Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/21

“Ekziston shqetësimi i përhapur se...”, Tromp: SHBA të forcojë ushtrinë e Kosovës, çka do të ndodhë nëse fiton në SHBA ky politikan Anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të mos jetë aq i paimagjinueshëm sa dukej vetëm disa muaj më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të shqetësuara për mundësinë që situata mes Kosovës dhe Serbisë, të përshkallëzohet në konflikt të armatosur. Kështu ka deklaruar Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë. Si fakt për këtë, ajo e sheh miratimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për blerjen e raketave antitank nga Kosova. Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Tromp ka thënë se Rusia mund të destabilizojë Ballkanin, përmes Kosovës, Bosnjës dhe Serbisë. “Fakti që Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi blerjen e 246 raketave antitank Javelin nga qeveria e Kosovës, tregon seriozitetin e shqetësimeve për mundësinë që destabiliteti aktual të përshkallëzohet në një konflikt të hapur të armatosur. Nga të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, vetëm tri nuk janë anëtare të NATO-s apo BE-së – përkatësisht Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia. Dy shtete të Ballkanit Perëndimor janë vetëm anëtare të NATO-s – konkretisht Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria – që padyshim nuk ishte një shtet post-jugosllav, por përbën një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dhe Kroacia janë anëtare të NATO-s dhe BE-së. closevolume_off Nga këndvështrimi i Rusisë, mënyra për të destabilizuar zonat në Evropë me interesa gjeostrategjike për aleatët perëndimorë – BE dhe SHBA – në Ballkanin Perëndimor do të ishte destabilizimi i rajonit me aktivitete në tri vendet, që nuk janë anëtare të NATO-s dhe të BE-së”, ka theksuar ajo. Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, parashikon që Serbia do të vazhdojë të përdor lidhjet e saj me Rusinë, për të destabilizuar Kosovën, si një zonë krize. “Serbia tashmë ka ndjekur me zell marrëdhëniet e Rusisë dhe do t'i përdorë lidhjet me Rusinë për të vazhduar me armatimin e forcave të saj të sigurisë si dhe për të shmangur çdo angazhim të mëtejshëm në procesin e drejtuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që përfundimisht do të çonte në njohjen e Kosovës nga Serbia. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, janë zona me interes për Rusinë, ku ajo mund të përdorë ndarjen ekzistuese territoriale për të destabilizuar më tej rajonin dhe për të mbajtur NATO-n dhe aleatët e saj të zënë në disa zona krize njëkohësisht. Kosova është sigurisht një zonë e tillë”. Sipas saj, “mandati i KFOR-it mund të mos jetë i mjaftueshëm për ta mbajtur Kosovën të sigurt nëse në rajon shpërthen një luftë e plotë”. Për këtë, ajo ka kërkuar që SHBA të forcojë ushtrinë e Kosovës, para zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në fund të këtij viti, pasi vlerëson se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj çdo ndryshimi të administratës amerikane. “Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për miratimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të forcohet. Administrata aktuale amerikane ndoshta dëshiron të sigurojë që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024 në SHBA. Ekziston një shqetësim i përhapur se nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA - SHBA do të ndryshonte politikën e saj ndaj NATO-s dhe Evropës. Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj çdo ndryshimi të administratës amerikane, pasi integriteti i saj territorial ka qenë shumë i varur nga mbështetja politike, diplomatike dhe ushtarake e një shteti të vetëm - SHBA-së”, ka nënvizuar Nevenka Tromp për gazetën. Si hap logjik, për këtë, ajo e sheh anëtarësimin e Kosovës në NATO. Sipas tij, për shkak të kërcënimeve të mëdha me të cilat po përballet Evropa, anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të mos jetë aq i paimagjinueshëm sa dukej muaj më parë. “Në çdo perspektivë që kjo mbështetje të ndryshojë në dëm të Kosovës, hapi logjik për Kosovën do të ishte anëtarësimi i NATO-s. Parimi i sigurisë kolektive të NATO-s do ta mbrojë Kosovën nga çdo aspiratë territoriale e tanishme apo e ardhshme serbe në veri të Kosovës dhe do të forcojë NATO-n në juglindje të Evropës. Anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të jetë po aq i vështirë për t'u arritur sa anëtarësimi në BE, duke pasur parasysh faktin se të pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë gjithashtu anëtarë të NATO-s. Megjithatë, kur kërcënimet e sigurisë janë po aq të mëdha sa ato aktuale me të cilat përballet Evropa që nga lufta në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të mos jetë aq i paimagjinueshëm sa dukej vetëm disa muaj më parë. Armatosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës mund të jetë hapi i parë në këtë drejtim”, ka thënë Tromp. Lajmin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, fillimisht e bëri të ditur ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kryeqytetin serb, më 11 janar. Në komunikatën e lëshuar më vonë nga Departamenti amerikan i Shtetit, u konfirmua se administrata amerikane, ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave “Javelin” dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën. “Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Shitja e këtyre armëve, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së, duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”, u tha nga DASH-i.

