Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/11

Polemikat e rrepta dhe propaganda

 




Në këtë numër të revistës (1097, nr. 5) botohen disa polemika në frëngjishte. Në polemikën me titullin Përgjigja dhënë një horri, Konica lan hesapet me një farë z. Andre Lavali, redaktor në revistën Revue d’Orient. Ja se si e fillon polemikën Konica: “Kur e padit një njeri se është një paçavurë ose diç asisoji, atëherë mund të jepen dy përgjigje: Ja kështu do t’i lejohet një shaka­xhiut të parë që të na quajë të shitur, ndonëse të gjithë shqiptarët e dinë që ne kemi hequr dorë nga gjërat më të nevojshme në mënyrë që t’i shërbejmë një ideje, për t’iu përkushtuar një vepre ku ne humbasim shumë dhe s’kemi për të fituar asgjë”.

Pas këtyre fjalëve, nga mbrojtja, Konica në sulm: “E pra paska idiotë që nuk e ndiejnë frymën e revoltës krenare dhe liridashëse që e përshkon tërë revistën tonë. Nëse e kemi quajtur z. Lavalin ‘shërbëtor’, kemi vepruar ashtu ngaqë poshtërsia e qëndrimit të tij e arsyetonte dhe e lejonte këtë hipotezë. Mirëpo, sot, duke i lënë përanash hipotezat, dëshirojmë të qesim në shesh diçka më konkrete. Kështu do t’ia kllasim hundën e ngritur këtij zotëriu në pleh se ndoshta në të ardhmen s’do t’i fyejnë njerëzit e panjohur”. Pastaj Konica zbulon disa të dhëna që dëshmojnë se z. Laval kishte vjedhur para në “Zyrën Sanitare” të Konstantinopojës dhe kishte ikur nga policia para se ta arrestonin prandaj, nëse nuk kishte prova për t’i hedhur këto fakte, atëherë do të kuptohet se cili ishte ai.


Polemika tjetër në këtë numër e ka titullin Shërbëtori i pendës dhe kretenët, ndërsa nëntitulli i saj është: Përgjigje një note gjysmëzyrtare. Në këtë polemikë mbrohet propaganda liridashëse dhe kombëtare, me ç’rast autori kalon në kundërsulm duke i goditur synimet e propagandës armiqësore. Konica e fillon polemikën në këtë stil: “Në revistën La Revue d’Orient et Hongri, të 11 qershorit të v. 1897, qeveria e sovranit tonë fort të nderuar, Lartë­madhërisë së Tij, Hamidit, ka botuar një bërllok gjysmë zyrtar dhe kutërbues: Sulmin e armiqëve e reprodukon nga ky pasazh i huazuar nga revista e lartëpërmen­dur: ‘Na shkruajnë nga Konstandinopoja se qarqet zyrtare osmane nuk i kushtojnë kurrfarë vëmendje propagandës shqiptare, të cilën disa shkrimtarë dhe gazetarë, në të shumtën e rasteve jo-shqiptarë, ka kohë që po orvaten të organizojnë në Bukuresht, në Bruksel dhe në Italinë e Jugut. Përpjekjet e këtyre zotërinjëve do të mund të kishin jehonë pak a shume tek shqiptarët orthodoksë dhe katolikë, dmth. te pakica e popullatës shqiptare në Peran­dorinë Osmane, por sa iu përket shqiptarëve muslimanë — shumica e tyre — do të tregohen të pabindur ndaj ideve që mundohen t’u ngulisin në tru dhe padyshim, nuk do të pranojnë aq lehtë që të përkrahin një lëvizje të fry­mëzuar nga jashtë që do t’u duket në kundërshtim me interesat e tyre”.

Pas kësaj hyrjeje, pason pjesa tjetër ku thuhet se “shqiptarët muslimanë janë armiq të përbetuar jo vetëm të grekëve, po edhe të vllehëve dhe të sllavëve, të cilëve s’u besojnë aspak”. Me këtë rast sulmohen edhe “agjentët e të ashtuquajturëve komiteteve shqiptare që u shërbejnë interesave që nuk kanë të bëjnë fare me atdheun e tyre”. Natyrisht, pasi me atdhe autori i artikullit, me siguri nënkupton Turqinë, i njëjti autor vijon: “Prandaj ata e kanë mendjen aq të qetë dhe pa pasoja të zhvillojnë propagandën e tyre në botën e jashtme. Sikur të vinin në trevat shqiptare për të predikuar dhe propaguar haptazi teoritë që i shtrojnë në gazetat e tyre, bashkatdhetarët do t’u bënin të ditur të parët se ata nuk kanë asfarë të drejtë të bëhen zëdhënës të mbarë kombit”.

