2023-04-05

Faik Konica për kohën kur duhet heshtur

 


Mehmetali Rexhepi: DITËLINDJA E HEROIT TONË REXHEP MALA

 


 

Sot, më 29 mars 1951: Rexhep Mala (1951-1984) po të ishte gjallë, do t`i rrumbullakonte 72 vjet! Por, edhe pse nuk është në mesin tonë sikurse ne, që frymojmë, ai është i pranishëm në trajta guximi, në trajtat më të mira e më të çiltra të atdhedashurisë: si njëri nga kryengritësit e përjetshëm kundër  robërisë, krimeve shekullore të armiqve të kombit tij. Nuk ishte burrëruar për të kënaqur vetën, jeta e tij i përkiste At-Dheut, kryesisht pa asnjë fije përfitimi për vetën e vet a të ndonjë klani. Ishte fjalë pak  e krejtësisht veprues.  Nuk e duronte dot demagogjinë… Ishte njeri që vishej me sedrën e konkretizimit të idesë, që në dukje të parë dukej e pamundshme, e tmerrshme, e pathyeshme!  E veçanta e karakterit të tij ishte drejtëpërdrejta…

Rexhep Mala nuk i takonte kategorisë së premtuesve; ishte tërësisht realizues përpjekjesh nga ato më të thjeshtat deri tek më të ndërlikuarat… Rexhep Mala çante akullin e trashë  të vetëdijesimit e të veprimit, të demaskimit ndaj figurave të urryera  shqip-folësish, që i shërbenin verbërisht ortodoksisë shtetërore serbe-sllave. Ai nuk ngurronte t`iu jepte epitete satirike, me zë të lartë ballë përballë, ndjekësve të inteligjencës së pakët shqiptare të kontekstit kur jetoi e veproi.

Rrethanat nuk ishin të favorshme për shtrirjen e fushë-veprimit të tij, por ai nuk i priste “kohët më të mira”! Ne, disa shokë të tij e dinim, që  Rexhës nuk do t`i shkonte gjatë mësymja… Mirëpo, ai nuk kishte të ndalur. Padyshim, ishte pararendësi  i njësiteve guerile urbane…  Ishte i vetëdijshëm për kapjen e tij nga ndjekjet policore serbe-jugosllave, andaj përgatitej për përballimin, së pari shpirtëror e pastaj dhe fizik të torturave të tmerrshme, që do ta prisnin në burgjet e kamp-përqendrimeve jugosllave për shqiptarë, veçmas për karakterin dhe kalibrin e një atdhetari të tillë, si e kam njohur dhe si kam dëgjuar nga dëshmitarë të përafërt me të, për të,  për Heroin Rexhep Mala dhe bëmat e tij në kasaphanat e  hetuesisë jugosllave! Asnjëherë nuk u ndal, që nga demonstratat e para të Njëmijë e Nëntëqind e Gjashtëdhjetë e Tetës kur ishte fare i ri, adoleshent.

Përpjekjet e tij me shokë, që nga “Grupi revolucionar”, deri tek Projekti për Krijimin e Partisë së Luftës, edhe pas daljes nga burgjet e rënda rrënuese, të cilat nuk kishin arritur ta gjunjëzonin Heroin tonë kombëtar Rexhep Malaj, e shpien deri tek mosdorëzimi dhe, bashkë me si-veprimtarin tjetër, dhjetë vjet më të ri, Nuhi Berisha, bënë Epopenë e “Kodrës së Trimave”, atëbotë periferi e Prishtinës!… Dy kundruall dhjetëra udbashësh e qindra policë në përballje të pabarabarta… Dhe bien me këngë në buzë në agminë  e ftohtë të kallnorit 1984! Ngjarja e”Kodrës së Trimave” ishte pararendësja e pak më vonshme e UÇK-s. Rexhep Mala, i tillë do të ishte edhe po të shpëtonte nga Lufta e UÇK-s, ngase nuk mund të pajtohej me padrejtësi dhe zgjidhje gjysmake të trojeve autoktone shqiptare. Gjithsesi, atij do t`i ngriheshin gracka nga shërbimet e fshehta, nga klanet e pushteteve… Me përcaktimet e tij jetike, si e njihnim Rexhep Malajn, ai kurrë nuk mëtoi të shfaqte qëllime karrieriste për vete, as për familjarët e tij të dashur!

