2023-06-06

Krimineli Vuçiq është kriminel i luftës dhe e ka vendin në burg.

 





Prof. asoc. dr.

MUHAMET KELMENDI



Krimineli Vuçiq është kriminel i luftës dhe e ka vendin në burg. Ai nuk është kurrë palë e sigurt në dialogim. Krimineli Vuçiq bartë përgjegjësi për gjendjen në veri dhe pa e dënuar atë kurrë paqe nuk do të ketë.

Veprimet e Kurtit në veri janë vlerësuar nga ndërkombëtarët në aksione që po pengojnë marrëveshjen Kosovë-Serbi. Në këtë anë janë edhe një varg të masave të ndërmarra kundër z.Kurti dhe vetë Republikës. Dënimi i aksionit nga Sekretari i shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, është shumë i rëndë. Thirrja për tërheqjen e policisë speciale nga veriu, si dhe i lirimit të objekteve komunale, janë veprime ndëshkuese jo vetëm për Kurtin, por për tërë Republikën e Kosovës. E dëmshmja më e madhe është mos vlerësimi i krimit dhe i terrorit serbomadh të ndërmarrë nëpër protesta të dhunës. Nuk u dënua as ndonjë veprim i kriminelit Vuçiq. Juridikisht ka të drejtë Republika në veprimet e veta për të vendosur rendin dhe shtetësinë e vetë në veri. Serbia ka shkelur kështu çdo normë dhe parim mbi raportet ndër shtetërore dhe për një fqinjësi të mirë midis popujve. De-fakto është veriu i vendit i okupuar nga Serbia. Masat kanë për qëllim çlirimin e kësaj pjese të Republikës. Mirëpo, Kosova nuk e ka një a dy miq sikurse Serbia. Me shtetin imperialist rus dhe Kinën moniste dhe autoritare e shtypëse e ka shumë lehtë Serbia për të kërcënuar. BE dhe SHBA nuk duan të keqësohen raportet edhe më shumë me Rusinë dhe as me Kinën për Kosovën. Këtej, po tolerohet Serbia dhe nuk po dënohen veprimeg kriminale dhe terroriste të shtetit serb në Kosovë. Kosovës i mungon një mik i tillë. Në këto kushte, tërheqja e policisë speciale nga komunat në veri është hap i duhur. Ato mundë të zëvendësohen me njësitet e KFOR-it. Natyrisht se kusht mund të jetë edhe mos lejimi i futjes në objekte të nacional terroristëve serb, deri sa nuk zgjidhen çështjet përfundimisht. Kryetarët e zgjedhur mundë të vendosen në objekte tjera pranë komunave. Këtej, ka krijuar mendim BE dhe SHBA-të se z.Kurti nuk është palë me të cilin mund të bisedohet. Po, mund të bisedohet me kriminelin Vuçiq? Kjo është një çështje jo e drejtë e Z. Makron dhe e z. Scholz. Ose të dy janë të marr ose asnjëri. Kjo e dobëson edhe më shumë Kosovën. Me bisedimet Makron-Scholz, Osmani dhe Vuçiq tregohet një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës. Kështu nuk po dënohet vetëm z.Kurti po e tërë Republika. Dënimi kërkohet të jetë i dyanshëm. Kurrsesi i njëanshëm. Kjo ndikon në humbjen e kredibilitetit të BE-së dhe të tjerëve kundruall shqiptarëve. Krimineli Vuçiq është kriminel i luftës dhe e ka vendin në burg. Ai nuk është kurrë palë e sigurt në dialogim. Krimineli Vuçiq bartë përgjegjësi për gjendjen në veri dhe pa e dënuar atë kurrë paqe nuk do të ketë.


KOLONEL PROF.Aleanca e Kosovës me Amerikën është e pa prekshme, e përjetshme dhe pikë!

 


Aleanca e Kosovës me Amerikën është e pa prekshme, e përjetshme dhe pikë!




Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Meqenëse Kosova është një produkt i shteteve mike demokratike e në krye me Amerikën, duhet ta vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe të afërt me Amerikën e cila u tregua si mik i vërtetë i shtetit tonë, dhe vendimet që i merr Amerika ndaj Kosovës gjithnjë duhet të llogariten miqësore dhe me qëllime të mira, edhe nëse herë herë ato qëndrime përngjajnë si jo të këndshme, sepse mos të ishte Amerika, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur sikur që është tani.

