2023-02-11
Vrasësi i protestës, protestuesve dhe djegësi i institucioneve
Vrasësi i protestës, protestuesve dhe djegësi i institucioneve nuk duhet lejuar të gërvishtë qoftë dhe një polic!
SHKRUAR NGA BESI BEKTESHI
Një ditë përpara protestës Seli Berisha ose njeriu i gjakut të protestuesve në 1996-të, të gjakut në protestat 1997-ta, të Grushtit të Shtetit dhe marrjes me dhunë e armë të institucioneve me 14 shtator 1998, njeriu i Gërdecit dhe vrasjes në Bulevard 21 janar të pafajshmeve, paralajmëron (jo drejtpërdrejtë) se do të rrëzojë shtetin me 11 shkurt. E dëgjojnë të gjithë, çfarë thotë, e dëgjojnë dhe përfaqësitë ndërkombëtare dhe vetë shteti i Ramës, por e lejojnë të trembë edhe një herë shqiptarët me dhunën si verbale dhe fizike të tij! Dikujt i leverdis në pushtet që ai të flasë në mënyrë të tillë. Ndryshe do ti ishin përgjigjur. Dikush në botën demokratike duhet të kishte reaguar për këtë gjuhë kriminale përpara një proteste që paralajmërohet e ashpër dhe mundësisht me gjak, por nuk po po flasin. Po pra pak ose aspak, deri në këtë kohë dreke të një dite më përpara kur unë po shkruaj artikullin. Duan që Berisha të bëjë “zararin” e rradhës dhe ta pësojnë shqiptarët si nga protestuesit dhe nga policia! Ta pësojnë mundësisht institucionet nga një i marrë që tërheq zvarrë turmat për të mbrojtur familjen e tij dhe krimin e tij bërë në tre ddekada që i ka bërë keq Shqipërisë akoma më shumë, se “dashuria” e tij e parë dhe e fundit politike ose PPSH dhe kryekrimineli Enver Hoxha! Ai është komunisti i fundit në Europë, që vazhdon të bëjë keq si një demon i një klike horrash dhe kriminelësh në vitet, kur është pranuar në partinë e tij staliniste! Në mënyrë kriminale thotë: Paralajmëron policinë që të mbajë qëndrimin korrekt. Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Imagjinoni çfarë thotë një njeri që ka vrarë protestues në bulevard. Njerëz që nuk po rezikon asgjë. Imagjinoni se çfarë ka në mend të bëjë sot me 11 shkurt!? Sigurisht që ju ka mbushur mendjen atyre që i shkojnë pas, që të bëjnë dhunë! Ka sigurisht dhe skenar të fshehtë! Si kur mori me sulm selinë e PD-së! Sigurisht që do tentojë dhe do të organizojë sulm ndaj policisë dhe pastaj të thotë se – policia po sulmon “protestuesit Berishkë paqësorë”! Që pastaj mundësisht të bëhet gjak dhe pastaj Berisha të djegë institucione – si përgjigje! Ky është skenari zakonshëm i Berishës dhe gjithmonë ka qenë ky skenar në mendjen e tij! A duhet të lejohet Berisha të gjakosë policë të shtetit dhe të djegë institucione e ndërtesa të shtetit? A duhet lejuar të përdorë skenare të fshehtë dhe të hapur për marrjen me dhunë të shtetit? A do të lejohet të përdorë njerëz provokatorë në turmë, që pastaj të thotë ishin të Shish apo Policisë apo të Ramës? A do të lejohet që skenari i tij të kthehet në një 97-të të dytë? Unë nuk besoj, por kam dhe dyshime në se dikush lart nuk është i qartë se çfarë bën Berisha dhe në se do që pikërisht ky skanar të hyjë në veprimin kriminal të Sali B! Berisha e di që nuk fiton zgjedhje, që nuk e merr demokrativisht shtetin. E di se dikur, por afër afër të jap llogari drejtësisë! Ai tashmë ka vetëm një rrugë - dhunën! A do ta lejojnë ta përdori? A do ti shkojnë pas dhe pjesa e kryesisë së partisë nën urdhërat e tij për të kryer revolucionin e tij kriminal antishtet dh anti demokraci? Do jua marrë mendja të bëjnë gjak? Do ta shikojmë sot. Por shteti ligjor dhe demokracia kudo qoftë ajo e strukur në këtë vend, nuk duhet ta lejojnë të bëjë krimin e fundit të tij. Nuk duhet ta lejojnë të gërvishtë një polic të vetëm!
SHKRIM Më SHKAS NGA GJON NEÇAJ :Albanofobia ballkanike
Edhe pas tre dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilat dëshmojnë rastet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishi konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq; një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë njëshekullore, e cila ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar here pas here të reagojë kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajon. Deklaratat e publicistit Nexhmedin Spahiut për kombin kosovar, tashmë të njohura dhe të diskutuara, kanë nxitur reagime. Kjo ngase Spahiu hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do të ndihmojë zhvillimin e teorisë së kombit. Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk duhet ngatërruar me etninë. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete ballkanike, por më e keqja është se kjo ndarje, jo vetëm që solli dobësimin e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, por depërtuan edhe politika dhe interesa të ndryshme, që çuan drejtë lodhjes së madhe shekullore, sepse shqiptarët mbetën të panënshtruar. Albanofobia e fqinjëve tanë është një reagim instiktiv, i krijuar për rreth 110 vjet, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Evropa po rirreshtohet, dhe gabimet Perëndimi ka filluar t’i përmirësojë. Ndonëse disa shtete të ish-Jugosllavisë po rimëkëmben, Maqedonia, e panjohur plotësisht si shtet, duke diskutuar edhe emrin e saj, po përballet me vetveten, duke arritur deri në konfrontime e luftë civile, siç ishte rasti i Kumanovës. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë,dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare,për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u parapri të këqijave të akumuluara mes veti dhe fqinjëve.