Serbia mbetet shtet racist me politikë të pa ndryshuar e të pa reformuar

Prof.dr. Muhamet Kelmendi Serbia vuan nga subjektet politike, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë, që janë tipike raciste me bazë politike. Ato nuk e duan lirinë e të tjerëve dhe po shtyhen në mes veti se kush është më racist. Asnjë subjekt, me përjashtim të Partisë Republikane, nuk doli në anën e zgjidhjes së çështjes me shqiptarët në bazë paqësore. Vetëm Sanduloviç i Partisë Republikane e pranoj Republikën e Kosovës. Çdo subjekt tjetër është kundër. -Tashmë është e qartë se zgjedhjet parlamentare, ato provinciale dhe komunale në Serbi u manipuluan dhe u vodhën në përmasa të mëdha nga partia në pushtet e Aleksandër Vuçiqit. Krahas kësaj, edhe partia në koalicion me Vuçiqin, e Daçiqin doli me një përqindje që u siguron pjesëmarrjen në koalicion Vuçiq-Daçiq. Vëshguesit e jashtëm ata nga SHBA-të, nga BE dhe nga OSBE, sikundër edhe të shumë shteteve, deklaruan se zgjedhjet ishin manipuluar dhe vjedhur në forma të ndryshme kriminale nga partitë në pushtet. Kryesisht manipulimet u bënë nga tandemi Vuçiq - Daçiq. Nga vëzhguesit u kërkua që të anulohen zgjedhjet dhe të krijohet gjendja demokratike që të zhvillohen zgjedhjet e reja. Kjo u refuzua nga pushteti në Serbi. Si rrjedhojë u bënë proteste të ndryshme ndaj shtetit serb. U deklarua nga vëzhguesit se zgjedhjet ishin kriminale. U bënë shumë kërkesa dhe u nënshkruan edhe peticione. E gjitha nuk pati sukses. Në Serbi po mbahen edhe protesta kundër pushtetit autoritar të Vuçiqit dhe të Daçiqit. Në letrën e deputetëve të parlamenteve të disa shteteve në BE dhe jashtë, të cilët ia drejtuan Parlamentit Evropian, qëndron: " Në hijen e pretendimeve për manipulime masive zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe që u zhvilluan më 17 dhjetor 2023, i bëjmë thirrje BE-së të kryej një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë zgjedhore të raportuara dhe pretendimeve për mashtrim (...). Qëllimi është të shohim Serbinë si anëtare të BE-së brenda kësaj dekade. Për këtë është e domosdoshme një demokraci funksionale dhe shteti ligjor". Këtej u kërkua që zgjedhjet të përsëriten, të mbahen në mënyrë demokratike dhe të ndërtohet një demokraci funksionale në Serbi. Mos zhvillimi i zgjedhjeve të lira po e dërgon Serbinë në thellimin e autokracisë ruse edhe në Serbi. Kjo u refuzua nga Serbia. Pushteti serb deklaroje se zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike. Nuk po lejohet ripërsëritja e zgjedhjeve. Kështu iu dha përgjigje BE-së dhe u tregua natyra e qartë e shtetit serb. Natyrisht se Serbia vuan nga subjektet politike, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë, që janë tipike raciste me bazë politike. Ato nuk e duan lirinë e të tjerëve dhe