Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/27

Të pagjeturit, kryefjalë në dialogun me Serbinë

 


PRISHTINË, 30 gusht /ATSH/ Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, vendosen kurora me lule pranë lapidarit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë. Të dy krerët e shtetit deklaruan se zbardhja e fatit të 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit është kryefjalë në çdo takim me palën serbe.

Në deklarimin e saj para mediave, Osmani tha se të pagjeturit janë dhimbja jonë e përbashkët ndërsa shtoi se fati i tyre bëhet edhe më tragjik pasi ende janë në duart e shtetit serb që nuk po distancohet nga e kaluara.

Presidentja shtoi se asnjë çështje tjetër nuk mund të jetë më prioritet në raport me Serbinë se sa zbardhja e fatit të personave të pagjetur.

“Fati i tyre bëhet edhe shumë më tragjik kur dihet që janë në duart e shtetit serb, një shteti që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e që fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe nga krimet që ka kryer ndaj popullit tonë por duke ditur që të zhdukurit me dhunë janë plaga jonë më e thellë, janë ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës. Kjo i bën përpjekjet tona shumëfish më të mëdha për të zbardhur fatin e tyre, për të kërkuar përgjegjësi nga Serbia dhe për të siguruar që asnjë çështje nuk është më prioritare në procesin e dialogut me Serbinë se sa kthimi i më të dashurve tanë”, deklaroi Osmani.

Kryeministri Kurti tha se në këtë ditë ka më shumë ankth sesa pikëllim ndërsa u shpreh se si krerë institucionesh janë pranë familjarëve dhe gjithmonë kjo çështje do të mbetet prioritet.

Kreu i ekzekutivit kërkoi edhe njëherë hapjen e arkivave të shtetit serb, pasi thotë se vrasjet që kanë ndodhur nuk janë bërë nga njerëz të thjeshtë por nga aparati shtetëror.

“Në raportet tona me Serbinë çështja e të zhdukurve me dhunë është kryefjalë dhe ne nuk mund të pretendojmë që të kemi as të ardhme të qëndrueshme e të sigurte nëse nuk adresojmë çështjet e së kaluarës, nëse nuk e trajtojmë dhe nuk e sqarojmë të kaluarën. Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën dhe unë bej thirrje që në të gjitha tryezat e ndryshme që organizohen në arenën ndërkombëtare nga Serbia pikësëpari të kërkohet hapja e arkivave. Meqenëse vrasja e shqiptarëve në pranverën e vitit ’99 por edhe më herët, në vitin ’98 e kështu me radhë, pastaj varrosja e tyre, zhvarrosja e tyre në Kosovë, bartja e kufomave nëpër varreza masive në Serbi dhe zhvarrimi prej atje mandej gjithçka është bërë jo nga qytetarët e thjeshtë e të zakonshëm, por nga aparati shtetëror, andaj hapja e arkivave shtetërore në Serbi është përgjigjja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, u shpreh Kurti.

Para vendosjes së kurora me lule të lapidari i personave të zhdukur, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, marshuan në sheshin kryesor të Prishtinës duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu, gjatë ditës është paralajmëruar edhe një vizitë dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit afër pikë kalimit kufitar në Merdare.

GJashtëdhjetë -vjetori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur i Ismail Kadaresë

 



TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Viti 2023 shënoi 60-vjetorin e romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, librit që i dha famë botërore shkrimtarit Ismail Kadare, duke shitur mbi 6 milionë kopje.

Shtëpia “Studio Kadare” Tiranë dhe Muzeu “Kadare” Gjirokastër, organizuan me rastin e këtij përvjetori, një takim letrar në shtëpinë e shkrimtarit Kadare, të kthyer në muze. Ishte një takim frymëzues me plot të pathëna mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në vitin 1963, në Tiranë. Një vit më herët, Kadare e kishte botuar edhe në formën e një tregimi, të cilin e përpunoi dhe e solli në formën që njihet sot.

Vepra është përkthyer në shumë gjuhë të botës, duke i dhënë shkrimtarit njohje në arenën ndërkombëtare. Gazeta nga më prestigjiozet kanë bërë recensione për të, por “Le Monde” e Parisit e ka futur në listën e 100 librave më të mirë të shekullit XX.

Vepra ka frymëzuar edhe disa regjisorë, të cilët kanë realizuar filma artistikë bazuar mbi romanin më të famshëm të Kadaresë.

Sot, shfrytëzojmë rastin të kujtojmë kontributin e Orwellit në letërsi dhe vështrimin e tij kritik ndaj normave shoqërore.

