Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/27

Krueakademiku Mehmet Kraja i kundërpërgjigjet ASHAK-së: Marr përgjegjësinë për çdo shkronjë të tekstit


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i është kundërpërgjigjur Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut, pasi këta të fundit thanë se një tekst i analizës së publikuar nga Kraja po e dëmton imazhin e akademisë.

Kraja në përgjigjen e tij ka thënë se për analizën “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, merr përgjegjësi për çdo shkronjë të tekstit.

“Përkundër koncensusit të gjerë mes anëtarëve të Akademisë dhe mbështetjes nga anëtarët e Kryesisë, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, me qëllim të ruajtjes së institucionit, sot kam kërkuar nga shërbimet teknike që të vihet emri im në krye të tekstit analizës në ueb-faqen e Akademisë, që domethënë se unë marr përgjegjësinë për çdo shkronjë të këtij teksti”.

Azem Syla i reagon Mehmet Krajës: Pse o akademik Mehmet Kraja?

 


Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, sot ka reaguar ndaj një shkrimi të akademik Mehmet Krajës, të publikuar në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Syla ia bën një seri pyetjesh kreut të Akademisë, për shkrimin që fillimisht u publikua pa autor nga ASHAK, e që pas reagimeve, u tha se e kishte shkruar Mehmet Kraja.

Ish-komandanti thotë se shkrimi ngjante sikur të ishte shkruar nga Beogradi, ndërsa Krajës i thotë se UÇK-ja është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës.

“Pse o akademik Mehmet Kraja arrite deri atje sa të shfrytëzosh emrin e institucionit më të lartë shkencor të Kosovës – Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës – për të dhënë goditje kundër luftës dhe luftëtarëve? Çfarë zori të shtyu bre akademik?”, ka shkruar Syla mes tjerash.

Tutje, Syla ka pyetur Krajën se pse ka mendimin se askush nga udhëheqësit shqiptarë në gjithë hapësirën kombëtare nuk është i aftë të udhëheqë shqiptarët, nuk është i pastër të udhëheqë shqiptarët, nuk është i ditur të udhëheqë shqiptarët, nuk është me vizion të udhëheqë shqiptarët dhe ka shtuar duke u shprehur se Serbia nuk kthehet më.

Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Mehmet Krajës

 

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen os e shkarkimin e kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Kjo sipas historianëve për shkak se Kraja në emër të institucionit ka lëshuar një qëndrim tendencioz.

“Pas skandalit të kreut të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, edhe pas konstatimit të Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë, ai krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton, opinion i cili është tepër i dëmshëm dhe shumë tendencioz me titull: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.Ne, konsiderojmë së kur lëshohet një qëndrim i Akademisë së Shkencave, ai duhet të jete i qëndrueshëm, i punuar nga ekspertet me të mira të fushave të ndryshme dhe jo të lëshohet i niveleve gazetareske dhe amatoreske.”, thuhet në njoftim

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon që pas publikimit të këtij dokumente pa miratimin e organeve të Akademisë së Shkencave, kreu i saj duhet të jap dorëheqje.

“I kujtojmë kreut të Akademisë së Shkencave se ai për disa vite ka qenë edhe redaktor i revistës ushtarake “Narodna Armija”, e siç dihet nga e kaluara ata që kanë marrë pozita në institucionet e rëndësishëm shtetërore është dashur të kalojën nëpër filtra shtetërore.Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së nëse kreu i Akademisë së Shkencave, nuk jep dorëheqje, atëherë duhet të vihet në veprim Kuvendi i Akademisë së Shkencave, dhe të e shkarkoj nga detyra e kryetarit të Akademisë, Mehmet Krajen.”, përfundon reagimi.

Një analizë e botuar muajin që shkoi nga AShAK-u, që u debatua shumë nga opinioni e që po vazhdon ende të jetë në qendër të debatit.Sesioni i Shkencave Sociale në AShAK, ka theksuar se teksti i botuar në faqen zyrtare të AShAK-ut është tekst i Mehmet Krajës, kryetar i AShAK-ut, dhe i paautorizuar për publikim.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i është kundërpërgjigjur Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut, pasi këta të fundit thanë se një tekst i analizës së publikuar nga Kraja po e dëmton imazhin e akademisë.

