2023/06/02

Albin Kurti nuk tërhiqet, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar pritet të vizitojnë Kosovën e Serbinë

 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme

Burime diplomatike  bëjnë ne dije se vizita pritet  të hënën dhe të martën, ku fokusi do të jetë për situatën e tensionuar që vijon prej ditësh në veri të Kosovës.

Prej ditësh në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023.

Të hënën, protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të efektivëve, e duke sulmuar mediat. Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Ish ministri i punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri lë qelinë, arsyeja që bindi Gjykatën të lirojë ish-ministrin

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lë burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin. Vendimi u dha në Gjykatën e Elbasanit, në orën 09:00.

Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.






              Ndërkohë, avokati i Tahirit shprehet se kushtet për lirimin e klientit të tij j

              anë plotësuar.

 “Janë kushtet që janë plotësuar. Saimir Tahirit i ka mbetur dhe një vit, shtatë muaj dhe 11 ditë. Kushtet thonë që të këtë fëmijë të mitur dhe ligji thotë që bashkëshortja të jetë në pamundësi dhe bashkëshortja e Tahirit është sëmurë. Nuk ka rrezikshmëri dhe vetë personi të mos ketë rrezikshmëri. Këto katër kushte që janë lehtësisht të provuara, e çuan gjykatën të ndryshojë masën”, u shpreh Maks Haxhia.

Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit, Habilajt kultivuan kanabis sativa.

Por, për të ulur dënimin dhe për të fituar lirinë, Tahiri ka futur në lojë të gjitha kartat.

Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK-u, shërbimi i provës dhe i burgosuri VIP iu drejtuan Gjykatës së Elbasanit.

Një kleçkë procedurale atëherë e bindi Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.

Ish-ministri i tha Gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të ekzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës.

Shërbimi i provës këmbëngulte se ish-zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua pasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër.

SPAK insistoi se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit:

I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,

Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”http://

Analisti Artur Zheji tregon të pathënat e konfliktit në veri të Kosovës

 

Analisti Artur Zheji i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story ka treguar disa prej detajeve në veri të Kosovës.

Zheji: Mua më vrau veshin ajo që tha që e folura e Kurtit iu duk Shqipërimit si Lavrovi, aq më tepër kur vjen nga Presheva e martirizuar. E folura e Kurtit me Lavrovin janë diametralisht të kundërt, as edhe për shaka nuk do t’i krahasoja. Të iki përtej kësaj, janë disa të dhëna që shoh shumë debate por nuk dalin në skenë. Nga Mitrovica forcërisht në vitin 2000 janë larguar 12 mijë shqiptarë. Është bërë një spastrim etnik, real, përtej Urës së Ibrit, unë kam shkuar në 99 në Mitrovicë, nuk më kanë lënë të kaloj Urën e Ibrit i shoqëruar nga francezë. Askush nuk ka folur për këtë dhe qeveritë e mëpasshme të Kosovës me nuanca të shpërqendruara për të mos thënë korruptive ndonjëherë s’kanë pas plane  për t’i rikthyer këta në banesat e tyre, në tokat e tyre.

Ministri i Brendshëm,dr. Xhelal Sveçla ka vizituar sot pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit







Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit.

Sveçla ka qëndruar në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Junake dhe në Urën e Bistricës.

Ai shkruan në Facebook se sovraniteti është i patjetërsueshëm.

 Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”, shprehet ai.

Ndërkohë, protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vazhdojnë edhe sot, për të pestën ditë me radhë. Aleanca ushtarake e NATO-s ka rritur praninë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pas tensioneve që ka shkaktuar hyrja e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Nga ana tjetër, Kosova është vënë nën presion diplomatik për të çtensionuar situatën. Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.

Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën: Zgjedhje të reja, të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to si dhe të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

2023/06/01

Kryekrimineli serb Aleksandër Vuçiç takohet me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit





Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë. Lajmin e jep kreu i shtetit serb, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto. Vuçiç është takuar edhe me udhëheqës të tjerë shtetëror të Ballkanit, si presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës. “Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.

Ramzan Kadyrov, lideri çeçen dhe një nga njerëzit e afërt me presidentin rus Vladimir Putin, tha se po monitoronte situatën në Kosovë.

