Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/24

Njihuni me 10 vendet ku është gjithmonë pranverë

 

Njihuni me 10 vendet ku është gjithmonë pranverë

Një pranverë që nuk mbaron kurrë, me një klimë gjithmonë të këndshme, me shumë diell, por pa vapën e verës. Ekzistojnë vende të tilla në tokë dhe nëse nuk e duroni dot më dimrin, edhe pse deri më tani nuk ka qenë shumë i ashpër, asgjë më shumë sesa një banjë me ngjyrat dhe aromat e stinës së bukur, mund të na shoqërojë në ditët e fundit të 2023-ës. Këtu janë dhjetë vende në tokë të shoqëruara nga një klimë gjithmonë e butë, për t'u vizituar.

Ishujt Kanarie, Spanjë - Emrat e tyre flasin për pushime të paharrueshme: Gran Canaria, Tenerife, Lanzarote, Fuerteventura, La Palma, La Gomera, El Hierro. Ata janë shtatë ishujt që përbëjnë arkipelagun Kanarie. Politikisht janë pjesë e Spanjës, por ndodhen në Oqeanin Atlantik, në brigjet e Marokut. Pozicioni i tyre, pak mbi Tropikun Verior, siguron një klimë të butë gjatë gjithë vitit, me temperatura që variojnë midis 24 dhe 29 gradë. Dielli nuk mungon kurrë, por ajri freskohet nga erërat.


Ishujt Kanarie, Spanjë

Madeira, Portugali - Arkipelagu i Madeiras, i vendosur në Oqeanin Atlantik, por që i përket politikisht Portugalisë, përbëhet nga katër ishuj me origjinë vullkanike, më të mëdhenjtë prej të cilëve janë Madeira dhe Porto Santo. Madeira ka plazhe magjepsëse dhe një klimë subtropikale që favorizon zhvillimin e florës dhe biodiversitetit të jashtëzakonshëm.

Image

Madeira, Portugali

Seycheles, Oqeani Indian - Arkipelagu i Seychelles ka një klimë të butë dhe të këndshme gjatë gjithë vitit. E vendosur në brigjet e Afrikës, në Oqeanin Indian, midis Indisë dhe Madagaskarit, është një destinacion turistik i famshëm dhe shumë i kërkuar. Është e vështirë të vendosësh se cili ishull është më i bukuri. Këtu termometri luhatet midis 20 dhe 30 gradë gjatë gjithë vitit. E vetmja masë paraprake është të dini se muajt dhjetor dhe janar janë padyshim me shi. 

Image

Seycheles, Oqeani Indian

Mauritius, Oqeani Indian  - Ishulli Mauritius është një perlë e vërtetë e Oqeanit Indian. Përveç plazheve të ëndrrave dhe mikpritjes së shkëlqyer, ai ofron një botë për t'u eksploruar të përbërë nga plazhe dhe laguna koralore, rërë e bardhë dhe deti bruz, pyje të harlisur, gjelbërim, lumenj, liqene, peizazhe që të lënë pa frymë dhe një brendësi magjepsëse. Klima është perfekte, me temperatura që variojnë gjatë gjithë vitit nga 19 në 25 gradë. Midis janarit dhe marsit klima është më me shi, por temperaturat janë ende të buta.

Image

Mauritius, Oqeani Indian

San Diego, Kaliforni – Klima e butë është një nga atraksionet kryesore të këtij qyteti, ku dielli shkëlqen për rreth 300 ditë në vit. San Diego ka pamje nga Oqeani Paqësor, rrymat e të cilit zbusin klimën dhe freskojnë muajt më të nxehtë të verës. Shkretëtira nuk është larg dhe mban larg ashpërsinë e dimrit, ndërsa malet aty pranë e mbrojnë atë nga trazirat dhe moti i keq. Një mrekulli e vërtetë!