Pastaj sulmi sa vjen e bëhet gjithnjë më i paskrupullt: “Fundja, vetë ato të përkohshme për të cilat, fjala vjen, nuk do të mund të ndihmonin asnjë lëvizje në vënd, ngaqë shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë shqip. Prandaj Albania dhe Shqipëria u drejtohen shqipta­rëve të shkolluar dhe të evropeizuar, si dhe disa shqiptarëve me shkollë që i dinë shkronjat latine. Ndërkaq për të tjerët, ato janë shkronja të vdekura. Shqiptarët e flasin gjuhën e tyre, por ata s’kanë haber se ajo mund të shkru­het. Kur dëshirojnë të shkruajnë ndonjë letër, shkruajnë ose në turqishte ose në greqishte, po kurrëjo në shqipe”. Dhe pasusi i fundit e qet në shesh ten­dencën antishqiptare tërësisht: “Shkrimtarët dhe gazetarët e Bukureshtit, të Brykselit dhe të Palla­gorios, le të vazhdojnë të botojnë të përkohshme në gjuhën shqipe: kështu u del punë ca axhaminjëve në disa shtypshkronja të vogla dhe një herë në muaj, një numër i zyrave të postës do të kenë punë me to. Por, sa për hapjen e telasheve, ose paraqitjen e ndonjë problemi për botën politike osmane, si na njofton korrespondenti ynë nga Kostantinopoja, as që mund të flitet. Zyrtarët e lartë turq zbaviten dhe qeshin me këtë lojë me të vërtetë të padjallzuar, të cilës dikush përpiqet t’u japë peshën me ngjyrimin kundër rendit”.

Marrë nga libri “Me Konicën në Evropë” të Abdullah Karjagdiut


Më shumë nga interneti

Skënderbeu, Rolandi i Shqipërisë

 

Skënderbeu, Rolandi i ShqipërisëNë këtë mënyrë emri shqiptar në atë epokë i bënte nder mbarë Evropës. “Sikur në atë kohë, – shton Konica, – ndonjë shkrues (në vend të gazetarëve atëherë ekzistonin vetëm kronistët) do të kishte guximin të thoshte në Evropë se shqiptarët janë barbarë, me siguri do t’ia shkurtonin gjuhën. Për të kuptuar se ç’domethënie kishte atëherë fjala shqiptar (Albanias) në Perëndim me depërtimin e turqëve në Evropë, duhen lexuar historianët bashkohës, mbi të gjitha, vepra e Barletit”.

Marrë nga libri “Me Konicën në Evropë” të Abdullah Karjagdiut

Mikpritja shqiptare

 



Në rubrikën “Shënime dhe dokumente” gjendet edhe një shënim interesant në të cilin bëhet fjalë për një doke tradicionale që është një virtyt i lartë i kombit shqiptar. Në shënimin me titullin e lartpërmendur thuhet: “Mikpritja shqiptare është e famshme. Ndonëse në Shqipërinë e jugut ka tendenca të zhdukjes së saj, në kontakt me qytetërimin tregëtar të Perëndimit, ajo është akoma e mirëruajtur me tërë dëlirësinë e saj në veri. Në Mirditë dhe gjetkë, kurrë s’do t’i lejonin një miku a mysafiri që të shkojë në bujtinë (hotel) meqë në të vërtetë as që ka bujtina atje. Kur mysafirin e ndjek pushteti për ndonjë krim të çfarëdo lloji dhe mysafiri i ndjekur bie në konak te ndonjë gegë, ky i fundit do të jetë në gjendje të farohet me tërë familjen e tij para se t’ua dorëzojë mikun ndjekësve. Sa gjëra të bukura do të mund të shkruheshin sikur të shpaloseshin të gjitha llojet e mikpritjes shqiptare në Shqipëri!”.

Marrë nga libri “Me Konicën në Evropë” të Abdullah Karjagdiut

Zyrtarës së UNionit Evropian Ursula Der Leyen ,nuk duhet besuar.Ajo është zyrtare mashtruese dhe e korruptuar deri në fyt!


