Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/09/13

Pse heshtë Gjyakta Speciale e Tribunalit të Hagës, për gjenocidin serbo-jugosllavë në Kosovë ?

                      


Shkruan Akademik Prof.dr.Flori Bruqi,PHD 


Gjatë luftës së armatosur në Kosovë  1998, ushtria jugosllave si dhe policia serbe, më paramilitarë  ushtruan dhunë dhe terror, që rezultoi në dëmtim të pronave, dëbim të popullsisë dhe vrasje të civilë shqiptarë kosovarë.


Serbija fashiste e kryeçetnikut serb Sllobodan Millosheviqit  miratoi OPeracionit Patkoi      në verë të 1998, në të cilin me qindra e mijëra shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre

Tërheqja e monitoruesve të OSBE  në 20 mars 1999, së bashku me nisjen e fushatës së bombardimeve  të aleancës verio-atlantike të NATO-së  e inkurajuan Millosheviçin të nisi dëbimin e shqiptarëve kosovarë Me nisjen e bombardimeve të NATO-s, operacioi paktoi u vu në jetë, edhe pse qeveria jugosllave deklaroi se kriza e refugjatëve nisi si pasojë e bombardimeve. Ushtria jugosllave, policia serbe dhe forcat para-ushtarake serbe në pranverë të 1999, në një formë të organizuar, nisën një fushatë të organizuar dhune kundër shqiptarëve civilë në mënyrë që të dëbonin shqiptarët prej Kosove si dhe mbajtjen e kontrollit politik në Beograd kundrejt provincës së Kosovës.

Sipas vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, ushtria federale jugosllave si dhe ushtria serbe sulmuan sistematikisht fshatrat me shumicë shqiptare pas bombardimeve të NATO-s që nisën në 24 mars 1999, dhunuan, vodhën dhe vranë civilë, i dëbuan me forcë për të shkuar drejt Shqipërisë ose Malit të Zi , si dhe dogjën shtëpitë dhe shkatërruan shtëtpitë. Nemanja Stjepanović u shpreh se kjo dhunë sistematike përfshiu dëbimin me forcë të shqiptarëve kosovarë, vrasjen, dhunën seksuale dhe shkatërrimin e objekteve fetare. Forcat jugosllave realizuan një seri krimesh gjatë përdorimit të dhunës dhe terrorit, dëbimin forcërisht të shqiptarëve kosovarë për të lënë shtëpitë e tyre në mënyrë që autoritetet jugosllave të fitonin kontroll mbi Kosovën. Pastrimi etnik i shqiptarëve realizohej përmes metodave të ndryshme: fillimisht ushtria rrethonte një vend, e shoqëruar me rrethim me artileri, më pas policia hynte në fshat. Në këtë fazë realizoheshin dhe krimet (vrasje, dhunime fizike, dëbime dhe dhuna seksuale).


Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas kësaj Lufte.

Një studim i kërkuesve nga Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve  në Atlanta  , Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth "12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë" të cilat kanë si shkak luftën.

 Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës. 

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima).

 Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat. Për femrat nga 15–49 vjeç rreth 510 viktima; më të mëdhaja se 50 vjeç rreth 541 viktima. Autorët gjithashtu shkruan se nuk mund të ndahen humbjt civile nga ato ushtarake pasi u kryen shumë vrasje ndaj njerëzve të paarmatosur.

Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.


Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. 

Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times.

 Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.



Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish.


 Dr.Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.


  • Në vitin  2001, 800 trupa ende të paidentifikuar u gjetën në gropa në një terren stërvitor të policisë speciale serbe  jashtë Beogradit dhe në lindje të Serbisë.

  • Të paktën 700 trupa u zbuluan në një varr masiv i gjendur në një kompleks të një njësie policore speciale anti-terroriste në periferi të Batajnicës.

  • 77 trupa u gjetën në qytetin lindor të Serbisë Petrovo Selo.
  • 50 trupa u gjetën në qytetin perëndimor të Serbisë Peručac.

Pati disa të vdekur pas luftës, kryesisht për shkak të minave të tokës. Gjatë luftës, aleanca raportoi humbjen e patë të një avioni stealth (i padukshëm nga radari) i USAF (një F-117 Nighthawk), i vetmi rast ku një avion i tillë është rrëzuar në luftime. Më tej një avion luftarak F-16 u rrëzua afër qyteti të Šabact dhe 32 UAV (mjeta ajërore pa pilot) nga vende të ndryshme u rrëzuan. Mbetjet e UAV-ve të rrëzuara jepeshin në televizionet e Serbisë gjatë luftës. Disa burime amerikane tregojnë për një tjetër F-117A të dëmtuar rëndë, dhe megjithëse u kthye vetë në bazë, ai avion nuk fluturoi më.Avionë A-10 Thunderbolt u raportuan si humbje, me dy të rrëzuar dhe dy të tjerë të dëmtuar. Tre ushtarë amerikan në një Humvee në një patrullë rutinë u kapën nga Forcat Speciale Jugosllave në kufirin me Maqedoninë.

Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosoves ishin të vështirë për tu llogaritur. 
Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. 
Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta.
 Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme.
 Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje.
 Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.



http://albdreams.blogspot.com/2013/05/kriminelet-dhe-krimet-serbe-ne-kosove.html

Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se Hashim Thaçin e ka njohur gjatë luftës ndërsa pas saj ka qenë baskë me të në institucionet e Kosovës

 



 Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se Hashim Thaçin e ka njohur gjatë luftës ndërsa pas saj ka qenë baskë me të në institucionet e Kosovës.

Derisa është intervistuar nga mbrojtja e Kadri Veselit, ai ka thënë se këtë të fundit nuk e ka njohur derisa kishte marrë funksione publike.

“Sokol Bashotën e kam njohur edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës, Bislim Zyrapit e njoh gjatë luftës, Rexhep Selimin e njoh para luftës, gjatë luftës, pas luftës, Hashim Thaçin e kam njohur gjatë luftës, pas luftës kemi qenë në institucione bashkë, Kadri Veselin nuk e kam njohur asnjëherë, deri pas luftës kur ka pas edhe funksione publike”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ndër të tjera ka pranuar se gjatë periudhës së luftës ishte e rëndësishme ruajtja e moralit derisa është pajtuar me mbrojtjen e Veselit që në atë periudhë jepeshin tituj vetëm sa për të përçuar idenë që UÇK ishte një formacion ushtarak i organizuar mirë.

Ai gjithashtu ka pranuar se nuk kishte bashkërendim në mes të zonave dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Dëshmitari me kodin W04255 i cili ishte anëtar i LDK-së si dhe komandant në UÇK për një periudhë të caktuar kohore, do të vazhdojë dëshminë e tij edhe të mërkurën.

Dëshminë e tij në gjykatoren e Hagës sot e kanë dëgjuar katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

.……………….

Dëshmitari: Thaçi ka punuar krah LDK-së, Veselin nuk e ka njohur askush

Në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka sjellur në Gjykatën Speciale një ish-anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilin ka thënë se ka qenë edhe komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për një periudhë të caktuar kohore. Dëshmitari ka deklaruar se Hashim Thaçi kishte punuar krah LDK-së në të mirë të Kosovës, ndërsa për Kadri Veselit ka thënë se “nuk e ka njohur askush”.



Ai është dëshmitari i 24-të dhe po dëshmon nën masa mbrojtëse e seancë të mbyllur për publikun.

Në fillim të seancës, prokuroi James Pace e ka lexuar një përmbledhje të deklaratave të dëshmitarit, ndërsa i gjithë intervistimi është zhvilluar në seancë private.

Dëshmitari, i cili nga ZPS është prezantuar si shqiptar i Kosovës, është përgjigjur edhe në pyetjet e avokatit të ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe.

Pyetjet e avokatit amerikan janë bërë lidhur me veprimtarinë e dëshmitarit pas luftës, meqë sipas Kehoe, në deklaratat dhënë ZPS-së, dëshmitari ka folur për problematikat që kanë lindur pas luftës.

Dëshmitari ka pohuar se pas luftsës, Thaçi kishte punuar krah për krah me LDK-në.

Pas përfundimit të pyetjeve nga avokati Kehoe, dëshmitari ka filluar të intervistohet nga mbrojtja e Veselit, avokati Ben Emmerson.

Dëshmitari ka konfirmuar deklaratat e dhëna më herët për prokurorinë ku kishte thënë se Kadri Veselin nuk e kishte njohur askush në periudhën 1998-1999.

Pas kësaj, Emmerson ka shfaqur në ekranin e gjykatores një hartë, por e njëjta nuk është bërë publike, dhe pyetjet rreth saj janë bërë në seancë private.

Intervistimi i dëshmitarit W04255 nga avokati Emmerosn po vazhdon në seancë të mbyllur për publikun, ndërsa është bërë e ditur se dëshmia e tij do të vazhdojë edhe të mërkurën.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.KOSOVAPRESS

2023/09/12

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” kërcënon edhe Albin Kurtin dhe ministin e punëve të brendshme dr.Sveçla

Dje (e martë), “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të  të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.Ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).


 Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”

FJALORI QË FLET PËR NJË PUNË TË MADHE SHKENCORE


Prof. Dr. Fatmir Terziu


Kjo përmbledhje paraqet botimin voluminoz „Fjalor i frazeologjisë frëngjisht-shqip“, i cili është fjalori i parë frazeologjik dygjuhësh në leksikografinë shqiptare, duke përfshirë materiale nga gjuha shqiptare dhe franceze. Fjalori përbëhet paraqet kuptimin, veçoritë stilistike dhe përdorimin e njësive frazeologjike nga të dyja gjuhët që funksionojnë në mënyrë aktive në komunikimin modern, si dhe korrespondencën e tyre në gjuhën tjetër. Vepra është një kontribut i çmuar në frazeologjinë e përkthimit frëngjisht. Më saktë botimi nga puna shkencore e dy autorëve Prof. Dr Eshref Ymeri dhe Sefulla KataFjalor i frazeologjisë frëngjisht-shqip“ (Bota Shqiptare, 2021) është një kontributi i vlershëm në frazeografinë dygjuhëshe shqiptare.


Fjalë kyçe: frazeologji; frazeologjia; fjalor dygjuhësh; gjuha shqipe; gjuha franceze


Është një fakt i padiskutueshëm për çdo shqiptar të arsimuar sot se zotërimi i gjuhës amtare është parakushti i parë i nevojshëm për zbatimin e komunikimit adekuat të folur në një mjedis gjuhësor kombëtar. Megjithatë, mënyra moderne e jetesës dhe proceset aktive të globalizimit shpesh kërkojnë që komunikimi të shkojë përtej kornizës më të ngushtë të këtij mjedisi, gjë që kërkon zotërimin e gjuhëve të huaja. Në lidhje me këtë, sot fjalorët e përkthimit - të përgjithshëm dhe diferencial - po bëhen veçanërisht të domosdoshëm, të njohur dhe të kërkuar libra referimi leksikografik. Fjalorë të tillë (dygjuhësh, tregjuhësh, etj.) janë krijuar prej shekujsh në vende me një gjuhë letrare prej kohësh dhe kanë krijuar kontakte ndërgjuhëshe të përkthimit (leksikografia e përkthimit është veçanërisht e pasur, për shembull, për frëngjisht, rusisht, anglisht). Vepra e fjalorit shqiptar ka një histori relativisht më të shkurtër, por është e rëndësishme të theksohet se fillimet e saj janë pikërisht me fjalorët e përkthimit. Ky fakt është tregues i vetëdijes për nevojën e veprave të tilla leksikografike që nga ndërtuesit e parë të gjuhës letrare shqiptare gjatë Rilindjes e më tej. Që atëherë, një nevojë e tillë jo vetëm që nuk ka pushuar së ekzistuari, por edhe bëhet edhe më e prekshme këto ditë.

Vështrimi retrospektiv i frazeografisë në vendin tonë tregon se një ngjarje e rëndësishme është botimi i Fjalorit frazeologjik i gjuhës shqiptare (në dy vëllime) nga një kolektiv autorësh, si dhe një fjalor frazeologjik i gjuhës shqiptare. Këto vepra të përdorura gjerësisht jo vetëm që mbështesin zhvillimin e teorisë dhe praktikës frazeologjike në vendin tonë, por bëhen edhe një bazë e vlefshme për zhvillimin e librave referues frazeologjikë të përkthimit. Natyrisht, u shtypën edhe fjalorë të tjerë frazeologjikë të gjuhës shqiptare, të cilët megjithatë kanë një fokus më të ngushtë, si një Fjalor i vogël frazeologjik i gjuhës shqiptare (1998) dhe Fjalori i frazave frazeologjike me origjinë biblike (2002), Fjalor frazeologjik sinonimik i gjuhës shqiptare (2005), Fjalor frazeologjik i gjuhës shqiptare dhe të tjerë.


Veçanërisht i rëndësishëm për komunikimin ndërkulturor në kushtet moderne është roli i fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh, të cilët i përgjigjen nevojës për të kërkuar zgjidhje adekuate gjatë përkthimit të frazeologjisë (një nga detyrat më komplekse në praktikën e përkthimit). Por botimi voluminoz „Fjalor i frazeologjisë frëngjisht-shqip“ i autorëve Prof. Dr Eshref Ymeri dhe Sefulla Kata është sikurse e cituam vlera e padiskutueshme, e munguar dhe trajtuar me një profesionalizëm që tek i cili e gjen veten gjithkush.

