Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/09

Një vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse


 Nga Mira Meksi 




 Libri “Përkthimi, një histori pasioni” i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat.

Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme.

Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para se të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot) në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut  “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”.



Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe.

Nënkuptohet që është e vështirë, në mos e pamundur, të zbresësh në “fushëbetejën” e përkthimit pa një përgatitje të shëndoshë shkencore, çka nënkupton përgatitjen gjuhësore, filologjike dhe kulturore të përkthyesit. Këtyre tre aspekteve të rëndësishme në veprimtarinë e përkthyesit, autori u ka kushtuar faqe të tëra, duke ndarë me lexuesit edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes, por edhe si pedagog i përkthimit me një stazh të gjatë pune në Universitetin e Tiranës.

Pikëpamjet e ndryshme që kanë pas ekzistuar për mënyrat e përkthimi, duke filluar që nga lashtësia e deri në ditët tona, përbëjnë një tjetër temë interesante që rrihet në faqet e këtij libri. Autori ka sjellë këndvështrime të ndryshme për këto mënyra përkthimi, si përkthimi i fjalëpërfjalshëm, që ka qenë karakteristik përgjithësisht për përkthimin e teksteve biblike, përkthimi logjik, i formuluar nga Ciceroni dhe Shën Jeronimi (përkthim jo nga fjala te fjala, por nga mendimi te mendimi) dhe përkthimi i lirë që ka pas qenë praktikuar në përkthimet e Plutarkut nga letërsia e lashtë greke dhe në përkthimet në frëngjisht të veprave të Shekspirit.

Për përkthimin logjik, Eshref Ymeri thekson me të drejtë se duhet respektuar gjithçka që është karakteristike për vetvetësinë (individualitetin) e autorit, për koloritin kombëtar dhe historik të tekstit. Këtu ai nxjerr në spikamë këndvështrimin e Pushkinit, sipas të cilit çdo tekst i huaj duhet t’i nënshtrohet vullnetit krijues të përkthyesit dhe, për pasojë, ligjeve të gjuhës amtare. Ndërsa mënyra e përkthimit të lirë, në këtë libër trajtohet si një kundërvënie ndaj përkthimit mekanik, fjalë për fjalë. Ajo kishte për qëllim që përkthimin ta afronte sa të ishte e mundur e më shumë me lexuesin, ta bënte këtë të fundit të harronte se kishte në duar një përkthim, të zhdukte kufijtë midis tij dhe origjinalit. Por përkthimi i lirë, siç theksohet në libër, çonte në rrumbullakosjen e vlerave artistike të origjinalit, në venitjen e koloritit kombëtar dhe në reduktimin në maksimum të veçorive sociale, historike dhe individuale të tij.

Autori flet edhe për pikëpamjet e Humboldtit, njërit nga themeluesit e gjuhësisë, si shkencë në tërësi, dhe të gjuhësisë së krahasuar, në veçanti, i cili e pati çuar më tej doktrinën për gjuhën, si një proces të pandërprerë krijues, dhe për formën e brendshme të gjuhës, si shprehje e botëkuptimit individual të popullit. Nisur nga ky këndvështrim, Humboldti i përmbahej pikëpamjes se përkthimi është i pamundshëm. Në këtë libër sqarohet bindshëm se ky këndvështrim pesimist për përkthimin e kishte burimin në përfytyrimin mistik për gjuhën, si një pasqyrim i drejtpërdrejtë irracional i shpirtit të popullit, i cili nuk mund të ketë barasvlera në një gjuhë tjetër.

Pikëpamjet e Humboldit gjenin njëfarë mbështetjeje edhe te shkencëtarë të tjerë . Kjo për faktin sepse fjalët që merren si barasvlerës, në të vërtetë, ngjallin përfytyrime të ndryshme te mbartësit e gjuhëve të ndryshme. Pikëpamjet për pamundësinë e përkthimit mund të shpjegoheshin edhe me vështirësitë që dilnin para përkthyesve, sidomos në rastet kur gjuha burimore dhe gjuha përkthimore u përkisnin kulturave të ndryshme.

Të bën përshtypje fakti që Eshref Ymeri, në faqet e këtij libri nuk ka lënë jashtë vëmendjes përkthimin e prozës joartistike, siç janë tekste të dokumenteve të fushës tekniko-shkencore, tekste të dokumenteve të fushës së biznesit dhe të tregtisë, tekste të dokumenteve të fushës së diplomacisë, si edhe tekste të fushës së gazetarisë dhe të publicistikës. Mendoj se në këtë libër për herë të parë trajtohet te ne përkthimi i letërsisë joartistike. Autori ka nënvizuar me shumë të drejtë se përkthimi që në vitet e para të pasluftës i teksteve të dokumenteve të fushës tekniko-shkencore, pati luajtur një rol të jashtëzakonshëm për pasurimin e terminologjisë shkencore në vendin tonë, çka shërbeu paskëtaj si zanafillë për hartimin e fjalorëve terminologjikë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Një kapitull të posaçëm, autori ia ka kushtuar përkthimit të prozës politike dhe filozofike dhe   konkretisht përkthimit të veprave të klasikëve të ideologjisë komuniste. Ai ka bërë vlerësime mjaft objektive të gjithë asaj pune kolosale që përkthyesit e Redaksisë së përkthimit të veprave në fjalë patën përballuar për sjelljen e tyre në gjuhën shqipe. Përkthimi i tyre e pasuroi ndjeshëm gjuhën shqipe me terma të shumta nga fusha e filozofisë, e politikës dhe e ekonomisë. Ata përkthyes punuan në shenjtërinë e mjeshtërisë së tyre të heshtur, ndërkohë që shteti komunist ua mohoi pronën e tyre intelektuale, duke mos lejuar vendosjen e emrave të tyre në ballinat e veprave të përkthyera, vëllimi i të cilave ka arritur deri në 44 600 faqe. Eshref Ymeri ka manifestuar respektin e vet intelektual ndaj emrave të përkthyesve të shquar të Redaksisë së klasikëve të ideologjisë komuniste pranë Shtëpisë Botuese “8 Nëntori”, duke dhënë vlerësime konkrete për secilin prej tyre, duke filluar me përkthyesin mitik Sami Leka, e mëpastaj Sergei Sherkon, Mina Qiricin, Mesaret Kumbaron dhe Rexhep Hidën.

Në këtë pjesë të librit, autori ka përfshirë edhe mbresat mjaft interesante që, me kërkesën e tij, ka dhënë përgjegjësja e asaj Redaksie në periudhën e ndërviteve 1980-1989, Jolanda Canko.

Problemeve të përkthimit të prozës artistike, autori u ka kushtuar gati gjysmën e pjesës së parë të këtij libri. Në këndvështrimin e tij, proza artistike përfaqëson një dukuri estetike të papërsëritshme, prandaj edhe “ripërsëritja” apo rikrijimi i saj në përkthim mbetet një dukuri relative. Pra, përkthimi i saj përbën një dukuri unikale, në të cilën është mishëruar thelbi artistik i prototipit, pra, i tekstit burimor.

Nisur nga kjo ai nënvizon se, për të respektuar stilin e autorit, pëkthyesi, gjatë ballafaqimit të tekstit të origjinalit me tekstin e gjuhës amtare, duhet të ketë parasysh se në ç’masë është arritur individualizimi i personazheve, pra, karakterizimi i tyre ligjërimor, portretizimi i botës së tyre të brendshme, cili është vlerësimi i autorit për personazhet e veprës dhe si ai i tipizon ato tërthorazi, si është përcjellë ana figurative dhe fryma metaforike e veprës, sa kanë dalë në pah ana emocionale e saj, hollësitë artistike dhe forca shprehëse e fjalës, se si paraqitet në vepër raporti mes nuancave të ndryshme në strukturën kuptimore të fjalës.

Në prozën artistike një rol veçanërisht të rëndësishëm luajnë mjetet shprehëse emocionale, si anafolat (aluzionet), loja e fjalëve apo kalamburet, aforizmat, mënyrat e ndryshme sintaksore dhe stilistikore etj., të cilat, sipas autorit të këtij libri, përkthyesi duhet t’i përcjellë në gjuhën amtare po me atë përkushtim e përkujdesje si edhe vetë autori i origjinalit.

Eshref Ymeri nënvizon me të drejtë se letrat botërore nuk njohin prurje të mëdha në shkrimtarë të talentuar, dhe ca më pak në përkthyes të talentuar. Kjo për faktin se përkthyesi, sipas tij, përveç intuitës artistike dhe talentit letrar, duhet të jetë i pajisur edhe me dije enciklopedike, duhet të ketë aftësinë për të jetuar në dy botë paralele.

Në këtë libër, autori e ka vënë theksin në tre probleme kyç të përkthimit të prozës artistike.

Së pari, përkthimi i prozës artistike është art. Për këtë, thekson ai, duhet që përkthyesi të zotërojë me mjeshtëri artin e rimishërimit, e ritrupëzimit. Ai duhet të zhvendoset shpirtërisht dhe mendërisht brenda qenies së autorit dhe të përjetojë po ato brenga zemërtallazuese që ka përjetuar autori, i cili, po ashtu, di të ritrupëzohet aq bukur në botën e personazheve të veta. Gjykoj se Eshref Ymeri qëllon në shenjë kur artin e përkthyesit e krahason me artin e aktorit. Sepse ashtu si puna e përkthyesit, edhe aktori e ka të domosdoshme që, me tërë forcën e përceptimit të drejtpërdrejtë, ta shikojë atë realitet konkretë, atë jetë të gjallë, e cila fshihet prapa fjalëve që ka shkruar autori. Në formë ilustrimi, ai është ndalur në dy rrëfenja domethënëse nga jeta e artistëve të shquar Bekim Fehmiu dhe Kadri Roshi dhe në një fragment nga jeta e poetit të madh rus Aleksandër Pushkin, në të cilat bëhet fjalë pikërisht për rimishërimin artistik, që, ashtu si dy artistët e mëdhenj dhe poeti i shquar, duhet ta bëjë të vetin edhe përkthyesi i prozës artistike, rimishërim ky që duhet të jetë pjesë e pandarë e dimensionit të tij profesional.