Sot protesta e PD, mijëra njerëz vijnë nga rrethet, policia rrethon Parlamentin
Berisha merr masa që të mos e godasin sërish me grusht, pajton kordon truprojash dhe regji private për protestën e sotme, ja akset rrugore ku do të ndalohen qarkullimi dhe parkimi, Kryeministria blindohet me veshje metalike
SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN
Berisha merr masa që të mos e godasin sërish me grusht, pajton
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i druhet një tjetër sulmi fizik në protestën e sotme. Në tubimin e 6 dhjetorit u qëllua me grusht në fytyrë dhe për këtë arsye, Berisha ka vendosur që transmetimi i protestës të jetë me regji qendrore, duke mos lejuar gazetarët që të jenë të pranishëm. Në incidentin e dhjetorit, agresori u kamuflua pas gazetarëve dhe si duket Berisha ka vendosur të marrë masa për të fshehur çdo lloj incidenti që mund të ndodhë. “Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë me regji. Mediat janë të lutura të qëndrojnë në shesh”, thuhet në njoftim e “Foltores”. Ndërkohë mësohet se Berisha ka shtuar numrin e truprojave dhe ka angazhuar Agron Kuliçin për të garantuar sigurinë e tij.
Masat e policisë
Ndërkohë Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1700 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë. Për të garantuar siguri do të angazhohen forcat e rendit të komisariateve, Forcat Shqiponja, FNSH dhe RENEA. Në rreshtin e parë do të vendosen forcat e Rendit, ku do të vendosen para Kryeministrisë, me të tërhequra do të qëndrojnë Shqiponjat dhe pastaj në rast agravimi të protestës, do ndërhyjnë Forcat Speciale. Në turmën e protestuesve do të jenë edhe punonjësit civil, të cilët do të raportojnë, për çdo incident të mundshëm. Kontrolle do të ketë edhe në hyrje të kryeqytetit për personat që mund të krijojnë probleme në tubim. Po ashtu është kërkuar edhe nga drejtoritë vendore që të shkëmbejmë informacione për kontrollin e makinave, pasi ka dyshime që mund të ketë lëndë piroteknike. Nga ana tjetër, edhe dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike.
Berisha: Rama kërkon të na asgjësojë, revolucioni do ta marrë përpara
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi “Foltorja” do matet me Edi Ramën me të gjitha format e mosbindjes civile". Ai kundërshtoi në mënyrë absolute faktin se PD do të bojkotojë zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjithashtu, Berisha paralajmëroi se opozita do të bëjë gjithçka kundër atyre që i cilësoi vrasës të pluralizmit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. “Ata që mendojnë këtë përsërisin një të pavërtetë. Ne do marrim pjesë në zgjedhje, por në mënyrë absolute do i bëjmë t’iu ziejë toka nën këmbë këtyre kriminelëve të pluralizmit”, deklaroi ai. Sakaq, ai u ndal edhe te skandali “McGonigal”. Ai tha se Rama përdori agjentin e FBI, me synim që të asgjësonte opozitën, ndërsa foli për dy skenarë. “Ju e dëgjoni! çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane, po merrem me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura, për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj që mos ta kenë rekrutuar. Ai duhet thënë se ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme. Ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, tragjike. Kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne të pamerituar, në të gjithë pro amerikan. Edi Rama ia doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati? Rezultati është ish-kryetari i PD peng. (Basha) Ai sot që ka dalë ky skandal nuk thotë asnjë fjalë, nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush. Nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij. Çdo kryeministër do të fitojë, por jo duke shtiru lëkurën. Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që e kam quajtur McGonigal me fustan. Skenari për marrjen peng të opozitës, pasi dështoi me shpalljen time non-grata, vazhdon me ndërhyrjen kriminale në përpjekjen për të mos regjistruar vendimin e Gjykatës në regjistrin ku regjistrohen partitë dhe shoqatat në çdo vend të lirë të botës”, u shpreh ai ndërsa kërcënoi Ramën. “Sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye krim. Kur deklaroi pasuri ai kishte 380 marka dhe 400 mijë lekë. Sigurisht që njerëzit janë të revoltuar dhe njerëzit mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit demokratik. Partia e krimit, e drogës, e gjenocidit, kërkon të asgjësojë PD. Nuk jemi më në 46-ën ne, ndaj jemi në këmbë për t’u përballur me të, për t’u përgjigjur me të gjitha mënyrat. Ne nuk falim kurrë liritë tona, të ardhmen e shqiptarëve”, nënvizoi Berisha.
Erozioni në bregdet dhe shqetësimi mjedisor, rasti i grykëderdhjes së lumit Erzen
SHKRUAR NGA DR. ADRIATIK BALLA
Erozioni në bregdet dhe shqetësimi mjedisor, rasti i
