2023-07-15

A PO DESHTON POLITIKA EVROAMERIKANE NË KOSOVË

 



                            Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

          

Jemi dëshmitar që evroamerkanët po e denojnë kërcnueshëm viktimën (Kosovën) dhe po e favorizojnë xhelatin (Serbinë). Këtë pohim e ka dëshmuar edhe politika e investimeve, në përgjithësi. Lidhur me këtë, Evropianët duhet ta kanë të qartë se e kanë coptuar Shqipërinë në 5 copa dhe tash shtihën si demokrat dhe paqesor, kurse plaga shqiptare kullon helm pa pushim dhe prap ka kërcnime se do të metastazojë plaga edhe më thellë. Ky realitet nuk u jep shqiptarëve të drejtë që të shfaqin anarki. Përkundrazi demokracia në një masë është deshmuar në Kosovë që nga çlirimi. Pra duhet paksa të shkohet në histori se fenomeni i robërisë të shqiptarëve e ka zanafillën e përserituar edhe në mesjetë e që është përsëritur nepër tavolina: më 1878 në Berlin; më 1913 në Londër; më 1919 në Versaj dhe më 1946 në Paris. Shqiptarët më shumë dilema e patën filluar luftën kundër të njejtit agresor (Serbisë) më 1993 ( kur themelohet UÇK), duke u friguar se do të na përsëritet historia. Nuk ngjau e papritura, sepse nuk kishim lërë derë pa lëvizë për ta dëshmuar të drejtën tonë, në luftë politike dhe ushtrake për çlirim dhe bashkim kombëtar. E them me përgjegjësi etike shkencore se armët më 1997 i rrokëm sepse okupatori kishte program për të na shfarosë si pjesë e kombit. Luftuam gati dy vite, duke bartur armatim me krih dhe me bagëti dhe ka ngja që edhe atë armatim na e kanë shkatrruar dhe konfiskuar. Por nuk mbeteshim pa shpresë se lufta jonë e drejtë do të vazhdojë sepse ishim të mbështetur për muri.

Ngjau femomeni dhe në fund të vitit 1998 u pranua ideja se për Kosovën do të organizohet një konferencë ndërkombëtare, që përputhej me kohën kur UÇK nuk konsiderohej më “terroriste”, kudo nepër qendrat e fuqisë. Nuk e dinim ku, por shumë shpejtë në janar 1999 u kuptua se konferenca historike për Kosovën do të mbahet në Paris, vend ky që më 1919 dhe 1946 na ishte prerë trupi i trojeve kombëtare në gjashtë copa. Po, atëbotë nuk kishim frigë për dy gjëra: Së pari se informimi ishte gati i plotë edhe pse në Kosovë okupatori na e kishte shkatrruar deri në themel, duke serbizuar çdo medium informativ. Së dyti në Evroamerikë ishim të sigurtë se do të na kuptojnë më 1992 në Konferencën e Londrës për Jugosllavinë, aq më parë kur RSFJ ishte bërë copë e grimë, duke luftuar sllavët ndërmjet veti, pra  duke bërë luftë shumë të egër qyetare. Por asnjë ndihmë përpos llafeve nuk na erdhi. Dhe mbi këtë realitet ishim të bindur se Konferenca e Dejtonit (SHBA) më 1995, kishte arritur një sukses duke e ndaluar gjenocidin serbian në Bosnje Hercegovinë, po edhe luftën Serbo-Kroate. Nga ajo Konferencë kasapi i Ballkanit doli me nofkën Çpaqebërës” dhe aty mori sinjal se me shqiptarë mund të sillet si të dojë, sepse më në fund edhe do të shpërbehet me çmimin “Nobel për gjenocid mbi shqiptar”. Në Kosovë atëbotë pati filluar të spjegohet nepër koluarët shqiptare, se nga Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, së pakut do ta nxierrim një Republikë të Kosovës (ala Republika Serbe në Bosnje), brenda Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i ZI), sepse edhe Deklarata e 4 korrikut 1990, kishte sanksionuar atë mundësi. Por, prap nepër koluare kishte filluar të flitet se “ndihma e Perendimit” ka kosto që shqiptarët e rreligjionit islam “duhet të konvertohën në të krishterë, sepse më 1914 ky akt civilizues ka mebtur pa u rrealizuar”! E shpresa që nuk vdes kurrë kishte mbetur te Amerika protestante.

