2023-07-15

Ja kush po dëshiron ta rrëzojë kryeministrin ing. Albin Kurtin

 






                                 Nga Flori Bruqi , PHD




Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka reaguar pas protestës e cila u mbajt sot pasdite në Prishtinë. Ai thotë se si veteran i UÇK-së që është nuk do të protestojë në rrogë. Hoxha në një shkrim të tij ka treguar edhe arsyet pse nuk do të protestojë, teksa shton se kurdo që proteston do të protestojë kundër Qeverisë dhe kryesisë së veteranëve të UÇK-së. 

 NËSE PROTESTOJ atëherë do të protestojë kundër të gjithëve të lartpërmendurit (edhe ndaj udhëheqsëve, kryesisë të shoqatës së veteranëve të UÇK-së pse nuk po din mes tyre me i zgjedhë problemet në zyret e tyre). 

 Deklarimi i fundit i ambasadorit amerikan Hovenier rreth mënyrës së zgjidhjes së situatës në veri, është thirrje direkt edhe për Qeverinë e Kosovës që ta ndryshon strategjinë e veprimit, duke i pasur aleat ndërkombëtar, në funksion të bashkëveprimit dhe të koordinimit. 

Ambasadori amerikan në Prishtinë ka deklaruar dje se qeveria e vetme nuk mundë ti del në krye zgjidhjes problemit të verior, prandaj kërkohet bashkëveprim dhe koordinim, sepse menaxhimi i veriut është i ndjeshëm, dhe për atë kërkohet koordinimi. Prandaj ai e ka bërë tepër të qartë duke deklaruar se SHBA-ja, kërkon koordinim për menaxhim të veriut të Kosovës. 

“Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të Madhe për këtë.

 Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. 

Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangin momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët” , ka thënë ai. Hovenier ka thënë se e ka të vështirë të përgjigjet nëse situata në veri është afër shtensionimit. 

Ka përsëritur qëndrimet e SHBA-së se pret implementim të plotë të marrëveshjeve e shmangie sa më të shpejtë të telasheve e pengesave. 

Ai ka refuzuar edhe të flasë për caktim afatesh për shtensionim. Por ka thënë se e sheh me urgjencë këtë çështje. 

Hovenier po ashtu ka thënë se SHBA-ja nuk do të flasë më shumë se ajo që ka thënë KFOR-i për rastin e tre policëve të Kosovës, që u kidnapuan nga forcat serbe. 

Për sanksionet e mundshme ndaj Serbisë, Hovenier ka thënë se duhet të flasë ambasadori amerikan në Serbi ose emisari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar. 

Megjithatë, ai ka vlerësuar se “nuk është Kosova e vetmja përgjegjëse për tensionet”.

 Sidoqoftë, ai ka thënë se ka pasur shqetësime për disa nga veprimet e Qeverisë në fund të majit. 

Ai ka thënë se frika e qytetarëve në veri është konkludim që Qeveria të punojë për shtensionim më të shpejtë. 

Mënyra e shtensionimit me Serbinë mund të arrihet me ndihmën e ndërkombëtarëve të cilat shtete kanë kontribuar në rend të parë për çlirimin e Kosovës, prandaj tani jemi këtu ku jemi, dhe duhet që në bashkëpunim me ato shtete mike që i llogarisim, të vazhdohet shtensionimi i vërtetë i gjendjes së krijuar, dhe njëherë e përgjithmonë të vihet deri edhe te pajtimi mes veti, dhe të marrin fund ato armiqësitë e deritashme dhe të shikohet me një perspektivë kah e ardhmja drejtë shteteve të BE-së. 

 Si do të duket Kosova, në një të ardhme të afërt, është një skenar dhe hartë e përcaktuar që në fund të viteve 90-ta! Rambujeja vendosi shtyllat se si do të jetë Kosova, të përcaktuara në marrëveshjen e Rambujesë , dhe aty politikë bërësit kosovare janë pajtuar.

 Në Rambuje, vendimmarrja ndërkombëtare e ka hartuar projektin e shtetit të Kosovës, si dhe bazën e funksionimit demokratik e ligjor të shtetit të Kosovës, mbi bazën e shoqërisë civile laike e të shoqërisë multi etnike, multi fetare, me integritet kushtetues e ligjor mbi tërësinë territoriale të kufijve të kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 dhe të banuar me shumicën e qytetarëve shqiptarë dhe të pakicës serbe dhe të tjera, e të cilat duhet ti ketë të drejtat e avancuara të pakica kombëtare mbi bazën e standardeve më të avancuara ndërkombëtare. Korniza kushtetuese e ka të rregulluar me avancim pozitiv,të drejtat e pakicave kombëtare në Kosovë,e sidomos të etnisë serbe, duke përfshirë të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës.

 Por , praktika e zbatimit të tyre , nuk ishte më e duhura, edhe nga mos vullneti politik , si reagim ndaj pakënaqësisë së krimeve dhe masakrave serbe të bëra ndaj shqiptarëve dhe të pa ndëshkuar nga shteti serb, dhe që historikisht u janë bërë shqiptarëve, por edhe më kryesorja, Serbia pakicën kombëtare serbe në Kosovë e ka instrumentalizuar për të përdorur dhe kundërshtuar funksionimin demokratik të shtetit të Kosovës. Dhe politikë bërësit e Kosovës, në vend që politikës së Serbisë ti kundërpërgjigjet me qasjen praktike të integrimeve të serbëve të Kosovës në bashkëpunim edhe me bashkësinë ndërkombëtare , lidershipi politik i Kosovës, u mjaftua në pozicionin e tyre, të fajësimit të Serbisë për vetë izolimin apo mos integrimin e pakicës serbe të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore, përveç të pjesëmarrjes në poste dhe përfaqësime në institucione qeveritare të Kosovës ,ndërsa në ato lokale ,qytetarët serb e vazhduan jetën paralele , nën influencat e direktivat e institucioneve të shtetit serbe,si në çështjet; politike, sociale,shëndetësore,arsimore, madje edhe të sigurisë 

Dhe kur nga Kosova u kërkua decentralizimi i organizimit të qeverisjes së pushtetit komunal, edhe lidershipi politik i Kosovës e pranoj dhe implementojë si kompromis i shtetësisë së Kosovës me planin e Ahtisarit, organizimin e komunave me shumicë serbe , për të nënshkruar edhe 'marrëveshjen e bashkësisë së komunave serbe' në vitin 2013-2015, dhe për tu ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, kur edhe tanimë është obligim ligjor i zbatimit nga shteti i Kosovës.

 Opozita e atëhershme VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar 'Asociacionin serb' me të gjitha mjetet politike dhe të dhunës, dhe para votuesve të tyre, është zotuar se nuk do të zbatoj 'Asociacionin serb' me ardhjen e saj në pushtet.

 Dhe kur VV tani qeverisë me vendin , bashkësia ndërkombëtare po e kushtëzon ekzistencën e shtetit e dalë nga Marrëveshja e Rambujesë me formimin e Asociacionit serb në kuadër të kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

Në anën tjetër, Serbia, gabimet politike dhe 'euforit folklorike patriotike' të veprimeve të politikë bërësve kosovarë, po i prezanton tek vendimmarrja ndërkombëtare si destabilizuese, dhe rrezikimi i ekzistencës së serbëve të Kosovës duke e paraqit politikën kosovare si nacionaliste,nga është edhe e pa mundur të arrihej marrëveshjes e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe për marrëveshjet e akorduara.

 Edhe pse në të vërtet fajtor kryesor i destabilizimit të Kosovës dhe rajonit është hegjemonia serbe për dominim dhe krijim të Serbisë së madhe. 

Por, Serbia por përfiton në gabimet e politikës së Kosovës të shfajësohet kur po i financon,nxitë,mbështet me të gjitha mjetet grupet kriminale serbe për destabilizim të shtetit dhe jetës në Republikën e Kosovës.

 Tani gjendemi në momentin, ku vendimmarrja ndërkombëtare edhe për shqetësimet dhe kërkesat reale nuk e dëgjon Kosovën, dhe vendimet për Kosovën, do ti merr pa përfaqësuesit e Kosovës. 

Dhe për rrjedhojë, të gabimeve të pamatura,jo të analizuara,jo të urta,e të pa vëmendshme, në ballansim me interesat e gjeopolitikës ndërkombëtare,politika kosovare po përqendrohet në përplasjet e brendshme, me mundësi të bllokimit institucioneve,kolaps ekonomik e të trazirave civile. 

Kjo mund të jetë Kosova e ardhshme!

Afera "Kusari -Simiç", e cila ishte e përgatitur nga shërbëtorët e Aleksandër  Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën, pasi që dështuan në veri të Kosovës, në një mënyrë e arriti qëllimin. 

 Emetimi i përgjimeve aq të ndjeshme, duke i manipuluar paraprakisht me shkurtime e prerje të fjalëve apo fjalive të caktuar, është krim i dyfishtë. -Në një shoqëri ku mediet janë të manipulueshme ndërsa politikanët shiten e blihen, është tepër e vështirë që populli të ketë mirëqenie dhe të gjënë qetësin e nevojshme.

