Nga Flori Bruqi , PHD
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka reaguar pas protestës e cila u mbajt sot pasdite në Prishtinë.
Ai thotë se si veteran i UÇK-së që është nuk do të protestojë në rrogë.
Hoxha në një shkrim të tij ka treguar edhe arsyet pse nuk do të protestojë, teksa shton se kurdo që proteston do të protestojë kundër Qeverisë dhe kryesisë së veteranëve të UÇK-së.
NËSE PROTESTOJ atëherë do të protestojë kundër të gjithëve të lartpërmendurit (edhe ndaj udhëheqsëve, kryesisë të shoqatës së veteranëve të UÇK-së pse nuk po din mes tyre me i zgjedhë problemet në zyret e tyre).
Deklarimi i fundit i ambasadorit amerikan Hovenier rreth mënyrës së zgjidhjes së situatës në veri, është thirrje direkt edhe për Qeverinë e Kosovës që ta ndryshon strategjinë e veprimit, duke i pasur aleat ndërkombëtar, në funksion të bashkëveprimit dhe të koordinimit.
Ambasadori amerikan në Prishtinë ka deklaruar dje se qeveria e vetme nuk mundë ti del në krye zgjidhjes problemit të verior, prandaj kërkohet bashkëveprim dhe koordinim, sepse menaxhimi i veriut është i ndjeshëm, dhe për atë kërkohet koordinimi. Prandaj ai e ka bërë tepër të qartë duke deklaruar se SHBA-ja, kërkon koordinim për menaxhim të veriut të Kosovës.
“Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të Madhe për këtë.
Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj.
Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangin momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët” , ka thënë ai. Hovenier ka thënë se e ka të vështirë të përgjigjet nëse situata në veri është afër shtensionimit.
Ka përsëritur qëndrimet e SHBA-së se pret implementim të plotë të marrëveshjeve e shmangie sa më të shpejtë të telasheve e pengesave.
Ai ka refuzuar edhe të flasë për caktim afatesh për shtensionim. Por ka thënë se e sheh me urgjencë këtë çështje.
Hovenier po ashtu ka thënë se SHBA-ja nuk do të flasë më shumë se ajo që ka thënë KFOR-i për rastin e tre policëve të Kosovës, që u kidnapuan nga forcat serbe.
Për sanksionet e mundshme ndaj Serbisë, Hovenier ka thënë se duhet të flasë ambasadori amerikan në Serbi ose emisari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se “nuk është Kosova e vetmja përgjegjëse për tensionet”.
Sidoqoftë, ai ka thënë se ka pasur shqetësime për disa nga veprimet e Qeverisë në fund të majit.
Ai ka thënë se frika e qytetarëve në veri është konkludim që Qeveria të punojë për shtensionim më të shpejtë.
Mënyra e shtensionimit me Serbinë mund të arrihet me ndihmën e ndërkombëtarëve të cilat shtete kanë kontribuar në rend të parë për çlirimin e Kosovës, prandaj tani jemi këtu ku jemi, dhe duhet që në bashkëpunim me ato shtete mike që i llogarisim, të vazhdohet shtensionimi i vërtetë i gjendjes së krijuar, dhe njëherë e përgjithmonë të vihet deri edhe te pajtimi mes veti, dhe të marrin fund ato armiqësitë e deritashme dhe të shikohet me një perspektivë kah e ardhmja drejtë shteteve të BE-së.
Si do të duket Kosova, në një të ardhme të afërt, është një skenar dhe hartë e përcaktuar që në fund të viteve 90-ta! Rambujeja vendosi shtyllat se si do të jetë Kosova, të përcaktuara në marrëveshjen e Rambujesë , dhe aty politikë bërësit kosovare janë pajtuar.
Në Rambuje, vendimmarrja ndërkombëtare e ka hartuar projektin e shtetit të Kosovës, si dhe bazën e funksionimit demokratik e ligjor të shtetit të Kosovës, mbi bazën e shoqërisë civile laike e të shoqërisë multi etnike, multi fetare, me integritet kushtetues e ligjor mbi tërësinë territoriale të kufijve të kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 dhe të banuar me shumicën e qytetarëve shqiptarë dhe të pakicës serbe dhe të tjera, e të cilat duhet ti ketë të drejtat e avancuara të pakica kombëtare mbi bazën e standardeve më të avancuara ndërkombëtare.
