2023-04-05

Pse Shqipëria nuk proteston per heronjtë e Kosovës?

 

Nga :Ilir Levonja

 

 

Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje me historinë tonë, një mision tashmë i përmbushur dhe me plot gojën liria e pjesës së epërme ka një emër. Ata po gjykohen në Hagë. Është një ”fitore” idiote e diplomacisë së një shteti që kthejeni nga të duash na ka mundur. Kur bëhet fjalë për kancelaritë, korridoret a diplomacinë europiane. Na ka mundur për faktin bazë të përçarjes sonë klasike ku njëri don të hiqet më i mënçur se tjetri. Kjo përçartje shekujsh dhunon sot shqiptarët deri aty sa kanë frikë të pranojnë publikisht se janë një komb. Kësiosj ndërsa sheshi përpara hotel ‘Grand’ të Prishtinës, u mbyt me protesta, Shqipëria merret me faturat bajate të Monika Kryemadhit. Duhet të kesh nerva derri të përballosh mendësinë shqiptare, kur në muajin shkurt bombardohet Rama me shkresa FBI. Dhe në muajin prill bombardohet një grua me ca fatura ofshore. Mirëpo Prishtina i ka harruar gërrvërret politike, ka një etje kombëtare të admirueshme, Tirana o merret me Big Brotherin, o me faturat e Monikës. Në muajin mars Mc Gonigal, në muajin Prill Monika Kryemadhi. Dhe sigurisht makineria e qeverisë të shqyen mender bythën edhe pse vlera totale e ish zonjës së parë është me 5 mijë a 13 mijë euro. Të shqyen gjithandej. Prishtina i ka harruar të paktën për një mesditë a një buzëmbrëmje, ka pushtuar sheshin në mbrojtje të lirisë, Tirana është një vulgaritet total u gjithçka dominon vetëm çështja kombëtare jo. O budallenj, u bashkua Gjermia aq kollaj e pa patur më të voglin problem. Pse? Se janë gjermanë, jo shqiptarë ca të këtij e ca të atij. Janë shoqëri vitale, jo shoqëri pensionistësh. Rrini e bëni sehir nga ekrani se çfarë po ndodh me heronjtë nga ekrani. Kaq. Kënaquni me faturat që u servir Edi Rama për Monika Kryemadhin etj. Po dilni, protestoni, i thoni një herë botës që jeni të kombit dhe as të njëri apo tjetrit. Dilni e solidarizohuni me djemtë tuaj se jeni shqiptarë. Sot nuk janë gjykuar krimet serbe në Koshare në prillin e 1999, po gjykohen ata që luftuan për atdheun. A e dini se vetëm brenda një periudhe 1 vjeçare (1998-1999) janë afro 1284 të rinj shqiptarë deri në moshën 18 vjeç, të vrarë, të pagjetur, të humbur etj. Megjithatë në Hagë gjykohen luftëtarët e Lirisë. Nesër do u nxjerrin në gjyq me radhë heronjtë ku janë e ku nuk janë, rrezik Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe ju do merreni studiove me faturat e Monikës. Ngrihuni ore mbusheni Tiranën se është hedhur në rrugë dinjiteti i atdheut. Bëhuni një herë NJË, madje duhet një aleancë masive, bash në Prishtinë, Tiranë, Vlorë. Boll me dokra fushate. Bëhuni një herë mbi njëshat e vegjël se, është më i rëndë emri i vatanit.

Kush i fitoi zgjedhjet në Malin e Zi dhe erozioni elektoral rus në prapavijat ballkanike të NATO-s

 


Nga Shaban Murati

 

Ndërsa disa qeveri dhe diplomaci të Perëndimit vazhdojnë të shohin ëndrra me sy hapur sikur po ia marrin Serbinë nga shtrati presidentit rus Putin, Rusia ka hyrë dhe po iu merrr prapavijat dalëngadalë në shtetet anëtare të NATO-s në Ballkan.

