Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/10

Pas sundimit të gjatë të turqve (më se 300 vjet) me vendimin e Kongresit të Berlinit, Ulqini aneksohet nga Evropa(Berlini) dhe i ipet Malit të Zi.





640px-Berliner_kongress

Shkruan: Akademik Prof.dr. Flori Bruqi,PHD.

Traktati i Shën-Stefanit shkaktoi shqetësime të mëdha tek Fuqitë e Mëdha e sidomos tek Britania e Madhe.

 Prandaj Fuqitë e Mëdha me 13 qershor 1878 thirrën një Kongres i cili do të mbahej në Berlin për të rishikuar edhe njëherë Traktatin e Shën Stefanit,mbi Aneksimin e tokave shqiptare.

Në këto kushte u mblodh Kongresi i Berlinit i cili filloi punimet më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, ku rezultat i kongresit ishte nënshkrimi i Traktatit të Berlinit nga Rusia, Franca, Anglia, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Perandoria Osmane.

Në këtë Kongres ishte thirrur edhe një delegacion i Perandorisë Osmane por ky delegacion nuk kishte të drejta të barabarta me Fuqitë e Mëdha, kështu që ai mund të fliste për çdo cështje por nuk kishte të drejtë të votonte vendimet e Kongresit gjithashtu edhe shtetet ballkanike kishin të drejtë të paraqisnin vetëm kërkesat e tyre.

Edhe shqiptarët me organizimin e Lidhjes së Prizrenit kishin të drejtë të paraqisnin kërkesat e tyre. 

Në muajt qershor-korrik ishin bërë dhjetëra peticione dhe memorandume për Kongresin e Berlinit që edhe Shqipërisë t’i njiheshin disa të drejta për autonomi.

Kështu që Fuqitë e Mëdha vendosën që Serbisë t’i njihej pavarësia dhe të merrte Sanxhakun e Nishit. Mali i Zi do të merrte, Podgoricën, Tivarin, Plavën, Gucinë, Ulqinin Nikshiqin etj.

Kongresi vendosi që Bullgaria të ndahej në dy pjesë autonome, të Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore.

Rumania fitoi pavarësinë dhe Rusia mori Besarabinë dhe Armeninë. Bosnja mbeti e pandarë nga Perandoria Osmane por Austro-Hungaria fitoi të drejtën për administrimin e saj.

Kongresi shqyrtoi edhe kërkesat e Greqisë e cila nuk mori pjesë në luftë por kishte parashtruar kërkesat për zgjerimin territorial ku me ç’rast krahina e Çamërisë do të aneksohej nga Greqia. As në këtë kongres nuk u njoh e drejta e Shqipërisë për autonomi por edhe territoret shqiptare i’u dhanë fqinjëve

(malazezeve,serbeve,maqedoneve)...

*****

Në Londër, në parlament, kryeministri Gledston u ngrit energjikisht duke kërkuar që, si pjesë e politikës britanike, të respektoheshin dispozitat e Kongresit të Berlinit.


 U ndërruan gati të gjithë ambasadorët e fuqive të mëdha të akredituar në Stamboll dhe u dërguan atje personalitete me influencë. 


Britanikët ambasador special e emëruan zotëri Goçanit, i cili ishte emëruar më parë mëkëmbës i mbretit në Indi. Lordi Granvil, duke i dhënë Goçanit autorizime që ti koordinonte detyrat me të gjithë ambasadorët e fuqive të mëdha, i shkruante: ''madhëria e saj Mbretëresha ka pasur mirësinë të ju embrojë ambasador special të saj pranë Portës Otomane që të shihet se sa të rëndësishme M, e S. Mbretëresha e konsideron situatën në Lindje dhe që Sulltani, nga marrëdhëniet personale me një burrë shteti të atillë që zë pozitë aq të lartë në Parlament dhe në politikën e Anglisë, ta kuptojë seriozitetin e qëllimit të fuqive të mëdha për kryerjen e obligimeve të tij ndaj Malit të Zi dhe Greqisë ... '', e pak më vonë i dërgoi vërejtjen në Stamboll:''… duhet të kërkohet energjikisht nga Porta e lartë që të tregojë në mënyrë kategorike cilat masa do ti ndërmarrë që ti jepen Malit të Zi vendet e caktuara.''
Në vend të kërkesës së fuqive të mëdha që ushtria otomane ti riokuponte pozitat që u ishin dhënë shqiptarëve dhe tia dorëzonte Malit të Zi, në Stamboll ra.



Ulqinin me tërë distriktin deri në Bunë në rregull, në qetësi, pa rezistencë, më 15 nëntor sipas kalendarit të vjetër. Në qoftë se nuk e bën këtë, flota e kombinuar, e cila atë ditë do të jetë në gjirin Burnaba, afër Izmirit, do të futet në portin e Izmirit dhe do ta pushtojë qytetin. Do ti nënshtrojë të gjitha organet e pushtetit, do ti marrë të gjitha të ardhurat e vilajetit dhe do ti disponojë këto, kurse Mali i Zi do ta marrë prej tyre pjesën që i takon me të drejtë. Në qoftë se edhe kjo nuk do të mjaftojë që ta detyrojë Portën e lartë, fuqitë do ta pushtojnë me forcë, në fund të fundit, Selanikun.<< Ultimatumi për Portën ishte shumë i rëndë, aq më parë që ky veprim i fuqive të mëdha, si fillim, do të mund të aplikohej edhe për çështjet deri atëherë të pazgjighura në Jermeni, Greqi e të tjera.


Sulltan Hamidi, kur u gjend në situatë të vështirë dhe të paevitueshme, e pushoi Veli Riza‑pashën e Shkodrës si më ortodoks në kundërshtimin për dorëzimin e Ulqinit, e dërgoi atje mushirin e urtë dhe me influencë Dervish‑pashën me katër mijë nizamë, i cili erdh prej Shkodrës në Ulqin me ushtri pak më të vogël që ta bënte dorëzimin e fortifikatave në rrethinën e Ulqinit në Bunë, në Mozhur dhe në Meteriz) si dhe vetë qytetin e Ulqinit.
Ushtria malazeze, nën komandën e vojvodë Bozha Petroviqit (dy batalione) erdhi në Mërkojeviq, kurse pas përgatitjeve të bëra, në Ulqin u dërgua vojvoda Simo Popoviq, tashmë i emëruar gubernator i bregdetit malazias me seli në Ulqin. Popoviqi, me 600 ushtarë nën komandën e Petar Stankoviqit, i mori në dorëzim të gjitha fortifikatat, qytetin e Ulqinit dhe >>distriktin deri në Bunë' Kështu Ulqini, pas pazarllëqeve të gjata diplomatike midis fuqive të mëdha, e Malit të Zi me Turqinë dhe demonstrimit të armatës detare deri atëherë të paparë, më 30 nëntor të vitit 1880 iu bashkua Principatës së Malit të Zi.


I etshëm deri atëherë për dalje në det, për zhvillimin e detarisë vetjake dhe për zhvillimin e bujqësisë mesdhetare, i entuziazmuar me sukseset e veta ushtarake dhe diplomatike princ Nikolla I, duke kremtuar, e këndoi këngën "Kurorëzimi i Malit të Zi me detin."










Vendim i turpshëm dhe arbitrar i Fuqive të Mëdha(Evropës kurvë)


Veprimi arbitrar i Fuqive të Mëdha në lidhje me Ulqinin, i cili për disa muaj ishte në qendër të diplomacisë ndërkombëtare si asnjë qytet tjetër, ishte një paralajmërim për shqiptarët se në ketë mënyrë do të veprohet edhe më pas, kur janë në pyetje interesat e tyre për dominim gjeopolitik ne ketë pjesë të Evropës.



