Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/11

Sa armë bërthamore ka Rusia dhe sa shkatërruese janë ato?



Pas frikës së mbolli me lëvizjet e tij, Vladimir Putini deklaroi së fundi se nuk ka për qëllim të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, edhe pse lideri rus e cilësoi konfliktin në vendin fqoij  si pjesë e përpjekjeve të Perëndimit për të siguruar dominimin e tij global.

Në komentet e bëra gjatë një konferencë të ekspertëve ndërkombëtarë të politikës së jashtme, shefi i Kremlinit e quajti të pakuptimtë përdorimin e armëve të tilla.

“Ne nuk shohim të ketë ndonjë nevojë për këtë.  Nuk ka asnjë kuptim, as në rrafshin politik e as në atë ushtarak”, tha Putin.

Paralajmërimi i mëparshëm për gatishmërinë e tij për të përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë” nuk përbënte kërcënim për goditje bërthamore sipas presidentit rus, por ishte thjesht një përgjigje ndaj deklaratave të Perëndimit rreth përdorimit të mundshëm të armëve atomike. Ai përmendi veçanërisht ish kryeministren britanike Liz Truss duke thënë se në gusht ajo kishte theksuar se ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore nëse do të bëhej kryeministre e Britanisë, një koment që ai tha se ishte shqetësues për Kremlinin.

“Si thoni ju, çfarë duhej të mendonim?” u shpreh Putin. “E pamë këtë si një qëndrim të koordinuar, një përpjekje për të na shantazhuar”. Pa ofruar prova, udhëheqësi rus përsëriti pretendimin e Moskës se Ukraina po planifikonte një sulm me bombë bërthamore, për të cilin do të përpiqej ta fajësonte Rusinë. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë hedhur poshtë me forcë pretendimin duke e quajtur atë një “gënjeshtër të hapur”.

Ukraina argumentoi se Rusia mund të jetë duke bërë pretendimin e pabazuar për ta shfrytëzuar si justifikim për një sulm të mundshëm bërthamor nga ana e saj.



Presidenti Putin ka njoftuar një "mobilizim të pjesshëm" të forcave që do të dërgohen në Ukrainë dhe paralajmëroi se do të përdorë "të gjitha mjetet" për të mbrojtur territorin rus, duke ngritur shqetësime në mbarë botën.

Por, si me paralajmërimet e mëparshme, analistët sugjerojnë se veprimet e tij ndoshta duhet të interpretohen si një paralajmërim për vendet e tjera që të mos përshkallëzojnë përfshirjen e tyre në Ukrainë, në vend që të sinjalizojnë ndonjë dëshirë për të përdorur armë bërthamore.

Armët bërthamore ekzistojnë për gati 80 vjet dhe shumë vende i shohin ato si një pengesë që vazhdon të garantojë sigurinë e tyre kombëtare.


Të gjitha shifrat për armët bërthamore janë vlerësime, por, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia ka 5,977 koka bërthamore - pajisje që shkaktojnë një shpërthim bërthamor.

Nga rreth 4500 funksionale, shumica konsiderohen armë bërthamore strategjike - raketa balistike ose raketa me të cilat mund të synohen distanca të gjata. Këto janë armët që zakonisht lidhen me luftën bërthamore.


 Kina, Franca, Rusia, ShBA dhe Britania e Madhe janë gjithashtu midis 191 shteteve të nënshkruara në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Sipas marrëveshjes, ata duhet të reduktojnë stokun e tyre të kokave bërthamore dhe, në teori, janë të përkushtuar për eliminimin e tyre të plotë.

India, Izraeli dhe Pakistani nuk janë bashkuar kurrë më NPT, ndërsa Korea e Veriut është larguar nga marrëveshja në vitin 2003.

Izraeli është i vetmi vend nga nëntë që nuk e ka pranuar kurrë zyrtarisht programin e tij bërthamor - por pranohet gjerësisht të ketë koka bërthamore.

Pavarësisht akuzave nga presidenti rus, Ukraina nuk ka armë bërthamore dhe nuk ka asnjë provë se është përpjekur t'i marrë ato.

Sa shkatërruese janë armët bërthamore?

Armët bërthamore janë krijuar për të shkaktuar shkatërrim maksimal.

Shkalla e shkatërrimit varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë:

  • madhësia e kokës së armës
  • sa lart mbi tokë shpërthen
  • mjedisin lokal







Grafiku që tregon zonat e dëmtimit nga shpërthimi bërthamor

Por edhe koka më e vogël mund të shkaktojë humbje të mëdha jetësh dhe pasoja të qëndrueshme.

Bomba që vrau deri në 146,000 njerëz në Hiroshima, Japoni, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte 15 kiloton. Ndërsa, kokat bërthamore sot mund të jenë më shumë se 1000 kiloton.

Në rast të ndonjë shpërthimi bërthamor, në atë zonë mund të mbijetojë shumë pak.

Pas një ndezjeje verbuese, ka një top të madh zjarri dhe valë shpërthimi që mund të shkatërrojë ndërtesa dhe struktura për disa kilometra.

Çfarë do të thotë 'parandalues ​​bërthamor' dhe a ka funksionuar?

Argumenti për mbajtjen e një numri të madh të armëve bërthamore ka qenë të kesh kapacitet për të shkatërruar plotësisht armikun.

Termi më i famshëm për këtë u bë shkatërrimi i siguruar reciprokisht (Mad).

Megjithëse ka pasur shumë teste bërthamore dhe një rritje të vazhdueshme në kompleksitetin e tyre teknik dhe fuqinë shkatërruese, armët bërthamore nuk janë përdorur në një konfrontim të armatosur që nga viti 1945.

Politika ruse gjithashtu pranon armët bërthamore vetëm si një parandalues ​​dhe rendit katër raste për përdorimin e tyre:

  • lëshimi i raketave balistike që sulmojnë territorin e Federatës Ruse ose aleatët e saj
  • përdorimin e armëve bërthamore ose llojeve të tjera të armëve të shkatërrimit në masë kundër Federatës Ruse ose aleatëve të saj
  • një sulm ndaj vendeve kritike qeveritare ose ushtarake të Federatës Ruse që kërcënon aftësinë e saj bërthamore
  • agresion kundër Federatës Ruse me përdorimin e armëve konvencionale kur vetë ekzistenca e shtetit është në rrezik

Nuk ka shumë mundësi që të ndodhë përdorimi i armëve bërthamore

Hija e armëve bërthamore është varur mbi këtë konflikt që në ditët e tij të hershme - dhe kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme nga ana e Vladimir Putin.