Diversioni elektoral antiatlantik rus, që u shfaq i suksesshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 dhe në referendumin për Brexit-in në Britaninë e Madhe, shtriu më me sukses tentakulat e tij në shtetet ballkanike anëtare të NATO-s. Në 2 prill diversioni elektoral rus në prapavijat atlantike në Ballkan shënoi sukses të ri me zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi dhe me zgjedhjet parlamentare në Bullgari.

Të gjithë ekspertët seriozë të analizës dhe të diplomacisë janë të detyruar të pohojnë se me rastin e këtyre zgjedhjeve në dy shtetet ballkanike të NATO-s shihet një dobësim i pozitave politike dhe strategjike të atlantizmit dhe të europeizmit në rajon, shoqëruar me një forcim të filorusizmit.

Në dy shtetet e NATO-s në rajon diversioni elektoral rus punoi me dy skema. Në Malin e Zi, pasi kishte siguruar instalimin e qeverisë proserbe dhe proruse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, inxhinjeringu elektoral dhe subversiv serbo-rus siguroi tani edhe bastionin e fundit të pushtetit me presidentin e ri.

Në Bullgari skema ruse ishte në kahun e kundërt, ku pasi inxhinjeringu elektoral rus siguroi instalimin e presidentit prorus Rumen Radev në 2016, tani punoi për avancimin në plan të parë politik të partive proruse. Me zgjedhjet e tanishme parlamentare Moska siguroi që partia ruse “Vazrazhdenia” të dalë forca e tretë politike në Bullgari.

Suksesi i diversionit elektoral rus është kaq publik, sa që edhe gazeta ruse “Vzgljad” afishonte qysh në titull për zgjedhjet presidenciale malazeze se “Rënia e NATO-s fillon nga Mali i Zi”. Radio shtetërore amerikane “Svoboda” në 2 prill e cilësonte Jakov Milatoviçin  “kandidati i forcave proserbe dhe proruse”. Ndërsa media ukrainase “Europejskaja pravda” shtronte në 3 prill pyetjen: A do të bëhet presidenti i ri i Malit të Zi “kali i Trojës” i Putinit?

Entusiazmi qeveritar është i madh në Serbi dhe në Rusi, sepse ata e kurorëzuan me sukses dhe e mbyllën ciklin antiatlantik, duke instaluar edhe qeverinë, edhe presidentin të orientuar nga Serbia dhe Rusia. I gjithë ky operacion strategjik antiperëndimor u realizua nëpërmjet instrumentalizimit të kishës ortodokse serbe dhe rrjetit të shërbimit sekret serb në Malin e Zi.

Janë forcat politike serbe në udhëheqje të ndryshimit qeveritar dhe presidencial antiatlantik në Malin e Zi. Janë forcat, që kanë në programin e tyre politik daljen e vendit nga NATO, ç’njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Kushdo që ishte i pranishëm në festimet e bujshme të fitores së presidentit të ri Jakov Milatoviç në natën e 2 prillit në Malin e Zi, i dukesh sikur ishte në Serbi, sepse në skenën zyrtare të festimit bashkë me presidentin e ri ishte e tërë garnitura qeveritare serbe e Malit të Zi prej vitit 2020, që nga ish- kryeministri Krivokapiç, çetniku Mandiç i “Frontit demokratik” serb e deri te shqiptari i kishës ortodokse serbe, Abazoviç.

Agjencia kroate  e lajmeve “Hina” njoftonte në 2 prill nga Mali i Zi se festimet u bënë me flamujtë serbë dhe duke kënduar këngë nacionaliste serbe. Madje në Berane shpalosën në rrugët e qytetit edhe një flamur serb 120 metra të gjatë, që ta shihte mirë e gjithë bota perëndimore se kush kishte fituar në Podgoricë. Zgjedhjet presidenciale shkaktuan një festim masiv serb, sepse ishin një fitore e Serbisë.