 Personalisht, ka dy vite që nuk i përcjell fare debatet televizive të banalistëve kosovarë , sepse ato janë toksike, analistët jo profesionist e të shitur, e sikur kjo mos të ju mjaftonte, emisionet janë bërë si një përzierëse mallteri, ku nuk dëgjon tjetër përveç grindjes e fyerjeve në mes të analistëve. Bojkoti i këtyre emisioneve, do të detyronte televizionet të sjellin kualitet televiziv. Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë paraIajmëruar se vendi mund të shoqërohet me protesta masive me qëIIim të rrëzimit të kryeministrit të Kosovës. Nga partia e prof.dr. Lumir Abdixhikut është zyrtari -Bajram Gecaj. nga Deçani , i pari që ka kërkuar që të organizohet pro teestë gjithëpopuIIore para Qeverisë së Kosovës. në të ciIën do të kërkohej shkarkimi i Kryeministrit të Kosovës ing .Abin Kurtit. “Kurti ik"! Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civiIe, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protjestë të përbashkët gjithë-popuIIore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. në të ciIën do të kërkohej shkarkimi i AIbin Kurtit, i ciIi, edhe pse dekIarohet poIitikan i majtë megjithatë ai po sillet nëpër resorë Iuksozë pa qarë kokën për qytetarët e heImuar kundër tij . Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve. të kërk`ohet zëvendësimi i tij me Besnik BisIimin. i ciIi u “sakrifikua” në atë masë për vendin saqë shkoi në komision parIamentar drejtpërdrejtë nga kIinika. pas trajtimit me in fuzion, dhe pastaj edhe udhëhoqi mbIedhjen e kabinetit qeveritar!”, ka thënë Bajram Gecaj. Ndërsa. në një Iinjë me anëtarin e LDK“së. është edhe Iideri i AIeancës për Ardhmërinë e K`osovës, gjeneral Ramush Haradinaj. që ka kërkuar organizim të qytetarëve për tiketën në vIerë 5 euro. për regjistrimin e veturave. Qeveria e Kosovës kishte vendos një taksë krejtësisht të re. në vIerë prej 5 euro, në seciIën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e Iidhur me të. duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 miIion euro në vit. të ciIat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar,protestoni. U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit. ndërsa tani. pa asnjë arsye iu merren 5 euro për seciIin automjet! Protestoni për të drejtat tuaja”. është shprehur zoti Haradinaj i AAK`-së. Nga Iëvizja Vetëvendosje kanë thënë se përveç strukturave të ngushta partiake. askush tjetër nuk do t`i bashkohet këtyre thirrjeve për protesta. ngase kanë bërë me dije se qytetarët e Kosovës edhe me tej i kanë të freskëta të bëmat e PLAN- it... të tyre..Rrahja e përfaqësuesve të krimit në parlamentin e Kosovës, e solli në sipërfaqe rrezikun që i kanoset shtetit nga këto banda dhe mediat e sputnikut që i kanë përfaqësuesit e vetë në Kosovë Nuk ka mbet asnjë vlerë minimale apo ndonjë imazh në skenën politike të këtij vendi. Storjet që i pamë sot në Parlamentin e Kosovës janë produkt i pseudo patriotizmit të gjeneratave të pas luftës. Ky profil i deputetëve të pa denjë, pa integritet dhe të pa kulturë është produkt i shkollimit nëpër objektet e podrumeve private dhe në ambientet kaotike të cilat kaluan këto gjenerata pa u arsimuar, pa u edukuar të cilat tani kanë depërtuar thellë në institucionet e Shtetit të Kosovës. Nuk mund të pritet më mirë nga shumica e këtyre deputetëve të cilët përmes rrugëve më të ndryshme korruptive, përmes partive dhe liderëve të përfolur kanë hyrë në Parlamentin e Kosovës. Nuk mund të pritet më shumë nga këta individ me emrin deputetë të cilët gjatë jetës së tyre nuk kanë lexuar edhe një libër. Më thotë mendja se 80% të këtyre deputetëve nuk meritojnë të jenë pjesë e institucioneve të Shtetit të Kosovës. Qërimi i hesapeve fizike para qytetareve dhe opinionit të gjerë është pasqyrë e primitivizmit, analfabetizmit krahinorë i cili vite me radhë po manifestohet në mënyra më të ndryshme në Parlamentin e Kosovës. Këtë kaos në emër të demokracisë po e krijojnë pseudopatriotët folklorist të cilët thirren në emër të UÇK -së dhe të vlerave të luftës. Këta të cilët e kanë humbur pushtetin me votën e popullit, këta të cilët përmes formave më të ndryshme morën tituj universitarë u bënë magjistra dhe doktor shkencash, duke u rreshtuar në krahët e politikës dhe krye liderëve të saj. Prandaj Kosova po përjeton ditë të vështira nga grupet e interesit të veshura me petkun politikë. Këta janë larg realitetit të kohës në të cilën po jetojmë. Politika serbe dhe shërbimet inteligjente përmes njerëzve të caktuar po arrijnë të krijojnë situata të përqarjes të skenës politike në Kosovë deri tek qërimi i hesapeve përmes sulmeve fizike. Ky është mentaliteti i klasës politike e cila po manipulon me fatin e popullit dhe me Shtetin e Kosovës. As në vendet me diktatoriale (moniste) në Bote nuk ka ndodhur që Kryeministri i vendit të nxirret (të shpëtohet) nga truprojet e afërt nga deputetët e një vendi që quhet demokraci parlamentare. Andaj të gjitha këto që i pamë sot në Parlamentin e Kosovës dhe zhvillime tjera të filialeve të ashtuquajtura parti politike pa elektorat janë lajme dhe skena të papranueshme të cilat nuk dëshiron ti shoh askush. Në fund po theksojmë se koha e "bajraktarëve" dhe e kaubojve ka përfunduar që nga qlirimi i Kosovës. Është momenti që qytetarët të zgjohen nga gjumi i rëndë, dhe të aktivizohen për fatin e këtij vendi, duke i larguar nga skena politike përmes votës së lirë këta individ dhe këto rryma të cilat po mundohen ta kthejnë rrotën e historisë mbrapa. Si po sillet Shoqëria Civile?!. Truezës te Lidhjes Demokratike të Kosovës ju bashkuan edhe disa organizata të Shoqërisë Civile të cilat ka kohë që sillen me servilizëm ndaj pushteteve që nga pas lufta. Këto organizata të Shoqërisë Civile të cilat pagëzohen edhe si (institute) nga lëmitë më të ndryshme të jetës shoqërore politike, ekonomike deri tek të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i demokracisë, në vend që ta luajnë rolin e tyre të pavarur për ti ndihmuar proceset në zhvillimin e gjithmbarshëm të demokracisë ato në vazhdimësi kanë qenë strehë apo paravan te partive politike apo të liderëve të caktuar. Këto organizata me tituj si institute?!... në vend që të kontribuojnë për gjetjen e rrugës për ti ndihmuar institucioneve qeveritare me programet dhe idetë e tyre për kapërcimin e vështirësive dhe situatave të caktuara me të cilat po ballafaqohet Republika e Kosovës ato mjerisht i bashkohen një partie politike (Lidhjes Demokratike) duke u shndërruar në servilizëm partiak e cila nuk i takon Shoqërisë Civile. Opinionistët "analistë” pa integritet!... Këtij kaosi politikë që po mbretëron në Kosovë po i kontribuojnë në vazhdimësi edhe opinionistët të ashtuquajturit "analistë" pa dije dhe të pa denjë nëpër mediumet e ndryshme. Qytetarët po maltretohen në vazhdimësi nga këta opinionist të pa denjë të cilët përmes debateve politike, përmes ekraneve televizive private po e helmojnë opinionin e nderuar me tema banale duke shkelur qdo kodë të etikës në politikën editoriale për informimin e qytetarëve. Këta opinionist të cilët tani dihen me emër dhe mbiemër na shfaqen për ditë e natë në këto televizione duke krijuar kaos të vërtetë në informim. Këta individ vite me radhë janë të njëjtit të përzgjedhur nga klani udhëheqës redaktues i këtyre mediumeve, shumicës prej tyre nuk u dihet kush është pronari i vërtetë. Andaj Kosova po përballet me tri grupe të interesit politikë dhe mediatik në këto momente kur situata politike dhe e sigurisë në Botë ka marrë përmasa shqetësuese të planetës tonë. Kështu më thotë mendja nuk bëhet shteti!..

Kryeministri Albin Kurti përballë tradhtisë së Ramës

 

               


                Akademik Prof.Dr.  Eshref Ymeri,PHD

 


 

                  “Tradhtarit i pikon tradhtia nga çdo pore e trupit të tij”

                     Zigmund Frojd (Sigmund Freud - 1856-1939)

 

Pas një drafti sekret, misterioz, për Republikën e Kosovës, të cilin Rama ua pati dërguar Presidentit francez dhe Kancelarit gjerman, pak ditë më parë në internet qe botuar edhe një informacion, sipas të cilit Rama paska dalë me një propozim për zhvillimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë. Në atë informacion thuhet:

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë ditë, Rama bisedoi në Bruksel me zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin” (Citohet sipas: “E propozoi Rama, KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë”. Faqja e internetit “Fax Web”. 29 qershor 2023).

Dhe ja çfarë rezultoi pas propozimit të Ramës:

Presidenti i Këshillit Evropian, Çarls Mishel (Charles Michel), mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre” (po aty).

Vetvetiu shtrohet pyetja:

Mirë Rama që është mik i Vuçiçit dhe, për pasojë, tradhtar i  Republikës së Kosovës, po Çarls Misheli si e pranoi një propozim të tillë, fund e krye paradoksal, kur dihet që Çështja Kombëtare e Kosovës u zgjidh ushtarakisht dhe politikisht më 12 qershor 1999 dhe juridikisht me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008? Si është e mundur që Kryepolitikani me shumë peshë i Këshillit Evropian e marrka seriozisht propozim-marrëzinë e Ramës?

