Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/06/12
53 vite më e re!/ Kush është gruaja e fundit e Silvio Berlusconit
Olta Gixhari “çmend” fansat me fotot e saj, në pushime në bregdetin turk.

Ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari ndodhet me pushime në Turqi së bashku me familjen e saj. Ajo
Ajo nuk ka ngurruar të ndajë momente nga pushimet e saj me familjen, por edhe foto provokuese me bikini.
Përmes disa fotove, aktorja ka treguar linjat e saj perfekte, ku një prej tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Ajo shihet duke pozuar në ballkon me një filxhan çaji në dorë.
Aleanca e Atlantikut të Veriut po zhvillon stërvitjen më të madhe ushtarake në historinë e saj.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, stërvitja simulon një sulm ndaj një anëtari të aleancës verioatlantike të NATO-së.
Stërvitja Air Defender 2023 është paraqitur si një shfaqje force për Rusinë, me rreth 10,000 pjesëmarrës dhe 250 avionë nga 25 vende.
Suedia, e cila shpreson të bashkohet me aleancën, dhe Japonia po marrin pjesë gjithashtu në stërvitje.
Avionët e parë u ngritën mëngjesin e sotëm nga fushat ajrore në veri të Gjermanisë.
Vetëm SHBA po dërgon 2000 trupa personel të Gardës Kombëtare Ajrore dhe rreth 100 avionë.
Përpara stërvitjes, Amy Gutmann, ambasadorja e SHBA-së në Gjermani, tha: “Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance. Dhe kjo përfshin zotin Putin.”
Gjenerali Michael Loh, drejtor i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA, tha se stërvitja shkon përtej parandalimit.
“Kjo ka të bëjë me atë se çfarë do të thotë të dalësh kundër një fuqie të madhe,” tha ai.
Kjo stërvitje ushtarake do të zhvillohet deri më 23 qershor 2023.
Plani “ Edi Rama” për Kosovën/ Publicisti Veton Surroi: Problemi në Kosovë nuk është mungesa e draft-statuteve
Për publicistin Veton Surroi, problemi i tensioneve në Kosovë nuk është mungesa e draft-statuteve, por respekti i ndërsjellë i dy palëve të përfshira.
I pyetur në Top Story nga Grida Duma për për propozimin e një drafti nga kryeministri Rama për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Surroi tha se nuk ka “arbitër” në këtë situatë.
“U përpoqa ta kuptoja çka është. Thjesht nga perspektiva e mekanikës, nëse doni t’i ofroni një dokument pajtimi dikujt do të kishte qenë e udhës në një telefonatë a një takim me Kurtin. Nuk ekziston arbitri. Nëse një dokument i tillë i jepet president Macron dhe Scholz, zyrave të tyre, atëherë pos gjërave tjera ka hyrë në mekanikën e gabuar të hapave negociator.
Problemi nuk është mungesa e një draft-statute, problemi është pranimi i konceptit themelor franko-gjerman. Respekti i ndërsjellë i dy shteteve. Në fund të fundit do e zgjidhin vet palët me ndërmjetësim.”-tha Veton Surroi.
2023/06/11
Anatomia e poetit
Nga Flori Bruqi
Eca nëpër venat e trupit tënd
I bëra analizat e DNK-së.
autopsinë gjenetike
dhe i gjeta pjesët w trupit
që i mbështolla 7 pashë nën dhe
dhe në lëkurën tënde
I gjeta të syrgjyrosura vargjet e tua
mbi të cilat binte shi i imët
E pashë më sytë e mij,Olimpin plak
Tymnajat e Dukagjinit
Dhe e preka më dorë ballin
Atdheu,i cili ishte i plotë me ujë
e gjeta Drinin plak,Vjosën,Shkumbinin
Dy detet takanjozë ishin plotë më shkëmbijë
Mbi to ishte qielli me Galaktikat e saja
Aty ishte-gjaku yt
Ti i kishe rrënjet tua -thellë në Dardani
Ndërsa diku n' horizont
kur shkove në amshim
I varrose përjetësisht poezitë.
