Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/09

Mbledhja e qeverisë në Shëngjin, zbulohet çfarë ka kërkuar Edi Rama

Ka përfunduar pjesa e parë e mbledhjes informale të qeverisë në Shëngjin ku janë diskutuar aspekte politike. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje, raporton se kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë. Kjo kërkesë e kryeministrit erdhi pas fjalës të kryetarit të grupit parlamentar Bledi Çuçi. Të njëjtat burime deklaruan se Bledi Çuçi është fokusuar te seancat e shkuara plenare, duke i bërë një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet e depozituara në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve. Bleci Çuçi më tej, ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione. Në këtë mbledhje, është diskuar po ashtu takimet e ministrave me deputetët. Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale. Në fokus të analizës së Bledi Çuçit, ishte edhe performanca e deputetëve në debate publike, diskutimet në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale. Pjesë e disktutimit ishte vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës. Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve apo të tjera nisma që duan 84 vota.

2024/01/08

“Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”- Shkrimi në revistën e huaj me ngjarjen erotike që tronditi udhëheqjen e PPSh-së: Të gjendet se kush e kaloi natën me turistin e huaj

-Shkrimi i turistit suedez që çmendi autoritetet komuniste në 1988: “Nata e zjarrtë me Anën, punonjëse e hotelit në Sarandë”! Letërkëmbimet mes Stokholmit dhe Tiranës, për skandalin erotik të vajzës së uritur, me mollë në dorë. Si turisti suedez vuri në “lojë” autoritetet më të larta komuniste të Shqipërisë, të cilët nuk mundën të gjejnë vajzën sarandiote të aventurës!- Gjetkë nëpër botë, do të quhej një aventurë e padëmshme. Nga ato të qëmtuarat për një natë prej turistëve, anipse përfundonte në faqet e një reviste. Por jo në Shqipërinë e 1988-ës, ku reportazhi i turistit suedez, për netët e “zjarrta” në shoqërinë e një shqiptareje, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë. Turisti suedez, autor i shkrimit: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava”, ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988. Ishin disa syresh në atë kohë, që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur, ta identifikonte mes tyre, të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë, nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm, mungonte emri i autorit. Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare, që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo, të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja, ishte tepër ezmere. Përshkruhej me detaje sesi, ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij. Po sipas shkrimit, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit, shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria, do të fuste në hall të madh, autoritetet e vendit më të izoluar të Europës. Transkripti i shkrimit të suedezit Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës, nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit, nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë, shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë. Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare”, në një hotel të Sarandës, nuk do të ishte fare e lehtë. Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare, me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj, një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin. Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të parëndësishmit, në atë kohë analizoheshin shumë dhe deri në detaje, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve legale, si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi, i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist. Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim, gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri, do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në kërkim të Anës. Materiali në fjalë, kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte, se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej. Materiali i përcillet më 8 mars 1988, ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili konsiderohej si një nga njerëzit më fanatik e të indoktrinuar, që kishte pasur ndonjëherë udhëheqja e lartë e PPSH-së, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri. Stefani, ndoshta ndër ministrat më të jetë shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit, të hetonte dhe të gjente me çdo kusht, se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin komunist në fuqi, ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë. Ndërkaq, do të nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, për gjetjen e vajzës. Merren në pyetje, njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel, ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën. Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë, të gjithë zyrtarët e Shqipërisë. Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm, ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit, pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme. Për eprorët e tij në Tiranë, ambasadori shqiptar në Suedi, shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë, boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”

"Po, e kam takuar disa herë zyrtarin e FBI", Rama për McGonigal: Çështja në SHBA ka zero lidhje me mua dhe qeverinë time