Ursula von Der Leyen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga takimi i fundit në Bruksel ka shprehur gatishmërinë e tij për të nënshkruar propozimin franko-gjerman. Megjithatë të njëjtën gjë s’ka pasur gatishmëri që ta bëjë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Nga BE kanë deklaraur se s’ishte planifikuar nënshkrim dhe se për të arritur deri tek firmosja duhet që palët të pajtohen edhe për Aneksin e Implementimit.Kurti të njëjtin qëndrim e ka edhe për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, ku shprehet i gatshëm për nënshkrim, derisa presidenti serb ka vazhduar me deklarimet e tij se s’do të lejojë hyrjen e Kosovës në OKB dhe që s’do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.

Megjithatë pritjet nga komuniteti ndërkombëtar për këtë takim të nivelit të lartë janë të mëdha. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë temë edhe në takimin e të premtes në mes të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.Der Leyen pas takimit që ka pasur me Joe Biden ka theksuar se edhe Brukseli edhe Washingtoni e përkrahin plotësisht procesin e negociatave.E pyetur për propozimin franko-gjerman, politikania gjermane ka thënë se tashmë palët e kanë atë propozim në tavolinë bashkë me udhërrëfyesin e si duhet të implementohet dhe se presin që Kosova dhe Serbia të tregohen konstruktive në këtë proces.

“Propozimi është tashmë në tryezë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrijmë atje. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive,” ka thënë von Der Leyen para gazetarëve.Ursulës nuk duhet besuar Kosova,sepse kjo është politikane korruptuar në UNionn Evropian.

Plani franko-gjerman,si Kongresi i Berlinit,Kosova veriore aneksohet nga EVROPA dhe i jipet Serbisë(Zajednica)

          Shkruan :Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,PHD

Negociatat për planin franko-gjerman, takimi i radhës

Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç u mbyll pa një marrëveshje. Si rrjedhojë është caktuar një raund i dytë bisedimesh mes dy palëve, që do të mbahet më 18 mars. Mësohet se takimi i radhës nuk do të zhvillohet në Bruksel, por në Maqedoni të Veriut.

Në përfundim të takimit shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se marrëveshje për normalizimin e raporteve do të ishte në të mirë të dy popujve në Kosovë e Serbi. Ai shtoi se palët në parim janë dakord, por duhet ende punë.

Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejshme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes”, u shpreh ai.

Sërish pengesë për arritjen e një marrëveshje mësohet të jetë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku palët nuk kanë rënë dakord.

Plani franko-gjerman, Kurti: Isha gati të firmosja, por refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm në Bruksel. Ai u shpreh se ishte gati të firmoste për planin franko-gjerman, por ishte Vuçiç që refuzoi. 

Kurti e ka konsideruar si dëm faktin që të hënën nuk është nënshkruar asgjë lidhur me atë që janë pajtuar.

Për Asociacionin është neni dhjetë fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë jam përgjigjur. Është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga gjithë. Është marrëveshje që plotësisht vendos barazi të palëve, është marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë e edhe bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë demokratike e evropiane gjithmonë. Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst. Nuk do të ishte teksti i parë që do të nënshkruhej nga kryeministri i Kosovës e kreu i Serbisë. Në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje e katër kryeministra të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sot e u pajtuam. Duhej të rezultonte dakordimi me nënshkrim, ishte pala serbe që se bëri ndonëse u pajtua”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka falënderuar zyrtarët evropianë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për punën që kanë bërë deri tani, duke thënë se beson që tashmë gjenden në një rrugë njëkahore të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Falënderoj të dy për punën që kanë bërë deri tash, besoj se jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për fqinjësi evropiane. Preambula ka 5 fjali e 10 nene. Është mirë sa më shumë qytetarët ta lexojnë vetë, por edhe profesionistët e dokumenteve të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare e të aspekteve legale juridike, që të bëhet edhe ndonjë diskutim demokratik publik për këtë gjë. Plani i zbatimit do të jetë plan se si të përkthehen në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi i arritur sipas propozimit evropian, i iniciuar më herët nga Franca e Gjermania, që iu bashkëngjitën emisarit të BE-së qysh më 9 shtator kur u bë propozimi. Janë gjithaq gjërat që duhet zbatohen”, është shprehur Kurti.