Ai e ka përmendur më shumë përdorimin e tyre, pas dështimit të planit të tij fillestar të shkurtit për të përmbysur shpejt qeverinë ukrainase dhe tani përsëri kur një ofensivë ukrainase i ka kthyer forcat e tij prapa.

Shpresa e tij do të jetë që një kujtesë e fuqisë shkatërruese të këtyre armëve do t'i frikësojë dhe pengojë kundërshtarët e tij dhe do t'i detyrojë ata të rimendojnë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë.

Ekziston edhe një motiv i brendshëm - popullata ruse do të shqetësohet nga mobilizimi i pjesshëm dhe pretendimet e vetë Putinit se NATO po kërcënon disi vetë Rusinë. Të flasësh për armët bërthamore është një mënyrë për të qetësuar opinionin e brendshëm se pavarësisht kësaj kthese të errët, vendi mbetet i aftë të mbrohet.

Doktrina ushtarake ruse thotë se armët bërthamore do të përdoren vetëm nëse vetë shteti rus kërcënohet. Ishte e dukshme që Putini e përcaktoi përdorimin e tyre në një kuptim mbrojtës duke iu përgjigjur atyre që ai pretendonte se ishin kërcënime bërthamore perëndimore.

Referimi i tij për të mos qenë "bllof" i referohej një situate kur integriteti territorial i Rusisë kërcënohej. Një pyetje e rëndësishme është se deri ku Rusia e sheh shtrirjen e territorit të saj pas referendumeve të ardhshme në territorin ukrainas.

E gjithë kjo sugjeron se përdorimi i armëve bërthamore nuk është aspak i afërt apo edhe i mundshëm.

E ndërkohë që mundësia e përdorimit të tyre nuk mund të hidhet poshtë, veçanërisht nëse Putin ndjen të kërcënuar sigurinë e shtetit, përgjigja nga Perëndimi për momentin ka të ngjarë të jetë vetëm përcjellja nga afër e sjelljes aktuale të Rusisë dhe jo retorika, si dhe fokusi në strategjinë e tyre.



USA | Abschuss unscharfen Trident II Rakete

Putini kërcënon me armë atomike: Sa serioze është gjendja?

Carla Bleiker
3 Mars 2022

Presidenti ru Putin i ka vendosur forcat bërthamore në gjendje gatishmërie. Vëzhguesit mendojnë se një luftë atomike është shumë e pamundur, megjithatë e ndjekin me kujdes këtë hap të Putinit.

https://p.dw.com/p/47vB0

Mes lajmeve për luftimet në Ukrainë, refugjatët në kufirin perëndimor të vendit dhe sulmeve ruse ndaj Kievit, presidenti rus Vladimir Putin lëshoi ditën e dielë (27.02) një deklaratë që shkaktoi frikë në të gjithë botën: "Unë udhëzoj ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të vendosin në gjendje të gatishmërisë së posaçme forcat frenuese të ushtrisë ruse", tha Putini në një bisedë me përfaqësues ushtarakë të rangjeve të larta, e cila u transmetua në televizion.

Enigmë në strategjinë e Putinit për luftën

"Forcat frenuese", për të cilat flet presidenti rus, përfshijnë edhe forcat atomike dhe kjo shkakton shqetësim për një përshkallëzim të mundshëm të luftës në Ukrainë. Një zyrtar i lartë i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes tha ditën e dielë (27.02) në një konferencë shtypi, se përmendja e aftësive nukleare nga Putini është "jo vetëm një hap i panevojshëm, por edhe një hap që e përshkallëzon situatën". Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti "të papërgjegjshme" deklaratën e presidentit rus dhe tha për televizionin amerikan CNN se kjo është  "retorikë e rrezikshme".

Cilat ndryshime do të sjellë konkretisht kjo gjë në strategjinë e Rusisë për luftën, është enigmë edhe për vetë ekspertët : "Është ende e paqartë çfarë do të thotë gatishmëri e lartë", shkruan në një E-mail për Deutsche Wellen, Hans Kristensen, drejtor i projektit për informacionet nukleare në Federation of American Scientists. "Ka spekullime që thonë, se rritja e gatishmërisë së sistemit të komandimit dhe kontrollit të armëve bërthamore bëhet për t'u përgatitur më mirë për transmetimin e një urdhëri për hapje zjarri. Ka edhe që thonë se ka të bëjë me rritjen e aktiviteteve të nëndetëseve me raketa, por nuk është e qartë nëse kjo gjë e kapërcen gjendjen normale."

Vladimir Putin
Fotografi: Mikhail Klimentyev/Kremlin/Sputnik/REUTERS

Arsenali më i madh atomik në botë

Sipas burimeve të ndryshme, Rusia ka pasur në vitin 2021 mbi 6257 armë bërthamore, duke qenë kështu vendi me arsenalin më të madh të armëve atomike në botë, pasuar nga SHBA që ka pasur në vitin 2021 mbi 5500 armë bërthamore.

1760 armë bërthamore ruse janë nxjerrë nga funksioni dhe presin që të çmontohen, thotë Arms Control Association, një organizatë e pavarur me qendër në SHBA. Kështu Moska ka mbi 4497 armë bërthamore aktive. Ato nuk janë të gjitha të gatshme për t'u përdorur direkt, pra nuk ndodhen në pozicion qitjeje, ku mund të qëllojnë brenda një minute, nëse qeveria jep urdhër për sulm bërthamor.

Në shtator 2021, Rusia kishte 1458 armë bërthamore të vendosura në raketa ndërkontinentale, raketa balistike që mbështeten në nëndetëse dhe në bombardues strategjikë. Këto janë shifrat aktuale të vëna në dispozicion në kuadër të marrëveshjes New START, marrëveshjes midis SHBA dhe Rusisë për reduktimin e armëve bërthamore. Në kuadër të marrëveshjes bëhet çdo gjashtë muaj publikimi i të dhënave aktuale për armët bërthamore. Të gjitha armët atomike të Moskës janë stacionuar në Rusi, shkruan Kristensen.

Por nëndetëse me armë bërthamore në bord dalin me raste për të patrulluar në ujërat ndërkombëtare, gjë që „është normale dhe që bëhet edhe nga fuqitë perëndimore atomike", thotë eksperti.

