, kushtrimi dhe heroizmi për t'mos u dorëzuar dhe nënshtruar kurr si komb dhe atdhe në luftë me pushtuesit shekullor, për kauzën e shënjtë dhe aspiratën nacionale.

Ata që me 17 janar atentatuan Jusuf Gërvallën , Bardhosh Gërvallën , Kadri Zekën dhe Smajl Hajdaraj , nuk i'a dolen dot t'ua vrasin namin dhe lavdinë, përkundrazi, heronjët jetojnë dhe mbijetojnë shekujt, derisa vrasësit janë dhe mbesin vdekatar n'sherbim të armikut.

Lavdi GJergj Kastriotit-Skenderbeut , vëllëzërve  JUsuf,Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Lavdi Heroit të pushkes dhe penës, Deputetit Smajl Hajdaraj.

Lavdi e përmotshme, përbotshme dhe e përjetëshme për t'gjithë të rënët e kombit n'alltarin e lirisë ndër shekuj!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët.

Vdiq të martën në moshën 73 vjeqare Akademik Prof.dr.Edi Shukriu

Edi Shukriu u lind në Prizren më 22 tetor 1950 nga prindërit Margarita (Gita) Mjeda-Shukriu dhe Muhamed Shukriu. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe. Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK, 2009-2012). Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-) dhe nënkryetare e saj (2009-), anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973). Ishte shkencëtare vizituese në Universitetin e Harvardit. Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj. Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-1998, 2002-2004), Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004). Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004 - 2013). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demonstratave të shumta të grave kundër regjimit serb. Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa nga viti 2013 anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve. - Çmimi letrar “Beqir Musliu”, Ars Clubi “Beqir Musliu” (2019). - Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanica”, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (2017). - Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën poetike "Nënqielli' (1990). - Çmimi “Gani Bobi” për librin shkencor "Dardania protourbane", Dukagjini, Pejë (1996). Vepra profesionale 2018 Ancient Kosova, Ministry of Culture, Youth and Sport (Museum of Kosova, Institute of Archaeology), Prishtina. 2018 Kosova Antike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Muzeu i Kosovës, Instituti Arkeologjik), Prishtinë (ribotim i plotësuar). 2017 Saint Prenda Church - Prizren, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina. 2017 Lindja e Lashtë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë. 2017 Istaknute albanske ẑene, Dea, Zagreb (Përkth. L. Koci). 2016 Studime për Dardaninë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë. 2014 Hynjesha Dardane, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë. 2012 Kisha e Shën Prendës - Prizren, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë. 2012 Distinguished Albanian Women, Dudaj, Tirana (Përkth. K. Imholz). 2011 Eminentne albanke, Plima, Ulcinj (Përkth. J. Nikolaidis). 2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Ministry of Education, Science and Technology, Prishtina. 2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë. 2000, 2003 Gra të shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë. 1996 Dardania protourbane, Dukagjini, Pejë (Çmimi “Gani Bobi”). 1995 Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e lashtë, Prishtinë. Libra poetikë 2014 Ungëshimë, Jeta e Re, Prishtinë. 2001 Përjetësi, Dukagjini, Pejë. 1990 Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës). 1985 Syri i natës, Rilindja, Prishtinë. 1980 Legjenda e Hasit, Naim Frashëri, Tiranë. 1978 Gjakim, Rilindja, Prishtinë. 1972 Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë. Drama / Romane 2015 Pasqyra e Thyer, Koha, Prishtinë (roman). 1998 Kësulëkuqja e rrokaqiellit, Prizren (dramë për fëmijë). 1992 Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinë (dramë). 1986 Kthimi i Euridikës, Rilindja, Prishtinë (dramë). Dokumentarë: 2010 Ulpiana antike - Ancient Ulpiana 1995 Prevent the war in Kosova Bashkautore 2010 “Premiers résultats des campagnes de fouilles à Ulpiana (2006-2008)“, Actes du V colloque international de Grenoble (8-11 octobre 2008) sur l’Illyrie méridionale et L’Epire dans l’antiquité, Volum I, Paris, 449-458. 1997 Kosova and other Albanians outside Albania. 1996 Kosova - The Hungry Future, Food Summit – Rome, Prishtina. 1995 Kosova - National Report, Women's IV World Conference, Bejing, Prishtina.