Vetë Jakov Milatoviç është serb etnik dhe produkt politik i kishës ortodokse serbe në Malin e Zi, e cila e ka përkrahur intensivisht dhe madje shkeli edhe heshtjen zgjedhore, duke u bërë thirrje besimtarëve ortodoksë të votojnë për të. Është lehtë të konstatosh pompimin artificial dhe shpejtësinë laboratorike të ngritjes politike artificiale në pallatin e pushtetit të Milatoviçit, i cili në qershor të vitit 2022 krijon partinë e re “Europa now” dhe pa qenë as parti parlamentare befas në nëntor 2022 fiton zgjedhjet lokale në kryeqytet, dhe në 2 prill 2023 del president i Malit të Zi.

Për fitoren e tij u mobilizua zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i jashtëm serb Daçiç, i cili para raundit të dytë presidencial u bëri thirrje serbëve të votojnë për Milatoviçin. Të gjitha forcat politike proserbe në Mal të Zi, të majta dhe të djathta, u bashkuan në front militant për zgjedhjen e tij.

Gazeta e njohur ruse “Kommersant” shkruante në 3 prill: “Milatoviçin e quajnë “i ardhuri nga pankina”. Serbia e mbeshteti aktivisht liderin e “Europa Now”, sepse e konsideron Malin e Zi pjesë të “botës serbe”. Po të llogarisësh se katër nga pesë televizionet kombëtare në Mal të Zi janë në duart e Serbisë, dominimi i tij në efir ishte superior. Për zgjedhjen e tij bëri thirrje hapur kisha ortodokse serbe”.

Radio shtetërore gjermane “Dojçe Vele” shkruante në 4 prill se në mediat ballkanike Milatoviçin e quajnë “të sheshelizuar” për shkak të përkrahjes, që i dha atij lideri i partisë radikale serbe Vojislav Sheshel. Madje i pari që e uroi për zgjedhjen si president ishte udhëheqësi fashist i separatizmit serb në Bosnje, Milorad Dodik.

Suksesi i inxhinjeringut serb dhe rus në Malin e Zi krijon një kuadër të ri jo të favorshëm gjeopolitik në Malin e Zi si shtet me lidhje të dobët me arkitekturën atlantike të sigurisë në Ballkan. Nuk është rastësi që presidenti i ri Milatoviç i një shteti anëtar të NATO-s gjatë gjithë fushatës së tij parazgjedhore nuk e përmendi asnjëherë agresionin rus në Ukrainë e jo më ta dënonte.

Një nga liderët e partisë serbe “Fronti Demokratik”, në sajë të së cilës saj u realizua fitorja e Milatoviçit, Milan Knezheviç, i cili është edhe kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë dhe e mbrojtjes, i deklaroi në 4 prill gazetës ruse ”Izvestia” se Mali i Zi nuk do t’ia transferojë Ukrainës asetet e sekuestruara ruse në Malin e Zi. Ai theksoi se “Rusia gjatë shekujve ka qenë aleati dhe mbrojtësi ynë dhe Rusia krijoi shtetin e Malit të Zi pas Kongresit të Berlinit”.

Është e lexueshme se me zgjedhjen e presidentit të ri filoserb në Malin e Zi i pëson goditje jo vetëm pavarësia dhe identiteti kombëtar, shtetëror, kulturor, fetar, etj. malazez, por edhe kohezioni atlantik i vendit si anëtar i NATO-s.

Asnjë demagogji apo retorikë vulgare e organizuar nga rrjeti i fuqishëm propagandistik serbo-rus nuk mund ta shesë si vlerë demokratike apo perëndimore ndryshimin presidencial në Podgoricë. Me këtë ndryshim ka fituar hapësirë orientimi proserb dhe prorus, i cili sëbashku me orientimin proserb dhe prorus të qeverisë aktuale, mund ta fusin Malin e Zi në rrugë të rrezikëshme të aneksimit nga “bota serbe”.

Reklama katundareske ballkanike se presidenti i ri malazez ka bërë gjashtë muaj kurs në Amerikë apo masterin në Angli, nuk mallëngjen më njeri në kohën që prej 30 vitesh pas shembjes së perdes së hekurt me qidra mijra të rij e të reja nga vendet ish-komuniste janë lauruar në universitetet më të mira në SHBA dhe në Europë.

