2023-03-22

Islamizmi dhe Rusia, roli i Islamit në politikën e jashtme ruse

 Minoritetet myslimane e përbëjnë 11 % të popullsisë së gjithmbarshme të Federatës Ruse sipas regjistrimit statistikor të vitit 2016. Tash ata përdoren me të madhe si “mish për top” në luftën ruse ndaj Ukrainës.


Gjergj – Skender Jashari, Preshevë 

Rusia është një vend ku njëkohësisht ekzistojnë dy civilizime të ndryshme ai ortodoks dhe ai islamik.1 Prandaj ardhmëria e saj varet nga relacionet në mes qeverisë së Rusisë dhe qytetarëve musliman të saj, nëse janë për integrimin e minoriteteve nacionale dhe fetare në Rusi-gjegjësisht do jenë lojale ndaj regjimit apo do bëhen gjithnjë e më seperatiste.2 

Tradita islamike në Rusi, është 1100 vjeçare,3 më konkretisht në Bullgarinë e Vollgës, që sot ndodhet në territorin e Tataristanit, e cila kishte filluar në vitin 921, kur delegacioni bullgar kishte arritur në Bagdad, ku Khani Bullgar Almush-i, i cili kishte bë përpjekje që të rrëzonte Khanatin në vendin e tij, e për këtë kishte kërkuar ndihmën e Kalifit islamik të Bagdadit. Një delegacion i Abasidëve i Kalifit Ali-Muktadir( i kryesuar nga Susan ar-Rasi, dhe sekretari i delegacionit që ishte Ahmad Ibn Fadlan Ibn al-Abbas Ibn Rashid Ibn Hammad u nis nga Bagdadi për ta vizitu Bullgarinë e Vollgës më 4 qershor 921( 11 safar 309 të vitit hixhra),4 kurse ishin kthyer më 923. Teolog e historiograf prorus dhe proturk në Trojet tona, mbi këtë argument, pretendojnë që islamizmi ka ardhur edhe në vendin tonë përpara pushtimit Osman-por që kjo kishte ndodhur në rastin e Rusisë. 

Sipas Paul Goble, i cili është ekspertë i minoriteteve në Rusi, nxjerr konkluzionin që Rusia është duke kaluar nëpër një transformim religjioz i cili do ketë konsekuenca shumë më të mëdha për komunitetin ndërkombëtar sesa kolapsi i Bashkimit Sovjetik.5 E që do ketë një ndikim të thellë në politikën e jashtme të Rusisë.6  

Islamizmi si feja e dytë më e madhe në Rusi, e cila ndahet në sekte të ndryshme, e që është e përhapur kryesisht tek grupet etnike të Kaukazit, si Çeçenët, Ingushët, Çerkezët, pastaj tek popujt turq, si tek Tatarët dhe Bashkirët etj. Dhe se islamizmi në Rusi është i lidhur kryesisht me: Çerkezët, Balkarët, Çeçenët, Ingushët, Kabardinët, Karaçët, Tatarët, Bashkirët, Adygët, Dagestan në një numër të madh të etnive në të si tek: Avarët, Darginët, Lezginët, Laksët, Tabasaranët, Kumukët, Azerët, Tatët etj. Republikat federative të Rusisë me shumicë absolute muslimane janë: Çeçenia me mbi 95%,7 Ingushetia me 96%,8 Dagestani me 83%, Kabardino-Balkaria me 70.8%, Tataristani me 53.8%, pastaj në: Bashkortostan me 58%, Karaçët-Çerkezia me 64%, Jamalia me 13%( derisa ortodoksët me 42.2 %), Rajoni i Orenburgut me 13.8% islamik( kurse 40.2% ortodoks dhe 20% spiritualist por pa fe), republika e Adyges, me 12.6% islamik( 35.4% ortodoks dhe 29.8% spiritualistëve pa fe), Rajoni Astrakhan, me 14.6% islamik( 46% ortodoks dhe 16.5% spiritualistëve pa fe), Rrethi Autonom Khanty-Mansi me 10.88% islamik( 38.1% ortodoks dhe 23.1% spiritualist të pa fe), Çeliabinski me 6.9% islamik, Rajoni i Tjumenit me 5.7% islamik, Rajoni Penza me 5.7% islamik etj, kurse shumica e rajoneve të Siberisë kanë përqindje të muslimanëve nga 1 deri 2%.9   

Islami në Rusi është kompleks, e që është çështje shumë dimensionale dhe transversale, e që duket sheshazi që rritet në të ardhmen rëndësia e islamit në këtë vend, duke formësuar në të ardhmen e këtij vendi në 5 drejtime: 

  1. Balancën demografike në vend; 
  1. Strategjinë e “normalizimit” të regjionit të Kaukazit verior; 
  1. Politikën e migracionit të Rusisë; 
  1. Pozicionin e Rusisë në skenën ndërkombëtare; dhe  
  1. Transformimin e identitetit kombëtar rus.10

Tatarstani i dominuar nga myslimanët është ndër republikat e Rusisë me nivelin e lartë të standardit të jetesës dhe të nivelit arsimor. 