Shkencëtarët izraelitë gjetën aksidentalisht një kurë për kancerin.

Shkencëtarët izraelitë gjetën aksidentalisht një kurë për kancerin. Është një substancë që vret qelizat kancerogjene, por në të njëjtën kohë nuk dëmton qelizat e shëndetshme, siç ishte rasti me barnat e mëparshme. Shkencëtarët testuan ilaçe te minjtë për paralizën që ndodh pas një goditjeje dhe zbuluan aksidentalisht se ilaçi mund të shkatërrojë edhe qelizat e tumorit. “Nëse do të kërkonim një ilaç që mund ta bënte këtë, ndoshta do të na duhej shumë kohë. Rastësisht gjetëm thembrën e Akilit të kancerit malinj”, tha Prof. Malka Cohen-Armon, kreu i ekipit hulumtues nga Universiteti i Tel Avivit. Siç shpjegoi ajo, substanca shkatërron qelizat tumorale, por nuk është e dëmshme për qelizat e shëndetshme. “Tani ne mund të prodhojmë ilaçe që shkaktojnë dukshëm më pak dëm për pacientët. Një ilaç i tillë mund t'u jepet pacientëve në sasi më të mëdha, sepse nuk ka frikë se do të dëmtojë qelizat e shëndetshme', tha shkencëtari izraelit. Shkencëtarët izraelitë shpresojnë se ilaçi do të jetë i disponueshëm pas pesë vjetësh dhe se do të rafinohet në atë mënyrë që të mund të përdoret për të trajtuar lloje të ndryshme kanceri.