Fjalori përbëhet nga 1526 faqe, secila prej të cilave përfshin njësi frazeologjike aktive nga gjuha përkatëse dhe ekuivalentët e tyre në gjuhën tjetër. Është e rëndësishme të specifikohet se autorët e fjalorit pranojnë si aktive ato frazeologji që janë gjetur të përdoren shpesh në komunikimin modern të shkruar dhe gojor dhe kuptimi i të cilave është i njohur për një gamë të gjerë folësish modernë të gjuhës shqipe dhe në përputhje me rrethanat e dy gjuhëve. Veprimtaria e njësive frazeologjike krijohet nëpërmjet anketave të kryera me folës amtarë të gjuhës përkatëse, si dhe bazuar në të dhënat nga korpuset elektronike ekzistuese për të dyja gjuhët.

Gjatë negocimit të konceptit të frazeologjisë, autorët i përmbahen pikëpamjes se frazeologjia është njësi shumëkomponente (e përbërë nga të paktën dy elemente leksikore) që karakterizohen nga shenjat e plotësisë semantike, ekspresivitetit, stabilitetit dhe riprodhueshmërisë. Për qëllimet e përshkrimit në fjalor, është miratuar përkufizimi i mëposhtëm i frazeologjizmës: njësi semantikisht e pandashme, relativisht e qëndrueshme shumëkomponente me një kuptim shprehës që nuk është një shumë e kuptimeve të përbërësve individualë në përbërjen e tij, e cila riprodhohet në të folur si një konfigurim i plotë leksikor. Kjo pikëpamje zë një pozicion të ndërmjetëm midis kuptimit të gjerë dhe të ngushtë të thelbit të frazeologjisë dhe është padyshim më i përshtatshmi për krijimin e një fjalori frazeologjik dygjuhësh me vëllim të vogël, siç është botimi i tillë nga Shtëpia Botuese „Bota Shqiptare“.

Botimi voluminoz „Fjalor i frazeologjisë frëngjisht-shqip“ i autorëve Prof. Dr Eshref Ymeri dhe Sefulla Kata nis me një parathënie të detajuar nga Prof. Dr. Rami Memushaj. Më pas është një hyrje nga autori Sefulla Kata, ku mes të tjerave citon „“Në punën tonë na është dashur t'u drejtohemi shumë fjalorëve të gjuhës frënge, fjalorëve të mirëfilltë gjuhësorë, fjalorëve enciklopedikë, përmbledhjeve të ndryshme me shprehje frazeologjike, me proverba, teksteve të autorëve të ndryshëm, të vjetër dhe të rrinj, të „gërmojmë“ deri atje ku mundësia jonë shteret, me synimin për ta bërë sa më të pasur e më të dobishëm fjalorin tonë“ (Kata, 2001: XIV). Pos kësaj është dhe formati që përcakton burimet leksikografike, i pasuar nga shkurtimet të përdorura në Fjalor. Dhe kështu në të gjitha faqet më tej nga A tek Z njësitë frazeologjike të llojeve të ndryshme përfshihen në fjalor, si kombinime këmbëngulëse të një karakteri idiomatik; fraza (kombinime të qëndrueshme me kuptim të figurshëm, një përbërës në përbërjen e së cilës funksionon në kuptimin e drejtpërdrejtë); apo dhe si krahasime të qëndrueshme.

Është evidente aspirata e autorëve të fjalorit për të paraqitur mbi të gjitha specifikën kombëtare në frazeologjinë e të dy gjuhëve. Prandaj, internacionalizmat frazeologjikë kanë pasur syrin vigjilent të të dy autorëve për të mos kapërcyer ndonjë instancë specifike dhe përcaktuese në hartimin e fjalorëve të tillë. Sikurse mësohet vetë materiali për fjalorin u zgjodh në bazë të vëzhgimit të gjerë dhe afatgjatë të përdorimit të frazeologjisë në komunikimin me shkrim dhe gojor shqip dhe frëngjisht. Nxjerrja e njësive aktive frazeologjike mbulon një sërë burimesh: trillime moderne, tituj dhe artikuj në revista periodike dhe faqe interneti informative, dialogë nga seriale dhe filma modernë, reklama, fjalime bisedore, etj. Materiali i mbledhur frazeologjik është kontrolluar duke krahasuar informacionin nga burimet leksikografike ekzistuese për të dyja gjuhët.

Një tipar i rëndësishëm i fjalorëve për pjesën shqip-frëngjisht të fjalorit është se ata nuk janë "pasqyrë", por janë hartuar posaçërisht nga anëtarët e studimit që janë folës amtarë të gjuhës përkatëse shqipe dhe që e njohin dhe gjuhën frënge. Sipas traditës së pranuar leksikografike, njësitë frazeologjike të titullit në fjalor janë renditur sipas rendit alfabetik në përputhje me alfabetin shqiptar.

