2023/07/28

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari “sot kanë marrë vendim politik për të mbyllur Klan Kosovën”.

 





Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari “sot kanë marrë vendim politik për të mbyllur Klan Kosovën”.

Sipas saj, vendimi i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve duhet të kuptohet si vendim i Qeverisë Kurti për të mbyllur një media në Kosovë.

“Vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit është politik, arbitrar, me bazë të gabuar ligjore, me procedurë të shpikur dhe nga autoriteti dhe zyrtarja që nuk ka kompetencë të pezullojë certifikata biznesore.

close
volume_off

Ky është sulmi më i madh që i është bërë pluralizmit të medias dhe demokracisë në Kosovës nga një parti politike.

Më tej Kusari ka theksuar se “vendimet fillestare kishin plot gabime gjë që e detyroi ARBK t’i ndryshojë ato disa herë. Edhe ky vendim ka gabime trashanike”.

“Vendimi i lëshuar sot i referohet një dokumenti me referencë 2008-50/155020230079177 i datës 28 korrik 2023, i cili sipas vendimit të MINT i është bashkangjitur nga pala në ankesë (pra nga Klan Kosova). Klan Kosova nuk ka dorëzuar asnjë dokument sot dhe nuk ka në posedim asnjë dokument me këtë numër reference. Kjo e dëshmon qartazi që vendimi është i kundërligjshëm.

Klan Kosova ka mundësi të ankohet në gjykatë dhe kam shpresë në gjykatë por kjo nuk e ndryshon qëndrimin politik të qeverisë për të mbyllur mediat në Kosovë.

Ju ftoj të gjithëve të mos heshtni dhe të reagoni dhe të ngrisni zërin në platformat e juaja.




prof.dr. Ferat Shala: Hyjnesha në Fron ka ndejtë 8 muaj në Dubai

 


Shala: Hyjnesha në Fron ka ndejtë 8 muaj në Dubai

 Për keqpërdorimet dhe skandalet, që, sipas tij, kanë ndodhur në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka folur deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Ndër to, ai ka përmendur një rast ku artefaktet janë çuar në një panair në Dubai dhe janë lënë atje.

Sipas deputetit, “Hyjnesha në Fron”, që është simbol i kryeqytetit dhe i shtetit është dërguar në Dubai dhe për të është nënshkruar një dokument ku i është lënë vlera rreth 450 mijë euro, nëse humbet.

“Kemi situatën e Dubait. Është lu me artefaktet e vendit, është lu me kulturën tonë. Tetë mujë ditë, hyjnesha në fron rri në Dubai që edhe nëse humb i jepet një çmim 400-450 mijë euro, që edhe nëse humbet, e ka një çmim”, thë Shala.

“Ministrja [Rozeta Hajdari] është kthyer, ndërsa hyjnesha në fron ka mbetur nëpër depot e Dubait”, ka thënë Shala.

Zhvendoset në Mejë guri përkujtimor i nanës PashkëMarkaj, e njohur si Nana Pashkë

 

Zhvendoset në Mejë guri përkujtimor i nanës Pashkë

Në Kompleksin Memorial të Mejës, po dërgohet guri përkujtimor i Pashkë Markaj, e njohur si Nana Pashkë.

Prej një jave është temë cështja e gurit përkujtimor të Nanës Pashkë, i cili ishte vendosur në vendin ku ajo dogji vetën pas varrimit të dy djemëve të saj, që ishin zhdukur në Masakrën e Mejës, eshtrat e të cilëve ishin kthyer pas 4 vjetëve nga Batajnica e Serbisë.

Familjarët treguan se pronari i tokës ku ishte vendosur guri donte ta hiqte prej aty dhe sot u publikuan pamjet e gurit përkujtimor në një deponi mbeturinash.

Familjarët kanë thënë se gurin tani e kanë marrë Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Policinë për ta vendosur në Kompleksin Memorial, në Mejë.

Operacioni i prokurorisë shqiptare ..., e diç më shumë!!!!

 





Në Shqipëri, një operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme ka çuar në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punënjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i zhdukur prej një viti për të cilin është nxjerrë njër urdhër arresti i dytë lidhur me këtë operacion.