Në vazhdimësi, gjatë historisë së saj, Rusia ka përdorur ideologjitë fetare, politike, ekonomike, propagandat, dezinformatat, mashtrimet, kamuflimet,konspiracionet etj, për të tentu të arrijë objektiva politike, ushtarake, tashmë edhe strategjike gjithashtu edhe për të ndikuar aktivisht në kundërshtarët e saj, pasiqë mungesat, boshëllëqet dhe inferioritetin nuk mund ta arrinte me mënyra e mjete të tjera. Lehtësisht mund të vërehen, që Rusia asnjëherë nuk është sulmuar nga organizatat terroriste islamike jashtë Rusisë dhe se asnjë organizatë terroriste islamike dhe asnjë terrorist islamik nuk e ka kërcënu, kritiku Rusinë, qeverinë ruse, kishën ortodokse ruse etj. Derisa në politikën e brendshme të Federatës ruse, krijon liri të „tepruar“ duke u dhënë „hapësirë“ çdo islamiku, që të krijoj bashkësinë e tij fetare islame, myftininë, xhematin etj, me qëllimin të përçarjes së besimtarëve musliman. Me rastin e përçarjes, mes muslimanëve futet konkurenca, rivaliteti, inatet, ambicjet, etj etj, e që lehtësisht agjenturat ruse, të mund të manipulojnë pastaj me personat dhe situatat për interes të Rusisë. Në këtë rast, përçarja, shkakton mes muslimanëve armiqësi dhe pushojnë a fashiten armiqësitë ndaj pushtuesit( rus). Prandaj Federata Ruse në Rajonin Kurgan ka krijuar 2 myftini regjionale, në Rajonin Tyumen ka 3 myftini, kurse në Rajonin Sverdlovsk ka 6 myftini.11 Kurse vetëm në rastet kur ndonjëri fraksion islam( myftini a Organizatë islamike), brenda Federatës Ruse, që ka kërcënu interesat e qeverisë së kësaj federate, atë e ka sulmu, shkatërru brutalishtë madje duke i ndërsy edhe organizatat rivale islamike. Një strategji të tillë, Federata Ruse përdori edhe në Siri.  

Shumica e përfaqësuesëve të estabilishmentit politik dhe klerit të muslimanëve të Rusisë( dhe muslimanëve në mbarë botën, në lidhje me die konspirative) shprehen ngjajshëm për teori konspirative, ideologjitë, propagandat proruse, ashtu siç edhe mediet ruse e bëjnë, si p.sh: ku pretendojnë që ISIS-i ishte komplot i Perëndimit për destabilizimin e situatës globale dhe pengimin e shtrirjes së ndikimit rus në Lindjen e Mesme.12 Edhe Ramazan Kadirov, president i çeçenëve, deklaronte ngjajshëm që Shteti Islamik dhe Organizatat tjera Islamike janë larje-truri të fëmijëve nga shërbimet e inteligjencës perëndimore,13 ngjajshëm deklarojnë edhe agjentët islamik të Serbisë në Trojet tona.  

Roli i islamit në politikën e jashtme ruse 

Një nga aspektet më të rëndësishme të diplomacisë ruse, është diplomacia religjioze, e lejon shtetin që të përdorë disa aspekte të simboleve dhe mesazheve fetare në çështjet ndërkombëtare.14 Rusia ka traditë të gjatë dhe të pasur, të instrumentalizimit të fesë për qëllime politike, qoftë në politikën e brendshme ashtu edhe atë të jashtme.15 Historikisht, njihet që Rusia, për mrekulli ka përdorë islamizmin, klerin islamik dhe besimtarët islamik për qëllime të saj, të njejtën gjë e ka bë edhe me ortodoksizmin, por edhe me ideologji ateiste. 

Politika e jashtme ruse është e fokusuar në botën islamike, kryesisht në tre hapësira: në Kaukazin jugor, Azinë qendrore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore.16 Diplomacia islamike ruse, kryesisht orientohet në: nxitjen e urrejtjes në vendet islamike kundër Perëndimit dhe në nxitjen e simpatisë ndaj Rusisë e në fund të fundit edhe mbajtjen nën influencë përmes forcës( siç ishte rasti në Siri). Në gjitha vendet arabe dhe islamike, simpatia proruse dhe antipatia ndaj SHBA-së dhe Perëndimit u rrit, përmes diplomacisë dhe ndikimit rus, për të shtrirë ndikimin e vetë, kjo më së miri shihet në Afganistan, Irak, Siri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë etj. Mirëpo kjo diplomaci religjioze dallon në rastin e diplomacisë islamike ruse ndaj muslimanëve të Federatës ruse. 

Me përfundimin e Botës Bipolare, pra me rënijen e Bashkimit Sovjetik, si superfuqia e dytë dhe mbetja vetëm e SHBA-së si superfuqi( Botës Monopolare), Rusia në ringritjen e saj, ka integru plotësisht në politikën e saj të jashtme „faktorin islamik“ duke operu forcat nën sloganet fetare ato bëhen aktorë të politikave ndërkombëtare.17  

Pas rënijes së Bashkimit Sovjetik dhe kolapsimit të ideologjisë komuniste, filloi depërtimi i emisarëve të Arabisë Saudite dhe të vendeve të tjera muslimane dhe arabe, për ta vendos islamin dhe islamizmin,18 e njejta ndodhi edhe në Atdheun tonë. Moska zhvilloi një strategji në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar, që ishte vis-a-vis me zhvillimin e Xhihadit Global, që ishte një strategji që besohet e projektuar nga Rusia, për ta përdorë terrorizmin islamik si „mashë“ për t’i arritur qëllimet e saja, që të kundërshtoj botën Monopolare dhe të krijohet apo Anarkopolarizmi( ku në atë anarki, praktikë e zakonshme e pushtetmbajtjes në Rusi, mund të përfitoj më shumë Rusia sesa bota perëndimore) apo siç deklarohen për Multipolarizëm( si rend i ri botëror) e ku edhe Rusia, Kina dhe bota arabe do ringritnin veten në piedestal të barabartë me SHBA-në. 