Takimi në Bruksel me Vuçiç, Bushati: Do të jetë

Analisti Andi Bushati nuk e sheh si një hap përpara për arritjen e një marrëveshjeje, takimin e djeshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Bushati u shpreh se Kurti dhe Vuçiç nuk treguan para mediave atë që realisht kishte ndodhur gjatë takimit.

Sipas Bushatit, fakti që ata nuk kanë firmosur marrëveshje, tregon që nuk janë të gatshëm ta pranojnë planin franko-gjerman.

“Hap përpara në asnjë mënyrë. Të dy përdorën një gjuhë të drunjtë, më shumë për t’iu shmangur gazetarëve, se për të thënë thelbin e asaj që ka ndodhur. Opinioni ishte përgatitur që Prishtina dhe Beogradi do kishin një draft, që ose do e pranonin, ose do e linin.

Është një draft që prej muajsh e diskutojnë, pra e kanë kaluar për ta riparë akoma. Fakti që nuk e kanë nënshkruar tregon që palët nuk janë të gatshëm ta pranojnë, atë që ne kemi njohur si plani franko-gjerman”, theksoi ai.

Analisti u shpreh gjithashtu se  do të ishte vdekjeprurëse për Kosovën nëse Albin Kurti do të pranonte Asociacionin.

“Është Vuçiçi ai që nuk e ka dashur dhe ka vënë një barrierë për planin dhe prandaj ne sot në këndvështrimin tim nuk kemi një marrëveshje që do të jetë e vështirë dhe në vijim të ravijëzohet. Për sa kohë Albin Kurti e ka politikisht vdekjeprurëse po të pranojë asociacionin dhe Vuçiçi e ka politikisht vdekjeprurëse të pranojë të njohë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, megjithëse thotë nuk e njoh shtetin e Kosovës, atëherë të dy do të gjejnë artifice për të prishur diçka që iu serviret gati përdhunshëm nga amerikanët dhe nga evropianët.” , u shpreh Bushati.


*****

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk do të bëjnë asnjë hap pas sa i takon Asociacionit. Dje pati një takim në Bruksel mes Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe takimi dështoi pikërisht sepse ky i fundit kërkoi diskutime për Asociacionin.

Sot mbi këto zhvillime ka folur i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim me gazetarët.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel. I pyetur për sfidat e mundshme në zbatim të marrëveshjes, Escobar ka thënë se disa janë politike, të tjerat administrative.

Nuk dua të komentoj për diskutimet e së ardhmes, por marrëveshja bazike i parasheh hapat drejt normalizimit. Ka pengesa, por ka edhe mundësi. Shpresoj që do të gjejmë mënyra për ta zbatuar në tërësi, përfshirë edhe atë për Asociacionin, dhe disa çështje tjera siç janë ato për targat, diplomat, e të tjera”, tha ai.

Takimi Kurti-Vuçiç, analistët të ndarë mbi

Analistët janë të ndarë lidhur me rëndësinë e arritjes së takimit të së hënës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por bien dakord se ecuria e mëtejshme varet nga qasja ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, në intervista për Zërin e Amerikës shprehën qëndrimet e tyre për përmbajtjen e propozimit dhe parashikimet e tyre për hapat e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

Analisti i Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, Kupchan thotë se megjithëse ata që prisnin një nënshkrim marrëveshjeje të hënën mund të jenë zhgënjyer, takimi ishte i suksesshëm, pasi të dyja palët kanë rënë dakord me elementët kryesorë të dokumentit.

“Mendoj se mund të thuhet me siguri se pavarësisht mungesës së një firme, gota është më shumë se gjysëm plot. Unë do të thoja se është tre të katërtat plot.Askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë më tej, por unë mendoj se palët kanë shënuar një pikë të rëndësishme kthese politike. Ato po shkojnë drejt vijës së finishit”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Dhe vija e finishit për të është njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia.

“Mendoj se serbët e dinë se duhet të bëjnë njohjen zyrtare të Kosovës si hapin e fundit përpara hyrjes në Bashkimin Evropian. Kështu që unë e shoh këtë si një proces me faza ku dokumenti që u publikua në Bruksel detajon se si do të zhvillohet faza e parë”, thotë zoti Kupchan.