A është Shqipëria e përgatitur për t’i bërë ballë erozionit në bregdet? Kjo pyetje duket e dalë jashtë mode, por në të vërtetë Shqipëria ka probleme adekuate në këtë drejtim, pasi vija bregdetare e saj është e kërcënuar seriozisht si pasojë e tërheqjes alarmante të saj që shkon nga disa centimetër në disa metër në vit në bregdetin e ulët të Adriatikut. Sot pyetja shtrohet: Sa është ritmi vjetor i gërryerjeve në bregdetin shqiptar dhe cilat janë tendencat e abrazionit në bregdetin nga Buna në Vlorë? Natyrisht, ky ritëm është i ndryshëm në sektorë të ndryshëm. Duke krahasuar hartat topografike dhe imazhet satelitore, ne dalim në konkluzionin që sektorë të gjerë të bregdetit shqiptar po gërryhen me shpejtësi, duke sjellë një situatë alarmante për bizneset, për inxhinierët e ndërtimeve, për kompanitë turistike etj, e padyshim abrazioni është sot një shqetësim serioz kombëtar. Në këto dy imazhe satelitore, të vitit 2003 dhe 2022, për grykëderdhjen e Erzenit, duke përdorur jo vetëm distancat që i siguron vetë imazhi, por edhe koordinatat gjeografike për gjerësitë mesatare ku ndodhet Shqipëria, dallojmë qartë se grykëderdhja e Erzenit është “spostuar” në linjën JP-VL, ngjashëm me drejtimin e erozionit për afro 500 m, ndërsa gërryerjet shkojnë nga 70 deri në 180 m pingul me bregun. Tashmë, sektori ku ndodhet meandrimi i fundit ka shumë gjasë që këtë dimër (gjatë prurjeve maksimale) të këputet përfundimisht (kaptim lumor) e grykëderdhja e Erzenit të përfundojë më në veri për 500 metra të tjerë. Ritmi mesatar i gërryerjeve, për këtë sektor është 5-6 m/vit. Për të folur për shkaqet duhen faqe të tëra, pasi faktorët që ndikojnë janë të shumtë, sa natyrorë aq dhe antropogjenë. Për më tepër në këtë sektor të bregdetit, kur dihet që gjiri i Lalëzit ka vlerat më të larta të baticës në vendin tonë. Gjithsesi, ka faktorë natyrorë, por ka dhe faktorë antropogjenë. Ndër faktorët natyrore që ndikojnë në dinamikën e vijës bregdetare është rritja e përbotshme e nivelit të detit, tektonika aktive e strukturave gjeologjike të Albanideve, ndryshimet klimatike etj, por në dinamikën e vijës bregdetare të Shqipërisë më shumë ndikojnë faktorët antropogjenë, që kanë të bëjnë me ndërhyrjet në pellgjet ujëmbledhës të lumenjve, marrjen e rërës në vijën bregdetare për qëllime të ndryshme, shmangien e grykëderdhjeve në mënyrë artificiale, ndërtimet kaotike dhe jashtë kritereve përkatëse infrastrukturore, pengimin që u bëjnë digat e hidrocentraleve sedimenteve të lumenjve etj. Thënë ndryshe, për bregdetin shqiptar më shumë ndikojnë faktorët humanë që kanë të bëjnë me ndërhyrjen e pastudiuar të njeriut. Kështu, për Erzenin (dhe jo vetëm), erozioni në deltën e një lumi e në vetë grykëderdhjen e tij është dëshmi se ky fenomen në ditët e sotme është shqetësues. Rrezikohen të kthehen kënetat masive në Ultësirën Perëndimore dhe fatkeqësisht për mbrojtjen nga erozioni detar vendi ynë është krejtësisht i papërgatitur. Në momentin që flasim, kriza e plazheve në Shqipëri është evidente më së shumti në sektorë të gjerë të Semanit të vjetër, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të gjirit të Lalzit, e më së shumti në gjirin e Drinit, konkretisht në grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain, si dhe disa sektorë në Velipojë. Kuptohet, kjo është një temë mjaft e gjerë dhe e vështirë për t’u administruar në terren, për shkak të faktorëve të shumtë që hyjnë në veprim, por vende të ndryshme zbatojnë praktika të ndryshme të mbrojtjes nga erozioni. Pengesat me mure betoni dhe lëvizje të tilla kanë rezultuar të gabuara, ndërsa më efikase janë brezat e pishave, gjë që në bregdetin tonë janë dëmtuar së tepërmi. Sistemi rrënjor i bimëve nxit akumulimin e rërës dhe stabilitetin e vijës bregdetare, e në mjaft sektorë mbathjen e tij e avancimin në perëndim të vijës bregdetare. Në bregdetin shqiptar janë aplikuar pengesa pingule me vijës bregdetare por jo gjithmonë kanë qenë efikase. Problemi kryesor, siç e thamë më lart, dhe shkaktari themelor për ritmin e lartë të gërryerjeve në bregdet lidhet me marrjen e inerteve përgjatë shtretërve të lumenjve, ku si pasojë e zvogëlimit të masës akumulative përgjatë shtratit, prishen ekuilibrat natyrorë dhe materiali shkon për të kompensuar gropat që krijohen në prerjen gjatësore e tërthore të shtratit, rrjedhimisht veprimtarisë së valëve në bregdet i mungon ushqimi. Shqipëria duhet të mendojë, sa nuk është vonë, për këtë problem serioz, pasi vija e saj bregdetare po tërhiqet me shpejtësi në shumë sektorë të Adriatikut.
2023-02-09
Qeveria gjermane vendos të luftojë pornografinë me fëmijë në internet
Pas debateve të gjata kundërthënëse qeveria gjermane sot vendos mbi pikat më të rëndësishme për luftimin e pornografisë me fëmijë. Ligji për mediat do të ndryshohet, me qëllim që hyrja në faqen e internetit, ku pasqyrohet pornografia me fëmijë, të bëhet më i vështirë për masën e gjerë të përdoruesve.
Pornografia me fëmijë në internet është si droga, tha ministrja gjermane për Familjen, Ursula von der Leyen. Kush shikon diçka, ai dëshiron shpejt të shohë edhe më shumë. Dhe kjo pastaj çon në rrëmbimin, dhunimin dhe vrasjen e fëmijëve. Tani duhet vështirësuar së paku hyrja në faqen e internetit me pornografi fëmijësh duke i bllokuar këto faqe. Deputeti i Unionit Kristiansocial, CSU dhe ekspert për politikën e familjes, Johanes Singhammer, e konsideron këtë masë minimumin e asaj, që duhet të bëjë shteti për të mbrojtur fëmijët.
"Pornografia në internet nuk është shkëmbim i padëmshëm fotografish, ato janë kryesisht fotografi, ku është në lojë dhuna dhe ku kanë ndodhur zhvillime masive kriminale. Shteti duhet të veprojë dhe ai është në gjendje ta bëjë këtë."
Projektligji i ministrisë së familjes parashikon, që ofruesit e internetit në një marrëveshje të vullnetshme me Zyrën Federale të Kriminalistikës të marrin përsipër, që të ndalojnë faqet me përmbajtje pornografike me fëmijë. Me këtë liria e internetit nuk do të duhej të kufizohej, theksoi Singhammer.
Shoqata federale për ekonominë informatike, telekomunikacionin dhe mediat e reja, Bitkom, e përshëndet këtë iniciativö të ministrisë së familjes. Drejtori ekzekutiv i sipërmarrjes, dr. Bernard Rohleder, thotë që thjesht nga bllokimi i faqeve përkatëse të internetit nuk duhet pritur shumë.
