2023-05-06
LUfta e II botërore, Plani mbrojti de-industrializimin e detyruar të Gjermanisë dhe Procesi gjyqësor i Nyrëmbergut
2023-05-05
Armend Kadri Mehaj u prit në takim nga homologu i tij italian, Guido Crosetto
Armend Mehaj (i lindur më 17 Korrik 1981) në fshatin Isniq të Deçanit, është Ministër i Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në detyrë që nga 22 Marsi i vitit 2021.
Armend Kadri Mehaj | |
---|---|
Armend Mehaj ka lindur më 17 Korrik të vitit 1981 në fshatin Isniq të Deçanit në Kosovë, ndërsa ka jetuar dhe vepruar në Oslo të Norvegjisë. Ai i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.
Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, me medaljen “Për shërbime të veçanta, me motivacionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.
Me këtë rast, Mehaj kishte deklaruar se dashurinë për vendlindjen e tij Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e ka të shenjtë.
“Ndjehem i privilegjuar që marr këtë dekoratë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit kombëtar”, ishte shprehur Mehaj.
GIZ i dorëzon MSH-së pajisje për menaxhimin e mbetjeve medicina
Ministria e Shëndetësisë dhe Agjensioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) nënshkruan sot aktin e dorëzim pranimit të pajisjeve medicinale për mbeturina medicinale, të cilat GIZ i ka siguruar për Ministrinë e Shëndetësisë.
Përmes një komunikate për media nga zyra e kësaj ministrie, thuhet se në ceremoninë e këtij nënshkrimi ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, të cilët paraprakisht zhvilluan një takim, ndërsa nënshkrimi i dorëzim-pranimit të pajisjeve u bë nga Sekretari i Përgjithshëm të MSh-së, Dr. Naim Bardiqi dhe drejtori i GIZ në Kosovë, z. David Oberhuber.
Vitia tha se sigurimi i pajisjeve për mbeturina medicinale është një kontribut i vlefshëm i Qeverisë së Gjermanisë përmes GIZ, në funksion të menaxhimit më të mirë të mbetjeve medicinale dhe ruatjes së shëndetit publik.
Kurse Ambasadori Rohde tha se ky është një kontribut për ta ndihmuar menaxhimin e mbetjeve medicinale, për të ndihmuar për një Kosovë më të shëndetshme dhe gjithashtu për ta përgatitur Kosovën për rrugën e saj për në Bashkimin Evropian.
GIZ ka siguruar një numër të pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale të cilat do t’u dorëzohen 34 Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komuna të Kosovës, sikurse edhe një transportuesi për bartje të mbeturinave medicinale.
GIZ, gjithashtu, në emër të Qeverisë Gjermane, është duke mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë Planin për Menaxhimin e Mbeturinave Medicinale (PMMM).
Vlera e pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale nga GIZ për Ministrinë e Shëndetësisë është 208,675.00 €./
Qeveria serbe njofton për ashpërsimin e masave për posedimin e armëve
Qeveria e Serbisë ka miratuar masa që kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme që “urgjentisht të përgatisë amendamente për Ligjin për armët dhe municionet”.
Amendamentet, siç u tha në njoftimin e Qeverisë serbe më 5 maj, do të ashpërsojnë kritere për posedimin e armëve të shkurta të zjarrit dhe ata që nuk plotësojnë këto kritere strikte, parashikohet blerja e detyrueshme e armëve.
“Këto masa po miratohen për të ulur për 90 për qind numrin e armëve të shkurtra që janë në posedim të personave juridikë dhe fizikë”, u tha në njoftim.
Për më tepër, amendamentet e reja në ligj do të mundësojnë edhe kontrollet e detyrueshme të qytetarëve që kanë të drejtë të posedojnë armë, përfshirë edhe armë për gjueti.
Në kontrolle do të përfshihen kontrollet mjekësore, psikiatrike dhe psikologjike, por edhe teste të detyrueshme për substanca psikoaktive. Këto kontrolle do të bëhen çdo gjashtë muaj apo një vit.
Ministria e Punëve të Brendshme po ashtu do të shqyrtojë edhe ashpërsimin e kritereve për posedimin e armëve të gjuetisë.
Para masave, moratoriumi për marrjen e licencave për posedimin e armëve të shkurtra të zjarrit, që u miratua më 4 maj 2023, Ministria e Brendshme, siç është paralajmëruar, do të marrë të gjitha masat për të garantuar moratoriumin për dhënien e lejeve për armët e gjuetisë.