Përplasje midis NATO dhe Rusisë?

Kremlini deklaroi, se rritja e gatishmërisë së forcave atomike është reagim ndaj deklarateve të perëndimit për konfrontime të mundshme midis ushtarëve rus dhe trupave të NATO-s. "Ka pasur deklarata nga përfaqësues të ndryshëm në nivele të ndryshme për konfrontime të mundshme ose madje përplasje midis NATO-s dhe Rusisë," tha të hënën (27.02) zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov në një konferencë shtypi. "Ne mendojmë se deklarata të tilla janë absolutisht të papranueshme".

E paqartë është se cilat deklarata ka Peskov parasysh. Një politikane perëndimore që ai përmendi direkt ishte ministrja britanike e Jashtme, Liz Truss. Por as Truss as ndonjë përfaqësues tjetër i Perëndimit nuk ka folur për ndonjë sulm të NATO-s ndaj trupave ruse.

Ekspertët mendojnë se Putini do që t`i kujtojë botës se Rusia është forcë atomike, me të cilën nuk duhen krijuar probleme. Deklaratat e tij pasuan pak kohë pas vendosjes së sanksioneve të ashpra ekonomike kundër Rusisë nga BE dhe SHBA, sanksione që nuk janë vendosur ndonjëherë deri tani ndaj këtij vendi. "Putini vepron mbase për të trembur Perëndimin, në mënyrë që ky t`i bëjë lëshime", shkruan Kristensen. "Kjo është një politikë e guximshme tipike për të".

USA Washington | Bush und Jelzin unterzeichnen Abrüstungsvereinbarung
Më 17 qershor 1992, presidenti George Bush nënshkroi me presidentin e atëhershëm rus, Boris Jelcin marrëveshjen më të zgjeruar për çarmatimin atomikFotografi: Consolidated/dpa/picture alliance

Reagim për shkak të mungesës së suksesit?

Ky hap mund të jetë motivuar edhe nga mungesa e suksesit ushtarak gjatë pushtimit të deritanishëm të Ukrainës, thotë Marc Finaud, ekspert për kontrollin e armëve në Centre for Security Policy, një fondacion ndërkombëtar me seli në Zvicër: "Situata ushtarake në Ukrainë nuk është aq e qartë, sa e paramendonte Putini," thotë Finaud për DW. "Kjo mund të jetë arsyeja pse presidenti rus e ka pasur të nevojshme që të përmendë forcën e armëve atomike të vendit të tij."

Cilado që të ketë qenë arsyeja e Putinit për të thënë ato fjalë, thotë Ben Hodges, një gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, që ka shërbyer si komandant i forcave amerikane në Europë, retorika përshkallëzuese e Putinit nuk të çudit: "Natyrisht që atij nuk i kushton asgjë kërcënimi me armë atomike", thotë Hodges për DW. Një sulm i vërtetë atomik është histori tjetër. "Nëse do të hidhnin hapin e tmerrshëm të përdorimit të një arme atomike, pavarësisht sa të madhe apo të vogël, kjo do t'i kushtonte shumë Putinit dhe Rusisë."

Armët atomike strategjike me rreze të gjatë veprimi të Rusisë mund të arrijnë në çdo pikë të botës, shkruan Kristensen. Por një sulm atomik i Rusisë do të kishte me shumë siguri një kundërgoditje të SHBA ose të një fuqie tjetër perëndimore atomike. Një luftë atomike që do pasonte do të kishte pasoja katastrofike për shumë më tepër vende se sa dy vendet pjesëmarrëse.

Fuqia shpërthyese shumë më e madhe se ajo gjatë Luftës së dytë Botërore

Sipas të dhënave të Scientists for Global Responsibility (SGR), një organizate të pavarur me seli në Mbretërinë e Bashkuar, përdorimi i një rakete të vetme nukleare në një qytet do të mjaftonte ta bënte të pamundur ndihmën efektive mjekësore dhe humanitare. Shpërthimi i disa dhjetra apo qindra raketave, thotë SGR, do të çonte në zjarre të mëdha, „pjesëzat rezistente të të cilave do të ngjiteshin lart dhe do të ndikonin mbi klimën globale dhe do të shkatërronin bujqësinë në shkallë të gjerë dhe do të shkaktonin uri".

Armët atomike moderne janë shumë më të afta se dy bombat atomike që SHBA hodhi në Luftën e Dytë mbi qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki. Ato kishin forcë shpërthyese sa 15 dhe 20 kiloton TNT. Sipas fushatës ndërkombëtare për mënjanimin e armëve atomike, e cila morri Çmimin Nobel të paqes në vitin 2017, armët e sotme atomike të Rusisë dhe SHBA kanë forcë shpërthyese që është të paktën sa 100 kiloton TNT.

Katër rastet ku Rusia mund të përdorë armë atomike

Fakti që Putini i vendos forcat atomike ruse "në një modus të veçantë të ndërhyrjes luftarake", nuk shihet si hapi i fundit që hidhet para shpërthimit të një lufte atomike. Doktrina atomike ruse, e konfirmuar vetë nga Putini më 2020, thotë se Rusia do të përdorte armët atomike vetëm në katër raste: nëse raketat balistike do të godisnin Rusinë ose territoret e një vendi aleat, nëse një armik do të përdorte armët atomike, si reagim ndaj një sulmi mbi impiantet ruse të armëve atomike, ose si reagim ndaj një sulmi që do të rrezikonte ekzistencën e shtetit rus. Asnjëra nga këto raste nuk shfaqet në rastin e luftës me Ukrainën.

Ukraine Krise zerstörtes Wohngebäude in Irpin
Lufta në Ukrainë - Shkatërime në IrpinFotografi: Serhii Nuzhnenko/REUTERS

"Nëse [Putini] do të planifikonte vërtet një sulm atomik, ne me siguri do të shihnim zhvendosjen brenda vendit të raketave mobile dhe nxjerrjen në det të nëndetëseve. Përveç kësaj do pajiseshin avionët luftarakë dhe nuk do viheshin në aktivitet forcat nukleare jo strategjike", shkruan Kristensen. "Një sulm i tillë është krejt i pamundur. Nëse Rusia dhe NATO do të gjendeshin në një konfrontim ushtarak direkt dhe Rusia do të ishte duke humbur, atëherë puna do të ishte ndryshe."