"Unë dhe Republika e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës ndërkohë që çështja kryesore është krejt tjetër lidhur me akuzën që i është ngritur zyrtarit të FBI". Berisha e Meta bëhen bashkë për ish-zyrtarin e FBI-së: Rama të japë dorëheqjen Pas mbledhjes së kryesisë ku u diskutuan sondazhet mbi kandidatët për kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama i cilësoi nul akuzat e hedhura ndaj tij për lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Edi Rama: Njerëzit duhet të jenë mësuar që këtu opinioi ndahet me një pjesë që beson medeomos atë që do të besojë dhe një pjesë që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Është një çështje jo çështje sepse është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane që nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga institucionet shtetërore. Ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë. Zero. Përballë mediave ai ka pranuar se e ka takuar atë, por edhe zyrtarë të tjerë më të lartë. Madje Rama e lidh këtë debat me 21 janarin, teksa shton se pas hetimit në Amerikë rezulton se kemi të bëjmë me një mosdeklarim në lidhje me një shqiptar nga Tropoja. Duke iu përgjigjur nismave të Partisë Demokratike, Rama vlerësoi se nuk mund të ngrihet komision hetimor vetëm se çështjen e shikon me dylbitë e opozitës. Çfarë keni diskutuar në takim? Janë derivate të keqleximit të këtushëm. Përmendja e emrit si një pjesë në një takim apo takim tjetër nuk ka asnjë lidhje me përfundimet e hetimet në SHBA. Zyrtarin e lartë të FBI po e takova disa herë. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e zhurmës për zhurmë aq më tepër kur jemi para një fakti të ri dhe tronditës për 21 janarin dhe kërkesës për të hapur hetimin në SPAK. Kush do të kuptojë e kupton. Në aktakuzë thuhet se informacioni ka dalë nga zyra e kryeministrit. Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen e hetimit të tyre, nuk ka asgjë nga këto. Aty thuhet çfarë thotë njëri dhe tjetri. Ndërkohë vetë hetuesit thonë një gjë tjetër që hetimet kanë përfunduar, ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me shokun e tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja të cilin unë e kam njohur në takimin me të dhe me të cilin nuk kam pasur asnjë lidhje tjetër përveç këtij raporti miqësor dhe këtyre shkëmbimeve krejtësisht pa asnjë interes tjetër me zyrtarin e lartë të FBI. Zoti Neza dhe Duçka nuk kanë punuar asnjëherë për ju, as në 2018? Fola për zotin Agron që vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafaj, njerëz të nderuar padiskutim, të cilin se kam njohur më parë asnjëherë dhe nuk kam shkëmbyer as letra as interesa. E kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI. Sa i përket personit tjetër ka qenë zëvendësministër i Energjitikës në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesa. Pse opozita po e përdor një hetim në SHBA kundër jush? Unë jam mësuar me këto. Jam i ngopur dhe mingopur me të tilla histori që synojnë vetëm çorollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një klime agresiviteti, ndasie, gjysmë të vërtetash që janë gënjeshtrat më të mëdha. Jam shumë i fokusuar te punët e përditshme. Pa shkëputur komunikimin. Jam i fokusuar në punët e përditshme konkrete. Është një Big Brother politik. Të gjithë ndjekin lajmet sensacionale. Nuk kam asnjë ankesë për të tjerët. Mik? Unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies. Kam thënë një raport miqësor, por jo mik. Nuk kam ndarë jetën me të. E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së. Më ka dhënë nga ato dhuratat, medalje e kapele. Ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar. Interesi im ka qenë të shkëmbejmë biseda dhe opinione në ato fusha ku ai ishte ekspert i nivelit të lartë. Krejtësisht pa asnjë marrëdhënie tjetër. E keni lajmëruar Ambasadën amerikane për takimet? Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanët. Kam takjuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së, dhe do i takoja sa herë të më jepej mundësia. Kam takuar edhe Presidentin e SHBA-së, dhe fakti që mund të jetë në hetim, kjo s’ka lidhje me mua. E kam takuar dhe shumë mirë kam bërë që e kam takuar. E gjithë kjo është një absurd. Më vjen keq për ju, por jeni pjesë e ndërmarrjeve që punoni. Në aktpadinë konkluzive të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveçse fakteve që janë takuar. Në aktpadi thuhet se nga takimet ka pasur edhe fatura. Në çfarë gjuhe e keni lexuar? Unë s’kam shqetësim për këtë çështje. Drejtësia amerikane e ka hetuar tërësisht dhe që ka dalë në konkluizione. Në rastin konkret ka akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga miku i tij shqiptaro-amerikan. Unë kam takuar dhe një person të shpallur non-grata këtu në Shqipëri.Ka një drejtësi në amerikë dhe ka gjykata. Nëse ju thoni se drejtësia dhe gjykata mund të kontestohet nga Foltorja apo e vulës, kjo është zgjedhja juaj. Nuk kam asnjë replikë. Unë ju them njerëzve ja ku ëshgtë pasqyra e së vërtetës. Komision Hetimor për takimin me ish-zyrtarin e FBI-së? Kam takuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe çdo zyrtar të lartë të FBI-së do e takoja përsëri sa herë të më jepej mundësia. Jetojmë në një zonë të botë ku njerëzit merren kë takove, kujt i fole. Ndërkohë gjithë kjo është një absurd. Në akt padinë konkluzioneve të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç fakteve u takuat atje apo aty. Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane, ca do hetohet këtu, fantazia e shfrenuar e një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe publikun. Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë. Nëse mendoni se kjo mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores apo vulës, nuk kam asnjë koment, kjo është zgjedhja juaj. Unë nuk kam asnjë replikë për të bërë. U them njerëzve ja ku është pasqyra e të vërtetës sipas drejtësisë amerikane. Njerëzit zgjedhin të besojnë psh që edhe një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për të përfituar nga shegët e luleshtrydhet.