Kraja në përgjigjen e tij ka thënë se për analizën “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, merr përgjegjësi për çdo shkronjë të tekstit.

Spiunët e kualifikuar

 



Shërbimet sekrete në vendet demokratike kanë një mangësi të madhe: ndonjëherë për të mirën e përgjithshme atyre u duhet të shkelin ligjin. Jo vetëm ligjet e vendit “armik”, por edhe ligjet e vendit të vet. Në të shumtën e rasteve kjo ndodh në të ashtuquajturat operacione sekrete, ku shkelen edhe ligjet, vendimet parlamentare apo edhe e drejta ndërkombëtare. Këtu bëhet fjalë për sabotazhe me motive politike, vrasje me porosi apo veprime që kanë të bëjnë me spiunazhin dhe analizën e të dhënave. Ndërkohë që shërbimet sekrete në vendet jo demokratike gjithësesi nuk i respektojnë ligjet apo mediat.
Aksionet e njohura sekrete
Një prej rasteve më të njohura është varsja me porosinë e Stalinit e Leo Trockit, në vitin 1940. Por operacionet sekrete pWrjetuan një bum në kohën e Luftës së Ftohtë. KGB-ja dhe shërbimet “vëllazërore” sekrete në Lindje i asgjësonin (edhe fizikisht) opozitat qytetare në shumë vende dhe instalonin qeveritë kukull të regjimit sovjetik, apo kanë vrarë disidentë si bullgarin Georgi Markov apo agjentin e dyfishtë rus Alexander Litvinenko. Por edhe shërbimet e kontrolluara nga një shtet ligjor, si CIA, kanë kryer shumë operacione sekrete: rënia e kryeministrit iranian Mossadegh apo e presidentit të Guatemalës Cosma, vrasja e Che Guevarës në Bolivi, atentatiet ndaj Castros në Kubë… Panama Papers na rikujton tani edhe aferën “Iran-Contra”. Më 1986 CIA dërgoi armë në Iran, ndonëse ky vend ishte nën embargo, për të liruar pengjet amerikane në Liban. Ka dërguar para edhe për të financuar kryengritjen kundër qeverisë së Nikaraguas.
Kjo aferë sqaron edhe pasojat e problemit kryesor të shërbimeve sekrete në shtetet demokratike: kur e shkelin shtetin juridik në operacionet sekrete, ato nuk mund të financohen nga mjetet buxhetore. Ndaj detyrohet që ato shfrytëzojnë burime alternative. Në një seri televizive të BBC, të bërë sipas romanit të John Le Carré (“The night manager”), CIA dhe MI6 bëjnë tregti ilegale në shkallë të gjerë me armë. Ky është vetëm roman, por rasti i fundit i Panama Papers tregon edhe mënyrën se si mund të funksionojnë këto gjëra.
Pa shërbime të vetfinancuara!
Shërbimet në vendet jo demokratike merren edhe me gjëra të tjera: shitjen e drogës, armëve dhe thyerjen e embargove apo vjedhjen e teknologjive – kështu ka qenë edhe në kohën e KGB-së të Stasi & Co. Këto përvoja janë një paralajmërim i mirë se si nuk duhet vepruar. Në veçanti sot, kur mund të ketë keqpërdorime në emër të pastrimit të parave nga burime të dyshimta apo në emër të luftës kundër terrorizmit. Spiunë, që veprojnë për llogari të vet, nuk i duhet asnjë shteti demokratik.

37 personalitete të fushës akademike në mbrojtje të Qosjes

 



