Kur qyteti Stepanivka në rajonin jugor ukrainas të Hersonit u pushtua nga forcat ruse në fillim të marsit të kaluar, dhjetëra fëmijë në një jetimore lokale mbetën të bllokuar. Fillimisht, drejtori i jetimores, Volodymyr Sahaydak, tha se stafi shpresonte se do të mund të evakuoheshin në pjesë të shtetit të kontrolluara nga forcat ukrainase.“Por, shpresa shuhej çdo ditë që kalonte”, tha Sahaydak për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë. “Dhe pas pothuajse tre muajsh, ne e kuptuam se askush nuk mund të na nxirrte nga okupimi, veçmas pasi rusët nuk lejonin që këta fëmijë, në numra të tillë, të largoheshin”.Në atë kohë u bë e qartë se rusët po dërgonin mijëra fëmijë ukrainas në Krimenë e pushtuar nga Moska ose në Rusi. Sipas një raporti të publikuar më 14 shkurt nga Qendra për Hulumtime Humanitare e Universitetit Yale – që është pjesë e projektit për të drejtat e njeriut që mbështetet nga Departamenti amerikan i Shtetit – të paktën 6.000 fëmijë ukrainas ishin larguar nga territoret e pushtuara të Ukrainës, pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt 2022.Sipas raportit, aty bënin pjesë “jetimët dhe ata që ishin banorë të institucioneve shtetërore dhe ka të ngjarë që u shënjestruan për t’i dëbuar në territorin e Rusisë me qëllim të birësimit”.Veprime të tilla, u tha në raport, “mund të përbëjnë krime të mundshme lufte dhe në disa raste edhe krime kundër njerëzimit”.“Ne ishim nën okupim”, tha Sahaydak. “Ballë për ballë, pa financim, pa mbështetjen e Qeverisë, dhe ishte e rëndë. Sigurisht, ne e kuptonim se jeta jonë do të ishte e ndryshme në mënyrë radikale”.Të 53 fëmijët dhe adoleshentët që Sahaydak kishte nën përkujdesje, nga mosha 3 deri 18 vjeç, u detyruan që të fshiheshin.“Ne mund të ishim dërguar në Rusi”Në ditët e para të pushtimit, civilët u larguan nga zona, duke marrë me vete familjet e tyre dhe duke shkuar në vende të sigurta. Punëtorët e jetimores nuk bën përjashtim nga kjo dhe shpejt Sahaydak e gjeti veten vetëm me dy pjesëtarë të tjerë të stafit.Autoritetet pushtuese vendosën orë policore prej orës 17:00 dhe transporti publik u ndalua nga ora 15:00. Punëtorët që punonin zakonisht deri në orën 20.00 duhej të shkonin në shtëpi në orën 14:00, tha ai.“Përgjatë kësaj kohe, ne kemi jetuar një jetë konspirative”, kujtoi Sahaydak. “Fëmijët nuk mund të dilnin jashtë. Ne kishim në oborr të mbyllur… nuk mund të shihej nga rruga. Ne i lejonim fëmijët që të dilnin në grupe të vogla, për 15 minuta secili grup. Ata nuk mund të bërtisnin, qeshnin apo të vraponin vërdallë. Ata e dinin se nëse bënin zhurmë, mund të zbuloheshin”.
“Ata e kuptuan se mund të dërgoheshin që të gjithë në Rusi, prandaj u sollën mirë”, tha ai.Gradualisht, Sahaydak tha stafi i tij që kishte mbetur gjetën strehim për fëmijët në shtëpitë e familjeve që ende po qëndronin në zonat e pushtuara. Disa familje madje strehuan tre-katër fëmijë, duke vënë në rrezik edhe veten.Sahaydah tha se mësoi të përdorte Photoshop-in për të falsifikuar letrat dhe dokumentet, në mënyrë që të ndihmonte familjet që të kalonin pikat e kontrollit të ngritura nga autoritetet pushtuese.Gjatë verës, rusët shkuan në hetimore, jo për të marrë fëmijët, por për t’iu ofruar strehim.“Në qershor rusët na gjetën”, tha Sahaydak. “Ata e dinin se kishte një strehë për fëmijët. Ata kishin një problem pasi në vendbanimin e Novopetrivkës, që ishte në vijën e frontit, ata kishin gjetur një shkollë ku 15 fëmijë ishin strehuar në bodrum”.“Ushtarët rusë na i sollën ne ata fëmijë”, tha ai, duke treguar se fëmijët u transportuan me kamionë ushtarakë. “Ata ishin të frikësuar sepse kishin menduar se do t’i dërgonin në Rusi”.Nuk ka kthim?Fëmijët e rinj që erdhën qëndruan në jetimore për tre muaj, teksa autoritetet pushtuese në mënyrë periodike vinin për të parë gjendjen e tyre. Sahaydak nuk tentoi t’i fshihte sepse nëse rusët do të kryenin një bastisje, ka të ngjarë që do të zbulonin edhe fëmijët e tjerë.“Kur rusët nisën të largoheshin nga rajoni i Hersonit më 19 tetor, sigurisht se ata u kthyen për fëmijët”, tha ai. Ai tha se fëmijët u morën fillimisht dhe u dërguan në rajonin ukrainas të Krimesë – që është nën pushtimin rus – dhe më pas u dërguan në qytetin rus, Anapa.Pasi rusët u tërhoqën nga qyteti i Hersonit dhe pjesë të tjera të rajonit, përfshirë nga Stepanivka, jetimorja që udhëheq Sahaydak më në fund u evakuua në rajonin fqinj të Mikollajivit.Stepanivka, që gjendet në skajin veriperëndimor të qytetit, vazhdimisht granatohet. Ndërtesa ku gjendet jetimorja është dëmtuar nga një sulm rus më 11 dhjetor, një muaj pasi Ukraina rimori kontrollin e Hersonit, tha Sahaydak.“Ne nuk mund të kthehemi në qendrën tonë”, tha ai, “sepse Hersoni granatohet çdo ditë”
Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/02/19
2023/02/16
Prokuroria Speciale: Abazi do të merret në pyetje për rastin ‘Dehari’
Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e provave për rastin ‘Dehari’.Prokuroria thotë se ka dëgjuar më vëmendje deklaratën e Abazit gjatë konferencës së sotme për shtyp dhe i njëjti së shpejti do të intervistohet nga ta.“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”- thuhet në njoftim.
Deputeti Abazi gjatë një konference për media ka thënë se prokuroria duhet t’i kërkoj video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’.“Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për sqarim të rastit Dehari” – tha ai.Abazi hodhi dyshime se si është e mundur që në qeverisjen e LVV-së dhe një vend të monitoruar 24 orë nga kamerat, të zhduken mostrat e këtij rasti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas deklaratave të Haki Abazit: Duhet të jetë dëshmitar i rastit Adelina Ahmeti
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur para mediave në lidhje me deklaratat që ka dhënë sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.Haxhiu tha fillimisht se njoftimin për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e ka bërë ajo ndërsa shtoi edhe se ka dhënë deklaratë në organet e rendit për këtë çështje.Ministrja tha se menjëherë pasi ka kuptuar deklaratat ka kërkuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi që të njoftohet Prokuroria Speciale dhe Abazi të jetë dëshmitar i rastit të mostrave të Astrit Deharit.“Secili që ka informacione në raport me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, duhet së pari para se të dalë në konferencë për media të shkoj në Prokurri Speciale, madje nëse ka pasur informacione shtrohet pyetja se pse nuk ka njoftuar më herët”- tha Haxhiu para mediave.Tutje ajo shtoi se Abazi duhet për çdo gjë të njoftoj Prokurorinë Speciale për çdo provë në mënyrë që të mos përdor imunitetin prej deputeti.“Unë dhe zëvendësi im kemi dhënë deklaratata dhe dëshmitë tona për institucionet e drejtësisë, për të gjitha informacionet që kemi sepse siç e dini ky rast është njoftuar nga unë menjëherë pasi kemi marrë njoftim nga drejtoresha e laboratorit të toksikologjisë. Personat e parë që janë marrë në pyetje, janë personat që e kanë raportuar një rast të tillë, informacionet që i kam pasur janë pranë institucioneve por çdoherë do të jem e gatshme të i shërbej drejtësisë”- ka thënë tutje Haxhiu.Ajo përmendi edhe faktin se në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka kamera të sigurisë por që pamjet e tyre fshihen pas një kohe të shkurtë.Në anën tjetër në hapësirat e jashtme të IML-së qëndrojnë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.“Realisht është e pamundur që të verifikoj çka ka ndodh, sipas informatave që kam marrë pasi që jam njoftuar për vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit, i kemi pyetur për kamera, pjesa ku ruhen mostrat është pjesë që nuk ka qasje gjithkush janë realisht 3 persona që kanë qasje, por më kanë thënë që ekzistojnë kamerat por që fshihen shkurt”- tha ajo.Haxhiu përmendi edhe faktin se Komisioni Disiplinor pas rastit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit kishte suspenduar nga puna disa zyrtarë të IML-së, Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Këta siç thotë Haxhiu janë kthyer në punë dhe u është ndërprerë suspendimi me vendim të Komisionit të Ankesave.