Dihet tashmë se në pjesën e dytë të shek.XIX, në kuadër të Perandorisë Osmane në Ballkan kishin filluar lëvizjet politike të popujve të shtypur të cilët kërkonin avancimin e statusit të tyre politik, jo më si provinca autonome por për t`u pavarësuar. Dhe gjatë Krizës Lindore 1875-1881 këto lëvizje u bënë realitet, me ç`rast u kyçën edhe Fuqitë e Mëdha evropiane, duke paraqitur publikisht edhe interesat e tyre gjeopolitike për ketë pjesë të Evropës. Dhe nga një situatë e tillë ne kuadër të Perandorisë Osmane nga të gjithë popujt e shtypur nuk ka dilemë se shqiptarët ishin në pozitë më të vështirë, që dëshmohet edhe nga ngjarjet të cilat pasojnë në vitet në vijim. Nëse popujt e tjerë ishin organizuar dhe nga statusi autonom i provincave të tyre, donin të pavarësoheshin, shqiptarët për të parën herë dalin haptazi për autonomi në kuadër të Perandorisë, kuptohet si fazë e parë drejt pavarësisë së Shqipërisë. Dhe një kërkesë e tillë u bë publike nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit(10 qershor1878), që është organizata e parë politike e ushtarake e nivelit mbarëshqiptar.

1.Kongresi i Berlinit dhe harta e re gjeopolitike e Ballkanit

Ndonëse idetë e para për prishjen e ekuilibrit në mes shteteve të Fuqive të Mëdha në lidhje me territoret që ishin nën administrimin e Perandorisë Osmane u paraqitën në Paqen e Shën Stefanit (3 mars 1878), ishte pikërisht Kongresi i Berlinit(13.6.1878-13.7.1878) me vendimet e veta që solli ndryshime konkrete në hartën gjeopolitike të Ballkanit apo më saktë në Evropën Juglindore. Në saje të luftërave të zhvilluara ndaj Perandorisë Osmane, fqinjët tanë serbët dhe malazezët (1876-1878) përfundimisht fituan pavarësinë shtetërore. Por, në saje të vendimeve të Fuqive të Mëdha, në kuadër të këtyre shteteve u përfshinë territore të banuara më popullsi shqiptare, të cilët nga një veprim i tillë i padrejtë ishin të detyruar të braktisin vatrat e tyre, ku janë të njohur "muhaxhirët" e kësaj periudhe, që ishte migrim i dhunshëm me përmasa të spastrimit etnik siç ishte rasti me vendbanimet shqiptare në Sanxhakun e Nishit.Ndonëse me përmasa më të vogla, një dukuri e tillë ishte identike edhe në viset shqiptare të cilat u aneksuan nga Mali i Zi.
Në saje të memorandumeve të prezentuara Fuqive të Mëdha nga LSHP bëhet me dije se në kuadër të katër vilajeteve(Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës) shqiptarët në këtë kohë ishin element dominues me një popullsi prej 1.800.000-2.000.000 banorë, ndërsa sipërfaqja e katër vilajeteve ishte 90.000 km2, nga të cilët trungu etnik shqiptar i banuar thuajse tërësisht nga shqiptarë shtrihej në një sipërfaqe prej 75.000 km2. Por, për hir të realitetit duhet thënë se ne kuadër të këtyre vilajeteve kishte edhe popullsi sllave dhe greke, e cila ishte pakicë ne krahasim me shqiptarët.
Vendimet e Kongresit të Berlinit i shkëputën hapësirës etnogjeografike shqiptare në verilindje Sanxhakun e Nishit, duke ia bashkëngjitur Serbisë, ndërsa në perëndim Malit të Zi ia bashkëngjitën Podgoricën, Spuzhën, Tivarin, Plavën dhe Gucinë, kurse në jug shtetit grek iu dhurua një pjesë e konsiderueshme e territorit, duke mos përfillur strukturën etnike të popullsisë përkatëse.

2.Protestat e shqiptarëve ndaj vendimeve të Kongresit të Berlinit

Në saje të një vendimi të tillë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare e udhëhequr nga LSHP përgatiti dhe dërgoi dhjetëra memorandume dhe protesta që iu dërguan Kongresit të Berlinit(1878), Fuqive të Mëdha dhe Konferencës së Berlinit(1880) në të cilën kërkohej paprekshmëria e territoreve shqiptare të veriut dhe të jugut, dëshmojnë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, edhe në veprimtarinë e saj diplomatike, në rrafshin ndërkombëtar, doli si përfaqësuese e mbarë kombit, si një organizëm mbarëshqiptar, i veshur me atribute shtetërore.
Një nga aksionet më të fuqishme të veprimtarisë diplomatike të Lidhjes ishte udhëtimi në Evropë, në Romë, Paris, Londër, Berlin dhe Vjenë, në prill-maj1879, i delegacionit të saj, të përbërë nga diplomati i shquar Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, që u paraqitën atje "si përfaqësues të Lidhjes Shqiptare, që përfshinte gjithë vendin". Delegacioni kërkoi nga shtetet evropiane të heqin dorë nga vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e tokave shqiptare, sepse ato vendime nuk kishin mbeshtetjen e popullsisë shqiptare ne mjesidet përkatëse.
Megjithatë, populli shqiptar nuk arriti të siguronte përkrahjen e Fuqive të Mëdha, të cilat pavarësisht nga ndonjë dallim në qëndrimet e tyre, në tërësi, u bashkuan në çështjen e zbatimit të vendimeve të Kongresit të Berlinit për kufijtë e veriut dhe të verilindjes së Shqipërisë. Është një fakt i njohur tanimë në historinë e Evropës se as Mali i Zi, as Perandoria Osmane nuk qenë në gjendje të thyenin qëndresën e shqiptarëve për të mbrojtur kufijtë e veriut. Ishte "Demonstrata navale" e gjashtë Fuqive të Mëdha të Evropës, siç ka hyrë kjo ngjarje në histori, ajo që i detyroi shqiptarët të braktisnin Ulqinin në nëntor të 1880-ës.


3.Mbrojtja e territoreve me luftë dhe çështja e Ulqinit

Në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit principata e Malit të Zi fitoi pavarësinë, duke rritur sipërfaqen e territorit të vet nga 4.400km2 në 9.475km2. Në nenin XXVIII të këtij Traktati parashihej që përveç Podgoricës, Shpuzës, Zhablakut e Tivarit Malit të Zi t`i jepej edhe krahina e Plavës së bashku me Gucinë. Por, ishin shqiptarët të udhëhequr nga LSHP, të cilët rezistuan kundër aneksimit të këtyre territoreve nga Mali i Zi, sepse u organizuan ushtarakisht dhe arritën fitore(dhjetor 1879-janar 1880) në luftën e Nokshiqit, duke mposhtur ushtrinë malazeze. Pasi dështoi plani që krahina e Plavës dhe Gucisë të aneksohet nga Mali i Zi, Fuqitë e Mëdha menduan që si kompensim t`i jepen krahina e Grudës, Hotit dhe një pjesë e Këlmendit. Por edhe ky propozim dështoi, sepse ishin shqiptarët të cilët më 22 prill 1880, te Ura e Rzhanicës në lumin Cem, forcat ushtarake të LSHP shënuan fitoren e radhës ndaj ushtrisë malazeze. Të ndodhur në një situatë të tillë të disfatave të vazhdueshme, Fuqitë e Mëdha dolën me propozimin tjetër që në vend të këtyre territoreve Malit të Zi si kompensim ti jepet qyteti i Ulqinit me rrethinë të ngushtë deri te lumi Buna.
Sapo u njoftua opinioni i gjerë me ketë vendim të turpshëm të Fuqive të Mëdha, ulqinakët dërguan në Shkodër parinë e tyre të përbërë nga Mehmet Beci dhe Mehmet Gjyli, për t`i kërkuar ndihmë Degës së Shkodrës. Ata iu treguan bashkatdhetarëve të tyre së çfarë kishin hequr nga pushtimi i parë malazez (18.1.1878-8.2.1879). Dega e Shkodrës, në bashkëpunim me Degën e Ulqinit, menjiherë filluan përgatitjet për mobilizimin e popullit dhe mbrojtjen e vendit. Shembujt nga Plava e Gucia dhe Gruda të muajve të mëparshëm ku populli sfidoi ndaj armiqve dhe diplomacisë ndërkombëtare ishin motiv i mjaftueshëm dhe optimizëm edhe për të mbrojtur Ulqinin.
Gjendja në qytetin e Ulqinit ishte e elektrizuar dhe pakënaqësia në popull ishte e madhe, sepse nuk mund ta merrnin më mend se përsëri do të aneksoheshin nga Mali i Zi. Në lidhje me këtë çështje po paraqesim me ketë rast një peticionin te banorëve të Ulqinit dërguar konsullit anglez në Shkodër Kirby Green(1880).