A ka korruptuar Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama një ish-zyrtar të FBI më emrin Charles McGonigal?

A ka korruptuar qeveria Rama një ish-zyrtar të FBI? A është përfshirë kryeministri Rama në një aferë korruptive me nëpunësin e lartë të FBI Charles McGonigal? Opozia kërkon ngritjen e Komisiont parlamentar hetues, Rama mohon akuzat. Është përfshirë kryeministri Edi Rama në aferë korruptive? Deputetët e opozitës në Shqipëri kërkuan të enjten (02.02) ngritjen e një komisioni parlamentar që të hetojë pretendimet e tyre lidhur me korruptimin nga qeveria e kryeministrit Rama të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, me qëllim që ky i fundit të nxiste hetime nga FBI per financim me para ruse të përpjekjeve lobuese në SHBA të opozitës shqiptare. Kërkesa e tyre përkon në kohë me fillimin e hetimit nga Kongresi amerikan të McGonigal ”për përfshirje në afera korruptive dhe veprime që vënë në rrezik sigurinë kombëtare”. McGonigal akuzohet nga autoritet amerikane për shkelje të sanksioneve të SHBA ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të lidhur me Kremlinin, në këmbim të pagesave të fshehta që i ka dhënë atij Deripaska. Ai akuzohet gjithashtu për mosraportim në FBI të marrrjes në vitin 2017 të 225 mijë dollarëve nga një shqiptaro-amerikan, ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, për vizitat në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Rama po në të njëjtin vit. Akuzat përfshijnë edhe mosraportim të marrdhënies së tij me një politikan kosovar dhe dy politikanë boshnjakë Opozita në Parlament kërkon hetime kundër RamësOpozita në Parlament kërkon hetime kundër Ramës Opozita në Parlament kërkon hetime kundër RamësFotografi: AP/picture alliance Rama hedh poshtë pretendimet e opozitës Në një postim në twitter kryeministri Rama hodhi poshtë të enjten (02.02) pretendimet e deputetëve të opozitës lidhur me natyrën korruptive të marrdhënies së tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal. "Ky është abuzim i plotë me lirinë e fjalës dhe me të vërtetën. Me shpifjet ekstreme synohet manipulimi i opinionit publik me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane, që ka shkuar në gjykatë dhe pa asnjë lloj lidhjeje me ne, në Shqipëri”, shkroi ai në twitter. Rama iu referua drejtësisë amerikane kur në postimin e tij theksoi se "drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë apo pretendim se është Rama ai që korruptoi ish-zyrtarin e FBI.” Kërkesa e deputetëve opozitarë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar vjen pas refuzimit të kryeministritt Rama për t'iu përgjigjur pyetjeve të saj, të enjten, në interpelancë. "Mungova në Parlament sepse deputetët e opozitës nuk meritojnë asnjë përgjigje”, tha Rama në kanalin televiziv ”Top Channel” të enjten në mbrëmje. Edi Rama mohon akuzat e opozitësEdi Rama mohon akuzat e opozitës Edi Rama mohon akuzat e opozitësFotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance Ajo që opozita i kërkon tani komisionit parlamentar hetimor është të zbardhë të vërtetën nëse qeveria Rama "nxiti, ndikoi, përdori pasuri publike, ryshfet apo favore të tjera për ish-agjentin e FBI-së, në kurriz të opozitës dhe nëse favorizoi lidhjet e biznesit të McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.” McGonigal dhe Shqipëria Drejtësia amerikane ka bërë publike ecurinë e marrëdhënies së ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal me Shqipërinë. Në prill 2019, shtatë muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i lartë i drejtorit të kundërzbulimit në FBI, ai dhe tre bashkëpunëtorë, blenë studion ligjore në Tiranë, ”Law office and Investigation”, ku McGonigal kishte 25 për qind të aksioneve, studio që u mbyll pas disa muajve. Opozita shqiptare pretendon që McGonigal erdhi disa herë në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama në Tiranë dhe në Washington. Që komisioni hetimor parlamentar të ngrihet dhe të hetojë nëse Rama e korruptoi ose jo McGonigal duhet edhe vota pro e maxhorancës socialiste gjë që vë në pikëpyetje hetimin sipas kerkesave të opozitës ndaj kryeministrit Rama.

