Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/25

Ukraina rifiton territore në Donetsk

 


 – Ushtria ukrainase thotë se ka arritur përparime territoriale në rajonin lindor të Donetskut duke zmbrapsur trupat pushtuese ruse.

“Grupimi lindor i trupave filloi një ofensivë në disa seksione në të njëjtën kohë sot”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar në Telegram.

Ajo tha se gjatë procesit, trupat ruse ishin shtyrë prapa rreth qytetit të shkatërruar të Bakhmutit.

”Në seksione të tjera të frontit në rajonet Luhansk dhe Donetsk, luftëtarët e Kievit zmbrapsën sulmet e njësive ruse”, tha ajo.

”Ndërkohë ka luftime të ashpra në Ukrainën Jugore, ku forcat e Kievit po përpiqen gjithashtu të rimarrin tokën e pushtuar nga Rusia”, shtoi ajo.

”Ka një numër të madh viktimash nga pala ruse”, tha Maliar, megjithëse deklarata e saj nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

– Shërbimi sekret: Ukraina po bën përparime të qëndrueshme në kundërsulm

 

-


 Ministria britanike e Mbrojtjes raportoi sot se ushtria e Ukrainës po bën “përparim gradual, por të qëndrueshëm taktik” në pjesët e kontrolluara nga Rusia.

“Forcat e Ukrainës janë rindërtuar dhe kanë ndërmarrë sërish operacione të mëdha sulmuese në tre akse kryesore në Ukrainën Jugore dhe Lindore”, tha ministria në Londër në përditësimin e saj të përditshëm në Twitter mbi konfliktin.

”Ata po përdornin përvojën nga dy javët e para të kundërofensive për të përmirësuar taktikat për sulmin ndaj mbrojtjeve të thella dhe të përgatitura mirë ruse”, shtoi ajo.

Forcat e Moskës nga ana e tyre kishin bërë “përpjekjet e tyre të rëndësishme” për të avancuar në tokën pyjore pranë Kreminës në rajonin lindor të Luhanskut.

“Kjo ndoshta pasqyron urdhrat e vazhdueshme të udhëheqjes së lartë ruse për të shkuar në ofensivë sa herë që të jetë e mundur”, tha ministria, duke cituar raportet e shërbimeve sekrete britanike.

“Rusia ka bërë disa fitime të vogla, por forcat ukrainase kanë parandaluar një përparim”, theksoi ajo.

Ministria britanike ka publikuar përditësime të përditshme mbi përparimin e luftës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës rreth 16 muaj më parë.

Moska akuzon Londrën për dezinformim.

Kryeëetniku serb Aleksandër Vuçiç nuk liron policët / Presidenti serb shpik prova-Do përballen me akuzat!





Kryeëetniku serb , Aleksandar Vuciç e refuzoi takimin me Ing.Albin Kurtin, kryemiistër legjitim i Kosovës , në Bruksel, e teksa iu rikthye kësaj teme deklaroi se “dialogu është shërues, se është e rëndësishme të flasim dhe të kapërcejmë çdo problem duke folur, por nuk sheh arsye, sic tha, për të diskutuar me një një njeri që provokon çdo ditë dhe dëshiron të shkaktojë konflikt. 

 Pavarsisht thirrjeve dhe ultimatumeve të ndërkombëtarëve por edhe të " vëllait të madh   Edvin Kristaq  Ramës ,Kryeçetniku i  Serbisë  është i vendosur të mos i lirojë 3 policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat e saj speciale. 

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë presidenti serb, kryeçetniku Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për mediet serbe.

 Sipas  Kryeçetnikut Aleksanër Vuçiç, tre policët e të ndaluar më 14 qershor 2023  nuk do të shpëtojnë pa aktakuzë. 

Madje ai pretendon se janë arrestuar në territorin e Serbisë dhe për këtë thotë se ka prova.

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marshuar në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës. 

Përmes një njoftimi për media, FSK ka bërë me dije se ka zhvilluar marshimet kondicionalë taktike për trajnimin e ushtarëve. 

Për këtë marshim 12 kilometra në rajonin e Mitrovicës është njoftuar edhe komandanti i KFOR-it. 
Por ky marshim ka alarmuar mediat dhe ushtrinë serbe.

Beogradi pretendon se Kosova ka dërguar ushtrinë e armatosur deri në dhëmbë në Veri për të terrorizuar serbët.

Flori Bruqi

Përmbytjet në Pejë kanë qenë të pashmangshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për përmbytjet e ndodhura mbrëmë në Pejë, duke thënë se situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda një ore kanë rënë 54.6 mm (l/m2).

Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, sipas institutit, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane.

“Gjatë orëve të pasdites (e shtunë 24/06/2023), kemi pasur një situatë të rënduar me reshje të shiut sidomos në regjionin e Pejës ku janë shkaktuar vërshime të shpejta. Situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min. (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2). Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane. Sqarim: lumi Bistrica e Pejës, aktualisht (25/06/2023) nuk paraqet ndonjë rrezik për përmbytje lumore. Niveli në ora 11h ishte 93 Cm, apo afro 2.5 m. nën vlerën e nivelit maksimal, tendencat janë në rënie të ngadalshme. Gjatë orëve të pasdites së sotme dt: 25/06/2023, do të ketë reshje shiu të cilat në pjesën perëndimore dhe verior të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuara. Situata do të filloj gradualisht të stabilizohet gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Lamtumirë Yuri Kim:shkofshë e kurrë mos u kthefshë në Shqipëri !