po shtyhen në mes veti se kush është më racist. Asnjë subjekt, me përjashtim të Partisë Republikane, nuk doli në anën e zgjidhjes së çështjes me shqiptarët në bazë paqësore. Vetëm Sandulovic i Partisë Republikane e pranoj Republikën e Kosovës. Çdo subjekt tjetër është kundër. Natyrisht se zgjedhjet po kërkohet të shqyrtohen nga Parlamenti Evropian. Mirë është të përsëriten.. Por edhe nëse del ndonjë subjekt tjetër në pushtet, do të kemi zhvillim të njëjtë. Serbia është larg demokratizimit. E tërë struktura politike dhe shoqërore është radikalizuar dhe ka marrë bazë të urrejtjes raciste. Është vështirë dhe kërkon kohë ndryshimi i kësaj gjendje në Serbi.

Serbia po synon ripushtimin e Kosovës dhe Malit të Zi, edhe bashkimin e Republikës Serbe me Serbinë

Prof.dr.Muhamet Kelmendi Planet e shtetit serb në Ballkan tash më veç janë të qarta. Serbia synon bashkimin e botës serbe në një shtet. Për këtë po armatosen. Thirrja nga z.Bauer për rrezikun e një lufte në Ballkan e më gjerë, në Evrope, në Azi dhe në Lindje të Afërt është e qëndrueshme dhe shumë afër. Në kuadër të gjendjes që po kalohet, NATO ka shtuar kujdesin dhe po përgatitet ushtarakisht. Po organizon edhe ushtrime të mëdha ushtarake. Mbi 90 mijë ushtar të NATO-s do të marrin pjesë në ushtrim. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, kanë rritur shtetet buxhetin për mbrojte. Nuk ka shtet që nuk e ka rritur për 20 e deri në 30 % buxhetin. Ka shtete që kanë ndarë miliarda euro për armatimin e ushtrisë. Agresioni ndaj Ukrainës, lufta në Lindjen e Afërt, gjendja e luftës në Ballkan dhe e Kinës me Tajvanin, janë vetëm disa kriza të nxehta luftarake. Në këtë gjendje, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor e më gjerë po armatosen. Serbia i ka ndarë 1 miliardë e 450 milionë Euro për ushtri. Kroacia 1 miliardë e 435 milionë, Maqedonia mbi 400 milionë euro. Ma i Zi rreth 200 milionë. Shqipëria rreth 400 milionë dhe Kosova rreth 135 milionë euro. Pra,, shihet një armatosje e madhe. Prinë Serbia dhe Kroacia. Serbia nuk është në rrezik nga asnjë shtet në Ballkan. Në anën tjetër, është Greqia që ndanë 3,5 - 4,5 % të bruto produktit të vendit për ushtri. Një vend i militarizuar deri në dhëmb. Armët e blera nga Serbia dhe prodhimet e vendit bëhen për të ripushtuar Kosovën. Këtë e ka të përcaktuar në Kushtetutë. Veç kësaj, synon edhe bashkimin e Republikës Serbe dhe ripushtimin e Malit te Zi. Këto fakte njihen tash në BE e në SHBA. I dinë edhe NATO dhe Britania e Madhe. Njihen kudo. Priten veprime konkrete. Besohet se Serbia në rastin e parë më të përshtatshëm do ta sulmon Kosovën. Presin rizgjedhjen e z Trump si President në SHBA dhe do të shkojnë në agresion ushtarak kundër Kosovës. Kjo është logjika politike dhe pikësynimi i Serbisë në Ballkan.