Më 3 shtator 1880

“Me keqardhje të madhe mësuam se ishte vendosur që vendi ynë i dashur Ulqini t`i dorëzohet Malit të Zi dhe për këtë arsye Flota e Fuqive të Mëdha evropiane, gjatë këtyre ditëve do të vijë në Ulqin. Meqë ky popull i pafuqishëm ka qenë me shekuj nën dominimin e Lartëmadhërisë së Tij, Sulltanit, edhe meqë: gjuha, zakonet dhe feja janë të kundërta me ato të Malit të Zi, pranon të vdesë dhe plotësisht të shlyhet nga faqja e dheut, sesa t`i aneksohet Malit të Zi, ose të hyjë nën qeverinë e egër të tij, e në ketë mënyrë të jetë i ndarë nga Qeveria e drejtë e Lartëmadhërisë së tij perandorake(të Sulltanit). Prandaj ne jemi të bindur se Fuqitë e Mëdha, nuk do të dëshirojnë të ketë ndonjë gjakderdhje, dhe nëse do të ketë konflikte në mes ushtrisë sonë, e cila është mbledhur në kufi, dhe të asaj malazeze, përgjegjësia e ngjarjeve të tilla duhet t`u bjerë malazezëve, të cilët do të jenë shkaktarë të saj. Ne për ketë arsye ju lutemi t`i rregulloni këto punë në mënyrë të kënaqshme, pa vonesë dhe të na lërni si ishim më parë. Ne e kërkojmë ketë nga Ju, dhe Ju lusim që dëshirat tona t`ia përcillni Qeverisë të cilën e përfaqësoni Ju dhe me një përgjigje të favorshme do të na bëni mirënjohës. Ju jeni dhënësi i urdhërave dhe udhëzimeve.”
Në lidhje me këtë çështje u zhvillua një aksion i paparë diplomatik për kohën nga ana e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, ku tonin kryesor e kishin Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria. Edhe pse shqiptarët u organizuan ushtarakisht, me forca të rregullta dhe vullnetarë nga krahina të ndryshme shqiptare, duke zhvilluar edhe luftime për mbrojtjen e qytetit të Ulqinit, Dervish Pasha me forcat ushtarake hyri në Ulqin më 24 nëntor 1880, ndërsa forcave malazeze në prani të forcave ndërkombëtare ua dorëzoi atë më 26 nëntor, ndërsa e tërë kazanë me 29 nëntor 1880. Në luftimet për mbrojtjën e Ulqinit u plagos për vdekje edhe komandanti i forcave për mbrojtjen e Ulqinit, Isuf Sokoli nga Shkodra. Nuk ka dilemë se qëndresa heroike e shqiptarëve në mbrojtje të Ulqinit paraqet një faqe të ndritur në luftërat dhe përpjekjet që bëri populli shqiptar nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.


4.Përfundim

Rasti i Ulqinit dëshmoi në mënyrë transparente aspiratat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha evropiane, edhe pse në nenin XXVIII të vendimeve të Kongresit të Berlinit ishte vendosur që Ulqini të mbetej në kuadër të Perandorisë Osmane (Shqipërisë). Pra, u vendos në mënyrë të jashtëzakonshme sipas oreksit të Fuqive të Mëdha, të cilat haptazi e kërcënuan Perandorinë Osmane, se nëse nuk bëhet dorëzimi i Ulqinit, flota e kombinuar e Fuqive do ta pushtonte si peng Izmirin. Dhe në një situatë të tillë nuk ka dilemë se Porta e Lartë e kishte më lehtë të sakrifikonte Ulqinin. Nga një qëndrim i tillë doli qartë se në planet gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, trojet shqiptare u bënë "plaçkë tregu" për të kënaqur lakmitë pushtuese të shteteve fqinje dhe për të vendosur "ekuilibrin" ndërmjet Fuqive të Mëdha, të prishur nga lufta ruso-turke dhe Traktati i Shën Stefanit (3 mars 1878).
Nga një veprim i tillë pasojat për shqiptarët të cilët u aneksuan nga Mali i Zi ishin të mëdha si në aspektin politik dhe atë demografik, që do të dëshmohet në vitet në vijim. Nuk ka dilemë se përgjegjësinë kryesore e kanë Fuqitë e Mëdha të cilat nuk morën parasysh kriterin etnik të territoreve përkatëse si dhe angazhimin konkret politik dhe ushtarak të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e terësisë etnogjeografike shqiptare. Për ngjarjet e kësaj periudhe ekziston një material i tërë arkivor, por po ashtu ato janë përjetësuar në epikën tonë historike, që dëshmon se LSHP ishte interpretuesja më e devotshme e vullnetit politik të popullit shqiptar.
Dhe në fund duhet cekur se një veprim i tillë arbitrar i Fuqive të Mëdha në lidhje me Ulqinin, i cili për disa muaj ishte në qendër të dilpomacisë ndërkombëtare si asnjë qytet tjetër, ishte një paralajmërim për shqiptarët se në ketë mënyrë do të veprohet edhe më pas, kur janë në pyetje interesat e tyre për dominim gjeopolitik ne ketë pjesë të Evropës. Dhe një fat të tillë tragjik shqiptarët do ta përjetojnë më pas me rastin e luftërave ballkanike dhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/13, kur u përcaktuan kufijtë e Shqipërise, në të cilën u morën vendime kriminale, sepse jashtë shtetit shqiptar mbetën gjysma e territoreve dhe e popullsisë shqiptare.


Fatkeqësiht historia po përseritët  edhe tash më Procesin e "Marrveshjës Franko-Gjermane" më Republikën e Kosovës dhe Zajednicën serbosllave.


Në qëndrimin e Edvin Ramës ndaj Republikës së Dardanisë, nuk ka asgjë për t’u habitur. Kjo për arsye se Edvin Rama ndjek me shumë fanatizëm piketat e politikës së  Enver Hoxha në qëndrimin ndaj serbosllavizmit gjakatar. Diktatori Enver Hoxha, pas luftës, si kryefrikacak i lindur që ishte dhe me komplekse të tmerrshmne inferioriteti, nuk kishte besim absolutisht në energjitë krijuese dhe përgjithësisht në aftësitë e popullit shqiptar për zhvillimin e vendit, në frymën atdhetare për mbrojtjen e tij. Prandaj ai kërkonte me shumë ngulm shndërrimin e Shqipërisë në republikë të shtatë të Jugosllavisë, me pasojë kolonizimin e saj nga serbosllavizmi. Ashtu si edhe Emver Hoxha, i cili në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947 pati deklaruar publikisht “…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”, edhe Edvin Rama, si nxënës i zellshëm i kryetradhtarit Enver Hoxha, kërkon ta futë Shqipërinë nën çadrën e serbosllavizmit, si koloni të tij në Gadishullin e Ilirisë. Veprën e vet kryetradhtare kundër Republikës së Dardanisë, Edvin Rama e filloi me vendosjen e trarit të tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit, duke i detyruar vëllezërit tanë dardanë të vinë jo në Shqipërinë e Kastriotit, por të përfundojnë në kthetrat e oligarkisë së Edvin Ramës.

