2023-04-03

Prokuroria, në ditën e sotme, ka paraqitur në deklaratën e tyre hyrëse, akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka folur për vizitën që ua bëri ditë më parë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët gjenden në paraburgim, në Hagë.Konjufca flet për vizitën në Hagë: Kjo gjykatë është absolutiste dhe nuk i jep llogari askujt

Konjufca, para se të zhvilloj një takim me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja në një prononcim për media ka treguar se i ka takuar të gjithë gjatë vizitës së tij në Hagë dhe siç tha ai të gjithë ishin shumë mirë me shëndet.

Kryetari i Kuvendit tregoi se ata janë të pakënaqur në lidhje me procesin gjyqësor.

“Vizitova Thaçin, Veselin, Krasniqi, Selimin dhe po ashtu Gucatin, Haradinaj dhe Shalën. Siç e dini për Salih Mustafën është një proces më i ndërlikuar, ai ka qenë në një izolim deri para një muaji. Të gjithë që i pash janë shumë mirë me shëndet, kanë vullnet dhe janë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që po pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura, për të cilat nuk ka asnjë mekanizëm të ankesës”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo gjykatë është absolutiste dhe nuk është në kontroll të askujt.

“Në këtë kuptim, ata janë të pakënaqur, siç është dhe populli i Kosovës, për aktakuzat që po rëndojnë mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së, të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”, ka thënë Konjufca”.

Ai tutje shtoi se kjo është një gjykatë që nuk haset askund në botë, siç potencoi ai është “sui generis”.

“Ishte një vizitë e rëndësishme dhe e domosdoshme sipas mendimit tim. Kuvendi ishte themelues i Gjykatës Speciale. Kjo është një gjykatë që nuk haset askund në botë, është ‘sui generis’. E kemi kritikuar dhe e kemi kundërshtuar, pasi qysh në pikënisje ka lind me një probleme që është kundërshtuar vazhdimisht. Kjo gjykatë është themeluar për krime të pretenduara të UÇK, kjo është një defekt i madh të cilin e kemi kritikuar vazhdimisht. Në Kosovë ka ndodhur gjenocid mbi popullin e pafajshëm. Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovë janë vrarë në Kosovë. Rreth 20 mijë gra janë të dhunuara në Kosovë si dhe dëmet janë dhjetëra miliona…”, tha ndër të tjera Konjufca.




Ka përfunduar dita e parë e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Çarls Smith, kryetar  Trupit Gjykues, bëri të ditur se nesër, më 4 prill, në ora 09:00, do të hapet seanca gjyqësore me deklaratat e avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së, duke filluar me  avokatin e ish-presidentit Thaçi.

Ndryshe, Prokuroria, në ditën e sotme, ka paraqitur në deklaratën e tyre hyrëse, akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Prokurori: UÇK pati burgje, ndaloi 440 persona, 144 u vranë

Prokuroria Speciale ka deklaruar se përveç keqtrajtimit nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave u është kërkuar që të heqin dorë nga përkrahja e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ish-liderin e saj, Ibrahim Rugova.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit janë mbajtur në dhoma të izoluara dhe të ruajtura nga ushtarët e UÇK-së.

“Në Baicë, Thaçi dhe Sabit Geci i morën në pyetje të arrestuarit, duke i identifikuar si rugovistë dhe u kërkuan të nënshkruanin deklarata për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe LDK-ja. Në Cahan, të arrestuarit trajtoheshin si bashkëpunëtorë të serbëve apo si simpatizues të Serbisë”, ka thënë prokuroria.

Sipas ZPS-së në “Kleçkë të arrestuarit janë rrahur me çizme ushtarake, kurse në Llapushnik dhe Verban disa të arrestuarve iu kanë hequr gishtat... Të arrestuarit në Likofc, Jabllanicë, Zllash, Tivar Drenoc dhe Bajgorë janë kërcënuar me vdekje dhe me vrasje më të dashurit e tyre.

Tutje prokuroria tha se nga provat rezulton se viktimat që i mbijetuan vrasjeve kanë pasur probleme të rënda fizike dhe mendore, teksa bëri të ditur se janë intervistuar rreth 1000 dëshmitarë, prej të cilëve shumica janë shqiptarë.

Prokurori tjetër i ZPS-së në fjalën e tij, deklaroi se nga 440 incidente ku u ndaluan persona të ndryshëm nga UÇK-ja, së paku 144 prej tyre nuk kanë mbijetuar.

“Ata vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kolaboracionistë”, tha prokurori i ZPS-së,duke shtuar se ata ishin persona me profesionse si bujqë, mësimdhënës, gazetarë e të profesioneve të tjera, përfshirë edhe nënpunës.

Prokurori në fjalën e tij u shpreh se ata ishin edhe pjesëtarë të UÇK-së e disa serbë, boshnjakë, romë e të tjerë.

“U ndaluan si kolaboracionistë. Në atë kohë, kjo akuzë ishte e rëndë e madje vdekjeprurëse”, tha ai.

