2023/07/28

prof.dr. Ferat Shala: Hyjnesha në Fron ka ndejtë 8 muaj në Dubai

 


Shala: Hyjnesha në Fron ka ndejtë 8 muaj në Dubai

 Për keqpërdorimet dhe skandalet, që, sipas tij, kanë ndodhur në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka folur deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Ndër to, ai ka përmendur një rast ku artefaktet janë çuar në një panair në Dubai dhe janë lënë atje.

Sipas deputetit, “Hyjnesha në Fron”, që është simbol i kryeqytetit dhe i shtetit është dërguar në Dubai dhe për të është nënshkruar një dokument ku i është lënë vlera rreth 450 mijë euro, nëse humbet.

“Kemi situatën e Dubait. Është lu me artefaktet e vendit, është lu me kulturën tonë. Tetë mujë ditë, hyjnesha në fron rri në Dubai që edhe nëse humb i jepet një çmim 400-450 mijë euro, që edhe nëse humbet, e ka një çmim”, thë Shala.

“Ministrja [Rozeta Hajdari] është kthyer, ndërsa hyjnesha në fron ka mbetur nëpër depot e Dubait”, ka thënë Shala.

No comments:

Post a Comment

Historia e trishtë e Malësisë së Madhe nën okupimit osman , jugosllavë dhe tash me malazezë

Flori Bruqi, me grup autoresh.  – Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Ber...