Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/08

Shumë shtete të Europës po diskutojnë rikthimin e shërbimit ushtarak, i cili u hoq masivisht në kontinentin e vjetër pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

 


Të nxitur duket edhe nga lufta e Ukrainës, shumë shtete të Europës po diskutojnë rikthimin e shërbimit ushtarak, i cili u hoq masivisht në kontinentin e vjetër pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Në vazhdën e rënies së Murit të Berlinit, detyrimi i përgjithshëm për shërbim ushtarak dukej se ishte një model i vjetërsuar. Gjermania e pezulloi atë krejtësisht në vitin 2011, me idenë që mund të aktivizohej vetëm nëse Bundestagu konstatonte një rast tensioni ose mbrojtjeje, siç parashikohet në Kushtetutën Gjermane. E njëjta gjë vlen për shumë vende të tjera evropiane.

Që nga viti 1993, nga 29 vendet evropiane që janë sot anëtare të NATO-s, përfshirë Turqinë, vetëm gjashtë e kanë mbajtur shërbimin e detyrueshëm ushtarak deri sot. Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë pasur ushtri thjesht profesioniste prej 50 vjetësh ose më shumë.

Por pas agresionit rus kundër Ukrainës, shumë vende rritën buxhetet e mbrojtjes e kanë nisur të mendojnë edhe rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Menjëherë pas aneksimit të Krimesë, Ukraina në 2014-tën dhe Lituania një vit pas saj, e rivendosën këtë shërbim për meshkujt të moshave 18-26 dhe 25 vjeç. Por pas sulmit të Rusisë shkurtin e vitit të kaluar, qeveria ukrainase vendosi që të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç mund të thirren për të shërbyer në ushtri.

Ndër vendet e tjera që po mendojnë rikthimin e shërbimit ushtarak janë Letonia, Rumania, Holanda dhe Suedia, Franca dhe Gjermania.

Arkeologët amerikanë kundër shkrirjes së Albanologjisë, i dërgojnë letër qeverisë: Jemi të shqetësuar!

 

Arkeologët amerikanë që punojnë në universitetet e SHBA kanë shprehur përmes një letre kundërshtinë e tyre në lidhje me shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA).

Përmes letrës, ata i bëjnë thirrje qeverisë që ta rishikojë këtë vendim dhe shprehen të nderuar për bashkëpunimin që kanë bërë ndër vite me arkeologët shqiptarë.

Ne, të nënshkruarit, me këtë letër shprehim kundërshtimin tonë të fortë ndaj planit të njëanshëm të qeverisë shqiptare për shpërbërjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), duke përfshirë Institutin e Arkeologjisë dhe për ta rikrijuar atë në kuadër të Akademisë së Shkencave.

Ne jemi arkeologë që punojmë në universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në institucione të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi kryer kërkime arkeologjike të përbashkëta në Shqipëri, duke punuar me arkeologë nga Instituti i Arkeologjisë, disa prej nesh për shumë dekada. Kështu që ne ndihemi të kualifikuar për ta gjykuar këtë plan dhe efektet e tij të mundshme në praktikën e kërkimit arkeologjik në Shqipëri në përgjithësi dhe në bashkëpunim me arkeologët amerikanë në veçanti.

Jemi veçanërisht të shqetësuar:

SE arkeologët e Institutit të Arkeologjisë nuk janë konsultuar rigorozisht lidhur me këtë plan, i cili do të ndikojë fuqishëm tek ata dhe tek aftësia për të kryer punën e tyre;

SE zhvendosja e ASA-s dhe Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave pa marrëveshje të ndërsjellë, do të shtojë një shtresë burokracie më shumë dhe mbikëqyrjeje, duke e mbytur lirinë akademike dhe kërkimin inovativ; dhe

SE efektet e këtij plani në burimet, buxhetet dhe personelin e Institutit të Arkeologjisë nuk janë bërë të ditura plotësisht.