Nga ana tjetër diplomat apo çertifikatat shkollore perëndimore nuk janë dëshmi virgjërie politike perëndimore për politikanët lindorë. Sepse edhe Millosheviçi kishte punuar dy vjet në sektorin bankar në Nju Jork para se të bëhej president, edhe kryetari i shtetit kanibalesk polpotian në Kamboxhia, Kieu Samfan, ishte lauruar në Paris, etj.

E njejta skemë avancuese elektorale e dobësimit atlantik vërehet edhe pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, ku partia ruse dhe antiperëndimore “Vazrazhdanie” doli forca e tretë politike në vend. Një befasi elektorale si produkt i diversionit eletoral rus. Në kohën që asnjëra nga dy partitë politike, që zunë dy vendet e para nuk janë në gjendje të krijojnë qeveri, por duhet të krijojnë koalicion qeveritar, del në skenë edhe mundësia e përfshirjes së partisë së tretë ruse “Vazrazhdanie” në ndonje koalicion  qeveritar.

Në 3 prill gazeta franceze “Les Echos” shkruante: “Në Bullgari ka lindur rreziku i ardhjes së një qeverie proruse”.  Politologu bullgar Dejan Kjuranov, në një intervistë me gazetën ruse “Pravda” në 3 prill theksonte: “Bullgaria përsëri ndodhet përpara zgjedhjes vendimtare: Të kthehet në sferën e ndikimit të Rusisë apo ruajtjen në orbitën e BE”.

Fakti që në dy vjet janë zhvilluar pesë palë zgjedhje parlamentare dhe ende nuk del një forcë politike bindëse që të krijojë një qeveri proeuropiane dhe proatlantike, duket më shumë si një sabotim elektoral rus për të mos lejuar konsolidimin e jetës politike të vendit në rrugën euratlantike. Ky pastabilitet elektoral i jep hapësirë për pushtet presidentit filorus Radev, i cili në pesë vjet ka emëruar vazhdimisht qeveri teknike mbi bazën e dobësimit të forcave proeuropiane dhe proatlantike.

Presidenti ka dalë hapur kundër bashkimit të Bullgarisë me ndihmat ushtarake të NATO-s dhe të BE për Ukrainën. Pastabiliteti elektoral dhe politik i shërben presidentit për të shndrruar defakto vendin në një republikë presidenciale të prirur nga Rusia.

Karakteristikë e përbashkët e diversionit elektoral rus në Mal të Zi dhe në Bullgari është përpjekja për të forcuar kursin prorus dhe për të dobësuar kursin atlantik. Strategjia e Rusisë është që në të dy këto shtete të avancohen dhe të konsolidohen forcat politike me prirje proruse dhe në kushtet e tanishme të adoptohen prej tyre qendrimet neutrale në konfliktin actual gjeopolitik midis Rusisë dhe NATO-s për agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

Është e qartë se i ashtuquajturi neutralitet apo balancim në dy shtetet anëtare të NATO-s në Ballkan i intereson Rusisë për zbutjen e izolimit të saj ndëkombëtar si dhe për futjen e përçarjes në rradhët e aleancës atlantike. Mësimi tjetër, që del nga këto zgjedhje në dy shtete ballkanike të NATO-s, është se diversioni elektoral rus apo ndërhyrja elektorale ruse nuk ka baza ideologjike. Ajo përfshin partitë dhe forcat politike të të gjitha llojeve, të majta dhe të djathta.

Një mësim dëshpërues nga këto zgjedhje është sjellja joadeguate e diplomacisë së disa shteteve perëndimore në situatat e komplikuara të jetës elektorale dhe politike në vendet ballkanike të NATO-s. Është jo bindëse sjellja e disa diplomacive perëndimore, që dolën në mbështetje të zgjedhjes së Jakov Milatoviçit si president.

Kemi një rebus diplomatik ose siç e quan gazeta ruse “Kommersant” e datës 3 prill “Paradoksi i përkrahjes së Milatoviçit njëkohësisht edhe nga ambasadat perëndimore, edhe nga Serbia”. Është e dhimbshme të lexosh shpjegimin, që jepet në disa qarqe diplomatike e mediatike për këtë paradoks. Siç deklaron drejtori i radiostacionit malazez “Antena M.”, Darko Shukoviç, në një interviste me shtypin rus në 3 prill: “Në lojën gjeopolitike Malit të Zi i është caktuar që të bëhet kompensimi i Serbisë dhe i presidentit të saj Vuçiç për humbjen e Kosovës”.