NË VEND TË PËRFUNDIMIT

Ishim gjimnazistë dhe verës shkonim të rreziteshim dhe të laheshim në liqenin artificial tek Livoçi i Epërm. Rexha, Nijazi Korça, Sylë Sylejmani, Nijazi Musmurati e ndonjë tjetër, që ka filluar të më shlyhej nga kujtesa. Rreziteshim nën rrezet përvëluese të korrikut dhe gushtit mbi digën prej betoni të liqenit.  Atëbotë ujët e liqenit nuk ishte i ndotur. Rexha kishte një thikë në dorë. Dhe e pyeta: –  Rexhë çka po të duhet këtu në liqe kjo thikë? Buzëqeshi.

Tha: – Për prerje shalqini, bostani Memet! – Sërish buzëqeshi. Por, unë e shihja se si e ngulte thikën në pjesë të ndryshme të trupit të tij! Sërish e bezdisa me pyetjen tjetër

– Rexhë çka po bën më këtë thikë? Pas një hezitimi për përgjigje: U përgjigj:

-Po provoj sa po mund t“iu qëndroj trupi nguljeve të thikës!

Një mungesë vizioni për një kohë relativisht, jo të shkurtë më kishte mbajtur në përgjumjen e një naiviteti… Më pastaj e kam kuptuar qëllimin e parapërgatitjes të tij për Mësymjet e Tij të Madhërishme, përballja me sadistët e UDB-s! Jeta e këtij Heroi kishte plot e përplot episode të këtilla… Ndaj, të gjitha këto bëma meritojnë t`i spikasim dhe, si të këtilla paraqesin figurën e këtillë si  frymoi,  si mëtoi dhe, si e përmbylli jetën heroike, i Madhërishmi ynë Rexhep Mala!

Lavdi përvjetorit të ditëlindjes së Heroit Rexhep Mala!

 

Gjilan, më 29 mars 2023.

Befason me deklaratën e saj modelja Abbey Clancy

 


Modelja Abbey Clancy njihet për bukurinë e saj. Në çfarëdo eventi që shihet, apo qoftë edhe në rrugë ajo duket bukur, si një zonjë e vërtetë. Por, modelja 37 vjeçare në një intervistë të dhënë për median amerikan ka treguar një “anë tjetër të saj”. Bukuroshja e cila është në lidhje me futbollistin Peter Crouch 41 vjeçar, ka treguar se e ka ditur që lidhja e tyre do të zgjaste përgjithmonë. Ndërsa e pyetur për jetën seksuale të tyre, bukuroshja ka thënë “jam e egër poshtë çarçafit”. Me deklaratën e saj të sinqertë, ka qeshur bashkëshorti i saj, gjersa i dhuroi një puthje live. Dyshja kanë kujtuar edhe takimin e tyre në një festë ditëlindjeje në Liverpool në një restorant ku Abbey punonte si kameriere.

+16/Dilemë konspiracioniste pas fotos të një femre të pafajshme

 


Mendoja se teoritë konspirative ishin strehë për të pafuqishmit dhe të pashkolluarit. Bindjet se forca të errëta dhe të fshehta manipulojnë ngjarjet botërore ishin shënjues të një të huaji, që kërkon nëpër internet ose bërtet rrugëve. Në korridoret e pushtetit dinë më mirë. Siç ua ka qejfi të pëshpërisin shërbyesit civil britanikë, kur gjërat shkojnë për së keqi, zakonisht “është ndonjë huqje e madhe dhe jo konspiraci”.