-Zgjedhjet që ndodhën në komunat e Veriut u miratuan edhe nga Amerika dhe shtetet e BE-së, sepse ato pjesë te komunave mbetën pa zyrtar nëpër komuna. pasi dhanë dorëheqje të gjithë zyrtarët nga insistimi i Serbisë, duke filluar nga kryetarët e komunave, prokuroria, gjyqësia, policja dhe të tjerë, prandaj zgjedhjet u imponuan që të mbahen mbas disa muajve, pasi që edhe në afatin e parë të zgjedhjeve serbët i bojkotuan ato. Prandaj u caktua data e dytë e zgjedhjeve dhe prapë serbët nuk deshtë të marrin pjesë, i bojkotuan ato. Në zgjedhje dolën numër me i vogël i zgjedhësve edhe pasi qe serbët i bojkotuan.

Në ato zgjedhje fituan katër kandidat për kryetar nga subjektet politike shqiptare. Dhe të njëjtin kryetar të zgjedhur, tani duhet ti udhëheqin ato komuna. Zgjedhjet ishin korrekte dhe në mënyra ligjore të kryera që i përkrahen edhe Amerika dhe shtetet tjera të BE-së. Tani kur e dhanë betimin ata kryetar të zgjedhur nga votuesit e atyre komunave, dhe filluan punën nëpër ato komuna, serbët paramilitar të organizuar nga Serbia erdhën në ato pjesë të komunave të Kosovës në veri dhe i sulmuan KFOR-in dhe policinë e Kosovës, në territorin e Kosovës, me armë dhe mjete të forta si dhe me gurë, ku pati shumë të lënduar nga ushtarët e KFOR-it dhe policia, të lënduar ishin gjithsej 30 ushtar e polic.

Për këtë ndodhi u deklaruan si ambasadori i Amerikës dhe përfaqësues të shteteve të BE-së, se nuk është dashur që kryetarët e komunave të shkojnë në komuna për ti ushtrua detyrat e tyre dhe as policia e Kosovës nuk është dashtë të jenë nëpër ato pjesë rrethe komunave serbe të Veriut, edhe pse paramilitar serbe të ardhur nga Serbia ushtruan dhunë brenda territorit të Kosovës. Për shpërthimin e incidenteve u fajësuan përfaqësuesit kosovar. Tani në këto rrethana arrihet përshtypja që bota demokratike me këtë mënyrë të reagimit po e mbron Serbinë, me qëllimin që mos të përkeqësohen marrëdhëniet mes Amerikës dhe Serbisë, sepse Serbia ende i ka të freskëta bombardimet e vitit 1999 nga NATO-ja, prandaj ky tolerim ndaj Serbisë e banë të afërm Serbinë me Amerikën që ta vazhdoj dialogun sipas marrëveshjes së Ohrit, dhe një ditë në të ardhmen të arrihet pajtimi i këtyre dy shteteve mes veti.

Pra krejt qëllimi është që mos të tensionohen marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve dhe të arrihet jetësimi i marrëveshjes së Ohrit, dhe me këtë të marrin fund armiqësitë e kahëmotshme mes Serbisë dhe Kosovës. Tani është urgjente që Kosova ti merr seriozisht vërejtjet e para nga miqtë strategjik , sikur që ishte rasti për largimin e FSK-së nga “Defender Europe 2O23”, dhe paralajmërimin e sanksioneve të tjera për shkak të zhvillimeve në veri që po ndikojnë edhe për vënien në pikëpyetje të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes finale e gjithëpërfshirëse, të planifikuar për tu finalizuar gjatë këtij viti.


Koha është që të mobilizohet Qeveria Kurti dhe të del pa vonesë edhe me propozimin e vetë konkret për Asociacionin, të bazuar tërësisht në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, që nuk vë në asnjë element në dilemë dhe pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, por vetëm në funksion të dhënies më shumë hapësirë demokratike e të vetëqeverisjes lokale për integrim e zhvillim të komunitetit, pa asnjë ingerencë të vetme që prejudikon elementet e shtetit. Përfaqësuesi Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit në Bratisllavë me kryeministrin Kurti ka thënë se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe se urgjentisht duhet të ndodh depërshkallëzimi i saj.