“Komisioni disiplinor i ka suspenduar nga detyra, drejtori i institutit që po ushtron detyrën ka qenë në komunikim me prokurorinë nëse ndonjë prej tyre dyshohet, njoftimet kanë qenë se ende nuk ka të dyshuar, prandaj edhe sapo të ketë do ta njoftojnë IML. Çka ka ndodhur është që komisioni i ankesave ua ka hequr masën e suspendimit”- përfundoi Haxhiu.Një muaj pas përvjetorit të gjashtë të vdekjes së Astrit Deharit, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu kishte dalë me një njoftim se mostrat e tij janë zhdukur nga IML.“Që nga tetori i vitit 2021 nuk kanë kontrolluar nëse janë mostrat, sepse kështu e kanë sistemin dhe tek dje në momentin qe e kanë bërë bartjen e tyre e kanë kuptuar që mungojnë” – tha Haxhiu në konferencë për media.Ministrja po ashtu kishte thënë se nuk ka dyshime se kjo është bërë me forcë.“Nuk ka thyerje të derës, nuk ka thyerje të vendit ky hynë çelësi, prandaj po them që dikush nga zyrtarët përgjegjës, janë përgjegjës për këtë” – kishte thënë ajo.Haxhiu tutje ka thënë se në hapësirën në të cilën ruhen mostrat kanë qasje vetëm tre persona.“Ky akt është vërejtur dje (7 dhjetor 2022) gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi”- tha tutje ministrja Haxhiu.Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme, deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi pretendoi se Prokuroria Speciale duhet të intervistoj Albulena Haxhiun, Albin Kurtin, Flutura Bajrami- Gogaj dhe Nalie Balajn për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.“Si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme, ne nuk mund të rrimë të heshtur përballë këtij procesi dhe duhet ta zbardhin këtë çështje. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë me kamera, dihet qartë se kush ka hyr tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë nën mostra tjetra dhe janë zhdukur”- shtoi Abazi.“Mendoj që Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihajlin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balan dhe Flutura Goga Bajrami” – shtoi ai.
Abazi zbulon ndodhinë me Armend Mujën në Shqipëri, për të cilën VV e futi në ‘Dosjen e Zezë’
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka rrëfyer shumë detaje të padëgjuara deri tash mbi atë që ka ndodhur brenda Vetëvendosjes dhe arsyen pse ai u përjashtua, gjë për të cilën ai akuzon kryetarin Albin Kurti dhe përmend edhe incizime edhe skandale.
Abazi në Dukagjin tha në VV ekziston një “dosje” ku futen ata që partia, apo më konkretisht sipas tij, Mimoza Kusari Lila e Dejona Mihali, konsiderojnë se kanë vepruar kundër subjektit.
“Dhjetëra deputetë janë dërguar në Kryesi dhe listu nga zonja Kusari që kinse këta deputetë nuk do ta votojnë buxhetin. Ose rasti për çështjen e Kodit Civil, unë s’mendoj që dimensioni i problemit ka qenë aq i madh sa është bërë nga shefja e Grupit Parlamentar”, thotë ai.
Muja tregon për një ngjarje në Shqipëri, ku i përfshirë ishte Armend Muja, e cila sipas tij u hiperbolizua nga partia, dhe ai u fut në “dosjen” e zyrtarëve “të padisiplinuar”.
“Kurti ka nxjerrë një dosje dhe brenda dosjes së bërë nga Dejona Mihali e Mimoza Kusari, Kurti më thoshte se s’ke qenë këtu kur është votuar buxheti dhe trillime të pafundme nga zonja Kusari. Shembull, një diskutim kot me Armend Mujën në një vizitë në Shqipëri, me ç’rast ndodhi një situatë e mosrespektimit të protokollit ndërmjet zonjës Kodheli dhe Armend Mujës, dhe që më vonë u konsiderua si kundërshti e imja ndaj Armend Mujës”, tha Abazi.
“Zoti Muja merr fjalën pa ju dhënë, teksa zonja Kodheli tentoi të mos e lë të vazhdojë sepse nuk ishte radha e tij. Unë kur mora fjalën thashë që në Kosovë “shtëpia është e zotit dhe e mysafirit”. Mbi këtë, zoti Muja vazhdoi fjalën. Kjo u mor, u ekzagjerua e përfundoi në dosjen e Kurtit”, rrëfen tutje Abazi.
Abazi zbulon ndodhinë me Armend Mujën në Shqipëri, për të cilën VV e futi në ‘Dosjen e Zezë’
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka rrëfyer shumë detaje të padëgjuara deri tash mbi atë që ka ndodhur brenda Vetëvendosjes dhe arsyen pse ai u përjashtua, gjë për të cilën ai akuzon kryetarin Albin Kurti dhe përmend edhe incizime edhe skandale.