Korniza kushtetuese e ka të rregulluar me avancim pozitiv,të drejtat e pakicave kombëtare në Kosovë,e sidomos të etnisë serbe, duke përfshirë të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës.
Por , praktika e zbatimit të tyre , nuk ishte më e duhura, edhe nga mos vullneti politik , si reagim ndaj pakënaqësisë së krimeve dhe masakrave serbe të bëra ndaj shqiptarëve dhe të pa ndëshkuar nga shteti serb, dhe që historikisht u janë bërë shqiptarëve, por edhe më kryesorja, Serbia pakicën kombëtare serbe në Kosovë e ka instrumentalizuar për të përdorur dhe kundërshtuar funksionimin demokratik të shtetit të Kosovës. Dhe politikë bërësit e Kosovës, në vend që politikës së Serbisë ti kundërpërgjigjet me qasjen praktike të integrimeve të serbëve të Kosovës në bashkëpunim edhe me bashkësinë ndërkombëtare , lidershipi politik i Kosovës, u mjaftua në pozicionin e tyre, të fajësimit të Serbisë për vetë izolimin apo mos integrimin e pakicës serbe të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore, përveç të pjesëmarrjes në poste dhe përfaqësime në institucione qeveritare të Kosovës ,ndërsa në ato lokale ,qytetarët serb e vazhduan jetën paralele , nën influencat e direktivat e institucioneve të shtetit serbe,si në çështjet; politike, sociale,shëndetësore,arsimore, madje edhe të sigurisë
Dhe kur nga Kosova u kërkua decentralizimi i organizimit të qeverisjes së pushtetit komunal, edhe lidershipi politik i Kosovës e pranoj dhe implementojë si kompromis i shtetësisë së Kosovës me planin e Ahtisarit, organizimin e komunave me shumicë serbe , për të nënshkruar edhe 'marrëveshjen e bashkësisë së komunave serbe' në vitin 2013-2015, dhe për tu ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, kur edhe tanimë është obligim ligjor i zbatimit nga shteti i Kosovës.
Opozita e atëhershme VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar 'Asociacionin serb' me të gjitha mjetet politike dhe të dhunës, dhe para votuesve të tyre, është zotuar se nuk do të zbatoj 'Asociacionin serb' me ardhjen e saj në pushtet.
Dhe kur VV tani qeverisë me vendin , bashkësia ndërkombëtare po e kushtëzon ekzistencën e shtetit e dalë nga Marrëveshja e Rambujesë me formimin e Asociacionit serb në kuadër të kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, Serbia, gabimet politike dhe 'euforit folklorike patriotike' të veprimeve të politikë bërësve kosovarë, po i prezanton tek vendimmarrja ndërkombëtare si destabilizuese, dhe rrezikimi i ekzistencës së serbëve të Kosovës duke e paraqit politikën kosovare si nacionaliste,nga është edhe e pa mundur të arrihej marrëveshjes e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe për marrëveshjet e akorduara.
Edhe pse në të vërtet fajtor kryesor i destabilizimit të Kosovës dhe rajonit është hegjemonia serbe për dominim dhe krijim të Serbisë së madhe.
Por, Serbia por përfiton në gabimet e politikës së Kosovës të shfajësohet kur po i financon,nxitë,mbështet me të gjitha mjetet grupet kriminale serbe për destabilizim të shtetit dhe jetës në Republikën e Kosovës.
Tani gjendemi në momentin, ku vendimmarrja ndërkombëtare edhe për shqetësimet dhe kërkesat reale nuk e dëgjon Kosovën, dhe vendimet për Kosovën, do ti merr pa përfaqësuesit e Kosovës.
Dhe për rrjedhojë, të gabimeve të pamatura,jo të analizuara,jo të urta,e të pa vëmendshme, në ballansim me interesat e gjeopolitikës ndërkombëtare,politika kosovare po përqendrohet në përplasjet e brendshme, me mundësi të bllokimit institucioneve,kolaps ekonomik e të trazirave civile.
Kjo mund të jetë Kosova e ardhshme!
Afera "Kusari -Simiç", e cila ishte e përgatitur nga shërbëtorët e Aleksandër Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën, pasi që dështuan në veri të Kosovës, në një mënyrë e arriti qëllimin.