S’ka asgjë për t’u habitur me qëndrimin e Brukselit ndaj shqiptarëve. Sigurisht, sepse Brukseli është trashëgimtar i Evropës fishtiane, i asaj Evrope, të cilën Fishta i Madh e pati etiketuar ashtu siç e meritonte - kurva e motit.

Zhvillimi i ngjarjeve të fundit në Republikën e Kosovës nxori në pah ca të vërteta shumë dëshpëruese për fatin e keq që e ka ndjekur pas popullin shqiptar, për shkak të përçarjes tragjike shumëshekullore, të shkaktuar nga mercenarizmi i politikanëve, zeja kryesore e të cilëve ka qenë dhe vazhdon të mbetet tradhtia, nënshtrimi absolut para të huajve. Pikërisht për shkak të përçarjes shumëshekullore, populli shqiptar, në krejt trojet e veta etnike, e ka humbur aftësinë e vetorganizimit dhe ka rënë pre e politikanëve tradhtarë në shërbim të të huajve  Pra, kombi shqiptar të keqen e ka pasur dhe vazhdon ta ketë brenda vetes, një e keqe kjo që na ka shkaktuar gjëma të rënda në historinë tonë dhe që të huajt na e kanë yshtur me shumë kënaqësi. Përçarja jonë tragjike ka traditë të lashtë Le të kujtojmë për një çast Gencin e Ilirisë. Kur ai luftonte kundër romakëve, princat e tjerë ilirë bashkëpunonin me romakët. Temën e përçarjes dhe të tradhtisë ogurzezë, që në periudhën e lashtësisë ilire, shkrimtarja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj e ka trajtuar në një roman fantastiko-historik për fëmijë, me titull “Amanti i Arbërisë”. Botimet “Toena”. Tiranë 2003.

Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet:

“ - Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”. 

Qëllimin  djallëzor të kryetradhtarit Rama, si nismëtar për thirrjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën, e ka zbuluar me shumë profesionalizëm  intelektuali me vetëdije të lartë kombëtare, Gani Qarri. Në disa faqe interneti është botuar analiza e tij me titull “Konferenca tradhti e Ramës për ricopëtimin e Kosovës”. Mendoj se kjo analizë duhet të shërbejë si busull orientimi për Kryeministrin, Presidenten dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët duhej ta kishin denoncuar publikisht ”konferencën tradhti të Ramës”, edhe personalisht, edhe me vendim të posaçëm të Kuvendit. Përmes një faqeje interneti, është bërë e ditur se Kryeministri Albin Kurti është “skeptik për idenë  e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë” (Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 01 korrik 2023). Këtu nuk është fjala për skepticizëm, këtu është fjala për kundërshtim me vendosmëri burrërore, për një kundërshtim të prerë, si me sëpatën e dardharit. Në këto kushte, Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të marrë pjesë në asnjë mënyrë në një konferencë të tillë poshtëruese për Republikën e Kosovës, konferencë, të cilën Brukseli e mbështet me shumë dëshirë. Zhvillimi i asaj konference ka për qëllim copëtimin e Republikës së Kosovës. Prandaj Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të shkojë në atë konferencë, nuk duhet të përsëritë gabimin fatal të Ismail Qemalit, i cili, pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912, në vend që të lëshonte kushtrimin, së bashku me 40 firmëtarët,  për ngritjen e popullit më këmbë, grumbullimin e mjeteve financiare dhe krijimin e forcave të armatosura për t’u mbrojtur nga bishat serbogreke, përkundrazi, u ngrit e shkoi në Londër për të takuar ministrin e jashtëm anglez, Eduard Grein (Edward Grey - 1862-1933), për t’iu lutur që ujqit evropianë, me ujkun rus në krye, të mos na i copëtonin  trojet tona etnike. Kurva e motit trojet na i copëtoi dhe takimet e Ismail Qemalit në Londër rezultuan një vërë në ujë. Ismal Qemali dhe Isa Boletini u kthyen, duke sjellë me vete në çanta shpërfilljet, deri në përbuzje të heshtura, të Eduard Greit. Ky qëndrim nënshtrues ndaj të huajve për Çështjen më Madhore Kombëtare - mbrojtjen e tërësisë territoriale të trojeve tona etnike - ka lënë gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e popullit shqiptar, i cili, për faj të politikanëve servilë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ka krijuar bindjen e gabuar se fatet e kombit tonë i paskan në dorë vetëm të huajt. Kjo bindje shumë e gabuar është e fiksuar edhe në krijimtarinë folklorike, në këngët popullore. Kështu, ansambli “Çipini” ka në repertorin e vet këngën labe, me titull “Trimi luftëtar”. Po citoj vetëm strofën e parë:

Të dy bashkë u nisën,

Ku merrej vendimi,

Ismail Qemali

E Isa Boletini.

Pra, vendimin për fatin e Shqipërisë Etnike duhej ta merrnin të huajt, jo populli shqiptar, i bashkuar rreth një kryepolitikani dhe një kryekomandanti trim të forcave të armatosura.

Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, dy shtetet shqiptare sot janë më të përçara së kurrë. Kundër kësaj përçarjeje, të krijuar për fajin e rëndë të Ramës, si kryetradhtar i kombit shqiptar dhe si kryeservil i Vuçiçit të Serbisë, e cila Republikën e Kosovës, në kushtetutën e saj fashiste, e konsideron pjesë të territorit të vet, ka ngritur zërin intelektuali i shquar Frank Shkreli, gazetar veteran i “Zërit të Amerikës”. Në një analizë të ditëve të fundit, ai ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka uniteti i shqiptarëve, duke iu sjellë politikanëve në kujtesë Kuvendin e Lezhës të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Lidhjen e Prizrenit. Ai shkruan:

“... në qofë se shqiptarët nuk kujdesen për veten, për interesat e njëri-tjetrit dhe për të mirën e përbashkët afatgjatë si komb, atëherë pse të lodhen të huajt me ne, kur e shohin se shqiptarët nuk kanë as një kompaktësi, as unitet objektivash madhore kombëtare” (Citohet sipas: Frank Shkreli. “Mësimet nga Lidhja”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 02 korrik 2023).

Mungesa e aftësive vetorganizuese të popullit shqiptar doli në pah pas propozimit të lartpërmendur të Ramës për zhvillimin e asaj konferencës ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë. Në vend që populli të çohej peshë dhe të mbushte rrugët e qyteteve me protesta të fuqishme kundër tradhtarit Rama dhe Brukselit proserbian, përkundrazi, rri i heshtur si mumje hesapi, duke i lënë vetëm kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani të përplasen me padrejtësinë evropiane. Mungesë skandaloze vetorganizimi treguan ata 15 mijë shqiptarët, të cilët kryetradhtari Hashim Thaçi i dëboi nga shtëpitë e veta në Mitrovicën e veriut më 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000, por pas shpalljes së pavarësisë nuk u bënë të gjallë deri më sot të çoheshin bashkërisht dhe të turreshin për t’u kthyer në vatrat e tyre, të pushtuara nga serbët, të cilët Franjo Tuxhmani u dha dajakun që meritonin dhe i përzuri nga Kroacia.

Kryeministri Albin Kurti,

një i vetëm trim në luftë

Masat që ka marrë Kryeministri Albin Kurti kundër provokimeve të rënda të bandave kriminale serbe, duhej ta kishin shqetësuar shumë seriozisht Brukselin dhe Departamentin e Shtetit, për ta ndëshkuar Serbinë ashtu siç e meriton. Por, çuditërisht, ka ndodhur e kundërta. Këto dy qendra të rëndësishme të politikës botërore janë rreshtuar në krah të Serbisë, kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij. Madje atyre nuk u bënë përshtypje absolutisht skenat, kur kriminelët serbë në Mitrovicën e Veriut rrahën 30 policë të KFOR-it, sikur të ishin gomarët e Nastradinit. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, kundër Albin Kurtit, ka kohë që ka mprehur shpatën kryeministri i atdheut amë Rama, duke lënë emër në histori si kryetradhtar me damkë.

Le të kthehemi prapa për një çast në histori, te zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Kryeministri Berisha mbajti një qëndrim mjaft objektiv dhe me shumë dinjitet në vlerësimin e rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit: ai e njohu menjëherë rezultatin e tyre dhe dha dorëheqjen nga të gjitha postet partiake, duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për humbjen e rëndë që pësoi Partia Demokratike. Në këtë mënyrë, ai bëri vetëm veten përgjegjës për atë humbje të thellë, duke mos ia lënë litarin nëpër këmbë pasardhësit të vet në krye të saj. Por Profesor Berisha, me gjithë gabimet që pati bërë dhe që i pati pranuar publikisht gjatë zhvillimit të foltoreve në mbarë vendin, ka lënë emër në histori me dy vepra shumë të rëndësishme: me Rrugën e Kombit, me dy tunele me një gjatësi prej 11 km, dhe me autostradën Tiranë-Elbasan. me dy tunele me një gjatësi prej 4,4 km.

[Kryetradhtari Rama, sapo u  bë kryeministër në vitin 2013, vëllezërve tanë kosovarë u vuri taksën për Rrugën e Kombit].

Pikërisht një javë më vonë, pasi partia socialiste kishte fituar zgjedhjet, gjatë një interviste për gazetën “Le Courrier des Balkans”(Korrieri i Ballkanit), Rama, si kryeministër i ardhshëm, pati deklaruar se “synon të bëjë politikë për të lënë një emër në histori” (Citohet sipas gazetës “Panorama”. 30 qershor 2013).