Por për profesorin e Universitetit Johns Hopkins dhe ish-analist i lartë i CIA-s për Ballkanin dhe Evropën, David Kanin, asgjë thelbësore nuk është zgjidhur dhe në fakt ndryshimi më i madh është që ka një tekst mbi të cilin mund të punohet.

“Por negociatat e vështira nuk kanë ardhur ende dhe aty do të jetë ose nuk do të jetë marrëveshja. Ky është thjesht një hap paraprak përpara drejt asaj që ata (Perëndimi) shpresojnë se do të jetë një marrëdhënie praktike mes dy palëve”, thotë profesori Kanin për Zërin e Amerikës.

Megjithëse ai vë në dukje se pika për shkëmbimin e misioneve është e rëndësishme, prof. Kanin thotë se dokumenti nuk e zgjidh çështjen e statusit të Kosovës.

“Prova e vërtetë e gjithë kësaj do të jetë nëse pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, do të shohin në këtë tekst dhe në diplomacinë tani e tutje, një bazë për ndryshimin e qëndrimeve të tyre dhe ta njohin Kosovën. Nëse kjo ndodh, do të ishte diçka e rëndësishme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë është e diskutueshme se sa e rëndësishme është gjithë kjo”, thotë ai.

Dy analistët bien dakord se Thembra e Akilit është çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha pas takimit se aneksi i zbatimit, i cili do të jetë udhërrëfyes i fazës së zbatimit të marrëveshjes, është “një pjesë integrale” e saj. Pika më e ndjeshme e zbatimit është pikërisht Asociacioni. Prof. Kanin thotë se fakti që Asociacioni nuk përmendet por ajo është pika më kritike, e bën të mendojë se ky dokument nuk është më i rëndësishmi.

“Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të kemi një marrëveshje, dhe ajo qëndron tek aneksi i zbatimit, aty është marrëveshja. Kjo është thjesht një marrëveshje për t’u përpjekur për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Madje ai shton se edhe qëndrimet e Kryeministrit Albin Kurti pas takimit se ishte gati të nënshkruante marrëveshjen, dhe të Presidentit Vuçiç se nuk ishte gati ta bënte këtë, duke e vënë theksin tek Asociacioni, tregojnë se gjendja në thelb mbetet e njëjtë.

“Ata kështu kanë folur edhe më parë: Serbia ka këmbëngulur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kurti ka thënë se kjo nuk është përparësi. Ata kanë përparësi të ndryshme dhe qëndrime të ndryshme. Kjo nuk ka ndryshuar”, thotë ai.

Zoti Kupchan është dakord se pengesa kryesore janë detajet e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Djalli qëndron tek detajet dhe ne nuk i dimë detajet. Ne e dimë se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes dhe është një pjesë e mozaikut, gjë që u bë e qartë kohë më parë. Ne e dimë gjithashtu se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka konstatuar se kjo mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet menduar se si të koordinohet një farë niveli i autonomisë për komunitetin serb dhe pakicën serbe në Kosovë, me kompetencat e vetë qeverisë së Kosovës”, thotë ai.

Zoti Kupchan thotë se nuk dihet ende se për çfarë saktësisht është rënë dakord.

“Por unë mendoj se kjo është pika ku do të përqendrohet pjesa më e madhe e vëmendjes në javët në vijim, pasi duket të jetë pengesa më e rëndësishme. Të paktën me aq sa dimë arsyeja që dokumenti nuk u nënshkrua është se nuk kishte marrëveshje për modalitetet e Asociacionit”, thotë ai.

Por ato që zoti Kupchan i sheh si detaje për t’u sheshuar drejt një vije finishi, zoti Kanin i quan pengesa që mund ta lënë situatën në vend numëro për një kohë të gjatë.

Zoti Kupchan mendon se mesa duket propozimi parashikon një normalizim me faza.

“Në fazën e parë kemi marrëdhënie të mira fqinjësore, Kosova hyn në institucionet ndërkombëtare, dy palët shkëmbejnë misione diplomatike. Por nuk marrim një njohje zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia”, thotë ai, duke shtuar se njohja zyrtare do të jetë pika përfundimtare e këtij procesi.

Për zotin Kupchan, diplomacia perëndimore ka qenë e suksesshme dhe këtë e tregon fakti që të dyja palët kanë rënë dakord për elementët thelbësorë të propozimit.