Shumë shpesh Rusia thekson respektin, simpatinë dhe aleancën e saj për Islamin( me kaq është e mjaftueshme për t’i hedh hi syve të muslimanëve, e për t’i përdorë të tillët për qëllimet e saj, siç p.sh: është duke i përdorë muslimanët e Federatës Ruse dhe nga vendet arabe, për agresion në Ukrainë), vendet islamike dhe liderët islamik, duke promovu kështu edhe aleanca dhe lidhje sa më të ngushta me ta, përveç që Rusia nuk mbështet muslimanët në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.19 Prandaj diplomacia ruse, përpjeket që të përfshihet në Lindjen e Mesme dhe gjithkah në botën islamike, duke theksuar në vazhdimësi që ndajnë të njejtat vlera morale dhe duke bë përpjekje për të lidhur vlerat e traditës ruse me ato të Lindjes së Mesme, Azisë dhe vendeve tjera jo-perëndimore.20 Madje sidomos në Lindjen e Mesme, shkaku i kauzës palestineze, që bota arabe, falë propagandës ruse dhe pro-ruse në këtë regjion, ka arritur që në popullatë të ketë një antipati kundër SHBA-së, në territoret palestineze 79%, kurse në Egjipti 81%, në Jordani 85%,21 siç edhe vetë krijimi i „problemit palestinezë“ është krijesë artifciale ruse, për t’ia kundërvënë botën arabe dhe islamike kundër Perëndimit e në veçanti kundër SHBA-së. 

Prandaj me ardhjen në pushtet të Putinit, ai përkeqësoi raportet me perëndimin dhe u përpoq që të gjente veten në raportet tjera në regjionet tjera, duke rritur kështu vektorin e politikës ruse me vendet muslimane.22 Në vazhdën e saj ishte edhe antarësimi i Rusisë në Organizatën e Konferencës Islamike.23 

Prandaj Rusia zhvilloi vitet e fundit doktrinën e re, sipas të cilës vendet muslimane dhe Rusia janë aleat natyral në konfrontimin me Perëndimin,24 pasiqë vendet e botës arabe, në përgjithësi janë me pikëpamje neutrale a pozitive ndaj Rusisë, që kur ajo promovon diskursin kritik ndaj stilit të demokracisë amerikane dhe ndërhyrjes së saj.25 Prandaj Rusia përmes kësaj strategjie të fuqisë së butë përpjeket të luftoj influencën perëndimore në Lindjen e Mesme dhe gjithkah në Botën islamike,26 e mrekullisht simpatinë proruse dhe antiperëndimore e predikojnë kleri islamik, në veçanti kleri islam salafst. 

Në dorë të Vladimir Putinit, bashkëpunimi me muslimanët është i nevojshëm për arritjen e qëllimeve politikës së tij të jashtme, përfshirë mbështetjen në raporte të fuqishme me Iranin, Sirinë dhe shtetet e tjera muslimane, që mund t’i shërbejnë si kundërpeshë e ndikimit të SHBA-së.27 Madje Rusia e Putinit, është treguesi më i mirë se për çfarë i nevoiten muslimanët, e kjo më së miri u pa në rastin e agresionit rus në Ukrainë, ku shumica e muslimanëve rus dhe arab( nga vendet arabe), u përdorën si mish për top, për të kry agresion në Ukrainë ku edhe disa prej tyre u tradhëtuan nga Rusia( kryesisht nga FSB-ja) që të vriteshin në tokën ukrainase. Në këtë mënyrë Rusia, me përdorimin e muslimanëve arrinë qëllimet e saj ushtarake e luftarake në Ukrainë, kurse në anën tjetër zvogëlon rrezikun potencial që elementët e tillë islamik të ngriten në kryengritje kundër Rusisë, apo të luftojnë për çlirimin e vendit të tyre nga pushtimi rus( p.sh: rasti i çeçenëve etj), e në fund të fundit edhe spastron etnikisht minoritetet e tilla nga Rusia. Një tragjedi të tillë edhe ne Shqiptarët e kishim përjetu, derisa Aleanca Ballkanike pushtonte, spastronte e kryente gjenocid në Trojet tona, shqipfolës „Muhaxherë“ nuk e shihnin të arsyeshme t’i mbronin familjet e veta që viktimizoheshin, por shkonin në Galipol të luftonin për Perandorinë Osmane.  

Shërbëtori i Putinit, Ramzan Kadirov …

Parlamenti rus, kishte kaluar ligjin që ndalonte organizatat ndërkombëtare të „padëshiruara“ e të cilat kishin të bënin kryesisht me ato islamike radikale, ekstreme dhe me ato katolike dhe protestante, të cilat mund të rrezikonin dhe kërcënonin kapacitetet mbrojtëse dhe të sigurisë së shtetit, rendin publik, ose shëndetin e popullatës, e që përfshinte edhe ndalimin e transferimit financiar, me arsyetimin se të tillat mund të punonin për shërbimet e huaja të inteligjencës. Ligji i tillë ishte nënshkruar edhe nga Putini, i cili shpesh ka theksu që OJQ-të e tilla, shpesh kanë qenë kërcënim për sigurinë kombëtare, sidomos shërbimet speciale perëndimore vazhdojnë përpjekjet e tyre për të përdorur organizatat publike, qeveritare dhe politike për të arritur objektivat e tyre, veçanarisht diskreditimin dhe destabilizimin e situatës së brendshme të Rusisë.28 Pra Rusia përmes regjistrimit të OJQ-ve, si agjent të huaj për t’iu nënshtru kontrolleve shtesë, me qëllim të cënimit të aktiviteteve të tyre të pavarura, e që të jenë të kontrolluara dhe mbikëqyrura nga qeveria ruse, duke bërë auditime vjetore dhe raporte dyvjeçare të aktiviteteve të tyre, në të kundërtën mund të dënoheshin individët me burg dhe me gjobë. Në arsyetimin për mbështetjen e këtij ligji thuhej që „ju keni të drejtë të dini se kush përpiqet të ndikoj në opinionin tuaj“, e që „vendi yn“ duhet të ketë një opozitë, por duhet të mbrohet nga intereset e huaja, e që ju duhet ta dini këtë.“29 Edhe pse ligji i tillë i Rusisë për “organizatat e padëshiruara” ishte kritikuar nga Amnesty International dhe Human Rights Ëatch, e që është quajtur antikushtetues, e që kryesisht targetonte jo organizatat e huaja por OJQ-të dhe grupet e aktivistëve brenda Rusisë. Ky ligj parashihte dënimet me gjobë dhe me burgim prej 2 deri në 6 vjet.30 