Dhe tani, çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, është i bindur plotësisht se Rama e ka lënë vërtet një emër në histori, por ky nuk është emër i nderuar në mbarë hapësirat e trojeve tona etnke. Përkundrazi, ky është emri i një tradhtari me damkë, i cili, duke u rreshtuar përkrah serbokriminalizmit gjakatar, ka kryer tradhtinë më të rëndë kundër kombit shqiptar. Fillimisht, në rolin e kameleonit, Rama u hoq e u shtir si mik i popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, dikur pati dalë me propozimin për një president të përbashkët dhe për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të të dy qeverive. Por sapo krimineli Vuçiç hodhi në tregun politik idenë e minishengenit ballkanik, Rama s’e përmbajti dot vrapin drejt Beogradit, si dikur ati i tij shpirtëror, argati i Titos Enver Hoxha në vitet 1941-1948. Rama të kujton atë fjalën e urtë, në të cilën thuhet:

“Gjarpri e ndërron lëkurën çdo vit, kurse tradhtari çdo ditë”.

Tani Rama, me zejen e tij të tradhtisë kombëtare, ka shkuar aq larg, saqë ka lënë emër të turpshëm në analet e historisë sonë, sepse  për Republikën e Kosovës është bërë po aq i rrezikshëm, sa edhe krimineli Vuçiç. Po aq i rrezikshëm është bërë ai edhe për Shqipërinë me tradhtinë ndaj popullit tonë, tradhti kjo, e reflektuar në varfërimin e pandalshëm të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Çuditërisht. Rama, si kreu i partisë së bujkrobërve socialistë, ka shumë sukses në veprimtarinë e vet tradhtare për shpopullimin e vendit. Ja çfarë deklaronte një djalë i ri para një viti: 

Po iki në Gjermani sepse këtu çdo gjë është katastrofë. Ju bëj thirrje shqiptarëve që të ikin se ka marrë fund ky vend. Me çantën në krah, ky është mesazhi që qytetari tha për të rinjtë para se të nisej për në Gjermani (Citohet sipas: Youtube. 22 korrik 2022).

Rama do të kishte lënë vërtet emër të nderuar në histori, dhe çdokush nga bashkëkombësit në trojet tona etnike dhe në Diasporë, do të ishte shumë krenar, sikur të ishte rreshtuar vendosmërisht pranë Albin Kurtit, në mënyrë që shteti amë dhe Republika e Kosovës t’u flisnin  ndërkombëtarëve me të njëjtën gjuhë dinjitoze. Kështu do të ishte rritur së tepërmi autoriteti i tij jo vetëm në sytë e shqiptarëve, por edhe të ndërkombëtarëve. Por, fatkeqësisht, nuk ndodhi kështu. Sepse kalorësi i helenizmit nuk mund të vepronte ndryshe. Me flirtet e tij me Vuçiçin, ai dëshmon se është bërë edhe kalorës i serbosllavizmit.

Për të siguruar mbështetje në sytë e shqiptarëve, përkrah Vuçiçit në fushatën e tij kundër Albin Kurtit, Rama, përmes Sorosit, solli për vizitë në Tiranë ish-presidentin amerikan Bill Klinton, i cili, në moshën 77-vjeçare, një muaj e gjysmë para festimit të ditëlindjes më 19 gusht, ndërmori një udhëtim shumë të gjatë. Në ceremoninë e organizuar për atë vizitë, ra menjëherë në sy diçka: ajo ishte një vizitë e privatizuar tërësisht nga Rama, përderisa aty mungonin dy krerët kryesorë e opozitës, të cilët Rama, për turpin e tij, nuk i kishte ftuar. Se çfarë përshtypjesh bëri vizita e Bill Klintonit në Tiranë në radhët e analistëve dhe të publicistëve me dinjitet të lartë personal dhe kombëtar, janë mëse të mjaftueshme këndvështrimet që shprehën në internet intelektualë të tillë të njohur, si Fatos Lubonja, diplomati Agim Nesho, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Ceremonia që u zhvillua para kryeministrisë shërbeu si një skenë sa humoristike, aq edhe tragjikomike. E quaj tragjikomike, sepse në atë ceremoni u dëshmua para opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar se sa e madhe është përçarja e shqiptarëve. Bill Klintoni ka hyrë në kujtesën e çdo shqiptari dhe në historinë e mbarë kombit shqiptar, si një President i shquar amerikan për aktin e lartë burrëror që kreu, me marrjen e vendimit për bombardimin e Serbisë fashiste në pranverën e vitit 1999, duke vënë në dijeni paraprakisht mbarë popullin amerikan dhe duke çuar në vend porosinë e të Madhes Nënë Tereza. Kombi shqiptar nuk ia harron kurrë Bill Klintonit atë akt burrëror dhe do t’i jetë mirënjohës në jetë të jetëve. Por të duket e pabesueshme kur mendon se si është e mundur që Bill Klintoni, në këtë moshë të nderuar, të bëhet aktor në një skeç humoristik, të parapërgatitur përmes Sorosit, vetëm e vetëm që Rama të gjente mbështetje për sulmin kundër Albin Kurtit. Çdo shqiptar i ndershëm, me vetëdije të lartë kombëtare, është i bindur se Klintoni kishte ardhur në Tiranë jo në rolin e ish-Presidentit, por në rolin e një përkrahësi të Ramës në fushatën që ky ka shpërthyer kundër Albin Kurtit. Veç kësaj, me vizitën  e vet, ai kishte si qëllim t’i ngrinte lart aksionet e Ramës, si një “politikan me peshë” në gadishullin tonë. Në fjalimin e vet, Klintoni, i keqinformuar, duke pasur parasysh ngjarjet në Mitrovicën e Veriut, tha: “... ta ndalim këtë marrëzi”. Por marrëzia nuk është produkt i shqiptarëve, ajo është produkt i bandave kriminale serbe, është produkt i Serbisë fashiste, e cila nuk është mjaftuar me gjithë ato gjëma të rënda që i shkaktoi popullit kosovar në vitet ’90, por ka edhe pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Me siguri që Kryeministri Albin Kurti i ka ndjekur me kujdes skenat humoristike që u shpalosën para Kryeminitrisë dhe duhet besuar se ai është bërë edhe më i vendosur në qëndrimin e tij burrëror në mbrojtje të tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, pa lejuar kurrën e kurrës krijimin e një shteti serb brenda territorit të saj.

Me nëntitullin Kryeministri Albin Kurti, një i vetëm trim në luftë”, kam parasysh frontin e trefishtë të sulmeve që ai po përballon, jo vetëm nga ndërkombëtarët dhe opozita proserbe, por edhe nga kryeministri i shtetit amë dhe banda rreth tij. Pra, formacioni i tij politik dhe i presidentes Vjosa Osmani po ndeshen me dy sulme nga jashtë dhe me një sulm nga brenda. Më bëri përshtypje kërkesa e Xhavit Halitit, drejtuar kryeministrit Albin Kurti për të dhënë dorëheqjen. Vajmedet se kush e kërkon këtë dorëheqje! Xhavit Haliti, anëtari i bandës tradhtare të Hashim Thaçit. Jo më pak përshtypje më bëri letra publike e Behgjet Pacollit, drejtuar Kryeministrit Albin Kurti, të cilit i bënte thirrje të dëgjonte zërin e ndërkombëtarëve për plotësimin e tekave shoviniste të Serbisë. Behgjet Pacolli s’mund të veprojë ndryshe se dihet mirë se kush është - i njohur si servil i Beogradit dhe i Moskës, dy armiqve të betuar të kombit shqiptar.

Pendesa e heshtur e ndërkombëtarëve

për bombardimin e Serbisë

në pranverën e vitit 1999

Siç është bërë e ditur, “Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen në këtë javë. Ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment” (Citohet sipas: “Këto janë sanksionet që KE gjatë javës do t’i vendosë kundër Kosovës”. Faqja e internetit “Ora news”. 27 qershor 2023).

Pra, për problemet që kanë lindur në Mitrovicën e Veriut, për shkak të provokimeve të banditëve serbë me mbështetjen e gjithanshme të Serbisë, sipas brukselizmit, “fajtore” na qenka Republika e Kosovës. Nuk habitemi aspak nga ky qëndrim i Komisionit Evropian, sepse këtu e 12 vjet të shkuar qe bërë i njohur publikisht një fakt befasues. Asokohe, Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zannieri (1954), pati  deklaruar:

 “… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet sipas faqes së internetit “Voal”. 16 prill 2011).

Katër vjet më vonë, u vërtetua që Lamberto Zannieri kishte pasur shumë të drejtë. Në mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Emerik Shoprad (Aymeric Chauprade - 1969). Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen e papërmbajtur për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian”. Se Kosova, sipas këtij injoranti dhe shpifësi me gramë të madhe, jo vetëm që na qenkej “çerdhe e krimit”, por mbakej përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015).

Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade,  nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitej përkrah skifterëve ushtarakë francezë që i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s.

Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbënte deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbënte heshtja e krejt eurodeputetëve të  tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t’i jepte përgjigjen që Aymeric Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Republikës së Kosovës dhe për sulmet kundër NATO-s. Pra, etiketimi fishtian i Evropës vazhdon të ketë tingëllim aktual edhe në ditët tona. Qëndrimi që mbajnë ndërkombëtarët, të cilët kanë planifikuar vendosjen e sanksioneve kundër Republikës së Kosovës, s’është gjë tjetër, veçse një pendesë e heshur për bombardimin e Serbisë. Në këtë mënyrë, Brukseli dhe Blinkeni i Departamentit të Shtetit kanë rënë në pozitat e ish-Presidentit Tramp, i cili e ka quajtur turp bombardimin në fjalë. Pikërisht rreshtimi i ndërkombëtarëve në anën e Serbisë është arsyeja kryesore se pse ata nuk vendosin sanksione kundër saj për flakjen nga kushtetuta të nenit, në të cilën Republika e Kosovës figuron pjesë e Serbisë, se pse heshtin për fatin e të zhdukurve me dhunë, për zbulimin e të gjitha varrezave masive, se pse nuk reagojnë për këto varreza që kanë mbetur pa epilog gjyqësor, se pse nuk kërkojnë të ngrihen aktakuza ndaj kriminelëve për vrasjen e të zhdukurve apo ndaj atyre që kanë marrë pjesë në fshehjen e kufomave në territorin e Serbisë, se pse vazhdojnë të heshtin kur deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ka folur sërish për situatën në veri, derisa ka thënë se fajtori kryesor është Serbia. Ajo ka deklaruar:

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje - të papritura - një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët” (Citohet sipas: Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë në veri përmes autoambulancave, të njëjtat po dërgohen në kishat ortodokse”. Faqja e internetit “telegrafi”. 04 korrik 2023).

Ky fakt skandaloz dëshmon për dy gjëra:

Së pari, Bashkimi Evropian rri e hesht për veprimtarinë e bandave kriminale serbe në Veriun e Mitrovicës, dhe, në vend që të vendosë sanksione kundër Serbisë, ai sillet ndaj saj si një dado politike. Prandaj ka shumë të drejtë ministria e punëve të jashtme, burrëresha Donika Gërvalla, e cila ka deklaruar:

“Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është: A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë? Unë mendoj që ajo nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitet për ta garantuar sigurinë. Arsyet janë të qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit” (Citohet sipas: “Kosovë: Ministrja Gërvalla kritikon BE duke nxitur reagime”. Faqja e internetit “DW”. 10 korrik 2023).

Së dyti, kishat serbe në territorin e Republikës së Kosovës janë fole gjarpërinjsh. Se ndryshe s’ka se si shpjegohet që ato shërbyekan si depo amatimesh kundër popullit shqiptar. Normalisht, autoritetet e Republikës së Kosovës, kur zbulohen depo të tilla në mjedise kishash serbe, duhet t’i dëbojnë që andej për në Serbi të gjithë priftërinjtë dhe ato kisha, të kthyera në vatra krimi, duhet të kthehen në pronë shtetërore. Krimi i kishave serbe kundër shqiptarëve edhe në ditët tona, na bën të vijmë në përfundimin se tingëllojnë mjaft aktuale kerkesat e Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V, dërguar mbretit Millutin dhe Stefan Dushanit më 1346, duke urdhëruar që të lirojnë Kishat Katolike, te uzurpuara në territorin e Dardanisë.

Duhet pranuar haptas se Evropa e brukselizmit e ka katandisur Republikën e Kosovës në “geto” të gadishullit tonë: për të gjitha vendet rreth e rrotull saj i ka hequr vizat, kurse për Republikën e Kosovës ka zgjedhur vetëm izolimin. Kjo është faqja e zezë e kurvës së motit, simpatizantes së Serbisë.

Në këtë valë histerie që ka shpërthyer kundër Kryeministrit Albin Kurti, për fat të keq, opozita në Prishtinë dhe qeveria në pushtet në Tiranë, kanë braktisur krejtësisht interesat kombëtare dhe janë rreshtuar në krah të shovinizmit serbokriminal. Një dukuri e tillë tejet e shëmtuar është e papërsëritshme në asnjë vend të botës. Të bën përshtypje shumë të thellë një fakt interesant. Analisti dhe publicisti i shquar Skënder Kapiti, në harkun kohor prej 30 qershorit deri më 09 korrik, ka botuar në internet gjashtë artikujt në vijim, të cilët janë mjaft mbresëlënës në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti dhe të Presidentes Vjosa Osmani (“I sfidoj të gjithë ata që janë kundër Kosovës, dhe që sot janë kundër Albin Kurtit”, “Albin Kurti dhe antiKurtët”, “Ja pse sot jam me Kurtin e Osmanin”, “Kurti dhe Osmani, qëndroni fort, sepse me juve është historia, patriotizmi, e drejta dhe e vërteta”, “Kurti dhe Osmani me dhe për patriotizmin, shqiptarizmin, demokracinë dhe për shtetin e kushtetutën”, “Lufta në Kosovë nuk ka përfunduar”). Në artikullin e parafundit ai thekson diçka tepër shqetësuese:

“Antikurtizmi politik, intelektual, diplomatik dhe mediatik në Shqipëri, vërtetoi dhe zbuloi atë se në Shqipëri deri më sot në 100 vjet në pushtet ka ardhur ajo politikë, e cila është sa më antikosovare... Jo vetëm Edi Rama, por para historisë do të përgjigjet edhe Partia Socialiste, e cila deri më sot jo vetëm asnjë funksionar e as pushtetar i saj, por asnjë anëtar i saj nuk është distancuar dhe as nuk ka kritikuar kryesocialistin Edi Rama për papërgjegjshmërinë ndaj interesit gjithkombëtar shqiptar me projektin e “Ballkanit të Hapur”, projekt tërësisht kundër Kosovës, dhe me të tjera veprime të dëmshme për Kosovën”.

Ky qëndrim kaq dashakeq kundër Republikës së Kosovës nga ana e shtetit amë, të privatizuar nga Rama, dëshmon fare qartë se partia socialiste vazhdon të mbajë në krye një njeri që ndjek gjurmët e Enver Hoxhës në marrëdhëniet me Beogradin. S’mund të ndodhë ndryshe, se kjo parti është trashëgimtare e traditës së partisë komuniste, e cila, që në themelimin e vet, ishte agjenturë jugosllave. Për pasojë, Rama me partinë e vet, me anëtarësi një kope të madhe bujkrobërish socialistë, sot është thjesht një agjenturë në shërbim të serbosllavizmit. Qëndrimi revoltues i Ramës ndaj Kryeministrit Albin Kurti dhe heshtja e plotë e anëtarësisë së partisë socialiste, lexuesin e ndershëm e bëjnë të përsiatë thellë se kjo parti vazhdon traditën e tradhtisë së partisë komuniste në raport me Kosovën, për të cilën biografi i Titos, Vladimir Dedijer (1914-1990), në librin me titull “Kujtime”, të botuar në Beograd në vitin 1949, shkruan shkoqur fare: 

“Çështjes shqiptare të Kosovës iu vu vula që në 8 nëntorin e ’41-it”.  

Për të gjetur mbështetje në fushatën e vet kundër Kryeministrit Albin Kurti, Rama ka hedhur në sulm kopenë e analistëve. Dhe këta, si tabori i langonjve të rrugës, të ushqyer nga kockat që u hedh Rama, i janë turrur Albinit me një mllef të pështirë. Këta langonj janë të shumtë, por këtu do të bëhet fjalë vetëm për njërin prej tyre, për Baton Haxhiun, të cilin Rama e ka zgjedhur me kohë si njeri shumë të përshtatshëm për ta pasur pranë vetes, sepse është agjent i Beogradit me kohë e me vakt. Pikërisht ky agjenti serb Baton Haxhiu, ka botuar mjaft shkrime kundër Kryeministrit Albin Kurti. Një paçavure që ka botuar në internet, e ka titulluar “Albin Kurti, 10 mite rreth një politikani primitiv” (Faqja e internetit “Ina”. 06 korrik 2023). Ky Baton Haxhiu, ky agjent i regjur i Serbisë, ky tradhtar me damkë i mbarë kombit shqiptar, është kaq i pacipë, saqë as skuqet as zverdhet para publikut mbarëshqiptar për një fakt tepër demaskues, si argat i Millosheviçit. Ky farë burri, ky zvarranik në shërbim të serbosllavizmit, u ngrit e shkoi në Gjykatën e Hagës për të dëshmuar kundër Millosheviçit. Dhe Millosheviçi e zhveshi lakuriq, duke deklaruar:

“Ti ke qenë bashkëpunëtor i jemi, a po ke dëshirë të ta dëshmoj, o Baton?” (Citohet sipas faqes së internetit “Lajme Online” në facebook. 31 maj 2021).

Nëse ky argat i Millosheviçit do të kishte qoftë edhe një miligram burrërie, qoftë edhe një miligram dinjiteti, nuk do të guxonte të dilte nëpër studio televizive. Por ai është i zhveshur tërësisht nga burrëria dhe nga dinjiteti, sepse e ka ngrënë turpin me bukë, sepse i është bërë faqja rrogoz.

Është për të lënë mendjen se si është e mundur që këtë agjent të Millosheviçit e ftojnë si “analist” nëpër studiot televizive të Tiranës. Mirë që shumica dërrmuese e atyre studiove  i shërbejnë Ramës me tërë afshin e servilizmit të tyre, po Çlirim Peka nuk e kuptuaka që Baton Haxhiu është ndotës i studios së televizionit “Syri”, si një mjet i informimit masiv me orientim të djathtë?

Gjithë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, të cilët e duan me shpirt Republikën e Kosovës, në këto çaste, kur ajo po kërcënohet krejt padrejtësisht me sanksione nga ndërkombëtarët për krijimin e një shteti serb brenda territorit të saj, Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani duhet t’i shprehin mbështetjen e tyre të plotë me titullin e artikullit analitik të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të intelektualit me brumosje të shkëlqyer nacionaliste dhe të publicistit të talentuar Skënder Kapiti. Artikulli i tij, me titull “Kurti dhe Osmani, qëndroni fort, sepse me juve është historia, patriotizmi, e drejta dhe e vërteta”, është botuar në internet më 06 korrik 2023. Në atë artikull ai shkruan:

“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë meritën e madhe sepse ata futën në politikën shqiptare standardin patriotik, atë që tipari kryesor i politikanit, pushtetarit e shtetarit shqiptar duhet të jetë patriotizmi dhe ndjesia e përgjegjshmëria e lartë para kombit e atdheut kundër korrupsionit, hajnisë e tradhtisë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ia grisën maskën patriotike tradhtisë, që maskohet me vellon e patriotizmit, ia grisën maskën tradhtisë politike, intelektuale e mediatike, të cilat akuzojnë patriotizmin dhe patriotët e vërtetë për tradhti”.