Një sulm atomik ndaj Ukrainës, një vendi që nuk është anëtar i NATO-s, dhe që nuk zotëron armë atomike, shihet nga ekspertët si jo realist. „Një sulm i tillë nuk do të kishte kuptim," thekson Finaud. "Nëse qëllimi është që të merret Ukraina, Rusia nuk do donte të pushtonte një mal me mbeturina radioaktive."

Ku do jetë fundi për Putinin?

Edhe ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht e quajti ditën e hënë në Deutschlandfunk deklaratën e Putinit si gjest kërcënues: "Megjithatë: Ne e kemi parë sa i paparashikueshëm është Putini, prandaj duhet të jemi tani shumë vigjilentë.”

Eksperti për kontrollin e armëve, Finaud tregohet i kënaqur që si kundërpërgjigje SHBA nuk e rriti gatishmërinë. Një reaksion "mjaft i moderuar" tregon si mund të pengohen shkallëzimet e mëtejshme. Finaud paralajmëron njëkohësisht se përdorimi i armëve atomike nuk duhet parë si kërcënim të cilin Putini nuk do e vinte kurrë në jetë: „Ne kemi parë se si Putini e kapërceu brenda disa ditësh kufirin për shumë gjëra. Në secilën nga herët ne `mendonim se ai nuk do të shkonte më tej sepse kjo nuk do të ishte në interesin kombëtar të Rusisë. Por në secilën herë ai shkoi më tej."

Edhe 6 muaj bëhën 78 vjet nga katastrofa atomike në Hiroshima dhe Nagasaki


                                  Flori Bruqi


Edhe 6 muaj bëhën  78 vjet që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) hodhën bomba atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. 

Bomba atomike rrafshoi me tokën çdo gjë në një diametër prej 1,5 kilometra, ndërsa shkaktoi 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945.

Teksa shumë njerëz të plagosur vdiqën ende pa iu nënshtruar ndihmës mjekësore, shumë të tjerë që shkuan në qytet për të dërguar ndihma po ashtu humbën jetën si pasojë e ekspozimit ndaj shiut radioaktiv të shkaktuar pas hedhjes së bombës.

Pse u hodhën bombat?

Siç thuhet, Hiroshima u vu në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, kurse Nagasaki për shkak të industrisë së rëndë.

Hedhja e bombës në Nagasaki i dha fund zyrtarisht betejave që vazhdonin në Paqësor.



Reja në formë kërpudhe do të ngrihej 18 km në lartësi, kur do të ndodhte impakti i Bombës Atomike 'Fat Man' mbi Nagasaki.

Edhe pse tash edhe pakëz bëhën  78 vite nga katastrofa bërthamore, ende mbetet e paqartë pse SHBA zgjodhi bombat atomike për t’i dhënë fund luftësHedhja e bombës atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki ishte sulmi nuklear nga ana e SHBA-ve, me në krye presidentin Harry S. Truman kundër Perandorisë Japoneze gjatë Luftës së Dytë botërore 

më 6 gusht 1945 , bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar do të hidhte bombën atomike "Little Boy" (Djali i vogël) mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e qytetit nga impakti i bombës. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e bombes atomike “Fat Man” (Burri i shendoshe) në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti. Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit nga impakti dhe të vdekurit nga rrezatimi. Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140 000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit). Ndërsa për Nagasakin numërohen rreth 74 000 viktima. Nga të dy qytetet me një numër vdekjesh prej 210 000 jetësh, popullsia civile do të ishte ajo që do të vuante më shumë shpërthimet e dy bombave atomike. Sot hedhja e bombës atomike në Hiroshima si edhe në Nagasaki, debatohet gjerë nga të dy palët në fjalë (ShBA dhe Japonia) dhe ndonjëherë debatohet edhe nga palët e tjera. Ky lloj sulmi ishte sulmi i parë nuklear në botë dhe shpërthimi i kësaj bombe do të përshpejtonte dorëzimin e Japonisë Imperialiste, duke i dhënë fund luftës. Japonia do të dorëzohej zyrtarisht më 2 shtator 1945, duke i dhënë fund luftimeve në glob. Por ndërkohë që njëra palë e shikon këtë gjest (hedhjen e një bombe atomike) si të domosdoshme për kohën (pikëpamja e ShBA), pala tjetër (pikëpamja e Japonisë) e shikon si një krim të shëmtuar kundrejt njerëzimit. Në ShBA, debati merr një formë krejt tjetër dhe kjo palë insiston se hedhja e bombës atomike, i dha fund luftimeve shumë më shpejtë se sa do të mund të përfundonte në kushte normale. Në kushte normale, hamendësohet se lufta do të shkaktonte një numër shumë më të madh viktimash nga të dy palët. Operacioni Downfall parashikonte pushtimin e brigjeve japoneze duke rrezikuar një "Normandi tjetër" për amerikanët. Pala japoneze ndërkohë, pretendon se hedhja e bombës atomike, ishte një veprim i shëmtuar dhe aspak i domosdoshëm; një sulm ky që goditi kryesisht civilët. Për shembull më dhjetor 2006, një kompetent i partisë Demokrat Liberale në Japoni, Shoichi Nakagawa, do të deklaronte se hedhja e bombës atomike nga ana e ShBA, ishte një krim. Kjo deklaratë e Shoichit erdhi mbasi ai kishte vizituar një nga muzetë përkujtimorë të bombës atomike në Nagasaki. Të dielave, pak më vonë nga ky koment, Kjodo News Agensy dhe gazeta si Nihon Keizai e vlerësuan këtë koment, duke thënë përfundimisht se hedhja e bombës atomike ishte një krim ndaj njerëzimit. Megjithatë, Japonia nga ana e saj akoma duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për krimet e saj të luftës si masakra e Nanjing, tmerret e kryera nga njësia famëkeqe 731, vrasja dhe keqtrajtimi i robërve të luftës, e të tjerë. Siç përmendet më lartë, debati vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ajo që dihet me siguri është që Japonia Imperialiste do të dorëzohej më 15 gusht 1945, për të nënshkruar përfundimisht dorëzimin e saj më 2 shtator, që është edhe data zyrtare e fundit të luftës së dytë botërore. Përfundimisht, hedhja e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, nuk është cilësuar zyrtarisht si krim lufte.. dhe Hiroshima. Si term Hibakusha do të thotë "Njerëz të prekur (ose të dëmtuar) nga shpërthimi". Vuajtjet e bombardimeve janë një element i rëndësishëm i popullit japonez, për pankartat e paqes të pas luftës (theksohet se pas luftës së dytë botërore, kushtetuta konstitucionale e Japonisë mori një formë të re; kushtetuta japoneze hapet me fjalët se populli japonez është një popull që e don paqen dhe respekton popujt e tjerë). Që nga ajo kohë, popullsia japoneze kërkon disintegrimin (flakjen tutje) të armëve atomike nga faqja e botës. Deri më vitin 2005, numërohen të paktën 266 000 të mbijetuar nga impakti i bombës atomike që akoma jetonin në Japoni.