Mëpastaj, Eshref Ymeri vjen në një përfundim mjaft domethënës për artin e përkthimit, kur thotë se, njëlloj siç rinjohim artistin e madh në secilin prej roleve që ai luan, ndonëse ai paraqitet i ndryshëm gjithsaherë, po ashtu edhe në çdo vepër të përkthyer, gjejmë se cili është përkthyesi i shquar, që domosdoshmërisht, duhet të jetë një mjeshtër i vërtetë i fjalës artistike, me artin që prodhon pena e vet. Kjo për faktin se në një vepër të përkthyer, individualiteti i përkthyesit shpërfaqet si objekt i asaj veprimtarie njohëse që quhet art. Sa më afër ta përcjellë ai realitetin e pasqyruar në origjinal, aq më i fuqishëm bëhet reagimi i lexuesit dhe aq më dukshëm del në pah efekti i bashkëpërjetimit të përkthyesit me autorin.

Së dyti, përkthimi i prozës artistike është krijim. Suksesi i përkthimit të prozës artistike varet jo vetëm nga erudicioni i përkthyesit, por edhe nga të kuptuarit e veçorive komunikuese të ligjërimit dhe të vështirësive të natyrës gjuhësore. Me punë krijuese të përkthyesit të prozës artistike, nënkuptohet një veprimtari e veçantë gjuhësore që ka për pikësynim rikrijimin e origjinalit në gjuhën përkthimore, një veprimtari kjo që kërkon një përgatitje të lartë profesionale, shprehi dhe aftësi. Për arritjen e këtij pikësynimi, sipas autorit të këtij libri, përkthyesi duhet të operojë me nocione të tilla, si “intuitë”, “mendjemprehtësi”, “nuhatje gjuhësore”, “shkathtësi në përkthim”.

      Përkthimi i prozës artistike, si një veprimtari me përgjegjësi të lartë intelektuale, kërkon një orientim të caktuar krijues që lidhet me atë që quhet “teknika e përkthimit”. Sepse specifika e këtij përkthimi duhet parë në prizmin e veçorive gjuhësore dhe të sistemit figurativ të prozës artistike. Prandaj puna krijuese e përkthyesit është e pamundur pa zotërimin e teknikave të përkthimit, të cilat, mbështetur në veprën e shkencëtarëve Darbelnje (Jean Darbelnet) dhe Vinje (Jean-Paul Vinay), në këtë libër janë shtjelluar konkretisht.

Së tretipërkthimi i prozës artistike është shkencë. Në këtë libër sqarohet bindshëm se për një përkthim cilësor është i domosdoshëm zotërimi mjeshtëror i gjuhës përkthimore dhe i gjuhës burimore, çka nënkupton njohjen me themel jo vetëm të pasurisë leksikore, por edhe të strukturës gramatikore të të dyja gjuhëve, të cilat mund të mos kenë përputhje me njëra tjetrën. Trajtat e foljeve në njërën gjuhë mund të shprehen me mjete morfologjike, kurse në gjuhën tjetër ato mund të kompensohen me mjete leksikore. Vetëm përgatitja shkencore e përkthyesit në zotërimin e të dyja gjuhëve, bën të mundur që ai të mos ndodhet para të papriturave në procesin e përkthimit.Veç kësaj, saktësia e një përkthimi, pasi atij i është dhënë dora e fundit, mund të vlerësohet shkencërisht vetëm duke pasur parasysh veçoritë e të dyja gjuhëve.

Në këtë libër, autori i ka lënë një hapësirë të konsiderueshme përkthimit të poezisë, këndvështrimeve të autorëve të ndryshëm për përkthimin e saj, si Dante, Bualo, Gëte, Zhukovski, Prosper Merime, Samuil Marshak, Aleksandër Tvardovski, Oktavio Paz, Kadare, Agron Tufa, Edmond Tupja, Mira Meksi, Alket Çani etj. Eshref Ymeri e ka vënë theksin në faktin se përkthyesi i poezisë, në radhë të parë, duhet të ketë parasysh raportin mes ritmit dhe intonacionit. Sepse janë fort të mundshme rastet kur masa e vargut të origjinalit dhe të përkthimit të jetë e njëjtë dhe atëherë respektimi i njërës ose i tjetrës mënyrë formale merr rëndësi edhe si qëllim, edhe si mjet që bën të mundur arritjen e shkallës më të lartë të barasvlerësisë estetike me origjinalin. Ai ka nënvizuar se ashtu si përkthimi i prozës artistike është krijim, edhe përkthimi i poezisë është krijim, madje ca më shumë. Në këtë aspekt, në përkthimin e veprave poetike të autorëve të ndryshëm, duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët tona, përkthyesi duhet të kërkojë dhe të gjejë diçka të ngjashme në botën e ndjenjave të veta. Prandaj, – vë në dukje ai, – përkthyesi i poezisë duhet ta ruajë dhe ta përcjellë me shumë kujdes frymën e origjinalit, natyrshmërinë e tingëllimit të vargut, masën dhe ritmin e tij, brenda caqeve të “lirisë dhe të domosdoshmërisë” përkthimore, për të respektuar idenë kryesore të autorit.

Për përkthyesin e poezisë, mjeshtëria e ritrupëzimit, e rimishërimit në qenien e autorit, të cilën Eshref Ymeri e ka përmendur edhe në përkthimin e prozës artistike, merr një rëndësi të dorës së parë. Prandaj përkthyesi duhet ta bëjë të vetën mënyrën se si autori e strukturon vargun, duke i qendruar besnik gjuhës amtare dhe individualitetit të vet poetik.

Autori është ndalur edhe në këndvështrime të ndryshme të autorëve francezë për përkthimin poetik, si Delavinji (Delevigne), Rene Gil (René Ghil) dhe Prosper Merime (Mérimée), i cili një poezi të Pushkinit e pati përkthyer në prozë.

Në këtë libër, autori u bën homazh përkthyesve të poezisë në vendin tonë, të cilët kanë dhënë modele të shkëlqyera të përballjes së gjuhës shqipe me gjuhët e huaja, duke filluar që nga veprat poetike të antikitetit. Ai përmend disa nga kryeveprat poetike të letërsisë botërore dhe emrat e përkthyesve tanë të mirënjohur, emra këta që kanë hyrë një herë e përgjithmonë në galerinë e figurave të shquara të kulturës sonë kombëtare.

Një tjetër temë shumë interesante që shtjellohet në librin e Eshref Ymerit, është tema e raportit përkthyes / përkthim artistik. Kjo për faktin, se, siç thekson ai, jo dokushdo mund të jetë përkthyes i prozës artistike. Sepse, në këndvështrimin e tij, duhen plotësuar disa kushte.

         Së pari, përkthyesi duhet të ketë dhuntinë që quhet ndjenja e gjuhës, domethënë që mendimet e veta të dijë t’i hedhë bukur në letër. Me fjalë të tjera, aftësitë letrare janë më se të domosdoshme për një përkthyes, se përkthimi i tij është dhe duhet të jetë vepër artistike.

Së dytipërkthyesi duhet ta zotërojë përsosmërisht gjuhën amtare, duhet të hyjë në hollësirat e saj, ta njohë mirë pasurinë e saj frazeologjike, drejtshkrimin, gramatikën dhe rregullat e përdorimit të pikësimit.

Së treti, përkthyesi duhet të ketë një nuhatje të hollë në zotërimin e gjuhës amtare.

Brenda temës së raportit përkthyes / përkthim artistik, autori shtjellon edhe nëntemën “ndikimi i krijimtarisë artistike në përkthim dhe ndikimi i përkthimit në krijimtarinë artistike”. Për këtë problem mjaft interesant, ai ka marrë edhe mbresat e disa autorëve që janë në zë në letërsinë shqipe, të cilët janë të mirënjohur edhe si përkthyes letrarë. Mendoj se me mbresat e tyre, autori i ka dhënë më shumë zhdërvjelltësi shkrimit të kësaj vepre, duke krijuar një atmosferë shumë interesante dhe krejt të veçantë. Lidhur me këtë, ai ka bërë hulumtime interesante dhe ka paraqitur në këtë libër edhe një listë me 28 emra shkrimtarësh dhe poetësh të dëgjuar që figurojnë në mbarë botën edhe si përkthyes të talentuar.

Në kapitullin “Përkthyesit, kuajt postarë të qytetërimit”, del në pah më së miri raporti autor përkthyes, roli i përkthyesve shqiptarë të letërsisë artistike për pasurimin e kulturës amtare me kryevepra të letërsisë botërore, qëndrimi moskokëçarës i shtetit shqiptar (me përjashtime të rralla) ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të përkthyesve të letërsisë artistike në pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe. Autori këtu e ka vënë theksin edhe në faktin se në ç’masë zotërimi i disa gjuhëve të huaja ndihmon në përsosjen e mjeshtërisë së përkthimit, duke u ndalur edhe në pikëpamjet e gjuhëtarit amerikan Uorf (Benjamin Lee Whorf). Këtu ai ka marrë edhe mbresat e Shpëtim Çuçkës, i njohur në kulturën shqiptare si një përkthyes i talentuar nga disa gjuhë të huaja.