Shqiptarët, si komb, njihen në mbarë botën si populli më paqësor. Ata dëshirojnë  që me serbët, të cilët janë të ngulur në Kosovë, të jetojnë në harmoni të plotë, prandaj s’është absolutisht e nevojshme krijimi i një bashkësie serbe brenda territorit të saj. Tani nuk është e qartë se kush e kërkon krijimin e asaj bashkësie - serbët e Kosovës apo Beogradi? Mbetet për të dyshuar se një gjë të tillë e kërkon Beogradi, sepse nuk dëshiron që Republika e Kosovës të jetë një shtet i pavarur dhe sovran. Bashkësia e komunave serbe do të ishte një minë me sahat brenda territorit kosovar, sepse “ishujt” e asaj bashkësie, në mos nesër, pasnesër, s’do ta njohin absolutisht autoritetin shtetëror të Prishtinës. Nëse ka serb që nuk e duan bashkëjetesën me shqiptarët, mund të largohen për në Serbi. Por ama drejtësia duhet të vihet në vend: ata serbë që kanë ardhur nga Kroacia apo nga vise të tjera dhe janë vendosur në Mitrovicën e Veriut pas 12 qershorit të vitit 1999, duhet të largohen për në Serbi dhe atje të kthehen ata 15 mijë banorët shqiptarë rrënjës, të cilët kryetradhtari faqezi Hashim Thaçi i dëboi me dhunë më 2-3 shkurt të vitit 2000. Serbët s’kanë pasur, s’kanë dhe s’kanë për të pasur asnjë të keqe nga fqinjësia me shqiptarët. Model në mbarë botën i marrëdhënieve shumë paqësore dhe i harmonisë shembullore të shqiptarëve me minoritetet, janë marrëdhëniet e tyre me minoritetin grek.

Një personalitet i njohur i kulturës serbe, dramaturgu dhe profesori i Fakultetit të Arteve të Dramës në Beograd, Nebojsha Romçeviç, ka deklaruar se nuk beson se Serbia ka pasur udhëheqës më të këqij në historinë e saj. Ai thekson:

“Atë çfarë e kanë të përbashkët, e çka aspak nuk dyshoj, është likuidimi i Serbisë në kuptimin demografik, shpirtëror, ekonomik, politik, ekologjik dhe arsimor. Jam i bindur se serbët në Kosovë jetojnë më mirë sesa serbët në Serbi”, - ka thënë Romiçeviç në një intervistë, dhënë revistës serbe NIN (Citohet sipas: “Shkrimtari nga Beogradi: Serbët në Kosovë jetojnë më mirë se serbët në Serbi”. Faqja e internetit “Express”. 19 dhjetor 2019).

Pra, bashkëjetesa e serbëve me shqiptarët në Republikën e Kosovës nuk është aspak e rrezikuar. Megjithatë, shqiptarët në marrëdhëniet me ta, mirë është të kenë parasysh atë Esenë e famshme të Pjetër Arbnorit, me titull Udhëzues për të njohur serbët para se të bisedosh me ta”, të botuar në disa faqe interneti dhe në librin e Profesorit Enver Bytyçi, me titull “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, f. 348-349.

Feniks, Arizona

13 korrik 2023

 

 

A PO DESHTON POLITIKA EVROAMERIKANE NË KOSOVË

 



                            Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

          

Jemi dëshmitar që evroamerkanët po e denojnë kërcnueshëm viktimën (Kosovën) dhe po e favorizojnë xhelatin (Serbinë). Këtë pohim e ka dëshmuar edhe politika e investimeve, në përgjithësi. Lidhur me këtë, Evropianët duhet ta kanë të qartë se e kanë coptuar Shqipërinë në 5 copa dhe tash shtihën si demokrat dhe paqesor, kurse plaga shqiptare kullon helm pa pushim dhe prap ka kërcnime se do të metastazojë plaga edhe më thellë. Ky realitet nuk u jep shqiptarëve të drejtë që të shfaqin anarki. Përkundrazi demokracia në një masë është deshmuar në Kosovë që nga çlirimi. Pra duhet paksa të shkohet në histori se fenomeni i robërisë të shqiptarëve e ka zanafillën e përserituar edhe në mesjetë e që është përsëritur nepër tavolina: më 1878 në Berlin; më 1913 në Londër; më 1919 në Versaj dhe më 1946 në Paris. Shqiptarët më shumë dilema e patën filluar luftën kundër të njejtit agresor (Serbisë) më 1993 ( kur themelohet UÇK), duke u friguar se do të na përsëritet historia. Nuk ngjau e papritura, sepse nuk kishim lërë derë pa lëvizë për ta dëshmuar të drejtën tonë, në luftë politike dhe ushtrake për çlirim dhe bashkim kombëtar. E them me përgjegjësi etike shkencore se armët më 1997 i rrokëm sepse okupatori kishte program për të na shfarosë si pjesë e kombit. Luftuam gati dy vite, duke bartur armatim me krih dhe me bagëti dhe ka ngja që edhe atë armatim na e kanë shkatrruar dhe konfiskuar. Por nuk mbeteshim pa shpresë se lufta jonë e drejtë do të vazhdojë sepse ishim të mbështetur për muri.

Ngjau femomeni dhe në fund të vitit 1998 u pranua ideja se për Kosovën do të organizohet një konferencë ndërkombëtare, që përputhej me kohën kur UÇK nuk konsiderohej më “terroriste”, kudo nepër qendrat e fuqisë. Nuk e dinim ku, por shumë shpejtë në janar 1999 u kuptua se konferenca historike për Kosovën do të mbahet në Paris, vend ky që më 1919 dhe 1946 na ishte prerë trupi i trojeve kombëtare në gjashtë copa. Po, atëbotë nuk kishim frigë për dy gjëra: Së pari se informimi ishte gati i plotë edhe pse në Kosovë okupatori na e kishte shkatrruar deri në themel, duke serbizuar çdo medium informativ. Së dyti në Evroamerikë ishim të sigurtë se do të na kuptojnë më 1992 në Konferencën e Londrës për Jugosllavinë, aq më parë kur RSFJ ishte bërë copë e grimë, duke luftuar sllavët ndërmjet veti, pra  duke bërë luftë shumë të egër qyetare. Por asnjë ndihmë përpos llafeve nuk na erdhi. Dhe mbi këtë realitet ishim të bindur se Konferenca e Dejtonit (SHBA) më 1995, kishte arritur një sukses duke e ndaluar gjenocidin serbian në Bosnje Hercegovinë, po edhe luftën Serbo-Kroate. Nga ajo Konferencë kasapi i Ballkanit doli me nofkën Çpaqebërës” dhe aty mori sinjal se me shqiptarë mund të sillet si të dojë, sepse më në fund edhe do të shpërbehet me çmimin “Nobel për gjenocid mbi shqiptar”. Në Kosovë atëbotë pati filluar të spjegohet nepër koluarët shqiptare, se nga Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, së pakut do ta nxierrim një Republikë të Kosovës (ala Republika Serbe në Bosnje), brenda Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i ZI), sepse edhe Deklarata e 4 korrikut 1990, kishte sanksionuar atë mundësi. Por, prap nepër koluare kishte filluar të flitet se “ndihma e Perendimit” ka kosto që shqiptarët e rreligjionit islam “duhet të konvertohën në të krishterë, sepse më 1914 ky akt civilizues ka mebtur pa u rrealizuar”! E shpresa që nuk vdes kurrë kishte mbetur te Amerika protestante.