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri ,në artikullin e tij me titull :

"Dy fjalë pas një marrëveshjeje" ( VOA, 6 gusht 2021)shkruan:


 "Meqenëse inteligjencia shqiptare, sidomos inteligjencia universitare, është e vdekur dhe e pakallur, çka vërtetohet pa asnjë mëdyshje me heshtjen e saj idioteske para kryetradhtisë së Edvin Ramës, të këtij njeriu frikacak, të cilin e bluajnë komplekset e inferioritetit, le të shpresojmë që portalet e pavarura, me brumosje nacionaliste, do t’ia çjerrin maskën këtij pasardhësi kaq të zellshëm të kryetradhtarit Enver Hoxha, sepse misioni i tij është në sinkroni të plotë me taktikën dhe me strategjinë e kahershme të grekosllavizmit për shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar me armët e vuajtjes dhe të varfërisë."



Beteja e Plavës dhe Gucisë (1879-1880)

Beteja e Plavës dhe Gucisë (1879-1880) ishte një Luftë e armatosur midis forcave shqiptare nën Lidhjen e Prizrenit kundër Mbretërisë së Malit të Zi nën udhëheqjen e Nikolla Petroviçit gjatë viteve 1879-1880.
 Shqiptarët rezistuan kundër aneksimit të rajoneve të banuara me shqiptarë të Plavës dhe të Gucisë, të dhënë në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit 1878. 

Shqiptarët, nën udhëheqjen e Ali Pashë Gucisë, Jakup Ferrit, Çelë Shabanit, Sulejman Vokshit, Haxhi Zekës, Filip Çekës dhe Jusuf Sokolit, ngritën rezistencë të armatosur kundër Perandorisë Otomane dhe Kongresit të Berlinit dhe luftimet zgjatën ndërmjet viteve 1879-1880.
 Fillimi Në Shtator te 1878 Aksioni i Gjakovës ngriti vemendjen dhe beri Portën e Lartë të kishte kujdes para se të fliste në emër të shqiptarëve. Përveç kësaj, kryengritja çoi në refuzimin e pranimit të kërkesave të Kongresit të Berlinit që çoi në Lidhjen e Prizrenit që mbronote interesat kombëtare të shqiptarëve t'i kundërviheshe vendimit të Portës, e cila ishte në favor të Malit të Zi dhe Greqisë. Lidhja nuk kishte përmbushur ende planin e saj dhe gjashtë Fuqitë e Mëdha nuk kishin gjasa të ndryshonin vendimet që u morën në Kongresin e Berlinit.[4] Mali i Zi nuk kishte ndër mend të hiqte dorë nga territoret të cilat ishin premtuar nga Fuqitë e Mëdha. Pas vrasjes së Marshallit Otoman Mehmed Ali Pasha në Gjakovë, Porta kuptoi se kërkesat e Fuqive të Mëdha ishin shumë të vështira për t'u kryer. Princ Nikolla megjithatë nuk donte asnjë justifikim dhe kërkoi regjionet. Duke u frikësuar se vendimet e Fuqive të Mëdha do të ndryshonin për shkak të rrethanave ndërkombëtare, Cetina vazhdimisht kërkoi të aneksonte territoret nga Perandoria Osmane me mbështetjen e Fuqive të Mëdha për të shpërndarë rajonet e Podgoricës, Shpuzës, Zhabjak, Plavë dhe Guci të Rugovës. Përveç kësaj, si një kundërpeshë, Ulqini duhej të kthehej në Perandorinë Osmane.[5][6] Tensionet Presioni i fortë kundër Perandorisë Osmane, i praktikuar nga Car i Rusisë, i cili kërcënoi të marshonte në Stamboll, detyroi osmanët, në vitin 1878, të zbatojnë detyrimet territoriale ndaj Malit të Zi. Për të shqyrtuar situatën e re në vitin 1879, Komiteti Kombëtar i Lidhjes vendosi që aneksimi të mos rezistohej sepse rajonet kishin një popullsi të përzier sllavo-shqiptare, por të mos pranohej mbledhja e armëve që do i bëhej shqiptarëve. Vendimi i Komitetit Kombëtar miratoi komisionin ndër-rajonal të Shkodrës dhe të Kosovës, të mbajtur në janar të vitit 1879, i cili vendosi për një rezistencë ushtarake me Ali Pashën e Gucinë në krye. Mbledhur në fshatin Vir, pranë Liqenit të Shkodrës, në Komisionin turko-osman, të mbajtur më 2 shkurt 1879, ata nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për formalitetet.
Frika e kryengritjes shqiptare bëri që Porta e Lartë të refuzojë kërkesat shqiptare në marrëveshje, duke e lënë rastin të zgjidhet më vonë. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i Podgoricës, Shpuzës dhe Zhabjaku nga autoritetet osmane u krye pa vështirësi. Në kthim, Ulqini iu kthye Perandorisë Osmane. Princi Nikolla menjëherë iu drejtua Fuqive të Mëdha për të detyruar Perandorinë Osmane t'ia dorëzonin Plavën dhe Gucinë Malit të Zi. Nga ana e saj, Porta lejoi ​​Fuqitë e Mëdha të dërgonin një komision ndërkombëtar në Plavë dhe Guci për të dëgjuar shqiptarët që ishin të zemëruar nga padrejtësia e Kongresit të Berlinit.[8] Kongresi Komisioni Ndërkombëtar për përcaktimin e vijës kufitare, i përbërë nga përfaqësuesit e gjashtë

 Fuqive të Mëdha dhe dy vendet në fjalë filloi të punonte në maj 1879 dhe, për disa muaj, vuri në dukje shenjat e kufirit osmano-malazez të Vilajetit të Shkodrës.

 Por, gjatë verës, kur Komisioni Ndërkombëtar donte të shkonte në Plavë dhe Guci, përfaqësuesit e komisionit i paraqitën një letër autoriteteve të Fuqive të Mëdha më 22 gusht 1879, ku deklaruan se nuk do të njihnin ndonjë ndryshim në kufirin e Malit të Zi pa pjesëmarrja e Lidhjes së Prizrenit. 

Pas shënimit, Komisioni Ndërkombëtar ndaloi punën dhe pezulloi udhëtimin e tij në Plavë dhe Guci. Mali i Zi protestoi ndaj Fuqive të Mëdha që detyruan Perandorinë Osmane që të zgjidhë situatën sa më parë që të jetë e mundur. 

Porta u përpoq t'i bindte banorët e dy kufijve që të heqin dorë nga rezistenca e mëtejshme duke u premtuar familjeve që nuk donin të jetonin nën sundimin e Malit të Zi, për t'u dhënë atyre vendbanime të reja, do të lirohen nga taksat për dhjetë vjet. Por shqiptarët refuzuan. Princi Nikolla kërcënoi se do ta zgjidhte këtë çështje me luftë të armatosur dhe se ai jo vetëm do të aneksonte Plavën dhe Gucinë por edhe pjesë të tjera të Shqipërisë.