"Ne themi që ndalimi i vebsajtit është një masë e mirë për të dy palët veçanërisht për ata, që rastësisht hyjnë në një faqe të tillë, që ndoshta kërkojnë faqe të tjera në internet e që të paktën nuk kërkojnë faqe me pornografi fëmijësh. Që këto njerëz të mbahen larg prej kësaj faqeje interneti. Por ne e dimë po ashtu se në rastin e pornografisë me fëmijë vetëm dy përqind e gjithë filmave dhe fotografive, që qarkullojnë, hyjnë në internet. Krejt pjesa, që mbetet, shkon nö rrugë shumë tradicionale."
Secilit, që hyn në këtë adresë www (World Wide Web) i del një faqe bosh, ose një shenjë stop, kështu që faqja nuk hapet dot, vetöm nqs di se si mund tö depërtohet.
Kush ka njohuri të mira, kush e di se si e depërtohet në një faqe të ndaluar dhe e mbulon adresën e vet, ai në të ardhmen nuk do të ketë asnjë vështirësi për të gjetur faqen e internetit me pornografi me fëmijë.
"Pjesën komerciale të pedofilisë, pra atë pjesë, për të cilën bëhet e gjitha, kundër së cilës angazhohet edhe qeveria gjermane, atë nuk do ta arrijmë dot. Këtu ekzistojnë rrjete të tjera, rrugë të tjera komunikimi dhe përhapjeje, që kryhen larg internetit. Ne themi se i bllokojmë faqet e internetit, por ne porosisim, që mos supozohet se me këtë çështja e pornografisë me fëmijë është zgjidhur."
Sipas vlerësimeve të ekspertëve nuk mund tö hyhet lirisht nö 90 për qind te faqeve të internetit pornografik me fëmijë. Ata ndodhen nö faqet e të ashtuquajturit rrjet "peer to peer", ku nuk hyjnë dot provajderët e internetit.
Pornografi artistike
Fabian Zhilla
Pornografia artistike është një formë e fshehur e ‘kurvërisë’ mediatike që i shitet shoqërisë nëpërmjet programeve të tipit “reality show”. Sipas fjalorit shqip “pornografi: është paraqitja hapur e organeve dhe e marrëdhënieve seksuale në filma, në revista etj.” Në kontekst të këtij shkrimi pornografia artistike është kur ajo prezantohet nëpërmjet programeve televizive si pjesë e një skenari dhe programi artistik. Ku paçka se programi në vetvete nuk është pornografi, kjo e fundit instrumentalizohet dhe ze një vend të rëndësishëm në program dhe madje është elementi më tërheqës i programit i cili kulturalisht dhe artistikisht është tërësisht i varfër.
Ato që mbeten nga ai program janë kryesisht veprimet dhe shfaqet erotike të aktorëve. Në këto dy vitet e fundit të tilla programe kanë ngërthyer televizionet kombëtare në vend duke zhvlerësuar programe dhe artin vërtet cilësor. Antivlera nëpërmjet seksualizmit të skajshëm të artit me ndihmën e mediave sociale po mund vlerën. Dhe kjo nuk shtrihet vetëm në art apo kulturë por dhe në marrëdhënien tonë me antivlerën dhe korrupsionin. Lufta kundër tij para se të jete politike është kulturore dhe ajo duhet të fillojë pikërisht nga këtu, kritika, bojkoti dhe refuzimi i këtyre formateve televizive anti-vlere të cilat stimulojnë korrupsionin dhe pse jo dhe krimin.
E çfarë janë të tilla programe? Ato janë kryesisht të formatit të “reality show” ku kinse e gjithë ngjarja e cila në vetvete është shumë e thjeshtë luhet nga ‘aktorë” jo profesionistë, të cilët vijnë nga rruga dhe të cilët pretendohet se luajnë vetveten, të pa kuruar dhe të pa trajnuar. E gjithë fabula është një thashethem për disa njerëz të panjohur të cilët tregojnë diçka nga jetët dhe karakteret e tyre. Deri këtu duket fare normale. Në kushtet e modernizmit dhe të emigracionit ku lidhjet familjare dhe shoqërorë janë në zgrip, njerëzve ju duhet mbushur koha më emisione të thjeshta, ju duhet një thashethem publik që të mbushin kohën. Kjo solli telenovelat të cilat deri diku e luanin këtë rol. Por tashmë duhej diçka më tërheqëse dhe më intensive, të prekshme. Dhe sigurisht u shpikën “reality show”.
Në Shqipërinë e viteve të fundit ato i gjejmë në formate banale ku fabula e programit është e seksualizuar maksimalisht ku mbizotërojnë të zhveshurit e veshur, muskujt, të sipërme dhe të poshtme të fryra, ku dominon botoksi dhe një farë horrllëku. Këtyre programeve ju duhen patjetër të rinj dhe të reja të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm që të tërheqin klikime. I gjithë formati fokusohet tek seksi, zhurma, zhveshja, intriga, erotizmi dhe tradhtia; kryesisht tek antivlerat. Të rinjtë nuk zgjidhen për vlera por lakuriqësinë e tyre.
Aktorët e këtyre formateve të cilët kryesisht bashkohen dhe ndahen pa mbaruar akoma programi televiziv, kthehen në “VIP-a” të cilët pasurojnë mediat e tyre sociale me mijëra ndjekës dhe më pas kthehen në marketues me para për biznese të ndryshme. Kjo ka krijuar një formë marketingu qesharak. Sheh p.sh. drejtues të të tilla emisioneve duke reklamuar një kompani e cila bën eksport e transport nga Kina. Dikush tjetër reklamon një dyqan sufllaqesh. Apo ndonjë syresh reklamon proteza dhëmbësh.
Sigurisht jeta publike e këtyre aktorëve me gjithë sforcon e mediave rozë zgjat shumë pak dhe ata konsumohen shumë shpejt. Por edhe ky lloj banaliteti do konsiderohej i pranueshëm në kontekstin e çmendurisë që ka prodhuar teknologjia dhe media sociale. Problemi është tek deformimi i indit moral të qytetarit të nesërm shqiptar. Problemi është tek inxhinieria sociale e këtyre programeve në lidhje me vetëdijen qytetare ndaj të keqes dhe qeverisjes së korruptuar. A mund të presësh që modele të tilla programesh të ndërgjegjësojnë një votues i cili do ti thotë jo korrupsionit dhe imoraliteti? Absolutisht jo. Pse?