Por teoricienët konspirativë janë ngritur prej rrugëve në kostume. Janë bërë presidentë shtetesh, përfshirë Turqinë e Brazilin. Në ShBA, Donald Trump – që shihte komplote kundër tij gjithandej – po planifikon kthimin politik të tij. Konspiracisti më i rrezikshëm ndër ta është Vladimir Putin, i cili tash për tash po kërcënon botën me luftë bërthamore. Fjalimi i tij i javës së kaluar, kur lajmëroi aneksimin e pjesëve të Ukrainës, ishte i stërmbushur me mendime konspiracioniste. Simbas Putinit, perëndimi i bashkuar “nuk dëshiron ne të jemi të lirë; duan të jemi koloni…duan të na vjedhin”. Në raste të mëhershme, Putin dhe këshilltarët kyç të tij, u janë referuar teorive konspirative të “miliardit të artë”. Kjo [“miliardi i artë”] do të thotë se bota ka mjaftueshëm resursve për vetëm një miliardë njerëz – dhe se prandaj ka për qëllim të thyejë Rusinë që t’ia rrëmbejë resurset. Javën e shkuar ai deklaroi se shtetet perëndimore kanë braktisur fenë dhe kanë përqafuar “satanizmin”. Çdo ditë e më shumë është evidente që Putin u beson teorive konspirative, të cilat i përkëdhel. Një botëvështrim thellësisht konspirativ ia ka udhëhequr veprimet e tij me vite. Në vazhdimësi ka ngulur këmbë se “revolucionet me ngjyra” në Ukrainë dhe Gjeorgji nuk kanë qenë lëvizje spontane dmokratike, por “puqe” të fabrikuara nga agjencitë perëndimore të inteligjencës. Putin është unikalisht i rrezikshëm. Por ama nuk është i vetmi president që është teoret konspirativ. Derisa përballet me mundësinë e disfatës zgjedhore, lideri brazilian, Jair Bolsonaro, promovon idenë një konspiracie të madhe majtiste për t’ia grabitur fitoren në zgjedhje. Gjithashtu ka përqafuar teorinë e padëshmuar që virusi Covid-19 është prodhuar në një laborator. Giorgia Meloni, kryeministrja në ardhje italiane, i ka për qejfi teoritë konspirative. Ajo ka përkëdhelur teorinë e “zëvendësimit të madh” – e cila konsideron se ekziston një plan, i hartuar nga financierë elitarë, për të tëholluar kulturën evropiane të krishterë duke promovuar imigracionin. Qëllimi i fundëm, siç duket, është t’i kthejnë evropianët në “skllevër” dhe konsumues të pamendtë, të zhveshur nga identitetet kombëtare dhe gjinore të tyre. Me parashikueshmëri të errët, Meloni – njëjtë sikurse Trump dhe Viktor Orban në Hungari – ka sugjeruar se figura kyçe që po punon kundër shtetit të saj është figura 92 vjeçare, financuesi dhe filantropisti i moshuar hebre, Geroge Soros. “Kur jeni skllav, ju veproni simbas interesave të Soros-it”, ka deklaruar ajo. Një tjetër lider i fuqishëm që lëshon britma ndaj Soros-it është Recep Tayyip Erdogan. Presidenti i Turqisë shpesh fajëson për problemet ekonomike të vendit jo paaftësinë e tij, por “rata lobiste të interesit” misterioze që supozivisht dëshirojnë vendosjen e normave të interesit me fajde për njerëz të rëndomtë. Ngritja e Trump-it bëri copë-copë çfarëdo iluzioni të mirë-vendosur që demokracitë perëndimore janë imune ndaj gjërave të këtilla. Ish-presidenti, mbase edhe i ardhshëm, nisi karrierën politike duke promovuar gënjeshtrën e “lindësit” sipas të cilës Barack Obama nuk kishte lindur në ShBA. Ai ka qenë promovues pjellor i teorive konspiracive që atëherë. Kjo kulmoi në këmbëngulësinë e tij që zgjedhjet presidenciale të 2020’ës iu vodhën. Teoricienë konspirativë kanë ekzistuar ndër shekuj, që nga koha e ndezjes së shtrigave në zjarr. Por, në epokën tonë të globalizimit ato parapalqehen nga nacionalistët ekstremë, që shohin forca të hijëzuara të huaja që qëndrojnë prapa secilës ndodhi turpërimi kombëtar. Trysnia e ngjarjeve mund t’i dërgojë edhe politikëbërësit e arsyeshëm në kërkim të batanijes së rehatshme të konpiracionit. Në lartësinë kulmore të krizës së Euro-s, kam hasur në politikëbërës evropianë që flirtonin me idenë që e tëra u shkaktua nga një fond pengese lidhur edhe me Financial Times. Tani që është radha e Britanisë që të kalojë në krizën financiare, disa komentues të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar dyshojnë për një komplot të huaj për të prishur Brexit-in. Disa vite më parë, Angela Merkel, ish-kancelarja gjermane, sugjeroi se Putini kishte humbur kontaktin me realitetin dhe po jetonte “në një botë tjetër”. Ajo botë është ajo në të cilën armiqtë dhe komplotet e fshehura janë gjithandej. Është bota e teorive konspirative. Në mënyrë tragjike, imagjinata e sëmurë e Putinit ka nisur një luftë të panevojshme, brutale dhe gjithnjë e më të rrezikshme.