Sipas rastit, artikujt e fjalorit përbëhen nga tre pjesë, të vendosura njëra poshtë tjetrës: në të majtë – njësia e titullit, interpretimi i njësisë së titullit dhe një shembull ilustrues i gjuhës burimore; në të djathtë – korrespondenca e njësisë së titullit nga gjuha burimore në gjuhën e synuar, interpretimi i korrespondencës dhe një shembull ilustrues në gjuhën e synuar. Nëse nuk ka korrespondencë frazeologjike të njësisë së titullit nga gjuha burimore, kjo tregohet me një shenjë të veçantë grafike. Në raste të tilla, një interpretim përfshihet në anën e djathtë të hyrjes së fjalorit pa cituar materiale ilustruese.

Kuptimi i njësive frazeologjike të përfshira në fjalor paraqitet përmes interpretimit, duke shmangur përkufizimet sinonime. Është e justifikuar aspirata e autorëve për t'i mbajtur interpretimet të shkurtra dhe me një strukturë sintaksore të pakomplikuar. Modelet strukturore të aplikuara të interpretimeve janë të përshtatshme dhe lejojnë unifikimin e përkufizimeve semantike. Tregohen indikacione për kombinueshmërinë dhe variacionin e njësive frazeologjike, përdoren në mënyrë të përshtatshme kualifikues të caktuar (jo shumë) funksional-stilistik.

Meqenëse autorët nuk synojnë një përshkrim shterues të semantikës së njësive frazeologjike shumëkuptimesh në të dyja gjuhët (për shkak të kufizimeve të vëllimit të fjalorit), frazeologjia e përshkruar nga gjuha burimore paraqitet vetëm me një nga kuptimet e saj, ai që përdoret më shpesh. Në rastet kur disa nga kuptimet ekzistuese të njësisë frazeologjike konsiderohen aktive, ato paraqiten në artikuj të veçantë fjalori. Lehtësia për përdoruesit e fjalorit është se përdorimi i frazeologjisë së interpretuar ilustrohet me shembuj të shkurtër në formën e fjalive të ndërtuara nga autorët.

Një veçori tjetër e rëndësishme e veprës është se në përcaktimin e marrëdhënieve të ekuivalencës ndërgjuhësore, pikënisja është semantika dhe në përputhje me këndvështrimin e ekuivalencës ndërgjuhësore të pranuar në literaturën shkencore, për njësitë frazeologjike paraqiten llojet e mëposhtme të ekuivalencës: a) ekuivalencë e plotë b) ekuivalencë e pjesshme; c) ekuivalencë funksionale; d) barazvlerë.

Vepra edhe pse nuk e ka të cekur, të jep faktin se është bazuar dhe përmban gjithashtu një bibliografi të përzgjedhur të studimeve teorike dhe burime leksikografike që kanë mbështetur ndërtimin e konceptit dhe procesin e zhvillimit të tij.

Si libri i parë referues i këtij lloji që synon të përshkruajë frazeologjinë aktuale në shqip-frëngjisht, fjalori është një arritje e vlefshme në frazeologjinë shqiptare. I destinuar si për lexuesit shqiptarë dhe francezë, ai mund të jetë i dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për gjendjen aktuale të frazeologjisë në të dyja gjuhët - studentë të drejtimeve të filologjisë, përkthyes, profesorë universiteti, leksikografë, gjuhëtarë, albanologë, etj. Koncepti i zhvilluar për paraqitjen e gjendjes aktuale të frazeologjisë së tillë është i përshtatshëm dhe mund të shërbejë në zhvillimin e fjalorëve të tjerë frazeologjikë dygjuhësh të gjuhëve të tjera.

Si përfundim, duhet theksuar se vështrimi i përgjithshëm, që synon të evidentojë meritat kryesore të botimit nga puna shkencore e dy autorëve Prof. Dr Eshref Ymeri dhe Sefulla KataFjalor i frazeologjisë frëngjisht-shqip“ (2021) dhe për të theksuar vlerën praktike të saj, bën të mundur që të kuptohet qartë vendi i kësaj pune të rëndësishme dhe në kohë në frazeografinë përkthimore, si dhe arritjet e rëndësishme jo vetëm praktike-përshkruese, por edhe teorike te autorët e saj.
BURIMI https://www.fjalaelire.com/post/fjalori-q%C3%AB-flet-p%C3%ABr-nj%C3%AB-pun%C3%AB-t%C3%AB-madhe-shkencore


Londër, Shtator 2023


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...