Prandaj historikisht Rusia, dobësitë, mungesat, inferioritetet e saja, ekonomike, politike, ushtarake madje edhe në fushë beteja, ka tentu t’i kompensoj përmes përdorimit të ideologjive fetare, politike, ekonomike, propagandave, dezinformatave, mashtrimeve, kamuflimeve, konspiracioneve etj. Prandaj shtresat më të përshtatshme, që lehtësisht e gjerësisht mashtrohen, e i besojnë për të vërteta, janë popullatat e painformuara, me shkollim të pakët a pa të, pazhvillim ekonomik( të papunësuar), e të tillë që besojnë predikime përrallore dhe mitologjike fetare( predikimet islamike vehabiste janë të natyrës së tillë) etj. Këso popullatash gjenden në numër, në Afrikë dhe Azi, kryesisht në botën arabe dhe islamike. 

Pranaj paralelisht Rusia përdorë në politikën e jashtme dhe të brendshme të saj, „faktorin islamik“ njëkohësisht edhe „faktorin ortodoks“, duke i përdorë të dyja si një shpatë me dy teha, në njërën anë e para, në anën tjetër e dyta.  

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Më: 22.03.2023 

  • Shih fotot dhe videon se si “republikat autonome myslimane” në Federatën Ruse , i humbin të rinjt e vet në luftën që po shvillohet në Ukrainë, ku i dërgojnë të thuash me dhunë për të vdekur “në luftën e shenjt ruse”:

Her er Putins muslimske soldater. Nå dør de i Russlands hellige krig. (aftenposten.no)

Serbia, s’e nënshkroi planin franko gjerman, ngase, duket që Washingtoni e Brukseli, s’e garantuan këtë!

…koncesioni i shtyrë nga presioni i Washingtonit dhe Brukselit, shkaku i interesave gjeopolitike (se ato gjeostrategjike, ende nuk kanë lëvizur…!) nga këndvështrimi i tyre, duhet të shihet edhe si një domosdoshmëri taktike për ta rikthyer Serbinë, kah “ylli polar” perëndimor, në “dioptrinë” kosovare, është kah perceptohet po edhe kualifikohet (sidomos, nga qarqet më radikale!) edhe si: një lloj lëshimi pe (e nga ca të tjerë; edhe një lloj “tradhtie” e Amerikës ndaj Kosovës!) apo një devijim nga “miqësia dhe aleanca” me Amerikën! Thënë më thjeshtë; logjika politikës “kisingjerine” (se; Amerika nuk ka miq e aleatë të përhershëm, por, ka vetëm interesa të përhershme!), në rastin e Planit franko-gjerman, është duke u zbatuar praktikisht dhe pragmatikash! Kosova, sa më shpejt duhet interesat e saja kombëtare e shtetërore, t’i akomodoj dhe sidomos ekonomizoj me ketë frymë “kisingjeriane“!

 Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

____

1. Është shumë e qartë, por, edhe dëshmi e përvojë e pa kontestuar juridiko-politike, se në Ballkanin Perëndimor autonomitë gjithnjë kuptohen dhe paramendohen ekskluzivisht si para-shtete që vetëm presin momentin për t’u proklamuar si entitete të pavarura! Në këtë kontekst, Serbia përkundër koncesionit (ndaj: “Vetë menaxhimit” që dosido aludon në perspektivë ne një puro Autonomi )që iu ofrua me planin franko gjerman (që në fakt, është një “plus ahtisarian”) nuk do ndalet as në rritjen e kërkesave te reja e as në shtimin e ambicieve të saja për të realizuar një “Republika Srpska Kosovare”.

2. Sepse, thjesht autonomia që po përgatitet e po paramendohet të “inaugurohet” vetëm formalisht si një FAZË e ndërmjetme (derisa shqiptarët ta dëshirojnë “bashkimin” me Shqipërinë, me pjesën e mbetur, që i bie me 25-30% te territorit!) që patjetër do shpjer në bashkimin me Serbinë. Kjo strategji, pak a shumë (edhe morbide e banale, ndoshta!) i ngjasonpërpjekjeve dhe “betejave” tona politike, për te avancuar politikisht e juridikisht statusin e Kosovës, në kuadër të ish federatës Jugosllave. Dallimi i vetëm është se: Serbia, sot është në deficit kohor! Ngase, ketë po e dikton lufta e Ukrainës, që duket se e “motivoj “edhe Washingtonin e edhe Brukselin ta ndryshojnë si qasjen ashtu edhe raportin e tyre ndaj Kosovës. S’ë këndejmi, duket që Amerika dhe Evropa, nuk insistuan edhe aq shumë në vënien e nënshkrimeve…!

3. Andaj, koncesioni i shtyrë nga presioni i Washingtonit dhe Brukselit, shkaku i interesave gjeopolitike (se ato gjeostrategjike, ende nuk kanë lëvizur…!) nga këndvështrimi i tyre, duhet të shihet edhe si një domosdoshmëri taktike për ta rikthyer Serbinë, kah “ylli polar” perëndimor, në “dioptrinë” kosovare, është kah perceptohet po edhe kualifikohet (sidomos, nga qarqet më radikale!) edhe si: një lloj lëshimi pe (e nga ca të tjerë; edhe një lloj “tradhtie” e Amerikës ndaj Kosovës!) apo një devijim nga “miqësia dhe aleanca” me Amerikën! Thënë më thjeshtë; logjika politikës “kisingjerine” (se; Amerika nuk ka miq e aleatë të përhershëm, por, ka vetëm interesa të përhershme!), në rastin e Planit franko-gjerman, është duke u zbatuar praktikisht dhe pragmatikash! Kosova, sa më shpejt duhet interesat e saja kombëtare e shtetërore, t’i akomodoj dhe sidomos ekonomizoj me ketë frymë “kisingjeriane“! Sepse, thjeshtë; jemi të vegjël, të pa përgatitur, e të pamjaftueshëm (por, assesi edhe të parëndësishëm, në rajon!) për t’i kundërshtuar këto synime e ambicie gjeostrategjike, të dinozaurëve global!