Do të ishte vërtet një taktikë dhe strategji humbëse e zgjedhur nga diplomacia europiane për të shpërblyer politikën shoviniste të Vuçiçt me aneksimin e Malit të Zi nëpërmjet “botës serbe”, me aneksimin e Veriut të Kosovës nëpërmjet të ashtquajturës “zajednicë e komunave serbe” apo me aneksimin e “serpska republikës” të Bosnje-Hercegovinës.

Në lojrat gjeopolitike në Ballkan po luajnë një rol gjithnjë e më të madh diversionet dhe intrigat elektorale jashtëballkanike dhe sidomos të Rusisë.

Deri tani duket se qeveritë dhe diplomacitë perëndimore nuk i  kanë kushtuar vëmendjen e duhur ndërhyrjes elektorale ruse në vendet ballkanike të NATO-s. Nga kjo, sipas zhvillimeve të reja, realisht më e forcuar po del Rusia, siç dëshmojnë edhe zgjedhjet e fundit presidenciale në Malin e Zi dhe zgjedhjet parlamentare në Bullgari.

Intervistë: Naim Kelmendi, letërsia është identiteti dhe shpirti i një shoqërie

 

Shkruan Artan Kajtazi 

Intervistë: Naim Kelmendi, letërsia është identiteti dhe shpirti i një shoqërie
 SHKRIMTARI NAIM S.kELMENDI 

Naim Kelmendi është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë e sotme shqipe. Ka shkruar mbi 30 vepra autoriale të botuara tash e 40 vite, në këtë prodhim letrar kryeson poezia. Ai është origjinal, puna e të cilit vërehet edhe përmes përzgjedhjes se veprave për botim nga shtëpia botuese “Rugova Art”, i cili është edhe themelues i saj.

E, pyetjet e trajtuara në këtë intervistë i qasen kryesisht çështjeve që lidhen me artin poetik, për sfidat, vështirësitë dhe të arriturat e shtëpisë botuese “Rugova Art”, për ndikimin e letërsisë në shoqëri, për prezantimin e letërsisë shqipe jashtë kufijve shqiptarë, por mbi të gjitha, krijojnë një ndjenjë të bukur e një peshë të veçantë për secilin lexues.

Shqip.com: “Rugova Art”, është një nga shtëpitë botuese më të njohura në Kosovë. A mund të na flisni për rrugëtimin e kësaj shtëpie (sfidat, vështirësitë dhe të arriturat)?


Naim Kelmendi: Ka vite, deri tash 17 vite, që shtëpia botuese “Rugova Art” ka bërë rrugën e vet me botimet e veta kryesisht letrare. Edhe përkundër vështirësive, dhe mbase ka pasur edhe sfida, megjithatë ia kemi dalur deri dikund të sjellim prurje të vlerave në botimet letrare. Mbase s’mund të jemi të kënaqur në arritjen e qëllimeve e synimeve, por megjithatë një pikë të realizimeve mund të them se është arritur në këtë rrugëtim të veprimtarisë botues. Pra, këto vite të botimit, mendoj se shënojnë deri dikund një pikë të suksesit dhe arritjeve, por mbetet për të bërë më shumë në vazhdim…

Shqip.com: Ju prodhoni pothuajse të gjitha zhanret letrare. Në bazë të çfarë kriteresh i përzgjidhni autorët për botim (autorët vendorë apo të huaj)?

Naim Kelmendi: Tashmë shtëpia botuese “Rugova Art” ka të theksuar identitetin e vet botues, kryesisht me botimin e shumë zhanreve letrare… Bazë e kriteriumit të botimit mbetet gjithmonë cilësia e një vepre letrare të akëcilit zhanër…

Shqip.com: Cili është parimi bazë i shtëpisë botuese “Rugova Art”?