Për këto arsye, ne e nxitim fuqimisht qeverinë shqiptare të rishqyrtojë planin në lidhje me të ardhmen e ASA-s dhe në vend të kësaj të angazhojë anëtarët e saj në diskutime të hapura për mënyrën më të mirë për t’i mbështetur ata, me qëllim që studimet albanologjike në Shqipëri, përfshirë arkeologjinë, të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Në vitet e fundit, arkeologjia shqiptare, e udhëhequr nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë, ka zënë më në fund vendin e saj të merituar në skenën ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar se zhvendosja e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të prishë këtë sens të ri të vrullit.

Në vitin 2021 u nënshkrua me Shtetet e Bashkuara Marrëveshja e Pronës Kulturore për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike shqiptare. Ky memorandum do të sjellë jo pak interes dhe investim për arkeologjinë shqiptare nga ana e arkeologëve amerikanë. Si kundërpërgjigje, qeveria shqiptare duhet të zgjerojë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet amerikanëve dhe arkeologëve shqiptarë, në kuadër të një instituti të pavarur kushtuar kërkimit të pastër arkeologjik, duke mos kufizuar mundësi të tilla.

Në të vërtetë, kur realizohen mundësitë për bashkëpunim të hapur mes arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë, ndodhin gjëra të mira. Për shembull, artefaktet shqiptare janë paraqitur dukshëm në “Mbretërit e Parë të Evropës”, një ekspozitë ndërkombëtare që u hap kohët e fundit në Muzeun e Historisë Natyrore në Çikago, Illinois. Çdo komb i Ballkanit merr pjesë në këtë ekspozitë, përfshirë Shqipërinë, dhe pjesëmarrja e Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur pa lidhjet e krijuara midis arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë në Institutin e Arkeologjisë. Sipas mendimit tonë, duke pasur parasysh suksesin e kësaj ekspozite, Instituti i Arkeologjisë, stafi duhet të ishte vlerësuar për punën dhe përkushtimin e tij të palodhur, jo t’i nënshtrohej një plani për shpërbërje dhe riorganizim, për të cilin ata vetë nuk kanë rënë kurrë dakord.

Për ta mbyllur, e shkruam këtë letër sepse mbetemi të emocionuar dhe të përkushtuar ndaj arkeologjisë shqiptare. Kolegët tanë në Institutin Shqiptar të Arkeologjisë kanë ndarë me ne trashëgiminë e jashtëzakonshme arkeologjike të Shqipërisë, duke na lejuar që të marrim pjesë në studimin e saj, një nder dhe privilegj që nuk mund ta shpërblejmë kurrë plotësisht. Shpresojmë që plani për transferimin e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të rishqyrtohet dhe në vend të tij do të ndiqet një dialog i sinqertë për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare, duke përfshirë arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë”, thuhet në letër.

Mimoza Kusari-Lila: S’kemi nevojë për një shpëtimtar që të na ofrojë draft-statutin

 

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka konfimruar se kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës për draft-statutin e parashtruar nga qeveria shqiptare presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Ne skemi si ta shohim për shkak se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë edhe vetë kryeministri Rama, ai nuk është konsultuar me ne.  Mendoj që specifikat dhe rrethanat e këtij procesi në Kosovë, janë të tilla që duhet pasur në konsideratë të gjithë historinë e këtij procesi dhe natyrisht edhe rëndësinë e rrjedhës përpara bazuar në parime.

Kryeministri Kurti e përmendi edhe në seancë që pret që më tutje të elaborohet në vizionin apor edhe parimet e draft-statutit dhe jo në kapërcimin e menjëhershëm, ku çështja e draft-statutit të asociacionit kthehet në një çështje pazaresh: një version kesh dhe versioni tjetër bazuar në parimet e Republikës së Kosovës dhe të gjitha parimet e tjera për të cilat ka dhënë garancë bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA me Bashkimin Evropian.

Ne nuk duhet të hyjmë në një proces në të cilin duhet të ndryshojmë versione të draft-statutit, për të përfunduar në një format të një shteti në të cilin jetojnë komunitete të tjera jo shumicë”- tha Kusari-Lila.