Konferenca e Rambujesë (mars 1999) u mbajt në rrethana kur lufta e UÇK ishte bërë faktor përmbajtësor që shqiptarët të kërkojnë diçka më tepër se sa Republikë në kuadër të FRJ-ës së Zhablakut. Të kuptohemi se Mali i Zi (si shtet i sllavëve) ende nuk jepte shenja se është i paknaqur me politikën serbiane e cila në nëntor 1918 Mbretëria serbe ia kishte suprimuar: shtetësinë, kombin, dinastinë, kishën dhe gjuhën malazeze. Dha shqiptarët pas ndarjës së Malit Zi nga Serbia më 2006 e kishin të drejtën blanko, se kur sllavët nuk mundën të bashkëtojnë me serbianët fashista, si mundën shqiptarët në Kosovë, ku struktura e popullsisë 92 përqindë është shqiptare. E vërteta, Konferenca e Rambujesë u mbajtë në kushte të një presioni Evroamerikan dhe të një pjese të politikës shqiptare (Shqipëria komplet), që të mbesim nën syzerenitetin e Millosheviqit. Madje Adem Demaçi dhe ata që e përkrahnin u quajtën se: “janë kundër tërë botës”. Faktorët që e vulosnin këtë qëndrim ishin se ndër 10 pikat që nuk negocioheshin ishin sidomos: 1. Kufirin RFJ-Shqipëri e ruante Ushtria serbo-malazeze; 2. Në Kosovë mbeteshin 11 mijë policë serbian; 3. Shqiptarët mbetëshin pakicë kombëtare, edhe pse ishin katër herë më shumë se Malazezët në federatën fantome. Dhe shumë kushte tjera që duhej të duroheshin nga shqiptarët, ose në të kundërtën të shkojmë “ku bren miza hekur”, të zhdukëshim nepër ato vende që do të na pranonin si refugjatë. Pra në asnjë vend nuk u përmend bile Kushtetuta e vitit 1974 për Kosovën. Dhe Bashkimi Evropian dhe SHBA “nuk e dinin” se fashizmi serbian kishte vëndosë për të na larguar defintivisht nga Kosova deri më 28 VI 1999. Pra në përvejtorin e Vidovdanit, duhej të merrte fund shqiptaria në Kosovë, ku kishte gisht edhe Vaselena po edhe bota Latine si Kryqzata Evropiane që po i afrohej objektivit, për të mbetur si detyrë shfarosëse popullsia islame në Republikën e Shqipërisë. Ky afkt e zbulonte pazarin Millosheviq-Tuxhman në luftën e planifiukuar. Ky fakt vërtetohet edhe me pjesëmarrjen e disa Meshihateve islame nga Rusia dhe një delegacion ilegal nga Palestina. Pse deshtoi Koncili i Vaselenës në Beograd më 27 maj 1999, deri me sot askush nuk e ka elaboruar. (shiqo: Millosheviq, Tuxhman, Dogovoreni rat 1991, strogo pov, Beograd. Dokumentin e ka patentuar Millosh Miniq në Arkivin e shtetit dhe në qendrat e fuqisë, që mund ta sigurojnë, nëse nuk e kanë siguruar para se të thahet ngjyra e nënshkrimeve!).Në Kosovë makineria vrastare serbe i kishte atëbotë (mars qershor 1999) dy detyra parësore: ta shkatrrojë UÇK-ën, përmes planit “Patkoi” dhe ta detyrojë popullin shqiptar që të largohet nga vatrat e  veta, në mënyrë që Kosova të kolonizohet me sllavë, përmes planit “Toka e djegur”.

