2023-05-03

“S’kam asgjë personale”, Ramush Haradinaj i bën kërkesën befasuese Elez Blakajt

Ramush Haradinaj dhe Elez Blakaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e ka asnjë problem personal me ish-prokurorin, Elez Blakaj, i cili e ka lëshuar Kosovën, nën pretendimet se ka qenë i kërcënuar, për rastin e veteranëve.

Haradinaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka respekt për Blakajn si prokuror.

“Ju siguroj që kam respekt për Elez Blakajn, si prokuror. Unë e kam pasur një fjalor jo të mirë me të pasi e ka lëshuar vendin e punës. Nuk e njoh personin, nuk e njoh Elez Blakajn. Si prokuror si profesionist e kam respektuar”, ka thënë ai.

Burimi :Bota sot

close
volume_offHaradinaj tha se problemin me Blakajn e ka pasur në lidhje me dosjen e UÇK-së, të cilën Blakaj e ka kërkuar.
“Po thotë e kam marrë një dosje, nuk ma ka kërkuar ai një kontratë të tenderëve. Ma ka kërkuar një dosje komplet të UÇK-së. Ka pasur ndershmëri tjera, kush e kupton për çka po flas, shqetësimi për atë dosje, s’ka qenë për gjetjet e tij, kënd e gjen atë që është i rrejshëm, shqetësimi është se e kam dhënë krejt dosjen e UÇK-së. Kam përgjegjësi çka ndodhë me atë dosje. Nuk ma ka lypë ai një dosje për ndonjë tender, ma ka lypë një pasuri, dosjen e UÇK-së”, ka thënë aiAi i ka bërë thirrje Blakajt, që nëse ka vullnet, të kthehet në Kosovë, dhe të kontribuojë për shtet ligjor.

Kërcënim të shtuar të sulmeve ruse , Ambasada amerikane në Ukrainë paralajmëron qytetarët e saj

 

Banorët amerikanë në Ukrainë po paralajmërohen të qëndrojnë vigjilent për një “kërcënim të vazhdueshëm të shtuar të sulmeve me raketa” në vend.

Ky lajm u bë i ditur nga ambasada e SHBA-së në Kiev. Paralajmërimi vjen mes një”rritjeje të fundit në sulme nga forcat ruse dhe retorikës nxitëse nga Moska.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë alarmet ajrore, të strehohen siç duhet dhe të ndjekin udhëzimet nga autoritetet lokale.

I akuzuan për goditjen me dron në Kremlin, Ukraina: S’është e nevojshme të sulmojmë Putinin, Haga do të vijë për të!

 

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov thotë se nuk është e nevojshme që Kievi të sulmojë Vladimir Putinin, pasi fati i tij do të vendoset nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

GJNP lëshoi ​​një urdhër-arrest për Putinin në mars, i dyshuar për krime lufte.

Përmes një postimi në Twitter, megjithëse nuk përmend drejtpërdrejt emrin e presidentit rus Vladimir Putin, Reznikov tha se “Ukraina nuk ka nevojë të sulmojë kriminelët rusë të luftës në rezidencat e tyre në Moskë – gjykata do të merret me ta”.

Rusia pretendon se Kievi qëndron pas një sulmi në Kremlin brenda natës – rezidenca zyrtare e zotit Putin.

Reznikov thotë se rezidenca “e pashmangshme” për “kriminelët rusë të luftës” është një qendër paraburgimi në periferi të Hagës në Holandë, çka nënkupton kështu vendndodhjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

I njohur për raportet e mira me Vlladimir Putin, Donald Trump: Nëse rizgjidhem, do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës

 

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë me bindje se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës brenda ditës nëse zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një interviste me Nigel Farage në GB News, Trump tha se për ndalimin e konfliktit do të “duhej 24 orë”.

Do ta marr fund dhe do të ishte e lehtë”- tha Trump duke e konsideruar luftën një “katastrofë që duhet të ndalet”.

Sipas ish-presidentit, “ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.” 

Trump, i cili më parë është mburrur për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, thotë se dyshja kanë “kaluar mirë”. Ish-presidenti tha se Putin “nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë” nëse nuk do të ishte për “paaftësinë” e administratës së Joe Biden.

“Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”, shtoi ai.

Vatikani konfirmon misionin e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

 

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin, e konfirmoi të mërkurën ekzistencën e një “misioni paqeje” të Vatikanit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, disa ditë pasi Papa Françesku zbuloi një operacion sekret në të cilin tha se po punohej.