Prokurori tha se Jabllanica ishte vendi ku Kadri Veseli mori pseudonimin e luftës- “Luli’.

Në Jabllanicë, ai tha ishin rrahur për vdekje së paku dy persona. Njëri ishte vrarë me armë zjarri e tjetri kishte vdekur nga rrahja, edhe pasi ishte dërguar në një spital të UÇK-së.

Prokurori tha se në Llapushnik u mbajtën 38 persona, të gjithë  pa proces gjyqësor. Ai tha se të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e  dhjetë personave.

“Një grup tjetër prej 20 personave u liruan, kurse 2 nga ta që u arratisën, u kapën dhe u vranë”.

Prokurori përmendi edhe fshatin Zllash, ku UÇK mbajti së paku 8 persona. “Ata akuzohen për vrasjen dhe  zhdukjen me forcë të së paku një personi”.

Sipas aktakuzës,  ky person, gjatë 18 ditëve të mbajtjes, u akuzua si kolaboracionist dhe u rrah edhe me shkop bejzbolli.

Prokurori tha se në një vend tjetër ku u mbajtën të ndaluarit nga UÇK-ja ishin edhe në Kleçkë. Madje për këtë vend, ai paralajmëroi gjykatën se do të dëgjojnë shumë gjatë këtij procesi gjyqësor.

Sipas tij, së paku 11 persona janë vrarë në këtë vend. Prokurori u shpreh se dy persona nga ta u vranë, pasi ishin ndaluar në shkurt kurse në prill ishin vrarë. Seanca vazhdon pas pushimit të drekës.

Prokurori: UÇK ndalonte njerëz edhe pas marrëveshjes së Kumanovës

Prokurori tjetër i ZPS-së më tej paraqiti në pika të shkurtra disa nga pikat kyçe nga aktakuza që kishte të bënte me ndalimet e kryera nga UÇK-ja.

Sipas tij, një prej këtyre rasteve ishte ai i ndalimit  në fshatin Qirez të Skenderajt të 13 personave ngaqë vinin nga parti institucionaliste, me arsyetimin se “ishin parti përçarëse dhe kundër luftës çlirimtare dhe po vinin në rrezik statusin politik të Kosovës”.

Prokurori tha se provat  do të tregojnë se atyre, Hashim Thaçi u ka thënë se UÇK-ja nuk e njihte Parlamentin e Kosoëvs dhe u kërkoi atyre të heqnin dorë nga postet e tyre e gjithashtu edhe nga Rugova.

Prokurori më tej paraqiti edhe emra të personave të tjerë që sipas tij, janë ndaluar nga Policia Ushtarake e UÇK-së.

Prokurori tha se në shtëpinë e Jakup Krasniqit është gjetur një lloj urdhëri që tregon për ndalimin e Jakup Kastratit nga Turjaka dhe Cen Deskut nga Siçeva.

Prokurori paraqiti dëshmi që sipas tij kishin Sektori i Kundërzbulimit dhe Policia Ushtarake, dhe ata u ndaluan edhe pas marrëveshjes në Rambuje, por edhe pas marrëveshjes së Kumanovës.

Ai tha se ka raporte të UNMIK-ut e KFOR-it e të tjera që UÇK-ja nuk po respektonte marrëveshjen e  demobilizimit dhe ushtarët e tyre po ndalonin paligjshëm serbë dhe civilë të tjerë.

Prokruroi tha se ndërkohë që të akuzuarit kanë punuar së bashku për të çuar objektivat e përbashkët, në mënyrë të vazhdueshme kanë inkurajuar vartësit ë tyre të zbatojnë këto vendime.

Prokurori: Shtabi dënonte kolaboracionistët, dëshmi janë komunikatat

Duke paraqitur pjesë të  provave të aktakuzës, Prokurori më tej paraqiti disa vendime, që sipas organit të akuzës, sqarojnë se janë kryer vrasje nga UÇK-ja të ‘kolaboracionistëve”.

Në një komunikatë që sipas prokurorit është gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit, aty shkruan se “janë marrë masa ndaj disa kolaboracionistëve”.

Prokurori tha se ‘kolaboracionistët’ nuk ishin vetëm  personat që u jepnin informacione serbëve, por kishte përdorim më të gjërë edhe ndaj atyre që nuk pajtoheshin me ta dhe veprimet e tyre.

“Me fjalë të tjera të kundërshtoje taktikat e UÇK-së, do të ishte shënjestër që të vritesh”, konkludoi prokurori, duke u bazuar në dokumentet që paraqiti.

Më tej ai paraqiti edhe disa komunikata të tjera të Shtabit të Përgjithshëm, sikurse ajo me numër 27, për “dhënien e dënimit të merituar, për të gjithë ata që nuk mbështesin luftën e UÇK-së”.

Prokurori paraqiti një komunikatë të Shtabit të Përgjithshëm ku njoftonte për atentat ndaj rektorit serb të Universitetit të Prishtinës.