Për të nënvizuar hijeshinë e shqipes në përkthim, autori ka paraqitur tre fragmente veprash artistike nga tre autorë të ndryshëm (njëri klasik, tjetri neoklasik, kurse i treti autor bashkëkohor), të sjella në gjuhën shqipe nga tre emra të njohur të botës së përkthimit në vendin tonë. Ai ka bërë një vlerësim kritik të përkthimit të këtyre tre fragmenteve, duke nënvizuar se ato janë një pikëtakim i frymës dhe i shkronjës së origjinalit brenda tekstit në gjuhën shqipe. Këtu, – ka vënë në dukje ai, – kemi të bëjmë me një “lidhje të goditur martesore” të së huajës me amtaren. Përkthyesit kanë pasur parasysh natyrën e gjuhës nga kanë përkthyer, nisur gjithmonë nga pikësynimi për të qëmtuar të tilla fjalë dhe shprehje të gjuhës shqipe, të cilat, në një masë të admirueshme, riprodhojnë ritmin dhe frymëmarrjen e brendshme të origjinalit. Kjo, – nënvizon ai, – është, si të thuash, një “punëdore filologjike” që ka sjellë në vijim krijimin e thurimës leksikore dhe sintaksore, duke respektuar tiparet e origjinalit.

Në të njëjtën kohë, Eshref Ymeri ka përmendur edhe raste kur shqipja ka çaluar keqas në përkthim. Ai ka nxjerrë shembuj përkthimi (fraza) nga vepra e një klasiku francez (Balzaku – “Kushërira Betë”) dhe nga vepra e një autoreje të njohur bashkëkohore irlandeze, si Sesilia Ahern (Cecelia Ahern), autore romanesh me temë dashurie.

Frazat që Eshref Ymeri ka shkëputur nga përkthimi i dy veprave të lartpërmendura, dëshmojnë se përkthyesit nuk kanë aftësi krijuese, prandaj edhe origjinalin e kanë përkthyer fjalë për fjalë. Kjo ka bërë që sintaksa e shqipes të tingëllojë e pazakontë, e stisur. Prandaj ai rekomandon që këto dy vepra duhen ripërkthyer, për të respektuar shijet e lexuesit të kulturuar.

Vitet e fundit, në vendin tonë, ka qenë e mprehtë tema e diskutimit për domosdoshmërinë e ripërkthimeve, çka vazhdon të jetë në rend të ditës edhe në vende të tjera, për çka në këtë libër flitet me fakte konkrete. Pikërisht kësaj teme, Eshref Ymeri i ka kushtuar në këtë libër një kapitull të posaçëm. Ai ka bërë një sintezë të diskutimeve të disa krijuesve, përkthyesve dhe kritikëve të mirënjohur të përkthimit në vendin tonë. Ai ka theksuar se shqetësimi i pjesëmarrësve në diskutimin rreth kësaj teme është i drejtë. Sepse gjuha shqipe, me kalimin e viteve, vjen e pasurohet gjithnjë e më shumë dhe leksiku i përkthimeve të dikurshme edhe mund të tingëllojë paksa si i pazakontë për shijet e breznive të reja. Për mundësitë e kufizuara të vendit tonë në periudhën e diktaturës komuniste, e cila i kushtonte jo pak vëmendje luftës me “mullinjtë e erës”, ishte e pamundur që të përballoheshin shpenzime për të pasur disa përkthime paralele të veprave kryesore të klasikëve të letërsisë botërore.

Ndërkohë, diskutuesit e mësipërm, ripërkthimin e quajnë të domosdoshëm edhe për faktin se para vitit 1990, disa vepra janë përkthyer nga gjuhë të dyta, kurse disa të tjerave u është vënë edhe gërshëra. Në këto kushte, domosdoshmëria e ripërkthimeve është kërkesë e kohës. Por, në këtë mes, Eshref Ymeri ngre një problem:

“A kemi ne dhe a do të jemi në gjendje të nxjerrim nga radhët e talenteve tona përkthyes të të tillë formati, si Fan Noli, Frano Alkaj, Gjon Shllakut, Mark Dema, Mitrush Kuteli, Nikollë Dakaj, Pashko Gjeçit, etj, etj., përkthyes që të zotërojnë në nivel të lartë disa gjuhë të huaja, të jenë të pajisur me dije enciklopedike dhe të jenë mjeshtër të gjuhës shqipe, që të risjellin në kulturën amtare vepra artistike, duke filluar që prej lashtësisë grekoromake? Ne tani e kemi një brez të mesëm dhe të ri përkthyesish mjaft të talentuar. Le të shpresojmë se nga radhët e përkthyesve tanë të rinj do të dalin të tjera talente të tilla, si mjeshtrat e lartpërmendur të artit të përkthimit”.

Pjesa e parë e këtij libri mbyllet me mendimin kritik për përkthimin. Autori është ndalur te Shën Jeronimi, pikëpamjet e të cilit shënojnë zanafillën e shkencës së kritikës së përkthimit.

Më poshtë ai flet për veprimtarinë e Leonardo Brunit, shkrimtar dhe historian, njëri nga shkencëtarët më të famshëm të periudhës së Rilindjes italiane. Në vazhdim ai përmend kritikun francez të përkthimit, Joakim Dy Belenë (Joachim Du Bellay), i cili, një shekull më pas, i kritikon ashpër “përkthyesit-tradhtarë”, duke vënë në dyshim vetë mundësinë e përkthimit artistik. Më tej, në libër theksohet se pasi ka kaluar edhe një shekull tjetër, njëri nga anëtarët e Akademisë Franceze, Bashe de Meziriak (Claude Gaspard Bachet de Méziriac), poet, gjuhëtar dhe përkthyes, shkruan një traktat të hollësishëm me titull   “De la traduction” (Nga përkthimi), në të cilin i bënte një analizë kritike punës së “korifeut të përkthyesve” të shek. XVI, Zhak Amios (Jacques Amyot) – përkthimit në frëngjishte të veprës së Plutarkut “Jetë paralele”. Pas trajtimit shkurtimisht të kritikës së përkthimit në përiudhën e romantizmit gjerman dhe të mendimit kritik rus për përkthimin, autori hedh dritë mbi mendimin kritik shqiptar për përkthimin, që zë fill me këndvështrimin e Kristoforidhit për përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe, vazhdon me pikëpamjet e kritikëve të ndryshëm të periudhës mes viteve 1924-1944. Autori trajton më hollësisht mendimin kritik të Aleksandër Xhuvanit dhe të Mitrush Kutelit, duke e përmbyllur këtë pjesë të librit me këndvështrimet e kritikëve të përkthimit pas vitit 1990 deri në ditët tona.

Pjesën e dytë të librit, autori e ka titulluar Universiteti i përkthimit në gjuhë të huaja”.  

Në këtë pjesë shtjellohet përkthimi i letërsisë politike dhe propagandistike në gjuhë të huaja në periudhën e regjimit komunist. Autori i ka bërë një homazh të shkëlqyer punës rraskapitëse që kanë përballuar përkthyesit e Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”. Ai, si përgjegjës i Redaksisë në fjalë gjatë një periudhe 8-vjeçare (1981-1989), e ka vlerësuar atë si “një dritare të hapur drejt Perëndimit” apo si “një oaz të kulturës perëndimore” në kushtet e diktaturës komuniste. Edmond Tupja, punën në atë Redaksi, e ka cilësuar saktësisht si një “universitet të dytë”, kurse unë, si punëtore e përkthimit në sektorin e spanjishtes, në mbresat e mia për atë Redaksi, që ia kam dërguar Eshref Ymerit me kërkesën e tij, e kam quajtur “parajsa intelektuale dhe profesionale”. Autori ka bërë vlerësimet e veta për tetë sektorët e gjuhëve të huaja, për sektorin e gjuhës shqipe dhe të daktilografimit, për çdo përkthyes dhe redaktor të veçantë, si edhe për bashkëpunimin me shtypshkronjën “8 Nëntori”. Pasqyrimi i punës së Redaksisë është pasuruar edhe me mbresa, që, përkthyes të tjerë të çdo sektori të gjuhëve të huaja, ia kanë përcjellë autorit me kënaqësi posaçërisht për këtë libër. Në mbresat e veta, vlerësime mjaft dashamirëse, tepër objektive, ka bërë për Redaksinë edhe Jolanda Canko, e cila e drejtoi atë prej fundit të vitit 1989 deri në vitin 1992.

Në këtë pjesë është pasqyruar edhe puna e vëllimshme e përkthyesve që është përballuar edhe në Radion e Jashtme të Radio Tiranës dhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Pjesa e tretë e këtij libri përbëhet nga një shtojcë, në të cilën përfshihen tri intervista që autorit ia kanë kërkuar dy organe të shtypit të përditshëm.

Libri mbyllet me një material me titull :“Shqipëria, një vend pa shoqatë përkthyesish”.

Autori këtu përshkruan më hollësisht veprimtarinë e Federatës Ndërkombëtare të Përkthyesve, duke filluar prej kongresit të saj të parë, themelues, që u mbajt në Paris në vitin 1953, deri në kongresin XX që i zhvilloi punimet në Berlin më 4-6 gusht 2014. Kongreset e kësaj Federate zhvillohen një herë në tre vjet.

Si përkthyes, Eshref Ymeri shpreh keqardhjen e vet që Shqipëria është i vetmi vend evropian që nuk ka një shoqatë përkthyesish të letërsisë artistike. Një shoqatë e tillë duhej te ekzistonte me domosdo, në mënyrë që të mbante lidhje të përhershme me Federatën Ndërkombëtare të Përkthyesve dhe të merrte pjesë në aktivitete të ndryshme, sidomos në Kongreset Ndërkombëtare të Përkthyesve. Këtu është pasqyruar edhe veprimtaria e një tjetër Federate Ndërkombëtare të Përkthyesve që është themeluar në Moskë, në kongresin e saj të parë që u mblodh në shtator të vitit 2010 dhe që kongreset e veta i zhvillon një herë në dy vjet. Kjo federatë përfshin në radhët e veta të gjithë përkthyesit e vendeve të tjera që veprat e shkrimtarëve rusë i përkthejnë në gjuhët e tyre, si edhe përkthyesit rusë që përkthejnë nga gjuhët e huaja. Në Kongresin e tretë që i zhvilloi punimet në Moskë më 4-7 shtator 2014, pjesëmarrësit nga 55 vende të botës, dolën me një deklaratë publike, në të cilën, me anë të parullës “Përkthimi letrar, si mjet i diplomacisë kulturore”, shprehnin protestën e tyre të vendosur kundër politikës së udhëheqjes ruse, kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, kundër propagandës së urrejtjes, e cila shtrembëron realitetin dhe u bën thirrje njerëzve për dhunë. Deklarata mbyllet me emrat e 343 përkthyesve pjesëmarrës në kongres.