Në këto rrethana, raporti shqiptaro-malazez u përkeqësua. Gjatë muajit të tetorit 1879 Mali i Zi filloi të përqendrojë ushtritë në kufi, duke e çuar numrin e ushtarëve në 5600. Forcat malazeze u përqendruan në një sektor të ngushtë (Velikë-Pepaj), për të goditur shqiptarët me sulmin e parë. Megjithatë, Shtabi Ushtarak mori një plan të papritur. 

Më 6 dhe 7 janar 1880, njësi të vogla të shqiptarëve, për të tërhequr vëmendjen e komandës ushtarake malazeze, nisën dy sulme në verilindje të Malit të Zi, nga Sanxhaku i Pazarit të Ri. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarët do të vazhdojnë të sulmojnë nga verilindja, i tërhoqën ushtritë e tyre nga Jugu dhe i dërguan ata në veri.

Duke përfituar nga kjo rrethanë, forcat shqiptare, të listuara në sektorin e Plavës, shpërthyen më 8 janar në një sulm të furishëm kundër pozicioneve të armikut që ishin në Velikë, në Pepaj të Zhanicës. Luftëtarët nga Nokshiq, të komanduar nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti, filluan sulme. Bastisja ishte e zemëruar pas luftimeve të rënda nga krah për krah me forcat malazeze, të përbërë nga 4000 luftëtarë dhe ata u detyruan të tërhiqeshin.

 Nikoqirët e Lidhjes, pas thyerjes së njësive malazeze të komanduara nga Marko Miljanov, hynë në tokën malazeze, duke zënë posedimin e Zhanicës, Velikës e Pepajt dhe u drejtuan në Murinë. 

Luftimet më të përgjakshme u zhvilluan në Velikë në Pepaj, Ushtria malazeze u tërhoq në Sutjeska dhe stafi shqiptar nuk kishte ndërmend të vazhdonte përparimin në brendësi të Malit të Zi. 

Më 9 janar, Shtabi i urdhëroi forcat shqiptare, të cilat nuk hasën asnjë kundërshtim nga ushtritë malazeze, të tërhiqeshin në kufirin e vjetër. Gjatë betejës së Velikës dhe Pepajt, të dyja palët pësuan viktima të rënda, por, sipas të dhënave të ndryshme, ato të forcave malazeze ishin më të shumta. Shqiptarët në këto luftime humbën dy kapitenë të guximshëm, Nure Asllani dhe Kurt Kurti.

 Rëndësia historike Lufta patriotike që u zhvillua në Velikë dhe në Pepaj lënë një përshtypje të thellë mbi opinionin ndërkombëtar. 


Disa ditë më vonë kreu i këshillit të ambasadës austro-hungareze në Shkodër, z. Shmuker, ndoqi nga afër zhvillimin e betejës dhe i raportoi qeverisë së tij se "Malazezët thanë hapur se në betejën e Velikës së Pepajt shqiptarët luftuan me guxim. Me të vërtetë, forca e Lidhjes shkatërroi forcat e Malit të Zi që gjithmonë i dhanë gratë e tyre turqve otomanë për të mbetur të pavarur. Shqiptarët luftuan me një shpirt të vërtetë kombëtar".

 Më pas, opinioni publik evropian u interesua për historinë e popullit shqiptar dhe të drejtat e tij kombëtare. Përveç kësaj, disa publicistë e kritikuan Kongresin e Berlinit se i kishin shpërfillur të drejtat e një kombi aq trim dhe aq të dashuruar për lirinë.


                                                Ilustrim 



 Me fitoren e korrur ne Nokshiq ne Pepaj në Shqipërine e Madhe e detyruan diplomacine evropiane dhe Perandorine Osmane të kuptonin, që edhe pse ata e mbanin Shqiperine për pesë shekuj, toka e Shqiperisë ishte dhe u takonte shqiptarëve.


 Disfata e pësuar e qeverisë malazeze bindi politicienët malazeze se do ishte vështirë të thyenin rezistencën e palës shqiptare të luftës së armatosur. Princ Nikolla prandaj menjëherë njoftoi se ai kishte pezulluar armiqësitë në kufi dhe zbatimin e Traktatit të Berlinit në këtë pikë, nëse ai u largua përsëri nga Fuqitë e Mëdha. 

Princi Nikolla madje i kërkoi konsullit britanik në Shkodër të ndërhynte para autoriteteve qeveritare të Vilajetit, që shqiptarët të pezullonin më tej veprimet ushtarake.

Përgatiti : Flori Bruqi

Strategjia islamike e Rusisë-Doktrina islamike ruse

 




Skender Jashari

 

Moska zhvilloi një strategji në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar, që ishte vis-a-vis me zhvillimin e Xhihadit Global, që ishte një strategji që besohet e projektuar nga Rusia, për ta përdorë terrorizmin islamik si „mashë“ për t’i arritur qëllimet e saja, që të kundërshtoj botën Monopolare dhe të krijohet Multipolarizmi( si rend i ri botëror), e ku edhe Rusia, Kina dhe bota arabe do ringritnin veten në piedestal të barabartë me SHBA-në. Ringritja e Rusisë, nënkuptone rifitimin e territoreve të republikave ish-sovjetike dhe hapësirave të tjera të influencës që i kishte dikur. Ekspansioni dhe shtrirja e ndikimit rus, që lehtësisht mund të kuptohet dhe shihet që ka ndodhur këto 3 dekadat e fundit, ka të bëjë në dy drejtimet:

1.      Doktrina ortodokse ruse dhe

2.      Doktrina islamike ruse.

 

1.                  Në drejtim të vendeve ish-sovjetike, Rusia tenton rishtrirjen e ndikimit, e që janë vende kryesisht me besim fetar ortodoks, e që për këtë qëllim përpiqet përmes instrumentalizimit të ortodoksizmit. Për këtë qëllim madje krijoi edhe doktrinën e Botës ruse, siç ngjajshëm edhe Serbia përpiqet ta kopjoj me Botën serbe.

Në drejtim të muslimanëve dhe vendeve muslimane apo doktrina islamike ruse, që Rusia ka ndjekur pas viteve 1990, është i ngjajshëm dhe adoptim i strategjive të mëhershme. Ofenziva islamike e Rusisë, bazohet në përzierjen e përpjekjeve diplomatike zyrtare dhe diplomacisë quazi-zyrtare.[1] “Dialogu i Civilizimeve” gjithashtu ishte përpjekje e Rusisë për të promovu lidhje me botën muslimane, si një kundërpërgjigje ndaj Davos, si një “model alternativ i globalizimit” i themeluar në vitin 2002.[2] Rusia me përmisimin e raporteve politike me shtetet e Gjirit, arriti t’i bind Arababinë Saudite dhe Kuvajtin, që të ndërprenin financimin për seperatistët çeçen dhe për monitorimin më të mirë të fondeve të ndihmave për ndërtimin e xhamive dhe qendrave edukative për muslimanët e Rusisë, gjithashtu që vendet e Lindjes së Mesme e shihnin Kadirovin me simpati e të cilin e mbështetën për të ndërtuar vendin e shkatërruar nga lufta.[3] Prandaj kjo ofenzivë islamike e Rusisë ka dhënë rezultate pozitive, për ta bë qeverinë Ruse si aktore globale, shkaku i kontakteve dhe raporteve me vendet muslimane, atë e bëri të luaj një rrolë në rritje, e ndonjëherë edhe vendimtar në konfliktet regjionale dhe në nivel botëror.[4] Përfitimi i muslimanëve të federatës Ruse a edhe të botës islamike-arabe, nga ana e Rusisë, orientohet fillimisht drejt përfitimit përmes politikave, lidhjeve, intereseve të përbashkëta dhe miqësore, por në fund të fundit, parasheh edhe forcën ushtarake në mbajtjen e tyre nën kontroll. E që kjo strategji strukturohet në:

a.       Strategjia ruse në drejtim të muslimanëve të federatës ruse

b.      Strategjia ruse në drejtim të vendeve muslimane.

