Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/06/30
Kush kend po e gënjenë ?
2023/06/29
Jeta nën censurë është e përgjysmuar, ndaj duhet vepruar
Recension nga Bujar Meholli për romanin “Dëshmon Pereira” të Antonio Tabukit

Sistemet totalitare e kanë ndrydhur individin dhe e kanë shndërruar në një marionetë që do t’iu bindet rregullave që sistemi i vendos, ndryshe ai qe bërë copë e thërrime. Një jete të tillë nën presion dhe censurë a mund t’i thuhet jetë? Definitivisht, jo!
Gjatë këtyre sistemeve, më së vështiri e kanë pasur artistët, sepse ata është dashur në të shumtën e herëve të shpërfytyrohen, pra të dalin nga vetja e tyre për t’iu përshtatur sistemit.
S’ka se si të përshkruhet më mirë kjo sesa në romanin e autorit italian Tabuki “Dëshmon Pereira”, i botuar në vitin 1994. Tabuki arrin mjeshtërisht ta krijojë një tablo të asaj kohe të zymtë të Portugalisë fashiste nën regjimin e Salazarit. (Kryeministri autoritar portugez).
Si një shkrimtar me prirje antifashiste, Tabuki, përmes një ironie të hollë që shndërrohet në sarkazëm, skalit personazhe herë-herë tragjikomike si drejtori i gazetës “Lisboa”, një ndjekës i pushtetit i cili mendon së gjërat “e huaja” nuk i bëjnë mirë Portugalisë.