Gjykoj se ky libër i Eshref Ymerit përmban një informacion shkencor tejet të pasur të nivelit erudit për problemet e përkthimit dhe bart vlera të jashtëzakonshme njohëse. Ai është rezultat i përvojës së gjatë të autorit, si përkthyes i letërsisë politike në gjuhë të huaj, si përkthyes i letërsisë artistike në gjuhën shqipe dhe si mësimdhënës i lëndës së përkthimit në Universitetin e Tiranës. Kjo vepër është, përpos të tjerash, edhe një memoristikë e mrekullueshme e udhës së gjallë të shumëvështirë e të gjatë të përkthimit në Shqipëri dhe të pelegrinëve të saj. Kam bindjen që kjo vepër e përmasave enciklopedike do të jetë një traktat plot vlerë për pedagogët e përkthimit të degëve të gjuhëve të huaja të universiteteve tona dhe udhërrëfyes për studentët e këtyre degëve, të cilët mund të kenë dëshirë t’i futen një ditë me pasion artit të përkthimit. Porse sigurisht, ky libër mund t’i japë në dorë fillin e Arianës kujtdo që ka interesa intelektuale për fushën e përkthimit dhe dëshiron të mirëorientohet labirinteve të koklavitura të tij.

 

Paris, 03 Gusht 2015

Periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar

 





                                    Akademik Prof. Dr. Eshref Ymeri:AAAS 



Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar





  • -Periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar.
  • -Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar
  • -Në vitin 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.
  • -Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes
  • – Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan
  • -Letra e Sulltan Mehmetit është e datës 6 maj 1461, kurse Letra e përgjigjes e Skënderbeut mban datën 1 qershor 1461.
  • – Historiani Aleksandër Lambert ka thënë se 20 perandorë romakë dhe disa papë të Vatikanit kanë qenë ilirë
  • – Se 36 kryeministra shqiptarë i kanë shërbyer perandorisë së errësirës otomane
  • – Se shqiptarët, kur grekët fshiheshin ferrave, kryen revolucionin grek të vitit 1821 dhe, për pazotësinë e tyre, fitoren ua dhuruan grekëve, të cilët krerët e tyre i shfarosën një e nga një
  • – Se 11 kryemistra shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë
  • – Se beteja vendimtare në Luftën e Krimesë të vitit 1856 midis trupave ruse dhe otomane, u fitua nga otomanët falë trimërisë së shqiptarëve
  • – Se beteja vendimtare mes trupave otomane dhe trupave anglo-franceze në betejën e Çanakalasë të vitit 1915, u fitua nga trupat otomane falë trimërisë së shqiptarëve
  • – Se Mustafa QemalAtaturku (1881-1938) ka qenë shqiptar, por që nuk i ra asnjëherë ndër mend të kujtohej për prejardhjen e tij?
  • -Se kryeministri Italian Françesko Krispi (1819-1991) ka qenë shqiptar arbëresh, por nuk u bë i gjallë asnjëherë për të kujtuar rrënjët nga e kishte pasur origjinën?
Sigal

17 janari në nderim të Skënderbeut, emocione dhe trishtim

(Me një parantezë)

Gjatë një periudhe të gjatë, në Tiranë dhe në Prishtinë, historianët kanë botuar vepra, në të cilat përshkruhen krimet e shumta që serbogrekët kanë kryer kundër shqiptarëve.

Mendoj dhe shtroj pyetjen:

Edhe sa dhjetëvjeçarë apo shekuj do të vazhdojmë ne shqiptarët të ekspozojmë faqe vetes dhe faqe botës iventarin e krimeve serbe dhe greke kundër kombit shqiptar? Mendoj se me ekspozimin e vazhdueshëm të këtij inventari për vite e vite me radhë, ne shqiptarët jemi bërë qesharakë në sytë e botës. Dhe vetvetiu asaj bote i lind pyetja:

Po ju shqiptarët ku keni qenë, me se jeni marrë kur serbët dhe grekët kryenin krime kundër jush? Se ju keni qenë etnia më e madhe në Gadishullin e Ilirisë, çka dihet shumë mirë nga historia?

Jo më kot shqiptari, i Madhi Mitrush Kuteli, pati shkruar poezinë e famshme me titull “Sot jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi, as fqinjëri, as shkja të zi”.

Dihet se kombi shqiptar u bë objekt i shfarosjes së heshtur nga ana e shovinizmit serbo-grek pas Nartanies së serbit Garashanin dhe Megalidesë së kryeministrit grek Koleti të vitit 1844. Dihet, gjithashtu, se në vitin 1850, trojet shqiptare populloheshin nga 1 600 000 banorë, kurse Greqia dhe Serbia kishin respektivisht 1 200 000 dhe 600 000 banorë. Pra, popullsia shqiptare ishte gati sa popullsia serbe dhe greke të marra së bashku. Po atëherë si shpjegohet që serbogrekët të arrinin të kryenin ato krime të përbindshme kundër shqiptarëve, për çka edhe Bajroni (1788-1824) shkruante: “Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët. S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetetfqinjë”? Përgjigja është fare e thjeshtë: sepse shqiptarët, tradicionalisht, duke filluar që nga pararendësit e tyre pellazgoilirianë, kanë qenë tragjikisht të përçarë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë deri në ditët tona. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj arsyen e kësaj përçarjeje tragjike, e cila të bën të mendosh se kemi mallkim hyjnor.


Një gazetar italian që pati ardhur për vizitë në vendin tonë në fillim të viteve ’90, qe shoqëruar nga një kolegu i tij shqiptar, i cili ka 22 vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në njërën nga bisedat e zhvilluara mes tyre, gazetari italian i pati thënë kolegut shqiptar: “Para se të vija për vizitë, pata lexuar shumë për historinë e vendit tuaj. Nga sa lexova, erdha në përfundimin se ju shqiptarët, përveç periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, nuk keni më histori”.

Mendoj se gazetari italian ka pasur shumë të drejtë. Pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët, në shumicën dërrmuese, përqafuan fenë e errësirës otomane, elitat e tij hynë në shërbim të saj dhe nuk u mjaftuan vetëm me ndërrimin e fesë, por huazuan edhe të gjithë emrat e njerëzve të asaj errësire, duke braktisur emrat e bukur ilirianë. Që nga vdekja e Skënderbeut deri në shpalljen e pavarësisë, patën shpërthyer kryengritje të armatosura, sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare, patën dalë në skenën e historisë një sërë trimash në udhëheqje të çetave kryengritëse që luftonin veç e veç, por nuk u vu re kurrë një vetorganizim mbarëshqiptar. Një vetorganizim i  tillë nuk u vu re absolutisht edhe pas shpalljes së pavarësisë, deri edhe në ditët tona. Pikërisht për shkak të paaftësisë sonë për vetorganizim mbarëkombëtar, çka të ngjall shumë trishtim, Shqipëria londineze, si asnjë vend tjetër në mbarrë rruzullin tokësor, ka më shumë se një shekull që vazhdon të rrethohet ende nga troje amtare, të populluara nga bashkëkombasit tanë.


Kohët e fundit, mjetet e informimit masiv patën propaganduar gjithandej mendimet e historianit Aleksandër Lambert për shqiptarët, të cilët, sipas tij, kanë drejtuar botën në mesjetë. Po a duhet të mburren  shqiptarët se 20 perandorë romakë dhe disa papë të Vatikanit kanë qenë ilirë? Se 36 kryeministra shqiptarë i kanë shërbyer perandorisë së errësirës otomane? Se shqiptarët, kur grekët fshiheshin ferrave, kryen revolucionin grek të vitit 1821 dhe, për pazotësinë e tyre, fitoren ua dhuruan grekëve, të cilët krerët e tyre i shfarosën një e nga një? Se 11 kryemistra shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë? Se beteja vendimtare në Luftën e Krimesë të vitit 1856 midis trupave ruse dhe otomane, u fitua nga otomanët falë trimërisë së shqiptarëve? Se beteja vendimtare mes trupave otomane dhe trupave anglo-franceze në betejën e Çanakalasë të vitit 1915, u fitua nga trupat otomane falë trimërisë së shqiptarëve? Se Mustafa QemalAtaturku (1881-1938) ka qenë shqiptar, por që nuk i ra asnjëherë ndër mend të kujtohej për prejardhjen e tij? Se kryeministri Italian Françesko Krispi (1819-1991) ka qenë shqiptar arbëresh, por nuk u bë i gjallë asnjëherë për të kujtuar rrënjët nga e kishte pasur origjinën?

Pra, rezulton se shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten mercenarë të zellshëm në shërbim të të huajve dhe varrmihës të vetvetes. Shembullin më të freskët të mercenarizmit, në vazhdën e mercenarizmit të kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, po vazhdon ta japë Rama, si kryeservil i Beogradit, një kryeservil ky i përmasave të pështira me fjalën që mbajti online për parlamentin serb nga zyra e tij më 23 nëntor 2021.