Largimi i Hënës nga Toka trazon konspiracionistët e Ballkanit…

 


Në një zbulim të rrallë, shkencëtarët kanë zbuluar se Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka. Hëna është i vetmi satelit natyror që rrotullohet rreth planetit tonë. Më parë, supozohej se ajo qëndronte në një distancë të njëjtë nga Toka për shkak të tërheqjes gravitacionale. Por zbulimi i ri ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me Hënën.

Sipas NASA-s, Hëna po largohet ngadalë nga Toka me 3.8 cm në vit. Dikur Hëna ishte një element kryesor i matjes së kohës, pasi përdorej si kalendar nga qytetërimet e lashta njerëzore. Megjithatë, zbulimi i fundit ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me gjetjet dhe zbulimet e dikurshme.

Nëse Hëna do të vazhdonte të largohej nga Toka me të njëjtin ritëm, atëherë ajo ndoshta do të ishte përplasur me Tokën rreth 1.5 miliardë vjet më parë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Zbulimi i ri i distancës në rritje midis Hënës dhe Tokës, mund të jetë interesant.

Por ai është gjithashtu një “udhërrëfyes i dobët mbi të kaluarën” besojnë profesor Xhoshua Dejvis nga Universiteti i Kebekut në Kanada dhe bashkëpunëtorja e tij Margriet Lantink nga Universiteti i Uinskonsin, si dhe kolegët e tyre nga universitet e Utrehtit në Holandë dhe Gjenevës në Zvicër.

Por pse Hëna po largohet nga Toka? Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore mund të jenë të ashtuquajturat “ciklet e Milankoviçit”. Ato përshkruajnë devijimin e vogël në formën e orbitës së Tokës dhe boshtit të saj, si dhe ndikimet e tij mbi sasinë e dritës së Diellit që merr Toka.

Sasia e dritës së Diellit që merr Toka ndikon shumë në klimën e saj dhe është një tregues i periudhave të motit të lagësht dhe të thatë. “Ciklet e Milankoviçit” mund të çojnë në një ndryshim të plotë të motit në një rajon. Ato kanë qenë dikur arsyeja e periudhës së gjelbërimit në Shkretëtirën e Saharasë.