Një komunikatë tjetër ajo me numër 49, sipas prokurorit, vinte në shënjestër ata që punojnë për okupatorin.

“Termet tradhëtar e kolaboracionist, përfshijnë personat që devijonin nga ato që promovonte UÇK-ja”, sqaroi prokurori.

Ai tha se kritikat kundër taktikës së UÇK-së dhe mbështetjes që kundërshtarët politik i jepnin mbështetje autonomisë së Kosovës e jo pavarësisë, cilësoheshin tradhëti dhe kundër politikës së UÇK-së.

Prokurori paraqiti edhe një deklaratë politike numër 7  të UÇK-së, ku pasi lexoi disa citate, tha se çdo pajtim politik jo sipas UÇK-së, do të vihej në shënjestër.

Në komunikatën 51 të UÇK-së, prokurori lexoi paragrafë për “luftën speciale’ që  sipas tij, vijoi të ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm.

Prokurori tha se provat do të tregojnë se operacionet kundër ‘kolaboracionistëve’ kanë ndodhur edhe pse në disa raste janë zmadhuar.

Ai tha se Rexhep Selimi ka konfirmuar se këto sulme kanë ndodhur sikurse ai kundër rektorit të UP-së.

“Pastaj Krasniqi e ka pohuar se sulmet kanë ndodhur vërtetë”, tha ai, duke shtuar se gjatë intervistimit, disa nga të akuzuarit kanë thënë se komunikatat kanë qenë propagandë.

Prokurori tha se në deklaratën e tij, Hashim Thaçi është shprehur se Shtabi i Përgjithshëm komunikonte nëpërmjet komunikatave.

“Komunikatat përdoreshin për komunikim me masën”, tha prokurori. E madje sipas organit të akuzës, në disa raste, Shtabi i Përgjithshëm edhe ka përgënjështruar komunikata.

Prokurori nxori një intervistë televizive ku shihet Rexhep Selimi duke thënë se ishte Hashim Thaçi ai që e kishte lëshuar komunikatën numër 59.

“Selimi e ka thënë të njëjten edhe në intervistë para ZPS-së”, tha prokurori. Sipas tij, Thaçi e ka mohuar, por vetë të akuzuarit e nxjerrin zbuluar në këtë pikë.

Prokurori: UÇK pati rregulla, Shtab, Zona, Polici Ushtarake e burgje

Duke paraqitur prova të përgjithshme të aktakuzës, prokurori mes të tjerash nxori në ekran edhe një dokument sipas të cilit, ishte Rregullore e Disiplinës në UÇK.

Ai tha se këto rregullore sqarojnë se kush kishte autoritet për të vënë rregull brenda UÇK-së.

Prokurori tha se provat do të tregojnë se këto rregulla të disiplinës janë përdorur kur donte UÇK-ja.

Ai tha se këto rregulla sanksiononin edhe gradimin dhe ndalimin e ushtarëve.

Prokurori tha se Shtabi i Përgjithshëm vazhdoi komunikimin me ushtarët e vet. Ndërkohë, duke paraqitur një fjalim të Jakup Krasniqit në Divjakë, në vitin 1998, në një vjetorin e  daljes publike të UÇK-së, prokurori u shpreh se në pamje mund të shihet edhe autoriteti i tij, të cilin e shpalos, teksa ecë para rreshtit me ushtarë.

Prokurori më pas paraqiti edhe një fjalim të Krasniqit, ku paraqet organizimin e UÇK-së. Në këtë rast, prokurori tha se në fjalimin e  Krasniqit, ku thuhet “spektrit të armiqëve”, sipas tij, ai i bën një referencë të përciptë, LDK-së.

Prokurori tha se Shtabi i Përgjithshëm vazhdoi të drejtonte aktivitetet të Policisë Ushtarake.

Ai paraqiti një urdhër të fillim tetorit 1998, ku Jakup Krasniqi udhëzon Policinë  Ushtarake që të arrestojnë ata shtetas që tregojnë besnikëri ndaj okupatorit e që mbajnë uniforma serbe.

“Dijenia e të akuzuarve për ndalimet e paligjshme të UÇK-së, do të vërtetohet nga provat e komunikimit të tyre me personat e mbajtur në Likoc, Qirez, Shalë e Drenoc”, tha prokurori në fjalën e tij.

Ai tha se në fillim të 1999, u bën emërimet e larta. Prokurori  paraqiti një program të takimit të gjetur në shtëpinë e Rexhep Selimit, e aty shkruan se Jakup Krasniqi diskuton emërimet dhe ngritjet në detyrë. “Asgjë nuk duhet nënshkruar pa miratimin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha prokurori, duke cituar pjesë të kësaj letre.

Prokurori paraqiti edhe letra të tjera që sipas tij janë dokumente që shpërfaqin faktin se Shtabi i Përgjithshëm ka funksionuar dhe se UÇK-ja ka pasur hierarki.