Rasti më i freskët i mercenarizmit dhe i servilizmit të kastës tradhtare nën udhëheqjen e politikës shqiptare me Ramën në krye, u vu re edhe në ditën e parë të këtij viti, kur ministria e jashtme, më 1 janar 2022, botoi një komunikatë, në të cilën theksohej se vendi ynë do të fillonte zyrtarisht mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast, në atë komunikatë deklarohej në mënyrë idiote se mandatin Shqipëria do ta përdorte, demek, për avancimin  e “çëshjes së Kosovës”. Kjo deklaratë është një idiotësi me brirë, se “çështja e Kosovës” është zgjidhur që më 17 shkurt të vitit 2008. Por Rama, si kryetradhtar i kombit shqiptar dhe argat i verbër i Vuçiçit, kërkon të jetë në një gjatësi vale me shovinizmin serbomadh dhe rusomadh, dy armiq të egër tradicionalë të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Po si shpjegohet që shqiptarët janë shquar kaq shumë në shërbim të të huajve, kurse vatrën e shtëpisë së vet e patën shuar me ujë? Si shpjegohet që shqiptarët, siç thotë historiani Aleksandër Lambert, nuk kanë sulmuar kurrë territore të huaja? Po a duhet të mburremi ne shqiptarët para botës se nuk kemi pasur synime për pushtim të territoreve të huaja? Sepse bota qesh me ironi dhe na nxjerr gjuhën kur dëgjon deklarata të tillë. Se ajo shtron pyetjen:

Mirë që s’keni pasur synime të pushtoni territore të huaja, por territoret e veta pse nuk i kanë mbrojtur? Se territoret tuaja, një herë e një kohë, shtriheshin që nga Peloponezi deri në Danub, kurse tani territori juaj është katandisur sa një “fushë tenisi”?

Që të pushtosh territore të huaja, duhet të kesh siguruar ngjizjen brendakombëtare. Shqiptarët s’kanë qenë të aftë për ta siguruar një ngjizje të tillë, prandaj e kanë pasur të pamundur të pushtonin territore të huaja. Se nuk i ka pasë lejuar përçarja brenda tyre. Pikërisht për shkak të asaj përçarjeje të mallkuar, principatat e Ilirisë i hanin kokat njëra-tjetrës, ndërkohë që ardhacakët sllavë, të pagëzuar serbë me kalimin e kohës, filluan t’u zaptonin trojet dhe t’i vinin  nën sundimin e tyre.


Prandaj mendoj dhe kam bindjen e plotë se  shqiptarët duhet t’i japin fund ekspozimit kohë e pa kohë të inventarit të krimeve serbe dhe greke kundër kombit tonë, për të mos vazhduar të mbetemi qesharakë në sytë e opinionit ndërkombëtar për pazotësinë tonë, duke reklamuar përçarjen tonë.

Prandaj 17 janari, për çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, është dita e nderimit të kujtimit të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, sepse periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar. Sepse Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar, në të cilin, deri asokohe, princat shqiptarë i hanin kokat njëri-tjetrit. Ai, me largpamësinë e një ushtaraku dhe burrështetasi të madh, krijoi atë organizim mbarëshqiptar, i cili u kalli dërrmën hordhive të errësirës otomane për një çerek shekulli me radhë.

Çdo shqiptar me dinjitet kombëtar, përjetoi emocione të fuqishme kur para disa vjetësh mësoi se Vatikani paskej zbuluar diçka krejtësisht të panjohur për historinë tonë kombëtare. Asokohe qe botuar në internet informacioni në vijim:

“Për herë të parë del në dritë dokumenti ku është shpallur Skënderbeu mbret. Një akt diplomatik, mandat, në të cilin emërohet Martin Muzaka ambasador i Skënderbeut. Është një letër origjinale në pergamen me një vulë shtetërore të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit, në fondin Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikërisht në këtë mandat Skënderbeu quhet “mbret”. Ka qenë dr. Musa Ahmeti, një hulumtues i kahkohshëm i arkivave të Vatikanit që ka publikuar disa ditë më parë, në internet, mandatin e mbretërisë shqiptare” (Citohet sipas:(“Skënderbeu është njohur si mbret i Shqipërisë dhe i Maqedonisë që në vitin 1458. Fakte që publikohen për herë të parë”. Nga Violeta Murati. Botoi në faqen e internetit Sitki Cerekja. 6 tetor 2015).


Gazetari turk Ahmet Dursun shkruan se Skënderbeu  “… si një ushtarak i zoti, por me një diplomaci prej filozofi, u vendos në krye të një lëvizjeje për ta mbrojtur vendin nga ky sulm i çoroditur. Rezistenca e tij qartësisht tregon se sa mirë e ka njohur perëndimin, por edhe lindjen, dhe sa shumë i ka vlerësuar këto kultura që të mos hyjnë në një luftë direkte, e cila, si fillim, do të mund të shkatërronte perëndimin, por disa dekada më vonë, një sulm i ngjashëm me ato të kryqëzatave, mund t’i nxirrte turqit sërish nga Stambolli…” (Citohet sipas: Gazetari turk: Skënderbeu, “tradhtari” që shpëtoi dy qytetërime…Nga Ahmet Dursun”. Faqja e internetit voal.ch”. 6 korrik 2016).

Skënderbeu qe bërë aq shumë simbol i tmerrit për kryeagain e Stambollit, saqë ky i fundit i lutej për të lidhur një marrëveshje me njëri-tjetrin.

Faktet flasin me gjuhën e dokumenteve. Një hulumtues i talentuar shqiptar në Paris ka zbuluar një dokument të tillë, në të cilin thuhet:

“Në librin e autorit francez, Camille Paganel (1795-1859), me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes. Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir” (Citohet sipas: “Zbulohen letrat: Kur Skënderbeu u përgjigjej kushteve të Sulltan Mehmetit”. Nga Aurenc Bebja, Francë, Faqja e internetit Voal”. 25 shtator 2017).

Letra e Sulltan Mehmetit është e datës 6 maj 1461, kurse Letra e përgjigjes e Skënderbeut mban datën 1 qershor 1461.

Shqipëria, edhe në periudhën e diktaturës komuniste, edhe pas vitit 1990, ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë, çka është konkretizuar edhe me vizita të ndërsjella personalitetesh të niveleve të larta. Por udhëheqësit shqiptarë, çuditërisht, as edhe një herë të vetme, nuk i patën shtruar kurrë palës turke pyetjen se cila ishte arsyeja që perandoria otomane e pati trajtuar egërsisht popullin shqiptar, pavarësisht se ai, në shumicën dërrmuese, pati përqafuar fenë islame, pra, fenë e asaj perandorie pushtuese. Elitat e tij hynë në shëbim të sulltanit, çka u konkretizua me 36 kryeministra shqiptarë. Por jo vetëm kaq. Ajo perandori na ndaloi edhe shkollat shqipe gjatë një perudhe më shumë se katërshekullore. Veç kësaj, pala shqiptare nuk e pyeti asnjëherë palën turke se pse Turqia, gjatë shekullit XX, pati nënshkruar marrëveshje me Jugosllavinë për pranimin  e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta amtare. Pra, në vend që popullin shqiptar, perandoria otomane ta trajtonte me shumë kimet, ajo, përkundrazi, pati mbajtur një qëndrim shumë të egër ndaj tij. Mos vallë kjo ishte një hakmarrje katërshekullore për inat të Skënderbeut që nuk e mposhti dot kurrë? Heshtja e palës shqiptare për këto çështje madhore, ka dëshmuar dhe dëshmon shkoqur fare se në marrëdhëniet me të huajt ajo nuk është çliruar kurrë nga mercenarizmi, nga servilizmi dhe nga nënshtrimi para tyre. Pikërisht për shkak të servilizmit që ushqen ndaj të huajve, ajo nuk e ka vënë kurrë ujët në zjarr për fatet e bashkëkombasve tanë në vendet e huaja dhe përgjithësisht për diasporën shqiptare. Në Turqi jetojnë më shumë se 7 milionë shqiptarë, por Tirana zyrtare nuk është interesuar kurrë për fatin e tyre.

Republika e Kosovës në çarkun e tradhtisë

 




                     Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


 

Në Portalin “Dritare” të datës 05 mars, lexova analizën me titull “Albin Kurti midis tradhtisë de fakto dhe de juro”, me autor analistin Dritan Goxhaj, një specialist i artit ushtarak, i njohur në mbarë trojet tona etnike për kontributin e tij të spikatur gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoni në fundin e viteve ’90.

          Në atë analizë është argumentuar në mënyrë shteruese fakti që Kosova nuk gëzon pavarësi, se, konkretisht, siç e kam theksuar në dy artikuj, të botuar kohët e fundit, ajo gëzon vetëm fasadë-pavarësi. Me sa duket, tradhtinë e rëndë të Thaçit dhe të Mustafës, me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel me palën serbe në vitin 2013 dhe 2015, Albin Kurti nuk pati vendosmërinë ta ndëshkonte me një Vendim të posaçëm të Kuvendit, të mbështetur fuqimisht edhe nga një Referendum mbarëpopullor. Fakti që Albin Kurti, kur ishte në opozitë, deklaronte se nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh me Serbinë, pa flakjen nga kushtetuta serbe të nenit, në të cilin Kosova figuron si pjesë e Serbisë, dhe pa njohjen reciproke, kurse pas ardhjes në pushtet më 14 shkurt 2021, harroi çfarë kishte deklaruar para kësaj date, dëshmon shkoqur fare se ai qenka thjesht politikan, por jo burrë shteti. Pra, po e përsëris: përderisa marrëveshjet tradhtare, të firmosura nga Thaçi dhe Mustafa, tërësisht për interesat e Serbisë, Albin Kurti nuk i flaku në koshin e mbeturinave me Vendim të Posaçëm të Kuvendit, të mbështetur edhe me Rederendum mbarëpopullor, atëherë ai i paska përkrahur ato marrëveshje.    Në këto kushte, vetvetiu lind pyetja:

          Cila është arsyeja?

