2023-03-12

Unë e Vullneti si Lajçaku e Kurti për darkë në 'Garden': Qe qysh ju presin kur jeni figura të pushtetshme

 


nga Burim Pacolli

Si Lajçaku me Kurtin që po prisnin drekën në "Garden" në atë foton e famshme, ashtu edhe unë me Vullnet Krasniqin vepruam, derisa vizituam hotelin/restorantin “Garden”, me pesë yje, në dalje të Prishtinës...
Qëllimi ishte të rikrijonim tavolinën negociuese me atë të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti, që kishte zënë vend në Hotel "Garden" më herët këtë vit.

Me të ardhur në zyrë, të enjten në mëngjes, telefonova për një rezervim për dy persona në orën 16:00, me të dy që vendosëm të vinim kostumin më të mirë që kishim, që të portretizonim sa më denjësisht figurat kryesore të dialogut.

Me të hyrë, na drejtuan te tavolina, me kamarierin që nuk vonoi për të ardhur me përshëndetje e kërkesë për të bërë porosi.

Gjithçka ndryshoi për mënyrën si do të shkonin gjërat dhe si do t’i përceptoja zhvillimet në ambientin fantastik të restorant “Garden” në të cilin gjendeshim, pasi shërbyesi më pyeti: “Ti gazetar je a?” Qartazi, kishte dëgjuar e, me gjasë, kishte lexuar recensionet që kisha bërë për lokacione të ndryshme gastronomike.

Pas kësaj, po merrnim trajtim të njëmendtë me pesë yje nga shërbyesit. Tre apo katër persona po merreshin vetëm me tavolinën tonë, duke ndërruar pirunë dhe duke pyetur nëse është gjithçka në rregull më shpesh se që ndodh e duhet të ndodh zakonisht.

Në praktikë po e përjetonim atë që potencialisht kanë mundur të përjetonin Lajçak e Kurti në të njëjtin ambient, si figura të pushtetshme në popull. Pavarësisht pushtetit dukshëm më inferiorë të Vullnetit dhe timin, disi për restorantin ishte ndoshta gati-gati e peshës së njëjtë, pasi tashmë ata e kishin marrë konfirmimin – në formën e përgjigjes “po, jam gazetar” - nga unë se isha ai që do të shkruaja një artikull 700-800 fjalësh për eksperiencën time në atë restorant.

Kujdesi ndaj tavolinës tonë dallonte dukshëm me kujdesin ndaj tavolinës tjetër aty afër, e cila po humbte shumë nga trajtimi me pesë yje që po na bëhej neve.

Pasi i bëra pyetjen që i bëj secilit shërbyes gjatë procesit të recensionit, “çka po më rekomandon?” shkova për salmon, i cili m’u tha se “sapo ka ardhur dhe është i freskët”.

Paraprakisht na u soll një enë me atë që shërbyesi e quajti “ajvar i shtëpisë i veçantë, i bërë me arra”, por koncensusi i përbashkët mes meje dhe Lajçakut (Vullnetit) ishte se ishte ajvar i zakonshëm, pasi të dy e provuam dhe po mundoheshim të krijonim lidhje të shijës së ajvarit të zakonshëm me një ajvar që përmban arra, por nuk arritëm ta bënim kurrësesi edhe pas dy-tre kafshatash.

Pas rreth 20 minutash, ja ku ishte salmoni që kushtonte 15 euro. Një copëz nën mesatare për nga madhësia, por që kishte shije freskie e pjekje dinjitoze, pak të ëmbël, ndërsa po më servohej me një teksturë delikate, që karakterizohej me një krem lulelakre e bërë me qumësht.

Krejt servimi po vinte me një mori sjelljesh brilante të shërbyesve. Padyshim, duhet të jetë një prej salmonëve më të shijshëm që kisha ngrënë kohëve të fundit.