Ai tha se në Rambuje, pati konferencë ndërkombëtare e ku  morën pjesë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Prokurori tha se NATO filloi bombardimet mbi caqet e ish Jugosllavisë, kurse UÇK-ja në teren ndërmori opreacionin ‘Shigjeta’, duke krijuar një korridor për furnizim me armë nga Shqipëria në Kosovë.

Ai tha se ndërkohë, u krijua Qeveria e Përkohshme mbi bazën e një vendimi të lëshuar nga vetë Hashim Thaçi. Në këtë pikë, seanca ka shkuar në pushim.

Prokuroria: UÇK-ja kishte hierarki, kishte Shtab e kishte urdhëra

Duke treguar mënyrën e organizimit të UÇK-së, prokurori i ZPS-së, shpjegoi se Shtabi i Përgjithshëm ishte krijuar që në fillet e kësaj ushtrie.

Ai tha se UÇK-ja ishte themeluar nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe pastaj personat e tjerë e përbënin atë si Adem Jashari, Xhavit Haliti, Azem Syla e të tjerët.

“Përmes Adem Jasharit e të tjerëve, ata filluan të sulmojnë policinë dhe ushtrinë e Serbisë”.

Ai tha se pjesëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Xhavit Haliti, ka thënë se në vitin 1993, u pajtuan që të veprojnë në mënyrë të organizuar sepse dikush mund të keqpërdorte emrin e ushtrisë.

“Hierarkia ofronte mbrojtje”, tha prokurori.

Më tej, ai  risolli në vëmendje deklarëtën e Kadi Veselit për krijimit  e Shërbimit të Kundërzbulimit apo atë të Rexhep Selimit, sipas të cilit,  Thaçi e Veseli kishin rol të rëndësishëm në Shtabin e  Përgjithshëm, sepse merreshin më shumë me furnizimet nga jashtë.

“Edhe pse jo gjithmonë ata ishin në Kosovë”, citoi prokurori një intervistë të Selimit, të dhënë në vitin 1999.

Ai tha se që prej fillimit, UÇK-ja kishte hierarki dhe roli i drejtuesve të UÇK-së ishte kritik.

“Prej fillimit anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ushtruan detyrat e tyre”.

Prokurori më tej paraqiti zonat mbi të cilat ishte krijuar UÇK-ja, si ajo e Drenicës, Dukagjinit, Pashtrikut, Shalës, Llapit, Nerodimes e Karadakut.

Ai tha se këto rajone ishin të organizuara në bazë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke dhënë edhe emrat e komandantëve të zonës.

Prokurori deklaroi se në të gjitha këto zona ka pasur vende ndalimi e burgimi, përfshirë edhe në Cahan e Kukës të Shqipërisë.

“Shtabi i Përgjithshëm ishte në Divjakë në Malet e Berishës e për një kohë edhe në Likoc”, tha ai.

Prokurori transmetoi një deklaratë të Fatmir Limajt i cili shpjegonte në një dokumentar se përse Shtabi i Përgjithshëm ishte në Malet e Berishës.

“Shtabi ishte në qendër të të gjithë kësaj”.

Prokurori më pas transmetoi një deklaratë të Thaçit dhënë për dokumentarin kushtuar dëshmorit Agim Qelajt.

Aty Thaçi shpjegon se si Shtabi i Përgjithshëm kishte mbledhur ushtarakë nga diaspora e më pas ishin shpërndarë në zona të ndryshme operative.

Më pas, prokurori paraqiti edhe një organogram se si ishte Shtabi i Përgjithshëm në vitin 1998, bazuar në deklaratën e  Jakup Krasniqit si dhe kush çfarë detyrash kishte.

“Krasniqi merrej me komunikatat e ndihmohej nga Thaçi”, tha prokurori, duke transmetuar dhe një pjesë të marrjes në pyetje të Rexhep Selimit nga prokuroria.

Prokurori: Nuk po gjykohet UÇK-ja, por drejtuesit e saj

Prokurori tha në deklaratën e tij hyrëse e të përgjithshme se katër të akuzuarit, kishin bashkëpunuar në grup kriminal.

Ai tha se ata kishin dijeni për vrasjet dhe burgosjen e personave të ndryshëm që konsideroheshin si tradhëtarë e bashkëpunëtorë të regjimit të Serbisë.

 Ai u shpreh se mes tyre kishte edhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Prokurori tha se ata nuk ndaluan edhe pas luftës me veprimet e tyre.

Prokurori tha sa provat do të tregojnë se arsyet e kryerjes së këtyre krimeve janë bërë për pushtet, si në luftë ashtu edhe pas luftës.

“Por mund të jenë kryer këto krime edhe nga urrejtja e hakmarrja”, tha prokurori, duke thënë se do të shihen provat për këto raste.

Prokurori u shpreh në fjalën e tij se motivi i të akuzuarve, as nuk përbën elemente të veprës penale të aktakuzës.

“ Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me sundimin e ligjit në kohë lufte”, tha ai.