 



 Pikërisht sot, në vitin 1903 u lind autori i famshëm George Orwell.

Një vit para vdekjes së tij, Orwell botoi një nga veprat e tij më të famshme ”1984”, një histori fiktive që i çoi lexuesit në një të ardhme distopike të kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisë.

Orwell, emri i të cilit ishte Eric Arthur Blair, ishte i bindur që në moshë të re se ai do të ishte një autor i famshëm.

Ashtu si bashkëmoshatarët e tij, Orwell e konsideronte Leninin një nga njerëzit më domethënës të kohës së tij, por refuzimi i tij për t’u përshtatur shpesh e bënte atë të ishte thellësisht kritik ndaj imperializmit dhe kapitalizmit.

Më vonë gjatë jetës, Orwell kritikoi ashpër komunizmin, siç dëshmohet në librin e tij ”Ferma e kafshëve”.

Sot, shfrytëzojmë rastin të kujtojmë kontributin e Orwellit në letërsi dhe vështrimin e tij kritik ndaj normave shoqërore.

UNESCO botoi dy artikuj të veçantë në ”The Unesco Courier” si dhe recensionin “Ndikimi i shkencës në shoqëri”, duke eksploruar kryqëzimin e trillimit dhe realitetit dhe duke u fokusuar në punën e Orwell.

”1984” është një roman distopian fantastiko-shkencor shoqëror dhe përrallë paralajmëruese nga Orwell.

Ai u botua më 8 qershor 1949 nga ”Secker & Warburg” si libri i nëntë dhe i fundit i Orwellit i përfunduar gjatë jetës së tij.

Tematikisht, ai përqendrohet në pasojat e totalitarizmit, mbikëqyrjes masive dhe regjimentimit represiv të njerëzve dhe sjelljeve brenda shoqërisë.

Orwell, një socialist demokrat, modeloi shtetin autoritar në romanin mbi Rusinë staliniste dhe Gjermaninë naziste.

Më gjerësisht, romani shqyrton rolin e së vërtetës dhe fakteve brenda shoqërive dhe mënyrat se si ato mund të manipulohen.

Historia zhvillohet në një të ardhme të imagjinuar në një vit të panjohur që besohet të jetë 1984, kur pjesa më e madhe e botës është në luftë të përhershme.

Britania e Madhe, e njohur tani si Airstrip One, është bërë një provincë e supershtetit totalitar Oqeani, i cili udhëhiqet nga Big Brother, një udhëheqës diktatorial i mbështetur nga një kult i fortë personaliteti i prodhuar nga Policia e Mendimit e Partisë. Nëpërmjet Ministrisë së së Vërtetës, Partia angazhohet në mbikëqyrje të gjithëpranishme qeveritare, negacionizëm historik dhe propagandë të vazhdueshme për të përndjekur individualitetin dhe mendimin e pavarur.

Protagonisti, Winston Smith, është një punëtor i zellshëm i nivelit të mesëm në Ministrinë e së Vërtetës që urren fshehurazi Partinë dhe ëndërron rebelimin.

Smith mban një ditar të ndaluar. Ai fillon një marrëdhënie me një kolege, Julia dhe ata mësojnë për një grup rezistence në hije të quajtur ”Vëllazëria”. Megjithatë, kontakti i tyre brenda ”Vëllazërisë” rezulton të jetë agjent i Partisë dhe Smith arrestohet.

Ai i nënshtrohet disa muajsh manipulimesh psikologjike dhe torturash nga Ministria e Dashurisë dhe lirohet sapo ka arritur të dashurojë Big Brother.

”1984” është bërë një shembull klasik letrar i trillimeve politike dhe distopike.

Dalin pamjet e lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.


Dalin pamjet e lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

 Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi kanë arritur shëndoshë e mirë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Autoritetet kosovare i kanë pritur tre policët e liruar nga paraburgimi në Serbi në pikën e kalimit në Merdarë për të bërë më pas transportimin e tyre drejt Kosovës. Më 14 qershor Prishtina akuzoi Serbinë se 3 policët i rrëmbeu brenda territorit të saj, ndërkohë që Beogradi ngulte këmbë se kishin hyrë në territorin e tyre. Thirrjet e ndërkombëtarëve, por edhe ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama, siç thonë burime në Bruksel dhanë këtë rezultat.

Para se të dorëzoheshin në kufi, tre policët dolën përpara gjykatës së Kralevës, e cila vendosi që ata ta organizojnë mbrojtjen e tyre në gjendje të lirë. Ndërsa pas mbërritjes në Kosovë, tre policët u pritën nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla ka thënë se ky rast është i montuar dhe Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj.