Memorial i viktimave të shpërthimit në Nagasaki, ndërtuar në vendin ku bomba ka kryer impaktin.


                                 Impakti i bombës atomike në Hiroshima.


Përveç hibakusha-ve japonezë, pas shpërthimit do të kishte edhe plot të mbijetuar koreanë që ndodheshin në vendet përkatëse gjatë shpërthimit. Gjatë luftës, forcat ushtarake japoneze do të dërgonin me forcë në Japoni shumë qytetarë koreanë, si punëtorë. Sipas zërave më të fundit, numërohen rreth 20 000 koreanë të vdekur në shpërthimin e Hiroshimës. Ndërkohë që në Nagasaki numri i të vdekurve ulet deri në 2 000. Sipas këtyre të dhënave, mendohet se një nga shtatë të vdekur nga impakti i bombës atomike në Hiroshima, i përkiste grupit të punëtorëve koreanë. Koreja e ngre akoma zërin, që vendet e huaja të pranojnë të humburit e saj gjatë shpërthimit atomik. Megjithatë edhe pse kjo kërkesë vjen gjithmonë në rritje, Koreja nuk ka përfituar nga një gjë e tillë.


2023/04/10

Sorosi ‘po i bën gropën’ Trump! Republikanët akuzojnë miliarderin për hetimet

Ndërsa ish-Presidenti Donald Trump përballet me mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj tij lidhur me pagesat në emër të tij për të blerë heshtjen e një aktoreje filmash pornografikë gjatë fushatës së vitit 2016, republikanët thonë se rasti ka motive politike duke fajësuar si shpesh herë, George Sorosin. Investitori dhe filantropi miliarder 92-vjeçar, i cili është akuzuar për shumëçka, duke filluar që nga pagesa e protestuesve të dhunshëm deri tek krimet zgjedhore, thotë se nuk e njeh dhe nuk i ka dhuruar drejtpërdrejt para prokurorit të Nju Jorkut që po drejton hetimin. Por kjo nuk e ka penguar Trump dhe republikanët e tjerë që ta akuzojnë Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, se po vepron në emër të Soros.

2023/04/09

Bushtra Carla del Ponte dhe Dick Marty

 

















OKB nuk gjen prova trafikimi organesh dhe SHtëpi të verdhë nuk ka...

Carla Del Ponte 



Hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ka thënë ish zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Olga Karvan.


Sipas saj, Zyra e Prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, por nuk kanë gjetur fakte për akuza të tilla dhe, siç tha ajo, nuk ka bazë për vazhdimin e hetimeve.
Akuzat janë bërë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte në librin e saj të fundit, në të cilin ajo shkruan se shqiptarët e Kosovës kanë vrarë një numër serbësh të cilët i kanë transportuar në veri të Shqipërisë dhe më pas kanë shitur organet e tyre.
Zonja Del Ponte thotë se i bazon informacionet e saj mbi njoftime të ardhura nga gazetarë, sipas saj të besueshëm.
Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka nxitur autoritetet e Kosovës të bëjnë hetime lidhur me akuzat e zonjës del Ponte.
Edhe Rusia e Serbia kanë kërkuar hetime për rastin.
Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, i kanë quajtur këto akuza fabrikime me qëllim të njollosjes së luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Plakusha Carla Del Ponte,akuzon pa bazë UÇK-në dhe ish Drejtorin politikë të UÇK-së,z.Hashim Thaçi, i cili gjëndët në Burgun Special të Tribunalit të Hagës ...


Guardian: Carla del Ponte nën hetime


 Karla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, personi që dërgoi pas hekurave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet rreth akuzave se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si dhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave.

 Sipas “The Guardian”, gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe dy prokurorëve kyç që vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, përkatësisht Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon. 

Hetimi ka filluar pas ankesave të dëshmitarëve se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janë dëmtuar.
 Kjo është hera e parë në 2 deceniet   e kësaj gjykate ku prokurorët kryesorë përballen me dënime të mundshme për mosrespektim të rregullave të Gjykatës. 

 Gjatë tetë viteve të saj si kryeprokurore,Carla  Del Ponte, e cila shërben aktualisht si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihet si një figurë luftarake, por dhe shumë kundërthënëse.

 Ajo u largua nga detyra në vitin 2007.

 Akuzat kundër saj lidhen me shqetësimet rreth praktikave të përdorura nga ekipi i hetuesve të saj në procesin e  çetnikut serb prof.dr. Vojisllav Sheshelit, një prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi. 

 “Disa nga dëshmitarët kanë folur për presion dhe kërcënime të bëra nga hetuesit e prokurorisë”, thuhet në një deklaratë nga gjyqtari i rastit të Sheshelit. 

“Prokuroria ka marrë dëshmi në mënyrë të paligjshme, përmes kërcënimeve, apo blerjes së dëshmitarëve”. Një dëshmitar serb tha se i është ofruar një punë e paguar mirë në Shtetet e Bashkuara nëse dëshmonte në favor të Prokurorisë. 

 “Deklarata flet për pagjumësi të detyruar gjatë marrjes në pyetje, presion psikologjik dhe në një fazë dhe për shantazh, kërcënime dhe pagesa të paligjshme”. 

 Një hetues i pavarur, që besohet të jetë gjykatës francez, do të raportojë rreth akuzave për gjashtë muaj. 

Prokuroria në Hagë i ka hedhur poshtë akuzat, por ka premtuar se do të bashkëpunojë. 