N♪ rrjedhat e Lumit
se ti ishe vet1% Dieli
Poet,Sylejman Krasniqi!
Prizren ,10.06.2023
2023/06/09
“Lëvizje e rrezikshme”, vjen paralajmërimi për Kosovën: Çmenduri - ja çfarë fshihet në ‘sirtarët’ e Ramës dhe Vuçiqit!
NGA: A.M.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asociacionit, për të cilin e kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës.
E ky njoftim i kryeministrit të Shqipërisë, nxiti reagime të mëdha, ku shumica ishin kundër propozimit të tij, për të cilin ka shumë pak ose fare informacione.
Profesori Enver Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se propozimi i Ramës është një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën.
Sipas tij, qeveria e Shqipërisë po synon ta marrë përsipër ta zgjidhë konfliktin së bashku me Serbinë dhe të flasë në emër të Kosovës.
“Dje ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Kryeministri u Shqipërisë, Edi Rama, ka shpallur se ka formuluar një projekt të Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ia ka dorëzuar atë presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Kjo iniciativë ose vetiniciativë e zotit Rama është e paprecedentë në historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sepse i hapet rruga një rruge të rrezikshme për Kosovën. Shqipëria merr përsipër ta zgjidhë konfliktin së bashku me Serbinë dhe të flasë në emër të Kosovës. Pra, ndodh ajo që në Kosovë e shprehin shpesh: “Këmisha e Kosovës pritet në Beograd dhe qepet në Tiranë”!
Serbia ka dashur që me krijimin e shtetit shqiptar që çështjen e Kosovës ta zgjidhë me bisedime dhe me bashkëpunim me Shqipërinë. Në vitin 2012 presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, shkoi për vizitë në Bruksel dhe u kërkoi autoriteteve europiane që konflikti midis Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet me Shqipërinë. Asokohe qeveria shqiptare e zotit Berisha refuzoi publikisht të marrë përsipër të bëhet palë me Serbinë për konfliktin e saj me Kosovën. Zoti Rama ka luftuar prej ditës së parë që erdhi në pushtet që të marrë përsipër zgjidhjen e këtij konflikti në marrëdhënie të ngushtë me Aleksandër Vuçiq”, deklaroi ai.
Bytyçi vlerëson se Rama ëshë palë me Serbinë dhe si i tillë nuk mund të i besohet atij.
Po ashtu, ai beson se ky plan është porositur nga Vuçiq dhe për këtë nuk dihet ende përmbajtja e tij.
“Ky është problemi më serioz në këtë iniciativë. Por jo vetëm kaq. Rama bën protagonistin. Kur ke të drejtë dhe i vjen në ndihmë Kosovës mund ta pretendosh edhe protagonizmin. Por fatkeqësisht Rama që pretendon të marrë iniciativën në dorë e të krijojë asosacionin serb në Kosovë është palë. Ai është palë me Serbinë. Është vëlla binjak me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Si i tillë Edi Rama është i pabesueshëm. Aq më tepër që asnjë nuk e di se çfarë përmban ky lloj projekti.
Ky projekti i Ramës mua më duket si ai përqafimi i papritur që ndodhi në Moldavi me kryeministren italiane, Meloni. Rama është i njohur për një lloj shou të tillë. Megjithatë vazhdoj të këmbngul se projekti, nëse ekziston një i tillë, është shkruar në Beograd. Është porositur nga Aleksandër Vuçiq. Ne nuk e njohim përmbajtjen, por e sigurt është se ai projekt që paraqet Rama ose do ta paraqiste Rama nuk bie në kundërshtim me shijet nacional-shoviniste të presidentit të Serbisë dhe me projektin e krijimit të “Botës Serbe””, theksoi profesori.
Më tej, ai potencoi se kryeministri i Shqipërisë po e luan lojën e armikut të Kosovës, e që kjo është një e vërtet e hidhur.