“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka deklaruar Borrell. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka mbrojtur sërish veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Madje Kurti ka thënë në Bratisllavë se Borrellit dhe Lajçakut u ka bërë të qartë se do të kishte mirëkuptim nëse protestat e serbëve në veri do të ishin paqësore, dhe do të kishte mirëkuptim për zgjidhje me dialog në kërkesat e tyre, qoftë edhe ajo për përsëritje të zgjedhjeve.

“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta. Por jo grupet me simbole ‘Z’ që sulmojnë policët e ushtarët e KFOR-it e gjuajnë granata e thërrasin ‘vrisni, vrisni’. Te këto grupe fashiste ne nuk mund ta dorëzojmë demokracinë tonë”, ka deklaruar kryeministri Kurti. Për një takim mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim të situatës dhe vazhdim të dialogut me temat e zbatimit të marrëveshjes është angazhuar së fundi edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ai ka vazhduar ta bëjë përgjegjëse palën kosovare për situatën që është krijuar por po ashtu ka deklaruar se po punohet që të takon gjatë kësaj jave kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurtin dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Meqenëse Kosova është një produkt i shteteve mike demokratike e në krye me Amerikën, duhet ta vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe të afërt me Amerikën e cila u tregua si mik i vërtetë i shtetit tonë, dhe vendimet që i merr Amerika ndaj Kosovës gjithnjë duhet të llogariten miqësore dhe me qëllime të mira, edhe nëse herë herë ato qëndrime përngjajnë si jo të këndshme, sepse mos të ishte Amerika, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur sikur që është tani.

U deshtën një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës

 




                           Shkruan: Ramiz Tafilaj - Houston, Texas / SHBA

Ramiz TAFILAJ është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, Texas - SHBA. 

Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe mban  Titullin e lartë Presidencial “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.


Gjeopolitika e Fuqive të Mëdha, në historinë tonë si komb, zakonisht ka qenë e pamëshirëshme ndaj nesh. Qoftë në Kongresin e Berlinit (1878) apo Konferencën e Londrës (1912-‘13), si dy nga ngjarjet me peshën më të madhe historike e politike të historisë moderne, shqiptarët u dëmtuan jo vetëm territorialisht, por edhe si komb. Arsyeja e vetme, anipse jo e arsyeshme, ishte akomodimi i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës duke ledhatuar sa s’duhet vendet si Serbia.  Vetëm më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, një nga këto fuqitë e mëdha të kohës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen e Presidentit Woodroë Wilson, kishte ndërruar qasje: “Shqipëria duhet të jetë e pavarur,” kishte theksuar ky burrështetas amerikan duke përdorur veton që kishin SHBA-të kundrejt krejt planeve për të copëtuar Shqipërinë në tërësi, duke zhbërë kështu të vetmin shtet shqiptar në Europë dhe duke lënë shqiptarët komplet nën mëshirën dhe sundimin e shteteve fqinje, si Greqia, Mali i Zi e Serbia. Këtë fat nuk e patën Kurdët, të cilët nuk janë më as shtet e as kombe.

Besoj se nuk do shumë koment se si do ishim, apo më mirë thënë, si s’do ishim fare sot ndoshta as si shqiptarë e leje më si shtete që tani në kemi dy- Shqipërinë dhe Kosovën- pa këtë ndryshim drastik të politikës së SHBA-ve karshi shqiptarëve në Evropë të filluar nga Presidenti Wilson! Besoj se nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se vet ekzistenca jonë e sotme si shtet e komb është duke iu faleminderuar SHBA-ve.

U deshtën gati edhe një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës dhe realisht pagëzuesi i shtetit më të ri në Kosovë, Republikës së Kosovës, kur në linjë me Wilson më 1919, ishte George W. Bush më 2007 që kishte deklaruar midis Tirane se “mjaft është mjaft, Kosova do jetë e pavarur!”  