Qysh u takua Edi Rama me zyrtarin e FBI që skandalizoi Amerikën?

Ndërkohë që një zyrtar i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, është akuzuar për bashkëpunim me një oligark të sanaksionur rus dhe fshehje të qindra mijëra dollarëve që dyshohet se i kishte marrë nga një ish-punëtor i një agjencie shqiptare të inteligjencës, i njohur në aktpadi si Personi A, i përfshirë në disa takime me të është përmendur edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në aktakuzë jepen detaje për takimin e McGonigal me Ramën, me prokurorët që kanë pretenduar se gjatë disa udhëtimeve të tij jashtë vendit në Shqipëri, Austri e Gjermani, McGonigal ka dështuar që të tregojë përmes dokumenteve zyrtare amerikane se është takuar Ramën, një politikan kosovar dhe me disa figura të tjera. Ndërsa nga aktakuza, duket se McGonigal është takuar me Edi Ramën më 7 shtator 2017, bëhet e ditur se një ditë pas këtij takimi, ai kishte udhëtuar nga Shqipëria për në Kosovë bashkë me Personin A, ku ishte takuar më një politikan kosovar, dhe më pas bashkë me Personin A nga Shqipëria ishin rikthyer në ShBA. Në detaje të tjera, mësohet se pas udhëtimit të McGonigal në Shqipëri, ai kishte mbajtur një lidhje të vazhdueshme me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa më 5 tetor 2017, McGonigal kishte pranuar një shumë prej 80,000 dollarësh kesh në një makinë të parkuar në Nju Jork. Sipas aktakuzës, ai është takuar sërish me Personin A në rezidencën e këtij personi, ku kishte marrë edhe më shumë para kesh, 80,000 dollarë dhe 65,000 të tjera, për të cilat McGonigal, ia kishte bërë të ditur personit A, që nuk do t’i kthehen. FBI / Kush është ish-zyrtari i lartë i arrestuar i FBI-së: takime me Edi Ramën e një politikan në Kosovë Ndërsa thuhet se me kërkesë të ish-punonjësit të inteligjencës shqiptare, pra Personit A, i cili ia kishte dhënë këtij ish-zyrtari në total 225 mijë dollarë, McGonigal i kishte bërë thirrje kryeministrit shqiptar që të ishte “i kujdesshëm për dhënien e lejeve për nxjerrje të karburanteve në fusha të naftës në Shqipëri për kompani fiktive ruse”. Një takim tjetër mes McGonigal dhe Ramës, thuhet të ketë ndodhur edhe më 20 nëntor 2017 në Shqipëri. Përveç detajeve nga aktakuza, edhe dy burime të tjera kanë thënë për mediumi “Insider” se McGonigal-i ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një shkrese elektronike të shikuar nga mediumi “Insider”, McGonigal-i e kishte përdorur adresën e tij zyrtare elektronike të FBI-së në përpjekje për të organizuar një takim mes Edi Ramës dhe një kompanie amerikane, të cilën Rama mendonte që ta angazhonte për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI-ja nuk ia kishte dhënë McGonigal-it miratimin për atë takim dhe takimi nuk ishte zhvilluar kurrë. Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, duke mohuar lidhjet e duke thënë se ka nisur t’i bëhet gjyqi në “Big Brotherin” e politikës në Shqipëri. “Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!”, - ka shkruar Rama.