Lista Serbe të përjashtohet nga zgjedhjet në Kosovë përderisa nuk e pranon shtetin i cili e ka legjitimuar për të vepruar

Dardan Grapci Për ta larguar Listën Serbë nga Kuvendi i Kosovës dhe për të jua mbyllur atë parti politike duhet të ndërmarrin masat ligjore të koordinuara edhe me institucionet e drejtësisë Kuvendit dhe KQZ-ja . I vetmi person që mundet me e largu Listën serbe nga Kuvendi dhe mbylljen totale të saj pa ndonjë vonesë dhe pa ndonjë pengesë është Presidentja duke e shkruar një dekret në bashkëpunim urgjent pas një procesi të hetimit dhe verifikimit të veprimeve kriminale nga ana e AKI-së për subjektin përkatës politik. -Çështja e pjesëmarrjes së Listës serbe në zgjedhjet lokale të katër komunave në veri të Kosovës, me shumicë serbe , të cilat do të përsëriten ditët në vijim, duhet të trajtohet seriozisht. Ky subjekt politik duhet ndryshuar rrënjësisht nga mënyra se si ka vepruar deri më tani , duke qenë tërësisht kundër shtetit dhe në shërbim të një shteti tjetër që është Serbia. Sido qoftë, për futjen e këtij subjekti politik në garë zgjedhore edhe në Kosovë, në shtetin që e lufton dhe nuk e pranon, përgjegjës janë ata që e kanë regjistruar dhe e kanë certifikuar. Prandaj edhe këtë shkrim timin kësaj herë po e vazhdoj duke thënë se kur virusi hyn në trup, i duhet shumë kohë për ta larguar ose të intervenohet me rrezatim. Arsyeja pse e përmenda këtë thënie është fakti se edhe ne vetë jemi fajtor që i kemi lejuar disa subjekte politike serbe, që nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, që të kenë ulëse në Kuvend!!! Pra institucionet e shtetit të Kosovës janë fajtore që i kanë lejuar partitë politika ekstremiste e nacionaliste, të telekomanduara nga jashtë Kosovës për të vepruar në Kosovë kundër ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit, duke ju dhënë mundësi që të jenë edhe faktor destruktiv pas marrjes së pushtetit. Prandaj tash ata që e kanë bërë këtë gabim, duhet ta marrin edhe përgjegjësinë për ta riparuar. Për ta larguar Listën serbe nga Kuvendi i Kosovës dhe për të jua mbyllur atë parti politike duhet të ndërmarrin masat ligjore të koordinuara edhe me institucionet e drejtësisë Kuvendit dhe KQZ-ja . I vetmi person që mundet me e largu Listën serbe nga Kuvendi dhe mbylljen totale të saj pa ndonjë vonesë dhe pa ndonjë pengesë është Presidentja duke e shkruar një dekret në bashkëpunim urgjent pas një procesi të hetimit dhe verifikimit të veprimeve kriminale nga ana e AKI-së për subjektin përkatës politik. Është e vërtetë që Lista Serbe financohet edhe nga Beogradi, jo për të operuar në Kosove si parti, por për të bërë skena dhe skandale, për ta luftuar shtetin dhe abuzuar me pushtetin, për të bërë kritika dhe polemika e fushatë kundër qeverisë dhe shtetit të Kosovës, madje edhe duke i kërcënuar e shantazhuar qytetarët serb lojal të integruar që jetojnë në Kosovë. Të gjithë ne e dimë mirë së prapa sulmeve të 24 shtatorit në Banjskë në veri të Kosovës vitin e kaluar (2023) është planifikuar dhe udhëhequr nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Milan Radojçiqit. Prandaj duhet urgjentisht të jepet urdhër për arrestimin e Rakiqit si dhe siç e kam cekur më lartë të merret vendim nga Presidentja Vjosa Osmani me dekret për mbylljen e përhershme të partisë - Lista serbe. Në Kosovë ka mundësi dhe ka kapacitete të mjaftueshme akademike e politike nga komuniteti serb që të formohen subjekte politike të cilat e pranojnë shtetin dhe të drejtën në Kosovë, por jo të sabotojnë dhe punojnë kundër shtetit që i financon dhe legjitimon për të funksionuar mbi bazën e ligjeve e të kushtetutës.