Por, me fillimin e bombardimeve ndaj RFJ-s nga 24 mars e deri më 10 qershor 1999, NATO do të mësojë detalisht se ku shpje politika taktike “Patkoi” (më e shkatrrua UÇK-ën)  dhe politika e “Tokës së djegur” ( më e shfarosë popullin shqiptar në Kosovë, duke e ndarë këtë detyrë serbiane në tri tërësi: një pjesë më e vrarë dhe me i bartur kufomat deri në Batajnicë, me dhunua sa më shumë dhe me hudhë kufoma nepër bunare…; një pjesë e shqiptarëve me u plasuar maleve për ta shfarosur pastja pjesë pjesë, dhe një pjesë shqiptare për ta larguar nga Kosova dhe për t` ia bërë të pamundur që të kthehet sikurse popullsia e Krahinës Toplicës në 714 fshatra dhe 6 qytete më 1877 në Sanxhakun e Nishit. Lexo se afro 1 milion shqiptar ua larguan me dhunë nga Kosova. Në lidhje me këtë, Borreli dhe Llajçaku i kanë harruar kampet e përqëndrimit për shqiptarë në: Bllacë, Stankovec dhe Çegran (Maqedoni) si dhe në Kukës të Shqipërisë. E vërteta, politika Evroperendimore e kishte të njohur dokumentin “Patkoi”, por edhe programin “Toka e diegur”. Pra e them me përgjegjësi, se qarqet profesionale sidomos në SHBA nuk e njihnin politikën serbiane të 37 programeve nga viti 1836 e deri më 1999, për t` i shfarosur shqiptarët. Lidhur me këtë, në nëntor 1998 në Mynhen të Gjermanisë provova për ta spjeguar fenomenin e programeve serbe, por kujtë t` i tregohet, nga fillimi e deri dy orë para përfundimit UÇK quhej terroriste, për të ndryshuar qëndrim në fund, kuptohet pasi që u erdhi urdhëri nga Pentagoni se “UÇK nuk është terroriste”.  Pse mos të dihet se më shumë i besonin Beogradit se sa një zëri të ndërgjegjës në “shkretirë” e që kishte shansë ta kuptojë vetëm ndonjë ndergjegje sojnike si Nënë Tereza. E në lidhje me këtë, hapur duhet ta themi se komplet bota Islame në anën tjetër ishte me fashizmin e Milloshit, sa që në disa qarqe nepër Evropë dhe Amerikë, pati filluar të çarkullojë disponimi se: “është shansa e shekullit se shqiptarët musliman në konvertohën në katolik. Në anën tjetër serbët pravosllav kishin planifikuar për 27 maj 1999 Kongres të kishave të krishtera në Patrikanën e Beogradit, prej të cilit kishat do të dilnin të inifikuara, ndërsa shqiptarët e anatemuar nuk do të lejoheshin të kthehen në vatrat e tyre stërgjyshore. Në atë Kongres rreligjioz të Vaselenës do të merrnin pjesë edhe disa kongregata islame, sidomos nga Rusia ku numroheshin se ishin 44 milionë. Këto pazare ishin kurdisë qysh më 1985 por që i prishi lufta e UÇK-ës dhe bombardimet e NATO-s së bashku në një front: NATO nga ajri, UÇK nga toka. Ndërsa si rrezultat i kombinimit erdhi kapitullimi i Ushtrisë RFJ-ës pa kushte më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Ngjarjet që e pasuan Kumanovën mund të përmbledhën në: negociatat e Wjenës ku Mati Ahtisari imponoi një status të Kosovës, të cilin pala shqiptare e pranoi duke shënuar një fenomen të ri në diplomaci e që është: diskriminimi pozitiv. Kjo do të thot se Serbët në Kosovë do të gëzojnë të drejta shtesë, të cilat nuk figurojnë në asnjë Kushtetutë të Globit. Por, orteku i shkatrrimit të RSFJ-ës do të rrumbullaksohet me largimin e Malit Zi nga federata më 2006. Ky fakt i ri e nxorri në shesh një të drejtë shqiptare, e cila u kuptua LAKURIQ, se kur me serbët nuk mund të bashkjetojnë as sllavët e lëre më shqiptarët, më në fund u kuptua se cili është rroli i tigrit në Ballkan.

Më 10 qershor 2007 ndodhi vizita historike e Bushit Ri në Tiranë i cili e shkrepi këtë fjali: “Çka është mjaftë, majftë është, Kosova duhet ta shpallë pavarësinë”. Bota e civilizuar u step para kësaj fjalie historike, e cila hapi energji të re në çështjën shqiptare; hapi zemarat shqiptare se Amerika e Klintonit më në fund do ta kuptoj realitetin, sespe edhe në Rambuje edhe në Kuamnovo, plaga nuk ishte sheruar në tërësi, sepse nuk shkëputëshin prangat e robërisë, sepse është thënë nga goja e një Presidentit Amerikan  që simbolizon: mendim, shprehej dhe veprim të lirë-shprehë të drejtën e grantuar se liria: do të mbrohet në Kosovë –Dradani, me logjikën e diturisë, mençurisë dhe forcës armatosur.

