Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/02

Basha akuzon: – Berisha po mbështetet nga Rama-Meta, oligarkët dhe krimi i organizuar


“Kuvend i Hajnisë” . Basha akuzon: – Berisha po mbështetet nga Rama-Meta, oligarkët dhe krimi i organizuar

9 DHJETOR 2021

Lulzim Basha e quajti “Kuvendi i Hajnisë” Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe akuzoi Edi Ramën se po e mbështet ish-Kryeministrin së bashku me Ilir Metën.

“11 dhjetori është një turp për Shqipërinë, që duke përdorur dhe duke shkrirë bashkë interesat e Trekëndëshit të Bermudës, oligarkëve dhe krimit të organizuar kërkon t’i kundërvihet SHBA. Kot e ka Edi Rama që e mbështet (Sali Berishën), se dihet që hedh gurin e fsheh dorën. Krimi, oligarkët dhe trekëndëshi i Bermudës, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk do t’ja dalin. E kanë të kotë”, tha Basha.

Kreu i PD-së foli gjatë një interviste të dhënë për Opinion. Sipas Bashës, Edi Rama nuk do të ketë atë përballë, por Sali Berishën.

“Sepse armiku i armikut tim është miku im. Edi Rama e di që me një Sali Berishë ‘non grata’ në SHBA është i sigurtë në karrigen e tij. E dinë fare mirë që pas Sali Berishës radhën e kanë të tjerët”, tha Basha gjatë një interviste për Opinion.

Basha tha se Kuvendi i PD është më 18 dhjetor dhe në atë Kuvend ftoi edhe Berishën.

“Më 11 dhjetor është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës. Më 18 dhjetor është Kuvendi Kombëtar i PD”, tha ai.

Basha akuzoi Berishën se po tërheq zvarrë demokratët për të mbrojtur interesat e tij personale.

“Lulzim Basha nuk është njeri konfliktuar, është njeri i arsyes. Nuk ka konflikt brenda PD. Ka luftë të një njeriu që do t’i mbivendoset çdo demokrati. Është dëshira e një njeriu për të tërhequr zvarrë të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët pasi është shpallur non grata nga SHBA”, u shpreh ai.

Përjashtimi i Berishës. Basha sqaron ‘pazarin’ me Ramën: – Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është…

 


10 SHTATOR 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mohuar akuzat e Sali Berishës se ai po bashkëpunon me Edi Ramën.

I pyetur nëse është e vërtetë se ka pasur një pazar mes tij dhe Edi Ramës, për shkarkimin e Berishës, Lulzim Basha u përgjigj shkurt.

“Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”, tha Basha.

Basha nuk pranoi të përgjigjet për një tentativë për shkarkimin e tij dhe as pyetjes nëse ka pasur presion për të përjashtuar Berishën.

Pak më herët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se përjashtimi i tij nga grupi i PD, është pasojë një marrëveshje e fëlliqur mes Ramës dhe Bashës.

“Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, e kushtetutshmërisë dhe interesit kombëtar”, tha Berisha.

Berisha la të kuptohet se mund të ndërmarrë çdo nismë për largimin e Lulzim Bashës nga PD, ndërsa tha se vijon të jetë pjesë e grupit të PD.

“Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piadestalin që meriton. Unë jam ende anëtar i grupit të PD-së. Kompromisi Basha –Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale”, tha Berisha.

“Mos e moho”. Jo, 2 herë, mos i moho. – E kam mundur 3 herë Edi Ramen.


Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se personi i vetëm që mund të fitojë në politikë përballë Edi Ramës, është ai.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha numëroi zgjedhjet që ka fituar përballë Ramës.

Blendi Fevziu: Në qoftë se një herë e keni mundur Ramën, një herë ju ka mundur…

Sali Berisha: Jo, 2 herë, mos i moho. E kam mundur 3 herë.

Blendi Fevziu: Si 3 herë? Në 2009 e munde, në 2013 të mundi.

Sali Berisha: Në 2011?

Blendi Fevziu: Po ato ishin zgjedhje lokale.

Sali Berisha: Jo, e ke gabim. Në 2011 Edi Rama kishte mitin e të pathyeshmit. Dhe Edi Rama u palos në 2011. Pra, njeriu i vetëm që mund të mundë po të marrësh betejat, jam unë se jemi 2 me 1.

– Qoftë ky vit i ri mbushur me mbarësi dhe lajme të mira për Shqipërinë tonë dhe familjet shqiptare kudo në botë.

 

GËZUAR 2024

1 Janar 2024

Kur akrepat e orës shkuan 24:00

– Qoftë ky vit i ri mbushur me mbarësi dhe lajme të mira për Shqipërinë tonë dhe familjet shqiptare kudo në botë.

Dhe  në 24:05 më erdhi ky shkrim nga Tirana: 

Cunami do zbresë në kokën e skizofrenit.Ky nuk është Lajm i mirë për Kryeministrin tonë....