Konferenca e Rambujesë (mars 1999) u mbajt në rrethana kur lufta e UÇK ishte bërë faktor përmbajtësor që shqiptarët të kërkojnë diçka më tepër se sa Republikë në kuadër të FRJ-ës së Zhablakut. Të kuptohemi se Mali i Zi (si shtet i sllavëve) ende nuk jepte shenja se është i paknaqur me politikën serbiane e cila në nëntor 1918 Mbretëria serbe ia kishte suprimuar: shtetësinë, kombin, dinastinë, kishën dhe gjuhën malazeze. Dha shqiptarët pas ndarjës së Malit Zi nga Serbia më 2006 e kishin të drejtën blanko, se kur sllavët nuk mundën të bashkëtojnë me serbianët fashista, si mundën shqiptarët në Kosovë, ku struktura e popullsisë 92 përqindë është shqiptare. E vërteta, Konferenca e Rambujesë u mbajtë në kushte të një presioni Evroamerikan dhe të një pjese të politikës shqiptare (Shqipëria komplet), që të mbesim nën syzerenitetin e Millosheviqit. Madje Adem Demaçi dhe ata që e përkrahnin u quajtën se: “janë kundër tërë botës”. Faktorët që e vulosnin këtë qëndrim ishin se ndër 10 pikat që nuk negocioheshin ishin sidomos: 1. Kufirin RFJ-Shqipëri e ruante Ushtria serbo-malazeze; 2. Në Kosovë mbeteshin 11 mijë policë serbian; 3. Shqiptarët mbetëshin pakicë kombëtare, edhe pse ishin katër herë më shumë se Malazezët në federatën fantome. Dhe shumë kushte tjera që duhej të duroheshin nga shqiptarët, ose në të kundërtën të shkojmë “ku bren miza hekur”, të zhdukëshim nepër ato vende që do të na pranonin si refugjatë. Pra në asnjë vend nuk u përmend bile Kushtetuta e vitit 1974 për Kosovën. Dhe Bashkimi Evropian dhe SHBA “nuk e dinin” se fashizmi serbian kishte vëndosë për të na larguar defintivisht nga Kosova deri më 28 VI 1999. Pra në përvejtorin e Vidovdanit, duhej të merrte fund shqiptaria në Kosovë, ku kishte gisht edhe Vaselena po edhe bota Latine si Kryqzata Evropiane që po i afrohej objektivit, për të mbetur si detyrë shfarosëse popullsia islame në Republikën e Shqipërisë. Ky afkt e zbulonte pazarin Millosheviq-Tuxhman në luftën e planifiukuar. Ky fakt vërtetohet edhe me pjesëmarrjen e disa Meshihateve islame nga Rusia dhe një delegacion ilegal nga Palestina. Pse deshtoi Koncili i Vaselenës në Beograd më 27 maj 1999, deri me sot askush nuk e ka elaboruar. (shiqo: Millosheviq, Tuxhman, Dogovoreni rat 1991, strogo pov, Beograd. Dokumentin e ka patentuar Millosh Miniq në Arkivin e shtetit dhe në qendrat e fuqisë, që mund ta sigurojnë, nëse nuk e kanë siguruar para se të thahet ngjyra e nënshkrimeve!).Në Kosovë makineria vrastare serbe i kishte atëbotë (mars qershor 1999) dy detyra parësore: ta shkatrrojë UÇK-ën, përmes planit “Patkoi” dhe ta detyrojë popullin shqiptar që të largohet nga vatrat e  veta, në mënyrë që Kosova të kolonizohet me sllavë, përmes planit “Toka e djegur”.

Por, me fillimin e bombardimeve ndaj RFJ-s nga 24 mars e deri më 10 qershor 1999, NATO do të mësojë detalisht se ku shpje politika taktike “Patkoi” (më e shkatrrua UÇK-ën)  dhe politika e “Tokës së djegur” ( më e shfarosë popullin shqiptar në Kosovë, duke e ndarë këtë detyrë serbiane në tri tërësi: një pjesë më e vrarë dhe me i bartur kufomat deri në Batajnicë, me dhunua sa më shumë dhe me hudhë kufoma nepër bunare…; një pjesë e shqiptarëve me u plasuar maleve për ta shfarosur pastja pjesë pjesë, dhe një pjesë shqiptare për ta larguar nga Kosova dhe për t` ia bërë të pamundur që të kthehet sikurse popullsia e Krahinës Toplicës në 714 fshatra dhe 6 qytete më 1877 në Sanxhakun e Nishit. Lexo se afro 1 milion shqiptar ua larguan me dhunë nga Kosova. Në lidhje me këtë, Borreli dhe Llajçaku i kanë harruar kampet e përqëndrimit për shqiptarë në: Bllacë, Stankovec dhe Çegran (Maqedoni) si dhe në Kukës të Shqipërisë. E vërteta, politika Evroperendimore e kishte të njohur dokumentin “Patkoi”, por edhe programin “Toka e diegur”. Pra e them me përgjegjësi, se qarqet profesionale sidomos në SHBA nuk e njihnin politikën serbiane të 37 programeve nga viti 1836 e deri më 1999, për t` i shfarosur shqiptarët. Lidhur me këtë, në nëntor 1998 në Mynhen të Gjermanisë provova për ta spjeguar fenomenin e programeve serbe, por kujtë t` i tregohet, nga fillimi e deri dy orë para përfundimit UÇK quhej terroriste, për të ndryshuar qëndrim në fund, kuptohet pasi që u erdhi urdhëri nga Pentagoni se “UÇK nuk është terroriste”.  Pse mos të dihet se më shumë i besonin Beogradit se sa një zëri të ndërgjegjës në “shkretirë” e që kishte shansë ta kuptojë vetëm ndonjë ndergjegje sojnike si Nënë Tereza. E në lidhje me këtë, hapur duhet ta themi se komplet bota Islame në anën tjetër ishte me fashizmin e Milloshit, sa që në disa qarqe nepër Evropë dhe Amerikë, pati filluar të çarkullojë disponimi se: “është shansa e shekullit se shqiptarët musliman në konvertohën në katolik. Në anën tjetër serbët pravosllav kishin planifikuar për 27 maj 1999 Kongres të kishave të krishtera në Patrikanën e Beogradit, prej të cilit kishat do të dilnin të inifikuara, ndërsa shqiptarët e anatemuar nuk do të lejoheshin të kthehen në vatrat e tyre stërgjyshore. Në atë Kongres rreligjioz të Vaselenës do të merrnin pjesë edhe disa kongregata islame, sidomos nga Rusia ku numroheshin se ishin 44 milionë. Këto pazare ishin kurdisë qysh më 1985 por që i prishi lufta e UÇK-ës dhe bombardimet e NATO-s së bashku në një front: NATO nga ajri, UÇK nga toka. Ndërsa si rrezultat i kombinimit erdhi kapitullimi i Ushtrisë RFJ-ës pa kushte më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Ngjarjet që e pasuan Kumanovën mund të përmbledhën në: negociatat e Wjenës ku Mati Ahtisari imponoi një status të Kosovës, të cilin pala shqiptare e pranoi duke shënuar një fenomen të ri në diplomaci e që është: diskriminimi pozitiv. Kjo do të thot se Serbët në Kosovë do të gëzojnë të drejta shtesë, të cilat nuk figurojnë në asnjë Kushtetutë të Globit. Por, orteku i shkatrrimit të RSFJ-ës do të rrumbullaksohet me largimin e Malit Zi nga federata më 2006. Ky fakt i ri e nxorri në shesh një të drejtë shqiptare, e cila u kuptua LAKURIQ, se kur me serbët nuk mund të bashkjetojnë as sllavët e lëre më shqiptarët, më në fund u kuptua se cili është rroli i tigrit në Ballkan.

Më 10 qershor 2007 ndodhi vizita historike e Bushit Ri në Tiranë i cili e shkrepi këtë fjali: “Çka është mjaftë, majftë është, Kosova duhet ta shpallë pavarësinë”. Bota e civilizuar u step para kësaj fjalie historike, e cila hapi energji të re në çështjën shqiptare; hapi zemarat shqiptare se Amerika e Klintonit më në fund do ta kuptoj realitetin, sespe edhe në Rambuje edhe në Kuamnovo, plaga nuk ishte sheruar në tërësi, sepse nuk shkëputëshin prangat e robërisë, sepse është thënë nga goja e një Presidentit Amerikan  që simbolizon: mendim, shprehej dhe veprim të lirë-shprehë të drejtën e grantuar se liria: do të mbrohet në Kosovë –Dradani, me logjikën e diturisë, mençurisë dhe forcës armatosur.

Më 17 shkurt 2008 ndodhi shpallja e Pavarësisë Republikës Kosovës nga Parlamenti i Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe deputetët serbian, por edhe shoqëritë civile dhe të ftuarit respektiv, me çka Serbia nuk u pajtua dhe drejtoi ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lidhur me këtë, më 2010 erdhi verdimkti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se: Shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare. Me këtë akt të gjyqësisë supreme në Glob, Rrezolutën 1244 e KS OKB e plasoi vetëm si akt të shënuar historik. Kjo vlerë i mbeti rezolutës si histori.  

Pas shpalljës pavarësisë Kosovës erdhën njohjet e shteteve të ndryshme të botës sa që numri i tyre arrijti në 116. Ndaj këtij realiteti, sidomos do të reagohet me të gjitha mjetet nga Rusia dhe Kina, po edhe nga diplomacitë e shteteve që kanë shembuj Kosova brenda tyre, e më së shumti nga Beogradi. Në këtë reagim do të bashkangjitet me hapa të sigurtë në kundërshtime nëntoka serbiane, do të bashkangjitën të gjitha mbeturinat që e kishin përkrahur fashizmin e Milloshevit në Veri të Kosovës, sidomos. Kështu, ngadal por sigurt Veriu i Kosovës do të avansohet në temë kujdestare, për ta shfrytëzuar nxënsit e Milloshit dhe Shesheli që t` i fitojnë zgjedhjet në Serbi me një perqindje rekorde, duke punuar në kanale të caktuara, sidmos në defaktorizimin e shtetit Kosovës. Defaktorizimi do të provohet të forcohet në tri fronte nga qarqet serbiane: 1. Duke e shfrytëzuar okupimin e Krimensë nga Rusia fashiste më 2014; 2. Nga lufta imperilsite e Rusisë duke e sulmuar Ukrainën dhe 3. Duke shfrytëzuar pozitën e shteteve të Evropës që nuk e njohin Kosovën, si Spanja që nuk e njeh pashaportën e Kosovës dhe Sllovakia që ka “Kosova mbrenda saj”. Me këtë realitet BE tregoi se për Kosovën është “tigër prej letre” që kërcnon viktimën dhe favorizon xhelatin, madje me investime miliarda Euro, të cilat tash duhet siguruar me çdo kusht, sidomos Gjermnia. E nëse i theksojmë këto realitete, shumë kush do të na kualifikojë se jemi kundër tërë botës, sikurse po orkestron Edi Rama. Po, e dijmë prapavinë dhe vesin e këtij njeriu. Po mos të mendoi se Kosova është PDSH, apo Sali Berisha. Ramo, Kosova ka me të dalë kapuç me mangë ty personalisht.