Ambasada Amerikane i ka dhënë lamtumirën Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset drejt Uashington DC, pas përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri.

Stafi i dhuroi amabsadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga tre vitet e saj të fundit në Shqipëri  ndërsa shprehën mirënjohje për dhembushinë dhe kujdesin e saj ndaj tyre.

Gjithashtu Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi Kim flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës.

“Lamtumirë Ambasadore Kim!

Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, shkruhet në postim.

Ndërhyrje perëndimore në kryengritjen e Wagnerit? Biden thirrje aleatëve: Mos i besoni Putinit!

 

Presidenti i SHBA, Joe Biden teksa po ecte nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë për në një konferencë mbi krizën e shpalosur në Rusi, ishte i paqartë se si një kolonë mercenarësh të grupit Wagner që avanconte me shpejtësi drejt Moskës mund të ndikonte në luftën në Ukrainë.

As nuk ishte e qartë nëse trupat ruse nën komandën e Presidentit Vladimir Putin kishin vullnetin për t’i luftuar ata.

Një gjë, megjithatë, dukej e dukshme: çfarëdo që po ndodhte në autostradën M-4 në Rusinë jugore, kishte potencialin të ndryshonte rrjedhën e asaj që është bërë një konflikt përcaktues i presidencës.

Asnjëherë në 16 muajt që kur  Rusia pushtoi Ukrainën,  kontrolli i Putinit në pushtet nuk është shfaqur aq i paqëndrueshëm sa këtë fundjavë. Për Biden-in, ky moment ishte një kujtesë se sa e paparashikueshme mbetet kriza, edhe pse zyrtarët amerikanë kërkojnë shenja të inteligjencës për shenja se fuqia e Putinit po rrëshqet.

Një objektiv parësor ka qenë mohimi i preteksit të Putinit për të akuzuar Perëndimin se e dëshironte vdekjen e tij.

Në një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak, Biden theksoi imperativin për të mos dhënë asnjë kredibilitet ndaj pretendimeve të pritura nga Putin për ndërhyrje perëndimore.

Mesazhi, sipas njerëzve të njohur me thirrjen, ishte mbajtja e temperaturës së ulët dhe lejimi i çdo gjëje që po ndodhte në terren në Rusi të luhej. Siç i ka thënë Biden ekipit të tij prej muajsh, qëllimi i tij është të parandalojë “Luftën e Tretë Botërore”.

Një mesazh i ngjashëm shkoi nga Uashingtoni për ambasadat amerikane, të cilëve iu tha, nëse u kërkohej nga qeveritë e tyre pritëse, të përcillnin “Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të përfshihen në këtë çështje”.

Përndryshe, postat diplomatike u udhëzuan që “të mos angazhojnë në mënyrë proaktive zyrtarë të qeverisë pritëse” për këtë çështje, sipas një personi të njohur me mesazhin.

Një mesazh iu dërgua gjithashtu qeverisë ruse nga administrata që përforconte se SHBA nuk do të përfshihej, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Tani, Biden dhe ekipi i tij po punojnë për të kuptuar ngjarjet e ditëve të kaluara dhe për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë më pas. Marrëveshja e papritur e ndërmjetësuar nga Bjellorusia për t’i dhënë fund krizës vështirë se u ka dhënë zyrtarëve amerikanë besimin se situata është plotësisht e qetë. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo mund të përforcojë dyshimet ekzistuese brenda Rusisë për udhëheqjen e Putinit.

ne perditesim…

Si nëna dhe djali 5-vjeçar humbën jetën si pasojë e vërshimeve në Pejë



Të afërmit e viktimave kanë treguar detaje nga humbja e jetës së nënë e bir mbrëmjen e djeshme si pasoj e motit të keq në Pejë të Kosovës. Ata ndodheshin në shtëpi në momentin që uji ka vërshuar në ambientet ku ata qëndronin, e më pas ka ndodhur tragjedia. Njëri prej dëshmitarëve, përkatësisht i afërmi, ka treguar se për shkak të reshjeve të shumta i gjithë vendi është mbushur me ujë, e më pas rrjedha ka marrë 5-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet pranë shtëpisë së fqinjëve. Pas disa orësh kërkime është arritur të gjendet edhe trupi i pajetë i 25-vjeçares, në ambientet e bodrumit të banesës. Gjithashtu janë arritur të shpëtohen dy fëmijët e tjerë të familjes, të cilët ndodheshin aty në momentin që uji vërshoi me shpejtësi. “Ka rrëshqitur dheu aty. Më pas uji ka vërshuar gjithandej. Uji ka vërshuar gjithandej. Kemi gjetur fillimisht djalin e vogël tek shtëpia e fqinjëve. Nënë e djalit e kemi gjetur më pas në bodrum”, tha ai. Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital. Pasojat e moti të keq në Pejë mbeten të rënda, pasi rrjedha e ujit ka marrë me vete makina dhe mbeturina të shumta. Rrugët e qytetit të Pejës u kthyen në lumenj, pas reshjeve të shumta të shiut, situatë e cila shkaktoi vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e qytetarëve. Sipas autoriteteve ekipet emergjente janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet masive të ujërave.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...