Personalitete dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë reaguar dje publikisht ndaj sulmeve mediatike që kanë vijuar këto ditë të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kundër akademikut Rexhep Qosja. Në kumtesën e nënshkruar nga 31 personalitete në fushën akademikë shkruhet: “Publiku shqiptar është bërë këto ditë dëshmitar i një sulmi mediatik të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, kundër akademikut Rexhep Qosja, çka ka provokuar një debat dhe në rrjetet sociale, duke marrë trajta të ekzagjeruara, të papranueshme për kulturën e komunikimit intelektual. Si pjesë e komunitetit shkencor dhe kulturor shqiptar, nuk mund të mos shprehim keqardhjen tonë për degradimin e lirisë së shprehjes në një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale, që dalin nga korniza e një debati normal shkencor, me një gjuhë dhe fjalor të papajtueshëm me normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik. Ne gjykojmë se “debate” të tilla zhgënjejnë gjithë shqiptarët dhe zhvleftësojnë në sytë e publikut rolin e komunitetit shkencor në proceset e emancipimit dhe demokratizimit të shoqërisë shqiptare; se ato nuk u shërbejnë proceseve të integrimeve kombëtare, dhe nuk i përgjigjen kërkesës urdhëruese të kohës për bashkimin e gjithë institucioneve dhe forcave të gjalla të kombit për të përballur sfidat e mëdha që qëndrojnë përpara dy shteteve shqiptare dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, duke na paraqitur keq edhe në sy të botës. Duke qenë të hapur për një debat normal, që respekton lirinë e mendimit dhe të drejtën e kujtdo për të shprehur opinionin e vet, ne e shohim me shqetësim transferimin e gjuhës së urrejtjes e të përbaltjes nga politika në debatin shkencor intelektual, si dhe të frymës konfliktuale, që na përçan, në vend që të na bashkojë në këtë epokë të re integrimesh. Akuzat joparimore kundër personaliteteve të jetës sonë kombëtare dhe kulturore, nga çdo anë qoftë, nuk mund të jenë veçse një model i mjerimit intelektual, që nuk e meriton as klasa intelektuale, as publiku.”- shkruajnë akademikët. Deklarata e tyre mbyllet në fund me një skicë të shkurtër të veprimtarisë së akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.
Nënshkruesit
1. Akademik Arben Puto
2. Akademik Luan Omari
3. Prof. Dr. Rexhep Meidani
4. Akademik Jorgo Bulo
5. Akademik Besim Elezi
6. Akademike Floresha Dado
7. Akademik Petraq Petro
8. Akademik Muzafer Korkuti
9. Akademik Ethem Likaj
10. Akademik Salvator Bushati
11. Akademik Vasil Tole
12. Akademik Asoc. Anesti Kondili
13. Akademike Asoc. Efigjeni Kongjika
14. Akademik Asoc. Kosta Barjaba
15. Prof. Dr. Paskal Milo
16. Prof. Dr. Pëllumb Xhufi
17. Prof. Dr. Nasho Jorgaqi
18. Prof. Dr. Petrit Malaj
19. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi
20. Prof. Dr. Sabit Brokaj
21. Prof. Dr. Ago Nezha
22. Prof. Dr. Afërdita Onuzi
23. Prof. Dr. Enver Hysa
24. Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
25. Prof. Dr. Ali Xhiku
26. Prof. Dr. Aleksandër Dhima
27. Prof. Dr. Zana Shuteriqi
28. Prof. Dr. Klara Kodra
29. Prof. Dr. Hajri Shehu
30. Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi
31. Dr. Moikom Zeqo
32. Dr. Ndue Zef Toma
33. Daut Gumeni
34. Limos Dizdari
35. Skënder Minxhozi
36. Agim Mero
37. Shpëtim Çuçka

Ka reaguar edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane nga New Yorku,Prishtina,Tirana dhe Shkupi Akademik Skender Kodra,PHD.

Arsim Buxhovi : Kraja i reagon Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka reaguar pas konstatimin nga ana e Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK rreth tekstit të analizës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, i cili theksoi se se teksti është i kryetarit të Akademisë, Mehmet Kraja, dhe i njëjti ishte i paautorizuar për publikim.

Kraja ka theksuar se lidhur me deklaratën e Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK rreth tekstit të analizës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” e sheh të nevojshme të ofroi disa sqarime.

Reagimi i plotë i Mehmet Krajës:

E para, si kryetar i ASHAK nuk jam në pozitë të imponoj, e as nuk kam imponuar asnjë sjellje arbitrare, përveç se kam kërkuar të shtohet aktiviteti i seksionit dhe të vendoset ligjshmëri për mbarëvajtjen e punëve në Akademi.