“Unë nuk mendoj se Perëndimi po favorizonte njërën palë apo tjetrën, ose po bënte më shumë presion ndaj Kosovës se sa ndaj Serbisë. Mendoj se po bënte gjithçka që mundej për të ushtruar ndikim për t’i bërë palët që të kapërcenin një ngërç, një mungesë fleksibiliteti që e ka mbajtur rajonin në vend numëro për një kohë të gjatë”, thotë ai.

Por ndryshe nga zoti Kupchan që mendon se të dyja palët duket se po negociojnë tani me mirëbesim, zoti Kanin thotë se BE-ja dhe SHBA-ja po përpiqen të detyrojnë dy palë mosbesuese për një marrëveshje.

“Janë negociata ngurruese mes dy palëve që nuk i besojnë njëra-tjetrës, por që po detyrohen nga Perëndimi të arrijnë në një lloj marrëveshjeje”, thotë ai, duke shtuar se nuk beson që do të ketë një zgjidhje të shpejtë për statusin.

Dy analistët bien dakord se si kryeministrit Kurti, edhe Presidentit Vuçiç do t’u duhet të përballen edhe me konsideratat e brendshme politike në vendet e tyre. Por thotë zoti Kupchan…

“Mendoj se kjo është një ditë optimiste për Kosovën dhe Serbinë dhe për rajonin në përgjithësi”.




Aleksandar Vuçiç ndryshon mendje: Nuk e negocioj njohjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duket se ka nisur të ndryshojë kurs. Ndonëse para se të shkonte në Bruksel po paralajmëronte njohjen e Kosovës, sot ka bërë një deklaratë ndryshe.

Ai u shpreh se këtë pjesë nuk e negocion. “Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiç për televizionin publik serb, RTS më 28 shkurt.

Ai po ashtu tha se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime.

Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 27 shkurt dhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e propozimit evropian për normalizim.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, një ditë pas këtij takimi konfirmoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan propozimin evropian për normalizim dhe se tani po punojnë për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Ky propozim synon që të çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne kurrë nuk kemi negociuar në fshehtësi. Asnjëherë nuk kemi fshehur asgjë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë konfirmoi se teksti i publikuar nga BE-ja, pas rundit të bisedimeve në Bruksel, më nuk mund të negociohet dhe është shndërruar në një kornizë për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Serbia as fitoi, as nuk kapitulloi; por pranoi “de fakto” se Kosova

Drejtori i agjencisë së lajmeve 'Beta' në Beograd, Rodmir Dikliç ka reaguar lidhur me takimin tre-palësh që u zhvillua ditën e djeshme në Bruksel, ku kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç ranë dakord se nuk është e nevojshme të diksutohet më marrveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ajo çka mbetet tashmë është vetëm nënshkrimi i dokumentit, pra planit të propozuar nga BE-ja. Para nisjes për në Bruksel, Vuçiç tha se Serbia nuk do të dështojë dhe duke lexuar titujt e disa mediave duket sikur Serbia ka fituar. Ndryshe e komenton, Dikliç i cili thotë se dështimi ka ndodhur shumë kohë më parë.

“Të gjithë fituan dhe të gjithë humbën. Kapitullimi ka ndodhur me Marrëveshjen e Kumanovës. Kemi marrë një dokument që është bazë e mirë, me kusht që asnjë palë të mos tentojë ta mashtrojë me marifete të ndryshme, vonesa, duke krijuar një udhërrëfyes që është si rruga për në Hënë”, ka thënë drejtori i “Beta-s”.

Duke folur se kush fitoi në gjithë këtë çështje, ai ka pretenduar se nuk ka fitues. Ai ka thënë se pranimi i propozimit evropian është në të vërtetë pranim faktik se Kosova është e pavarur, e cila më vonë do të zyrtarizohet me ndonjë dokument ndërkombëtar.

“Për këtë arsye në preambulë shkruhet “pa hyrë në çështje të statusit”, për të thënë më vonë se statusi de facto po zgjidhet… Aty figuron se do t’ia njohim dokumentet njëri-tjetrit. Deri më tani janë ngritur barrikada për targa, nuk kemi mundur të bartim mallra për shkak të vulave doganore. Do të njihen pasaportat, diplomat, të gjitha dokumentet relevante të cilat i njeh një shtet”, shpjegon Dikliç dhe shton se kjo është e dobishme për qytetarët e Serbisë dhe serbët në Kosovë.