Krahas kësaj, tha se dihet që Rama këtë draft e ka përgatitur me Vuçiqin, ku tha se përveç këtij, ata e kanë gati edhe një plan tjetër, në rast se dështon propozimi në fjalë.
“Të thuash në kushte normale se kryeministri i Shqipërisë bën lojën e armikut të Kosovës, Serbisë, duhet të jesh i çmendur. Por e vërteta është e tillë, edhe pse një e vërtetë e hidhur. Sa herë që ka patur konflikt midis Kosovës dhe Serbisë në këto vite të qeverisjes së zotit Kurti, kryeministri i Shqipërisë ka fajësuar Kosovën dhe ka marrë në mbrojtje presidentin serb dhe Serbinë. Nuk ka nevojë të japim shembuj. Madje ai e ka marrë në mbrojtje Serbinë edhe kur Beogradi nuk i vendosi sanksione Rusisë. Edhe kur policët serbë qëlluan me armë ushtarët e KFOR-it. Na kujtohet! Fajësoi Kurtin, jo vëllain e tij binjak, Vuçiq.
Në këto kushte gjithkush e di se Edi Rama atë projekt e ka krijuar së bashku me Vuçiq, ose e ka marrë të gatshëm nga ai. Jam i sigurt se në sirtarin e këtyre dyve, çiftit Rama-Vuçiq ndodhet edhe një projekt tjetër, nëse Rama do të gjendet në vështirësi me projektin e parë. Nëse ndodh që drafti i porositur në Beograd të dekonspirohet para firmosjes së tij, atëherë Rama do të ketë gati një draft tjetër për ta shpallur në publik e do të thotë se ajo çfarë kanë thënë mediet janë shpifje. Por ajo që bie në sy, ka të bëjë me faktin se mediet dhe opinion në Serbi është entuziast për projektin e Ramës. Nëse do të kishte hartuar një draft për asosacionin, p.sh Sali Berisha, do kishte nisur reagimi kundër në Beograd e Serbi dhe të gjithë do thonin se “nuk e pranojmë””, nënvizoi Bytyçi.
Ndër të tjera, profesori shtoi se ky projekt ka në plan të parë ndarjen e Kosovës, ku autorë të hartimit ka Sorosin dhe fondacionin e tij.
“Por megjithëse drafti që pretendon Rama se qenka original nga angazhimi i tij është prodhuar në Beograd, hartimi i tij ka për autorë Sorosin dhe fondacionin Soros në Serbi. Ky fondacion ishte hartuesi i projektit të ndarjes së Kosovës dhe sërishmi ai është vënë në lëvizje për të ndërtuar një projekt të asosacionit që çon në në mënyrë graduale në ndarjen e Kosovës. Pra ka ndryshuar modeli dhe shpejtësia e operacionit politik për ndarjen e Kosovës. Nuk ka ndryshuar qëllimi.
Se ky është projekt ndarjeje me etapa, këtë e kupton çdo person me dy gram tru. Sepse një asosacion që nuk përmban “Botën serbe” nuk do ta kishte kundërshtuar askush, as Albin Kurti. E për pasojë nuk do ta kishim këtë situatë të vështirë në Kosovë. Jam i bindur se Vuçiq edhe tensionet në veri të vendit i organizon dhe zhvillon me lejen e disa ndërkombëtarëve, me qëllim që t’i bëhet presion Kurtit të pranojë ndarjen e Kosovës! Kjo është e vërteta. Ndryshe nuk mund të ndodhë që ndërsa dhunën e ushtron dikush, për atë dhunë të fajësohet dikush tjetër, më saktë viktima e dhunës! Më duket se bota po merr fund. Amoraliteti po shitet si vlerë. Padrejtësia si drejtësi! E keqja e ajo që është perverse po shitet si moral. Shkurt kanë ndërruar vendet dhe djalli po na serviret si Zot”, përfundoi Enver Bytyçi për “Bota sot”.
Albin Kurti, lideri që nuk lëshon ‘pe’!/ ‘Le Monde’- Kosova nuk i bindet ndërkombëtarëve
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...