2023/01/15

Të dish të guxosh Isha me fat kur mora pjesë për herë të parë në Mitingun e përvitshëm mbarëshqiptar të Poezisë (i dyzetëekatërti) që zhvillohet në Gjakovë. Aty u njoha nga afër me shumë figura të letërsisë e të krijimtarisë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Shkëmbyem me dhjetra libra me njëri-tjetrin. Kur i kalova të gjitha në “sitë”, zgjodha për të filluar leximin e tyre me veprën frymëgjatë “GUXIM SHQIPTAR” (2008) të Flor Bruqit. U ngusha me autorin kryekreje tek MURI I DHEMBJES, ku ne homazhonim; si edhe në darkën përshëndetëse, kur grupit tonë nga Shqipëria, iu dha rasti të ishte në një tavolinë me Z. Kadrush Radogoshi, Abdullah Konushevski, Flori Bruqi, Kristaq Shabani, Agron Shele, Bora Balaj etj.786 Mbasi e përpiva librin e Bruqit, iu ktheva përsëri dhe mendova nëse mund të arrija të hidhja në letër diçka për të, ngase jo të gjithëve mund t‘ju bjerë në dorë libri i tij. Po kush është vetë autori i këtij botimi me 400 faqe, i cili studimet e larta i ka kryer në Prishtinë.Shoh biografinë artistike: me plot 25 vepra të volumshme si: romane, poezi, studime, hulumtime shkencore, historike etj. Një befasim i madh për mua, një zbulesë do të thosha dhe me mjaft punime të virgjërta. Ky libër për mua rangohet nga më të mirët në fushën e vet. Interesat e Flori Bruqit janë të gjera e të shumanshme dhe me një kohështrirje të madhe nëpër shekuj dhe jo rrallë me këndvështrime origjinale duke na kthjellur më tej disa nga njohuritë tona. * * * Le t‘i hedhim një vështrim lbrit të tij “GUXIM SHQIPTAR” ashtu sipërfaqësisht se për atë do të duheshin studime zanafillëse e të thella. E nis ai me lashtërinë e popullit tonë dhe pikërisht me Pirron e Epirit, i cili konsiderohet si strategu më i shquar i kohës së vet, që e thërrisnin “Shqiponjë”. Betejës disaditëshe të zhvilluar në Fushë Kosovë (1389), autori i lë mjaft vend në librin e tij stu dimor , e cila ishte më tepër një bashkim rajonal dhe assesi vetëm serb, siç mundohen të thonë sot grafomanët dhe politikanët dështakë, që fabrikojnë frazime të pavërteta (për të serbizuar këtë betejë). Sot ndoshta ka mjaft historikanë të tillë trumykur, të palogjiktë e trillanë dhe ndoshta të çmenduruar nga shkurtpamësia e tyre, të cilët janë gjithnjë gojëhapur, po se ç‘thonë, pak rëndësi ka për ta! Në këtë përplasje u shqua Milosh Kopiliqi, mbasi përveç trimërive të tjera, ai vrau Sulltan Muratin I, varrharruar, ndërsa për Miloshin tonë, shqiptarët këndojnë këngë dhe me veprën e tij vendasit mburren edhe sot e kësaj dite. Serbët, të mbështetur nga ustallarët dhe ndihmestarët e tyre epsharakë, e shfrytëzojnë aktin e tij për qëllimet e veta të mbrapshta, kinse për terrorizëm dhe krim të organizuar islamik. Ata, nga ana tjetër, duan të pronarizojnë çka s‘mund të pronarizohet, si praktikisht dhe me “studimet” e tyre xhelatore e ekstazore. Për perudhën skënderbejane dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, hero real dhe jo i legjendtë, ky kryeluftëtar, ky “poet i madh i politikës shqiptare” -siç shkruan Idro Montanelli, përimtohet shkurtazi këtu dhe çmohet jo vetëm si strateg e prijës i talentuar dhe gjenial, i cili i bëri ballë një superfuqie të kohës (duke shpëtuar Evropën), por edhe si një diplomat, administrator e organizator i zoti, që dinte të përfitonte nga situatat, se ndryshe nuk mund të rezistonte aq trimërisht për 25 vjet dhe të mbijetonte midis ujqërisë. Ai mbetet gjithashtu një humanist dhe iluminist i shquar, një rilindës evropian i klasit të parë. Me mjaft interes na duhet shkrimi për Napoleon Bonapartin për të cilin sot, sipas shumë studimtarëve seriozë, flitet përherë dhe më shumë për prejardhjen arbëreshe të tij dhe pikërisht nga një fshat i këtillë i Korsikës. Për këtë ia vlen të lexohet edhe libri i shkëlqyer “Enigma” e të madhit Robet d`Angely-t, i sjellë në shqip 10 vjet më parë nga prof. Xhevat Lloshi (“Toena”,1998), ku shprehet për prejardhjen “sigurisht shqiptare, dhe për ta thënë më me përpikëri shqiptare toske) të Napoleonit të madh. Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë “(tetor 1879-janar 1880)”, kthjellon këtu luftrat e mëdha të shqiptarëve, kur është fjala për tërësorinë dhe mbrojtjen e tokave të të parëve tanë në shekuj dhe ku spikatin Ali Pashe Gucia, Mic Sokoli, Sulejman Vokshi. Duhet vlerësuar si një shkrim mjaft i domosdoshëm në librin “Guxim shqiptar” i Flori Bruqit . Ishin kohë të arta, kur vepronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ishin kohë kur derdhej shumë gjak (i cili tanimë s`duhej të shkonte kot), kur kishte aq mllefosje e urrejtje dhe baltosje në shpirt ndaj një vendi që gjithsesi ka ditur të fqinjërojë me të gjithë. E si mund të strehosh kaq dashakeqësi për një popull kaq plagëshumë e dhembjemadh në histori! Me siguri disa studiuesve të huaj, gojëhelm e gjuhëgjatë, kritikanë të sëmurë, ju mungo-jnë frenat. Shileri shkruante:”Ndër gjërat më të shëmtuara në botë, më e shëmtuara është gjuha që shpif”. Po lëri të notojnë në netërinë e tyre! Veç dicka është më se e sigurtë:”Kush nuk shkon përpara, shkon mbrapa”- thoshte Gëtja. * * * Në kapitullin pasardhës “Antropologji”, në 12 fletë të mirëfillta shkencore, ndricohet nga kjo fushë shkrimi për Jakov Milaj (ky mik i ngushtë i Migjenit) dhe librin e tij “Raca shqiptare”, në dy botime: 1944,1997. Studimi i Milajt, ndonëse ai nuk ishte antropolog në profesion, ka vlera të mëdha, është burimor dhe zë vendin e gurqoshesë. Aty del mirëfilli rrënjësia e popullit shqiptar, gjenetikisht i përafërt, pa dallesa thelbësore në rrafshin fetar, gjeografik, krahinor etj. Ai u kundërvihet me të drejtë disa kalemxhinjve letërnxirës e shpifjanësh, të cilët duan të vërtetojnë me teoriçkat e tyre vjetërake e pabukse, të kundërtën për racën tonë të pastër dhe me prejardhje të veçantë si askund të ndonjë populli tjetër të Evropës. Është ky komb që ka nxjerrë aq shumë njerëz të mëdhenj e me mendjendriturí në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore; por ngandonjëherë jemi vetë ne shqiptarët që çuditërisht i minimizojmë vlerat e tyre e jo rrallë duke i zeruar fare ato! Në kapitullin e gjatë “Politikë” (në mbi 50 faqe) Flor Bruqi trajton tema mjaft të mprehta e të rëndësishme, ku e hap siparin me Arvanitasit, Çamërinë, Epirin e Veriut dhe gjendjen e sotme, ku i mëshon faktit të tejhidhur “sesi erdhi dhe u tkurr Epiri shqiptar,i nisur nga interesat e Fuqive të Mëdha dhe në dëmin tonë” –sic shprehet ai. Padrejtësitë nuk kanë të mbaruar ndaj këtij kombi fattragjik, të shumëvuajtur e heqkeq nëpër shekuj. Ja si shkruan romantiku i përbotshëm, poeti Bajron: “Nuk ka komb që të jetë parë nga fqinjët e vet me aq urrejtje dhe tmerr sesa shqiptarët”! E kush nuk e di se në fitoren e Pavarësisë së Greqisë (1829), që i parapriu kryengritja e vitit 1821, 90 për qind e tyre ishin arvanitas me prijës heronjtë legjendarë: Miauli, Xhavella, Kolokotroni, Bubulina Laskarina, Bocari, Aleksandër e Dhimitër Ipsilanti, Andruci, Karaiskaqi, Koleti, Vulgari,Kanari dhe sa të tjerë.!? Rreth 20 kryeministra në Greqi kanë qenë me prejardhje arvanitase dhe po kështu disa presidentë të saj. Djallëzia është pakufi dhe arrin deri aty sa të “argumentohet” ajo që s`mund të argumentohet, se kinse popullsia ortodokse në Shqipëri, ishte greke, kurse ajo myslimane-shqiptare, duke u grabitur nga grekët krahina të tëra mbas një hekatombe përbindshore, gjenocidi dhe eksodi masiv të egërsirtë dhe të paparë. “O Zot, ç`padrejtësi !”-thërret me të drejtë gjer në kupë të qiellit z. Bruqi. Si është e mundur të sillesh kështu me një popull, i cili është thinjëruar me pushkë në dorë për vete e për të tjerët ?! Si është e mundur të kesh hua për të shlyer dhe të kërkosh pjesë?! Po sa mirë që dinë të tellallisin! Përsa u përket përplasjeve dhe të drejtave midis shqiptarëve në shtetin maqedon dhe a ka një Intifadë (një term arab, e ashtuquajtura kryengritje violente kundër izraelitëve) të tillë në Maqedoni, autori korrektësisht mbështet të drejtat e njeriut, njëjtësinë, ruajtjen e traditave të shqiptarëve. Për heroin e demokracisë, Albin Kurtin, shpreh këtu nder, respekt e krenari, qysh nga Nju-Jorku akademiku i Akademisë së shkencave shqiptare-amerikane, prof.Namik Shehu, pikërisht më 12 Maj 2007.Është ky mjek i talentuar dhe pasionant e patriot (një nga recensorët e vëllimit “Guxim shqiptar”, i botuar përfund librit, me mbi 15 faqe), ku këtu kemi rastin të lexojmë në 5-6 faqe edhe një intervistë të goditur, ku jepet një tablo e gjerë e veprimtarisë së tij të madhe shkencore, pedagogjike e shkrimore duke merituar kësisoj mjaft tituj e grada të tilla akademike. Ai tashmë është në plot kuptimin e fjalës një personalitet i spikatur, për të cilin ne duhet të krenarohemi. Ritheksoj se për interesat e gjera e të gjithanshme të Flori Bruqit flet dhe shkrimi “Kryqëzata e tetë”, ku ai jep të dhëna gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Lindjen e Mesme mbas Luftës së tretë të Gjirit, ku ndesh lloj-lloj prapaskenash, që të vënë në mendime: lufta për interesa karburantesh dhe burimesh të mangëta ujore, probleme aq të ditës. Kapitulli “Spiunazh” është i ndarë në disa nëntituj: I pari bën fjalë për agjenturën greke që kryente masakra në dëm të popullit shqiptar