Sepse formati i këtyre programeve bazohet tek tre komponent që do t’i duhej kujtdo qeverisjeje të korruptuar për të mbajtur nën kontroll shoqërinë e saj. Në fakt qeverisja është reflektimi i atyre që qeverisin. Pra të tilla programe televizive stimulojnë individë që nesër mund të korruptohen lehtësisht. Ata janë kryesisht analfabet funksional + pa skrupuj + anonimë. Të tillë individë janë të gatshëm të “kurvërojnë” publikisht dhe të shesin trupin e tyre për famë nga tutorët (lexo autorë regjisorë të këtyre programeve) të cilët duke përdorur platformat televizive dhe efektet speciale i bëjnë ata të famshëm dhe modele suksesi. Aktorët e këtyre programeve reklamohen në të gjitha mënyrat duke u kthyer në njerëz të rëndësishëm jo për vlerat e tyre por prej pseudo-famës dhe kjo orienton të rinjtë drejt modeleve të suksesit të korruptuara të promovuar nga këto programe.
Nëse deri dje ajo që shfaqej në këto televizione ishte turp, sot është turp të flasësh për turpin. Sot është turp të flasësh për korrupsionin, për incerneratorët, për non-grata, për tigrin dhe për luanin e radhës, sepse tashmë “kurvërimit politik” i është përgatitur terreni nga pornografia sociale nëpërmjet këtyre reality show. Eko e keq formimit që stimulojnë të tilla programe ka filluar të shfaqet që tani, dhe kjo jo vetëm si rezultat i këtyre programeve por dhe formateve të tjera mediatike. Kështu me varfërimin e muzikës, artit dhe kulturës shohim një rini e cila belbëzon shqip, e cila ka një gjuhë me fjalor shterp, me mungesa të theksuara të mendimit kritik, ku në vend të gjuhës flasin me organet gjenitale, ku mungesa e ndjeshmërisë është ulëritëse, ku morali është turp dhe të fituarit me djersë është çmenduri.
Pasi e kemi telendisur rininë në të gjitha drejtimet (qeverisje, edukim dhe kulturë) presim dhe kërkojmë prej saj të dalë dhe të protestojë ndaj të keqes. Në fakt duke ndjekur dhe konsumuar të tilla programe, ne kemi pranuar të paguajmë dhe të argëtohemi me shkatërrimin e fëmijëve tanë duke i kthyer ata në pornostarë social, dhe duke lejuar tutorët e këtyre programeve ti “kurvërojnë artistikisht”. Dhe pasi i kemi ndjekur këto programe nga fillimi në fund në mënyrë hipokrite, pyesim a kanë prindër këta të rinj, a kanë turp këta regjisorë programesh, a kanë cipë ato biznese që sponsorizojnë këto programe? Në fakt, duke i ndjekur të tilla programe në jemi fajtorët kryesorë që po i japim jetë një kanceri që do të na marrë frymën dhe do të na mundësojë mbretërimin e korrupsionit dhe krimit edhe për shumë kohë. E pra korrupsioni mund të luftohet edhe me pult ne dorë dhe kjo është kaq e thjesht por dhe kaq e vështirë.
Shënim i autorit: Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve “reality show” me mendimin se do gjente hapësirë në shtypin e shkruar kryesor. Isha gabim. Dy janë mundësitë ose unë nuk di të shkruaj ose autocensura në media është në nivele të frikshme. Në fakt shkrimi tërthorazi mbron median dhe artin cilësor. Unë po e sjell këtu ketë shkrim duke shpresuar sa ata që do ta pëlqejnë ta ndajnë në muret e tyre. Kjo edhe për ti dhënë një mësim ‘mediave të pa kallura’ dhe për t’iu thënë se ka akoma njerëz që janë kritik dhe si bëjnë dot hosana të keqes.
Seksualiteti dhe pornografia
Studimet më të avancuara kanë treguar se shumë pornografi bën që njerëzit të mërziten me të.
Personalisht, më tremb më shumë represioni seksual se sa pornografia. Kultura jonë ështëseksualisht represive. Njerëzit edhe pse të uritur seksualisht ekonsiderojnë seksin si legjitim vetëm brenda familjes. Dalja e seksit jashtë familjes është e papranuar për shumicën e opinioni shoqëror dhe kjo përbën shkakun kryesor tëkrimit në familje. Është bërë një studim në burgjet me kriminelët e krimeve seksuale në Amerikë . Këta kriminelë ishin më pak të ekspozuar ndaj pornografisë dhe seksit.
Ja dhe një konkluzion tjetër shkencor interesant: Burrat që nuk kanë parë deviacionet ose perversionet seksuale në pornografi- janë pjesa e burrave që reflektojnë më shumë injorancë dhe papjekuri seksuale. Burrat normalë që kanë parë këto deviacione reflektojnë një kuriozitet seksual të shëndetshëm.
Kam lexuar për një 25 vjeçar që kurrë në jetën e tij nuk kish njohur gëzimin që jep lëvizja e trupit me muzikën. Besimi i tij fondamentalist Baptist e konsideron kërcimin imoral. Ky djalë një ditë u dënua sepse masturboi në publik. Ky dhe raste të ngjashme me të burojnë jo nga aksesi për materiale seksuale, por nga restriksioni seksual. Shikoni ato raste të krimit seksual tek ne. Me ato janë të mbushura çdo ditë gazetat. Kush i bën këto krime? Kriminelë të seksit janë burrat seksualisht më injorantë dhe jo ata që shohin pornografi.
Sot, në jetën tonë ka edhe shumë shfaqje dhe kondita të tjera që pa frikë do t’i konsideroja lapërdhi. Ja vetëm pak prej tyre:
Ja vetëm pak prej tyre:
•Barqet e fryra nga tejngopja dhe barqet e fryra nga pangrënia të dyja janë fëlliqësi .
•Çmimi 1200 lekë për një kilogram mish, kur të ardhurat mujore janë nën 10,000 lekë dhe e ardhura ditore është 200 lekë, është pështirosje është turp.
