2023-02-20

Më 28 shkurt 2023 Prof.Dr.Sylë Tahirsylaj, shpallët Qytetar nderi i Komunës së Deçanit

 Më dtaën 28 shkurt 2023 Akademik Prof.dr.Sylë Tahirsylaj, shpallët nga Komuna e Deçanit ,Qytetar nderi.



                                          Bashkim Ramosaj 

Kryetari Komunës së Deçanit  zt. Bashkim  Ramosaj ,e shpall më dt.28 shkurt   2023  për qytetar nderi (ora 10:00) të komunës së Deçanit ,shkencëtarin kosovar , Akademik i AAAS-it Prof.dr.Sylë Tahirsylaj nga Prishtina.

Akademik Prof. Dr. Sylë Ramë Tahirsylaj



Akademik Prof. Dr. Sylë Ramë Tahirsylaj, u lind në Isniq të Deçanit, më 15 gusht 1949. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike e kreu në Prishtinë në vitin 1968. 

Studimet për fizikë i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976. 

Studimet pasuniversitare i filloi në Fakultetin e Fizikës Teknike të Universitetit e Beogradit, dhe i përfundoi për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Tezën e doktoratës e mbrojti në vitin 1996, në të njëjtin universitet, nga fusha e Fizikës së Atmosferës-Meteorologjisë fizike. 

Në vitin 1997 u punësua si pedagog i fizikës, në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë drejtor i Institutit hidrometeorologjik të Kosovës (1999- 2013), si dhe profesor i parë nga Kosova në Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO) dhe CIMO, etj.

 Pushtetarët serb, që ishin instaluar dhunshëm në Entin Meteorologjik të KSAK, e larguam profesorin dhe shkencëtarin Sylë Tahirsylajn me studiues tjerë që punonin në Entin Meteorologjikë të KSAK (1990). 

Pas largimit nga puna profesor Tahirsylaj u punësua në arsim si dhe i vazhdoi studimet pasuniversitare të fizikës në Tiranë. 

Pas pëtfundimit të luftës në vitin 1999, Sylë Tahirsylaj, kthehet dhe emërohet drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës ( IHM). 

Fill pas kthimit në IHM, për shkaqe dhe rrethana të panjohura digjet më qëllim i tërë dokumentacioni meteorologjik, i cili datonte nga Vjetari i parë i vitit 1925 e deri në çlirimin e tij nga pushtuesi serb në vitin 1999. 

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në tetor të vitit 2013 dha dorëheqje në favor të vazhdimit të punës akademike në Universitetin e Prishtinës. 

Si një ndër institucionet e para të Kosovës të rikrijuara pas luftës, IHMK nën drejtimin e Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj, ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të ri, duke kryer detyrat dhe përgjegjësitë ndaj institucioneve shtetërore dhe kërkesave të qytetarëve. Në ngritjen e sistemit të monitorimit, Sylë Tahirsylaj ka zhvilluar edhe rrjetin hidrometrik të Kosovës, që aktualisht ka 22 stacione që bëjnë matjen e nivelit dhe sasisë së ujërave, rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit  dhe pajisjen e laboratorit me mjetet më moderne për analizat e cilësisë së ujërave, tokës dhe ajrit. 

Falë profesor Tahirsylaj, është afirmuar puna shkencore në IHMK në skenën ndërkombëtare si dhe është bërë anëtarësimi i këtij institucion (IHMK-së) në Organizatat Ndërkombëtare të meteorologjisë, si dhe është bërë certifikimi i tij në "EUMETSTAT". 

Botimet:

Akademik Sulë Tahirsylaj ka botuar dhjeta punime në shumë revista më impakt faktorë ndërkombëtarë në literaturën anglosaksone ,si dhe në shumë vende të tjera të botës të cilat po i citojmë disa:


-Tahirsylaj S. Punimi; “desertacionit of protection against hail and hail clouds forming in Kosovo 1987-1990”, Tirana 1996.