Nga ky moment, ia kaloj fjalën Lajçakut (Vullnetit) për të dhënë qëndrimet e tij:

Politikisht, pozita e negocuesit është një nga punët më të zorshme, sidomos kur ke të bësh me dy palë që janë krejtësisht të kundërta dhe refuzojnë të pajtohen. Por kur vjen puna te ushqimi, pozita e negociuesit i takon kamarierit. Megjithatë unë pranoj menjëherë propozimin.

“E kemi mishin shumë të freskët sa e morëm, ta rekomandoj një biftek”, më thotë kamarieri.

I bindem. Pas nja 1 minuti, “negocuesi i Gardenit” kthehet me një pyetje.

“A e don të pjekur apo gjysmë të pjekur?”. Nëse do të vendosja me mendjen e “një shqiptari” do të shkoja me zgjedhjen “pjeke mirë mishin”. Por unë jam duke ngrënë si një evropian, për aq sa mund ta quajmë evropian një sllovak.

“Gjysmë të pjekur” i përgjigjem. Ashtu më vjen porosia. Bifteku është në formë kubi, i vendosur mbi disa perime si lulelakër, patate dhe karrotë të zier. Lëngu i mishit dhe i perimeve nisë të përzihet teksa po e preja mishin dhe perimet.

Shija ishte ashtu sikurse pjekja, gjysmë e mirë. Por, kur kuptoj faturën e atij mishi të gjysmë pjekur që quhet biftek, disi sikur më iku edhe ajo pak shije e mirë që e kisha.

“20 euro një biftek”, i them Albinit (Burimit) i cili çuditet pak me çmimin. Edhe Albini i vërtetë do të çuditej. Nëse do të dilte ndonjë faturë që kryeministri ka ngrënë biftek 20 euro, do të ishte lajm.

Lajmi im për ju nga kjo eksperiencë është se nuk ia vlen t’i shpenzoni 20 euro për atë copë mishi. Përpos nëse jeni adhurues shumë i madh i mishit, ose keni shumë para.

Dy ditë pas kësaj dreke, pash një dokumentar për “industrinë e mishit” dhe ishte aq i tmerrshëm me fakte sa u ndjeva fajtor që kisha paguar 20 euro (nejse ka paguar redaksia) për një copë mishi lope, apo më mirë me thënë një kafshe që është therrur kushedi në çfarë forme. Mu kujtuan edhe vuajtjet e kafshëve në atë dokumentar. Nota ime për biftekun e Gardenit është 2.5. Nëse do të isha i pasur dhe person që nuk ndjej asgjë për kafshët tjera, sigurisht do të ishte 4.5.

Vlerësimi: 3.5 – Salmon me shije fantastike, bifteku ashtu-ashtu, pritje e jashtëzakonshme, edhe pse ishte e qartë se kjo po vinte për shkak të pozitës dhe profesionit tonë, e cila na u konfirmua me pyetjen e kamarierit “a je gazetar ti?” Në rast se nuk do ta bënte këtë pyetje dhe do të vazhdonte me pjesën tjetër ashtu siç rrodhi, padyshim se “Garden”-it do t’i jepja vlerësimin e parë perfekt 5/5.

Ish-zëvendës presidenti AMERIKAN Mike Pence:pRESIDENTI AMERIKAN DONALD TRUMP ka rrezikuar familjen time më 6 janar

 


Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence kritikoi ashpër të shtunën ish-presidentin Donald Trump për rolin e tij në trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së, duke zgjeruar përçarjen mes dy burrave ndërsa përgatiten të luftojnë për nominimin republikan në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, raporton CNBC.“Presidenti Trump gaboi, fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe të gjithë në Kapitol atë ditë, dhe e di që historia do t'i kërkojë llogari Donald Trump-it." - tha Pence gjatë komenteve në darkën vjetore Gridiron me kravata të bardha ku morën pjesë politikanë dhe gazetarë.