Ai thotë se situata në Kosovë është shumë komplekse, dhe se në të ka edhe një palë të tretë – atë të nxitësve. Kadyrov akuzoi NATO-n për këtë. “Në këtë çështje nuk është e mundur të anosh as nga serbët dhe as nga kosovarët. Por ka një qëndrim të qartë dhe të vetëm që të dy duhet të mbajnë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me fenë”, tha Kadyrov. Ai vuri në dukje se Serbia e mbështeti hapur Rusinë “në luftën kundër nazizmit dhe satanizmit në Ukrainë”. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e njoh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO dhe çfarë metodash përdor për të nxitur konflikte. E gjithë NATO po përpiqet të korruptojë vendet me vlera tradicionale në një tufë njerëzish të këqij pa besim dhe nder. Aleatët perëndimorë, duke kuptuar se planet e tyre po dështonin në Ukrainë, vendosën të luftojnë kundër shërimit të plagëve në Ballkan. Është edhe më fyese që në njërën anë, të cilën NATO po e nxit, janë muslimanët kosovarë. Arsyeja zyrtare e konfliktit është aq qesharake dhe banale sa nuk ka dyshim për ndërhyrje nga jashtë. Përpara se të dyja palët të kenë kohë për të diskutuar ndonjë gjë, NATO tashmë po deklaron gatishmërinë luftarake dhe po tërheq forcat e saj në kufi. Ndërsa Ballkani po lufton me njëri-tjetrin, Perëndimi do t’i japë armë dhe do të jetojë në paqe. Mbani mend, është në avantazhin e Satanait të vendosë besimtarët kundër njëri-tjetrit nën çdo pretekst”, thotë ai. Sipas tij, zgjidhja për Kosovën është “refuzimi i intervencionimit të NATO-s”. “Atëherë do të ketë një kuptim të problemit dhe zgjidhjes së tij. Ka shembuj t shkëlqyer të bashkëjetesës së njerëzve të feve dhe kombësive të ndryshme. Por nuk ka shembuj të bashkëjetesës së mirë me ndërhyrësit e NATO-s”, tha Kadyrov. Gjithsesi, deklarimet e tij duhet marrë me rezervë, pasi lideri çeçen nuk gjen përkrahje as në vetë Çeçinë e tij as në botën islame lidhur me besnikërinë e tij ndaj Putinit në luftën ndaj Ukrainës. Gjithashtu, Rusia nuk po e ka pushtuar Ukrainën në emër të vlerave konservatore e as ka mbajtur në histori ndonjë flamur vlerash tradicionale. Ajo po tenton të përballet me Perëndimin me kompeksin e inferioritetit dhe ndenjën e madhështisë së komb, ku e vetmja gjë që trashëgon janë ambiciet tradicionale për pol kryesor në zhvillimet globale, nisur nga supremacia territoriale. Në këtë aspekt, një prej armiqve të saj tradicionalë është dhe Turqia muslimane, pasi ëndrra cariste ruse është marrja me çdokusht e Stambollit për të kontrolluar “çelësat e botës” që janë në këtë pikë të globit dhe që i posedon pra Turqia. Kështu që Kadyrov thjesht sajon një kredo morale të Rusisë për luftrat e saj, të cilën kurrë nuk e ka patur.

Daniel Serwer: SHBA mbështesin 100% Vuçiç, duan që Kurti t'i përkulet vullnetit tyre

 

Daniel Serwer: SHBA mbështesin 100% Vuçiç, duan që Kurti

Profesori amerikan Daniel Serwer në një intervistë për Euronews Albania, komentoi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Ai theksoi se SHBA po mbështet 100% Beogradin ndërsa shtoi se kërkojnë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet t’i përgjigjet vullnetit të Serbisë.

Sipas tij Kurti duhet të menaxhojë marrëdhëniet që ka me SHBA dhe BE.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin Beogradin në 100% dhe kërkojnë që Kurti ti përgjigjet vullnetit të Beogradit. Kjo është ajo çka po përpiqen të bëjnë. 

Mendoj se SHBA dhe BE do të vazhdojnë rrugëtimin që kanë zgjedhur dhe ajo që Kurti duhet të kuptoj është se si të menaxhojë marrëdhëniet me SHBA dhe BE, në mënyrë që këto dy të fundit të jenë në një pozicion më neutral”-tha ai.

‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?

Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kr...