 -Tahirsylaj S. “system and the effects of anti- hail protection in Kosovo”, Bulletin of the Faculty of Sciences in Tirana, 1997. -

“The impact of the Argjenit iodide in the of Mathematics and Natural Sciences” Tirana, 1999. 

-Tahirsylaj S. etc. State of Polarization of the ligh Pasing through two uniaxial crystal plates, Bulgarian Journal of Physics, Sofia, 2000.

 -Tahirsylaj S. “Menagment Resource water, Soil and aer in Kosovo. Bulletin of the World Organization of globalization issue of natural resources, Prague, 2002.

 -Tahirsylaj S. Shala A. "Natural environmental disturbances from 18 Sitnica River . 01 . until 21.02.2003", Dardanica Scence Pristina, 2003. -Tahirsylaj S. etc. Depedence of the Azimuth of the Eliptic on the Thickness of Plates, After the Pasing of the Linearly Polarozoid TW light through uniaxial Crystal Plane – Parallel Plates, sent to Japan edition, 2004.

 -Tahirsylaj S. Shala A. "Pollution of surface water by the Kosovo Basin (2000-2003)", Dardania scence number 4, Pristina, 2004. -

Tahirsylaj S. Shala A.. "Pollution of surface water in the basin of the White Drin April-August 2004", Published in the journal magazine "ACOUA" Miliniumi of Peja, 2004.

 -Avdullahu S. S. Tahirsylaj, Fejza I. A. Syla, "Water Resources in Kosovo" s Bilten of Balwois, Ohrid, 2004. 

-Syla A. J.Abraham. S.Tahirsylaj; Air pollution particles from suspenduarta in the Mitrovica region, technologists and Bulletin of Kosovo, Pristina - Kosovo, 2005. 

-Tahirsylaj S. Krasniqi Sh . "Monitoring of water resources in Kosovo", REC, Bulletin17, Pristina, 2005. 

-Tahirsylaj S, "The use of wind power and renewable sources like the sun in Kosovo" Bulletin of the Ministry of Energy and Mines, Pristina, 2005...

Akademiku Sylë Tahirsylaj është i dekoruar më shumë mirënjohje nga Institucionet edukativo –arsimore të Kosovës, si  Rektoratai i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë ,dy mirënjohje nga Lidhja e Studenteve nga Fakulteti Bujqësive dhe i Vetrinarisë, në Prishtinë  si dhe Lidhja e Studentëve i UP-së /2021/

 

Dhe krejt në fund Falenderojmë Asembleistet e Komunës së Deçanit si dhe vetë presidentin  e Komunës së Deçanit ,zt Bashkim Ramosaj, për ndërimin e zt.Sylë Tahirsylaj më titullin e lartë “ Qytetar Nderi i Komunës së  Deçanit”.



Flori Bruqi

2023-02-19

Politikani serb Nikola Sanduloviq kërcënohet pasi tha se duhet hetuar “lidhja mes Escobarit e Gjuriqit”




Shkruan Flori Bruqi

 Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka marrë kërcënime të shumta në rrjete sociale, pasi kishte shkruar në një postim në Twitter se autoritetet amerikane duhet hetuar lidhjen mes ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.




https://www.republika.rs/vesti/politika/414810/nikola-sandulovic-nezavisnost-kosova-aljbin-kurti


Në Twitter ka pasur kërcënime të shumta ndaj Sanduloviqit, përfshirë edhe kërcënime me vdekje.

Sanduloviq më 17 shkurt, në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, kishte marrë pjesë në homazhe në Prekaz, ndërsa kishte kërkuar falje për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë.

https://www.facebook.com/nikola.sandulovic.14/



Dear friends all over the world!
Because of my departure to Pristina, the apologies I sent to the Albanian victims by the villains from Serbia were constantly sending me messages on messenger with threats to my life and the life of my family. As a father, husband and head of the family, I answered these criminals in the same way, in their language because I believe I am obliged to protect my life and the lives of my loved ones. All these threatening messages were directed by a sick mind lunatic dictator who issued orders to his bots to provoke me to respond, to block my messenger so I wouldn't reply to the hundreds of messages of support I get non stop. The blocking of my replies on messenger will last for 7 days in addition to the fact that I have notified FB of the hate messages I received from various profiles. Write to me freely on my messenger and I will respond to urgent and important messages via my wife's messenger Bojana Milovanovic .