Emetimi i përgjimeve aq të ndjeshme, duke i manipuluar paraprakisht me shkurtime e prerje të fjalëve apo fjalive të caktuar, është krim i dyfishtë. -Në një shoqëri ku mediet janë të manipulueshme ndërsa politikanët shiten e blihen, është tepër e vështirë që populli të ketë mirëqenie dhe të gjënë qetësin e nevojshme.
Personalisht, ka dy vite që nuk i përcjell fare debatet televizive të banalistëve kosovarë , sepse ato janë toksike, analistët jo profesionist e të shitur, e sikur kjo mos të ju mjaftonte, emisionet janë bërë si një përzierëse mallteri, ku nuk dëgjon tjetër përveç grindjes e fyerjeve në mes të analistëve. Bojkoti i këtyre emisioneve, do të detyronte televizionet të sjellin kualitet televiziv.
Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë paraIajmëruar se vendi mund të shoqërohet me protesta masive me qëIIim të rrëzimit të kryeministrit të Kosovës. Nga partia e prof.dr. Lumir Abdixhikut është zyrtari -Bajram Gecaj. nga Deçani , i pari që ka kërkuar që të organizohet pro teestë gjithëpopuIIore para Qeverisë së Kosovës. në të ciIën do të kërkohej shkarkimi i Kryeministrit të Kosovës ing .Abin Kurtit.
“Kurti ik"!
Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civiIe, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protjestë të përbashkët gjithë-popuIIore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. në të ciIën do të kërkohej shkarkimi i AIbin Kurtit, i ciIi, edhe pse dekIarohet poIitikan i majtë megjithatë ai po sillet nëpër resorë Iuksozë pa qarë kokën për qytetarët e heImuar kundër tij . Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve. të kërk`ohet zëvendësimi i tij me Besnik BisIimin. i ciIi u “sakrifikua” në atë masë për vendin saqë shkoi në komision parIamentar drejtpërdrejtë nga kIinika. pas trajtimit me in fuzion, dhe pastaj edhe udhëhoqi mbIedhjen e kabinetit qeveritar!”, ka thënë Bajram Gecaj. Ndërsa. në një Iinjë me anëtarin e LDK“së. është edhe Iideri i AIeancës për Ardhmërinë e K`osovës, gjeneral Ramush Haradinaj. që ka kërkuar organizim të qytetarëve për tiketën në vIerë 5 euro. për regjistrimin e veturave. Qeveria e Kosovës kishte vendos një taksë krejtësisht të re. në vIerë prej 5 euro, në seciIën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e Iidhur me të. duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 miIion euro në vit. të ciIat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar,protestoni. U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit. ndërsa tani. pa asnjë arsye iu merren 5 euro për seciIin automjet! Protestoni për të drejtat tuaja”. është shprehur zoti Haradinaj i AAK`-së. Nga Iëvizja Vetëvendosje kanë thënë se përveç strukturave të ngushta partiake. askush tjetër nuk do t`i bashkohet këtyre thirrjeve për protesta. ngase kanë bërë me dije se qytetarët e Kosovës edhe me tej i kanë të freskëta të bëmat e PLAN- it... të tyre..Rrahja e përfaqësuesve të krimit në parlamentin e Kosovës, e solli në sipërfaqe rrezikun që i kanoset shtetit nga këto banda dhe mediat e sputnikut që i kanë përfaqësuesit e vetë në Kosovë
Nuk ka mbet asnjë vlerë minimale apo ndonjë imazh në skenën politike të këtij vendi. Storjet që i pamë sot në Parlamentin e Kosovës janë produkt i pseudo patriotizmit të gjeneratave të pas luftës. Ky profil i deputetëve të pa denjë, pa integritet dhe të pa kulturë është produkt i shkollimit nëpër objektet e podrumeve private dhe në ambientet kaotike të cilat kaluan këto gjenerata pa u arsimuar, pa u edukuar të cilat tani kanë depërtuar thellë në institucionet e Shtetit të Kosovës. Nuk mund të pritet më mirë nga shumica e këtyre deputetëve të cilët përmes rrugëve më të ndryshme korruptive, përmes partive dhe liderëve të përfolur kanë hyrë në Parlamentin e Kosovës. Nuk mund të pritet më shumë nga këta individ me emrin deputetë të cilët gjatë jetës së tyre nuk kanë lexuar edhe një libër. Më thotë mendja se 80% të këtyre deputetëve nuk meritojnë