E dyta, lidhur me reagimin rreth analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, duhet të saktësoj se me datë 17 janar 2022, në mbledhjen e Kryesisë së Akademisë është diskutuar teksti i analizës dhe, mbështetur në procesverbalin e mbledhjes (nuk mund ta bëj publik pa vendim Kryesie, prandaj duhet ta parafrazoj) është diskutuar teksti i analizës dhe sipas radhës, janë shprehur këto qëndrime:

1. Justina Shiroka-Pula, nënkryetare, e përkrah si iniciativë dhe thotë se ia ka përcjellë kryetarit disa sugjerime;2. Luan Mulliqi, sekretar shkencor, e mbështet analizën dhe kërkon që ajo të publikohet menjëherë;

3. Sabri Hamiti, sekretar i seksionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, analizën e quan politike dhe shprehet i rezervuar për shpërndarjen e saj;

5. Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës, e përkrah iniciativën dhe analizën, duke sugjeruar që ajo të plotësohet me referenca;

6. Rauf Dhomi, sekretar i Seksionit të Arteve, e mbështet analizën dhe sugjeron që ajo të publikohet menjëherë;

7. Mehmet Kraja, kryetar, e mbështet analizën dhe publikimin e saj.


4. Gjylieta Mushkolaj, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, e përkrah iniciativën dhe analizën, duke sugjeruar që ajo të plotësohet me referenca;

 nuk kishte obligim statutor (për çfarëdo publikimi është kompetente Kryesia), me propozimin e kryetarit, Kryesia vendosi që teksti i analizës t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Akademisë dhe me mesazhin e bashkëlidhur iu kërkua anëtarëve që për vërejtjet eventuale të shprehen me shkrim në një afat prej 10 ditësh (24 janar 2022).

Nga të gjithë anëtarët e Akademisë (38 anëtarë), janë përgjigjur me shkrim dy anëtarë: akademik Isa Mustafa dhe anëtari korrespodent Arsim Bajrami.
Ndërkaq, gjatë publikimit në ueb-faqen e Akademisë, për ndonjë arsye teknike, mund të jetë shfaqur edhe versioni im i paredaktuar i tekstit, por së fundi në ueb qëndron teksti i përfundimtar, i autorizuar.

Në fund, edhe përkundër koncensusit të gjerë mes anëtarëve të Akademisë dhe mbështetjes nga anëtarët e Kryesisë, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, me qëllim të ruajtjes së institucionit, sot kam kërkuar nga shërbimet teknike që të vihet emri im në krye të tekstit analizës në ueb-faqen e Akademisë, që domethënë se unë marr përgjegjësinë për çdo shkronjë të këtij teksti.

Mehmet Kraja




SKANDAL: Akademia e Shkencave bën "shkencë", i promovon narrativën e LV-së dhe konspiracionet në analizën e saj

 


nga Mirlind Behluli

Si rrallëherë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar një analizë të gjatë me 39 faqe, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë. Ndonëse pa autor të përveçëm, analiza merret me marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke u përpjekur që të ofrojë një histori të përgjithshme, që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te situata më e re në veriun e Kosovës.Përveç pa autor, raporti i AShAK-ut nuk ka as fusnota dhe gjuha e përdorur shpesh është politikisht jokorrekte, duke i ngjarë më shumë një fletërrufeje sesa analizës së mirëfilltë. Për më shumë, dokumenti ka edhe gabime të shumta drejtshkrimore e çalime të fakteve, por edhe gjuhë paranojake e paragjykuese ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Partisë Socialiste e Partisë Demokratike të Shiqipërisë dhe fesë islame, transmeton Nacionale.

Në analizën e gjatë, institucioni më i lartë i shkencës dhe i arteve, që udhëhiqet nga akademik Mehmet Kraja, i cili e ka botuar analizën edhe në profilin e tij në Facebook, ka lëshuar akuza të shumta ndaj ish-pushteteve në Kosovë, duke i akuzuar ato për keqqeverisje, korrupsion e krim. Për më shumë, nëpërmjet një gjuhe aspak korrekte, AShAK-u e “godet” edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e akuzuar se e ka futur ndarjen e Kosovës në agjendë për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale. Në fakt, gjuha e përdorur nga AShAK-u përputhet me narrativën e LV-së kundrejt fenomeneve politike e shoqërore në Kosovë e në Ballkanin Perëndimor.

I titulluar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, në tekstin me 39 faqe, AShAK-u i komenton edhe SerbinëKishën OrtodokseBE-në, Planin e AhtisaritShqipërinëMaqedoninë e VeriutEdi RamënVetëvendosjenAli AhmetinBIK-unTurqinëfundamentalizmin islamik, Gjykatën Speciale e shumë çështje të tjera.