 “Besojmë se ekipi ynë e ka bërë punën në mënyrë profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederik Suinen, këshilltar i posaçëm i Serzh Bramerz, kryeprokurorit aktual, që zëvendësoi Del Ponten. 
 Gjyqtari Zhan Klod Antoneti, i cili ka urdhëruar hetimin e Del Pontes, e njëherësh drejton gjykimin e  Vojisllav Sheshelit, tha se Gjykata i ka marrë shumë seriozisht akuzat dhe hodhi poshtë mundësinë se mund të ketë cenim të të drejtave të të akuzuarit. Carla Del Ponte: EULEX'i duhët të hetojë rastine e trafikimit me organe 

"Ne kishim të dhëna se kishte një varr masiv ku kufomat e viktimave ishin varrosur", ka thënë Carla Del Ponte, ish Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës e cila publikoi librin “Gjuetia” në të cilin fajëson ish UCK-në se ka kryer trafikim me organe të serbëve të zënë rob gjatë luftës së vitit 1998-99. EuroNews: Carla Del Ponte, tash ju jeni ambasadore zvicerane në Argjentinë por dikur ishit Kryeprokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ju keni qenë e para qw keni ngritur çështjen e trafikimit të organeve. Por a nuk kishte një hetim në vitin 2003 që rezultoi me azgjw. Mund të na thoni pse? Carla Del Ponte: Ky hetim nuk çoi askund për shkak se Shqipëria nuk do të na lejonte të kryejmë hetimet tona. Ka pasur edhe dëshmitarë që absolutisht nuk pranuan të paraqiten para gjykatës. Një problem tjetër ishte se akuzat shkuan përtej juridiksionit të gjykatës. EuroNews: EULEX’i, misioni policor i BE në Kosovë, ka distancuar veten nga raporti i Dick Marty. Megjithatë ata tash janë duke kryer hulumtimet e tyre për trafikimin e organeve brenda Kosovës. A janë ata nën presion? Del Ponte: Po, sigurisht se ata janë nën presion për shkak se raporti është një raport nga një organ evropian. Tani ata kanë për të hetuar. Raporti i ka dhënë, në një mënyrë, atyre një mandat për ta bërë këtë. EuroNews: A mendoni se ka presion politik për të mbajtur lart hetimin? Del Ponte: Nëse është kështu, ne do të shohim atë, sepse duhet hetuar edhe në Shqipëri. Ne kishim të dhëna se kishte një varr masiv ku trupat e viktimave u varrosën. EuroNews: Znj Del Ponte, një pyetje të fundit. Dick Marty këmbëngulë në nevojën për të mbrojtur dëshmitarët që të sillet e vërteta. A keni qenë ju të kërcënuar që nga publikimi i librit tuaj? Del Ponte: Unë kurrë nuk ka marrë ndonjë kërcënim pas botimit të librit tim, por mbrojtja e dëshmitarëve është shumë e rëndësishme. Ne kemi humbur shumë dëshmitarë tashmë. Në qoftë se ne nuk mund t'i mbrojmë ata dhe nuk mund t’i bindim ata që të japin dëshmi, atëherë do të jetë shumë e vështirë për të nxjerrë ndonjë provë konkrete. Kjo intervistë nga gjuha angleze është përkthyer nga Zhurnal dhe e njëjta është marrë nga rrjeti televiziv evropian Euronews. Hashim Thaçi: Shpifjeve dhe gënjeshtrave të Dick Martyt, do t'u japim përgjigje ligjore e politike Thaçi: Shpifjeve dhe gënjeshtrave të Dick Martyt, do t'u japim përgjigje ligjore e politike Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media, e ka quajtur shpifje raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për akuzat që i ka bërë ai ndaj UÇK-së dhe ndaj tij. “Këto janë shpifje dhe gënjeshtra. Ky raporti është riciklim i propagandës 15 vjeçare të Beogradit. Raporti është njollosës për tërë shqiptarët në rajon. Pretendimet inkriminuese janë hetuar disa herë nga Haga, UNMIK-u dhe EULEX-i”, tha Thaçi. Thaçi ka paralajmëruar se do t’i përdor të gjitha rrugët legale dhe politike, për të paraqitur të vërtetën. “Të gjithë e dinë kush ishte agresori e kush viktima. Tendenca për të baraspeshuar viktimën me agresorin janë të pamundshme, të pandershme dhe pamoralshme”, theksoi Thaçi. Dick Marty, një senator zviceran, udhëhoqi një ekip hetuesish në Kosovë dhe në Shqipëri, në vitin 2009, pas akuzave për trafikim organesh nga UÇK-ja, të botuara në një libër nga ish-kryeprokurorja e OKB-së për krime të luftës, Carla Del Ponte, e cila ka deklaruar se i ka marrë informacionet nga gazetarët perëndimorë. Hetimi i Martyt thuhet se gjeti se ka një numër të vendeve të paraburgimit në Shqipëri, ku mbaheshin kundërshtarët kosovarë të UÇK-së, serbë dhe shqiptarë. Më herët, hetues të BE-së duke hetuar pretendimet për trafik organesh në Shqipërinë e veriut, kanë thënë se nuk gjetën asnjë provë. Gjithashtu EULEX-i, dje bëri thirrje që nëse ka prova, ato të paraqiten. Pas The Guardian, edhe BBC akuzon Hashim Thaçin si trafikant Pas publikimit fillestar në gazetën The Guardian, edhe BBC shkruan se ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi rëndojnë “akuza serioze” në raportin e Këshillit të Evropës, raport ky që pritet të botohet ditën e enjte. BBC, në edicionin online të saj shkruan se është vënë në zotërim të një kopje të raportit të përbërë nga 27 faqe. Aty, sipas BBC, përmendet emri i kryeministrit aktual të Kosovës dhe ish-liderit politik të UÇK-së, për trafik organesh njerëzore, trafik droge dhe trafik armësh që kryhej nëpërmjet kalimit të të burgosurve të UÇK-së, si serbë ashtu edhe shqiptarë, për në kufirin me Shqipërinë. I njëjti burim shkruan se në raport paraqiten prova edhe për lidhje me krimin e organizuar edhe në ditët e sotme. Raporti, sipas BBC, është produkt i punës 2 vjeçare hetuese të Raportuesit Special të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe do të paraqitet para Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës në Strasburg ditën e enjte. Qeveria e Kosovës përgënjeshtroi lajmin e shpërndarë nëpërmjet The Guardian, duke e cilësuar atë si një gënjeshtër ndaj së cilës do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme politike e juridike. Dick Marty i paguari i Serbisë akuzon çlirimtarët e Kosovës !!!? Ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë akuzuar se në vitin 1999 janë organizuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty për rrëmbimin e njerëzve të cilëve në Shqipëri u janë marrë organet për trafikim, raporton gazeta The Guardian e Londrës. Ish-prokurori shtetëror i Zvicrës, Dik Marty, në projekt-rezolutën për trafikim me organet njerëzore, vë në pah se ekzistojnë shumë dëshmi dhe indikacione që dëshmojnë se serbët dhe shqiptarët ishin në burgjet të fshehta në veri të Shqipërisë, që ishin nën kontrollin e UÇK-së. Raporti i Martyt do të shqyrtohet të enjten në takimin e Këshillit të Evropës nw Paris. Në këtë raport thuhet se forcat ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e këtij rasti, ndonëse, siç thuhet, kanë pasur dëshmi, ndërsa ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaci është akuzuar drejtpërdrejt nga Marty për trafikim armësh dhe për trafikim me organe njerëzore. Po sot ndaj tekstit të The Guardian ka reaguar Qeveria e Kosovës. Në reagimin e Qeverisë thuhet se pretendimet e botuara janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së UÇK-së. “Për më tepër, është e papranueshme që shpifjet e nje anëtari të Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës të paraqiten si opinione të vet institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar. Është e qartë se dikush dëshiron të pengojë kryeministrin Hashim Thaçi pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonë. Veprimet e tilla të ulta dhe bizare, nga njerëz pa asnjë kredibilitet moral, mund të jenë në shërbim vetëm të qarqeve të caktura që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj. Opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtar tashmë e di fare mirë se Dik Marty që nga fillimi, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, ka qenë paragjykues dhe i vendosur që të raportojë në favor të qëndrimeve që ka shprehur bashkëpunëtorja dhe mikja e tij Carla Del Ponte dhe Qeveria e politikanët e Serbisë”. Por, publikimi i qëndrimeve të tilla paragjykuese dhe denoncuese, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, nuk përkon me etikën profesionale që do të duhej ta kishte gazeta The Guardian. Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi do të ndërmarrin të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar shpifjet e Dik Martyt, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike. Paragjykimet e një ish plakusheje-kryeprokuroreje ndërkombëtare Ajo ka lindur më vitin 1947. Vetë e pranon se viti kur ka lindur ka qenë “dimër i ftohtë” edhe në vendlindjen e saj në Locarno të Zvicrës. Viti 1947, thuhet se ka qenë vit i skamjes për bukë edhe në Kosovë. Të vjetrit e kanë quajtur si “sene të kiametit për një grusht miell”. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka pasur hobi gjuajtjen e gjarpinjve në kodrinat përreth shtëpisë së saj. Madje, bashkë me vëllanë e saj që në moshën 10-11 vjeçe ka bërë një lloj “tregtie me gjarpinj”. I nxinte ne male, i fuste në pako prej kartoni dhe me biçikletë apo me tramvaj lokal i sillte deri në qytet për t’ia shitur një firme farmaceutike nga 50 franga për “kokë” të gjarprit. Mbase ky është përshkrimi më i saktë i karakterit të ish-prokurores së Tribunali Ndërkombëtar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, Karla del Pontes, që ajo vetë ia bën vetvetes, që në hyrje të librit të saj “Zonja prokurore” të cilën ajo e botoi pasi la detyrën e kryeprokurores në fund t vitit 2007. Ç‘është e vërteta, mbase pikërisht dëshira e saj fëmijërore për të gjuajtur gjarpinj në male do të jetë frymëzim i saj i jetës e i profesionit t saj prej prokuroreje. Gjuetia ndaj atyre që dyshohen për krime do të jetë pasioni i saj që do ta vazhdojë me tërë qenin e saj si prokurore e Kantonit të Tiçinos, si kryeprokurore e Zvicrës apo si kryeprokurore e Tribunalit. Karla del Ponte e thotë vetë se ka lindur në kohën e “dimrit të ftohtë” të vitit 1947. Duket se edhe ky do të jetë një fakt që do të përcaktojë karakterin e saj “të ftohtë”, madje edhe në rastet kur do të shohë gjurmët e krimit me sytë e saj. Kështu ajo do të shkruajë se “...nuk më ka zgjuar kurrfarë shqetësimi emocional...” edhe atëherë kur do të jetë prezent në rastin e zhvarrosjes se kufomave të dy civilëve pleq, dy grave dhe një ushtari të UÇK-së, të vrarë nga policia serbe gjatë luftës në Kosovë. Ajo i sheh me sytë e saj kufomat e një varreze masive në Siçevë të Klinës, por thotë se “...përvoja të cilën e ka përjetuar...” gjatë punës së saj e bën të jetë indiferente, e qetë dhe pa kurrfarë “...shqetësimi emocional” para një krimi të tillë të forcave serbe ndaj popullatës civile shqiptare. “Dyluftimi” i saj me “murin e gomës” Libri i Karla Del Pontes “Zonja prokurore” në kapitujt e parë të saj ka një përmbajtje të përpjekjeve të saj më faktorin ndërkombëtar për të sjellë para drejtësisë ndërkombëtare të gjithë ata që dyshohen për krime lufte në Kroaci e Bosnje e Hercegovinë e që shumica prej tyre fshiheshin në Serbi. “Luftën” e saj të madhe, për t’i dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen, Karla Del Ponte nuk e zhvillon në terren, ku janë ndodhur të dyshuarit për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Jo, ajo ka një “lojë” tjetër të madhe. E quan lojë me top për “muri të gomës” që sa herë e godet murin, topi i kthehet prapa me të njëjtën fuqi të goditjes. Ky “muri i gomës” për kryeprokuroren e Tribunalit, gjendet në të gjitha selitë e diplomacive ndërkombëtare. Madje edhe në OKB, aty ku ajo ka marrë votën për t’u bërë kryeprokurore e Tribunalit. Duke e lexuar librin e Del Pontes zbulohen detaje interesante të saj të ballafaqimit të saj me personalitete të fuqive ndërkombëtare, në përpjekjet e saj për të arrestuar kriminelët e luftës në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi. Ashpërsia e saj komunikative e mbase edhe insistimi i saj “agresiv” që drejtësia të mos jetë peng i rrjedhave të politikës