Naim Kelmendi: Pra, parim bazë mbetet kriteri i vlerësimit të një vepre si prurje letrare mbi cilësinë e saj dhe nivel i shkrimit, qoftë ne zhanrin e poezisë, të prozës, kritikës, publicistikës etj.

Shqip.com: Deri me tani keni publikuar dhe botuar shumë tituj, me çka identifikoheni më shumë si shtëpi botuese?

Naim Kelmendi: Po, është e vërtetë, shtëpia botuese “Rugova Art”, në veprimtarinë e saj botuese, përgjatë këtyre viteve të veprimtarisë, zaten ka botuar shumë tituj, shumë vepra zhanresh të ndryshme, por në të shumtën kryesojnë veprat e poezisë, pastaj vjen publicistika e kështu me radhë, por nuk mbeten anash as proza dhe veprat që zgjojnë interesin e lexuesit.

Shqip.com: Ju merrni pjesë si shtëpi botuese në panaire të ndryshme. Sa mendoni si botues dhe shkrimtar se është prezantuar letërsia shqipe jashtë kufijve shqiptarë?

Naim Kelmendi: Mendoj, nga përshtypja ime, letërsia shqipe nuk është prezantuar jashtë kufijve gjithaq në vlerat e saj dhe në të vërtetat e saj. Dukshëm janë përthyer e prezantuar vlera mbase edhe mediokre, duke qenë preferenca të atyre që kanë gjetur mundësi dhe rrugë tjera të prezantimit. Emra dhe vlera të shënuara në arealin e letërsisë kombëtare në të shumtën kanë si një “anatemim” që të mos përkthehen në gjuhët tjera, ngase këtë “anatemim” ua mveshin pikërisht  ata që gjejnë rrugë dhe hyjnë përmes dyerve  të tjetërkujt, dhe vetëprezantojnë sipas preferencës së vet, vlera mediokre, duke “viktimizuar” ato të njëmendëtat, e që assesi nuk mungojnë në letërsinë tonë moderne.

Shqip.com: Po ashtu, si shkrimtar si e shiheni letërsinë shqipe në raport me letërsitë e vendeve tjera të rajonit dhe më gjerë?

Naim Kelmendi: Me atë çka krijohet në Kosovë apo në Shqipëri, ngase letërsia shqipe andej dhe këndej kufijve politik, është një dhe e pandarë, mendoj se përkon me standardet e letërsive evropiane dhe më gjerë.

Shqip.com: Çfarë ndikimi ka letërsia në shoqëri?

Naim Kelmendi: Letërsia, pra libri përgjithësisht, ka ndikim pozitiv të pakrahasueshëm në shoqëri, është identitet, kulturë dhe gjurmë e historisë dhe etnopsikologji, me një fjalë është identiteti dhe shpirti i një shoqërie.

Shqip.com: Ju i shkruani pothuajse të gjitha zhanret letrare. Ku ndiheni më mirë dhe pse?

Naim Kelmendi: Thënë të drejtën në krijimtarinë time poetike të shkruar, janë mbi 30 vepra autoriale të botuara tash e 40 vite, në këtë prodhim letrar kryeson poezia. Poezia ka qenë vokacioni im krijues. Kjo mbetet kështu edhe më tutje, derisa të krijoj e të prodhoj poetikisht.

Shqip.com: Jetojmë në një kohë ku shkruhet shumë e përshtypja është se lexohet pak. A mendoni se duhet të bëhet një filtrim dhe të merren organet përgjegjëse me seriozisht me këtë gjë? (fjala është edhe të botuesit që të merren me seriozisht, ku sot çdo kush mund të botoj pa ndonjë kriter të vlerësimit).

Naim Kelmendi: Këtu na vjen në ndihmë një mendim i Faik Konicës, i cili shprehej përafërsisht kështu: s’ka gjë të keqe nëse botohen libra çdo ditë, ato që janë vlera të dyshimta do i shkelë koha, ato që përmbajnë vlera të njëmendet, peshën e tyre s’e bartin dot as shekujt.