dhe tjetri shtjellon agjentët, sidomos ata serbë, me ndikesë në Kosovë, veprimet e pashembullta të të cilëve janë të mirënjohura, sigurisht edhe nëpërmjet përfshirjes të mijra kosovarëve të lëkundur e bashkëpunëtorë me të huajin. Flori Bruqi na njeh më tej me veprimtarinë letrare të Gani Xhafollit, autor i mbi 20 librave, sidomos me poezi dhe romane( veçan atyre me emra të shkurtër “Po” e “Të dua”), të cilët janë vlerësuar me disa çmime letrare. Gjithashtu ai është përkthyer në disa gjuhë të huaja; premton mjaft në letërsinë tonë dhe botimet e mëpasme do t’a vërtetojnë patjetër këtë. Ndërsa Nehat S. Hoxha me profesion ekonomist, ka publikuar poezi,tregime dhe përkthime ( nga anglishtja sidomos dhe me një numër relativisht të madh, afro njëzet prej tyre). E shoqëron edhe këtë autor me një buqetë poezish, si ajo me titull “ Nojma e shqipes” ku nën të shkruan: “ I kushtohet shqipes aq të kamur nga bukuria dhe kaq të drobitur nga robëria” dhe dy të tjerat janë: “I mërguar në Atdhe” dhe “ Hëna në dritare” etj. Më tutje F. Bruqi në nëntitullin “Muxhahedinët si Goldon Boys” ftillëzon odisenë e udhëtimeve të vështirshme të Bernard-Henry-Levit, i cili në librat e tij, vërtet të veçantë në vlerat si në gjini dhe në atë përmbajtësore, homazhon për gazetarin Daniel Pearl, i ekzekutuar nga strukturat gjakësore të Al-Kedës. Ky u vra për të vërtetën që deshi të zbulonte dhe të shpaloste para botës, por e deshën më mirë të ishte vetëm një gojëmbyllës i përjetshëm! * * * Kapitulli i fundit është ai mbi Psikanalizën ( për të cilën kohët e fundit, kolegu im, neuropsikiatri i shquar Miltiadh Veveçka, nën një përkthim mjeshtëror na ka sjellë nga anglishtja librin “Themelet e Psikanalizës” të prof. dr. Çarls Bremerit. Vetë përkthyesi thekson se kjo disiplinë shkencore është si një kockë e fortë për t’u kapërdirë). Po ashtu z. Bruqi tërheq vëmendjen dhe për astrologjinë e erotikën. Pra Flori Bruqi e ka zgjeruar shumë diapazonin tematik duke na paraqitur me kompetencë edhe tema të tilla, të cilat jo të gjitha janë brenda sferës diturake e profesionale të tij. Dhe ja të bëjmë një vështrim të shkurtër: I lë vend figurës së mjekut neurolog me prejardhje çifute, kandidat të çmimit “Nobel” gjeniut Zigmund Froid-it (Sigmund Freud-it), i nismësit, themeltarit të psikanalizës dhe të psikoterapisë së vërtetë. Le të përmendim p.sh. vetëm librin e tij “Shpjegimi i ëndrrës”, (1900) që mund të themi pa drojë se ka revolucionalizuar shkencat psikonervore. “Një zbulesë e këtij lloji i jepet ndonjërit vetëm njëherë në jetë”-shkruan vetë Frojdi më 1931.Shih për këtë përkthimin “Themelet e Psikanalizës të dr Çarls Brenerit, (përkthyer nga dr. i shkencave Militiadh Veveçka 2008, fq.189).” Po Horoskopi a duhet besuar? – pyet retorikisht F. Bruqi. Shkenca nuk ka si ta pranojë por as “argumenta” nuk gjen ta kundërshtojë. Në faqet e mëtejshme vazhdon me psikologjinë erotike, me disa terma e njohuri të nevojshme për çdo njeri të kulturuar e të qytetaruar, si dhe me 25 sëmundjet ngjitëse seksuale të njohura e të panjohura nga publiku i gjerë. Ai me këtë rast tërheq vëmendjen për rrezikshmërinë e tyre, por gjithsesi thekson se duhet konsultuar me mjekët përkatës specialistë:seksologë, dermatologë etj. * * * Guximi shqiptar është shprehje e trimërisë shqiptare, trashëguar brez pas brezi. Ta ruajmë e ta zhvillojmë këtë cilësi të rrallë të të parëve tanë, që akademi kishim jetën, luftën, kalitjen me vështirësitë, kulti i të cilëve ishte Atdheu, dëshira për ta parë vendin e shqiponjave të lirë e të pavaruar, fitore kjo që na i siguroi guximshëm Plaku i madh i Vlorës, simbloi i mëvetësisë së Shqipërisë, patrioti i shquar Ismail Qemali. “Guxim,-thotë një fjalë e urtë-është cilësia e parë njerëzore, sepse garanton gjithë të tjerat.” Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të përgëzoj guximtarin kokëplot Flori Bruqi dhe të shpresojmë se në të ardhmen, pa e konfuzionuar lexuesin, si ndonjë tjetër do të na dhurojë libra të këtillë kuptimthellë si “ GUXIMI SHQIPTAR” (2008), që pos të tjerave kur i mbaron ke dëshire t’u rikthehesh ngase ke mësuar shume prej tyre. Një libër i vëllimshëm nuk të lodh kurrë, kur ka tematikë të pasur dhe gjen mënyrën e bukur sesi i shtjellon. Është kjo arsyeja që Florit t’i dërgoj këtë telegram-urim a SMS. të thjeshtë: “Të lumtë dhe mos e lësho penën nga dora! Ec gjithmonë përpara! Falëminderit!” Le ta mbyll këtë parashtesë të këtij libri me një këshillë të Ismail Qemal Vlorës për të gjithë ne:”..... të punoni së bashku si vëllezër....! (Nga Dr. Izet Çuli,neuropsikatër dhe shkrimtar nga Shqipëria,Tirana Observer)