Does anyone else doubt the claims I made as a guest on RTK1 about the corrupt relationship between Gabriel Escobar and Aleksandar Vučić? Are such private photographs generally appropriate for any kind of diplomatic relations? Is this how Gabriel Escobar conducts a "fair" policy towards Kosovo and Albanians by seeking the impossible from the impossible, which is the formation of the ZSO without prior mutual recognition of Serbia and Kosovo?




 

Does this picture say more than a thousand words that I won't write here now? 20 years of Escobar's policies in the Balkans have led to the Balkans facing conflict because of his rosy and inaccurate reports he sent to the Department of State that made him justified in front of the Senate by Senator Bob Menendez? Is his more than close relationship with Aleksandar Vučić through this ridiculous Serbian "ambassador" the reason for Gabriel Escobar's outspoken threats to dismiss the legally elected Prime Minister of Kosovo Aljbin Kurti, if he refuses to sign the formation of the ZSO ?! Who is Escobar to threaten the dismissal of the legally elected Prime Minister of Kosovo in such an undiplomatic way in the name of America? Is the photo below the right response and reason for Escobar's uncontrolled behavior of corrupt character, or is it the reason of consuming a slightly larger dose of "something" that his US superiors still don't know he's been using?!
 
See original
 
Rate this translation
May be an image of 1 person and suit
176

BRUKA SRPSKOG OPOZICIONARA: Nikola Sandulović čestitao Kurtiju "nezavisnost" Kosova! (FOTO)



Politikani serb kërcënohet pasi tha se duhet hetuar “lidhja mes Escobarit e Gjuriqit”

 Sanduloviq më 17 shkurt, në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, kishte marrë pjesë në homazhe në Prekaz, ndërsa kishte kërkuar falje për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë.


 

Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka marrë kërcënime të shumta në rrjete sociale, pasi kishte shkruar në një postim në Twitter se autoritetet amerikane duhet hetuar lidhjen mes ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në Twitter ka pasur kërcënime të shumta ndaj Sanduloviqit, përfshirë edhe kërcënime me vdekje.

Sanduloviq më 17 shkurt, në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, kishte marrë pjesë në homazhe në Prekaz, ndërsa kishte kërkuar falje për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë.

 

Deklarata e Marko Gjuriqit nxit reagime në Kosovë, cilësohet si e rrezikshme

 


 

Reagime të shumta në Kosovë ka nxitur deklarata e ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se populli serb ndodhet në një situatë delikate në “hapësirën historike serbe”. Kjo deklaratë është cilësuar si e rrezikshme dhe se po aludohet në Serbinë e madhe.

Deklarata e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, se populli serb ndodhet në një situatë delikate në “hapësirën historike serbe”, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila, ia ka kujtuar Gjuriqit krimet që ka kryer Serbia në ish-Jugosllavi.

“Kujdes nga ujqërit që shtiren si dele, tipike e Marko Gjuriqit dhe e përfaqësueseve të tjerë të Serbisë. Jo vetëm që kanë nisur dhe i kanë humbur të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi, kanë vrarë mbi 130.000 njerëz, por ata ende kanë guximin që të kenë pretendime për ‘tokën serbe’. Kjo është Serbia ‘demokratike’ dhe ‘konstruktive’”, ka thënë ajo.

E ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i ka vlerësuar si të rrezikshme deklaratat e ambasadorit serb.

“Një person që njihet gjerësisht për thirrjet e tij qesharake ‘Aco-Srbine’, tani bën një thirrje të hapur për të mbrojtur botën serbe. Po aq e neveritshme dhe e rrezikshme”, ka thënë Qehaja

Reagim pati edhe nga këshilltarja politike e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja. Sipas saj, kjo është thirrje që i shkon përshtat projektit politik “Serbia e madhe”.

Marko Gjuriq në një konferencë të diasporës serbe në SHBA ka thënë se janë në një pikë kthese historike ku fati i popullit serb po vendoset.