“Për sundimin e ligjit për këtë jemi kështu sot”.

Ai deklaroi se në luftë, përdorimi i mjeteve të paligjshme mund të ngjajë në justifikim.

“Për këtë arsye kemi ligjet e luftës”,tha ai, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për ndalim, torturim e vrasje të personave të paangazhuar në luftë.

Prokurori tha se viktimat e krimeve presin për më shumë se 20 vjet të shohin drejtësi. “U është thënë se drejtësia është shumë e vështirë e shumë e kushtueshme. Është e lehtë të thuhen këto kur s’je viktimë”, tha prokurori, duke folur në emër të viktimave të pretenduara në këtë proces.

Ai paraqiti pjesët se si do të paraqitet aktakuza.

Prokurori tha se ky proces gjyqësor nuk kërkon të procedojë UÇK-n. “Nëse këtë e thotë dikush, thjeshtë nuk është e vërtetë”, tha ai, duke thënë se aktakuza është vetëm ndaj këtyre katër personave.

“Shumica e pjesëtarëve të UÇK-së nuk kanë të bëjnë fare me këto në aktakuzë”, tha ai.

Ai tha se atmosfera e frikësimit ndaj dëshmitarëve në Kosovë është e vështirë.

“Dëshmitarëve do t’u duhet guxim”.

Ai tha se Hashim Thaçi disa herë ka qenë fshehurazi në Hagë për të dhënë deklaratë para prokurorisë.

“Thaçi pretendon se deri në nëntor 98', nuk kishte asnjë funksion dhe pas kësaj ekzistonte vetëm në letër”, tha prokurori.

“Ato bien ndesh edhe me deklarata e tjera të thëna nga vetë Thaçi dhe me shumë prova të tjera”.

Prokurori shtroi pyetjen se përse Thaçi ishte fshehurazi në Hagë dhe nga çfarë përpiqej të largohej.

Më pas, prokurori tjetër prezantoi prova të cilat do të shqyrtohen në këtë proces.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, vetëdeklarohen të pafajshëm

Palët u pajtuan që të mos lexohen aktakuzat në tërësi, pasi ato tashmë janë të njohura meqë janë publikuar kohë më parë.

Për këtë arsye, prokurorja  vetëm lexoi pikat e aktakuzës dhe disa ndryshime të tjera që janë bërë në të.

Edhe një herë kryetari i trupit gjykues pyeti një nga një të akuzuarit nëse i kuptojnë pikat e aktakuzës dhe kërkoi që të vetëdeklarohen nëne ndjehen të fajshëm ose të pafajshëm.

“ E kuptoj aktakuzën dhe jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Hashim Thaçi.

Me pyetjen e njëjtë u pyet edhe Kadri Veseli. “ Shpreh paknaqësinë time për fillimin e këtij procesi gjyqësor me vonesë prej dy vjet e gjysmë”, tha fillimisht Veseli. “E konfirmoj dhe e kuptoj aktakzuën dhe jam tërësisht i pafajshëm”.

Të vetëdeklarohet iu kërkua edhe Rexhep Selimit. ”E them edhe një herë se jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai.

Për vetëdeklarim u pyet edhe Jakup Krasniqi.  “E kam të vështirë të kuptoj këtë aktakuzë sepse nuk kam asnjë lidhje me këtë aktakuzë”, tha fillimisht Krasniqi.

“E kuptoj aktakazën kështu siç është, por nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, u shpreh Krasniqi. “Jam plotësisht i pafajshëm”.

Më pas, të akuzuarit u njoftuan për të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në fillim është duke u konstatuar nëse të gjitha palët janë prezent. Në sallën e gjykatës janë të pranishëm edhe katër të akuzuarit, së bashkum me avokatët e tyre.

Në këto momente është duke u shqyrtuar një mocion urgjent i mbrojtjes së Hashim Thaçit i cili kërkon që disa intervista, të tij dhe Rexhep  Selimit, të mos përfshhen për shkak se ato nuk kanë qenë në aktakuzën fillestare.

Përveç kësaj, mbrojtja arsyeton se për një javë nuk ka mundur të shyrtojë këto intervista.

Sot fillon gjykimi ndaj i ish-udhëheqësve të UÇK-së

Sot (e hënë) në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se më 3 prill 2023, do të hapet gjykimi kundër Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë.

“Është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit. Seancat gjyqësore mund të përcillen në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte përmes funksionit të transmetimit në faqen e DHSK-së në internet, me një vonesë 45-minutëshe”, thuhet në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022. Versioni me më pak redaktime i Aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Kjo është aktualisht aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas njoftimit në Aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-ës, ka shprehur shqetësimin lidhur me kohëzgjatjen e prokurorisë, e cila ka paraparë 700 orë për çështjen e saj.

Nga mbrojtësit gjatë procesit përgatitor janë dëgjuar edhe ankesa se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë argument për trafikim organesh të serbëve, që ishte edhe një nga argumentet për themelimin e Gjykatës.