Më 17 shkurt 2008 ndodhi shpallja e Pavarësisë Republikës Kosovës nga Parlamenti i Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe deputetët serbian, por edhe shoqëritë civile dhe të ftuarit respektiv, me çka Serbia nuk u pajtua dhe drejtoi ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lidhur me këtë, më 2010 erdhi verdimkti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se: Shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare. Me këtë akt të gjyqësisë supreme në Glob, Rrezolutën 1244 e KS OKB e plasoi vetëm si akt të shënuar historik. Kjo vlerë i mbeti rezolutës si histori.  

Pas shpalljës pavarësisë Kosovës erdhën njohjet e shteteve të ndryshme të botës sa që numri i tyre arrijti në 116. Ndaj këtij realiteti, sidomos do të reagohet me të gjitha mjetet nga Rusia dhe Kina, po edhe nga diplomacitë e shteteve që kanë shembuj Kosova brenda tyre, e më së shumti nga Beogradi. Në këtë reagim do të bashkangjitet me hapa të sigurtë në kundërshtime nëntoka serbiane, do të bashkangjitën të gjitha mbeturinat që e kishin përkrahur fashizmin e Milloshevit në Veri të Kosovës, sidomos. Kështu, ngadal por sigurt Veriu i Kosovës do të avansohet në temë kujdestare, për ta shfrytëzuar nxënsit e Milloshit dhe Shesheli që t` i fitojnë zgjedhjet në Serbi me një perqindje rekorde, duke punuar në kanale të caktuara, sidmos në defaktorizimin e shtetit Kosovës. Defaktorizimi do të provohet të forcohet në tri fronte nga qarqet serbiane: 1. Duke e shfrytëzuar okupimin e Krimensë nga Rusia fashiste më 2014; 2. Nga lufta imperilsite e Rusisë duke e sulmuar Ukrainën dhe 3. Duke shfrytëzuar pozitën e shteteve të Evropës që nuk e njohin Kosovën, si Spanja që nuk e njeh pashaportën e Kosovës dhe Sllovakia që ka “Kosova mbrenda saj”. Me këtë realitet BE tregoi se për Kosovën është “tigër prej letre” që kërcnon viktimën dhe favorizon xhelatin, madje me investime miliarda Euro, të cilat tash duhet siguruar me çdo kusht, sidomos Gjermnia. E nëse i theksojmë këto realitete, shumë kush do të na kualifikojë se jemi kundër tërë botës, sikurse po orkestron Edi Rama. Po, e dijmë prapavinë dhe vesin e këtij njeriu. Po mos të mendoi se Kosova është PDSH, apo Sali Berisha. Ramo, Kosova ka me të dalë kapuç me mangë ty personalisht.