Gjuriqi ka nxitur reagime edhe për një foto të publikuar me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka kërkuar nga autoritetet amerikane që të hetojnë marrëdhënien e Gjuriqit me Escobarin.

Kryeministri i KosovKurti takohet me Admiralin Munsch, thotë se Kosova është e gatshme t’ia kthejë të mirat NATO-s

 


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me admiralin Stuart B. Munsch – komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.





Kurti ka përmendur kontributin e NATO-s në parandalimin e gjenocidit në Kosovë gjatë këtij takimi. Po ashtu, Kurti ka shtuar se NATO është pjesë jetike e sigurisë në Kosovë derisa ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Kosovës në manovrën gjigande ushtarake të NATO-s “Defender Europe”




“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë. Siç diskutova me Admiralin Munsch, ne jemi gati të kthejmë të mirat. Edhe këtë vit Kosova do të jetë edhe një herë pjesëmarrëse dhe vend pritës i Defender Europe 23.”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu në kuadër të Konferencës në Mynih, është takuar me admiralin Stuart B. Munsch- komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Zyra e Presidencës njofton se Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-së në Kosovë.





Gjithashtu, në takim është “diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”.





Si mbijetuan dhjetëra jetimë ukrainas nën pushtimin rus?

Kur qyteti Stepanivka në rajonin jugor ukrainas të Hersonit u pushtua nga forcat ruse në fillim të marsit të kaluar, dhjetëra fëmijë në një jetimore lokale mbetën të bllokuar. Fillimisht, drejtori i jetimores, Volodymyr Sahaydak, tha se stafi shpresonte se do të mund të evakuoheshin në pjesë të shtetit të kontrolluara nga forcat ukrainase.“Por, shpresa shuhej çdo ditë që kalonte”, tha Sahaydak për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë. “Dhe pas pothuajse tre muajsh, ne e kuptuam se askush nuk mund të na nxirrte nga okupimi, veçmas pasi rusët nuk lejonin që këta fëmijë, në numra të tillë, të largoheshin”.Në atë kohë u bë e qartë se rusët po dërgonin mijëra fëmijë ukrainas në Krimenë e pushtuar nga Moska ose në Rusi. Sipas një raporti të publikuar më 14 shkurt nga Qendra për Hulumtime Humanitare e Universitetit Yale – që është pjesë e projektit për të drejtat e njeriut që mbështetet nga Departamenti amerikan i Shtetit – të paktën 6.000 fëmijë ukrainas ishin larguar nga territoret e pushtuara të Ukrainës, pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt 2022.Sipas raportit, aty bënin pjesë “jetimët dhe ata që ishin banorë të institucioneve shtetërore dhe ka të ngjarë që u shënjestruan për t’i dëbuar në territorin e Rusisë me qëllim të birësimit”.Veprime të tilla, u tha në raport, “mund të përbëjnë krime të mundshme lufte dhe në disa raste edhe krime kundër njerëzimit”.“Ne ishim nën okupim”, tha Sahaydak. “Ballë për ballë, pa financim, pa mbështetjen e Qeverisë, dhe ishte e rëndë. Sigurisht, ne e kuptonim se jeta jonë do të ishte e ndryshme në mënyrë radikale”.Të 53 fëmijët dhe adoleshentët që Sahaydak kishte nën përkujdesje, nga mosha 3 deri 18 vjeç, u detyruan që të fshiheshin.“Ne mund të ishim dërguar në Rusi”Në ditët e para të pushtimit, civilët u larguan nga zona, duke marrë me vete familjet e tyre dhe duke shkuar në vende të sigurta. Punëtorët e jetimores nuk bën përjashtim nga kjo dhe shpejt Sahaydak e gjeti veten vetëm me dy pjesëtarë të tjerë të stafit.Autoritetet pushtuese vendosën orë policore prej orës 17:00 dhe transporti publik u ndalua nga ora 15:00. Punëtorët që punonin zakonisht deri në orën 20.00 duhej të shkonin në shtëpi në orën 14:00, tha ai.