Për më tepër, AShAK-u e akuzon edhe shtetin e Kosovës se "pranoi" njohje të sponsorizuara të shtetësisë në mënyrë korruptive.

"Kosova bëri gabim të madh që pranoi njohje të sponsorizuara në mënyrë korruptive, sepse Serbia, po me korrupsion, njohjet e tilla i bëri pothuajse të papërdorshme etj." - thuhet në analizën e këtij institucioni.

Serbia, lufta, konteksti dhe miti

AShAK-u ka shkruar gjatë për përvojën e hidhur të shqiptarëve me pushtetet e ndryshme serbe. Institucioni i udhëhequr nga Kraja thekson se Serbia është e “përqendruar në gatishmërinë e saj për të rindezur një komflikt të ri me Kosovën”. AShAK-u vlerëson se Serbia është e interesuar për konflikt në Kosovë.

Në këtë rrethanë, nuk ka shumë rëndësi nëse do të ndodhte "çështja e tabelave" ose jo, nëse do të ndodhte ky "veprim provokues" i Kosovës, sepse Serbia do ta krijonte pa më të voglën mëdyshje një situatë të këtillë tensionimi, qoftë duke përdorur kalimet kufitare, zgjedhjet lokale, komunitetin serb në Kosovë, kishat serbe, pronat ose rrugën pranë Manastirit të Deçanit, apo diçka tjetër të kësaj natyre” – shkruan AShAK-u.

Tutje, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i rendit edhe synimet e Serbisë:

“Të gjitha kërcënimet e Serbisë, qoftë me retorikë nacionaliste apo me vringëllimë armësh, kanë synim të arrijnë disa efekte të njëhershme: i) t'i sigurojnë mbështetje në Serbi një klase politike nacionalistësh të korruptuar; ii) të krijojnë pasiguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në favor Rusisë dhe Kinës, në politikat e tyre kundër NATO-s dhe BE-së; iii) të nxisë elementin nacionalist serb në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë për destabilizim të shteteve përkatëse; iv) të shtrijë ndikimin e Serbisë në shtetet që dikur kanë qenë sferë e saj e interesit; v) të faktorizojë Serbinë në të gjitha agjendat ndërkombëtare, duke i siguruar asaj primatin e dhunshëm në krye të shteteve të Ballkanit Perëndimor” – theksohet në analizë.

Pasi shkruan disa faqe për kërcënimin e Serbisë, AShAK-u i futet një analizeje historike, duke e shpjeguar mitin serb mbi Kosovën dhe kontekstin e marrëdhënieve mes shqiptarëve e serbëve.

Goditja ndaj Hashim Thaçit

Institucioni më i lartë i shkencës dhe i arteve në Kosovë e ka komentuar edhe figurën e Thaçit, njëri nga politikanët më të rëndësishëm të Kosovës në dy dekadat e kaluara. Përveç akuzave për korrupsion e krim, AShAK-u ka dhënë edhe një interpretim krejtësisht konspiracionist e skandaloz.

Në nëntitullin “Ideja për ndarjen e Kosovës”, AShAK-u vlerëson se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe e dishepujve të saj më të spikatur, si Çubriloviqi dhe Qosiqi. Në një formë të tërthortë, AShAK-u e akuzon Thaçin se e "brendësoi" idenë serbe të ndarjes së Kosovës, duke shkruar se Thaçi, herë si kryeminsitër e herë si president, e futi “në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale”.

“Por, pas themelimit të Gjykatës Speciale më 1 shtator 2016 dhe pas përfshirjes në mandatin e saj të krimeve të kryera gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme, në dialogun me Serbinë dhe në raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkomëbtare, u krijua një rrethanë krejtësisht ndryshe: Hashim Thaçi, herë si kryeministër dhe herë si president, futi në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, qoftë duke bërë marrëveshje të fshehta me Serbinë, qoftë duke pretenduar një amnisti si “mirënjohje botërore”, për arritjet e tij në promovimin e paqes midis dy popujve” – shkruan AShAK-u, në një gjuhë që i ngjan shumë narracionit të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke e cilësuar si qeverisje autokratike, AShAK-u vlerëson se shumë “kancelari diplomatike perëndimore” u munduan ta zgjidhnin shpejt “çështjen e Kosovës”.