                       A po ndryshon politika Evroperendimore ndaj Kosovës më 2023

Pa asnjë elaborim eksplikativ jam i obliguar ta shtrojë purtjën: Sa kohë i duhet Kosovës ta dëshmojë “pafajësinë”, kur kundër saj janë ngritur shumë zëra pa asnjë argument politik. Kjo pyrtje e shtruar në nëntitull sipas: Edi Ramës, Baton Haxhiut dhe Aleks Sorrosit është problematike, për faktin sipas Batonit se: “Albin Kurti qenka, i njejtë sikurse Ali Shukriu dhe Rrahman Morina” për Kosovën. Akuzë e rëndë është kjo e shprehur edhe në emër të Edi Ramës jo vetëm për Albinin, por edhe për të gjitha ata që e përkrahin politikën e drejtë të VV-Kryeministrit Albin Kurti, që Kosova njëherë e përgjithëmonë të shkëputet nga robëria dhe pazaret meskine sepse nuk ka askush të drejtë për të dhuruar asnjë centimetër të tokës që quhet Kosovë. Kuptohet se Albini po ua prish pazaret shumë kujtë, sepse Sorrosi me të gjitha mjetet po lufton që dy gjëra të dalin në plan të parë gjatë kësaj vere të nxehtë: 1. Të ngritët një luftë lokale në Kosovë, dhe ai të shet armatim duke i bërë argat kufomës gjallë por shumë të rrezikshme, që quhet Rusi. 2. Eventualisht me ndrrimin e pushtetin në Prishtinë të ndërtohet një asociacion në Veriun e Kosovës që ka ingerenca ekzekutive për t` i  përvetësuar minjerat e Trepçës. E kjo çështje krijoi këto ditë të vizitës së Edi ramës në: Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë dhe Beograd një kërkesë të re nga Beogradi që Çështja e Kosovës në qitët sërish në Këshillin e Sigurimit të OKB. Por, të zmeruar për deshtimin e Ballkanit Hapur, edhe Tirana doli me propozim se duhet akorduar një konferencë e mbylluar për Kosovën dhe aty palët nuk duhet lejuar të largohën deri sa të arrihet qëllimi i pazarit, ala shkolla e Eduard Greit më 1913: “E sakrifikuam Shqipërinë dhe e siguruam paqën në Ballkan”. Por shqiptarët po pyesin në vogelsinë e tyre, deri kur më pazare me tokat shqiptare. Ne nuk jemi kusur as e Ukrainës, e as e Tajvanit apo Kores Veriore.

                Edi Rama vepron me Kosovën sukur të ishte pëlhurë e tij për vizatim

Dërgimi i Projekt Statutit për Kosovën në Berlin dhe Paris nga Edi Kristaç Rama ka përmbajtje të trefisht të tradhtisë kombëtare: 1.Me u amortizuar Qeveria e Albinit duke biseduar për Statut të një pjese të Kosovës dhe rreth tij; 2. Me u konfrontua Albini me BE dhe SHBA-t për çështje parimore politike dhe territoriale duke krijuar Republikë serbe edhe në Kosovë, sepse Dodika ka për eksport, sa që ata po i shesin armë edhe Ukrainës, ndërsa në Kremlin A. Vuçiqi po thot se atë “punë po e bëjnë firmsat private”; 3. Mos me u marrë Qeveria e Albinit me ndonjë luftë ofenzive kundër Open Ballkanit, por me u marrë me mbrojtje nga akuzat që i vijnë edhe nga: opozita në Kosovë, nga Edi Rama dhe Perendimi i “egër”, për mos me u marrë me çështje ekonomiko politike të shtetit.

Politika Evroperendimore tani për tani ndaj Republikës Kosovës po tregohet se ka ndryshuar!. Këtë fakt nuk mundet më askush ta fut nën tepih, ose ta injorojë, sepse disa pengesa EB tani i ka publikuar edhe pse shtihen dhe thonë se janë sekundare. Mu për këtë fakt, kanë marr hov kritkat nga çdo anë kundër Qeverisë Kosovës, sepse çështje mbi çështjet është bërë Lufta në Ukrainë, prandaj Albin Kurti u dashka për çdo kërkesë të Beogradit të thot PO! E shtroi pyetjën, mos po u mbetët në fyt kjo “kafshatë që nuk kapërdihet” edhe pse nuk është e mjerimit, por është bukë e ngjyer në gjak arbror 1997-1999. E këtu, Albin Kurti nuk pajtohet sepse ende e ka kmishën e përgjakur. Nuk e shkel Albini gjakun e Adem Jasharit me asnjë çmim.