Prostuticioni televiziv i Klan Kosovës apo Kurvat e BB

“Kam bërë s*ks 40 herë brenda natës”- Habit Edona James: Ja kur kam kryer marrëdhënie për herë të parë! Djali ishte shqiptar Transgjinora Edona James ka treguar se për herë të parë ka kryer marrëdhënie seksuale në moshën 14-vjeçare. Ajo ka rrëfyer se djali me të cilin kreu marrëdhënie ishte shqiptar dhe ishin të dy në një klasë në një shkollë në Gjermani. “Kam qenë 14-vjeçe kur kam kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Nuk bën të tregoj detaje. Ka qenë në shkollë në Gjermani. Kam qenë e re, e kisha në klasë atë djalin”, u shpreh Edona James gjatë një loje me pyetje-përgjigje me banorët e Big Brother Vip Kosova. Transgjinorja habiti tregoi se ka kryer marrëdhënie seksuale 40 herë brenda natës në një shtëpi publike. “Unë kam bërë një punë tjetër më përpara. 30-40 herë kam bërë seks brenda natës. E kam bërë 40 herë brenda natës. A doni të vërtetën. Kam punuar në një shtëpi të madhe”, tha jo.

Në gjurmët e kalendarit poetik të Rinush Idrizit! Poezia moderne dhe ëndërrim demokracie, vizioni liberal i poetit

BEHAR GJOKA/ Përmbledhja “Ëndrra e vrarë”, një metaforë tronditëse që përcillet me përcaktimin, Poezi të zgjedhura, zbulon fatin e poetit dhe të poezisë, si dhe krijon gjasat e bashkëbisedimit me pentagramin poetik të Rinush Idrizit. Rinush Idrizi Qysh në fillesë të kësaj përzgjedhje, shënjohet kredoja e poetit: “Tek lexoja/Poetët/prekja/Dhimbjen e Botës./Eh, sa kohë që botës/do t’i dhembë/diçka,/aq/kohë/ bota/do të ketë/Poetë., sendërtuar me vargje të thyera, të cilat shenjtërojnë magjinë e poetit, si zë i kohës”. Organizimi, strukturor dhe konceptual, në ciklet: MIDIS HALUÇINACIONEVE TË VENDIT TIM, DIALOG ME POETIN DHE MIKUN LASGUSH PORADECI, ËNDËRRIM DEMOKRACIE, nga njëra anë portretizojnë përmasat e poetit, porse njëherit evidentojnë tiparet moderne, në lidhje me fjalën, vargun, sistemin e formësimit të lirikës së shumëngjyrtë, duke endur një situatë të gjendjeve letrare, një term që sugjerohet nga Italo Kalvino. Moria e teksteve, që shkon në rreth dyqind poezi, plason frymën dhe shprehësinë, në strukturë dhe poetikë, për të rrokur poezinë si klithëm dhe magji shkrimi, si lirikë e shumëfishtë, qytetare, politike dhe erotike, të cilat gdhendin fytyrën e poetit, megjithatë për të hetuar dhe shijuar tekstet, do të duhen qasje leximi të ndryshme. Në mesin e optikave, të shijimit dhe verifikimit të vlerave, sidomos tipologjia e natyrës së përzgjedhjes, lë të hapura shtigjet për shumësi leximesh, ku do të përveçoheshin: A – Leximi si një kalendar poetik, ku përfshihen tekstet të botuara dhe të dorëshkruara, të cilat përvijojnë fillesën e shkrimit poetik, si një udhëtim i pandërprerë. B – Leximi si poezi të përzgjedhura, në të cilën janë përfshirë poezitë më të arrira, madje një pjesë e tyre përkojnë me natyrën e poezive të sirtarit C – Leximin e teksteve, tashmë si nëntekst, ku gjellin poezia dhe poetika, e ndërthyrjes së ligjërimit klasik, por me anësim kah lëvrimi i poezisë moderne, gjë që shqiptohet në praninë e theksuar të vargëzimit të thyer, duke formësuar ngjyresat e shumëfishta të ligjërimit poetik. Në rrafshin e parë, në shqyrtimin si një kalendar poetik, me gjasë si ditar, që shkruhet varësisht gjendjeve