•Një popull që vuan për dritë dhe ujë, kur politikanët kanë ç’të duan – është lapërdhi.
•Doktori që jep barna me shumicë nga ato që bëjnë dëm sepse merr përqindje nga farmacisti, ose bën një operacion që nuk duhet për para, ose kërkon aq para sa pacienti nuk i ka, është po njësoj turp
•Mësuesi që shet notën- është lapërdhar.
•Ata që marrin miliona lekë për të bërë punë shoqërisht të dobishme dhe ua fusin ato xhepave të tyre, janë të fëlliqur.
•Trotuaret e mbushura me lypsa të çdo moshe janë lapërdhi.
•Shkollat stalla, ku mësojnë fëmijë të dredhur nga të ftohtit, janë turp
•Kur politikanët me para të vjedhura pushojnë në vendet më luksoze të globit, ndërkohë që qytetarë të tjerë jetojnë në mizerie , kjo është lapërdhi.
•Kur kalon rrugëve të qytetit ose zbret nga makina luksoze dhe një djalë i ri i veshur me zhele nuk të thotë: “Zotëri doni të bleni këtë pikturë apo këtë video porno? “ por “ Zotëri, a dëshiron të blesh motrën time për sonte?”- Kjo është lapërdhi.
Në vlerësimin tim, zbulimi i trupit që përdridhet, fërkohet, pompohet, lëpihet dhe thithet në film, në pikturë dhe letërsi, zbehet kur krahasohet me këto paturpësi të mëdha.
SJELLJET QË GËRRYEJNË MARTESËN.
Sipas specialistëve, ata që dëshirojnë të kenë një martesë me jetë seksuale të kënaqshme, duhet të largojnë nga marrëdhëniet e tyre bashkëshortore disa sjellje që influencojnë negativisht. Këto sjellje që le t’i quajmë të këqija edhe pse mund t’u duken të vogla, janë të afta të shkatërrojnë tërësisht marrëdhënien martesore. Është në dorën tuaj ta shpëtoni martesën.
Të ndryshosh një sjellje të keqe, duhen shumë ditë, ndoshta muaj dhe vite të tëra. Por, të jeni të bindur, që martesa juaj nuk pret dot kaq gjatë.
Me këtë artikull dua t’u tregoj se edhe kur jeni të martuar, ndryshe nga ç’thonë disa që martesa wshtw zgjedhë, ju përsëri jeni njerëz të lirë.Largoni sjelljet e këqija që e prishin martesën dhe jeta juaj do të jetë e gjatë dhe e lumtur.
Tënjihengabimet dhe të bëhen përpjekje për t’i ndryshuar ato, është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Të mos njihen gabimet dhe të lejohet tëprishet martesa kjo ështëe papranueshme.
Cilat janë disa nga sjelljet egabuara ?
1- Ta lesh martesën pa seks.
Sipas një studimi të revistës amerikane “Newsweek”, rreth 15% deri20% e çifteve të martuara nuk bëjnë seks, ose bëjnë seks jo më shumë se dhjetë herë në vit. Është e kuptueshme se seksi nuk është gjithçka në një martesë, por ai është me siguri mënyra më e mirë për të ruajtur intimitetin midis dy të martuarve. Kur seksi në një marrëdhënie martesore bëhet një kujtim i largët, intimiteti është goditur rëndë. Marrëdhënia martesore është komplekse dhe seksi është llogaritur që zë rreth 12% të saj. Ky dymbëdhjetë përqindësh është esencial dhe pa të nuk mbahet dot marrëdhënia e shëndoshë martesore.
Në kulturën tonë seksualisht restriktive, ku seksi pranohet vetëm si atribut i martesës dhe vetëm brenda saj, pavarësisht ndryshimeve të nxituara që i janë bërë këtij koncepti në vitet e transicionit dhe për të cilat ndryshime jo pak njerëz paguajnë shtrenjtë, ta lësh martesën pa seks është sikur e asfikson atë.
Është e vërtetë se me kalimin e kohës problemet e shëndetit fizik siç janë ndryshimet hormonale të moshimit, ekspozimi ndaj stresantëve të ndryshëm, lodhja dhe faktorë të tjerë e prishin atë që njerëzit e quajnë“forma” që duhet për të bërë seks.
Por nuk duhet të harrojmë se veç këtyre, ka edhe disa probleme të tjera që e dëmtojnë shumë jetën seksuale të çiftit dhe ato varen nga vetë të martuarit. Ato kanëtë bëjnë me mënyrën se si bashkëshortët sillen me njeri-tjetrin dhe kjo nuk duhet harruar.
Që të jenë intimë dy njerëz duhet të ndjehen mirë me njeri tjetrin. Në qoftë se vazhdimisht zihen, kritikojnë dhe bëjnë vlerësime negative reciproke, ata kurrë nuk do të jenë të zotët t’i qëndrojmë afër njeri-tjetrit.
Të gjithë duhet të përpiqen të largojnë zemërimin dhe mërinënga marrëdhëniet bashkëshortore. Ta bëjnë këtë edhe kur ndjejnë se marrëdhënia është ftohur. Të gjithë duhet të mësojnë si të kalojnë me mençuringa zgjidhja e detyrave të vështira që imponon jeta e sotme, në “çamarokllëqet” e dhomës së gjumit.
Për të gjithë duhet të jetë e qartë se seksi në një marrëdhënie martesore disa vjeçare, ndryshon nga seksi në ato takimet e kohës së rinisë , ose seksi në muajin e mjaltit,ose kur ishin të sapomartuar. Të gjithë duhet të mësojnë si të shkojnë sa më me lehtësi atje ku duhet shkuar.
2- Të jesh një grua që e ke “lëshuar ” veten
Jeta vazhdon dhe gratë ngelen shtatzëna, lindin fëmijë, sëmuren, shtojnë në peshë dhe moshohen. Ato nuk janë më ato që ishin kur u takuan në fillim me partnerin tyre. Por, për fat të mirë, duke u thelluar dashuria, pamja e jashtme e humbet rëndësinë dhe bota e brendshme behet kryesorja. Atje përqendrohet vëmendjae bashkëshortit. Por edhe pse kjo është e vërtetë, u pëlqen ose nuk u pëlqen grave, ato duhet ta dinë se bashkëshorti akoma interesohet për pamjen tyre të tanishme, ashtu si edhe ato vetë dëshirojnë të jenë akoma tërheqëse për burrin e tyre.