Sot, mbi një shekull pas shpëtimit të ekzistencës që na e bëri Amerika si shtet e komb dhe mbi dy dekada pas shpëtimit të Kosovës, që përsëri u bë falë SHBA-ve (kuptohet, edhe aleatëve të tjerë, gjithësesi) është shumë paradoksale të shihet një përkeqësim i marrëdhënjeve diplomatike në mes Kosovës e SHBA-ve. Kur kreu i diplomacisë së SHBA-ve e dënon publikisht Qeverinë e Kosovës dhe vet kreun e saj, dhe kur i fundit sillet si pasha ndaj aleatit më të pazëvendësueshëm e besnik të shqiptarëve e veçanërisht Kosovës, duket se busulla e orientimit gjeopolitik të Kosovës është totalisht e hutuar, për të mos thënë thellësisht e gabuar.

Bota dhe interesat politike ndërkombëtare as nuk varen e as nuk determinohen aspak nga Kosova. E kundërta është e vërtetë: veprimet e Kosovës- deshtëm apo s’deshtëm ne- orientohen, drejtohen dhe përcaktohen nga këto interesa. Krejt çka ne duhet të bëjmë është ta ruajmë kursin e veprimeve tona në linjë me SHBA-të. Pjesa tjetër është teknike.

Çfarëdo devijimi ynë nga kursi i një linje me SHBA-të është braktisje e një superanije për të ruajtur pozitën e një kapiteni të një barke as pa motor, në ujrat tmerrësisht të trazuara të një oqeani gjeopolitik ndërkombëtar. Stuhija që ka trazuar këtë oqean quhet Ukrainë. Andaj, siç e ka thënë edhe miku im i çmuar dhe ambasadori ynë pa portofol në SHBA, Dr. Faton Bislimi, “ky është momenti kur ne duhet të shohim përtej gardhit!” Ky është momenti kur ne duhet të jemi vizionarë e të mos luajmë me formalitetet kundrejt realiteteve. Teoria është e bukur në shpjegimin e fenomeneve, por është praktika ajo që i shkakton fenomenet. Sovraniteti si koncept teorik është impresiv, sidomos për një vend si Kosova, por realizimi i tij praktik është shumë i komplikuar sesa shihet nga kuptimi i shkronjave në ligj a kushtetutë. Fundja, edhe vet Kushtetuta flet jo vetëm për kuptimin bukfal të shkronjës, por edhe të shpritit të saj- pra, domethënjes së qëllimit për të cilën ajo është aty.

Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Republikës. Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe. As Amerikanët. Por, krijimi i një situate që ndoshta qëllimin e ka pasë shumë të mirë, por rezultatin goxha të keq, nuk i shërben Republikës së re të Kosovës. Nëse çarja me SHBA-të bëhet normë, Kosova humbë. Ne fitojmë, siç na mëson historia, vetëm atëherë kur jemi në linjë me SHBA-të. Fitore tjetër as nuk kemi pasë, e frigoj as që do të kemi. Po e lëshuam superanijen SHBA, dallgët e oqeanit të trazuar politik mund ta gëlltisin shpejt barkën tonë të vogël pa motor. Kapiteni e krejt ekuipazhi i tij s’do marrin lavdinë për fundosjen e atyre pasagjerëve. Pos mallkim!

Huoston-Teksas,më 6 Qershor 2023


Dipolmati amerikan Gabriel Escobar - Kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurtit i jep ultimatum Ke dy ditë afat për t’u pajtuar me kërkesat e SHBA’së dhe BE’së

 Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, ka thënë se raportet që administrata amerikane i ka aktualisht me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk i prekin raportet mes dy vendeve dhe popujve.

Escibar shtoi se SHBA ka qenë përkrahja më e madhe e Kosovës.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e afektojnë këtë sentiment” ka thënë Escobar.

“Por i kemi disa sfida në raportet bilaterale derisa po merremi me Kryeministrin Kurti. Dua të jem shumë i sinqertë SHBA ka qenë përkrahësi juaj më i madh dhe më dhemb që shoh se njerëzit mendoj se disi po e çojmë raportin tonë me Kosovën për përfitime të Serbisë. Dua t’ju rikujtoj Serbia ka qenë kundër pavarësisë tuaj më 2008 dhe ne shkuam përpara, ata ishin kundër fsuahtës për njohje dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër Këshillit të Evropës dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër zgjedhjeve dhe rezultateve dhe ne thamë se ato ishin të drejta dhe të lira” ka thënë Escobar.