Kardinali Parolin u shpreh i habitur që zyrtarët në Rusi dhe në Ukrainë u shprehën të befasuar lidhur me nismën e Vatikanit, kur u pyetën për komentet e Françeskut. Duke folur gjatë një konference në Vatikan, Parolin tha se të dy vendet ishin informuar më parë, sipas Vatican News.

“Bazuar në njohuritë e mia, ata e dinë. Por, ju e dini se si shkojnë këto gjëra, në burokraci mund të ndodhë që komunikimet që supozohet të mbërrijnë nuk mbërrijnë”, citohet të ketë thënë Parolin.

“Këto janë vetëm interpretimet e mia, por e di që të dyja palët ishin të informuara”, shtoi ai.

Françesku zbuloi ekzistencën e një “misioni” të Vatikanit më 30 prill, gjatë një konference shtypi pas vizitës në Hungari.

Gjatë tre ditëve të tij në Budapest, Françesku zhvilloi takime private me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili ka vazhduar të mbajë marrëdhënie me Moskën, si dhe me ish të dërguarin e Kishës Ortodokse Ruse, e cila e ka mbështetur fuqishëm luftën e Rusisë në Ukrainë.

Françesku u pyet gjatë konferencës për shtyp nëse Orban ose Mitropoliti Hilarion i Kishës Ortodokse Ruse mund ta ndihmonin në bisedimet e ndërmjetësuara nga Vatikani për t’i dhënë fund luftës.

“Mund ta imagjinoni që në këtë takim nuk folëm vetëm për Kësulëkuqen, apo jo?” u përgjigj Françesku.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të bërë gjithçka që duhet për t’i dhënë fund luftës. “Gjithashtu, është një mision që po zhvillohet tani, por ende nuk është publik. Të shohim se si… Kur të jetë publike do të flas për të”, tha ai.

Parolin i konfirmoi komentet e Françeskut. Por, ai foli për një “mision” në të ardhmen, jo për një që tashmë ka qenë duke u zhvilluar.

Komentet e Parolinit erdhën ditën kur Papa Françesku përshëndeti të dërguarin aktual të jashtëm të Kishës Ortodokse Ruse, Metropolitin Anthony, në fund të grumbullimit të përjavshëm në Sheshin e Shën Pjetrit.

Parolin theksoi se Anthony kishte ardhur në Vatikan si pjesë e kontakteve të rregullta midis dy kishave dhe se prania e tij nuk kishte lidhje me misionin e paqes.

Vatikani ka një traditë të neutralitetit diplomatik dhe punës në prapavija për t’u dhënë fund konflikteve. Françesku është përpjekur të mos e antagonizojë Moskën me deklaratat e tij të përsëritura të solidaritetit me popullin ukrainas.

Javën e kaluar, para se Françesku të shkonte në Hungari, kryeministri i Ukrainës i bëri thirrje Papës dhe kërkoi ndihmën e tij në veçanti për të ndihmuar për kthimin e fëmijëve ukrainas të deportuar në Rusi.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe Papa Françesku, gjatë takimit në Vatikan, më 27 prill 2023.

Eduart Grishaj: E dinim potencialin e Luizit para se ai të futej në Big Brother VIP 2

Një sezon fantastik ky i Big Brother Vip 2, i cili me kastin e mrekullueshëm arriti të mbante të mbërthyer para ekranit miliona shqiptarë.

Në çdo ngjarje që ndodhte në shtëpi, çdo batutë, debat, apo surprizë e/mes banorëve, shqiptarët fjetën dhe u ngritën me ta plot 129 ditë dhe do të vijojnë kështu deri natën finale, që do të jetë padyshim mbrëmja e surprizave të mëdha.

Megjithatë për regjisorin e Big Brother Vip II, Eduart Grishaj, rezultati nuk është i papritur. I ftuar në “Fan Club”, Grishaj është shprehur se e dinte që me përzgjedhjen e kastit që ky do të ishte një Big Brother i jashtëzakonshëm.

“E dimin të gjithë potencialin që do të kishte Luizi” dhe lojtarët e tjerë, tha Grishaj.

Pjesë nga biseda:

Megi Pojani: Ka qenë një Big brother i 1 milion surprizave dhe parashikimeve. Ti ke bërë një parashikim në fillim…

Eduart Grishaj: Unë kam thënë që në fillim që ky do të jetë në Big Brother i jashtëzakonshëm. Ishte shumë i mirë BBVip që shkoi, por ky do të jetë një Big Brother i madh. Dhe nuk është një rastësi apo ne bëjmë kështu parashikimesh, por e dimin që te përzgjedhja e kastit, të gjithë si staf, që ky do të jetë një kast i jashtëzakonshëm.