shpirtërore, vijnë në ndihmë shënimet në fund të secilës poezi, të vitit, vendit. Hapësira ku ka gjezdisur poeti, e sidomos ëndrra e vrarë, që shndërrohet në lajtmotiv shkrimi, aty nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, që shpalohet në vargje, në kohë-hapësirën e jetës fizike, kur poetit i shitohet ëndrra, madje i vritet në fillesë, një poezi që kridhet në ngjyrat e territ, porse njëherit përfiton në esencën letrare, si për të kuptuar kohën, e sidomos për të dekoduar fiktivitetin e kohës së pa kohë, kur ideologjia e pati asgjësuar njeriun si individ dhe shoqëri, sepse kolektiveti ideologjik, shënjohet si një qenie amorfe, gati një kadavër pa shpirt dhe arsye. Pohimi i Benedeto Kroçe, se poezia duhet kërkuar aty ku gjendet dhe aty ku fshihet, sugjeron ndërlidhjen tekstit me kontekstin, si kohë shkrimore, e parë si kod shqyrtimi për poezinë e Rinush Idrizit, ku bashkëjeton lirika e pastër dhe lirika politike e angazhuar, lirika meditative dhe filozofike. Fillimi i poezishkrimit daton, simbas vargjeve të poezisë ERRËSIRË E GJATË: “Sa të avashta netët e dimrit,/Të trishtuara këngët që lindin në to…/Me kokën mbështetur vështroj errësirën,/Sa e gjatë vallë do jetë ajoë!//Trishtimet janë këngë që nuk flasin,/ Si netë dimërore ato shuhen ngadalë,/Me vdekjen e tyre një këngë e re ngjallet/Shpirti dhe pranvera, sa shumë ngjajnë. (Tiranë, 30 Nëntor 1964)”. Në vargjet e poezisë RRËFIM: “Ngadalë/nuk jam aq i mirë sa ç’isha,/Ngadalë/nuk jam aq besnik sa ç’isha,/Ngadalë/asnjëherë s’kam qenë i mirë/dhe besnik?! (Sh?ngjergj 5 Korrik, 1974.)”, që i përkasin kohës kur e kanë larguar nga Tirana dhe jep lëndën e fizkulturës në Shëngjergj. Faqet e kalendarit poetik, përmbyllen me vargjet e poezisë MIRUPAFSHIM: “Mirupafshim miku im tani,/O mik i shtrenjtë në shpirt ti je./Ja ndarja afroi, kët? e di,/Po njëher? do shihemi ne. (Jamaica Plain 30 shtator 2008)”. Përftesa e shenjës letrare, si një kalendar poetik, ku ndalesa është në çastet më pikante, të lirikës personale, erotike, politike apo sociale, i ka dhënë dorë autorit për të hetuar praninë e orëve të shkurdisura, që e kanë futur qenien arbënore, në tunelin e mosekzistencës. Rrafshi i dytë, pra leximi në brendësi të hapësirës së teksteve, kryesisht si sugjerim i majave poetike të autorit, një shans për të shijuar dhe verifikuar vlerën letrare. Gjallimi i poezisë në forma të larmishme, të dorëshkruara apo të botuara, në cikle të veçantë në shtypin periodik dhe me libra, ku pamëdyshje ligjërimi me anën e botimeve të përzgjedhura, shënon rrethanën më të përshtatshme për të shijuar shenjat letrare. Nëse për poezinë e një vendi, antologjitë janë forma e gjetur e një hapësire ligjërimi, ku zbulohet poezia dhe poetët e një letërsie. Po ashtu, mbase si rrethanë përqasje të poezisë së një autori, si nivel shkrimor, botimet me përzgjedhje, të japin më shumë mundësinë për të hetuar të mbërrimet e një poeti. Përzgjedhja poetike “Ëndërr e vrarë”, pason librin Syri i botës në vitin 2006, pa harruar botimet e mëhershme me cikle poetike dhe poema. Sjellja në vëmendje e vargjeve të poezisë Syri i botës: “NË bebëzën e Syrit të/Botës/ka mbetur e ngrirë,/ në një trullosje dhe belbëzim pa kontroll,/Pika e një loti,/e një loti të mrolur në vetvete./Askush