E pyetur nëse ka interes qeveria e Kosovës për të parë draft-statutin, Kusari Lila tha se ata s’kanë nevojë për shpëtimtarë të vetëofruar, por për një draft që do të ketë në fokus drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë.

Interes qeveria e Kosovës ka që të diskutojë mbi vizionin dhe parimet, ne kemi parë draft-statut megjithëse jo nga Shqipëria. Kemi parë një që u bë nga ekipi menaxhues i mandatit të shkuar.

Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar që të na ofrojë draft-statutin. Ne kemi nevojë për pronësi dhe elaborim të parimeve në fokus me drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë, me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”- tha Lila.

U emërua drejtuese e SHISH, Yuri Kim i shkon në zyrë Vlora Hysenit! Në fokus siguria kombëtare

 Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ish-kryeministri tha se kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Edi Ramës dhe padronit të tij Aleksandër Vuçiqit  kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë këtij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.

Sipas tij, kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informacione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Edi Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.

Vlora Hyseni ka qenë drejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe ishte shkarkuar nga ky post më 30 qershor, 2021.

POSTIMI I PLOTË:

Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s.
Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqiperisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.
Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.
Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Sherbimin Inteligjent të një vendi antarë të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit te Madh.
Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informocione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.
Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra.



Krye-Agjentja e SHISH-it Vlora Hyseni 


Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komsionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese të dërguar më 31 maj 2023  i ka kërkuar sqarime Presidentit Begaj në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd.

“Duke qenë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, vizita e Kryetares së SHISH, të një vendi anëtar tek një vend jo partner dhe jo anëtar i NATO-s, ka krijuar shqetësim madhor. Kjo për arsye se SHISH përfaqëson një institucion kryesor të Sigurisë Kombëtare. 

Gjithashtu kjo vizitë rrit misterin dhe ngre shumë pikëpyetje, pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb,Aleksandër  Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon.

Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare kërkoj të informohem rreth motivit të kësaj vizite enigmatike, arsyet dhe qëllimi i saj.

A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre?A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite?

Kërkoj që informacioni të më vihet në dispozicion brenda një afati kohor prej 5 ditësh”, thuhet në kërkesën e Nokës drejtuar Presidentit Begaj.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar Drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, për ta uruar për detyrën e rëndësishme.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një mesazhi në faqen zyrtare në rrjetet sociale shkruan se në fokusin e bisedimeve ka qenë siguria kombëtare.

Palët ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën, ndërsa Kim shprehu mbështetjen amerikane në përpjekjet shqiptare për të përballuar sfidat e sigurisë në mënyrë efektive.

 “Ambasadorja Yuri Kim vizitoi sot Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Edi Rama zbulon kush e hartoi draftin dhe pse: Kosova, përplasje me ata që hodhën bomba për të lartësuar kombin tim

 

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e përpjekje për të çtensionuar konfliktin aktiv në Veri të Kosovës.

Nga salla e Hartave në kryeministri tregoi iniciativën për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit dhe çuarjen përpara siç ngulmojnë amerikanët në krijimit të Asocacionit.

“Dje i kam përcjellë presidentit Emanuel Macron dhe kancelarin Olaf Sholz një draft të Asosacionit për të cilën kam vënë në dijeni presidentin e Këshillit Europan Sharl Mishel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht nëse do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës që bën atë që bën herët e tjera, palët nuk po merren dot vesh as jush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do ketë ky tekst.

Kreu i qeverisë shqiptare shpjegoi se përse nuk mund të japë detajet e këtij draft propozimi iniciuar prej tij .

“Natyrisht ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që ky dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha për krijimin e Asocacionit dhe në konsideratë se Asocacioni është pjesë e furnizimit të jetës në republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e gjykatës së Kosovës. Uroj që ky material të vlejë që ta çojë në nivel tjetër dialogun dhe të bëjë palët të flasin për gjëra konkrete për gjëra që lidhen me përfundimin e dialogut”.

Kryeministri Edi Rama thotë se po e tregon publikisht këtë përfshirje për zgjidhje, pasi situata po bëhet alarmante dhe se ai nuk mund të qëndronte spektator e të shikojë Kosovën të tkurret në sytë e atyre që krijuan shtetin e Kosovës.