E dimin të gjithë potencialin që do të kishte Luizi që më përpara, e dinim që do të ishte një lojtar i fortë. Po ashtu edhe Olta… E dinim që kishim disa lojtarë të jashtëzakonshëm që do të bënin një rrugëtim të bukur që do të kënaqej shumë edhe publiku që do t’i shikonte nga ekrani.

Top Channel

Adoleshenti vret tetë nxënës dhe rojën e sigurisë me armën e të atit 03/05/2023 11:10 Tetë nxënës dhe një roje janë vrarë nga një adoleshent këtë mëngjes në një shkollë fillore në Beograd. I mituri K. K. 14 vjeç rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm gjithashtu ka plagosur rëndë mësuesin e historisë me armën e të atit si dhe disa të tjerë. Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Srbija: Pucnjava u osnovnoj školi u Beogradu #Srbija #Beograd #pucnjava https://t.co/1AvjeJWguP pic.twitter.com/lGQEjSHBvJ — AGENCIJA ANADOLIJA (BHSC) (@aa_balkans) May 3, 2023 Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollën“Vladislav Ribnikar”. Sipas informacioneve, ai fillimisht ka debatuar me rojën e sigurisë së shkollës, ka nisur ta sulmojë dhe më pas e ka qëlluar me gjakftohtësi. Më pas ai ka hyrë në orën e historisë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit. Tri fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve në rrugën Trišova, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë është në gjendje kritike. Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur janë transportuar në Qendrën Emergjente. Nuk dihen ende motivet të cilat e kanë shtyrë adoleshentin të kryente këtë masakër brenda ambienteve të shkollës fillore, ku ishte regjistruar. Ndonëse ngjarje të tilla tragjike ndodhin kryesisht në Amerikë, ato nuk janë të rralla as në Ballkan. Vitin e kaluar, një vrasje masive ndodhi në Cetinje të Malit të Zi , kur një sulmues vrau 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë. Vlerësohet se qytetarët në rajon kanë nëntë herë më shumë armë se ushtria dhe policia, dhe për sa i përket sasisë së armëve për frymë, Serbia dhe Mali i Zi prijnë, sipas Anketës globale të Armëve të Vogla nga viti 2018. Një nga rastet e fundit të të shtënave në shkolla në Serbi është regjistruar në shtator të vitit 2019 në Velika Plana, rreth 100 kilometra larg Beogradit. Një burrë i panjohur hyri me automatik në klasën e filozofisë së shkollës së mesme. Ai qëlloi, por nuk pati asnjë të lënduar.

 

Tetë nxënës dhe një roje janë vrarë nga një adoleshent këtë mëngjes në një shkollë fillore në Beograd.

I mituri K. K. 14 vjeç rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm gjithashtu ka plagosur rëndë mësuesin e historisë me armën e të atit si dhe disa të tjerë.

Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollën“Vladislav Ribnikar”.

Sipas informacioneve, ai fillimisht ka debatuar me rojën e sigurisë së shkollës, ka nisur ta sulmojë dhe më pas e ka qëlluar me gjakftohtësi.

Më pas ai ka hyrë në orën e historisë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit.

Tri fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve në rrugën Trišova, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë është në gjendje kritike.

Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur janë transportuar në Qendrën Emergjente.

Nuk dihen ende motivet të cilat e kanë shtyrë adoleshentin të kryente këtë masakër brenda ambienteve të shkollës fillore, ku ishte regjistruar.

Ndonëse ngjarje të tilla tragjike ndodhin kryesisht në Amerikë, ato nuk janë të rralla as në Ballkan.

Vitin e kaluar, një vrasje masive ndodhi në Cetinje të Malit të Zi , kur një sulmues vrau 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë.
Vlerësohet se qytetarët në rajon kanë nëntë herë më shumë armë se ushtria dhe policia, dhe për sa i përket sasisë së armëve për frymë, Serbia dhe Mali i Zi prijnë, sipas Anketës globale të Armëve të Vogla nga viti 2018.

Një nga rastet e fundit të të shtënave në shkolla në Serbi është regjistruar në shtator të vitit 2019 në Velika Plana, rreth 100 kilometra larg Beogradit. Një burrë i panjohur hyri me automatik në klasën e filozofisë së shkollës së mesme. Ai qëlloi, por nuk pati asnjë të lënduar.

FOTO GALERI
1/12

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...