shtja McGonigal/ – Rama korrupton ambasadorë e punonjës të FBI. – Mund të shpallet non grata nga SHBA nëse… – “Prokuroria duhet të hetojë”.

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar akuzat ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal dhe lidhjen e tij më kryeministrin Rama dhe Shqipërinë. Lubonja theksoi se kryeministri Rama Prokuroria shqiptare duhet të hetojë në lidhje me ngjarjen dhe për përfshirjen e kreut të shtetit në korruptimin e zyrtarit të lartë të FBI me qëllim nxitjen e një hetimi ndaj Partisë Demokratike, ndërkohë që personave që kanë paguar shumën prej 225 mijë dollarësh me të cilat është paguar MCGonigal, ka mundësuar përfitime në licenca apo mënyra të tjera. Lubonja tha se ndaj Ramës duhet të ngrihen minimalisht akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe korrupsion. Pjesë nga biseda në studio: Fatos Lubonja: Ai ka dy akuza por të dyja janë të ndryshme, i lidh personazhi por njëra është e ngritur nga Prokuroria e New York që është jo me oligarkun rus dhe pagesat e marra për ta hequr nga lista e të sanksionuarve të SHBA dhe e dyta është akuza nga Washingtoni që lidhet me Shqipërinë, takimet me kryeministrin, 225 mijë dollarët e marra nga punonjësi i shërbimit të inteligjencës për të lobuar për naftën dhe hetimin kundër opozitës në atë hetimin e famshëm. Një kryeministër mund të ketë lidhej me institucionet e një vendi aleat, problemi këtu është që raportet e Ramës me këtë person nuk janë institucionale dhe të regjistruara nga të dyja anët. Ish zyrtari i FBI nuk e ka njoftuar Byronë se ka ardhur këtu ka marrë para apo kë ka takuar. Në lidhje me Ramën, kemi të bëjmë me diçka e Prokuroria duhet të hetojë sepse kemi të bëjmë me një lidhje me biznesmenin shqiptar që pagoi 225 mijë dollarë njeriut të FBI për interesa direkte e indirekte të Ramës. Interesi i parë që zyrtari të ndikojë tek FBI për të hapur një hetim ndaj PD dhe lobimit rus, dhe kjo është vënë në lëvizje jo nga një lidhje korruptive. Ky është interesi direkt i Ramës në këtë çështje. Ai ka interes se është i lidhur direkt me naftën, kompensimi do vijë nga Shqipëria se Rama do i japë licenca me të cilat do nxjerri shumë më shumë se 225 mijë dollarë. Edhe Neza ka marrë licenca e përfitime. Kur Rama me favore e para korrupton një funksionar kaq të rëndësishëm, kur ne presim që FBI të pastrojë korrupsioni këtu, kur ky korrupton FBI imagjino çfarë i bën BKH e të tjerëve. Ajo që është thelbi i historisë dhe që është dramatike, është që kemi një kryeministër që punën e tij kryesore që mendon natë e ditë nuk është si ti shërbejë shqiptarëve, por si të sigurojë pushtetit më korrupsion intelektualë, ambasadorë, zyrtarë të tillë. Ina Qirjo: A mund të kemi një shpallje të Ramës non grata nga amerikanët nëse vërtetohet përfshirja e tij? Lubonja: Nëse amerikanët duan të jenë koherentë dhe të luftojnë korrupsionin në Ballkan sepse prek interesat e tyre, është rasti që ta aplikojnë edhe ndaj Ramës. Jo vetëm ka bërë korrupsion ndaj shqiptarëve që ka krijuar një sistem të tillë, por ka bërë korrupsion në zemrën e shtetit amerikan, në FBI. Në këtë aspekt kjo është një çështje sensitive për ta nëse duan të jenë koherent me atë që kanë deklaruar për luftën ndaj korrupsionit. jam dyshues sepse SHBA janë pragmatiste dhe për interesa gjeostrategjike kanë mbyllur edhe të dy sytë. Amerika ka interesa ndaj Shqipërisë se psh Rama mori muxhahedinët, mori 4 mijë afganë, ka marrë politika pro amerikane, shihni luftën në Ukrainë. Ina Qirjo: Opozita duhet të shfrytëzojë skandalet? Lubonja: Pa dyshim që po. Po përpiqen ta shfrytëzojnë sipas mendimit tim edhe duke i ngatërruar disa gjëra. Ina Qirjo: Akuzat që mund të rëndonin mbi kryeministrin Rama? Lubonja: Minimalisht është akuza e shpërdorimit të pushtetit për të luftuar opozitën dhe korrupsioni sepse ka favorizuar personat që kanë paguar 225 mijë eurot për të pasur më tej favore.