Vërejtjet e Pence ishin dënimi më i ashpër deri më tani nga togeri dikur besnik, i cili shpesh i është shmangur përballjes me ish-shefin e tij. Trump ka deklaruar tashmë kandidaturën e tij. Pence nuk ka bërë ende një gjë të tillë, por ai ka hedhur bazat për të kandiduar.

Në ditët përpara 6 janarit 2021, Trump i bëri presion Pence që të përmbyste fitoren zgjedhore të Presidentit Joe Biden ndërsa ai kryesonte certifikimin ceremonial të rezultateve. Pence refuzoi dhe kur rebelët hynë në Kapitol, disa brohoritën se donin të "varnin Mike Pence".

Me vërejtjet e tij, Pence forcoi vendin e tij në një debat më të gjerë brenda Partisë Republikane mbi mënyrën se si të shihet sulmi.

U gjetën mostrat e Astrit Deharit

 


Janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

Gazeta Nacionale ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.


Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

 

Janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda Institutit të Mjekëses Ligjore(IML), i ka treguar Nacionales se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët”, ka thënë burimi


Më tej, burimi ka treguar se për cilat mostrat bëhet fjalë.

Mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria sot ka qenë këtu dhe i ka marrë provat e nevojshme”, ka thënë i njëjti burim.

Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.

 

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga Flutura Goga, drejtuesja e IML, por e njëjta nuk është përgjigjur.


Përgjigje ende nuk ka kthyer as Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria.


Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar



Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit




Gazeta Nacionale ka mësuar se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda Institutit të Mjekëses Ligjore(IML), ka treguar për gazetën se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët”, ka thënë burimi

Më tej, burimi ka treguar se për cilat mostrat bëhet fjalë.

Mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria sot ka qenë këtu dhe i ka marrë provat e nevojshme”, ka thënë i njëjti burim.

Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.

Zhdukjen e këtyre mostrave e kishte njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi.

Në një konferencë për media, ajo kishte thënë se menjëherë ka njoftuar prokurorinë për rastin.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë rastit, mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga laboratori, kam njoftuar ushtruesin e kryeprokurorit Besim Kelmendi. Në rasat e epruveta kanë qenë 15 epruveta me gjakë, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo kishte treguar se në atë hapësirë qasjen e njerëzve ishte e kufizuar.

“Ky akt është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi” ka thënë ministrja.

Zhdukja e mostrave kishte nxitur reagime të shumta në vend.

Ministrja e Drejtësisë kishte suspenduar katër zyrtar të IML-së për këtë çështje, ndërsa prokuroria kishte nisur hetimet, duke intervistuar njerëz.

Në muajin e kalua Prokuroria Speciale e Kosovës kishte deklaruar se një numër i konsiderueshëm i personave janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve, për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Ndërkaq, për rastin e zhdukjes së provave në çështjen Dehari, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve. Po ashtu, ju informojmë se kemi ndërmarr veprime konkrete që do të na ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore. Për momentin nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje”, kishte thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Zhdukjen e këtyre mostrave edhe më dramatike e kishte bërë deputeti i VV-së, Haki Abazi.

Në një konferencë për medie, ai kishte deklaruar ka video-incizime që dëshmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, kishte thënë Abazi.

Për këto pretendime, deputeti Abazi ishte intervistuar nga prokuroria.

Goga-Bajrami – e emëruara e Haxhiut që s’e kishte ‘kyçur’ Laboratorin nga ku u zhduken mostrat e Deharit, por që ‘kyçi’ gojën e saj nga atëherë

 


Njomza Salihi

Njomza Salihi -

Flutura Goga-Bajrami, drejtuesja e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe një nga personat që kishte çelësin e Laboratorit të Toksikologjisë, aty ku mbaheshin mostrat e Astrit Deharit – ka heshtur për rastin që nga zhdukja e deri tek kthimi i tyre – nga dhe në institucionin që ajo e ka nën përgjegjësi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në javën e parë të dhjetor të vitit 2022, e kishte thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për ta njoftuar opinionin publik se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë që gjendet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Mbrëmë jam informuar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë”, thoshte Haxhiu para gazetarëve, më 8 dhejtor 2022, shkruan Gazeta Insajderi.