Escobar - Kurtit: Ke dy ditë afat për t’u pajtuar me kërkesat e SHBA’së dhe BE’së

Që të pajtohet me kërkesat e SHBA’së dhe BE’së për situatën në veri, emisari amerikan, Gabriel Escobar, i ka dhënë dy ditë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“E para është deeskalimi, e dyta është duam të shohim zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe e treta duhet menjëherë të lëvizim drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit që nënkupton se duhet të shohim përpjekje reale nga Kosova që të angazhohet për Asociacionin dhe po ashtu duhet të shohim hapa nga Serbia. “Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajcak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”, tha Escobar në një takim me gazetarë.

Escobar tha se nëse Kosova nuk do të ndërmarrë veprimet e kërkuara do të ketë pasoja, por se ato s’do të ndikojnë në raportet afatgjate mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Dua të bëj të qartë, që ne nuk e shohim këtë si pasojë për marrëdhëniet tona afatgjata, por veprimet e marra ose jo të marra do të kenë disa pasoja që do të ndikojnë pjesë të raporteve tona. Nuk dua të flas për këtë”.

Escobar tha se raportin me Kosovën s’e kanë të njëjtë si me Serbinë kur u pyet për atë se një pjesë e opinionit e pa si ndëshkim vetëm të Kosovës dhe jo të Serbisë.

Nënë e bijë ‘çmendin’ rrjetin, publikojnë foto seksi për të fituar para

 

Një nënë iu bashkua vajzës së saj në platformën OnlyFans, pasi kuptoi se sa para po fitonte.

Zonja Wood si fillim vendosi të mësonte më shumë në OnlyFans, pasi vajza e saj pati shumë sukses. Tani ajo poston foto provokuese dhe me shumë pak rroba në trup së bashku me vajzën e saj për të fituar sa më shumë para.

Në llogarinë e saj ajo shkruan: Përshëndetje, jam nëna e Melit. Mos kini frikë të bini në dashuri me një mami. Vetëm ndiqni një rregull të thjeshtë, kjo është mbretëria ime, hyni nëse doni të dominoheni.

Për të ndihmuar mamanë e saj të fitojë më shumë fansa, Melanie ndau një seri fotosh duke pozuar së bashku me të brendshme. Ajo postoi fotot të dielën 4 qershor dhe nuk u desh shumë kohë që ndjekësit të bien në dashuri me ato të dyja.

  • Melanie e cila ka 64,400 ndjekës në Instagram ka shkruar: A e ndiqni mamin tim të bukur? Ajo do të postojë shpesh përmbajtje të reja në llogarinë e saj. 





I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar: Sot dhe nesër duhet të arrihet pajtimi për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës

 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha të martën se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të arrihet sot dhe nesër.

Ai i bëri këto komente pas takimeve me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë bashkë me të dërguarin e posaçëm evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë të cilave thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.

Escobar tha se të premten ai dhe Lajçak duhet t’u raportojnë udhëheqësve të tyre nëse ishin të suksesshëm apo jo, ndërsa paralajmëroi pasoja në rast dështimi.

“Për Kosovën, do të dërgojë një sinjal të fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne dhe mendoj se kjo do të ishte për keqardhje. Meqë ra fjala, jo Kosova por kryeministri. Dua ta bëj shumë të qartë se ne nuk e shohim këtë si një ndikim afatgjatë në marrëdhënien tonë por veprimet e ndërmarra ose jo mund të kenë disa pasoja që do të ndikojnë një pjesë të marrëdhënies”, tha Escobar.

Ai e cilësoi ‘hutues’ qëndrimin e qeverisë së Kosovës kundër këshillave amerikane për të mos dërguar me forcë kryetarët shqiptarë të komunave në veri që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga partitë serbe. Ai tha se ka sfida në marrëdhëniet dypalëshe që kanë të bëjnë me kryeministrin Albin Kurti dhe i quajti të dhimbshme mendimet se Shtetet e Bashkuara po i drejtojnë marrëdhëniet dhe angazhimin tonë për Kosovën në dobi të Serbisë.