“Përgjatë kësaj kohe, ne kemi jetuar një jetë konspirative”, kujtoi Sahaydak. “Fëmijët nuk mund të dilnin jashtë. Ne kishim në oborr të mbyllur… nuk mund të shihej nga rruga. Ne i lejonim fëmijët që të dilnin në grupe të vogla, për 15 minuta secili grup. Ata nuk mund të bërtisnin, qeshnin apo të vraponin vërdallë. Ata e dinin se nëse bënin zhurmë, mund të zbuloheshin”. “Ata e kuptuan se mund të dërgoheshin që të gjithë në Rusi, prandaj u sollën mirë”, tha ai.Gradualisht, Sahaydak tha stafi i tij që kishte mbetur gjetën strehim për fëmijët në shtëpitë e familjeve që ende po qëndronin në zonat e pushtuara. Disa familje madje strehuan tre-katër fëmijë, duke vënë në rrezik edhe veten.Sahaydah tha se mësoi të përdorte Photoshop-in për të falsifikuar letrat dhe dokumentet, në mënyrë që të ndihmonte familjet që të kalonin pikat e kontrollit të ngritura nga autoritetet pushtuese.Gjatë verës, rusët shkuan në hetimore, jo për të marrë fëmijët, por për t’iu ofruar strehim.“Në qershor rusët na gjetën”, tha Sahaydak. “Ata e dinin se kishte një strehë për fëmijët. Ata kishin një problem pasi në vendbanimin e Novopetrivkës, që ishte në vijën e frontit, ata kishin gjetur një shkollë ku 15 fëmijë ishin strehuar në bodrum”.“Ushtarët rusë na i sollën ne ata fëmijë”, tha ai, duke treguar se fëmijët u transportuan me kamionë ushtarakë. “Ata ishin të frikësuar sepse kishin menduar se do t’i dërgonin në Rusi”.Nuk ka kthim?Fëmijët e rinj që erdhën qëndruan në jetimore për tre muaj, teksa autoritetet pushtuese në mënyrë periodike vinin për të parë gjendjen e tyre. Sahaydak nuk tentoi t’i fshihte sepse nëse rusët do të kryenin një bastisje, ka të ngjarë që do të zbulonin edhe fëmijët e tjerë.“Kur rusët nisën të largoheshin nga rajoni i Hersonit më 19 tetor, sigurisht se ata u kthyen për fëmijët”, tha ai. Ai tha se fëmijët u morën fillimisht dhe u dërguan në rajonin ukrainas të Krimesë – që është nën pushtimin rus – dhe më pas u dërguan në qytetin rus, Anapa.Pasi rusët u tërhoqën nga qyteti i Hersonit dhe pjesë të tjera të rajonit, përfshirë nga Stepanivka, jetimorja që udhëheq Sahaydak më në fund u evakuua në rajonin fqinj të Mikollajivit.Stepanivka, që gjendet në skajin veriperëndimor të qytetit, vazhdimisht granatohet. Ndërtesa ku gjendet jetimorja është dëmtuar nga një sulm rus më 11 dhjetor, një muaj pasi Ukraina rimori kontrollin e Hersonit, tha Sahaydak.“Ne nuk mund të kthehemi në qendrën tonë”, tha ai, “sepse Hersoni granatohet çdo ditë”

2023-02-16

Prokuroria Speciale: Abazi do të merret në pyetje për rastin ‘Dehari’

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e provave për rastin ‘Dehari’.Prokuroria thotë se ka dëgjuar më vëmendje deklaratën e Abazit gjatë konferencës së sotme për shtyp dhe i njëjti së shpejti do të intervistohet nga ta.“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”- thuhet në njoftim. Deputeti Abazi gjatë një konference për media ka thënë se prokuroria duhet t’i kërkoj video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’.“Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për sqarim të rastit Dehari” – tha ai.Abazi hodhi dyshime se si është e mundur që në qeverisjen e LVV-së dhe një vend të monitoruar 24 orë nga kamerat, të zhduken mostrat e këtij rasti.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...