Lirimi i tre policëve duket se do të luajë rol edhe në çtensimin e situatës së krijuar së fundmi mes Kosoves e Serbisë pas tensioneve në veri, që arritën kulmin me përplasjet në fund të majit ku u lënduan edhe 30 policë të KFOR-it.

Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka ndarë një deklaratë audio ku sqaron drejtpërdrejt rebelimin e grupit Wagner në Rusi gjatë fundjavës.

 


Prigozhin tha gjithashtu se nuk kishte për qëllim të përmbyste qeverinë ruse, por të demonstronte zemërimin e tij me veprimet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendimi ynë për t’u kthyer mbrapa u ndikua nga dy faktorë më të rëndësishëm: Faktori i parë ishte se ne nuk donim të derdhnim gjakun rus. Faktori i dytë ishte se ne po shkonim për të demonstruar protestën tonë, jo për të rrëzuar qeverinë– tha Prigozhin.

Ish-udhëheqësi i Wagner përsëriti pretendimet se trupat e tij u sulmuan nga ushtarë rusë në Ukrainë, duke thënë se 30 njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën. Prigozhin nuk hezitoi të shprehte mirënjohjen për presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili “i zgjati dorën dhe ofroi gjetjen e zgjidhjeve për funksionimin e mëtejshëm të Wagner në një juridiksion legjitim”. 

Megjithatë, nuk dha asnjë detaj se ku ka qenë dhe cilat janë planet e tij për të ardhmen.

Ursula von der Leyen, eurodeputete në Bruxel është mashtruese e pa presedan ....

Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur ditën e sotme në selinë e BE-së në Bruksel nga presidentja e Komisionit E ropian Ursula Von der Leyen.

Kreu i Qeverisë ndodhet në Bruksel për takime të nivelit të lartë prej ditës së djeshme për të diskutuar mbi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka treguar më heret se në takimin e tij me presidentin e KiE, Charles Michel të dy pranuan se ekziston një domosdoshmëri e menjëhershme për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës.

“Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, përmbyllte postimin e shkurtër kreu i Qeverisë shqiptare.

Në një tjetër postim, Rama shpjegoi se kishte shkuar në Bruksel për t’i përcjellës Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon.

Ursula von der Leyen, eurodeputete në Bruxel është një mashtruese e madhe gjermane.Kjo më ka mashtruar edhe mue gjatë këtij viti më ca fondacione ndërkombëtare nga Franca.

Flori Bruqi


Shuma marramendëse që marrin mercenarët rus në Ukrainë, ish-komando tregon shifrat

 

Revolta e grupit “Wagner” gjatë fundjavës që lamë pas në Rusi u diskutua këtë mbrëmje në “Top Story”.

“Janë njerëz që kryejnë veprime apo detyra për efekt të pagesës. Pagesa është në varësi të misionit dhe vështirësisë.

Në vitin 2013 u prezantua Valery Gerasimov prezanton luftën e re, luftën e gjeneratës së re, luftën hibride në Rusi. Ia jep mundësinë që të përshtatet e gjithë ushtria. Pra të përshtaten forcat speciale, shërbimet sekrete, gjë që në 2014 në Krime tregoi se ishte shumë e efektshme, pasi u përdorën metoda të buta dhe të ashpra të ndërthurura, luftë informative, sabotazh, financim i grupeve separatiste pro ruse në Donesk dhe Donbas. Furnizim me para të strukturave. Të gjitha këto u shfrytëzuan nga forcat e armatosura ruse dhe shërbimet sekrete që të pushtohej Ukraina pa u përdorur asnjë fishek”.

Deliu madje tregoi sa mund të paguhen mercenarët rus, që janë dërguar në Ukrainën, në luftën që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

“Nga informacionet që unë kam, paguhen deri në 50 mijë dollarë në muaj, ndoshta dhe më tepër në varësi të misionit dhe vështirësisë. Mund të ketë deri në 200 mijë dollarë, por në Ukrainë janë përdorur deri në 50 mijë. Kundër forcave të ISIS janë përdorur edhe më shumë”.

Mercenarët e Wagner hynë në qytet në orët e para të së shtunës në qytetin Rostov-on-Don dhe thanë se morën komandën ushtarake rajonale.

Por, pas ndërhyrjes së presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko, kreu i grupit Ëagner, Yvgeny Prigozhin ra dakord që të tërheqë pas trupat e tij që u nisën drejt Moskës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...