Si

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mori vendimin për të hartuar draftin për Asocacionin, pasi nga lëvizjet e interlekutorëve u sigurua që askush nuk do të merrej me shkrimin e tij.

Sipas Ramës, drafti është punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se dy palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën.

Por si u prit drafti i parashtruar prej qeverisë shqiptare nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz? Rama nuk dha detaje për këtë çështje, duke theksuar se ka bërë thjesht detyrën.

“Nuk hyj fare në këto. S’ka asnjë rëndësi, unë kam bërë vetëm detyrën sepse e dija që ne do të mbërrinim në një pikë të tillë sepse i kam parë interlekutorët, i kam lexuar si duhet për fatin e keq të Kosovës dhe në kushtet kur askush nuk merret dot vesh se kush duhet ta shkruaj si draft, ky është një kontribut i shkruar nga njerëz që janë ajka në mendimin juridik botëror”, shprehet Rama.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë konsultim paraprak me Kurtin apo nëse ka marrë garanci nga Serbia se ky draft do të vihet në zbatim, Rama përgjigjet se nuk është aty për asnjërën nga palët, por për Kosovën. Me nota patriotizmi, Rama tha se e ndjen si detyrë ndaj kombit shqiptar të flas, kur sheh se një pjesë e saj po përplaset me ata që dikur hodhën bomba për të lartësuar kombin tonë.

Duke ritheksuar se drafti është neutral, Rama sqaron se nuk ka asnjë interes personal në çështje.

“Nuk është detyra ime të konsultohem as me njërën palë, as tjetrën. Për më tepër tashmë që jam kryeministri i Shqipërisë, kjo e bën pozicionin tim edhe më të vështirë. Sepse vetvetiu, dua apo s’dua unë, jam palë.

Drafti është neutral në këtë pikë, nuk është bërë as për njërën as për tjetrën palë, por për Kosovën. Për mua është Kosova mbi të gjitha, dhe jam këtu për Kosovën, nuk jam këtu as për njërin as për tjetrin, as për veten time fare. Sepse unë nuk marr vota në Kosovë dhe nuk kam asnjë interes në Kosovë në aspektin personal, as profesional, as partiak, as politik ngushtësisht. Por si kryeministër i Shqipërisë që sheh se si një pjesë e kombit tim po hynë në një kurs përplasje me ata që e lartësuan kombin tim si asnjë herë më parë dhe hodhën bomba për kombin tim, unë e ndjej detyrë ndaj kombit tim që t’i them këto fjalë”, tha Edi Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç,Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç,

Presidenti i Serbisë,kryeçetniku serb  Aleksander Vuçiç, tha se nga 9 deri më 12 qershor 2023  do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë, ndërsa protestuesit serbë në Leposaviç, Zubin Potok dhe në Zveçan vazhdojnë të protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit 2023. 

Në një konferencë për shtyp në Beograd,Aleksander
  Vuçiç tha se protestuesit serbë po luftojnë për të drejtat e tyre ndërkohë që vetë ai nxiti serbët e veriut të bojkotonin zgjedhjet, duke sjellë forcat ushtarako-policore në afërsi të kufirit më Republikën e Kosoves.

Rusia tani flet për ‘luftë’ / Edhe Vlladimir Putin harron ‘operacionin e posaçëm ushtarak’

Vladimir Putin



Prej më shumë se 15 muajsh, rusia po lufton një luftë në Ukrainë që Kremlini refuzonte ta quante luftë. Por kjo tani po ndryshon. Edhe vetë presidenti Vladimir Putin, po e përdor fjalën luftë më shpesh. Kur trupat e Putinit hynë në Ukrainë më 24 shkurt 2022, ai e quajti atë një operacion të posacëm ushtarak, një eufemizëm të cilit kremlini, ministrat dhe mediat shtetërore nuk iu ndanë.

 Quajtja e konfliktit, ‘luftë’, ishte efektivisht e jashtëligjshme në rusi për shkak të ligjeve të ashpra që u miratuan menjëherë pas pushtimit.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...