“Pra, pasi u kuptua se Thaçi mund të ishte objekt i Gjykatës Speciale, u intensifikuan edhe ecejaket emisarëve “diplomatikë”, të cilët filluan të lëviznin me një shpejtësi të jashtëzakonshme në prapaskenat e qendrave politike vendimmarrëse, pothuajse në të gjitha shtetet që mund të kishin ndikim në këtë zhvillim. Impenjimin e madh të Thaçit dhe natyrën e tij autokratike të sundimit në Kosovë, disa kancelari diplomatike perëndimore e panë si “mundësi të artë” për një zgjidhje të shpejtë të “çështjes së Kosovës”, kështu që në prapaskena i dhanë mbështetje idesë së tij, duke përdorur një frazë të këtillë: nëse palët pajtohen për një zgjidhje qoftë edhe përmes ndarjes, ne nuk kemi arsye të mos e mbështesim një zgjidhje të tillë” – shkruhet në analizën e AShAK-ut.

Fantazmagoria e fundamentalizmit islamik

Por AShAK-u e përçudnon edhe historinë rreth islamit dhe të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Në një fragment hyrës, te nëntitulli “Manipulimet me fundamentalizmin islamik”, AShAK-u shkruan se shqiptarët e krishterë u konvertuan në myslimanë me dhunë sistematike nga ana e Perandorisë Osmane.

Madje, në analizën e AShAK-it ka edhe gabime faktike, duke shkruar se kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi “përqafuan bektashizmin”, ndonëse ky sekt nuk është dominant për nga numri në trojet shqiptare. Në përgjithësi, myslimanët shqiptarë janë sunitë dhe një pjesë e tyre edhe anëtarë të tarikateve të ndryshme.

“Të paktë janë ata nga bashkësia ndërkombëtare që arrijnë të kuptojnë se rreth 98% e kosovarëve janë popullsi myslimane, jo pse ata e zgjodhën myslimanizmin si besim dhe bindje fetare të kohëve moderne, por nga një trashëgimi e kohëve të errëta të historisë. Konvertimi i kosovarëve nga të krishterë në myslimanë ka qenë një proces i gjatë i pushtimit, i detyrimit dhe i dhunës sistematike të Perandorisë Otomane, në njërën anë, kurse më anë tjetër ka ardhur si rezultat i luftës së gjatë mes kishës të Lindjes dhe të Perëndimit, të cilat shpesh i lanë besimtarët e tyre pa udhëheqës shpirtëror. Konvertimi i vonë dhe i paqëndrueshëm mund të ketë qenë një arsye, pse kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi përqafuan bektashizmin, si varianti më liberal i myslimanizmit” – vlerësohet në analizë.

Tutje, vlerësohet se Serbia ka synuar që të ofrojë një imazh aspak pozitiv të shqiptarëve në Perëndim, duke i shpërfaqur ata si fundamentalistë islamikë.

“Por edhe përkundër kësaj, që pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, Serbia filloi një propagandë intensive, duke afishuar para bashkësisë ndërkombëtare në të gjitha rastet, se popullsia e Kosovës përbëhej nga një popullsi myslimane e prapambetur dhe nga një shoqëri patriarkale e paarsimuar. Pamjet e Kosovës në televizionet jugosllave, por edhe në ato të huaja, veçmas ne "Euroneës", shoqëroheshin rregullisht me minaret e xhamive dhe me ezanin e hoxhallarëve në sfond. Kosova nuk kishte qenë kurrë aq fetare sa ç'donte ta paraqiste Serbia dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Me një insistim këmbëngulës dhe me një propagandë intensive shumëvjeçare, nga viti 1981 dhe më pas Serbia arriti që çështjet fetare në Kosovë t'i deformojë ndjeshëm, duke e instrumentalizuar fenë dhe besimin fetar në funksion të problemeve e pazgjidhura politike” – theksohet aty.

Sipas AShAK-ut, Serbia është munduar që ta paraqesë veten si “mbrojtëse të domosdoshme” të Evropës së krishterë nga fundamentalizmi islamik i Kosovës, Bosnjës dhe Sanxhakut.