“Sekretet” pa sekrete të “Vilës nr. 31” të ish- diktatorit, Enver Hoxha.

 Përgatiti për botim: Albert Z. ZHOLI, Tiranë

“Sekretet” pa sekrete të “Vilës nr. 31” të ish- diktatorit, Enver Hoxha.

 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial.

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë.

-Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa.

-Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.

-Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati.

Përgatiti për botim: Albert Z. ZHOLI

“Vila nr. 31”, ose siç njihet ndryshe “Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”. Vendimi është publikuar pardje, dhe rtsh.al, sjell detaje lidhur me shkaqet dhe arsyet që e kanë shtyrë Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, që të mos e klasifikojë më tej informacionin rreth kësaj godine si të “Klasifikuar” dhe “Sekret Shetëror”. Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror (KDZH) në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, bëhet e ditur se tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial”. Kjo vërtetohet tashmë edhe nga dokumenti me shkresën përcjellëse, “Projekt i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, me nivel klasifikimi “Konfidencial”, “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”, “Për miratimin e rregullores për deklasikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”.

Arsyet 

Arsyet për deklasifikimin e dokumentit të sipërcituar, i referohen një shkrese të ardhur nga Ministria e Kulturës “Propozim për bashkëpunim në fushën e kulturës”, ku shprehet interesi që ky dokument të deklasifikohet, pasi diktohet nga interesa të tjerë të ndryshëm në krahasim me nevojën për të mbajtur dokumentin rreth “Vilës nr. 31”, si të klasifikuar. Në vijim të shkresës së sipërcituar të ardhur nga Ministria e Kulturës, grupet e punës mes ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, kanë zhvilluar disa takime të njëpasnjëshme, duke analizuar prioritet dhe objektivat afatgjatë në mbështetje të programeve kulturore, të cilat do t’i ofrohen një publiku më të gjerë dhe që duhet të zhvillohen në ambientet e Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”. Në këto takime është vlerësuar se ka interes për të ridimensionuar/rinovuar ambiente të Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”, në funksion të organizimeve dhe promovimeve të ndryshme artistike, kulturore etj., nga studiues vendës dhe të huaj, gjë që përbën përparësi, si dhe është në funksion të përmirësimit dhe të zhvillimit të politikave favorizuese në fushën e krijimtarisë artistike për vendin tonë.

Dokumenti

“Implementimi i zbatimit të projektit në ridimensionimin e ambienteve të Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31, ka për qëllim të ruajë karakterin e saj ceremonial, por njëkohësisht të jetë edhe i hapur për publikun. Duke qenë se, dokumenti “Projekti i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, i klasifikuar “Konfidencial”, përbën një element të rëndësishëm për zhvillimin e procedurës së hapur të prokurimit publik, me objekt: “Rikonstruksioni i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, ai duhet të deklasifikohet.”- thuhet në bibliografinë e informacionit të deklasifikuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe që bëhet publik nga rtsh.al. Një kopje e publikimit të bibliografisë do t’i dërgohet zyrtarisht edhe DSIK-së.

Çfarë është “Vila nr. 31” dhe pse mori këtë emër?

Kur bëhet fjalë për ish- vilën e diktatorit Enver Hoxha, ende publiku në ditët tona i referohet këtij objekti si “Vila nr.31”. Pavarësisht se kuptimi i këtij numri, pas përmbysjes së sistemit komunist ka rënë, dhe nuk figuron gjëkundi, prap ky numër vijon të mbetet në fuqi. Rajoni i banimit të udhëheqësve të partisë e të shtetit administristrohej nga pikëpamja e sigurisë nga Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit në MPB. Objektet kryesore kishin nga një numër. Në kohë lufte, nga të gjitha pikëpamjet, këto objektet administroheshin nga MPB-ja. Në fakt i ka mbetur “Vila nr. 31”, pasi me këtë numër ishte në listën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, që do të ruhej në rast lufte.

Ndërtesa e ish- vilës së Hoxhës

Vila ku ka jetuar ish- diktatori komunist, Enver Hoxha, është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë e cila imiton, në një pjesë të saj, deri diku arkitekturën e viteve 30-të. Kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni e veshur me pllaka të bardha guri. Kjo shtëpi, e ndodhur në zonën e ish- Bllokut, ka qenë një objekt i paprekshëm, tabu, dhe i veshur me shumë mister në kohën e diktaturës komuniste.

Historia

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe. Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më 9.1.1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar marrëveshjen e datës 9.1.1940. Më 2.6.1942 u përpilua “akt revokimi kontratë qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga KorçaQemal Biçakçiu (1921-1988) u dënua dhe vuajti burgimin në vitet 1946-1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Hamit Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2 mars 1948. Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr. 31.

Arkitektura

Vila e parë që ngjan të jetë një shtëpi me arkitekturë të viteve 30 ku gjithçka ka një hije njerëzore. Pjesa tjetër është një ndërtim socialist me cepa, strukturë të rëndë dhe beton të veshur me pllaka guri të bardha. Ka të dhëna gojore se cepi i fundëm i ndërtuar me arkitekturë të re, por…Diktatorët ikin  popujt studiojnë historinë!

Eruditizmi letrar dhe shkencor i Akademik Eshref Ymerit

 


Akademik Kujtim Mateli,shkrimtar 

Profesor Eshref Ymeri është një nga figurat më të rëndësishme në botën akademike shqiptare. 

Puna e tij me fjalorët u shërben shqiptarëve të të gjitha trojeve tona, edhe atyre në Diasporë, ndaj një vlerësim shtetëror mund ta bëjnë Qoftë Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. 