Nga forma elektronike te forma e shtypur

Libri "Guxim Shqiptar" i Flori Bruqit është një përzgjedhje, një seleksionim i punimeve më të mira elektronike, botuar në faqet e rrjetit (web sites), bas i të cilave qe dhe është autori dhe që tash i afrohen publikut lexues të përmbledhura në një vëllim më vete. Me një fjalë, libri është bërë që edhe publiku lexues, i pamësuar me botimet elektronike, të njihet me tema të ndryshme, që kanë gjetur një trajtim të gjerë e të denjë pikërisht në këtë formë.Pra, kemi një kalim nga forma elektronike te forma e shtypur. Nga temat e ndryshme historike, për seriozitetin dhe thellësinë e trajtimit, tërheq vëmendjen artikullit "Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë", sado që janë me interes edhe disa ide të hedhura për origjinën shqiptare të perandorit francez Napoleon Bonaparta. Një peshë jo të vogël ka kapitulli "Për Ramushin", në të cilin është përmbledhur intervista e z. Adem Demaçi me titull "'Dora e Zezë' e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës", artikulli i autorit "Hero në luftë - hero në paqe: Ramush Haradinaj", si dhe artikulli "Ramushi, viktimë e situatës (neo)koloniale". Megjithatë, pjesa qendrore e librit i kushtohet antropologjisë, në të vërtetë veprës "Raca shqiptare" të Jakov Milajt, ku edhe autori, pos mospajtimeve të hapura me disa autorë, jep dhe ndihmesën e vet në ndriçimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme. Në kapitullin "Politikë" kanë gjetur vend shumë tema aktuale, sikundër është çështja e pazgjidhur çame, çështja në ka 'intifadë' në Iliridë, frika që kanë udhëheqësit tanë nga kryetarii "Vetëvendosjes", Albin Kurti me titullin shumë domethënës"Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë", dy artikuj për mjekun e dëgjuar shqiptar, z. Namik Shehu etj. Një kapitull që do të zgjojë interesimin e lexuesve është pa dyshim "Spiunazhi", ku kanë gjetur vend artikujt "Agjenturat greke dhe Sigurimi i Fshehtë i Shtetit Shqiptar", " Kush janë agjentët me influencë në Kosovë" dhe "Aktivitetet kriminale të shtyra nga shërbimet sekrete armiqësore në Kosovë". Por, kapitulli më i gjerë dhe më i larmishëm është "Gjuhë & letërsi", ku hetohet edhe karakteri i ndjeshëm hulumtues i autorit, sidomos në portretizimin e figurës së Jusuf Gërvallës dhe vlerave të veprës së tij letrare; pastaj disa anë të panjohur të shkrimtarit tashmë të ndjerë, Mehmet Kajtazi etj. Janë me interes edhe artikujt për Kolec Traboinin, Rifat Kukajn, Kozeta Zylon, Gani Xhafollin, Nehat S. Hoxhën, si dhe një varg temash nga letërsia botërore. Libri mbyllet me kapitullin "Psikanalizë, astronomi dhe erotikë", ku trajtohen tema nga këta lëmenj interesantë të jetës njerëzore. Prof.Abdullah Konushevci,recensent I librit “Guxim shqiptar”(2008) Prishtinë, më 3 dhjetor 2007