Kjo Gjykatë është themeluar pas pohimeve në raportin e ish-eurodeputetit nga Zvicra Dick Marty, se pjesëtarët e UÇK dhe krerët e ish-UÇK janë të përfshirë në trafikim organesh të serbëve. Në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nuk ka asnjë akuzë për trafikim organesh. Ndërsa Dick Marty vitin e kaluar pohonte se "është i rrezikuar nga vrasja e mundshme e shërbimeve serbe".

Vjeshtën e vitit të kaluar Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin zotit Marty. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në tetor para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës se spastrimi etnik i Milosheviçit në Kosovë shkaktoi mijëra të vrarë e të zhdukur dhe qindra mijëra të shpërngulur.

Përndryshe dje në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizoi Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Në marsh morën pjesë mijëra qytetarë nga qytetet e Kosovës, nga Shqipëria dhe hapësira të tjera të viseve ku banojnë shqiptarët.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka dërguar ekip special, ku nga afër do të raportojë për zhvillimet rreth fillimit të gjyqit në Hagë.

2023-04-01

Drejtori politik i luftës në Kosovë, akuzohen per krime lufte,Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët dalin para gjykatë së Hagës më datë 3 prill 2023.

                           Shkruan : Flori Bruqi,PHD.











Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të paraqitet në gjykatën e Hagës të hënën, më 3 prill, për t’u përballur me akuzat për krime luftë. Thaçi u padit në nëntor të vitit 2020 nga Gjykata Speciale për Kosovën, e themeluar në Hagë, teksa ndaj tij janë ngritur 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë persekutimin, vrasjen, torturën dhe zhdukjen me forcë gjatë kryengritjes.


Profesor Hashim Thaçi 



Hashim Thaçi ka lindur në fshatin Burojë , të Drenicës(Komuan e Skenderajit) më 24 prill 1968) është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. 
Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga  akademik prof.dr. Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. 
Profesori i historisë Hashim Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). 





Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 



Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999. 

 Jeta e hershme dhe arsimi Hashim Thaçi ka lindur në fshatin Burojë, Skenderaj, Republika Socialiste e Kosovës, Skenderaj ndodhet në luginën e Drenicës, një rajon historik rezistent ndaj sundimit serb.






 Drenica do të bëhet vendlindja apo vendthemelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fillim të viteve 1990.

 Hashim Thaçi ka studiuar filozofi dhe histori në Universitetin e Prishtinës. 

Në vitin 1993, ai jetonte në Zvicër, ku u bashkua me grupin e emigrantëve politikë shqiptarë. 

Ai regjistroi për studime pasuniversitare në Universitetin e Zyrihut në departamentet e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe më vonë u largua.




 Aktiviteti Politiko-Ushtarak 1990 - 1997 

Pas diplomimit Hashim Thaçi filloi të merret në mënyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtetmbajtësit e asaj kohe.

 Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdon më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Univeritetin e Cyrihut. 

Në Zvicër, Hashim Thaçi antarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet në krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. 





Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. 

Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekjet për ta burgosur më 1993. Ne kete periudhe ai eshte ndjekur nga policia serbe bashke me shokun e tij te jetes Xhelalin alias Xhelen me te cilin kishte kaluar vitet me te mira te jetes se tij. 





 Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren.





 Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e UÇK-së, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. 

Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. 





I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë me 20 vite burg, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. 

 Lufta Çlirimtare 1998-1999 Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 





Këtë post ia besoj Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Postin e mbajti deri më 19 shtator 1999, kur UÇK-ja u transformua në TMK. 

 Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999, Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës. 

Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën. 





 Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit). Aktiviteti në bërjen e Shtetit të Kosovës 1999 - 2007

 Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për Transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). 






 Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001. 




 Në tetor të vitit 1999 së bashku më bashkëmendimtarët e tij të LPK-së, e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). 

Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005). 










 Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet. Është lideri politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të viteve 2007 dhe 2010 në Kosovë. 

 Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore. 

Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë. Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i Dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit. 

Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës.

 Zgjedhja Kryeministër dhe Shpallja e Shtetit të Kosovës 2008 

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.

 Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës,

 Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë. 





Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014. Kryeministri ka deklaruar se derisa qeveria e kaluar në krye me të kishte qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, tashmë kjo qeveri e rizgjedhur ka qëllim integrimin e shtetit të Kosovës në mekanzimat më të rëndësishëm ndërkombëtar si NATO, BE, OKB, etj. Si president i Kosovës Thaçi u zgjodh President i Kosovës në shkurt të vitit 2016, dhe mori detyrën më 7 prill 2016.







 Gjatë presidencës së tij Hashim Thaçi ishe pro ratfikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

 Ratfikim ky i cili nuk ishte pa pasoja për banorët si rezultat Kosova humbi territor sipas ekspertëve dhe në vitin 2020 në pikën kufitare në Qakorr dhe ne fshatin Llukë forcat malazeze kanë dëbuar banorët nga vendbanimet.