“Në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim: në mbajtësen e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto, dy epruveta me gjak ja ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për AND”, deklaronte Haxhiu në konferencën e jashtëzakonshme për media, shkruan Gazeta Insajderi.

Albulena Haxhiu duke njoftuar për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, 8 dhjetor 2022 | Foto: Albulena Haxhiu, Facebook

Ajo tutje pati njoftuar se vetëm tre persona kanë pasur qasje në mostrat e Astrit Deharit.

“Aktualisht sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urnës dhe një e lukthit. Në vend kanë qasje vetëm 3 persona. Vetëm 3 persona i kanë çelësat”, pati zbuluar Haxhiu, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas saj, kjo situatë e rëndë vendoste hije dyshimi mbi të gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Dhe nëse ndiqet protokolli, ajo thoshte se do të ishte e thjeshtë që të gjenden përgjegjësit.

“Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt, dhe nëse ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Në këtë rast ata që kanë pasur guximin të veprojnë në këtë mënyrë as nuk zmbrapsen nga protokolli e as nga përfshirja në një vepër të rëndë penale. Këtë guxim mund ta kenë vetëm ata që për motiv kanë dëmtimin final të rastit Dehari”, theksonte tutje e para e drejtësisë, Haxhiu, shkruan Gazeta Insajderi.

E vetëm një ditë para këtyre deklaratave, Haxhiu e kishte vënë në krye të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Flutra Goga-Bajramin, një nga tre personat që e posedonte çelsin e Laboratorit të Toksikologjisë, aty ku edhe ruheshin mostrat e Deharit.

Goga-Bajrami ishte suspenduar menjëherë, për tu kthyer në punë – në shkurt të këtij viti, pas vendimit të Komisionit Disiplinor dhe Komisionit për Ankesa.

E para e IML-së, atëkohë nuk e kishte thënë as edhe një fjalë për zhdukjen e mostrave të Deharit, njëjtë siç nuk ka folur kur është suspenduar, apo edhe kur është kthyer në punë, shkruan Gazeta Insajderi.

Kthehen mostrat, hesht sërish Goga-Bajrami

Mbrëmë është raportuar se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

Ndërkohë për rastin ende asnjë fjalë se ka thënë udhëheqësja e IML-së, Flutura Goga-Bajrami, ndonëse që nga mbrëmë është kontaktuar disa herë nga Gazeta Insajderi.

Siç kanë vepruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtuesit tjerë të institucioneve.

Goga-Bajrami s’e tha asnjë fjalë as për licencën që s’e kishte

Flutura Goga-Bajrami, udhëheqësja e Laboratorit të Toksikologjisë, aty nga ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit, ishte rikthyer në punë pas suspendimit lidhur me këtë rast.

Por, para kthimit të saj, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, kishte gjetur se ajo ka kryer punë për të cilat nuk ka pasur licencë, si udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë qysh nga viti 2008.

Raporti që mban datën e 13 janarit 2023, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami përgjatë kohës që ka punuar në këtë laborator, ka përpunuar gjakun dhe urinën e kufomave, por në raste të tjera edhe të personave të gjallë.

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur se përpunimi i gjakut dhe urinës konsiderohet shërbim shëndetësor, e që sipas Ligjit për Shëndetësi kërkohet licencë.