Gazetarja Klodiana Lala e news 24 bën me dije se mes të kërkuarve në dosje del edhe emri i Prekë Kodrës, i skeduar edhe si personi që dyshohet se do vriste kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ende nuk është mësuar si përfshihet ai në këtë dosje hetimore. Kodra, doli në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku flitej si një nga personat që do kryenin vrasjen e kryeministrit të Kosovës.

Kush është Prekë Kodra

Sipas një dokumenti të qarkulluar në 2022, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Policia shqiptare e përshkruante Prekun (që në disa dokumente quhet Prekë) si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper, madje ishte ekspert për të.

Paraprakisht mësohej që planifikohej të vritej Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.

Prek Kodra, ishte arrestuar në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës. Prek Kodra  është  ndaluar nga policia e Kosovës në 24 nëntor 2021. Atë e kanë ndaluar duke hyrë për Kosovë me  akuzën se mbante para false.  Ai kishte 15 mijë euro me vete, ndërsa mësohet se e kanë hetuar 72 orë. Prek Kodra është  liruar më date 26 nëntor 2021 pasdite.

Operacioni i prokurorisë

Kujtojmë se 15 personat që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim janë: Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita. Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato. Hetimet për goditjen e këtij grupi nisën më 16 Janar të këtij viti. Në kuadër të këtij procedimi, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019-2022.

 

Thirrja e famshme e Dantonit me tingëllim mjaft aktual për Dardaninë

                 




                Akademik prof.dr.Eshref Ymeri

 

(Duhet guxim, guxim dhe përsëri guxim,

dhe Dardania do të shpëtojë)

 

       Para pak ditësh, në Portalin e njohur”Voal” të datës 14 korrik 2023, ishte botuar një informaciom mjaft interesant, me titull (Video) Kongresmeni Republikan Keith Self akuzon Departamentin e Shtetit për ndërhyrje në zgjedhjet në veri të Kosovës”, kurse një ditë më vonë, më 15 korrik, ishte botuar një tjetër informacion, jo më pak interesant, me titull: Bugajski: Donika Gërvalla ka të drejtë - Lajçaku dhe Eskobari dështuan, përderisa nuk ka njohje reciproke Kosovë-Serbi”.

       Këto dy informacione më nxitën të kthehem në vitin 2020, në mandatin e parë të Kryeministrit Albin Kurti. Asokohe u njoha me një reagim të një Profesori të shquar amerikan, të botuar në faqen e internetit “Zëri” të datës 19 mars 2020. Aty thuhej :

“Eksperti i njohur amerikan për Çështjen e Ballkanit, Daniel Server, ka thënë se Grenelli dhe Trampi nuk janë e gjithë Amerika. Madje ai ka thënë se tashmë Grenelli ka kaluar tërësisht në anën e Serbisë”.

“Trampi dhe Grenelli nuk janë e gjithë Amerika. Edhe unë jam Amerika. Unë jam më miqësor. Madje në këtë kohë kur Grenelli ka kaluar tërësisht në anën e Serbisë, - ka thënë Server gjatë një interviste në emisionin “Jeta” në Kosovë.

Kjo deklaratë e analistit dhe e ekspertit amerikan për Çështjen e Ballkanit, Daniel Server, Profesor i Universitetit “John Hopkins”, më bëri të sjell ndër mend dy fakte mjaft befasuese për ne shqiptarët.

Pasi u njoha me këtë informacion, i nisa menjëherë Kryeministrit Albin Kurti letrën në vijim:

 

I nderuar Zoti Kryeministër,

Ju kërkoj ndjesë që po Ju drejtohem me këtë letër, por një brengë që po më bluan përbrenda s’po më lë të qetë prej disa kohësh. Vendosa t’Jua shpreh Juve këtë brengë, sepse në personalitetin Tuaj gjej Intelektualin e Shquar Shqiptar, me brumosje të shkëqyer nacionaliste dhe me dinjitet të lartë kombëtar.