Pereira, një gazetar me përvojë të gjatë, pajtohet në gazetën “Lisboa” si drejtues i faqeve të kulturës. Ai bën punën e tij në një zyrë të vogël, me ajër të zënë e të mundimshëm, i vetëm. Për këtë aq i bën drejtorit i cili ka vajtur për pushime në një ishull të bukur, dhe s’i intereson për kushtet në të cilat Pereria punon, ai s’merr fort erë në letërsi dhe art, mjaft që në gazetën e tij të botohen shkrimtarët me ide pro-pushtetit salazarist.
Tabuçi provon të eksperimentojë me gjuhën dhe strukturën e romanit, ai nuk i ndan fare dialogët që janë të shumtë në roman, derisa në fund të çdo kapitulli përsëritet fraza “Dëshmon Pereira”.
Kjo frazë është interesante sepse në mendjen e lexuesit krijohet një përfytyrim i Pereiras, sikurse të ishte para dikujt duke e rrëfyer historinë e tij gjatë atyre ditëve të vështira që i ka jetuar. Me pak fjalë, Pereira mbetet pa gruan, ajo vdes nga tuberkulozi, dhe ai gjithçka mund të bëjë është ta mbaj portretin e saj dhe t’i flas për çkado që i ndodh në punë e gjetkë.
Situata e rëndë sa vjen e përshkallëzohet, njerëzit vriten, policët ushtrojnë dhunë, Pereira gjendet para një situate të vështirë. Njohja me shkrimtarin e ri Monterio Rosi shënon kthesën e jetës së tij. I riu Rosi nis të shkruajë për gazetën “Lisboa”, njoftohet me Pereiran dhe diskutojnë për ringjalljen e trupit për të cilën Pereira është dyshues.
Shkrimet e Rosit nuk i boton Pereira për shkak të censurës fashiste. Sepse shkrimtarët që përzgjedh Rosi janë anti-regjim, rrjedhimisht armiq të sistemit. Gazeta ku punonte Pereira ishte konservatore katolike që nuk boton asgjë “të huaj” kundër regjimit. Kjo e fut në siklet gazetarin e vjetër i cili nga njëra anë s’do të përzihet në asgjë që lidhet me politikën, nga ana tjetër e mbështet të riun Rosi i cili angazhohet në luftën kundër fashizmit.
Pas punësimit të Rosit, ata takohen shpesh në kafene. E bukura Marta, e dashura e Rosit, është nxitësja kryesore e përfshirjes së Rosit në Brigadën Ndërkombëtare kundër Frankos. Ajo madje përpiqet ta nxisë edhe vetë Pereiran në këtë “kauzë”. Pereiras i duhet t’i paguajë nga xhepi i vetë shpenzimet e të riut, i cili shpeshherë mbetet i uritur teksa bredh nëpër qytet. Lisbona e përfshirë nga nxehtësia e madhe, bëhet mjaft e vështirë për Pereirain i cili shkon për të bërë banjë deti dhe atje takohet me doktor Kardoson i cili bëhet personi i parë pas vdekjes së gruas me të cilin Pereira flet haptas për gjërat që e preokupojnë. Kardoso përveçse doktor, është edhe shërues i shpirtit të Pereiras. Ata takohen shpesh. Doktori ka studiuar filozofinë mjekësore në Francë. Doktor Kardoso i thotë Pereiras se qeniet njerëzore kanë më shumë se një shpirt dhe se super-egoja mbizotëron. Pereira kaplohet nga një guxim i jashtëzakonshëm që deri atëherë s’kishte qenë në karakterin e tij. Në këtë roman kemi të bëjmë me konfliktin midis jetës dhe vdekjes, siç e thekson personazhi i djaloshit Rosi: “Nuk mund të shkruaj për vdekjen Dr. Pereira, sepse ajo që dua është jeta”.
Gazetari veteran që deri atëherë përkthente shkrimtarë francezë të shekullit 19, (bile kritikohej pse kishte përkthyer një tregim të Alfons Dodesë, kur kishte mjaft shkrimtarë portugez që ishin të përshtatshëm për sistemin), tani i përfshirë nga guximi kërkon që gradualisht të gjejë një mënyrë për të jetuar ndershëm. Ai vazhdon t’i hajë omëletat në kafenenë e tij të preferuar ku dhe pi lëng portokalli dhe mëson zhvillimet nga kamerieri Manuel i cili i shpjegon se regjimi po i mbështet fashistët në Spanjë sikurse Hitlerin dhe Musolinin. Kryeredaktori ultra-konservator duket hapur se po e injoron kur ky përktheu një histori anti-gjermane të shekullit 19 në fund të së cilës shkruante “Vive la France!” (Rroftë Franca!) e cila kishte kaluar censurën fashiste. Kryeredaktori ia bën me dije se tash e tutje në faqet e kulturës do të botoheshin vetëm shkrimtarë portugez. Kjo është një goditje për gazetarin babaxhan, i cili s’i vlerësonte ata shkrimtarë që ia propozonin. Gradualisht Pereira tërhiqet nga jeta dhe vendosmëria e Rosit, kushëririt të së cilit i gjen një hotel për të qëndruar pasi që ai po kërkohej nga policia për aktivizimin e tij politik.
Fundi i romanit është tejet interesant. Ai nuk ndihet fare fajtor pse e përkrahi Rosin të cilin megjithatë e zunë dhe e vranë. Me të arritur fshehtas në apartamentin e tij, Rosi çlodhet dhe përpiqet t’i telefonojë Martës. Befasia e pakëndshme ndodh kur policia sekrete e arrin atë, dhe i gjen pasaportat e tij të cilat Pereira i kishte lënë pas fotografisë së bashkëshortes, ku mendonte se s’do të gjendeshin. Ata e vrasin Rosin në dhomën e gjumit, inspektori e godet në fytyrë Pereiran pas një konfrontimi. Pereira ndodhet para konfliktit me kryeredaktorin e gazetës dhe përfundimisht gjendet në konflikt me regjimin fashist.
Pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, Pereira ulet dhe shkruan një artikull të detajuar për mizorinë që i kishte ndodhur në apartamentin e tij dhe e shpie për botim, duke vënë në funksion një plan dinak për t’i ikur censurës. Dhe pastaj telefonon doktor Kardoson. Niset te ai.
Antonio Tabuki me këtë rrëfim të jashtëzakonshëm policor na vë përballë një realiteti të hidhur të regjimit salazarist, ku individi shtypej dhe kufizohej çdo veprim i tij. Me thurjen e këtyre konflikteve brenda këtij romani, Tabuki na dëshmon se kurrë nuk është mjaft për të luftuar për lirinë. Sepse jeta nën presion dhe e kufizuar nuk është jetë. “Dëshmon Pereira” është vepër e jashtëzakonshme letrare që me përshkrimin e jetëve njerëzore gjatë një periudhe të caktuar, shfaq kundërshtinë ndaj gjërave të këqija. Me mjeshtërinë e tij të të rrëfyerit që të grish dhe me bindjet e palëkundura politike, Antonio Tabuki dëshmohet si mjeshtër i artit të fjalës.
Këshillat e Akademik prof dr. Eqrem Çabejit për mësuesit: Mos u merrni me muhabete gjatë punës
Eqrem Çabej ka qenë një arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog i shquar shqiptar. Më poshtë ju sjellim letrën që ai ua kishte kushtuar mësuesve, duke ua kujtuar që mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre.

Më poshtë letra dhe këshillat e Eqrem Çabejit për mësuesit.
Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut.
Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun.
• Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur.
• Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet.
• Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën.
• Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.
• Mos jini kategorikë.
• Gjithçka shikojeni me sy kritik.
• Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.
• Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta
• Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.
• Mos bëni asnjë punë shkel e shko.
• Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.
• Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.
• Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.
• Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore….