                       A po ndryshon politika Evroperendimore ndaj Kosovës më 2023

Pa asnjë elaborim eksplikativ jam i obliguar ta shtrojë purtjën: Sa kohë i duhet Kosovës ta dëshmojë “pafajësinë”, kur kundër saj janë ngritur shumë zëra pa asnjë argument politik. Kjo pyrtje e shtruar në nëntitull sipas: Edi Ramës, Baton Haxhiut dhe Aleks Sorrosit është problematike, për faktin sipas Batonit se: “Albin Kurti qenka, i njejtë sikurse Ali Shukriu dhe Rrahman Morina” për Kosovën. Akuzë e rëndë është kjo e shprehur edhe në emër të Edi Ramës jo vetëm për Albinin, por edhe për të gjitha ata që e përkrahin politikën e drejtë të VV-Kryeministrit Albin Kurti, që Kosova njëherë e përgjithëmonë të shkëputet nga robëria dhe pazaret meskine sepse nuk ka askush të drejtë për të dhuruar asnjë centimetër të tokës që quhet Kosovë. Kuptohet se Albini po ua prish pazaret shumë kujtë, sepse Sorrosi me të gjitha mjetet po lufton që dy gjëra të dalin në plan të parë gjatë kësaj vere të nxehtë: 1. Të ngritët një luftë lokale në Kosovë, dhe ai të shet armatim duke i bërë argat kufomës gjallë por shumë të rrezikshme, që quhet Rusi. 2. Eventualisht me ndrrimin e pushtetin në Prishtinë të ndërtohet një asociacion në Veriun e Kosovës që ka ingerenca ekzekutive për t` i  përvetësuar minjerat e Trepçës. E kjo çështje krijoi këto ditë të vizitës së Edi ramës në: Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë dhe Beograd një kërkesë të re nga Beogradi që Çështja e Kosovës në qitët sërish në Këshillin e Sigurimit të OKB. Por, të zmeruar për deshtimin e Ballkanit Hapur, edhe Tirana doli me propozim se duhet akorduar një konferencë e mbylluar për Kosovën dhe aty palët nuk duhet lejuar të largohën deri sa të arrihet qëllimi i pazarit, ala shkolla e Eduard Greit më 1913: “E sakrifikuam Shqipërinë dhe e siguruam paqën në Ballkan”. Por shqiptarët po pyesin në vogelsinë e tyre, deri kur më pazare me tokat shqiptare. Ne nuk jemi kusur as e Ukrainës, e as e Tajvanit apo Kores Veriore.

                Edi Rama vepron me Kosovën sukur të ishte pëlhurë e tij për vizatim

Dërgimi i Projekt Statutit për Kosovën në Berlin dhe Paris nga Edi Kristaç Rama ka përmbajtje të trefisht të tradhtisë kombëtare: 1.Me u amortizuar Qeveria e Albinit duke biseduar për Statut të një pjese të Kosovës dhe rreth tij; 2. Me u konfrontua Albini me BE dhe SHBA-t për çështje parimore politike dhe territoriale duke krijuar Republikë serbe edhe në Kosovë, sepse Dodika ka për eksport, sa që ata po i shesin armë edhe Ukrainës, ndërsa në Kremlin A. Vuçiqi po thot se atë “punë po e bëjnë firmsat private”; 3. Mos me u marrë Qeveria e Albinit me ndonjë luftë ofenzive kundër Open Ballkanit, por me u marrë me mbrojtje nga akuzat që i vijnë edhe nga: opozita në Kosovë, nga Edi Rama dhe Perendimi i “egër”, për mos me u marrë me çështje ekonomiko politike të shtetit.

Politika Evroperendimore tani për tani ndaj Republikës Kosovës po tregohet se ka ndryshuar!. Këtë fakt nuk mundet më askush ta fut nën tepih, ose ta injorojë, sepse disa pengesa EB tani i ka publikuar edhe pse shtihen dhe thonë se janë sekundare. Mu për këtë fakt, kanë marr hov kritkat nga çdo anë kundër Qeverisë Kosovës, sepse çështje mbi çështjet është bërë Lufta në Ukrainë, prandaj Albin Kurti u dashka për çdo kërkesë të Beogradit të thot PO! E shtroi pyetjën, mos po u mbetët në fyt kjo “kafshatë që nuk kapërdihet” edhe pse nuk është e mjerimit, por është bukë e ngjyer në gjak arbror 1997-1999. E këtu, Albin Kurti nuk pajtohet sepse ende e ka kmishën e përgjakur. Nuk e shkel Albini gjakun e Adem Jasharit me asnjë çmim.

         Çka shkruante Vllada Dapçeviq më 1989 në lidhje me Çështjën shqiptare

Po e citoj në origjial dhe nuk e përkthej sepse Batoni e din serbishtën dhe ia përkthen Edi Ramës dhe Sorrosit shumë lehtë. Nuk është tekst i rënd, por ka peshë plumbi për çdo gjaksor. Pason teksti: “Valjada ni sa jednom zemljom, s interesima nijednog naroda nije se toliko bezoçno trgovalo na mirovnim konferencijama posle prvog svetskog rata, kao shto je to sluçaj sa albanskim narodom. Ono shto se dogadja na Kosovu danas (1989), upuçuje na realnost shto se dogadjalo 1920, a i posle jer su Albanci zapamtili shto se dogadjalo nad njima i 1877 godine . To shto se dogadja danas u Srbiji (1989) je çisti fashistiçki scenarij…I nema sile, koja bi speçila albanski narod da ostvari svoju opredeljenost, jer su Albanci stvorili svoju intelegenciju, svoju nacionalnu svest da ih vishe nije moguçe vratiti na nivo prije rata, kada bilo koji Srbin mogao da ubije Albanca i za to uopshte nije odgovarao…”. (Vllada Dapçeviq, Mladina 1989). Sigurisht se Edi Rama këtë gjuhë (serbishte nuk e din) por ka përkthyes që ia servojnë pa asnjë honorar. Nëse nuk ka pare, le t` i nxjerr do nga MecDonaldi i Kuksit ose nga Alke Sorosi apo Alek Vuçiqi!. 

Të përfundijmë: Sorrosi mundet të dirigjojë qoftë edhe me Amerikën, qoftë edhe me ndonjë shqiptar nga shkolla e Esat Pashës dhe Zogollit, por me kombin shqiptar nuk ka aftësi. Madje nuk ka aftësi me ia ndalë gojën Deputetës Britanike kur tha: Kishat dhe manastirët serbe në Kosovë janë kthyer në deponi armatimi ushtrak. Prandaj në këto rrethana nuk na hyn në punë as nacionalizmi llafazan e Sali Berishës; Nuk na hyn në punë as draft Statuti i Edi Kristaçit për t` ua përmirësuar jetën serbianëve në Kosovë, se janë në hall nga shqiptarët që vetëm dhuna i diciplinon shqiptarët e egër; Nuk na hyn në punë as qëndrimi i Opozitës në Kosovë e cila po shkrumohet në luftën partiotike për pushtet. Sidomos nga Memli Krasniqi mileti po pret me na e kendua ndonjë këngë Rrep (Rep si të dush). Unë nuk e kuptoi muzikën politike as pikturën apstraket, as letërsinë voksiste, por e ftoj diken dhe m` i përkthen shqip, këtë injorancë të paparë!

Mbi të gjitha po më vje inati, po jamë i shkollës Adem Demaçit dhe nuk mund të urrej askend se: Ushtarët e Republikës Turqisë mike që erdhën dhe u instaluan në Veri të Kosovës, po sellin qetësi dhe “urtësi” atje, sepse për ndryshe dihet pozita e tyre. Ata kanë përvojë në këto vise dhe në këto mentalitete ballkanike.Tani janë miqë të vërtetë me Turqinë Kemajliste dhe investimet e tyre ruhen edhe me forcën e tyre.

Krejtë në fund po ia përkujtoi Edi Ramës, Alek Vuçiqit dhe Sorosit se: Më 1998 KS OKB i pati aprovuar TRI rrezoluta për Kosovën. SHBA nuk largohën nga Kosova sepse jemi trevë gjeostrategjie e tyre. Në të tri Rrezolutat e KS OKB për Kosovën më 1998 ishte e vizatuar uanimisht Kaptina VII e Katrës së OKB. Në atë Kaptinë sidomos neni 43 njohton se: “do të përdorët forca e armatosur, nëse Serbia nuk e pushon terrorin mbi shqiptarët e Kosovës. Terrori ushtrak dhe policor ka pushuar më 10 VI 1999. Por intrigat ushtrake, policore dhe rreligjioze serbe ende janë në veprim, kuptohet me ndihmat e shqipfolësve. Por le të dihet se Shqiptarët i kanë në shuplakë të dorës të gjitha informatat dhe opecionet e Sorosit si bos i çdo intrige ndaj shqiptarëve. Ju lutëm mos na nënçmoni, nuk jemi më “turma e Vlladan Gjorgjeviqit”, nuk jemi më asnjë milimetër të zhytur në ideologji, sespe “bishtin ia kemi falë Rusisë dhe Serbisë që janë belagji të kualifikur”. E pse mos të thuhet se: Populli i Kosovës është më properendimori; më pro amerikani në botë. Ju na denoni, por do të vijë dita kur do të hiqni dorë nga këto krcnime sikurse u larguat nga termi “terrorist” në fund të vitit 1998. Pra çdo gjë e ka fillimin, por edhe fundin.

Më 10 korrik 2023