/Shqip.com

Në Shqipëri Presidenti Prof.Dr.Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Vlora Hysenit, në krye të Shërbimit informativ shtetëror (SHISH).






Ish zëvendës drejtore e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, zonja Hyseni, u propozua të merrte drejtimin e shërbimeve sekrete shqiptare, më shumë se dy javë më parë, nga kryeministri Edi Rama.

Më 17 mars, pas takimit me presidentin Begaj, për kandidaturën e zonjës Hyseni, kryeministri shkruajti në Facebook se kishte “besim të plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit informativ shqiptar”.

Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

Zonja Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më vonë, në mesin e vitit 2021 nga presidentja V. Osmani. Ky fakt ushqeu një sërë debatesh në Shqipëri, dhe përfaqësuesë të opozitës, kërkuan nga presidenti Begaj, që të kërkonte informacione për shkaqet e shkarkimit të saj nga drejtimi i shërbimeve sekrete të Kosovës.

Nuk është hera e parë që në institucionet e Shqipërisë janë emëruar, deri në nivele të ministrave, zyrtarë nga Kosova.

U arrestua pak minuta më parë, Trump e dinte! Mesazhi që la në rrjetet sociale rrugës për në Gjykatë

 

Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump, është arrestuar pak minuta më parë.

Por, nëse për një pjesë të mirë të opinionit publik qe e papritur, vetë Trump ishte në dijeni të kësaj situate dhe kjo u vu re në përshëndetjen me grusht që ish-presidenti dha në formë proteste përballë kamerave, si për të përforcuar atë çka iu tha më herët mbështetësve të tij përmes e-mailit zyrtar: e marta e 4 prillit “është dita që një parti politike në pushtet ARRESTON kundërshtarin e saj kryesor se nuk ka kryer KRIM... Sot ne vajtojmë për humbjen e drejtësisë në Amerikë”.

Si dhe postimi në rrjetet sociale rrugës për në gjykatë: “Uau, ata do të më arrestojnë”.

Avokati mbrojtës i GJENERALIT Rexhep Selimit,Geoffrey Roberts: Në aktakuzë nuk ka aludime se Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim


Rexhep Selim

berts: Në aktakuzë nuk ka aludime se Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim

“Në aktakuzë nuk ka aludime se Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim, nuk ka as aludime që njëfarë me veprim apo mos veprim të ketë shkaktuar krimin, madje as që planifikonte krime, përkundrazi aludohet se zotëri Selimi mori pjesë në negociata me ndërkombëtar e grupe tjera të armatosura politike e Kosovës dhe Shqipëri. Pretendohet se Selimi mbikëqyri përcaktimin e kufijve dhe zonave. Po kështu, pretendohet koordinohej edhe u informua përmes raporteve dhe mori pjesë në operacione ushtarake, kur i lexon këto pretendime mund t’ia falësh kushdo që mos e kuptoj ku qëndron kriminaliteti në këto veprime. Çfarë ka pas parë papritmas ZPS në këto veprime për të justifikuar aktakuzën ndaj zotëri Selimi duke ia hequr lirinë për më shumë se dy vite tashmë..Provat nuk dëshmojnë se zotëri Selimi të ketë kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal të hamendësuar edhe sikur të supozojmë se ky plan ka ekzistuar por edhe këtë e kundërshton fuqimisht mbrojtja”, u shpreh ai.

Avokati i Selimi, Roberts tha se UÇK nuk kishte pas strukturë të organizuar dhe as hierarki ushtarake.

Roberts: UÇK nuk ka pasë strukturë të organizuar dhe hierarki ushtarake

“Nuk ka pas strukturë të organizuar në grupet që u formuan në pranverën e vitit 1998 dhe as hierarki ushtarake të përqendruar tek kryesia e supozuar e shtabit të përgjithshëm, vullnetarët luftuan aty ku dëshironin përgjithësisht për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet e tyre së bashku me njerëz që ata njihnin dhe ishin të besuar të tyre, ndonjëherë jepeshin sugjerime se ku duhet të shërbenin vullnetarët, por nuk ekzistonte pritshmëri konkrete që pritshmëri të tilla të ndiqeshin, nuk ka pas pasoja për individ që largoheshin nga fusha e betejës apo ktheheshin në vendet e tyre për javë apo muaj të tërë“, tha ai.