Artan Zaja Sali Berisha

31 Dhjetor 2023

Artan Zaja, ish-nënkryetar i bashkisë Pukë dhe anëtar i PS-së, shprehu mbështetje publike për ish-kryeministrin Berisha, ndaj të cilit SPAK vendosi sot masën e arrestit shtëpiak. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Zaja shprehet se është me të pë 3 arsye edhe pse është anëtar i PS-së.

Reagimi 

Sali, sot jam me ty per 3 arsye edhe pse jam anetar i Partise Socialiste te Shqipnise, jam me ty, BERISHE sot, PAVARSISHT se s’te kam votu asnjehere ty.
1- Je plak 80 vjec dhe te kane ndersy zagjart me te ba presion per mos me fol. FOL SALI, MOS HESHT, MOS U TUT, MOS U TREMB! S’ke ca humb ma …
2- Te kane mbyll ne shpi, dhe kur njeri bje ne gjak e mbyllet mbrena, duhet humanizem me e perkrah te pakten nga ana psikologjike ate qe asht mshel mbrena ne shpi. N’gjak S’ke ra, por mbrena te kane mshel ne shpi.

MSHOJ, DEMONSTRATA DHE MOSBINDJE CIVILE.
Mbeshtetje do kesh me cdo forme e menyrë edhe nga shqiptaret ne emigracion per te drejtën e FJALES, KOMUNIKIMIT ME POPULLIN.
3-Jam me ty sot SALI sepse duan të ndalin të drejten e fjales.

FJALEN DHE TE FOLMEN E TE SHKRUJTMEN E NDALON VETEM ZOTI.
Gjithshka mund te kesh ba në karriere me firmen tande,asht pergjegjesi e jotja dhe e kujtdo tjeter zyrtari shtetnor.
Procesi hetimor VAZHDON, gjyqi per “PARTIZANIN” do bahet, te shohim provat e faktet nese je apo jo fajtor per c’ka të kane mbshel mrena. A je ti fajtor apo “partizanet” qe ti kanë qendis letrat? Koha do e tregoje në të ardhmen e perparme.
JAM ME TY SALI, JO PER TY POR PER SHQIPNINE, SEPSE PO MOHOHET E DREJTA E FJALES, TE FOLMES NGA SHTETI DHE PUSHTETI.
SHQIPNIA E VITIT 2024 ASHT ZYRTARISHT NE DIKTATURE MODERNE

GEZUAR VITIN E RI MIQ!


Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj.


Spartak Ngjela

17 Gusht 2022

Avokati dhe ish ministri Spartak Ngjela, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shkruar në lidhje me situatën e Kosovës dhe Serbisë.

Ngjela thotë se ka ardhur koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë, pasi Serbia, sipas tij po shpërbëhet.

“A do të shpërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?

Shqipëria e bashkuar, si forcë arbërore në Ballkanin Perëndimor, nëse në Beograd, me Vuçiç, do vijojë të jetë politika e Sllobodan Milosheviçit, dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj.

Po Shqipëria e Bashkuar ka ardhur ndërkohë në atë stad sa që të quhet ky një fakt historik që do të ndodhë domosdoshmërisht?

Po. Shqipëria e Bashkuar ka ardhur në atë stad sa ky bashkim të quhet fakt historik.

Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. Fitimi ndërkombëtarisht i pavarësisë së Kosovës, si njohje ndërkombëtare, domosdoshërisht të çon në zhvillimin e referendumit për bashkim kombëtar, në Shqipëri dhe në Kosovë; dhe, pas këtij referendumi bilateral, Republika e Shqipërisë me kushtetutën e re mban brenda vetes edhe Republikën e Kosovës.

Kjo është historia që po pritet të vijë me siguri historike.

Luftërat për çlirim, që përkrahen nga Uashingtoni dhe Brukseli, nuk ka mundësi të mbyllen pa arritur në qëllimin maksimal të nisjes së tyre.

Prandaj…

Kjo është koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë. Forcat retrograde antishqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, që tani, janë të mundura.

Kjo është koha e madhe e Shqipërisë Etnike.

Nënshkrimi i marrëveshjes historike, Spartak Ngjela jep mesazhin e fuqishëm: Ju tregoj se çfarë pritet të ndodhë në vijim



4 shtator 2020

Avokati Spartak Ngjela ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij kjo marrëveshje është një hap përpara drejt prestigjit ndërkombëtar të Kosovës dhe të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Reagimi i Ngjelës

Marrëveshja e Uashingtonit, ipso jure, është njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia

Kjo marrëveshje është një hap përpara drejt prestigjit ndërkombëtar të Kosovës dhe të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ndonëse vetëm një marrëveshje ekonomike, në thelb, kjo është fillimi racional i njohjes reciproke mes dy vendeve të pavarura. Pse?
Sepse, fakti që kemi një marrëveshje midis dy shteteve, siç e theksuam, Serbia, ipso jure, ka njohur Kosovën.
Pse?
Sepse, po të vijonte Kosova të konsiderohej si provincë në strukturën juridike të shtetit të Serbisë, pse duhej firmosur marrëveshja nga presidenti i Serbisë me një kryeministër fiktiv të provincës së vet?
Edhe më tej:
Fakti që kjo është një marrëveshje bilaterale e firmisur në prezencë të presidenti të Shteteve të Bashkura të Amerikës, kuptohet se, prezenca juridikisht, me firmë, e superfuqisë, garanton ndërkombtarisht pavarësinë e të dy shteteve, deri tani në gjendje lufte.
Marrëveshja e sotme, shfuqizon gjendjen e luftës: ky është thelbi i saj.
Prandaj:
I gjithë ky proces juridik, si marrëveshje ekonomike, në thelbin e vet, është marrëveshje bilaterale për njohje reciproke.

Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime “bombë”: Presidenti drejt dorëheqjes! Ju tregoj se çfarë e pret Ramën


Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime “bombë”: Presidenti drejt dorëheqjes! Ju tregoj se çfarë e pret Ramën

29 SHTATOR 2021

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit poliike.

Duke folur për lajmet se gjendja shëndetësore e Presidentit Vuçiç nuk është e mirë, Ngjela shkruan se ai është i humbur.

“Gjendja e rëndë e Vuçiçit ka ardhur nga aksioni i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës. Dhe shenjat janë që Vuçiç është drejt dorëheqjes “për arsye shëndetësore”, shkruan Ngjela.

Analiza e plotë

Gjendja e sotme në Ballkanin Perëndimor është degradim i mendjeve politike që e drejtojnë…

l.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, thotë kryeministrja e Serbisë, është në stres të madh për konfliktin me Kosovën, dhe nuk fle dot natën…

Po Rama?

Turp i madh. Rama shkon e ulet miqësisht me një terrorist dhe na kërkon me të edhe një Ballkan të Hapur. (!)

Por, nëse është e vërtetë gjendja shëndetësore e Aleksandër Vuçiçit, ai është i humbur.

Po Rama?

Gjendja e rëndë e Vuçiçit ka ardhur nga aksioni i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës. Dhe shenjat janë që Vuçiç është drejt dorëheqjes “për arsye shëndetësore”.

Po Rama?

Nëse Albin Kurti e rrëzon vërtet Aleksandër Vuçiçin, i takon pastaj të rrëzojë edhe Ramën.

Le të presim.

Ishin tre këta, në fillim: Thaçi, Rama dhe Vuçiç. Njëri është në burg, tjetri drejt degradimit mendor, kurse Rama, i mbetur vetëm mbase shkon t’i lutet edhe një herë tjetër Albin Kurtit.

“Do të ndërrojmë territoret”, tha Thaçi;

“Do të Hap Ballkanin”, tha Rama dhe Vuçiç.

Dhe i gëzuar ishte terroristi Vuçiç për këtë ndërrim dhe hapje territoriale në dëm të Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, ja që territoret vdiqën, kurse Ballkani i Hapur mbeti një tog-fjalësh i zbrazur; Thaçi u burgos; Vuçiç po shkon drejt ezaurimentit nervor, kurse Rama po flet me sallatë fjalësh për fantazmën Ballkan i Hapur.

Kjo është gjendja e sotme e lidershipeve politikë të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por, në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë se çështja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, e ka çmendur edhe Milosheviçin, e ka burgosur atë dhe ai vdiq në burg.

Por janë edhe shumë gjeneralë të tjerë serbë në të njëjtën gjendje.

ll.

Po tani e më tej, çfarë pritet të ndodhë? A ka një kërcënim ushtarak kundër Kosovës?

As që mund të mendohet. Shqiptarët tani janë shumë të fortë, dhe këtë, mu kështu e tha dhe Vuçiçi para një muaji gjithë dëshpërim. Se e di që nuk ka Serbi reale, kjo që është, është falsitet historik i ndërtuar nga Rusia dhe Franca në shekujt që kaluan me gjenocid antishqiptar. Po tani? Tani asgjë, se forca është nga shqiptarët.

Po këta që janë paguar nga Serbia këtu në Shqipëri, dhe po na hiqen si çlirimtare të mëdhenj të shqiptarëve?

Do t’i dëgjoni edhe këta, se vargu Milosheviç,Thaçi, Vuçiç… do të ecë edhe me emra të tjerë. Keni për t’i parë.

Prisni dhe shikoni.

POPULLI SHQIPTAR NGA LASHTËSIA

  Shkruan: Flori BRUQI             POPULLI SHQIPTAR NGA LASHTËSIA     Libri  i autorit Flori Bruqi, „Guxim shqiptar“, u ofrohet të interesua...