nuk e vështron…….Syrit të Botës,/ Një FOSHNJE flinte si në dyshekun e tij../Dhe Pika e Lotit/ Qetësonte dhe qetësonte vetveten…./SYRI i BOTES/kishte tani/vetëm këtë/PIKË LOT …../që …../nuk pushonte së/ rrjedhuri…,por/me një fëmijë në gji…/Syri i Botëss……/me një Pikë Lot……/Me një/Pikë Lot…../Syri i/Botës…/Me një/Fëmijë/në gji…/”, njëri nga tekstet më të realizuar, si botëperceptim dhe shprehësi e shënjimit estetik. Megjithatë, përzgjedhja “Ëndërr e vrarë”, është shenjë e pranisë së poezive të sirtarit, që bartin pamundësinë e komunikimit me lexuesin, në kohën shkrimore, krahas rimarrjes së poezive më të mira, sikur më shumë është zbulesë e poezive të sirtarit, bëhet shkas për të zgjeruar marrëdhënien me leximin. Hapësira e shumëfishtë e teksteve, konceptimi me cikle, por edhe vargëzimi me dy tonalitete, përbëjnë rrafshin e tretë, të hedhjes së vështrimit tonë, në materien poetike të këtij libri. Tonet mbizotëruese të ligjërimit janë: A – Poezi moderne, me vargun e lirë, me shenjëzime të mbizotërimit të vargut të thyer, si një topikë vargëzuese që është më organike në poezinë e autorit, që të përkujton dhe sublimon ritmikën e poezisë së Migjenit, Majakovskit. Në këtë tipologji të përftesës ligjërimore, janë konceptuar dhe sendërtuar pjesa më e madhe e poezive, gjë që dëshmon prirje dhe kahjet ligjërimore të shkrimit poetik. Interesant është fakti që ky tip shkrimi shpaloset qysh në fillesat e shkrimit të poezive të para, gjë që argumentohet me vargje të lirikës erotike: “U zgjata të puthja/ ngjyrën e ëastit,/por preka dhimbjen/që kishe ti…/Aty ndalova,/e ngriva çastin,/dhe pranë meje/mbete ti…”, të cilat mbajnë datën (30 Mars 1966). Poetika e vargut të thyer shqipton me fuqi të pazakontë tematikën e jetës personale, sociale dhe politike, ku derdhet pesimizimi dhe ngjyresat heminguejane. B – Të poezisë klasike, me vargje të matura, si vjershërim dhe strofë, që e sendërgjon muzikalitetin përmes rimës, si një fakt që poezia e autorit, zbulon situatën e “përplasjes” së projektuar në vitet ’60 të shekullit të kaluar, për të shmangur ligjërimin tradicional të poezisë shqipe. Vargjet: “Mirupafshim miku im tani,/O mik i shtrenjtë në shpirt ti je./Ja ndarja afroi, kët? e di,/ Po njëherë do shihemi ne.//Mirupafshim, mjafton përshëndetja,/Mos u ngrys, të vrenjtesh s’ke pse,/”E re në këtë botë s’është vdekja,/Po dhe të jetosh s’qenka gjë e re!”//Mirupafshim miku im tani,/O mik i shtrenjtë, në shpirt ti je./Ja ndarja afroi, kët? e di,/Po dhe në Qiell duhet të ketë miqësi./, janë pasqyra e formësimit të poetikës klasike. Rrethana e marrjes me veprën e Mjedës, një poeti unik të poezisë shqipe, bëri që Rinush Idrizi, të jetë i hapur dhe jo përjashtues ndaj vargut të matur, që kishte mbajtur të ndezur kandilen e shqipes, nga Pjetër Budi, te Naim Frashëri e deri te At Gjergj Fishta. Praktika e shkrimit të poezisë në të dyja vatrat e poezisë, klasike dhe moderne, një endje në poetikën e Mjedës dhe Migjenit, të cilët i pati për zemër, është larmi e shqiptimit të formave poetike. Në këtë ngjizje unike, të ndërthurjes së vargëzimit, klasik dhe modern, përftohet natyra komplekse e unit poetik. Sugjerimi i Harlod Bloom: “… poezia është një thirrje profetike që meriton pa diskutim kurorën e letërsisë