          Shtrimi i kësaj pyetjeje nuk lë shteg për t’u habitur. Jo, sigurisht. Sepse historia jonë pa histori, është bindëse katërcipërisht: në krye të politikës shqiptare gjithmonë kanë dalë vetëm politikanë me karakter të dobët. Prandaj kishte shumë të drejtë ai gazetari italian që pati ardhur për vizitë në Tiranë në vitin 1992, kur kolegut shqiptar që e shoqëronte, i pati deklaruar:

          “Para se të vendosja të vija për vizitë, pata lexuar shumë për historinë tuaj. Nga sa lexova, erdha në përfundimin se pas Pirros së Epirit dhe Skënderbeut, ju nuk keni histori absolutisht”.

          Është kjo arsyeja që “kurva e motit”, duke e ditur me kohë e me vakt se ç’politikanë të pavendosur kemi pasur dhe kemi në krye të vendit, ndaj nesh, në heshtje, ka mbajtur një qendim tradicionalisht shpërfillës, deri në përbuzje, dhe trojet tona etnike i ka konsideruar vetëm si laborator për eksperimente. Për pasojë, Serbia, si e përkëdhelura e “kurvës së motit”, vërtet doli e humbur nga lufta e vitit 1999, por ajo siguroi nga Perëndimi një përkrahje mbresëlënëse në periudhën e pasluftës.

Nënshkrimi paskëtaj i çdolloj marrëveshjeje mes palës kosovare dhe palës serbe, ku figuron shprehja “bashkësia e komunave serbe”, është tradhti e rëndë kombëtare. Kjo për arsyet në vijim:

          Së pari, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që në një nen të posaçëm të kushtetutës serbe, Kosova quhet pjesë e Serbisë, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së dyti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia nuk ka kërkuar ndjesë publike për të gjitha krimet barbare që pati kryer gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit që kaloi, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së treti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia vazhdon të heshtë për të zhdukurit pa lënë gjurmë, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së katërti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Treshja që erdhi në pushtet pas 14 shkurtit 2021, nuk i hodhi poshtë me vendim Kuvendi dhe me Referendum mbarëpopullor të gjitha marrëveshjet e kryetradhtarëve Thaçi dhe Mustafa, të nëshkruara me Beogradin në Bruksel në vitet 2013 dhe 2015, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së pesti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që shpërfillen   marrja e një vendimi të Kuvendit dhe zhvillimi i Referendumit mbrëpopullor për vjeljen e mendimit që kanë shumica dërrmuese e deputetëve dhe e qytetarëve për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së gjashti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia fashiste doli e mundur nga lufta që nisi në Kosovë në vitet ’90, pëprmbys një realitet historik, sepse një shtet agresiv që ka kryer krime barbare dhe e ka humbur luftën, në vend që të ndëshkohet me dëmshpërblimin e krimeve të kryera, shndërrohet në një shtet fitimtar dhe viktima e agresionit të tij shndërrohet në fajtore, se i zhvatet  një pjesë e territorit. Në këto kushte, nënshkrimi në fjalë është vetëposhtërim i Republikës së Kosovës, është tradhti e rëndë kombëtare.

            Së shtati, në bazë të propozimit evropian për Marrëveshjen Kosovë-Serbi, në Nenin 7 thuhet:

“Të dyja palët angazhohen… për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë…”.

Vetëmenaxhim i komunitetit serb, do të thotë shkoqur fare “vetadministrim për komunitetin serb”, një shprehje kjo, me të cilën Brukseli mundohet të maskojë djallëzisht të drejtën e atij komuniteti për vetëvendosje, domethënë për shpalljen e një shteti serb brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kuptohet vetvetiu që nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së teti, Propozimi evropian për Marrëveshjen Kosovë-Serbi ka në themel pikëpamjen e kancelarit  gjerman Sholc (Scholz) dhe të Presidentit francez Makron (Macron). Sipas tyre,  propozimi është frymëzuar nga Traktati themeltar i dy Gjermanive të vitit 1972, dhe se nuk bëhet fjalë për njohje reciproke, por për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor.

          Është me të vërtetë e çuditshme se si ka mundësi që këto dy personalitete të larta të Bashkimit Evropian t’i lejojnë vetes një krahasim të tillë të Kosovës dhe Serbisë me dy Gjermanitë e para vitit 1990! Dy Gjermanitë përbëheshin nga një etni e vetme - nga etnia gjermane, e cila, për arsyet që dihen, u nda në dy shtete - në pjesën lindore (sovjetike) dhe në pjesën perëndimore (amerikano-anglo-franceze). Kurse Kosova dhe Serbia përfaqësojnë dy etni krejtësisht të ndryshme, të cilat, gjatë shekujve, as i  ka bashkuar dhe as i bashkon absolutisht asgjë, deri sot e kësaj dite, në çdo aspekt të jetës. Një krahasim i tillë tingëllon sa naiv, aq edhe paradoksal, krahasim ky që zbulon ose mangësinë e theksuar të formimit intelektual, ose hilenë e këtyre dy kryepërfaqësuesve të politikës evropiane.

          Ky krahasim i papranueshëm dhe revoltues, përbën një gafë të rëndë politike dhe të kujton një deklaratë absurde të presidentit italian Serxho Matarela (Sergio Mattarella - 1941), i cili, gjatë një vizite në Beograd në maj të vitit 2015, nga tribuna e parlamentit serb, lëshoi broçkullën në vijim:

“Rrënjët e marrëdhënieve tona, atyre mes Serbisë e Italisë, janë të thella, ndër shekuj në histori. Serbia ka nxjerrë nga gjiri i  saj 17 perandorë romakë, ndër të cilët veçohet figura e Konstandinit”.

Presidenti italian, ose për shkak të një “hapësire boshe” në formimin e vet intelektual, ose me qëllime dashakeqe, shtrembëronte të vërtetat historike për perandorët romakë me prejardhje ilire, të cilët kërkonte t’i shiste për perandorë “me prejardhje serbe”. Se dihet historikisht që 20 perandorë romakë, duke filluar nga Deciusi (249-251) deri te Justiniani I (527-565) e kanë pasur prejardhjen nga Iliria. Aq më tepër që gjatë kohës së Perandorit Konstandini i Madh (274-337) në krye të perandorisë romake gjatë 31 viteve (306-337), serbosllavët dergjeshin stepave të Rusisë apo nëpër shpellat e maleve Ural.

Pikërisht edhe për këtë arsye, nënshkrimi i marrëveshjes, me shprehjen e larpërmendur brenda, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së nënti, në bazë të propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, në Nenin 10 thuhet:

Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Ky nen e përmban paradoksin brenda. Sepse edhe një lexues me arsim 8-9 vjeçar apo të mesëm, sapo njihet me përmbajtjen e tij, normalisht, shtron pyetjen:

“Përderisa u dashkan zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara, të firmosura nga dy kryetradhtarët Thaçi dhe Mustafa, atëherë përse Brukseli na shtruaka një tjetër propozim për marrëveshje me 11 nene?”.

Veç kësaj, politikani kryesor që pati dhënë orientimet dhe pati nënshkruar ato marrëveshje, ishte Hashim Thaçi, kryetradhtari i Republikës së Kosovës, i cili ka kohë që prehet në qelitë e Hagës. Por ky fakt nuk u bën përshtypje as Kancelarit gjerman, as Presidentit francez, as Brukselit në tërësi, se Thaçi, si argat i Beogradit, ka tradhtuar njerëzit e vet, shqiptarët, çka atyre nuk u ngjall kurrfarë emocioni dhe thonë me vete, në heshtje:

“Shqiptarët vrafshin veten! Se ne na intereson ta kthejmë Serbinë drejt Bashkimit Evropian”.

 Pra, për ndryshimin e antenave të Serbisë drejt Perëndimit evropian, Kancelari gjerman, Presidenti francez dhe Brukseli, kërkojnë të bëjnë kurban Republikën e Kosovës me copëtimin e tropjeve të saj. S’kemi pse habitemi: “kurva e motit” ka përvojë të gjatë prej gati një shekull e gjysmë në veprën e saj kriminale për copëtimin e trojeve tona etnike dhe vazhdon të mos ketë të ngopur ende.

Kjo është një tjetër arsye plus që nënshkrimi i marrëveshjes, me shprehjen e larpërmendur brenda, është tradhti e rëndë kombëtre.

          Së dhjeti, Kancelarit gjerman dhe Presidentit francez, si edhe Brukselit prapa tyre, nuk u bëjnë kurrfarë përshtypjesh krimet e rënda, masakrat e përbindshme,  shkatërrimet masive dhe spastrimi etnik i përmasave biblike që bisha fashiste serbe i shkaktoi një populli të tërë në Kosovë, për çka Serbia duhet të dëmshpërblejë detyrimisht. Nuk u bëjnë përshtypje absolutisht, prandaj edhe në të 11 nenet e propozimit të tyre për marrëveshje, ato krime anashkalohen qëllimisht, për t’i bërë qejfin vetëm Serbisë, si të përkëdhelurës së tyre. Një anashkalim i tillë është mjaft revoltues për mbarë kombin shqiptar, sepse, në heshtje, është një pendesë, është një kërkim ndjese para Serbisë për bombardimet e NATO-s në pranverën e vitit 1999, ndjesë, të cilën, sipas emisionit të lajmeve të “Zërit të Amerikës” të datës 13 tetor 2016, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara Donald Tramp (Trump), e pati kërkuar publikisht, sapo filloi fushatën zgjedhore në dhjetor të vitit 2015, duke sulmuar Bill Klintonin dhe administratën e tij.