Abazi në Dukagjin tha në VV ekziston një “dosje” ku futen ata që partia, apo më konkretisht sipas tij, Mimoza Kusari Lila e Dejona Mihali, konsiderojnë se kanë vepruar kundër subjektit.
“Dhjetëra deputetë janë dërguar në Kryesi dhe listu nga zonja Kusari që kinse këta deputetë nuk do ta votojnë buxhetin. Ose rasti për çështjen e Kodit Civil, unë s’mendoj që dimensioni i problemit ka qenë aq i madh sa është bërë nga shefja e Grupit Parlamentar”, thotë ai.
Muja tregon për një ngjarje në Shqipëri, ku i përfshirë ishte Armend Muja, e cila sipas tij u hiperbolizua nga partia, dhe ai u fut në “dosjen” e zyrtarëve “të padisiplinuar”.
“Kurti ka nxjerrë një dosje dhe brenda dosjes së bërë nga Dejona Mihali e Mimoza Kusari, Kurti më thoshte se s’ke qenë këtu kur është votuar buxheti dhe trillime të pafundme nga zonja Kusari. Shembull, një diskutim kot me Armend Mujën në një vizitë në Shqipëri, me ç’rast ndodhi një situatë e mosrespektimit të protokollit ndërmjet zonjës Kodheli dhe Armend Mujës, dhe që më vonë u konsiderua si kundërshti e imja ndaj Armend Mujës”, tha Abazi.
“Zoti Muja merr fjalën pa ju dhënë, teksa zonja Kodheli tentoi të mos e lë të vazhdojë sepse nuk ishte radha e tij. Unë kur mora fjalën thashë që në Kosovë “shtëpia është e zotit dhe e mysafirit”. Mbi këtë, zoti Muja vazhdoi fjalën. Kjo u mor, u ekzagjerua e përfundoi në dosjen e Kurtit”, rrëfen tutje Abazi.
Gorani: Vështirë të gëlltiten ato që tha Haki Abazi, por Prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund
Gazetari Dukagjin Gorani ka folur për akuzat e deputetit Haki Abazi lidhur me rastin e Astrit Deharit. Ai tha se për të është vështirë të gëlltiten ato që i tha Abazi në konferencën e sotme për media.
Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund.
Sipas tij, nëse nuk ka ndonjë përgjigje në ditët e ardhshme lidhur me këto pohime të Abazit, atëherë mundtë ketë një ‘dridhje serioze dhe politike në vend’.
“Për mua është vështirë e gëlltitishme, mirëpo pas deklarimit të Haki Abazit, unë mendoj që në ditët e ardhshme duhet të ketë përgjigje. Nëqoftese që nëse nuk ka përgjigje për këto pohime tek atëherë mundet me u shkaktu një dridhje serioze edhe politike në vend, meqenëse bëhet djalë për partinë në pushtet dhe mënyra e vetme për me qetsu opinionin publik është me zbardh deri në fund këto”.
Kujtojmë se sot Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit.
Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave të sigurisë dhe sipas tij dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.
“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund. IML është i monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”, tha Abazi në konferencën e thirrur nga vetë ai.
Krisja e raporteve me Kurtin, Haki Abazi tregon 4 arsyet, akuzon rëndë Mimoza Kusarin
Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka treguar sonte për pakënaqësitë e tij brenda partisë si dhe përplasjet me kryeministrin Kurti.
Ai në Rtv Dukagjini, ka treguar në mënyrë kronologjike krisjen e raportit të tij me Kurtin.
Abazi ka akuzuar sërish shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarin.
“Mendoj që kjo është gradacion i ngadalshëm i pozicioneve që i kam kuptuar në përfundim të zgjedhjeve të dyta. Përkundër asaj që kam menduar që angazhimi im ka qenë i drejtpërdrejtë dhe maksimal. Unë kam pasë biseda dhe tentime të bisedave me zotin Kurti për çështjet që mendoj që kanë pasë vlerë”, tha Abazi.
“Debati brenda Grupit Parlamentar ka zero vlerë. Të gjitha vendimet vijnë të kryera nga zonja Kusari. Qoftë për emërime në borde, të gjitha këto janë imponim dhe unë kam shpreh pakënaqësinë time në formën më profesionale të mundshme nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të funksionimit të partisë. Kjo në mënyrë graduale ka arritur kur jemi mospajtu për çështjen e zgjedhjeve lokale, dialogun, zgjedhjet e brendshme në VV dhe aspektet e zhvillimit ekonomik, sidomos në fushën e energjisë. Këto katër arsye kanë përbë idenë për përplasjet që ka shkuar deri atë që ka shkaktu këtë”, tha Abazi.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...