të jenë pjesë e institucioneve të Shtetit të Kosovës. Qërimi i hesapeve fizike para qytetareve dhe opinionit të gjerë është pasqyrë e primitivizmit, analfabetizmit krahinorë i cili vite me radhë po manifestohet në mënyra më të ndryshme në Parlamentin e Kosovës. Këtë kaos në emër të demokracisë po e krijojnë pseudopatriotët folklorist të cilët thirren në emër të UÇK -së dhe të vlerave të luftës. Këta të cilët e kanë humbur pushtetin me votën e popullit, këta të cilët përmes formave më të ndryshme morën tituj universitarë u bënë magjistra dhe doktor shkencash, duke u rreshtuar në krahët e politikës dhe krye liderëve të saj. Prandaj Kosova po përjeton ditë të vështira nga grupet e interesit të veshura me petkun politikë. Këta janë larg realitetit të kohës në të cilën po jetojmë. Politika serbe dhe shërbimet inteligjente përmes njerëzve të caktuar po arrijnë të krijojnë situata të përqarjes të skenës politike në Kosovë deri tek qërimi i hesapeve përmes sulmeve fizike. Ky është mentaliteti i klasës politike e cila po manipulon me fatin e popullit dhe me Shtetin e Kosovës. As në vendet me diktatoriale (moniste) në Bote nuk ka ndodhur që Kryeministri i vendit të nxirret (të shpëtohet) nga truprojet e afërt nga deputetët e një vendi që quhet demokraci parlamentare. Andaj të gjitha këto që i pamë sot në Parlamentin e Kosovës dhe zhvillime tjera të filialeve të ashtuquajtura parti politike pa elektorat janë lajme dhe skena të papranueshme të cilat nuk dëshiron ti shoh askush. Në fund po theksojmë se koha e "bajraktarëve" dhe e kaubojve ka përfunduar që nga qlirimi i Kosovës. Është momenti që qytetarët të zgjohen nga gjumi i rëndë, dhe të aktivizohen për fatin e këtij vendi, duke i larguar nga skena politike përmes votës së lirë këta individ dhe këto rryma të cilat po mundohen ta kthejnë rrotën e historisë mbrapa.
Si po sillet Shoqëria Civile?!.
Truezës te Lidhjes Demokratike të Kosovës ju bashkuan edhe disa organizata të Shoqërisë Civile të cilat ka kohë që sillen me servilizëm ndaj pushteteve që nga pas lufta. Këto organizata të Shoqërisë Civile të cilat pagëzohen edhe si (institute) nga lëmitë më të ndryshme të jetës shoqërore politike, ekonomike deri tek të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i demokracisë, në vend që ta luajnë rolin e tyre të pavarur për ti ndihmuar proceset në zhvillimin e gjithmbarshëm të demokracisë ato në vazhdimësi kanë qenë strehë apo paravan te partive politike apo të liderëve të caktuar. Këto organizata me tituj si institute?!... në vend që të kontribuojnë për gjetjen e rrugës për ti ndihmuar institucioneve qeveritare me programet dhe idetë e tyre për kapërcimin e vështirësive dhe situatave të caktuara me të cilat po ballafaqohet Republika e Kosovës ato mjerisht i bashkohen një partie politike (Lidhjes Demokratike) duke u shndërruar në servilizëm partiak e cila nuk i takon Shoqërisë Civile.
Opinionistët "analistë” pa integritet!...
Këtij kaosi politikë që po mbretëron në Kosovë po i kontribuojnë në vazhdimësi edhe opinionistët të ashtuquajturit "analistë" pa dije dhe të pa denjë nëpër mediumet e ndryshme. Qytetarët po maltretohen në vazhdimësi nga këta opinionist të pa denjë të cilët përmes debateve politike, përmes ekraneve televizive private po e helmojnë opinionin e nderuar me tema banale duke shkelur qdo kodë të etikës në politikën editoriale për informimin e qytetarëve. Këta opinionist të cilët tani dihen me emër dhe mbiemër na shfaqen për ditë e natë në këto televizione duke krijuar kaos të vërtetë në informim. Këta individ vite me radhë janë të njëjtit të përzgjedhur nga klani udhëheqës redaktues i këtyre mediumeve, shumicës prej tyre nuk u dihet kush është pronari i vërtetë. Andaj Kosova po përballet me tri grupe të interesit politikë dhe mediatik në këto momente kur situata politike dhe e sigurisë në Botë ka marrë përmasa shqetësuese të planetës tonë. Kështu më thotë mendja nuk bëhet shteti!..