“Por, në të vërtetë, Serbia nuk shërbeu asnjëherë si “mur mbrojtës" i Europës kundër fundamentalizmit islamik, por ajo e keqpërdori këtë paranojë të Europës së krishterë, duke futur në veprim shërbimet e saj sekrete, për të nxitur rrymat radikale islamike në Bosnjë dhe në Kosovë, në mënyrë që më pas ta përdorë veprimtarinë e tyre për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe të BE-së. Marrëveshja e Dejtonit për Bosnjën dhe "Pakoja e Ahtisarit" për Kosovën janë hartuar në atë mënyrë që nuk lejojnë funksionim normal të këtyre dy shteteve, teksa në prapavijë i japin Serbisë rolin e kujdestarit dhe të mbikëqyrësit, për të monitoruar islamizmin radikal, në një kohë që vetë Serbia këto prerogativa i keqpërdor për t'i bërë obstruksion dhe për të defunksionalizuar në çdo rrethanë jetën normale të vendeve të rajonit” – shkruhet në analizën e botuar më 23 nëntor të këtij viti.

Shqipëria, "Vetëvendosje"

AShAK-u merret edhe me Shqipërinë, më saktësisht me përkrahjen që Shqipëria zyrtare e shfaq ndaj “Ballkanit të Hapur” dhe “Mini-Schengenit”, të cilat ky institucion i cilëson si projekte serbe. Por aty ka edhe një gjuhë aspak korrekte ndaj Shqipërisë, duke akuzuar se shoqëria shqiptare është “shoqëri pa ideologji”, që ka recidivizëm ideologjik që shfaqet si refuzim ndaj Kosovës.

“Pavarësisht se shoqëria shqiptare gjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit është shoqëri pa ideologji, recidivizmi ideologjik herë pas here rishfaqet në disa forma: si nostalgji, si majtizëm, si lidhje klanesh, si dominim jugor, si refuzim ndaj Kosovës dhe, herë pas here, si lidhje e ngushtë botëkuptimore me sllavizmin dhe me proveniencën lindore… Partia Socialiste e Shqipërisë, por jo vetëm ajo, pothuajse rregullisht i kthen në agjendën e saj politike recidivizmat e vjetra antikosovare, sa herë që këtë e sheh të përshtatshme, për të larguar vëmendjen nga ndonjë krizë e brendshme politike. Këtë e ka bërë herë pas here edhe Partia Demokratike, për shkak të “djathizimit të majtë" të saj. Më anë tjetër, në Shqipëri tashmë është ngulitur ideja se Kosova paraqet pengesë të bezdisshme për idilin e marrëdhënieve miqësore me Serbinë dhe me shtetet” – shkruan AShAK-u.

Por AShAK-u e përmend edhe Lëvizjen "Vetëvendosje", të cilën e “paraqet” si rrezik ndaj “oligarkëve” të Shqipërisë.

“Por, mbi të gjitha, një "dalje emergjente" nga raporti sadopak i ngushtë Shqipëri- Kosovë, së fundi ka një prapavijë tjetër: evitimin me çdo kusht i ndikimit politik të Kosovës në Shqipëri. Nuk është vetëm ideja e bashkimit kombëtar ajo që e trondit klasën politike të Shqipërisë (bashkimi kombëtar për pikëpamjen e shumicës në Tiranë do të prishte balancën e brendshme veri-jug), siç supozohet ndonjëherë, por më shumë idetë e vendosjes së një pushteti të llogaridhënies, ashtu siç pretendon të jetë pushteti i "Vetëvendosjes” në Kosovë. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë përmbysje eventuale të pushtetit aktual në Tiranë, sepse shtrirja politike e “Vetëvendosjes” në Shqipëri është e papëpërfillshme, por me frikën e gjithë spektrit politik të Shqipërisë për një trend të mundshëm, i cili në një të ardhme të afër do të rrezikonte pasurinë kriminale dhe pozitën shoqërore të oligarkëve të Shqipërisë. Prandaj, para se të futet ky trend i ndëshkueshmërisë në Shqipëri, ndikimi politik i Kosovës duhet të neutralizohet maksimalisht dhe kjo mund të bëhet në një mënyrë më të përshtatshme përmes koalicioneve formale dhe joformale me Serbinë” – shkruhet tutje.

AShAK-u e kritikon edhe Ali Ahmetin, udhëheqësin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si përkrahës të ndarjes së Kosovës. Natyrisht, AShAK-u shkruan edhe për Gjykatën Speciale dhe politikat e BE-së ndaj Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...