 Në vitin 2020 ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, tha se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishin ideatorët për shkëmbimin e terriotereve ndërmjet Kosoves dhe Serbise që do të thotë dhënien e Veriut dhe marrjen e Luginës së Preshevës






 Kurse për opinionin publik Thaçi është shprehur disa herë se ishte pro bashkimit me Luginën e Preshevës dhe kundër ndarjes dhe shkëmbimit të terriotoreve.






 Po ashtu më 24 qershor të vitit 2020 Hashim Thaçi është akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte ku edhe u intervestua rreth katër ditë rresht. 




Dhe krejtë në fund pse Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk e çfuqizon  Gjykatën Speciale të Hagës ,që po i sjellë Kosovës dëme materjale,ekonomike  dhe politike në vazhdimësi tash e dy decenje.

Liria ka emër....







Vallë athua këta Deputetë në Parlamentin të tashëm të Koosvës( më ca përjashtime)ia sollën  Lirinë e  3 milion qytetraëve në Kosovë ?????


2023-03-30

OPinione pa dorëza nga Flori Bruqi: “Ethet e pushtetit”, publicisti nga Gjermania flet me emra: Këto persona janë aktivizuar për ndarjen e Kosovës!


Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi,PHD

Dokumenti i CIA-s: Trojet shqiptare bashkohen në vitin 2035
 

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e zbehet  në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. 



Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.






 Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhurdisa vjetë më parë   harta e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. 



KUriozitete  

https://www.youtube.com/watch?v=ux9sm2ylkA0

Shqiptaret në Ballkan 
https://sq.wikipedia.org/wiki/Shqiperia_etnike#/media/Skeda:Balkans-ethnic_(1861)_(2).jpg




Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht. 
Shqiperia etnike dhe krahinat e saj
 Harte e Shqipërisë Etnike e botuar në Leksikonin enciklopedik të AAAS-it nga autori Flori Bruqi (2020)

 Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. 

Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.

 Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. 

Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. 

Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike. Evropa 

 Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. 

Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore. 

 Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. 

Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez. 

 Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës.

 Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.  

Dhe se “Opozita shqiptare e Kosovës, duhet të mësojë nga përfaqësuesit e minoritetit: turk, boshnjakë e goranë, romë me degëzimet e tyre”


 Më 18 mars në Ohër është mbajtur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku kanë marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak. 

 Pas këtij, takimi ka pasur reagime të shumta, e më të theksuarat kanë ardhur nga partitë opozitare të Kosovës. 

 Opozita nuk po arrin të gjej një gjuhë bashkëpunuese me qeverinë, ku edhe nuk po tregohet mbështetëse karshi saj në përballjet me palën serbe, këtë rast Aleksandar Vuçiqin. 

 Pubilcisti shqiptar nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot" foli rreth kundërshtimeve të marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. 

 Fillimisht, ai u shpreh se Vuçiqit nuk po i bëhet presion serioz për nënshkrimin e propozimit evropian, derisa tha se opozita e Kosovës me reagimet e saj po e trimëron edhe më shumë presidentin serb.

 “Me gjithë refuzimet, kundërshtitë e hapura të Vuqiçit, për të nënshkruar marrëveshjet e arritura, së fundi, në Ohër, ende nuk shohim ndonjë presion serioz ndaj tij, për ta obliguar atë.

 Polarizimet pozitë-opozitë në Kosovë, veçsa kanë trimëruar Vuqiçin, në qendrimet e tij destruktive. 

Opozita premtoi unitet dhe unifikim veprimesh në dialog. 

Por, realisht, veproi ndryshe. 

Nuk paragjykojmë vizitat e Lumirit dhe të Memli Krasniqit  në Amerikën mike, por  edhe të Ramush Haradinaj dhe Prof.dr.Abdullah  Hoti, me deklarimet e tyre publike, nga SHBA, pranimin e Asociacionit, ende pa u shtruar në tavolinën të dialogut, pabesisht e turpërisht, "thyen bllokadën" mbrojtëse të Kurtit, kundër Asociacionit”, deklaroi publicisti. 

 Sipas  gazetarit Idriz Zeqirajt, partitë opozitare në vendin tonë duhet të mësojnë nga përfaqësuesit e minoriteteve, përjashto minoritetin serb. 

 Ai për këtë ‘goditi’ edhe Baton  Haxhiun e  Dradan Molliqajn për qëndrimet e tyre. 

 “Opozita shqiptare e Kosovës, duhet të mësojë nga përfaqësuesit e minoritetit: turk, boshnjakë e goranë, romë me degëzimet e tyre, si dhe shumica e opozitës serbe brenda Kosovës, për qasjen reale, objektive dhe fort të argumentuar, se një Asociacion monoetnik serb, diskriminon minoritetet tjera në Kosovë. 

Ata janë unik, në mendimin se minoritetet gëzojnë të drejta të plota, si askund tjetër në botë. 

Bilz, deputeti turk, në Parlamentin e Kosovës, deklaron se ne gëzojmë më shumë të drejta, se sa vetë turqit në Turqi. 