ndërkombëtare, shumë qendra të mëdha të vendosjes dhe burrështetas do ta shpallin Del Ponten si “persona non grata”. Një “dënim” të tillë ajo do ta merr nga vetë Pentagoni Amerikan, më vitin 2005, për arsye të insinuatave të saj, paragjykimeve deri në ekstrem dhe akuzave të pabazuara për gjoja mosgatishmërinë e Uashingtonit për të bërë presion mbi qeveritë e Zagrebit, Sarajevës e Beogradit për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte në ish-Jugosllavi. Madje Del Ponte do të jetë vizitorja “me e padëshirueshme” e ish-shefit të CIA-s amerikane Gjorgj Tenet. “Kokëfortësia” e saj gjatë punës si prokurore do ta detyrojë që edhe vetë shefin e saj Kofi Anan, që t’i shkruajë asaj një letër më 6 mars të vitit 2001 që të mos i fus hundët aty ku nuk e ka vendin dhe që të “...mos i kushtëzojë ndikimet e SHBA-ve me bashkëpunimin me Tribunalin”. Dëshira e saj për një takim me Milosheviqin... Ata që kanë pasur rastin të dëgjojnë ose të lexojnë diçka për kryeprokuroren e Tribunalit Ndërkombëtar Karla Del Ponten e mbi të gjitha, të krijojnë një lloj opinioni për del Ponten gjatë deklarimeve të saja, do të zhgënjehen deri në urrejtje, duke i lexuar disa prej inserteve të librit të saj. Në fakt Karla Del Ponte e vërtetë është libri i saj “Zonja prokurore”, ndërkaq kryeprokurorja e Tribunalit Karla Del Ponte është figura artificiale dhe mistike që në brendi fsheh të vërtetën e karakterit të saj. Në disa raste madje ajo është në lajthitje dhe në kundërthënie me vetveten, me karakterin e saj, me rolin e saj si kryeprokurore e Tribunalit Ndërkombëtar. Për shembull: kush do të besonte se Karla Del Ponte, kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi për një moment do të ndryshojë karakterin dhe misionin e saj dhe do të deklarojë: “Për një moment kam qenë në anën e Milloheviqit”!(faqe 72). Këtë ndjenjë të saj ajo do t’ia shpreh vetëm vetvetes, por do ta zbulojë për opinion në librin e saj, në kohën kur kundër ish-kriminelit të Ballkanit Slobodan Millosheviqit po dëshmonte gjenerali amerikan dhe komandanti i NATO-s Vesli Klark. Gjenerali amerikan po dëshmonte para Tribunalit kundër Millosheviqit për krimet e tij gjatë luftës në Kosovë dhe si komandant i NATO-s, Klark arsyetonte intervenimin e Aleancës për të shpëtuar nga shfarosja një popullatë civile siç ishin shqiptarët e Kosovës më fillim të vitit 1999. Del Ponte shkruan në librin e saj se gjatë dëshmisë së gjeneralit amerikan Vesli Klark, ajo i është afruar avokatit mbrojtës të Milloshevqit me kërkesën që t’ia mundësojë një takim me të akuzuarin për krime lufte, në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen ku mbahej i burgosur krimineli Millosheviq. Dhe që absurdi të jetë më i madh, arsyeja pse Del Ponte kërkonte ta takonte Millosheviqin në burg ishte që të mblidhte dëshmi për bombardimet e NATO-s me qëllim që të ngrite aktakuzë kundër pilotëve dhe oficerëve të NATO-s që kishin kryer operacione luftarake kundër caqeve serbe gjatë fushatës 72 ditësh kundër Serbisë! Pra, këtu zbulohet fytyra e vërtetë apo karakteri kontradiktor i Karla Del Pontes. Pra, ajo është në gjendje që të bisedojë edhe me një kriminel, siç ishte Millosheviqi, madje për një moment të jetë edhe në anën e tij, me të vetmin qëllim që të ngre padi kundër atyre pilotëve dhe oficerëve trima që shpëtuan nga masakra kolektive një popull siç ishte populli shqiptar i Kosovës. "Refuzimi në përputhje me ligjet" Operacion transplantimi organesh (Arkivë) Mjekë shqiptarë thonë se është e pamundur të bëhen transplantime në Shqipëri Prokuroria në Shqipëri ka reaguar pas akuzave te prokurorit serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç, mbi refuzimin e kërkesës serbe për hetim në Rripin e Matit ku sipas serbëve janë keqtrajtuar serbë të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë. Zëdhënësja e prokurorisë Holta Zhiti bëri me dije se ky refuzim për hetime është në përputhje të plotë me normat ligjore të shtetit shqiptar. “Refuzimi për hetime serbe nuk ka qenë një veprim i nxituar, por një vendim në përputhje me ligjin, “ bëri të ditur zëdhënësja e Prokurores së Përgjithshme. Pala serbe nuk ka mbetur e kënaqur nga hetimet e prokurorëve te Hagës dhe atyre shqiptarë të cilët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shkrimeve të ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia “se në Shqipëri në kohën e luftës në Kosovë ka ekzistuar një klinikë që trafikonte organet e serbë të rrëmbyer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Për këto hetime para pak ditësh në Shqipëri mbërriti dhe kryeprokurori serb për Krimet e Luftës. Në takime pala shqiptare i dha argumentat e mësipërme për mosekzistencën e një klinike të tillë. Shqipëria kundër akuzave të Carla del Pontes Del Ponte Shkrimtari Preç Zogaj, reagoi kohë më parë në foltoren e Kuvendit ndaj librit :"Zbulimet e gjahut : Unë dhe kriminelët e luftës",të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte. Fjala është për pretendimin e ekzistencës së një klinike të improvizuar në Gurrë të Matit ku, sipas zonjës Del Ponte, bëheshin transplante organesh të ushtarëve serbë. Zogaj kërkoi nga kryeprokurorja, Ina Rama dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi të shprehin qëndrim në lidhje me akuzat që, sipas tij, po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Ndërkaq, deputeti i PS-së për Matin, Qemal Minxhozi, tha se bashkë me banorët e Gurrës kanë vendosur ta padisin penalisht për shpifje në Gjykatën e Strazburgut ish-kryeprokuroren e Hagës. Minxhozi tha se në asnjë rrethanë nuk egsiston asnjë fakt i vetëm që të vërtetojë se në zonën e Gurrës ka shkelur këmba e ndonjë ushtari apo civili serb, sipas tij, qoftë edhe i sjellë forcërisht gjatë periudhave të trazirave në Kosovë të vitit 1999.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...