“Ne nuk i kemi të njëjtat marrëdhënie me Serbinë si me Kosovën. Serbia nuk është kandidate për anëtarësim në NATO, ajo po kalon një kohë sfiduese në integrimin e vet evropian dhe ne prisnim që Kosova të jetë shumë më larg. Shuma e parave që ne i përdorim për të mbështetur institucionet tuaja, duke përfshirë sigurinë tuaj përmes KFOR-it, nënkupton që kemi një marrëdhënie tjetër. Kjo nuk do thotë që nuk e mbajmë Serbinë përgjegjëse për disa gjëra që po ndodhin dhe ua kemi bërë shumë të qartë se sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme”, tha Escobar.

Tridhjetë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s u plagosën të hënën ë kaluar në përplasje me grupet e protestuesve serbë që kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave. Prishtina akuzoi grupet e mbështetura dhe financuara nga Serbia dhe me lidhje me Rusinë për nxitje të dhunës.

Escobar tha se Rusia e shfrytëzon këtë situatë dhe përfiton prej saj, por Rusia nuk po e drejton këtë.

“Ky është dështim i udhëheqjes politike të të dyja palëve për të përparuar në ripajtimin ndëretnik. Pikë. Ne e kemi tërë vullnetin e mirë për t’i sjellë Serbinë dhe Kosovën në një pozitë më të mirë, në marrëdhënie jo domosdoshmërisht miqësore, por paqësore, të normalizuara dhe që i afrojnë me Bashkimin Evropian”, tha Escobar.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë menjëherë marrëveshjen ë arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Nga Kosova pritet themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, tha ai duke nënvizuar se ai do të ndodhë por çështja është me kënd dhe sa gjatë duhet pritur.

Ne e dimë se si duhet të duket Asociacioni dhe e dimë si nuk duhet të jetë. Kemi nevojë të fillojmë tani. Mund ta kemi statutin në një ditë nëse duam. Nuk e kuptoj vonesën. Për mua, Kosova duhet ta përcaktoj veten jo nga Serbia por nga vlerat e saj, nga marrëdhëniet e saj jo me 6 milionë banorë të Kosovës por 700 milionë banorë të komunitetit euro-atlantik. Dhe ende sa herë flasim me këtë kryeministër dhe zëvendësin e tij, e tëra për çfarë duan të flasin është Serbia”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara duan të flasin për integrime më të mëdha të Kosovës, u shpreh Escobar.

Gabrijel Escobar e mirosllav Lajçak takojnë Vjosa Osmanin/ Takime me krerët e opozitës dhe Listën Serbe

 

Të dërguarit ndërkombëtar Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë vazhduar qëndrimin e tyre edhe të martën në Kosovë.

Në mëngjes takuan presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, e cila pas takimit përmes një njoftimi tregoi se Kosova do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtar për ç’tensionim të situatës dhe ka kërkuar hetim për grupet që në veri sulmuan KFOR-in, EULEX-in dhe gazetarët e policinë, ku shtoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat veriore mund të mbahen vetëm në bazë të kornizës kushtetuese e ligjore.

Emisarët e SHBA-së dhe BE-së takuan edhe partitë opozitarë që pas takimit u shprehën të shqetësuar me situatën e krijuar dhe kërkuan reagim nga presidentja e Kosovës

“Përgjegjësia është tek qeveria dhe tek presidentja. Populli i ka zgjedhur këta njerëz për t’i qeverisur, për t’ja zgjidhur problemet dhe jo për t’i shkaktuar probleme. Fatkeqësisht këto dy vite ne kemi vetëm kriza të shkaktuara nga kryeministri, mbështetur dhe nga presidentja. Është e paarsyeshme që presidentja vazhdon të heshtë”, u shpreh kryetar i PDK, Memli Krasniqi.

“Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova ka me aleatët e saj dhe të paqarët për shkak të mungesës së planit dhe gadishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim nga aleatët tanë. Në këtë fazë Kosovës, qytetarëve tanë i mbetet të shohin dhe pasojat që mund të vijnë nga një relacion i tillë”, u shpreh Lumir Abdixhiku kryetari i LDK.

Për tensionet në veri dhe kërkesat e serbëve, Lajçak dhe Escobar takuan edhe Listën Serbë por që asgjë nuk u bë e ditur nga ana e palëve.

Misionin për ç’tensionim të situatës emisarët do ta vazhdojnë të martën në Beograd.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...