E shkruar nga Pashko Vasa : O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Nga Flori Bruqi

.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,

E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
Pashko Vasa zuri një vend me rëndësi edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej.
Ai është autor i vjershës së njohur “Moj Shqypni, e mjera Shqypni” (1880).
Vdiq në Liban dhe eshtrat e tij u sollën në Atdhe më 1978 dhe prehen në qytetin e Shkodres.
Grupet folklorike të qarkut të Shkodrës atmosferë elektrizuese në kalanë e Gjirokastrës
Nga Klotilda Saracini -
TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Këngët dhe vallet e interpretuara nga grupet folklorike të qarkut të Shkodrës elektrizuan publikun gjirokastrit dhe turistët që po ndjekin Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ndau në rrjetet sociale momente nga interpretimi i grupeve folklorike të këtij qarku.
Motivet që u përcollën shprehnin diversitetin kulturor të zonave të ndryshme etnografike, ku grupet sollën epikën, lirikën, këngë dashurie apo koreografi dhe lashtësi, si ritet pagane të Ditës së Verës nga grupi i Pukës.
“Lahuta në dorën e Lumturie Nonajt, e cila kishte veshur xhubletën, sollën atmosferën e lashtë të epikës sonë legjendare nga “Eposi i Kreshnikëve”, pjesë e artë e folklorit shqiptar të njohura si “Këngët e Mujit dhe Halilit”, Malësia e Madhe dhe Kelmendi, pjesë e grupit folklorik të Shkodrës i sollën spektatorit dhe mbërthyen në meditime me perla nga thellësia e shekujve, me motive thellësisht epiko-luftarake dhe mbijetese”, theksoi Angoni.
Prefektja Angoni u shpreh se “ky folklor i pasur dhe unik për nga lloji me lahutën, xhubletën, vajin ose “gjëma e burrave në mort” është gatuar e ruajtur fort nga interpretuesit dhe rapsodët popullorë që e sollën autentike në skenën e festivalit”.
Festivali Folklorik Kombëtar që po zhvillohet në kalanë e Gjirokastrës ka nisur të shtunën dhe vijon deri në datën 2 korrik. Festivali është kthyer në një atraksion turistik, i cili promovon foklorin dhe traditën e vendit tonë. Në festival marrin pjesë grupe nga të 12 qarqet e vendit, por edhe nga vendet fqinje.
/k.s/r.e
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka miratuar 800 milionë dollarë ndihmë për të përballuar pasojat e krizës së COVID-19, njoftoi sot presidenti i saj, Thomas Bach.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka miratuar 800 milionë dollarë (740 milionë euro) ndihmë për t’u marrë me pasojat e krizës së koronavirusit, njoftoi sot presidenti i saj, Thomas Bach.
“Nga kjo shumë, 650 milionë dollarë do të shpenzohen për shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios në 2021, ndërsa 150 milionë dollarë do t’i shkojnë Lëvizjes Olimpike, në veçanti federatave ndërkombëtare, të prekura kryesisht nga kriza e koronavirusit”, tha Bach gjatë një konference virtuale për shtyp
“COVID-19 ka shkaktuar pasoja të rënda financiare për Lojërat Olimpike, Lëvizjen Olimpike në për IOC në tërësi”, vazhdoi ai
Djegia e Kuranit në Stokholm irriton vendet myslimane
Disa vende arabe dënuan djegien e një kopje të librit të shenjtë të Islamit, Kuranit, jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez duke thënë se kjo nxit urrejtjen.
Dy burra në Suedi morën pjesë në një protestë që përfshiu djegien e një Kurani jashtë një xhamie, në qendër të kryeqytetit Stokholm të mërkurën, ditën e parë të festës myslimane të Kurban Bajramit.
Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, dënoi ashpër aktin.
”Këto akte të neveritshme dhe të përsëritura nuk mund të pranohen me asnjë justifikim. Ato nxisin në mënyrë eksplicite urrejtje, përjashtim dhe racizëm”, shtoi në një deklaratë Ministria e Jashtme e monarkisë.
Egjipti me shumicë myslimane bëri një dënim të ngjashëm, duke e quajtur atë “një akt të turpshëm që provokon ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën”.
Në përgjigje, Maroku tërhoqi ambasadorin e tij në Suedi për “konsultim të pacaktuar”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve të vendit MAP.
Ministria e Jashtme marokene gjithashtu thirri të ngarkuarin me punë të Suedisë në Rabat dhe informoi diplomatin për refuzimin e Marokut “për këtë akt të papranueshëm”.
Liga Arabe përmes shefit të saj, Ahmed Abul Gheit dënoi me forcë indiferentizmin e autoriteteve suedeze.
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...