Nuk besoj që grave do t’u dhembë,po qe se bëjnë pak më shumë përpjekje që të duken më tëmirapër dashnorin e tyre. Ndonjëherë vetëm fare pak ndryshim mund të lozë rol të madh. Të mos fillojnë nga punët e lodhshme, të shfryjnë e tëdjersitinmenjëherë sapo vijnë në shtëpi. Le të veshin një rrobe të lezetshme në vend që të veshin një leckë të vjetër. Le të provojnë të veshin në mbrëmje të mbrendëshmet më seksi që kanë blerë.Le të përpiqen të ushtrohen duke ecur, vrapuar ose të shkojnë në palestër disa herë në javë. Kjo gjë me pak kujdes do të inspirojë edhe burrin që të djersijë bashkë me ato.
Gratë duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi të bëjnë për të ruajtur tërheqjen e tyre fizike vitale. Kjo jo vetëm do t’i bëjë mirë marrëdhënies martesore,por do t’u përmirësojë shëndetin dhe do t’i bëjë të kenë më shumë besim tek vetia.3. Kur vlerësoni më shumë nga sa duhet familjarët .
Mos u jepni prindërve çdoinformacion që është privat për familjen tuaj ose që lidhet me burrin, me gruan dhe martesën. Mos qëndroni me prindërit sa ta teproni. Në qoftë se veproni ndryshe kjo ka shumë mundësi që ta dëmtojnë martesën, sepse burri ose gruaja do të ndjehet sikur në familje është në radhë të dytë..
Ka shumë njerëz që janë shumë të afërt me prindërit dhe motrat e vëllezërit e tyre. Në këtë rast është mirë të vendoset një kufi kur puna vjen për prioritetet. Kur dy njerëz martohen, ata fillojnë familjen e tyre dhe familja e tyre është e para. E para dhe më kryesorja për të gjithë është martesa e tyre. Nuk është mirë të kesh sekrete ose të “tradhtosh” bashkëshortin...qoftë edhe me familjen tënde.
Në se njeri nga partnerët është i dëshpëruar nga marrëdhëniet e bashkëshortit me familjen e tij, kjo do të thotë se ata vinë nga familje me stil jetese të ndryshëmdhe se këtu ka vend për bashkëbisedim me njeri-tjetrin. Ata duhet të bien dakord për shumë gjëra dhe shumë të tjera duhet t’i ndryshojnë
4. Kur kaloni shumë kohë në shoqëri, në punë dhe me qejfettuaja.
Është me shumë rëndësi të kesh jetën tënde dhe interesat e tua të veçanta nga të bashkëshortit. Por kur nuk kevendosur mirë prioritetet kjo mund të shkatërrojë martesën. Shpesh njerëzit i kanë miqtë dhe shokët si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga bashkëshorti i tyre. Ata kënaqen më shumë në punë dhe meqejfet e tyre. Pora kanë menduar ndonjëherë këta burra e gra se në këtë mënyrëe vënebashkëshortin në shkallë të dytë? Ai zëmërohet sepse dëshiron ta ketë pranë bashkëshorten ose bashkëshortin ..pa folur për frikën e “lëkundjes së anijes”. Duke vepruar kështu, ata nuk mendojnë dhe as dëshirojnë që bashkëshorti të ndjehet i huaj, i flakur ose i palidhur nga martesa. Por kjo ndodh vetiu edhe pse ai e ndjen se asgjë nuk ka më shumë rëndësi nga personi që ai do . Bashkëshortët duhet të bëjnë atë që ka sukses dhe suksesin në martesë e përcaktojnë të dy ...së bashku.
5. Kur nuk bëni kujdes për paratë.
Sipas një anketimi të vitit 2007 në PayPal, 37% e çifteve zihen me njeri-tjetrin më shumë për paratë, se sa për probleme të tjera (të shtëpisë dhe të marrëdhënies seksuale). Nga pjesëmarrësit në anketim 82% thanë se kanë bërë blerje fshehurazi bashkëshortit. Në qoftë senjë grua nuk i thotë burrit se bleu një këmishë të re, kjo mund të mos jetë një shqetësim për martesën, por të bësh blerje të mëdha ose prishje paresh të tjera të mëdha pa e ditur bashkëshorti kjo shqetëson.
Kjo jo vetëm do të shkaktojë zemërim dhe hidhërim, por zakoni i keq me paratë prish sigurinë për të ardhmen financiare të familjes. Martesa është partneritet në çdo kuptim të fjalës dhe partnerët duhet të bisedojnë lidhur me shpenzimin e parave, të llogarive bankare, të pagesës së faturave, të borxheve, të kursimeve dhetë investimeve- përpara se ato të bëhen.
Në qoftë se nuk bisedohet miqësisht për paratë dhe të merrenvendime të përbashkëta lidhur me to, martesa nuk i ka shanset të mira.
6. Kur nënvlerësoni “gjestet” e vogla.
Këto vogëlsira të jetës së përditshmee mbajnë intimitetin dhe romancën të gjallë. Por çiftet i harrojnë këto. Njerëzit duhet të përpiqen të shpërndajnë sa më shumë ëmbëlsi dhe mirësi rreth tyre..
Ta presin njeri-tjetrin kur hyn në shtëpi me një puthje. Kur njeri ngrihet të bëjë diçka ta pyesij tjetrin në se atij i duhet gjë. Ti bëjnë njeri-tjetrit surpriza me dhurata të vogla (nuk ka nevojë të jenë të shtrenjta). Të prekin krahun ose këmbën e njeri-tjetrit kur qëndrojnë krah më krah. T’i thonë faleminderit njeri-tjetrit kur njeri partner bën diçka për tjetrin, nuk ka rëndësi është gjë e madhe ose e vogël. Këto sjellje të ëmbla janë me shumë rëndësi pas shumë vitesh martese, po aq sa kishin rëndësi edhe vite më parë, kur ishte koha që ata bënin takime.