          Anashkalimi i lartpërmendur është një arsye edhe shumë më e fortë që nënshkrimi i marrëveshjes me atë shprehjen e përsëritur më sipër, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Mosnënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Vuçiçit gjatë takimit të tij me Kurtin  më 27 shkurt në Bruksel, fsheh në vetvete një djallëzi nga ana e tij, me qëllim që t’ia rritë kredinë vetes në sytë e opinionit publik serb. Sepse mospranimi i tij për ta nënshkruar është me të vërtetë qesharak, kur dihet që marrëveshja është tërësisht në favor të Serbisë, sidomos Neni 7, për krijimin  dhe vetadministrimin e bashkësisë së komunave serbe, diçka varrmihëse për Republikën e Kosovës. Por fakti që serbët, më 05 nëntor 2022, i braktisën të gjitha institucionet e saj, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se ata, faktikisht, e kanë krijuar tashmë bashkësinë në fjalë dhe nënshkrimi i marrëveshjes më 18 mars në Bruksel, për ta është thjesht formal, vetëm sa merr vlerë juridike. Ndërkohë, Treshja udhëheqëse në Prishtinë rri e luan thjesht rolin e soditësit të paanshëm!

          Në mbyllje dëshiroj të theksoj:

Treshja Osmani-Kurti-Konjufca nuk e vendosën  krejt territorin e vendit nën një qeverisje  të rreptë në zbatimin e ligjit, në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për moslejimin e krijimit të bashkësisë së komunave serbe, çka solli si pasojë që ata ta pranojnë, faktikisht, ndarjen e Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e tradhtisë së Thaçit dhe Mustafës. Për pasojë, më 18 mars, Kurti ka për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, me qëllim krijimin e bashkësisë së komunave serbe apo të shtetit brenda shtetit. Po ashtu, sipas Nenit 7, do të bëhet edhe zyrtarizimi i statusit të kishës ortodokse serbe, një  tjetër shtet ky brenda shtetit të Republikës së Kosovës. Prandaj Kancelari gjerman dhe Presidenti francez, siç dëshmohet në faqen e internetit “Albanian Post” të datës 04 shtator  2022, në një letër që i dërgonin Kryeministrit Kurti, i jepnin porosi që “të përgatitej për vendime të vështira”.

Sigurisht, për vendime të vështira u dashka të përgatitet Kryeministri i Republikës së Kosovës, e cila ishte viktimë e barbarisë së egër serbe, dhe jo Serbia fashiste. Domosdo, sepse, siç ka pasë deklaruar shumë vite më parë Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri, “…pas ndërhyrjes ushtarake (pas bombardimeve të NATO-s - E.Y.), një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).

Shqiptarët e mbarë trojeve etnike kanë qenë të bindur plotësisht se Evropa, pas luftës, me përjashtime të rralla, do të merrte anën e Serbisë, anën e shtetit agresor, siç edhe ndodhi faktikisht. Dhe nuk habiten aspak, se ata kanë parasysh karakterizimin që Fishta i Madh i ka pasë bërë Evropës, si “kurva e motit”, për qëndrimin e saj tradicionalisht antishqiptar. Por shqiptarëve nuk u shkonte kurrë ndër mend se anën e Serbisë, shumë vite më vonë, do ta merrte edhe Departamenti i Shtetit. Ambasadorët amerikanë Xhef Hovenier (Jeff Hovenier) në Prishtinë dhe Kristofer (Christopher) Hill në Beograd, kanë kohë që këmbëngulin për krijimin e bashkësisë së komunave serbe.

A nuk do të ishte mirë që këta ambasadorët amerikanë t’u përgjigjeshin pyetjeve në vijim që ka shtruar në faqet e internetit publicisti i njohur Gjokë Dabaj, me prejardhje nga shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Mal të Zi?

“Unë e kam thënë me kohë. A kanë serbët asociacion në Kroaci? A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? Pastaj: A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë?”.

Të njëjtat pyetje, dhe ca më shumë, ka shtruar në internet Profesori Saimir Lolja:

A kanë serbët asociacion në Kroaci? 

A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë hungarezët asociacion në Rumani? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë austriakët asociacion në Itali? A kanë turqit asociacion në Greqi dhe anasjelltas? A kanë turqit asociacion në Bullgari?

Në atdheun amë, Rama ka bërë emër si pasues i kryeargatit të Beogradit Enver Hoxha, duke komplotuar me Vuçiçin për ndarjen e Republikës së Kosovës, përmes krijimit të bashkësisë së komunave serbe. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, sapo filloi mandatin e vet në Tiranë, u rreshtua haptas në përkrahje të Ramës dhe filloi të sillej në atë mënyrë, ashtu si edhe deri tani, sikur është anëtare e asamblesë së partisë socialiste. Përkrahja nga ana e saj e krahut të majtë të politikës shqiptare, është mbështetje e hapur për Ramën dhe Vuçiçin, për rrjedhojë, për krijimin e bashkësisë së komunave serbe.

Por mbështetjes për Ramën me të gjitha mënyrat, mikut të përzemërt të Vuçiçit, nga ana e ambasadores Yuri Kim, ia vuri vulën  përfundimisht prania shtatë orë rresht në sallën e Gjykatës së Apelit e dy përfaqësuesve të ambasadës amerikane, në pritje të vendimit për vulën e Partisë Demokratike. Me këtë rast, ja çfarë deklaron publicisti dhe analisti i njohur Adriatik Dosti:

“Sapo kam mbaruar një bisedë telefonike me një mikun tim të mirë e të hershëm amerikan, Profesor e Jurist për nga profesioni e që momentalisht jep mësim e leksione në Universitetin e “Ann Arborit” këtu në Michigan, për të Drejtën ndërkombëtare dhe Relacionet diplomatike në politikën e jashtme mes shteteve. Pasi i shpjegova gjithë ç’ka ndodhur, ai m’u përgjigj:

“Është më tepër se skandal,.. është shkelje flagrante e Konventës diplomatike të Vjenës,.. konsiderohet ndërhyrje banale në punët e politikën e brendshme të një shteti të pavarur e sovran,.. e thënë troç fare, - më shpjegoi miku im, - përpos presion, kërcënim e shantazh, është njëkohësisht dhunim skandaloz i sistemit të drejtësisë së një shteti tjetër” (Citohet sipas: Adriatik Dosti - SHBA. “Ne shqiptarët e mirë historikisht kemi qenë e jemi me Amerikën, po Amerika më kë është?”. Faqja e internetit “Syri””. 05 mars 2023).

Si gjithmonë, do të dalë përsëri në pah paaftësia tradicionale e popullit shqiptar për vetorganizim, çka politikanëve u ka krijuar hapësira mjaft të bollshme për nënshtrim skandaloz para të huajve, kushdo qofshin ata, të shoqëruar me tradhti kombëtare.

Ndokush mund të thotë:

“Albin Kurti u gjend para presionit të amerikanëve dhe prandaj qe i detyruar ta pranonte nënshkrimin e Marrëveshjes. Për ndryshe prishej miqësia me amerikanët”.

Po pse Albin Kurti nuk ua ka shpjeguar përfaqësuesve amerikanë prerë dhe vendosmërisht se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga pararendësit e tij, sidomos marrëveshja për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, dhe zyrtarizimi i statusit të kishës ortodokse, përbëjnë tradhti të rëndë kombëtare, sepse shkallmojnë përfundimisht themelet e pavarësisë së Republikës së Kosovës përmes copëtimit të saj? Para amerikanëve, Albin Kurti do ta prezantonte veten me shumë burrëri dhe vendosmëri, sikur të kishte në çantën e vet, veç Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe Vendimin e Kuvendit dhe rezultatin e Referendumit mbarëpopullor kundër krijimit të bashkësisë së komunave serbe dhe zyrtarizimit të statusit të kishës ortodokse. Dhe Albin Kurti kështu do të kishte një arsye shumë të fortë për t’i kundërshtuar amerikanët, të cilët e dinë shumë mirë se vullneti i popullit është Vullneti i Hyjnisë

E kam theksuar edhe herë të tjera në analizat e mia se është gatuar me kohë një strategji djallëzore për ftohjen e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka është mjaft i interesuar boshti ortodoks serbogrek, me në krye Rusinë fashiste të ditëve tona. Por ne shqiptarët duhet t’i shtrojmë edhe një pyetje vetes: mos vallë edhe vetë ne jemi fajtorë për ftohjen e atyre marrëdhënieve? Ne kemi pasur dhe kemi arsye boll të forta, të cilat dihen mjaft mirë, për ta dashur dhe respektuar Amerikën jashtëzakonisht shumë. Por mos vallë jemi treguar jo dinjitozë me dashurinë dhe respektin tonë ndaj saj, duke harruar krejtësisht të respektojmë vetveten? Mos vallë me dashurinë tonë i kemi lejuar vetes të zbresim deri në një nivel aspak serioz? Sepse njerëzit jo dinjitozë nuk i respekton kush. Aq më tepër që dashuria e dendur për dikë dihet se çfarë fundi ka. Sidomos kur politikanët tanë zhvishen nga çdolloj dinjiteti, personal dhe kombëtar, gjatë kontakteve me të huajt, të cilët, nën zë, nuk ushqejnë kurrfarë respekti për ta. Dhe nënkuptohet që, politikanë të tillë, na turpërojnë, sepse bëhen lolo në sytë e botës dhe pasojat reflektohen në kurriz të popullit dhe te tkurrja e trojeve tona etnike.

Ne shqiptarët duhet të kemi parasysh një porosi të artë të Sokratit (470-399), i cili ka thënë:

          “Do të ishte mirë që njeriu ta gjykojë seriozisht veten se kush është, për të parë se ç’vlera ka për të pasur miq”.