Ja si është puna:  

Mua personalisht më vjen shumë keq për pozitën tepër të vështirë, në të cilën diplomacia amerikane Ju ka vënë Juve, si Kryeministër. Informacioni i mëposhtëm më ka revoltuar që asokohe kur është bërë publik:

“Shtetet e Bashkuara janë kundër masave për reciprocitet, të premtuara nga Kryeministri Albin Kurti në vend të taksës 100 për qind ndaj Serbisë. Zëdhënësi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, i tha Radios Evropa e Lirë (RFE/RL) se Kosova duhet ta heqë taksën edhe pa reciprocitet. RFE/RL citon Dick Custinin, zëdhënës i ambasadori Richard Grenell:

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë”” (Citohet sipas: “Grenell kundër Kurtit, taksa të hiqet pa reciprocitet ndaj Serbisë”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 10 shkurt 2020).

Habitem, ore Zoti Kryeministër. Ky Grenelli, i dërguari i Presidentit amerikan në Ballkan, me detyrë ambasador në Gjermani, është ambasador amerikan apo është ambasador rus? Se gjuha që ai përdor me Kryeministrin e Kosovës të kujton gjuhën e një ambasadori të Kremlinit. Nuk e kuptoj dot këtë diplomacinë amerikane ndaj Kosovës: një herë i  drejtohej Kosovës me gjuhën e Xhon Boltonit, armikut të pavarësisë së Kosovës, pastaj me gjuhën e Palmerit, dhëndrit të Serbisë, tani me gjuhën e Grenellit, sikur të ishte ambasador rus. Kam përshtypjen se në diplomacinë amerikane, që kur ka ardhur Trampi në pushtet, ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës. Sepse në paragrafët që citova më sipër dëshmohet açik se diplomacia amerikane e Trampit është rreshtuar tërësisht në anën e Serbisë, çka, në këndvështrimin tim, mund të konsiderohet si një ndjesë e politikës së jashtme amerikane në ditët tona për bombardimin e Serbisë në pranverën e vitit 1999, bombardim që shmangu shfarosjen dhe spastrimin tërësor etnik të Kosovës.

Përshtypja ime argumentohet me citimet e mëposhtme. Ju me siguri që jeni në dijeni të dy informacioneve në vijim, megjithatë unë dëshiroj t'jua risjell në kujtesë, sepse me përmbajtjen e tyre shpjegohet qartë qëndrimi proserb dhe antikosovar i Presidentit Tramp.

Një fakt, Zoti Kryeministër, më ka mbetur në kujtesë që prej zgjedhjeve presidenciale të 08 nëntorit 2016: në mbrëmjen e vonë të asaj dite, deputetët rusë ishin mbledhur në sallën e parlamentit dhe po prisnin me ankth rezultatin e zgjedhjeve. Dhe nga Moska vinte ky informacion i një dite më pas:

“Deputetët e Dumës Shtetërore, gjatë mbledhjes plenare, lajmin për fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet për president e pritën me duartrokitje. Për këtë njofton “Interfaks”(Citohet sipas: “Në Dumën Shtetërore duartrokitën për fitoren e Trampit”. Faqja e internetit “Novosti”. 09 nëntor 2016).

Ky informacion i asokohshëm më pati ngjallur dyshime për ngazëllimin e deputetëve rusë me rastin e zgjedhjes së Trampit President.

Diplomacia amerikane, pas zgjedhjes së Trampit President i Shteteve të Bashkuara, është rreshtuar kundër Kosovës. Kjo për arsye se Trampi, publikisht, ka mbajtur qëndrim antikosovar para se të zgjidhej President. Që asokohe ai ka pasë deklaruar:

“Për mua personalisht, bombardimi i serbëve,... ka qenë një turp i vërtetë. Klintonët, ndërkohë, këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Unë kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në luftë kundër terrorizmit islamik neve na duhen aleatë me përvojë lufte kundër kësaj të keqeje dhe në Evropë të tillë janë rusët dhe serbët. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë do të ndryshojë kursi i politikës së jashme, i cili deri tani ka qenë shpesh herë i gabuar” (Citohet sipas: “Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Marrë nga faqja e internetit stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

Tani, Zoti Kryeministër, jam në ankth për qeverinë  Tuaj. Druaj shumë se Isa Mustafa, si përfaqësues i gardës së vjetër, si ish-komunist i kohës së titizmit, i cili po përgjon si dhelpra në ferrë për t’u zgjedhur president, do ta sabotojë, siç po e saboton konkretisht, qeverinë Tuaj. Dhe ka shumë mundësi që ky sabotim të bëhet me investimin e fuqishëm të kriminelit Vuçiç, të Ramës dhe të Thaçit.