Kur bëhet fjalë për nenin që i referohet faktit se Serbia nuk do të pengojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, Dikliq vëren se kjo i referohet kryesisht Kombeve të Bashkuara.

“Askush nuk do të jetë 100 për qind i kënaqur. Disi Kurti mund të jetë pak më i kënaqur që kjo nuk diskutohet më. Presidenti ynë tha se janë në pritje të aneksit me udhërrëfyesin. Udhërrëfyes do të thotë që kur shkruani në GPS ku doni të shkoni, do të shihni se ku po shkoni. Dhe shkohet në atë që një ditë kjo të përkthehet në një kontratë zyrtare, një dokument ndërkombëtar”, shpjegon Dikliç.

Kur bëhet fjalë për kërkesën e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Dikliç vëren se në nenin 7 shkruhet se duke përdorur përvojën evropiane, do të sigurohet për komunitetin serb që të jetë në gjendje të komunikojë me autoritetet e Kosovës në kontekstin e vetëqeverisjes, por jo që ata të shkruajnë Asociacionin.

Së shpejti,del nga shtypi libri i historianit shqiptar :Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,;"Adem Demaçi themelon zyre politike të UÇK-së 1998-1999'"

 Shkenctari shqiptar Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,ka dorëzuar për shtyp  dorëshkrimin voluminoz prej 815 faqësh më titull

''Adem Demaçi themelon zyre politike të UÇK-së 1998-1999''.

Librin  e finanson filantropi i njohur shqiptar z.Milaim Abdullahu.

Ky humansit e ka finansuar librin  për aktorin e famshëm shqiptar Bekim Fehmiun si dhe librin e gjeneralit  të njohur amerikan Vesli Klarkut.


                           Akadmik Prof.dr.Hakif Bajrami,PHD


HIsoriani akadmik Prof.dr.Hakif Bajrami u lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit.


 Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. 


Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975.


 Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.






Botime

  1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;

  2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;

  3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;

  4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;

  5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;

  6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);

  7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;

  8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;

  9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;

  10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;

  11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;

  12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);

  13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;

  14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;

  15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;

  16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;

  17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;

  18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;

  19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;

  20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;

  21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;

  22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;

  23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;

  24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;

  25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;

  26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;

  27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
  28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941,
  29.  Prishtinë, 2008, fq. 462;
  30. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
  31. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
  32. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
  33. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
  34. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357 etj.

Flori Bruqi

Disa fjalë pas një marrveshjeje tradhëtare!

 


Përkitazi shkrimit të autorit Flori Bruqi ,në Floripress", datë 02.11.2023.,më titull :

"Pas sundimit të gjatë të turqve (më se 300 vjet) me vendimin e Kongresit të Berlinit, Ulqini aneksohet nga Evropa(Berlini) dhe i ipet Malit të Zi".:



https://floripress.blogspot.com/2023/03/pas-sundimit-te-gjate-te-turqve-me-se.html

*****

                            Analiza juaj më bëri shumë përshtypje.

 Kongresi i Berlinit ka qenë dhe vazhdon të mbetet faqja më e zezë në historinë e ‘kurvës së motit”, sipas përcaktimit të shkëlqyer që Fishta i Madh i ka pasë bërë Evropës, për qëndrimin thellësisht armiqësor që ka mbajtur ndaj kombit shqiptar.

Për faqen e saj të zezë, deri në ditët tona, ajo vazhdon ta mbajë në ballë atë vulë turpi, të cilën e thelloi edhe më shumë në Konferencën famëkeqe të Londrës. Në vend që Evropa ta kishte trajtuar me kujdes të veçantë kombin  shqiptar, se në skenën e historisë botërore pati nxjerrë heroin legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili, gjatë një periudhe çerekshekullore, me një ushtri të vogël prej 10 mijë luftëtarësh, ushtrisë së fuqishme të perandorisë më të madhe të errësirës mesjetare otomane, i pati dhënë dajak pas dajaku, duke e detyruar të tërhiqej me turp, dhe vetë sulltanin e pati bërë të fliste me vete. Ato beteja legjendare që pati zhvilluar Skënderbeu, patën shërbyer edhe si njëfarë mburoje për moslejimin e barbarisë otomane të dyndej drejt Perëndimit evropian. Asokohe Evropa luajti thjeshtë rolin e soditësit, duke mos i ofruar Skënderbeut kurrfarë ndihme. Madje edhe tani vonë,  Perëndimi evropian pati shumë dëshirë që të luante thjesht rolin e soditësit gjatë bombardimit të Serbisë fashiste, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bill Klintonin dhe Madlen Ollbraitin në krye. Disa nga shtetet kryesore evropiane kanë qenë kundër atyre bombardimeve.