            Kaliforni, 08 mars 2023

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bucka, i vetgraduar kolonel

 Duke ndjekur emisionin e TV Dukagjinit, me titull: “Të pathënat për UCK-në”, të përgatitur prej gazetarit, Ermal Panduri, transmetuar në datën 10 tetor 2018, e cila është intervista ku kanë folur: bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit Fadil Begu, kryetari i Organizatës së Veteranëve  të  UÇK-së për Shqipërinë, Sokol Poga, Komandanti i Qendrës Stërvitore të UCK-së në Helshan, kolonel Maliq Doci, një prej furnitorëve kryesorë për formacionet e UCK-së prej Hasi në brendësi të Kosovës Qamil Cahani, dhe autori i këtij reagimi.

Mirëpo, në fund të asaj interviste, gazetari Panduri i ka bashkangjitur edhe një intervistë të  ish-oficerit nga Shqipëria, i njohur me emrin Spiro Butka, por de fakto mbiemrin e ka Bucka, i vetgraduar kolonel. Mirë ka bërë, e drejt e tij si gazetar. Por, sikundër do ta shpjegojmë më pas, kjo shtesë e tij është qëllim keqe.

Themi për Spiron “i vetgraduar”, për faktin se nuk e ka gëzuar kurrë atë gradë ushtarake sa ka qenë oficer efektiv në Ushtrinë e Shqipërisë. Kjo për arsyen e thjeshtë se, kur Spirua është liruar nga Ushtria e Shqipërisë , (në gjysmën e dytë të viteve ’70-të të shekullit XX), jo vetëm që Ushtria Shqiptare nuk kishte grada, por që të gëzoje atë gradë duhej të ishe minimalisht komandant Brigade (Regjimenti), ndërkohë që ai zotëri ka qenë shef stërvitjeje a shef operativ Brigade, që po të ishin gradat në atë kohë, do t’i takonte maksimalisht grada major, por kurrë kolonel.

Por ky zotëri, me sa po duket, e ka qejf vetgradimin, pasi edhe kur krijoi  Armatën Kombëtare Shqiptare në vitin 2003, për të cilën u fut edhe në listën e zezë të Presidentit të SHBA, Xhorxh Bush (i vjetri), edhe atëherë u vetgradua Gjeneral-Kolonel, (për t’u barazuar me Enver Hoxhën kur iu dha kjo gradë në Kongresin e Përmetit, 24 maj 1944, kur vendosi gradat), dhe  zgjodhi për pseudonim një emër e mbiemër madhështor për t’u paraqit si i lindur nga Zoti për beteja të mëdha ushtarake, Vigan Gradica. Edhe mbiemrin Gradica e ka zgjedhur për të na thënë se është Mehmet Gradica  i kohës sonë! Kjo tregon se djallëzia e tij është e pa arritshme.

Por që të mos largohemi nga tema, z. Ermal Panduri përveç që i ka censuruar thëniet tona për  “viganin” Spiro Bucka, por e mbyll qëllimisht atë intervistë me thëniet e tij. Dhe kuptohet se cili është qëllimi i këtij gazetari: që t’i paraqesë të pavlera e të paqena gjithçka folën e treguan parafolësit,  protagonistët e vërtetë të atyre ngjarjeve që ata trajtuan e folën për operacionin “Shigjeta” si dhe për çështjen e të qenit të Spiro Buckës dëshmitar prefencial i Prokurorit, Elez Blakaj.

Ç’është gjithë kjo dashuri dhe përkrahje e prokurorëve dhe e disa gazetarëve  në Kosovë ndaj një magazinieri të UÇK-së që vepronte gjatë luftës në qytetin e Kuksit dhe kurrë në Kosovë, madje i përkrahur pa rezerva edhe nga Azem Syla, e i mbështetur pas lufte edhe nga shumica e ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së?! Ku vallë flen lepuri?

Dhe ajo që është interesante në intervistën e Spiro Buckës, në këtë emision, është shprehia e tij: “Unë, po të kisha 3000 ushtarë do ta çliroja Prizrenin”. Ç’paska humbur Kosova një fat të madh!

Kjo deklaratë pompoze e Vigan Spiro Buckës tregon se, ky zotëri ose nuk ka pirë ilaqet kur ka dhënë intervistën, ose nuk e kanë çuar për ta vizituar te mjeku psikiatër. E themi këtë për vet faktin se ai bie ndesh me ato çka ka thënë në shumë shkrime të tij. Në ato shkrime, ai është deklaruar se na paska qenë emëruar nga Azem Syla zevendës Komandant i Operacionit “Shigjeta”. Madje ka deklaruar edhe tjetrën: e ka komanduar atë luftim, (le ta quajmë operacion), nga një largësi 20-30 kilometra larg, pasi, sikundër tregojnë të gjithë pjesëmarrësit në të quajturin Operacioni “Shigjeta”, ai ka qenë në një zyrë në ish-Uzinën Mekanikë të Kuksit!

Dhe kjo duhet të jetë një risi në artin ushtarak botëror dhe jo vetëm shqiptar, që ta drejtosh luftimin nga një zyrë, pa dritare dhe në një largësi të tillë, duke mos qenë nevoja ta shohësh fare as frontin e jo më vijën e parë të luftimeve.

Mirëpo, dimë që në mal të Pashtrikut dhe në Koshare u grumbulluan e u angazhuan në luftim gati 5000 ushtarë. Nëse do të pranojmë se ky zotëri ka qenë zëvendës komandant i atij operacioni të planifikuar nga Shtabi  Përgjithshëm dhe jo nga ministri Azem Syla, sikundër na e paraqet ky, në disa dokumente me nënshkrimet e Azem Sylës, si është e mundur që nuk e çliroi Prizrenin? Dhe kjo do të ketë ndodhur për faktin se kanë qenë më shumë ushtarë se sa i duheshin Spiros, ishin 5000 dhe jo 3000, prandaj nuk e ka marrë mundimin ky “trim vigan” që ta çlironte Prizrenin!

 Ngaqë kanë qenë 5000 dhe jo 3000 luftëtarë, prandaj ky zëvendës komandant operacioni nuk mundi të çlironte edhe ato 300-1000 metra të territorit të Republikës së Shqipërisë që ishin pushtuar e fortifikuar nga forcat serbe, prej Qafës së  Prushit e deri Gorozhup. E paskemi vrarë mendjen kot se pse nuk u realizua detyra për hapjen e korridorit të furnizimit si në Koshare edhe në Pashtrik, ngaqë kanë qenë më shumë se sa i nevojiteshin, Viganit Spiro Bucka. Pse nuk na e ka thënë më pare ky vigan, që mos të ishim lodhur kaq shumë.

 Dhe me këtë deklaratë mburravece të këtij “trim vigani”, gazetari Ermal  Panduri na e mbyll intervistën e “të pathënave për UCK-në”.   Turp, e faqe e zezë, kur duan të na i paraqesin si të vërteta këto broçkulla mburravece të një ish-oficeri të përjashtuar nga tre ushtri, dy shqiptare e një ndërkombëtare, si i padenjë për të qenë oficer ushtrie: nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë, nga TMK-ja dhe nga KFOR-i .

Spiro Bucka



Vërejtje e redakisë Floripress:

Spiroja është vlleh,nuk është shqiptar dhe është person non grata për State departamentin e USA_së!


A është e mundur të ëndërrosh në disa gjuhë të ndryshme? Shkencëtarët kanë bërë zbulime interesante që mund t'ju habisin

Gjumi luan një rol shumë më të fuqishëm në mësimin e gjuhës sesa mendohej më parë. A është e mundur të ëndërrosh në disa gjuhë Gjumi luan një rol shumë më të fuqishëm në mësimin e gjuhës sesa mendohej më parë. Nëse flisni më shumë se një gjuhë, ndonjëherë mund të keni përjetuar përzierjen e tyre në gjumë. Sophie Hardach, për BBC-në, flet për përvojën e saj shumëgjuhëshe gjatë gjumit:– Ëndrrat e mia shpesh përmbajnë anglisht, të cilën e flas në jetën e përditshme këtu në Londër, si dhe gjermanisht, gjuhën e fëmijërisë sime.

Por, pyetja është se si dhe pse truri ynë arrin në këto ëndrra shumëgjuhëshe, si dhe a mund të ndikojnë në aftësitë tona gjuhësore në jetën reale.


Deshifrimi i gjuhëve tona të ëndrrave

Në pamje të parë, mund të mos duket e habitshme që shumë njerëz ushtrojnë gjuhë të ndryshme ndërsa flenë, madje edhe njerëzit që sapo kanë filluar të mësojnë një gjuhë të huaj i përdorin ato gjuhë në ëndrrat e tyre.

Gjuha që ne flasim gjatë ditës përcillet kryesisht në netët tona.

Një studim i njerëzve të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar zbuloi, për shembull, se ata komunikonin në ëndrra, si dhe kur ishin zgjuar, duke përdorur gjuhën e shenjave.

Megjithatë, një vështrim më i afërt i ëndrrave shumëgjuhëshe zbulon një pamje më komplekse, zbulojnë shkencëtarët.

Si fillim, në vend që të luajmë rastësisht fragmente gjuhësore nga koha jonë, truri ynë duket se i përzien ato me të gjitha llojet e shqetësimeve, kujtimeve dhe problemeve të përditshme. Truri ynë mund të krijojë dialogë të tërë në një gjuhë të panjohur fantazie, ose një gjuhë që ëndërrimtarët e kanë hasur në jetën e zgjuar, por nuk e përdorin.– Në ëndrrat e mia, ndonjëherë kam biseda të gjalla në japonisht, një gjuhë që e studiova, por nuk arrita ta zotëroja në jetën reale, shpjegoi një i anketuar.

Studiuesit e gjumit thonë se mekanika e saktë pas ëndrrave të tilla është mjaft e vështirë për t’u përcaktuar, pjesërisht sepse ëndrrat në përgjithësi janë ende një fenomen mjaft misterioz. Ajo që kuptohet më mirë është se si dhe pse truri ynë përpunon gjuhët dhe madje mëson fjalë të reja në gjumë.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...