Mendoj, zoti Kryeministër, se aleanca juaj e fortë me Zonjën Vjosa Osmani dhe me përkrahësit e saj në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të arrijë ta mposhtë aleancën antikosovare të Vuçiçit me Thaçin, me Ramën dhe me Mustafën.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë për atdhetarizmin tuaj shembullor.

Eshref Ymeri

Kleveland, Ohajo

20 mars 2020

 

Por edhe tani, pasi kanë kalur më shumë se tre vjet, po vihet re se Departamenti i Shtetit po mban të njëjtin qëndrim, antikosovar, proserbian, ndaj Republikës së Kosovës. Një qëndrim i tillë, sa i çuditshëm, aq edhe befasues, del shumë mirë në pah në informacionin e parë të Portalit “Voal”, të cituar në fillim të këtij shënimi. Aty jepet debati i Kongresmenit Republikan Keith Self me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Douglas Jones, debat ky, i zhvilluar në një Seancë Dëgjimore. Nga ai debat sqarohet më së miri qëndrimi proserbian i Departamentit të Shtetit, një qëndrim tërësisht kundër Republikës së Dardanisë, pikërisht si gjatë mandatit të ish-Presidentit Tramp.

Departamenti i Shtetit kërkon të bëhen zgjedhje të tjera në Veriun e Kosovës, meqenëse pjesëmrrja ishte e ulët, për shkak të bojkotimit të serbëve. Kongresmeni Self i kundërvihet ashpër përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit:

“Kjo ndodh gjithë kohën në SHBA. Ne kemi zgjedhje lokale ku votojnë veç 10% e qytetarëve, dhe ne nuk e kundërshtojmë këtë realitet me argumentin e daljes së ulët të zgjedhësve”.

Nga debati rezulton se Departamenti i Shtetit kërkon të bëjë kurban Dardaninë për të plotësuar tekat e Serbisë. Dhe arsyen e këtij kurbani, kongresmeni i nderuar Self e zbulon fare qartë:

“Problemi i vërtetë që shoh unë është që Departamenti i Shtetit po tenton të largojë Serbinë nga orbita ruse. Ju po ndërhyni në zgjedhje që kanë qenë të rregullta, po u mbivendoseni njerëzve që janë zgjedhur sipas rregullave, e po tentoni të impononi veten në një problematikë mijëvjeçare dhe ju po kundërshtoni zgjedhje të ekzekutuara më së miri. Ju nuk do ta nxirrni Serbinë jashtë orbitës ruse. SHBA e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe Departamenti i Shtetit duhet të fokusohet në funksionimin e shtetit të së drejtës”.

Për sa i përket shënimit të dashamirësit të kombit shqiptar, Janush Bugajskit, për dështimin e misionit të Eskobarit dhe të Lajçakujt në dialogun Kosovë-Serbi - mosrealizimin e njohjes reciproke - duhet theksuar se këta, të dy, kanë mbrojur dhe vazhdojnë të mbrojnë vetëm pretendimet shoviniste të Serbisë për copëtimin e Republikës së Dardanisë. Do të kishte qenë shumë mirë sikur Kryeministri Albin Kurti, që në fillim, të mos pranonte të ulej në tryezë bisedimesh me përfaqësues nga dy vende aspak dashamirëse të Republikës së Dardanisë, si Lajçaku dhe Borelli, të cilëve u është bashkuar edhe Eskobari, që të tre kopje të Grenellit në këmbënguljen për krijimin e një shteti serb brenda territorit të saj.

Në këto kushte, kur Departamenti i Shtetit, me Blinkenin në krye, mikun shumë të afërt të Sorosit, si edhe Evropa e Brukselit, janë rreshtuar në krah të Serbisë, kundër Republikës së Dardanisë, Katërshja e Nderuar Udhëheqëse - Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, Ministrja e Jashtme, burrëresha Donika Gërvalla, dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, duhet të mbështeten fuqimisht dhe të gjejnë frymëzim te Populli Shqiptar i Dardanisë, ta shpërfillin Ramën e tradhtisë, si edhe të kenë si busull orientimi politik Thirrjen me domethënie të thellë të Dantonit (Georges Jacques Danton  1759-1794), revolucionarit francez, njërit nga etërit e Republikës së parë franceze:

“il faut du courage, du courage et du courage encore, et la France sera sauvée (duhet guxim, guxim dhe përsëri guxim, dhe Franca do të shpëtojë).