Halucionacionet e një avokati më emrin Idajet Beqiri.

Ramani i Ri Policesk nga Idajet Beqiri – Dy funksionarë policie do rrëmbejnë Berishën dhe do e strehojnë në Plavë-Guci. Ja prononcimi i plotë i avokat Idajet Beqirit për gazetën “SOT: Provat e SHBA kundër Berishës Pritej sepse ka të 3-tat, po s’ma merr mendja që të shkojnë për të 40-tat. Ai (Saliu) se kontrollon dot më veten, ata 5 veta që i shkojnë atje atij i duken sikur janë 1 milionë, harrohen se akuzohet për korrupsion të lartë shtetëror. Ky SPAK sot ka një metodë tjetër që pasi ka marr provat, para se të mbyll hetimin të komunikon akuzën dhe sa njihesh me aktet dhe më pas e çon çështjen për hetim. Por, kjo është maja e ajsbergut, ai mendon se SHBA nuk kanë prova kur i thanë se ke cenuar demokracinë dhe ke bërë korrupsion të lartë. Por përveçse kanë dijeni për korrupsionin dhe krimet e tij, amerikanët kanë në dorë kasetën kur ai vendosi të hidhte në erë ambasadën e SHBA në Tiranë. Izolimi i ish-kryeministrit në banesë Ai e di fundin e tij dhe duke qenë se e di do luaj edhe me këta 300 veta që i kanë ngelur dhe do ti bëjë mish për top. Ai ashtu si bëri edhe pjesëtarët në familjen e tij pjesë të korrupsionit që bëri vet ashtu do t’i fusë edhe këta që e ndjekin nga pas. Ai e theu edhe arrestin në shtëpi sepse e ka të ndaluar, e theu dy herë masën prandaj u mbyll në kafaz që të mos komunikoj me asnjë tjetër. Kur e bënë një shkelje të tillë, tani ai vete në arrest me burg nuk pyetet më parlamenti. Ai duart i ka të zgjatuara edhe brenda SPAK duart dhe në institucionet e drejtësisë të cilët kanë përfituar nga korrupsioni madhor i Saliut. Kjo Olldashi u bë gjyqtare e Apelit, kush e ka bërë atë, ajo është një copë mishi me dy sy që nuk di se ca flet. I pandehuri se merr vesh se ca i thotë, është e paaftë. Këta njerëz kur i ngre në detyrë janë të aftë të shesin nënë dhe babë. Sali Berisha është gati të bëjë çdo lloj gjë për ta nxirë faqen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga ai pritet çdo gjë. Ata duhet ta ruajnë se ai mund të hidhet nga dritarja dhe thotë më hodhi Edi Rama, që të thonë ja ky heroi i demokracisë edhe nga Edi Rama po na shpëton. Arratisja e Sali Berishës Sali Berisha i është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çuar Edi Rama. 500 mijë euro janë vënë në dispozicion të këtij plani. Unë nuk flas kot. Po i drejtohem drejtpërdrejt SHISH, verifikoje urgjentisht se ky është informacion shumë i saktë. Po përgatiten kushtet për ta dërguar në Plavë. Dy ditë është menduar të rrijë në Laç me njerëzit e Lirisë pastaj do ta çojnë në Plavë. Organizator është një ish-funksionar i lartë i shtetit dhe një që është në Ministrinë e Brendshme që është ende aty. Parandalojeni, këtë po ua thotë një njeri i përgjegjshëm. Këto informacione vijnë nga njerëzit e afërt të atyre dyve që janë organizator. Urdhri sekret Sali Berisha, ky antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave të kombit shqiptar, spiuni dhe agjenti i UDB-së Serbisë, i cili mori shpërblimin më të madh nga Sllobodan Millosheviçi në Ohër për kontributin e paimagjinueshëm që i dha Serbisë në shkatërrimin e plotë të Shqipërisë në vitet 1991 e më pas, pasi është shpallur “Non Grata” nga SHBA për krimet më të rënda shtetërore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, këto ditë ka nisur një “revolucion” me një çetë të vogël çetnikësh që i shkojnë nga pas… Kemi të bëjmë me të njëjtin person dhe me të njejtët persona të çetës çetnike, pra me Udbashin Sali Berisha, i cili me Urdhërin Nr. 82, datë 09.03.1997, “Tepër Sekret” dhe “Tepër Urgjent”, mobilizoi gjithë ushtarakët, ish ushtarakët dhe çetnikët e tij të Hasit, Kukësit, Tropojës, Pukës, Mirditës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Lezhës, Malësisë së Madhe, Burrelit dhe i mblodhi te ish Shkolla e Bashkuar në Tiranë, për të sulmuar dhe gjenociduar përmes akteve terroriste Jugun e Shqipërisë. Lexojeni vet urdhrin e nënshkruar dhe vulosur nga Komandanti i Operacionit Gjeneral Bashkim Gazidede dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Major Adem Çobani. Shqiptar jini vigjilentë! Pa u varrosur shtatë pashë nën tokë pjella famëkeqe e Beogradit dhe e Moskës Sali Berisha dhe 200 çetnikët e tij, disa në Kuvendin e Shqipërisë dhe të tjerët rrugëve të Tiranës, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kenë qetësi, stabilitet, prosperitet, liri, demokraci dhe paqe të vërtetë… Në këtë grup çetnikësh bëjnë pjesë edhe Udbashi Ilir Meta si dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë dhe gjyqtarë, besnik të Serbisë, të Rusisë dhe të Udbashit Sali Berisha, i cili i mban “të karikuar” me miliardat që u ka grabitur shqiptarëve dhe Shqipërisë përmes korrupsionit të paimagjinueshëm 32 vjeçar në këtë vend.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...