 

a.                   Strategjia ruse në drejtim të muslimanëve të federatës ruse, është gjithashtu e konceptuar në përfitimin e tyre përmes politikave miqësore, pastaj në përçarjen dhe kundërvënijen e grupeve rivale mes vete dhe në fund përmes politikës represive. Prandaj Putini shtoi bashkëpunimin me komunitetin islamik në Rusi, për t’i menaxhuar më mirë grupet e ndryshme të muslimanëve duke krijuar edhe aleanca me ta,[5] derisa duke i vëzhguar në detaje zhvillimet brenda komuniteteve muslimane dhe duke intervenuar kur e shihte të arsyeshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe parandalimit të islamofobisë.[6] Moska kërkon lojalitetin e muslimanëve, por nuk ua përmbush kërkesat e nevojat e tyre për përmisim të kushteve ekonomike dhe sociale, gjë që shumë e më shumë musliman i drejtohen islamit dhe janë të zhgënjyer me politikat e Kremlinit.[7] Prandaj Kremlini bënë përpjekje që të zhvilloj mënyra për inkorporimin në politikat e reja të popullatave multi-etnike dhe multi-fetare, e në veçanti asaj islame.[8]

Mirëpo përçarjen e islamikëve të federatës Ruse, si dhe rivalizimin dhe shkaktimin e konflikteve ndërmjet tyre, sidomos në rajonin e muslimanëve etnik të Kaukazit, ka qenë dukuri e theksuar pas viteve 2010, ku ndodhën edhe një numër atentatesh mes grupeve islamike rivale. Në këto raste autoritetet ruse, sa në njërën anë qëndronin e herë në anën tjetër, e pas eskalimit të situatave ndërhynin për të neutralizu edhe grupin rival etj. Në Distriktin federal të Uralit, ku shumica janë musliman etnik Tatar dhe Bashkir,[9] Rusia lejoi tjetërsimin etnik të vendit, kryesisht me emigrant nga vendet e Azisë qendrore dhe nga Kaukazi të cilët musliman sollën edhe islamin radikal, edhe pse kjo shkaktoi rritjen e tensioneve në mes popullatës locale dhe emigrantëve. Edhe pse Rusia i kishte trajnuar klerikët islamik që të integronin më shumë emigrantët e tillë dhe të zbutnin tensionet etnike dhe religjioze mes tyre.[10]

Edhe sot, në ushtrinë ruse, ku ka musliman, e kanë hoxhën e tyre, sidomos në pjesën e Kaukazit verior, apo që imamët lokal janë të autorizuar që të vizitojnë forcat e armatosura dhe të përfaqësojnë në ceremonitë fetare islame të ushtarëve.[11] Për të vazhduar pastaj me perfiditetin e Kremlinit, në spastrimin etnik, eliminimin fizik të grupeve e njësive ushtarake e paraushtarake të muslimanëve të federatës Ruse, gjatë agresionit në Ukrainë, si rasti i njësisë çeçene në Buça, pastaj në Irpoin, Melitopol etj. Derisa Putini ka synim shfarosjen e Çeçenëve, shumica e çeçenëve nuk e kuptojnë qëllimkeqësinë e tij, por edhe më radikal sesa vetë Putini janë kundër Ukrainës-ngjajshëm ishte situate edhe me Muhaxherët shqipfolës të cilët luftuan në Galipol(Çanakala) për Perandorinë Osmane e nuk luftuan për vendin e vetë.

Mirëpo muslimanët e Rusisë, shumë pak kanë bërë për muslimanët e botës Arabe, këtë e theksonte edhe ambasadori Libanez Fadi Ziadeh, ku thotë nuk ka pasur demostrata nga muslimanët e Rusisë kundër luftës në Irak, ose kundër veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Hezbollahut ose Hamasit, siç ndodhnin zakonisht në vendet muslimane.[12] Derisa vërehet mirëfilli dhe lehtësisht “keqkuptimi” që muslimanët e devotshëm të Rusisë e shohin atë si një armik të islamit derisa të jashtmit( perëndimorët) e cilësojnë atë( Rusinë) si një aleat historik të botës arabe që nga koha e BRSS-së.[13]

 

b.      Strategjia ruse në drejtim të vendeve muslimane

Përvoja disa shekullore e Rusisë, në përdorimin e islamizmit, për qëllime të saj, është vënë sërish në përdorim. Vëzhguesit e jashtëm e konsiderojnë Rusinë si vendin jomusliman me popullësi më të madhe muslimane, si sfidë për të a edhe si kërcënim për vendin dhe liderët rus, mirëpo kjo nuk është edhe përceptim i lidershipit rus, të cilët e shohin si mundësi për t’u përfshirë dhe shtrirë influencën ruse edhe në Lindjen e Mesme dhe në botën islamike, duke theksuar që kanë dhe ndajnë vlerat morale dhe lidhjet e njejta me vlerat “tradicionale” ruse si ato të Lindjes së Mesme, Azisë dhe vendeve të shoqërive jo-perëndimore.[14]

Analistët e Moskës nuk pajtohen për nivelin që kanë ndikuar raportet e Rusisë me botën islame, që ajo të mbrohej nga ekstremizmi dhe terrorizmi ndërkombtar islamik, por janë të sigurtë që kjo ka ndikuar.[15]

 Nuk mund të gjenden studiues, vëzhgues në botën islame a arabe, apo edhe ruse, që të dekonspirojnë qëllimet e fshehta që fsheh lidershipi rus, karshi qëllimeve sipërfaqësore gjoja dashamirëse, ndaj vendeve arabe. Bota njëpolare, është e papranueshme për Rusinë, ajo përpiqet që poli i dytë të jenë civilizimi ortodoks, që është qëllimi kryesor i politikës së jashtme të saj, duke pajtuar krishterizmin perëndimor me Islamin, mund t’i jap botës dimensionin e ri në rolin ndërkombtar të Rusisë dhe supremacinë e Patriarkut të Moskës brenda Kishës universal ortodokseë që është në interes edhe të Kishës ortodokse ruse dhe shtetit rus.[16]

Derisa Putin, qartazi e identifikon Rusinë si një vend me shumicë të krishtere, por të dallueshëm nga Perëndimi “dekadent” sekular,[17] e që duke zhvilluar doktrinën e re që vendet muslimane janë aleat natyral të Rusisë në konfrontimin me Perëndimin,[18] e që Rusia bënë përpjekje të ndryshoj rendin botëror, duke u bë poli i dytë ajo, këtë sërish tenton ta arrijë përmes përdorimit mish për top të muslimanëve e veçmas arabëve( siç më parë kishte përvojë në përdorimin e komuniteteve të tjera për qëllimet e saj). Rusia shfrytëzon faktin që shoqëritë dhe qeveritë islamike janë konservatizu, radikalizu dhe ekstremizu, por edhe janë në përpjekje të forcimit të ndikimit fetar islamik, duke u bë gjithnjë e më anti-liberale, anti-demokratike dhe anti-perëndimore( që liberalizmi, feminizmi, demokracia shihen si vlera ekskluzivisht perëndimore).[19] Prandaj si vendet arabe-islamike ashtu edhe Rusia, kanë në vetëvete armikun e njejtë, që e cilësojnë Perëndimin, që sipas tyre besojnë që vetëm kultura perëndimore, është rreziku më serioz i kulturës islamike-arabe dhe asaj ruse-ortodokse. Prandaj lehtësisht kuptohet, që sa më konservator, radikal, ekstrem që të jenë muslimanët, aq më në interes të Rusisë janë, sepse ashtu janë më kundërshtar të Perëndimit dhe vlerave e ndikimeve perëndimore, e për rrjedhoj vetëbëhen vegla dhe vetëfuten nën ndikimin rus. Prandaj në opinionin publik arab në përgjithësi dhe mbi gjitha në botën arabe, kanë pikëpamje neutrale apo edhe pozitive ndaj Rusisë, që kur Rusia ka diskursin kritik ndaj promovimit të demokracisë, ndikimit dhe ndërhyrjeve Amerikane dhe Perëndimore.[20]