Kaliforni, 21 korrik 2023

 

 

 

 

 

 

 

2023/07/20

Audiopërgjimet në Kosovë/ Eksperti i sigurisë Bedri Elezi : Duhet të hetohen nga organet ligjore

 



KOSOVË- Opozita në Kosovë ka kërkuar të nisin hetimet për përgjimet e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç. Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha për “Ballkan Update”, se duhet të fillojnë hetimet dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë proces pasi qytetarët duhet ta dinë se çfarë ka ndodhur konkretisht.

“Nuk ka asgjë të keqe, që institucionet ligjzbatuese të fillojnë hetimet dhe të shikohet se çfarë në të vërtetë ka ndodhur me takimet në fjalë”, theksoi ai.

Ai theksoi se ka informacione, të cilët janë shpërndarë në opinionin publik dhe flasin për publikime të reja të audio-përgjimeve.

“Në fakt tani në opinioni publik ka kaluar informacioni se mund të ketë publikime të tjera. Kjo është shumë shqetësuese, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një takim mes autoriteteve të Kosovës dhe organizatave terroriste që ka shpallur Kosova, por kemi të bëjmë më shumë takime”, tha ai.

Sa i takon serbëve të liruar për tensionet në veri, Elezi thotë se personat e akuzuar për vepra terroriste nuk mund të lirohen me procedurë të rregullt. Sipas tij, të arrestuarit janë persona përsëritës të veprave të dhunës dhe si e tillë lirimi i tyre nuk garanton se ata nuk do të kryejnë akte të dhnushme.

“Këta persona qeveria e Kosovës i ka cilësuar si anëtarë të grupeve terroriste, të cilët kanë rrezikuar sigurinë e Kosovë, por edhe ndërkombëtarët dhe tani po lirohen me procedurë të rregullt. Veprat që mund të dënohen mbi katër vjet, duhet të mbahen nën masë arresti, sepse personat mund të largohen. Në procedurë të rregullt lirohen se garantohet se nuk eksiton rreziku i ikjes dhe nuk eksiton rreziku i përsëritjes. Personat në fjalë janë recidivistë”, theksoi ai.

Serbi Veljko Belivuk i dënuar për vrasje: Kemi punuar me urdhër të Aleksandër Vuçiçit

 



Udhëheqësi i grupit kriminal, njëkohësisht i akuzuar si i përfshirë në shtatë vrasje, Veljko Belivuk i ka thënë prokurorit se ka punuar për shtetin, me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Mediat serbe bëjnë me dije se krimineli serb Veljko  Belivuk këtë e ka konfirmuar gjatë mbrojtjes së tij në lidhje me hetimin për dy vrasje të tjera, përkatësisht likuidimin e Goran Mihajloviçit dhe Nikola Mitiçit..

Ndër të tjera bëhet me dije se ai ka mohuar vrasjet, duke thënë se grupi i tifozëve “Principi” është formuar për nevoja dhe me urdhër të Vuçiçit.

Krimineli serb ndër të tjera ka folur për marrëdhëniet me presidentin serb, për të cilin tha se e “ka goditur familjen e tij”.

Nëse dikush do të ishte sjellë në mënyrë më njerëzore, po të mos kishte prekur familjen, sikurse unë nuk e kam prekur familjen e askujt, ndoshta do të ishte ndryshe”, është shprehur ai në dëshminë e tij para Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

I njohur ndryshe si Velja Nevolja, po ashtu ka thënë se me urdhër të politikës së bashku me Zvonko Veselinoviçin dhe Aleksandar Stankoviçin (Sale Mutavi) ka dërguar huliganët e tij për demoluar objektet në rrugën Hercegovaçka në Beograd, duke paralajmëruar se do të japë më shumë detaje për lidhjen e tij biznesore me organet e shtetit.

Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që Belivuk jep detaje të marrëdhënies së tij me shtetin, lind pyetja se çfarë ai mund të zbulojë më tepër, pasi që lista e rasteve të tilla që publiku serb dyshon është e gjatë.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...