Poeti I frymëzimeve Flori Bruqi

Pas një periudhe të gjatë kohore dhe pas luftës në Kosovë,si një sihariq i rrallë na vjen një vëllim i përmbledhur me shije të hollë dhe me një gamë të gjerë temash e disiplinash me larushi të begatë nga fushat e publicistikës, histories e historiografisë, diskursionit, shkencës, figurash krijuesish me rëndësi madhore nga letërsia shqiptare dhe ajo botërore; nga psikologjia, mjekësia, seksologjia; nga fusha e polemikave, artikuj të inteligjencës, të cilët do të frymëzojnë dhe pajisin lexuesin tonë me informacion të kamur, vështirë se do të mund të gjente lehtë një vëllim të vetëm, siç është ky. Poeti i frymëzimeve të "Zjarrit të Diellit" Flori Bruqi (1995), me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarnduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari, për të shfletuar një sasi njohurish dhe për t'i ofruar njeriut një sofër ushqimesh të sojit të vet. Është fare vetjake kjo përpjekje. Dhe kaq e devotshme: lexuesi mund të endet nga rrafshi në rrafsh të parapëlqyer sipas shijes që ka, dhe sipas kërkesës. Temat që janë shtruar kanë aq shumë të dhëna, sa nuk ka ndodhur ndonjëherë gjëkund në një libër të mëparshëm. Urojmë shëndet e sukses për një disiplinë kaq të pëlqyeshme dhe dobiprurëse për lexuesit tanë. Nehat S. Hoxha,redaktor I librit “Guxim shqiptar”(2008)

Libër që spikat me tematikën dhe gjerësinë njohëse të shumë fakteve e të vërtetash.

Akademik Prof.Naim Kelmendi Flori Bruqi me veprën "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj. Publicisti,shkrimtari,poeti Flori Bruqi na sjell në botën e librit shqip, për lexuesin tonë, veprën më të re nga pena e tij, "Guxim shqiptar", botim i 2008 në Prishtinë. Autor i më shumë se 25 veprave letrare e publicistike, por edhe fushash tjera, që kanë zgjuar interesimin e lexuesit por që kanë ngritur në shumë raste edhe reagime, polemika,kritika nga më të ndryshmet e nga më të ashprat, nëpër faqet e shtypit të kohës, etj, Flori Bruqi vjen para lexuesit sërish me një vepër të re, sa të çmuar, sa të lexuar, por edhe mjaft interesante për lëndën që përmban ky libër. Siç veçon redaktori i librit, poeti ynë i mirënjohur Nehat S. Hoxha, se:"Poeti i frymëzimeve të "Zjarrit të diellit",1995,me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari.", Flori Bruqi me librin "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj. Derisa recensenti, Akademik Prof. Dr. Namik Shehu, për librin "Guxim shqiptar" do të shprehet:".përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit,shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie,të zgjojë dhe të ringjallë tek ai:kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-iliriko-shqiptar.", autori i librit Flori Bruqi, ia ka arritur qëllimit në sajimin e një vepre me interes për publicistikën tonë, mbase edhe për shkencën shqiptare përgjithësisht. Do të përmendnim këtu, sidomos vështrimet si Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve; Napoleon Bonaparta dhe shqiptarët; Hero në luftë - hero në paqe, Ramush Haradinaj; Ramushi - viktimë e situatës (neo)koloniale; Jakov Milaj dhe raca shqiptare; Arvanitasit,Camëria,Epiri i Veriut dhe gjendja sot; Kush janë agjentët me influencë në Kosovë, dhe mjaft artikuj tjerë interesimesh e lëmenjsh të ndryshëm.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...