Një propozim për një vlerësim të lartë le të bëhet nga Akademia jonë, në të tre këto shtete dhe presin nga secili ta vlerësojë punën dhe kontributin e tij.

Hartimi nga një autor i vetëm i disa  fjalorëve të fundit në harkun  kohor të 20 vjetëve ka qenë një punë e kolosale , të cilën edhe një ekip leksikografësh do ta kishte të vështirë ta përballonte, por këtë e bëri eruditi shqiptar  Akademiku i AAAS-it ,profesori i ndritur i kombit  Eshref Ymeri,PHD.

Fjalori Frazeologjik Anglisht -Shqip i frazeologut Prof.Dr.Eshref Ymeri u botua në Gjermani
 
Kopertina e Fjalorit botuar në Sh.B.Globe Gjermani
Vilhelme Vrana Haxhiraj

Dje në internet rastësisht lexova një lajm të bukur, për një gjuhëtar dhe studiues të veçantë, i cili më gëzoi.

Në Gjermani sapo është botuar Fjalori Frazeologjik anglisht-shqip i Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymerit. Ndaj nuk munda të heshtja, pasi heshtja është anashkalim, përjashtim, harresë e qëllimshme, ndaj veprave të tilla dhe autorëve, ndaj lihen në heshtje, madje shpërfillen si të pavlerta. Fjalori u botua nga ShB..Globe në dy vëllime (I & II).

Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. Dihet se vendi ynë i vogël që nuk është në gjendje të mbrojë shkencërisht identitetin kombëtar (Lashtësinë e Gjuhës Shqipe dhe Autoktoninë e shqiptarëve), si mund të jetë në gjendje të reklamojë, të botojë apo ta vlerësojë këtë studiues, frazeologun e shquar Eshref Ymeri? Theksoj se, Akademik Ymeri, i vetëm, pa bashkëautor, me një punë këmbëngulse, studimore dhjetra vjeçare i ka dhuruar fondit të artë të Kulturës Kombëtare tre fjalorë-frazeologjik (3): Italisht -shqip-Rusisht shqip, dhe anglisht -shqip, si dhe dy libra studimor për përkthimin, botuar në një hark kohor të shkurtër, duke pasuruar gjuhën shqipe me mijëra shprehje frazeologjike që përbëjnë një thesar të çmuar leksikor të gjuhës sonë.

Pse është kaq e pasur gjuha jonë, ndaj dhe pellazgjishtja , gjuha e të parëve tanë, paraardhësve Iliro-Trakas-Shqiptarë është ajo gjuhë e fillimit të gjuhëve në kontinentin plakë, e cila ka të njëjtat vlera si dhe pellazgët që njihen si shtetformuesit e kombeve të Evropës.

E dini pse ndodh kjo? Sepse Eshref Ymeri është autor shumëdimensional apo shumëplanësh,i cili si studiues, përkthyes, publicist apo frazeolog, nuk i përket Realizmit Socialist. Ai ka një Portret, Individualitet dhe Personalitet ndryshe, pasi këndvështrimi i tij mbështetet në relitetin real të kombit dhe situatave politike në rajon e më gjerë.

Shqipëria e vogël që ka furnizuar botën me bijtë e saj të kulifikuar në fusha të ndryshme, në çdo periudhë historike edhe sot ka mjaft njerëz të shquar. Po për fatin tonë të keq, ne jemi të mirët e botës dhe të ligjtë e vetes. Ashtu si kemi lënë në harresë historinë, kemi harruar elitat, të cilat i kami, por i mohojmë, i fundosim, i baltosim derisa i mbulon pluhuri i harresës.Kurse bota nuk i ka njerëzit e shquar, i krijon dhe i ngre në piedestal duke i vënë në panteonin e kombit. Pavarësisht se ç’ kombësi kanë, ç’ngjyrë janë, ç’gjuhë flasin apo ç’besim kanë , gjithsesi i nderojnë dhe i përjetësojnë për vlerat që i kanë dhënë kombit të tyre.

Çfarë kanë bërë Akademia e Shkencave, Ministria e Kulturës dhe e Arsimit për Personaliete të tilla si Eshref Ymeri, që dijet, studimet, gjuhët e huaja dhe kulturën e gjerë,i përdori në dobi të kulturës kombëtare, si dhe të unitetit dhe identitetit kombëtar.

Të vjen të ndohtë kur dëgjon se “X” Paçavure, Gënjeshtar, Sajues apo Mashtruses të historisë së kombit marrin tituj të lartë deri te “Nder i Kombit” dhe nuk e zë me gojë askush punë e pallogaritur të Prof Eshrefit. Për çfarë meritash vallë marrin një vlerësim maksimal? Çfarë kanë bërë për atdheun?! Ballafaqoni punën e cilitdo dhe vini pikat mbi “i”. Jo kështu, jo nuk mund të bëhet ! Nuk mund të jepen dekoratat me fushata. Nderimet dhe vlerësimet i takojnë ati personaiteti që ka derdhur djersë, mund dhe dije…jo ta marrë ai /ajo që ngre flamurin nga fryn era e politikës…

Iu lutem institucioneve shtetërore të hedhin sytë nga njerëz me potencial si Prof.Dr.Eshref Ymeri, që ka dhënë dhe po jep shumë dhe nuk ka marrë asgjë…

Çudi e madhe! Puna voluminoze dhe e nivelit të lartë shkencor e Eruditit Eshref Ymeri i ra në sy një shtëpie Botuese në Gjermani dhe nuk i bije në sy Institutit të Gjuhësisë, Akademisë së Shkencave,Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulurës në Tiranë. Këto fjalor me mbi 2500 shprehje frazeologjike secili, që u vijnë në ndihmë gjithë Katedrave, shkollave të mesme dhe të nivelit akademik, përkthyesëve, shkimtarëve dhe kulturëdashësve.

Botimi i Fjalorit Frazeologjik Anglisht -Shqip në Gjermani është një vlerësim i merituar i punës madhore të Prof.Eshref Ymerit.