imagjinare (2008: 69)”, është një rrethanë për të hetuar praninë e shenjave letrare. Uni, në faqet e përmbledhjes, ngërthen esenca të ndryshme, kur përveç kompleksitetit, bartet ngjyresa e larushisë shprehëse, në konturimin e natyrës së poetikës, që përmbyllet me vargje trishtuese: “Ah, vendi,/vendi im,/M’i vrave të gjitha/ dashuritë,/Më le të varrosem/me nostalgjitë!”, vargje emblematike të marrëdhënies shpirtërore me atdheun. Prania e kompleksitetit, ku bashkëshkruhet poetika e matur dhe moderne, si dhe ku bashkëjeton lirika erotike, qytetare, politike dhe meditative, ndonëse secila e përftuar në një dëshpërim pa cak, e humbjes së plotë të shpresës, mbase duhet parë si një zgjatim i natyrës së dëshmisë letrare të brezit të humbur, të poetikës së ajsbergut, ku prekim pjesën e dukshme të realitetit letrar, e pjesa më e madhe ka mbetur nën ujë, pra e padukshme.

Nga Janina në Stamboll, Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim

Më 24 janar të vitit 1844 lindi në Vlorë Ismail Qemali, i konsideruar si Babai i Kombit. Ismail Qemali lindi në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860, punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. ATSH raporton se nga vitet 1862-1864 shërbeu në administratën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri në Stamboll. Mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbjedhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administratën turke si kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës (Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm (TulxhëBullgari) etj. Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar të politikës së Sulltan Abdyl Hamitit II dhe përkrahës të pikëpamjeve liberale të Mithat Pashës (funskionar i lartë i Perandorisë, reformator, opozitar). Me këto akuza Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll. U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galiopolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi. Më 1900 për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t’i shprehte më mire idetë e tij dhe do t’i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare. Ismail Qemali qëndroi në vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Ismail Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandorisë. Mori pjesë në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj, që ishte për njohjen e e të drejtave të kombeve të Perandorisë, por u hodh kundër Xhonturqve, kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Më 1909 mori pjesë në kundërrevolucionin kundër Xhonturqve dhe u zgjodh kryetar i Partisë Liberale (Ahrar). U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjes kundërosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi Memorandiumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Më 19 nëntor 1912, njoftoi bashkëatdhetarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar. Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe minister i Punëve të Jashtme. Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtueshëm ndaj çdo cënimi të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar. Pavarësisht kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimin dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...