Vlerat konservative, janë kartë e rëndësishme në dorën e Putinit, i cili e njeh si të nevojshme bashkëpunimin me muslimanët për qëllimet e politikës së tij të jashtme, përfshirë mbështetjen në raporte të fuqishme me Iranin, Sirinë dhe shtetet e tjera muslimane, që mund t’i shërbejnë si kundërpeshë e ndikimit të SHBA-së.[21] Prandaj zgjerimi i lidhjeve të Putinit me botën islamike ishte prioritet dhe faktorë i rëndësishëm në përpjekjen e tij për rivitalizimin e politikës së jashtme të Rusisë, e që këtë e bënte me qëllimin e shtrirjes së influencës në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Qendrore, por njëkohësisht edhe për qëillim kufizimi dhe devijimi të mbështetjes ndërkombëtare për seperatistët çeçen.[22]

 

 

 

Më:10.03.2023

 

 

 

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 



[1] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 5.

[2] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 7.

[3] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 10.

[4] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 14.

[5] Crews, Robert D. Moscow and the Mosque. Foreign Affairs. February 6, 2014.

[6] Laqueur, Walter. Russia’s Muslim Strategy. November 1, 2009.

[8] Stratfor. Reassessing the Russian Identity, Part 4: Putin’s Evolving Russia. November 29, 2012.

[11] Akhmetova, Elmira. Russia. In Yearbook of Muslims in Europe, Volume 2. Edited by Nielsen, Jørgen, Akgönül, Samim, Alibašić, Ahmet and Racius, Egdunas. BRILL. 2010. Pgs. 435-456.

[12] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 11.

[13] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 13.

[14] Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.

[15] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 10.

[16] Curanovic, Alicja. The Attitude of the Moscow Patriarchate towards Other Orthodox Churches.Routledge. Religion, State & Society, Vol. 35, No. 4, December 2007.

[17] Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.

[18] Laqueur, Walter. Russia’s Muslim Strategy. Middle East Papers: Middle East Strategy at Harvard. November 1, 2009. Number Six.

[19] Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.

[20] Laruelle, Marlene. How Islam Will Change Russia.The Jamestown Foundation. September 13, 2016.

[21] Crews, Robert D. Putin’s Khanate. Foreign Affairs. April 7, 2014; Crews, Robert D. Putin’s Khanate. Foreign Affairs. April 7, 2014.

[22] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 1.

2023/03/09

KQZ rrëzon prof.dr. Sali Berishën dhe regjistron PD-në për zgjedhjet vendore nën përfaqësimin e Enkelejd Alibeajt

 


TURP PËR DEMOKRACINË SHQIPTARE TË EDVIN KRISTAQ  RAMËS DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE SI DHE PËR LULIN E VOCËRR DHE  TRADHËTARIN E DEMOKRACISË, TË MJERIN ENKELEJD ALIBEAJT ....

TRADHËTARI I DEMOKRACISË SHQIPTARE EDHE NJËFARË MAQORRI  CELIBASHI  .


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi sot Partinë Demokratike nën përfaqësimin e drejtuesit të deleguar Enkelejd Alibeaj si konkurruese në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 , duke rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit prof.dr. Sali Berisha, i cili pretendoi regjistrimin në zgjedhje me të njëjtin emërtim subjekti.

Pasi dëgjoi për afro dy orë përfaqësuesit ligjorë, që mbrojtën dy kërkesat me të njëjtin emër subjekti, komisioneri i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të pranojë kërkesën e paraqitur nga zoti Alibeaj, i autorizuar si drejtues nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Komisioneri Celibashi theksoi se kërkesa e paraqitur nga zoti Alibeaj plotëson kriteret dhe është e bazuar në ligjin për partitë politike dhe në regjistrimet e gjykatës së Tiranës.

Ai la 48 orë kohë për plotësimin e detajeve në dokumenta, që u vërejtën si paqartësi.

Ndërsa kërkesa e ish kryeministrit Sali Berisha u rrëzua, sepse nuk bazohej në ligj dhe nuk kishte regjistrime certifikuese nga gjykata.

Përfaqësuesit ligjorë përsëritën para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të njëjtat argumentime, që kanë shfaqur edhe në përballjet e tyre përpara gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit.

Apeli ktheu për rigjykim në shkallën e parë çështjen e përfaqësimit të Partisë Demokratike, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm, që njihte ish kryeministrin Berisha si kryetar të kësaj partie.

Partia Demokratike është zhytur prej disa kohësh në një krizë përfaqësimi, qyshkur drejtuesi i saj Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish kryeministrin Sali Berisha, sapo ky i fundit u përcaktua, së bashku me familjen, nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, si i përshtatshëm për të vizituar SHBA-të për shkak të korrupsionit domethënës dhe cënimit të demokracisë.

Zoti Basha deklaroi atëherë se Partia Demokratike nuk do të mbante kurrë në radhët dhe forumet e saj persona të shpallur non grata nga SHBA-të, aleate strategjike të saj dhe të Shqipërisë.

Ish kryeministri Berisha e hodhi poshtë si të pabazuar në prova përcaktimin nga SHBA-të dhe nisi një lëvizje për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike, duke sulmuar zotin Lulzim  Basha si një bashkëpunëtor të kryeministrit socialist Edi Rama.

Konflikti në gjirin e PD-së kulmoi me një sulm masiv të dhunshëm një vit më parë të mbështetësve të ish kryeministrit Berisha ndaj selisë qendrore të partisë, i cili u frenua falë ndërhyrjes së policisë.

Zoti Basha ia ka deleguar funksionet drejtuese të partisë kryetarit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, ndërsa të dy palët kanë zhvilluar kongrese për të zotëruar përfaqësimin e partisë, dokumente të cilat tani janë ende në gjykatë.

Floripress(fb)



Akademik prof.dr. Eshref Ymeri : Provokimi i kriminelit Vuçiç me frymëzim të Lajçakut

 



Pasuesi i përbindëshit Milosheviç, krimineli me karrierë të gjatë Aleksandër Vuçiç, ditën e djeshme, 19 mars, e provokoi rëndë Kosovën, duke postuar në Instagram hartën e saj, të mbuluar me flamurin serb. Ky ishte një provokim shumë i rëndë, për arsye se hartën e Republikës së Kosovës, krimineli Vuçiç e kishte ndotur me kryqin e flamurit serb, me flamurin më gjakatar të kontinentit evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit në faqet e këtij libri, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.

Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit-kriminel serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës.Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel,  kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46).

Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli:

“Radovan Karaxhiçi është simbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç  (f. 50).

Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Milosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë “skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë dhe duke nxjerrë në pah natyrën e tij prej krimineli të regjur të popullit shqiptar të Republikës së Kosovës.