Meqenëse përpunimi i gjakut dhe urines konsiderohet si shërbim shëndetësor atëherë neni 71 i Ligjit nr 04/L-125 Për Shëndetësi e ka paraparë licencimin e profesionistëve shëndetësorë sipas profileve të përcaktuara në nenin 69 të këtij ligji, ndërsa në paragrafin 4 të nenit 71 të këtij Ligji shprehimisht thuhet: ‘Profesionisti shëndetësor mund të ofrojë shërbime shëndetësore në mënyrë të pavarur vetëm pas marrjes së licencës’”, thuhej në raportin e Inspektoratit Shëndetësor të cilin e ka siguruar Nacionale, shkruan Gazeta Insajderi

Pas këtij raporti, Inspektorati ka thënë se nuk është “kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë që të merr veprimet tjera dhe si e tillë lënda është përcjellë në Ministri të Drejtësisë”.

Gazeta Insajderi e kishte pyetur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun se çfarë hapa do të ndërmerr kundër Goga-Bajramit, pas publikimit të këtij raporti, por e njëjta që nga 20 shkurti i këtij viti nuk ka kthyer përgjigje.

Për çështjen nuk kishte folur as Goga-Bajrami, kur ishte pyetur në shkurt nga Gazeta Insajderi.

Porsi erdhi deri tek vdekja e Astrit Deharit?

Astrit Dehari së bashku me pesë aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan si të dyshuar për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka ndodhi në mesnatën e 5 gushtit të vitit 2016.

Sipas raportimeve dy prej aktivistëve të Vetëvendosjes me një motor ishin ndalur pranë Kuvendit dhe njëri nga ta ka nxjerrur një raketahedhëse dore duke e goditur pastaj objektin e Kuvendit.

Motori që u përdorë për kryerjen e kësaj vepre u gjetë vetëm pastaj i djegur në afërsi të pishinës së Gërmisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Nga organet kompetente të drejtësisë me tu parë skenën e krimit ngjarja u cilësua si akt terrorist.

Nën petkun e Prokurorisë Speciale, Drejtoria Antiterror e Policisë nisi hetimin për ta zbardhur rastin. Me të filluar hetimet, të dyshuarit e parë ishin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që në atë kohë kundërshtuan ashpër demarkacionin me Malin e Zi e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Afro një muaj pas sulmit mbi Kuvendin, Drejtoria kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, të ndihmuar edhe nga njësitet elite zhvilluan një aksion për kapjen e të dyshuarve. Fillimisht u arrestuan 6 aktivistë të Vetëvendosjes.

Frashër Krasniqi, Petrit Ademi, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Hali e Astrit Dehari përfundojnë të arrestuar.

Me vendim të gjykatës të pesë prej tyre përfunduan në paraburgim, ndërkohë u lirua Petrit Ademi meqenëse nuk kishte prova se është i përfshirë në rast, shkruan Gazeta Insajderi.

Astrit Dehari u dërgua në qendrën e paraburgimit në Prizren. Atje qëndroi deri me 5 nëntor të vitit 2016. Në pasdite kur edhe ishte koha e shëtitjes, Astriti kishte vendosur të mos dilte nga çelia.

E këtu edhe ishin momentet e fundit të jetës së tij.

Ndërkohë që thuhej se gardiani i kësaj qendre ishte kujdesur për sigurinë e Deharit, shokët e çelisë me t’u kthyer brenda, më saktësisht në orën 15:53 e gjetën atë me një shishe mjalti në gojë.

U lajmëruan edhe mjekët, në gjendje të rëndë atë e nisën për në emergjencë, pak më vonë doli konstatimi që tashmë aktivisti i Vetëvendosjes kishte ndërruar jetë.

E që nga ajo kohë gjithçka ka mbetur një mister. Derisa institucionet përkatëse konstatuan se Astrit Dehari kishte kryer vetëvrasje me këtë vazhdojnë e s’pajtohen familja dh partia e tij. Ata thonë se u vra, shkruan 

Ky sIndonezija do të dënojë me burg personat që kryejnë marrëdhënie pa u martuar

 


Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një kod të ri penal që do të penalizojë seksin jashtë martese, me një dënim deri në një vit burg, kanë konfirmuar zyrtarët.