Eshref Ymeri (Mesaplik25 dhjetor 1938) është përkthyes shqiptar dhe studiues i njohur shqiptar . Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.
  • Fjalor frazeologjik rusisht shqip : Me 25 160 shprehje frazeologjike – 2015
  • Përkthimi, një histori pasioni – 2015
  • Fjalor frazeologjik anglisht – shqip : Me 25440 shprehje frazeologjike – 2019
  • Etj.

Pavarësisht nga modestia e autorit, lejohemi të pohojmë pa mëdyshje se këto ndihmesa e bëjnë atë kontribuesin më të madh në fushë të fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh dhe një ndër frazeografët më të shquar shqiptarë.

Me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip, Fjalori frazeologjik anglisht-shqip, është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i Akademik prof. dr. Eshref Ymerit. 

Me këtë Fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze.

I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.

Akademikut tonë zt.Eshref Ymerit, i urojmë shëndet të mirë ,mbarësi familjare dhe shumë suksese në jetë.Pata fatin që këtë studiues ,erudit e njofa për së afërmi më shkrimet  dhe  sygjerimet e tijë më dha dituri të çmuar në punën time krijuese dhe shkencore. 

Akademik Eshref Ymeri,PHD :Kujdes, moj opozitë! Po të përgatitet gracka…“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.


 


 


 

Situata në vendin tonë sapo vjen e bëhet më e ndezur. Protesta e fundit e opozitës vërtetoi se vala e pakënaqësisë së frontit opozitar, sa vjen e bëhet më e fuqishme. Por kryeministrit Rama nuk i bën përshtypje kjo gjendje tensioni. Madje, në një takim që pati me gazetarët, më 12 maj, ai deklaroi se nga kapsollat e hedhura nuk dëmtohet qeveria, por Shqipëria.




Një kryeministër me gjykim të ftohtë, me mendje të kthjellët, nuk mund t’i lejojë vetes të nxjerrë nga goja një deklaratë të tillë. Me këtë deklaratë, kryeministri Rama vërteton në praktikë, se për të është shumë më e çmuar selia kryeministrore dhe kolltuku i tij personal, sesa emri i Shqipërisë në sytë e opinionit ndërkombëtar. Sepse ai është i vetëdijshëm për dëmin që i bëhet vendit tonë para syve të botës nga gjendja e tanishme kaotike, por për këtë atij nuk i bëhet vonë fare, mjafton që kolltuku i tij të mbetet i paprekur. Kjo është një mendësi karakteristike prej diktatori të kulluar.

Ky qëndrim i hapur kundër popullit opozitar, çdo shqiptari me vetëdije kombëtare, pavarësisht se cilit krahu politik i përket, i sjell në kujtesë sloganin e shpëlarë të Ramës për të ashtuquajturën Rilindje socialiste, e cila, siç tregoi rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme, paska pasur si qëllim vetëm rilindjen e sundimit njëpartiak të kohës së diktaturës së kriminelit Enver Hoxha, një sundim ky neokomunist në kushtet e ekonomisë së tregut. Rrjedha e ngjarjeve, po ashtu, vërtetoi konkretisht se reforma në drejtësi paska pasur po të njëjtin qëllim.





Duhet besuar me domosdo se për pasojat e rënda që ka sjellë qeverisja e Ramës në gjendjen ekonomike të shumicës së familjeve shqiptare, është i bindur edhe elektorati i majtë, mbi të cilin, ashtu si edhe mbi elektoratin e djathtë, rëndojnë taksat e papërballueshme përmes çmimeve të larta të energjisë elektrike, të ujit, të karburantit, të biletave të avionëve, çmimet e larta të produkteve ushqimore, e të tjera e të tjera. Por elektoratin e majtë, për fatkeqësinë e tij, e drejton një parti socialiste, e cila s’është gjë tjetër, veçse një“parti-kufomë” që tërhiqet zvarrë para kryeministrit Rama. Kjo është arsyeja që nga radhët e forumeve të saj, nga asambleja e saj, nga kryesia e saj, nuk pipëtin askush kundër tij, të gjithë janë katandisur në “të vdekur e të pakallur”, prandaj edhe Ramën e vështrojnë në dritë të syrit, sepse kanë frikë se mos u bën gjëmën politike po të lëvizin bishtin, tamam si krimineli Enver Hoxha një herë e një kohë. Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, Rama, në një fletëpalosje, të cilën familjeve shqiptare ua hodhi poshtë derës, premtoi se taksën e vlerës së shtuar të energjisë elektrike (tvsh) do ta ulte nga 20% në 06%. Çuditërisht, kur u ul në kolltukun e kryeministrit, mashtroi hapur dhe jo vetëm nuk e uli, por edhe çmimin e energjisë elektrike e ngriti me 20%. Por askush nga pjesëtarët e strukturave të larta të partisë socialiste nuk u bë i gjallë dhe t’i tërhiqte vëmendjen për këtë mashtrim skandaloz që i bëri mbarë popullit shqiptar. Edhe këta muajt e fundit, kur opozita është hedhur në protesta të fuqishme, askush nga radhët e strukturave të larta të partisë socialiste s’e ka ngritur zërin kundër mënyrës antikombëtare të qeverisjes së Ramës. Dy zëra që janë dëgjuar kundër me shumë të drejtë, si ai i zonjës Arta Dade dhe i zotit Hamdi Jupe, kryeministrit Rama nuk i prishin punë fare, sepse ata s’janë më deputetë dhe as që kanë ndonjë peshë në strukturat e partisë socialiste. Në këto kushte, opozita, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike dhe të përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik në duart e një grushti njerëzish me Ramën në krye, është hedhur në protesta të fuqishme për rrëzimin e tij. Një situatë të tillë, të cilën e ka përjetuar edhe Ukraina dikur nën sundimin e argatit të regjur të Kremlinit, ish-presidentit të përmbysur Janukoviç, e ka karakterizuar fare bukur Majkll Shçur (1982), gazetar i njohur i televizionit të këtij vendi, aktor, skenarist dhe muzikant, i cili thotë:

“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.