Po ashtu janë forca kryesore që ndikojnë tek madhësia e liqeneve në Tokë. Këto cikle dhe frekuencat  përcaktojnë edhe distancën midis Hënës dhe Tokës. Sipas shkencëtarëve, rreth 2.46 miliardë vjet më parë, Hëna ishte 60.000 km më afër Tokës sesa sot. Kjo do të thotë që planeti ynë merrte rreth 17 orë në ditë dritën e Diellit.

Kjo dukuri natyrore ka shqetësuar dëshpërimisht mjaft konspiracionistet e Ballkani pasi nuk gjejnë lidhje të qarta me Iluminatin, LLozhën e Masonëve dhe bankierët.

Tha se Serbia duhet të kërkoj falje për gjenocidin e kryer në Kosovë – austriaku Gunther Fehlinger merr kërcënime të shumta nga serbët

 


Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter, se ditëve të fundit ka pranuar kërcënime të shumta nga disa persona që ai pretendon se janë ekstremistët serb.

Ai ka fajësuar për këtë gjë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai ka urdhëruar ekstremistët serb që të publikojnë adresën e shtëpisë së tij dhe numrin e telefonit.

“Komenti në kanalin tim më pyet se çfarë të bëj tani. Aleksandar Vuçiq u ka kërkuar hordhive të tij të publikojnë adresën time të shtëpisë dhe numrin e telefonit – Epo unë vazhdoj të jetoj si qytetar i lirë i BE-së dhe pres që institucioni i sundimit të ligjit të mbrojë lirinë time”, ka shkruar Fehlinger në Twitter.

Pasi i publikuan adresën e shtëpisë, Fehlinger shtoi se ka filluar të shqetësohet pasi kërcënimet e dhunshme të serbëve po bëhen më shumë reale dhe shumë afër.

Në një tjetër postim ai ka thënë se nuk do të pranoj asnjë telefonatë nga numrat serb, apo numrat që nuk i ka të regjistruar, shkruan Telegrafi.

“Dëshiroj të informoj publikun se nuk do të marr asnjë telefonatë nga numrat serb apo asnjë telefonatë për një numër që nuk jam regjistruar deri më tani – ju lutem më dërgoni e-mail nëse dëshironi të më kontaktoni”

Tutje ai shton se disa porosi online që janë bërë, nuk i ka bërë ai por siç shprehet “shërbimi sekret serb”.

“Dua të informoj publikun se nuk kam porositur asnjë mall apo shërbim online dhe nuk do ta bëj këtë në të ardhmen dhe të gjitha porositë e bëra me e-mail ose numrin tim të telefonit nuk janë bërë nga unë por nga shërbimi sekret serb. Dërgoni faturën te Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Fehlinger.

Fehlinger ka përmendur se i kanë dërguar edhe fotografi me përmbajtje të rëndë, derisa ka shtuar se nuk do i bëjë publike por do i ruaj si prova për hetim nga ana e policisë.

Kërcënimet sipas austriakut kanë ardhur si rezultat i një deklarate të tij të bërë me rastin e 24 marsit bombardimeve të NATO-s në Kosovë, ku ai kërkoi nga Serbia që të kërkoj falje për gjenocidin që ka kryer ndaj shqiptarëve.

E hollë, transparente, aktorja Sarah Jayne Dunn

 


Aktorja Sarah Jayne Dunn, ka shfaqur trupin e saj të hollë, duke pozuar me të brendshme mahnitëse për Shën Valentin. Edhe pse 41 vjeçare, aktorja përmes fotografive të shpërndarë në Instagram ka treguar se bukuria nuk ka moshë. Aktorja dukej sensuale me të brendshmet e tejdukshme ngjyrë rozë dhe të kuqe dhe me zemra në të.

Rrjeta e të brendshmeve ia shpalos edhe detajet më të vogla në trup, por siç duket ajo nuk e ka problem, pasi e ka ndarë atë me 20 mijë ndjekësit e saj. “E gjitha e veshur me dashuri”, është mbishkrimi i fotografive. Bukuroshja bionde pa dyshim duket bukur dhe rrezatuese.

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...