Rishikimi legjislativ do të ndalojë gjithashtu fyerjen e presidentit ose institucioneve shtetërore dhe shprehjen e çdo pikëpamjeje në kundërshtim me ideologjinë shtetërore të Indonezisë. Ndalohet edhe bashkëjetesa para martesës.

Dekada në përgatitje, kodi i ri penal pritet të miratohet më 15 dhjetor, tha për Reuters zëvendësministri i drejtësisë i Indonezisë, Edward Omar Sharif Hiariej.


“Ne jemi krenarë që kemi një kod penal që është në përputhje me vlerat indoneziane,” tha ai për Reuters.

Bambang Wuryanto, një ligjvënës i përfshirë në draft, tha se kodi i ri mund të miratohet që në fillim të javës së ardhshme.

Një draft i mëparshëm i kodit ishte caktuar të miratohej në vitin 2019, por shkaktoi protesta mbarëkombëtare. Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në atë kohë kundër një sërë ligjesh, veçanërisht atyre që konsideroheshin se rregullonin moralin dhe fjalën e lirë, për të cilat thanë se do të kufizonin liritë civile.


Kritikët thonë se ndryshimet minimale në kod janë bërë që atëherë, megjithëse qeveria muajt e fundit ka zhvilluar konsultime publike në të gjithë vendin për të dhënë informacion rreth ndryshimeve.

Kriminalizimi i abortit, me përjashtim të viktimave të përdhunimit, dhe dënimi me burg për “magji të zezë”, mbeten në kod.

Sipas draftit të fundit të datës 24 nëntor, i cili u pa nga Reuters, seksi jashtë martese, i cili mund të raportohet vetëm nga palë, si të afërmit e ngushtë, mbart një dënim maksimal prej një viti.

Fyerja e presidentit, një akuzë që mund të raportohet vetëm nga presidenti, zgjat maksimumi tre vjet.


Indonezia, kombi më i populluar në botë me shumicë myslimane, ka qindra rregullore në nivel lokal që diskriminojnë gratë, pakicat fetare dhe njerëzit LGBTQ+.

Pse nuk duhet të karikoni telefonin në veturë

 




Me siguri shumica e njerëzve u është dashur të karikojnë celularin e tyre në makinë. Sidomos nëse do të shkoni në një udhëtim të gjatë, mund të mos filloni as me një bateri të plotë, duke menduar se e keni zgjidhjen e lehtë për ta karikuar atë rrugës. Edhe kur jeni duke lëvizur nëpër qytet, nëse jeni gjatë gjithë ditës në rrugë me telefonin në dorë, shpesh mund të ndodhë që bateria të mbarojë.

Megjithatë, ekspertët thonë se karikimi i telefonit gjatë vozitjes është në fakt një nga gabimet më të këqija që mund të bëni. Per cfare arsye? Portat USB të makinës zakonisht ofrojnë tension të ulët, më pak se sa mund të karikojë një telefon. Kështu, celulari merr më pak rrymë sesa duhet për të punuar. Përveç kësaj, kur vendosni të karikoni celularin në një portë USB me fuqi të ulët, telefoni “thith” energji me një ritëm shumë më të shpejtë se sa mbështet porti. Përveç kësaj, për shkak të tensionit të ulët sistemi i karikimit konsumohet. Ju mund të keni vënë re se telefoni ngrin gjatë një karikimi ose nuk karikohet fare. Ky mund të jetë shkaku.

Një arsye tjetër për të cilën nuk duhet të karikoni celularin në makinë është se në varësi të llojit të telefonit që keni dhe llojit të baterisë që ka, ekziston mundësia që të zbrazni baterinë e makinës duke karikuar telefonin në makinë. Kur përdorni portën USB të makinës për të karikuar telefonin, në thelb po përdorni baterinë e makinës. Ky zakonisht nuk është problem nëse bateria e makinës është e re dhe e “shëndetshme”. Por nëse janë më të vjetër, ndoshta duhet të mendoni përsëri.

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...