Mirë është që Rama ta mbajë shënim këtë thënie aforistike të këtij gazetari të talentuar. Sepse vazhdimi i sundimit të tij është varrmihës për shumicën dërrmuese të popullit shqiptar, çka është dëshmuar më së miri nga braktisja e atdheut prej 500 mijë bashkatdhetarëve, siç i deklaroi analisti italian Alberto Negri vetë Ramës kur ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali në fund të shkurtit të këtij viti. Duke qenë i prirur për ta mbajtur pushtetin me thonj dhe me dhëmbë, kryeministri Rama po mundohet ta futë në grackë opozitën, duke kërkuar të hyjë në bisedime me Bashën, të cilit i bën thirrje t’i lërë “shëtitjet” në bulevard dhe të bëjë një takim me të. Me sa duket, ai kërkon të përsëritë skenarin e 18 majit 2017, i cili, për faj të Bashës që ra në grackën e Ramës, rezultoi katastrofik për opozitën. Veç kësaj, janë vënë në lëvizje edhe ca servilë të pushtetit të Ramës, të cilët njoftojnë nga ekranet televizive se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në muajin tetor. Por edhe nga radhët e opozitës janë dëgjuar zëra për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, zëra këta që çojnë ujë në mullirin e qeverisjes socialiste. Këto thirrje për zgjedhje të parakohshme janë gracka që po i ngrihen opozitës, me qëllim që ajo të shkojë drejt vetasgjësimit përfundimtar. Sepse zgjedhje të parakohshme nuk mund të zhvillohen në asnjë mënyrë, edhe sikur Rama tani të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Kjo për arsye se oligarkët politikë rreth tij, krejt strukturat e krimit ekonomik, ai vazhdon t’i ketë më këmbë, gati për t’i hedhur në sulm për hapjen e pazarit të blerjes së votave. Pra, pisllëku politik që ka pllakosur mbarë vendin, nuk lejon kurrfarë trualli për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e parakohshme janë fitore e padiskutueshme e Rilind(Rivdek)jes socialiste, janë rikthim në pushtet i Edi Ramës. Prandaj opozita duhet të synojë jo zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, por krijimin e një qeverie tranzitore me specialistë-teknicienë, të zhveshur nga ethet e pushtetit, me integritet të lartë intelektual dhe moral (le të shpresojmë dhe të besojmë se në mjedisin tonë gjenden të tilla personalitete, paçka se praktikat qeverisëse pas vitit 1990 na kanë bërë që të mos i besojmë as këmishës që mbajmë në kurriz), të cilët duhet që, gjatë një afati, të paktën, dyvjeçar, të punojnë për pastrimin e pisllëkut politik që ka pllakosur gjithandej, për ndëshkimin e krimit ekonomik, i cili i është imponuar mbarë popullit shqiptar me kanabizimin që i bëri krejt vendit qeverisja e kryeministrit Rama. Vetëm paskëtaj, në një truall të pastruar nga krimi ekonomik përmes çmontimit të kapitaleve oligarkiane, të vëna me grabitjen e pasurisë kombëtare, mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me një kod të ri zgjedhor, sipas të cilit në Kuvendin e Shqipërisë duhet të hyjnë deputetë që zgjedh populli drejtpërdrejt dhe jo deputetë të listave partiake, të hartuara sipas tekave të kryetarëve të partive.

Kryeministri Rama është vetë fajtor për krijimin e një situate kaq të rëndë ekonomike që ka sjellë si pasojë varfërimin e pjesës dërrmuese të familjeve shqiptare. I verbuar nga ethet e pushtetit, ai ka harruar të mendojë se çfarë ia shkallmon themelet e qeverisjes së tij me teka diktatoriale.

Së pari, themelet e pushteti të një diktatori i minojnë lajkatarët, puthadorët, servilët që ai grumbullon rreth vetes.

Poeti francez Pjer de Ronsar (Pierre de Ronsard – 1524-1585) ka thënë:

“Është fatkeq ai sundimtar që ka afruar pranë vetes njerëz lajkatarë”.

Faktikisht, kryeministri Rama e ka rrethuar veten me lajkatarë, me puthadorë, me servilë shembullorë, të cilët ia kanë rritur mendjen shumë, ia kanë bërë mendjen veri, duke e katandisur deri në atë derexhe, saqë të bëhet gazi i shqiptarëve me ato që nxjerr nga goja, kur shkon në takime me popullin poshtë e përpjetë Shqipërisë. Kjo është njëra minë e nëndheshme që e ka rrezikuar dhe vazhdon ta rrezikojë pushtetin e tij me kahe diktatoriale, i cili ka kohë që lëshon “erë” të keqe.

Së dyti, themelet e pushtetit të një diktatori i minon varfërimi i shtresave të gjera të popullit.

Personaliteti i shquar anglez, Benxhamin Dizraeli (Benjamin Disraeli – 1804-1881), figurë e njohur politike (dy herë kryeministër i Anglisë në periudhën mes viteve 1868-1880), shkrimtar, njëri nga përfaqësuesit e romanit social, ka lënë pas një thënie kuptimplote për sërën e sundimtarëve që vuajnë nga ethet e pushtetit:

“Pallatet nuk mund të mos jenë të rrezikuara atje ku kasollet i ka pllakosur varfëria”.

E, pra, varfëria që pllakosi popullin shqiptar gjatë qeverisjes socialiste me Ramën në krye, është mina e dytë e nëndheshme që po ia gërryen ca nga ca themelet e pushtetit.

 

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Lideri i demokracisë shqiptare dhe Kryetari i PD-së Prof.Dr.Sali Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’

                          Kërko brenda në imazh                         Shkruan:  Flori Bruqi,PHD Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i ...