Këtë provokim të poshtër, krimineli Vuçiç e bëri disa ditë pas frymëzimit që përjetoi nga provokimi jo më pak i poshtër i Miroslav Lajçakut, të këtij shovinisti të regjur, të cilin Brukselizmi e ka caktuar ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi. Në një dalje pak ditë më parë në mjetet e informimit masiv, Lajçaku u paraqit me një hartë të Evropës në përtejanë (sfond), në të cilën Republika e Kosovës figuronte si pjesë e Serbisë. Është i pahijshëm, për të mos thënë i  turpshëm, qëndrimi i Brukselizmit ndaj Republikës së Kosovës. Ky qëndrim nuk mund të vlerësohet ndryshe, përderisa ngrehina e Brukselizmit, në fyerje të popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, ka caktuar pikërisht Miroslav Lajçakun, një shovinist nga Sllovakia, shteti i së cilës nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Shteti sllovak nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës se ka qenë dhe mbetet një shtet servil i shovinizmit rusomadh, të këtij armiku të betuar tradicional të kombit shqiptar.

Tradita e armiqësisë së shovinizmit rusomadh ndaj etnisë shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Parisin, është e kahershme. Ajo zë fill në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, ku përfaqësuesi i carit, Hitrovo, diktoi vullnetin e vet për copëtimin e parë të trojeve tona etnike. Ajo traditë vazhdoi në çerekun e parë të shek. XX, me copëtimin e dytë të trojeve tona etnike. Më 27 tetor  (9 nëntor) 1912, në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:

“Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”. Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë  2006, f. 57).

Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f. 77-79).

Moris Paleologu, ish-ambasador i Francës në Rusi prej korrikut të vitit 1914 deri në maj të vitit 1917, në kujtimet e veta shkruan: 

“Sot në mëngjes (e shtunë, 21 nëntor 1914 - E.Y.) Sazonovi (asokohe ministër i jashtëm i Rusisë cariste - E.Y.) më tha:

“Sovrani (cari Nikollaj II - E.Y.) ju pret në orën katër. Nuk ka asgjë për t’ju deklaruar zyrtarisht, por dëshiron të bisedojë me ju fare lirshëm dhe me çiltërsi. Ju paralajmëroj se audienca do të jetë e gjatë”. Në orën 3-10 nisem për në Carskoje Sjello me një tren ekspres… Perandori më pret me mirësjelljen e tij karakteristike, me përzemërsi dhe paksa me druajtje… Mandej, pasi shpalosi hartën e Gadishullit të Ballkanit, ai, në vija të përgjithshme, më parashtron këndvështrimin e vet se cilat duhet të jenë ndryshimet territoriale, të cilat ne, sipas vlerësimeve të tij, duhet t’i dëshirojmë: Serbisë t’i aneksohen Bosnja, Hercegovina, Dalmacia dhe pjesa veriore e Shqipërisë. Greqia të marrë Shqipërinë e Jugut, përveç Vlorës, e cila do t’i lihet Italisë” (Moris Paleolog. ”Carskaja Rossija vo vremja mirovoj vojnëj” (Rusia cariste gjatë luftës botërore). Shtëia Botuese “Mezhdunarodnëje otnoshenjija” (Marrëdhëniet Ndërkombëtare). Moskë, 1991, f. 125-126, 128-129).Traditën e qëndrimit armiqësor të shovinizmit rusomadh ndaj kombit shqiptar unë e kam pasqyruar me fakte të hollësishme në një ese të gjatë, të botuar në internet në vitin 2009. Ajo traditë, të cilën shovinizmi rusoputinian e ka pasuruar më tëj, vazhdon deri në ditët tona, çka u shpreh fare qartë me shpërthimin e egër të histerisë së mjeteve ruse të informimit masiv kundër rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.

Kryeministri francez Klemanso, në sinkroni të plotë me rusopolitikën shoviniste ndaj kombit shqiptar, në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Paris, pati deklaruar për një ricopëtim të asaj ngastre Shqipërie që mbeti në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913. Akademiku Flori Bruqi thekson:

“Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28 e librit të sipërcituar të akademikut Flori Bruqi).

Në mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Emerik Shoprad (Aymeric Chauprade - 1969). Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian”. Se Kosova, sipas këtij injoranti me gramë të madhe, jo vetëm që na qenkej “çerdhe e krimit”, por mbakej përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Marrë nga faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015).
Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade,  nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitej përkrah skifterëve ushtarakë francezë që i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s.

Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbënte deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbënte heshtja e krejt eurodeputetëve të  tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t’i jepte përgjigjen që Aymeric Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Kosovës. Heshtja e eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur:

“…pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).

Ish-kandidatja për presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë, Marine Le Pen, gjatë fushatës zgjedhore pati deklaruar se kur të bëhej presidente e Francës, do ta anulonte  njohjen e Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf”, pati thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”. Po ashtu, ajo tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi” (Citohet sipas: “Shokon Le Pen: Nëse e fitoj Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe”. Faqja e internetit “Voal.ch”. 20 mars 2017).

Këtë deklaratë, Marine Le Pen, me formim intelektual gjysmak për historinë e kombit shqiptar, e pati bërë publike pas vizitës “fluturake” në Moskë dhe takimit frymëzues me Putinin, Sepse pas atij takimi, ajo me siguri që është bindur edhe shumë më tepër për anulimin e njohjes së Kosovës, nëse zgjidhej presidente. Pavarësisht nga deklarata e saj shoviniste në adresë jo vetëm të Kosovës, por edhe të mbarë kombit shqiptar, kësaj politikaneje të majmur me 9 milionë eurot e Putinit, i duhej kujtuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë tokë e shenjtë shqiptare, ashtu siç janë të shenjta të gjitha trojet etnike shqiptare që shtrihen që nga Arta e Preveza dhe deri në Manastir, Shkup, Preshevë, Mitrovicë e Tivar.

Gati një vit e gjysmë më parë, presidenti francez Makron pati deklaruar:

“NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak” (Faqja e internetit “Faktor”. 08 Nëntor 2019).

Për çudi, askush nga parlamentarët mumie të Brukselizmit, nuk u ngrit dhe ta kundërshtonte deklaratën e Makronit. Një deklaratë e tillë paradoksale e presidentit rusoman francez, i vjen shumë në osh politikës shoviniste rosomadhe, e cila është mjaft e interesuar për minimin e aleancës transatlantike.

Pra, duke gëzuar përkëdheljet e gjithanshme të Brukselizmit, përkrahjen e fuqishme të rusopolitikës dhe nënshtrimin tërësor ndaj Beogradit të kastës tradhtare të deridjeshme të Hashim Thaçit, Vuçiçi u bë “trim me fletë” dhe njollosi rëndë hartën e Republikës së Kosovës me kryqin e flamurit kriminal serb. Mendoj se klasa e re politike, me në krye Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duhet t’i japin fund një herë e përgjithmonë poshtërimit që krimineli Vuçiç, në vazhdimësi, po i bën publikisht Republikës së Kosovës. Ata duhet t’i rikthejnë autoritetin e duhur popullit shqiptar të Kosovës,  duhet të ndërpresin çdo kontakt për dialog me Serbinë dhe duhet të djegin etapat për diçka që mund të kryhej më vonë: Albini dhe Vjosa, duke vënë në provë edhe dy ish-partitë kryesore se kujt i shërbejnë, - popullit shqiptar të Republikës së Kosovës apo shtetit kriminal serb, - të organizojnë votimin në Kuvend për ndërrimin e emrit nga “Republika e Kosovës” në “Republika e Dardanisë”, me një flamur të ri dhe me një stemë te re. Paskëtaj Vuçiçi do të mbetet me gisht në gojë se do të rrijë t’i pijë lëngun Kosovës në kushtetutën-paçavure serbe.

Burimi :https://www.botasot.info/opinione/1540182/provokimi-i-kriminelit-vucic-me-frymezim-te-lajcakut/


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...