"Por, ndryshe mendojnë Baton Haxhiu dhe Dardan Molliqaj, "se po u shkelën të drejtat pakicës serbe!"”, theksoi ai. 

 Më tej, publicisti potencoi se PAN-istët kanë filluar ofenzivën ndaj pushtetit, pasi ata po mundohen t’i mbulojnë dëmet që ia kanë bërë ndër vite Kosovës, duke tentuar ta bllokojnë qeverinë e tanishme. “Ethet e pushtetit, po dominojnë mbi interesat e shtetit.

 Në vend të unitetit, për të përballuar dialogun, disa po mendojnë për aleancat zgjedhore. PAN-istët janë në ofenzivë. 

Me pushtet duan ta mbulojnë gjëmën që ia kanë bërë Kosovës.

 Barrikadimi i tyre kundër -Vettingut -; kundër Byrosë të Verifikimit dhe të Konfiskimit të pasurive makro-hajnore të tyre; mbrojtja e krimit dhe të kriminelëve në organet e drejtësisë, siç është edhe vendim i turpshëm i fundit, e të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese, rrast e kapur, pikërisht, nga PAN-i”, u shpreh Idriz  Zeqiraj. 



 Ndër të tjera, ai shtoi se kanë filluar sërish ‘lobimet’ për ndarjen e Kosovës, temë të cilën sipas tij po i prin gazetari Baton Haxhiu, e që po përkrahet nga disa persona të tjerë. 

 “Sërishmi janë aktivizuar lugetërit, për ndarjen e Kosovës. 

Prinë kallauzi monstrum, Baton Haxhiu, i pasuar nga eksponentët e PDK-së, të prirë nga Vlora,   Ramë Buja dhe disa anëtarë të tjerë të zëshëm; Valon Murati, në emër të njëfarë "Lëvizje për Bashkim"; tellalli  Drdan Molliqaj me pacollër të tjerë. 

Këta, me bashkëmendimtarët llumhane të tyre, joshin Aleksandër Vuqiçin me miqtë e tij, ndërmjetësuesit famozë, fort të gajluar, "për t`i dhënë diçka Serbisë", për të marrë njohjen e saj! 

Të gjithë këta shqip-folës, një shtet ligjor, do t`i zinxhiroste, si qentë, për tradhtinë e tyre, që vazhdojnë t`i bëjnë atdheut-Kosovë’, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

Ndërsa Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shkruan në “Facebook” se nuk ka më dyshime se kush janë ideatorët e marrëveshjes së fshehtë për ndarjen e Kosovës.

Duke iu referuar dëshmisë edhe të Sonia Biserkos, Kryetare e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, që zbuloi takimin e fshehtë në Nish midis Kryeministrit shqiptar Edvin Kristaq  Rama dhe Presidentit të Serbisë,Aleksandër  Vuçiç, Vasili shkruan se tashmë jashtëtokësorët janë ‘zbuluar’ në planin e tyre.

Dr..Petrit Vasili thotë se edhe Edvin Kristaq  Rama është përfshirë në këtë aferë të pistë antikombëtare, ndërsa e cilëson kryeministrin një shitës profesionist të interesave të kombit.





Statusi i nënkryetarit të LSI Dr. Petrit Vasili:

Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.

Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut:se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.

Baton Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti,

bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..

Keshtu qe Andi Bejtja e mer sot nje pergjigje te qarte per autoret e marreveshjes.

Edhe Haxhiu ju ve emer autoreve jashtetoksoreve me qe jua kishte “harruar”……

Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra»

https://www.youtube.com/watch?v=h5OfOoqOU3Q


“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”


Lexoni edhe këtë materjalhttps://gazetasi.al/kush-eshte-pro-dhe-kush-kunder-ndarjes-se-kosoves/


Ja si ka qënë harta e Shqipërisë në vitin 1881 në arkivat e Rusisë Cariste.


Ndersa Akademiku i ynë i mirënjohur prof.dr.Abdullah Mehmeti, nga Akademija Shiptaro-Amerikane (AAAS) nga New Yorku,Tirana,Prihstina dhe Shkupi , më 11 tetor 2021  shkruan sa vijon:

https://ina-online.net/ekspertet-rus-po-vjen-shqiperia-etnike-serbia-do-ta-humb-vojvodinen-maqedonia-pjesen-perendimore/



Shqipetaret nder vite e kane treguar qe jane nje komb qe kurre nuk i jane dorezuar armikut , dhe ky patriotizem ka bere qe shqipetaret te dalin gjithmone fitimtare kunder pushtuesve dhe armiqve tani ka ardhur koha qe te ngrejme zerin dhe te kerkojme te drejtat tona per nje Shqiperi Etnike si na e lane te paret tane.
Dhe ne kete loje ti tregojme Serbve , Grekve a kushdo tjeter se shqiptaret ende  skan vdekë . Te gjithe se bashku ta bejme Shqiperinë Etnike .









“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...