            Gjeneralit rus Leonid Ivashov, revista “Itogi” i ka pasë marrë një intervistë lidhur me bombardimin e Serbisë në pranverën e vitit 1999. Gazetari i pati drejtuar pyetjen në vijim:

            Pyetje: A është e vërtetë që një major francez iu ka pasë dhënë serbëve të dhëna sekrete për bombardimet e NATO-s

            Pëçrgjigje: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Francës, Zhan Pier Kelsh (Jean-Pierre Kelche - 1942), me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira, po ashtu, ishte kundër bombardimit të Jugosllavisë. Meqë ra fjala, kundër kanë qenë edhe shumë ushtarakë të vendeve të NATO-s... Kur ministri i punëve të jashtme të Britanisë, Robin Kuk (Robin Cook  1946-2005), gjatë një bisede telefonike, i tha Madlen Ollbraitit (Madeleine Albright - 1937-2022) se juristët e tij nuk do ta aprovojnë ultimatumin që i është paraqitur Beogradit dhe nuk do ta përkrahin planin e bombardimeve, ajo përgjigjen e kishte pasur gati: “Pajtoni në punë juristë të tjerë!”… Në dhjetëvjetorin e bombardimeve, ish-këshilltari i Sharl Degolit (Charles de Gaulle - 1890-1970), gjenerali Pier Gallua (Pierre Gallois - 1911-2010), pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të fjalimit të vet, në të cilin zbulonte disa sekrete të NATO-s” (Citohet sipas: Leonid Ivashov. “Intervistë për revistën “Itogi””. Faqja e internetit ““russmir.info”. 27 gusht 2010).

            Shikoni edhe tani, i nderuar miku im, se çfarë qëndrimi po mban Perëndimi evropian ndaj Republikës së Kosovës. Eshtë rreshtuar në krah të Serbisë fashiste për copëtimin e Republikës së Kosovës me krijimin e bashkësisë së komunave serbe, pra, të krijimit të një shteti brenda shtetit, në përputhje me këmbënguljen e Rusisë fashiste. Në nëntor të vitit 2019, Presidenti francez Emanuel Makron (Macron) deklaroi se NATO-ja u ndodhkej në një vdekje klinike! Pra, Presidenti i një vendi që i jepte Serbisë të dhëna sekrete të NATO-s. Deklarata e Makronit vinte në sinkron të plotë me interesat e Rusisë fashiste. Me atë rast, zëvendësdrejtori i Institutit të bashkuar mbretëror për studimin e çështjeve të sigurisë dhe të mbrojtjes, Xhonatan Eial (Jonathan Eyal), pati deklaruar:

            “…Macron u ka bërë një dhuratë atyre që e mohojnë NATO-n me deklaratën se aleanca nuk ka shenja jete. Kremlini, për shembull, ishte mes vëzhguesve entuziastë të qëndrimit të Macronit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e përcaktoi deklaratën e Macronit si “fjalë të arta” që përcaktojnë në mënyrë të saktë gjendjen aktuale të NATO-s” (Citohet sipas: “Pse del Macron në krye të atyre që shajnë N ATO-n?. Faqja e internetit “DW”. 10 nëntor 2019).



            Ju uroj për analizën tuaj boll interesante.:


Redaksia: https://floripress.blogspot.com/2023/03/pas-sundimit-te-gjate-te-turqve-me-se.html


            Eshref Ymeri

            Kaliforni, 10 mars 2023


                        Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri,AAAS


Nërsa publicisti dhe gazetari i mirënjohur shqiptar  Skiftër Këllici më shkruan:

 Pershendetje, Flori,

Se bashku me disa shoke ndjek me shume interes materialet qe na dergon.

Miqesisht,
Skifteri


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...