7. Kur kritikoni pafund.
Të gjesh gabime tek njerëzit, veçanërisht tek ai që do, është e lehtë. Po aqështë e lehtë edhe të sillesh pamëshirë e të kritikosh burrin ose gruan vazhdimisht.
Kur njeri nga bashkëshortët është subjekt i kriticizmit të vazhdueshëm nga bashkëshorti tjetër, padyshim që ai nuk do të ndjehet mirë dhe do të humbasë vetëbesimin.
Kritikuesi mund të mendojë se po sjell kujtime të kohëve të lumtura kur ishte pamartuar, ose mendon se bën kritika tëjustifikuara. Por ai nuk kupton se sa më shumë ta bezdisëbashkëshortin, aq më shumëdel nga zëmra e tij. Kjo do ta bëjë të kritikuarin nevrik, shpërthyes, arrogant. Në qoftë se ekziston vërtet ky cikël i kritikave pafund, ai duhet të ndërpritet sa më parë. Çifti duhet t’i japë fund këtij cikli duke e trajtuar bashkëshortin ose bashkëshorten si të barabartë. Në këtë çështje ka diçka që duhet theksuar e mbajtur parasysh. Të gjithë nuk e presin mirë kritikën, veçanërisht kur është gjatë gjithë kohës dhe pabaza. Por burrat e martuar e kanë të vështirë të pranojnë kritikat nga gratë që vetë i zgjodhën për t’u martuar.
8. Kur merrni rolin e viktimës.
Kur njeri nga bashkëshortët hiqet sikur nuk gabon kurrë, kjo e lodh bashkëshortin tjetër sepse faji gjithmonë do të mbetet tek ai. Askush nuk dëshiron të pranojë se është sjellë keq.
Për gjithkënd është e lehtë ta drejtojë gishtin e fajësimit tek dikush tjetër dhe të ndjehet mirë me veten e tij. Shumë njerëz e luajnë rolin e viktimës si një lloj mekanizmi psikologjik për vetë-kontrollin dhe e përdorin atë sa herë që ajo u përshtatet mirë.
Problemi është se kur njëri partner luan gjithmonë rolin e viktimës, tjetri ndjen sikur është vazhdimisht i ndëshkuar. Duhet ta dini se kjo është mënyra më shpejtë për ta detyruar partnerin të humbasë besimin dhe respektin për “viktimën”. Ai do të ndjejë sikur gjithçka bën,e bën keq me qëllim. E bën keq që të lëndojë partnerin, kur në fakt, kjo nuk është fare e vërtetë.
Është koha që gjithkush të rishikojë rolin e tij në kuadrin e problemeve me të cilat po përballet marrëdhënia. Gjithkush duhet të dijë të kërkojë falje dhe të bëjë ndryshimet e domosdoshme në kohën e përshtatshme. Sa po të heqij dorë ta quajë veten “viktimë”, ai do të ndjejëse është më pak i/e stresuar, më pak i/e zëmëruar dhe më pak kundërshtues... Edhe partneri tjetër do të ndjehet gjithashtu i lumtur.
9. Kur zemëroheni për gjëra të vogla.
Shumë herë, veçanërisht gratë, e bëjnë problem të madh një gjë që nuk ka fare rëndësi. Në një martesë, ku kaq shumë gjëra mund dhe do të shkojnë keq, partnerët duhet të zgjedhin se për çfarë duhet të zemërohen. Kështu, në qoftë se ai harroi të blejë të gjitha gjërat që ajoi tha, ose nuk çoi këpucët e saj për të rregulluar, këto nuk duan të thonë se ai nuk e do, nuk e respekton dhe nuk interesohet për të. Në se nuk dëshironi të krijoni probleme dhe dhimbje në martesën tuaj mendojini mirë situatat. Partnerëtduhet t’i marrin dhe t’i zgjidhinproblemet që u dalin mençurish,ndryshe ata do të jenë vazhdimisht në betejë. Kur diçka i bezdis, ata duhet të pyesin veten: Sa rëndësi ka kjo në të vërtetë?. A ka arsye ta vlerësoj këtë gjë kaq shumë?
Në se arrijnë në konkluzionin se nuk duhet të shkatërrojnë gjithçka, atëherë le të evitojnë armiqësitë dhe ta zgjidhin problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Të mësojnësi të “luftojnë për mirë”
10. Kur nuk përpiqeni për më mirë
Të diskutohet për mënyrën se si duhet të zgjidhet një problem kjo është një zakon i mirë. Nuk ka çift që nuk ka probleme dhe ndryshime mendimesh lidhur me buxhetine familjes, për problemet e fëmijëve dhe për përgjegjësi të tjera lidhur me shtëpinë dhe punën.
Por mënyra se si çifti vendos ti rregullojë këto ndryshimemund të jetë e dhimbshme dhe destruktive. Në se ata çuditensepsenuk kanë sukses në zgjidhjen e problemeve të tyrefamiljare, ta dinë se shkaku mund të jetë nga që ata nuk shkojnë drejt zgjidhjes me synime të mira.
Kur keni një moskuptim ndiqni këto rregulla :
-Mos synoni të provoni se ju keni të drejtë, përpiquni të zgjidhniproblemin
-Merrni gjithmonë në konsideratë edhe pikëpamjen e partnerit.
-Zgjidhini problemet një nga një, jo të gjitha menjëherë.
-Kur diskutoni për të zgjidhur një problem të ri, mos ngrini probleme të vjetra.
-Evitoni atakimet personale dhe kriticizmin e sëmurë.
-Hiqni dorë nga përdorimi i forcës, i taktikave për të fajësuar shokun dhe për ta kërcënuar me shantazh emocional.
Nuk ka marrëdhënie që të jetë perfekte dhe në një mënyre ose në një tjetër, të gjithë kanë konfrontime me ata që dashurojnë, me bashkëpunëtorët, ose mefqinjët. Konsideroini mosmarrëveshjet si një mënyrë, që me ton të respektuar, çdo njeri do të shprehëopinionin e tij dhe me kujdes do të respektojë mendimet e tjetrit, madje edhe atëherë kur ato duken se nuk janë të drejta.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.
Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...