Ministria e Punëve të Brendshme do të ftojë publikisht qytetarët që ilegalisht kanë armë zjarri dhe pajisje shpërthyese që t’i dorëzojnë ato brenda një muaji, pa u përballur me ndonjë pasojë.
Qeveria serbe i miratoi këto masa, pasi ato paraprakisht u prezantuan gjatë një konference për media më 5 maj nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Serbia ka shpallur tri ditë zie për shkak të dy sulmeve me armë zjarri.
Sulmi i parë ndodhi më 3 maj, kur një nxënës vrau tetë nxënës të tjerë dhe rojën e shkollës. Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.
Një ditë më vonë, në vendbanimet afër Beogradit, një 21-vjeçar dyshohet se vrau tetë persona dhe plagosi disa të tjerë./
Arrestohen daja dhe gjyshi që strehuan të dyshuarin për masakrën në Serbi
Policia ka ndaluar të afërmit, përkatësisht dajën dhe gjyshin e U.B, të riut nga Mladenovci, Serbi, i cili dyshohet se mbrëmë ka vrarë tetë dhe ka plagosur 14 persona.
Policia i ndaloi ata me dyshimin se U. B. ishte fshehur te ta pas krimeve në fshatrat e Mladenovcit.
Siç mëson jozyrtarisht media serbe “Nova”, familja po përgatiste festën e lavdisë së pagëzimit të festës së Shën Gjergjit në momentin e vrasjes.
Kujtojmë se vetëm një ditë pas vrasjes masive në një shkollë fillore në Beograd, një tjetër ka ndodhur mbrëmë. U. B. dyshohet se ka qëlluar në fshatin Dubonë, ku ka vrarë një polic të ri dhe motrën e tij, dhe ka qëlluar edhe në dy zona tjera afër Mladenovacit.
Sipas të dhënave të deritanishme, viktima më e vogël është një fëmijë 15 vjeç.
Lexo edhe:
Del fotoja e parë në pranga, ja autori i masakrës me 8 viktima në Serbi
Tjetër ngjarje e rëndë në Serbi, 8 të vrarë, dhe 13 të plagosur
Një muaj paraburgim për babanë e nxënësit që vrau nëntë persona në Beograd
Zyra e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji për babanë e 13-vjeçarit që vrau tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar më 3 maj.
Zyra e Prokurorisë tha më 5 maj se babai i nxënësit të klasës së shtatë, u mor në pyetje pasi ai, i identifikuar me inicialet V.K, u akuzua për “akte serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.
Siç ishte njoftuar paraprakisht “Zyra e Prokurorisë do t’i propozojë gjykatës që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, në mënyrë që të mos ketë ndikim te dëshmitarët dhe që të mos e përsëris veprën brenda një kohe të shkurtër dhe për shkak të ankthit të shkaktuar te publiku”.
Prokuroria tha se babai i 13-vjeçarit “gjatë seancës mohoi se ka kryer krimin” dhe se “paraqiti në detaje mbrojtjen e tij”.
“Dyshohet se V.K ka trajnuar djalin e tij për të përdorur armët e zjarrit dhe municionet duke e marrë me vete në shoqatën e qitësve për të ushtruar që të gjuajë me armë zjarri, pavarësisht faktit se ai është 13 vjeç dhe aktivitete dhe trajnime të tilla nuk janë të përshtatshme për moshën e tij”, tha Prokuroria në Beograd.
Sapo arriti në shkollë, nxënësi i dyshuar, i identifikuar me inicialet K.K, nxori armët e zjarrit nga çanta e tij dhe qëlloi rojën e shkollës, më pas nxënësit dhe mësuesin e historisë, tha më 3 maj Ministria serbe e Punëve të Brendshme.
Pas arrestimit, Ministria e Brendshme njoftoi se nxënësi kishte përdorur dy pistoleta për ta kryer sulmin dhe se armët i kishte marrë nga babai i tij.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, babai i nxënësit u arrestua. Ministri i Brendshëm, Bratisllav Gashiq, tha se të dyja armët ishin me leje.
Në njoftimin e Zyrës së Prokurorisë Publike u tha se i dyshuari “nuk kishte siguruar kushte për ruajtjen e sigurt të armëve dhe municioneve që ato të binin në duart e personave të paautorizuar, gjegjësisht që armët të ishin të mbyllura në kasafortë apo në ndonjë vend që nuk do të hapej lehtë”.