         Çka shkruante Vllada Dapçeviq më 1989 në lidhje me Çështjën shqiptare

Po e citoj në origjial dhe nuk e përkthej sepse Batoni e din serbishtën dhe ia përkthen Edi Ramës dhe Sorrosit shumë lehtë. Nuk është tekst i rënd, por ka peshë plumbi për çdo gjaksor. Pason teksti: “Valjada ni sa jednom zemljom, s interesima nijednog naroda nije se toliko bezoçno trgovalo na mirovnim konferencijama posle prvog svetskog rata, kao shto je to sluçaj sa albanskim narodom. Ono shto se dogadja na Kosovu danas (1989), upuçuje na realnost shto se dogadjalo 1920, a i posle jer su Albanci zapamtili shto se dogadjalo nad njima i 1877 godine . To shto se dogadja danas u Srbiji (1989) je çisti fashistiçki scenarij…I nema sile, koja bi speçila albanski narod da ostvari svoju opredeljenost, jer su Albanci stvorili svoju intelegenciju, svoju nacionalnu svest da ih vishe nije moguçe vratiti na nivo prije rata, kada bilo koji Srbin mogao da ubije Albanca i za to uopshte nije odgovarao…”. (Vllada Dapçeviq, Mladina 1989). Sigurisht se Edi Rama këtë gjuhë (serbishte nuk e din) por ka përkthyes që ia servojnë pa asnjë honorar. Nëse nuk ka pare, le t` i nxjerr do nga MecDonaldi i Kuksit ose nga Alke Sorosi apo Alek Vuçiqi!. 

Të përfundijmë: Sorrosi mundet të dirigjojë qoftë edhe me Amerikën, qoftë edhe me ndonjë shqiptar nga shkolla e Esat Pashës dhe Zogollit, por me kombin shqiptar nuk ka aftësi. Madje nuk ka aftësi me ia ndalë gojën Deputetës Britanike kur tha: Kishat dhe manastirët serbe në Kosovë janë kthyer në deponi armatimi ushtrak. Prandaj në këto rrethana nuk na hyn në punë as nacionalizmi llafazan e Sali Berishës; Nuk na hyn në punë as draft Statuti i Edi Kristaçit për t` ua përmirësuar jetën serbianëve në Kosovë, se janë në hall nga shqiptarët që vetëm dhuna i diciplinon shqiptarët e egër; Nuk na hyn në punë as qëndrimi i Opozitës në Kosovë e cila po shkrumohet në luftën partiotike për pushtet. Sidomos nga Memli Krasniqi mileti po pret me na e kendua ndonjë këngë Rrep (Rep si të dush). Unë nuk e kuptoi muzikën politike as pikturën apstraket, as letërsinë voksiste, por e ftoj diken dhe m` i përkthen shqip, këtë injorancë të paparë!

Mbi të gjitha po më vje inati, po jamë i shkollës Adem Demaçit dhe nuk mund të urrej askend se: Ushtarët e Republikës Turqisë mike që erdhën dhe u instaluan në Veri të Kosovës, po sellin qetësi dhe “urtësi” atje, sepse për ndryshe dihet pozita e tyre. Ata kanë përvojë në këto vise dhe në këto mentalitete ballkanike.Tani janë miqë të vërtetë me Turqinë Kemajliste dhe investimet e tyre ruhen edhe me forcën e tyre.

Krejtë në fund po ia përkujtoi Edi Ramës, Alek Vuçiqit dhe Sorosit se: Më 1998 KS OKB i pati aprovuar TRI rrezoluta për Kosovën. SHBA nuk largohën nga Kosova sepse jemi trevë gjeostrategjie e tyre. Në të tri Rrezolutat e KS OKB për Kosovën më 1998 ishte e vizatuar uanimisht Kaptina VII e Katrës së OKB. Në atë Kaptinë sidomos neni 43 njohton se: “do të përdorët forca e armatosur, nëse Serbia nuk e pushon terrorin mbi shqiptarët e Kosovës. Terrori ushtrak dhe policor ka pushuar më 10 VI 1999. Por intrigat ushtrake, policore dhe rreligjioze serbe ende janë në veprim, kuptohet me ndihmat e shqipfolësve. Por le të dihet se Shqiptarët i kanë në shuplakë të dorës të gjitha informatat dhe opecionet e Sorosit si bos i çdo intrige ndaj shqiptarëve. Ju lutëm mos na nënçmoni, nuk jemi më “turma e Vlladan Gjorgjeviqit”, nuk jemi më asnjë milimetër të zhytur në ideologji, sespe “bishtin ia kemi falë Rusisë dhe Serbisë që janë belagji të kualifikur”. E pse mos të thuhet se: Populli i Kosovës është më properendimori; më pro amerikani në botë. Ju na denoni, por do të vijë dita kur do të hiqni dorë nga këto krcnime sikurse u larguat nga termi “terrorist” në fund të vitit 1998. Pra çdo gjë e ka fillimin, por edhe fundin.

Më 10 korrik 2023

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...