Mbrojtja e Selimi deklaroi se hetimi i kryer ndaj klientit të tij dhe të akuzuarve të tjerë nuk ka qenë i paanshëm dhe i pavarur.

Roberts: Hetimet ndaj Selimit dhe të tjerëve nuk ka qenë asnjëherë i paanshëm dhe i pavarur

“Ne parashtrojmë se hetimi I kryer nga Task-forca Speciale Hetimore kundër zotëri Selimi dhe bashkë akuzuarve të tjerë nuk ka qenë asnjëherë hetim i paanshëm dhe I pavarur. Kërkimi i supozuar i së vërtetës prej saj ishte pashmangësisht I komprometuar që në gjenezë“, tha ai.

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts u shpreh se ZPS-ja nuk e përmendi pothuajse fare kërcënimi ekzistencial, me të cilin përballeshin kosovarët gjatë luftës.

Roberts theksoi se ky mohim i kriminalitetit nuk është aksidental, por manipulim i Prokurorisë.

Roberts: ZPS e përmendi pak fare kërcënimin ndaj kosovarëve

“Kërcënimi ekzistencial, me të cilin përballeshin kosovarët për sa kohë ishte përmendur pak fare, gjithashtu mungesa në deklaratën hapëse të ZPS ditën e hënë ishte e dukshme e kësaj gjeje masakrat e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës si ajo e Prekazit thjesht u quajtën dje në parashtrimin e prokurorisë si ngjarje. Ky mohim përmes heshtjes i ekzistencës së një shkalle të lartë kriminalitetit të ushtruar kundër shqiptarëve të Kosovës e teksa fajëson këta drejtues të UÇK për krime të supozuara nuk është aksidental dhe nuk është asgjë tjetër veçse manipulim i prokurorisë“, tha ai.

Roberts në deklaratën hyrëse si mbrojtës i ish-deputetit Selimi tha se mungesa e provave për ekzistencën e një strukture përbrenda UÇK-së dëshmon se nuk ka pasur një strukturë të tillë.

Roberts: Mungesa e provave për ekzistencën e një plani kriminal nënkupton se një plan i tillë nuk ka ekzistuar

“Mungesa e provave koherente e konsistente për ekzistencën e një strukture përbrenda UÇK-së shërben për të dëshmuar se në fakt nuk kishte një strukturë të tillë mungesa e provave për ekzistencën e një plani kriminal nënkupton se një plan i tillë nuk ka ekzistuar kurrë, nuk ka asgjë më të ndërlikuar përtej kësaj”, u shpreh ai.

E gjatë seancës së sotme ish-deputeti Rexhep Selimi deklaroi se nuk ka frikë nga drejtësia dhe pret që bashkë më të akuzuarit e tjerë në Hagë të kthehen të lirë në Kosovë. Para trupit gjykues edhe një herë u shpreh se nuk ka të bëjë asgjë me aktakuzën dhe se e njëjta nuk është e bazuar në fakte dhe argumente.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020

Dalin pamjet nga salla e gjyqit, Donald Trump: I pafajshëm për të 34 akuzat

 

Ish-presidenti Donald Trump u pa brenda gjykatës për herë të parë që nga arrestimi i tij zyrtar. Ai hyri brenda rreth 20 minuta pas prokurorit Alvin Bragg.

rump injoroi pyetjet nga mediat e mbledhura jashtë sallës së gjyqit, duke u drejtuar për t’u përballur me gjyqtarin në seancën me dyer të mbyllura. Ai u pa i ulur me ekipin e tij ligjor – Joe Tacopina, Susan Necheles dhe Todd Blanche – brenda sallës së gjyqit.

Trump u deklarua  “i pafajshëm” për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit. Ne ende nuk i dimë detajet e sakta të akuzave, por aktakuza tani është zbardhur dhe për pak kohë pritet të dale në medie.


1/5

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...