“Dyshohet se si rezultat i veprimeve të tij, më 3 maj djali i tij arriti të merrte në posedim dy pistoleta, që V.K ka leje për to, të cilat nuk ishin ruajtur në mënyrë të sigurt”, u tha në njoftim.
Sipas Prokurorisë, “fëmija mori armët dhe municionet në shkollë, ku ai shtiu me to dhe mori jetën e rojës së sigurisë dhe tetë nxënësve dhe plagosi rëndë gjashtë nxënës dhe një mësues”.
Prokuroria tha se sulmuesi i dyshuar “nuk ka përgjegjësi penale sipas ligjeve në fuqi, sepse ai është nën 14 vjeç” dhe se ai “është vendosur nën mbikëqyrje në një spital psikiatrik për fëmijë dhe të rinj”.
Punonjësit hibridë po raportojnë shëndet më të mirë mendor se përpara pandemisë
Ndërsa debati i punës në distancë dhe hibrid, kundër punës në zyrë vazhdon, një sondazh i ri sugjeron se rezultatet shëndetësore, mund të luajnë një rol në lëkundjen e punëdhënësve dhe punëkërkuesve.
Ndërsa puna në distancë, mund të ketë efekte të dëmshme në tru dhe trup dhe puna në zyrë mund të zvogëlojë kohën e lirë, diku në mes mund të jetë pika e “ëmbël” – të paktën kur vlerësohen metrikat shëndetësore.
Një studim i fundit, i publikuar nga International Workplace Group (IWG), një kompani që u ofron bizneseve zgjidhje hibride të vendeve të punës, zbuloi se punonjësit hibridë po flenë dhe po kryejnë aktivitet fizik më shumë, duke i kushtuar më shumë kohë krijimit të zakoneve të shëndetshme të të ushqyerit, si dhe duke raportuar se shpenzojnë më shumë kohë në punën e tyre, shëndetin dhe mirëqenien.
2,000 punonjësit hibridë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u studiuan, raportuan se flinin më shumë në krahasim me para pandemisë, duke arritur në 71 orë shtesë në shtrat në mëngjes në vit.
Sondazhi zbuloi se punonjësit hibridë shtrydhnin 4.7 orë stërvitje në javë, në krahasim me një mesatare prej 3.4 para pandemisë.
70% e punonjësve hibridë raportuan, se kishin më shumë kohë çdo ditë për të përgatitur një mëngjes të shëndetshëm dhe më shumë se gjysma, gjenin më shumë kohë për të gatuar vakte të ushqyeshme gjatë javës së punës.
“Nuk ka dyshim se puna hibride ka lehtësuar disa përfitime të mëdha shëndetësore,” thotë Dr. Sara Kayat, një mjeke e përgjithshme e NHS e cila bashkëpunoi me IWG në studim, në një deklaratë. “Një dietë e ekuilibruar, aktivitet fizik dhe gjumë i mirë, janë bazat e një stili jetese të shëndetshëm i cili po bëhet i mundur për shkak të kohës shtesë që ofron një model pune hibrid.”
Edhe pse jo domosdoshmërisht e qëllimshme, 27% e punonjësve hibridë raportuan humbje peshe, që nga fillimi i pandemisë dhe shumica e të anketuarve thonë se kjo ishte për shkak kohës më të gjatë të kaluar duke u ushtruar dhe për të përgatitur vakte ushqyese.
Aftësia për t’i dhënë përparësi gjumit, aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm, ka ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor të punonjësve hibridë.
Dy të tretat e të anketuarve raportojnë shëndet të mirë mendor, për shkak të stilit të punës hibride; 81% kanë më shumë kohë personale për të kaluar me të tjerët ose për t’iu përkushtuar shëndetit dhe mirëqenies së tyre.
Megjithatë, ekspertët thonë duhet koordinim i mirë për të kryer siç duhet punën hibride.
Nick Bloom, një profesor i ekonomisë në Stanford në podcast-in Forward Thinking të McKinsey Global Institute, thotë “Është situata ku të gjithë shkojnë në zyrë në të njëjtat ditë dhe të gjithë qëndrojnë në shtëpi në të njëjtat ditë”, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe miqësisë, duke vlerësuar fleksibilitetin e punonjësve.”
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...