Image

San Diego, Kaliforni

Antigua, Karaibe - Një ishull magjepsës në Detin Karaibe, i cili krenohet që u ofron vizitorëve të tij plazhe sa janë ditët e vitit. Ata që vendosin t'i zbulojnë të gjitha nuk duhet të humbasin kohë. Klima do t'i ndihmojë, pasi temperaturat në ishull janë pothuajse konstante, me 25 gradë në janar-shkurt dhe 28 në muajt e verës, nga qershori në shtator. I vetmi kërcënim real janë uraganet dhe stuhitë tropikale, të cilat mund të godasin Karaibet veçanërisht nga mesi i gushtit deri në mes të tetorit.

Image

Antigua, Karaibe

Medellin, Kolumbi - Qyteti ndodhet në pjesën qendrore të Luginës Aburrá, në Ande dhe është një qendër e rëndësishme e industrisë së tekstilit. Nofka e tij, "qyteti i pranverës së përjetshme" thotë shumë për ëmbëlsinë e klimës. Këtu temperatura luhatet midis 18 dhe 28 gradë. Prej disa vitesh qyteti po përjeton një fazë zhvillimi, duke u propozuar si një vend pushimi i këndshëm dhe i sigurt, kushtuar kulturës dhe sportit.

Image

Medellin, Kolumbi

Rio De Janeiro, Brazil - Qyteti ka një klimë tropikale Atlantike, me temperatura mesatare vjetore prej 23 gradë. Muaji më i freskët është korriku, në të cilin temperatura bie në 17°C, ndërsa temperaturat maksimale luhaten rreth 24°C; periudha më e ngrohtë është janari, në të cilin temperatura varion nga 23 deri në 29 gradë. Pamjet e qytetit janë të famshme në të gjithë botën për bukurinë e tyre që të lë pa frymë dhe, për ata që e duan argëtimin e shfrenuar, karnavalet janë gjithmonë një atraksion i papërmbajtshëm.

Image

Rio De Janeiro, Brazil

Ishujt Galapagos, Ekuador - Këta ishuj vullkanikë janë një nga vendet më të rëndësishme në botë për biodiversitetin e tyre. Ata janë shtëpia e një shumëllojshmërie kafshësh të egra që janë unike në botë, duke demonstruar kushtet ideale të jetesës, si nga pikëpamja meteorologjike ashtu edhe nga peizazhi.

Image

Ishujt Galapagos, Ekuador

Sydney, Australi - Australia është një vend me kontraste të ashpra dhe ekstreme, por Sidnei përfaqëson një përjashtim të lumtur. Klima është e butë dhe pa ekseset e përjetuara në zona të tjera të kontinentit. Dimrat janë të butë dhe verat janë të këndshme. Pranë detit mund të praktikoni sporte ujore dhe shumë aktivitete sportive në natyrë.

Image

Sydney, Australi 

Australia është një vend me kontraste të ashpra dhe ekstreme, por Sidnei përfaqëson një përjashtim të lumtur. Klima është e butë dhe pa ekseset e përjetuara në zona të tjera të kontinentit. Dimrat janë të butë dhe verat janë të këndshme. Pranë detit mund të praktikoni sporte ujore dhe shumë aktivitete sportive në natyrë.

Image

 

USA mirëpret miratimin e Turqisë për ofertën e anëtarësimit të Suedisë në NATO

 

SHBA mirëpret miratimin e Turqisë për ofertën e anëtarësimit të Suedisë në NATO

SHBA-të mirëpritën të martën miratimin e Turqisë për hyrjen e Suedisë në aleancën e NATO-s, duke thënë se çështja ka qenë një "përparësi e rëndësishme" për presidentin Joe Biden.

"Ne mirëpresim votën e parlamentit turk që miraton kërkesën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO", tha Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Biden, në X, shkruan AA.


"Ky ka qenë një prioritet i rëndësishëm për @POTUS. Suedia është një partner i fortë dhe i aftë i mbrojtjes, anëtarësimi i së cilës në NATO do t'i bëjë SHBA-në dhe Aleancën më të sigurt dhe më të fortë", shtoi ai.

Parlamenti turk disa orë më parë ratifikoi me shumicë dërrmuese anëtarësimin e Suedisë me 287 vota pro. Hungaria është tani i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk ka nënshkruar hyrjen e Suedisë në aleancë.

Çmendet' moti në SHBA, reshjet ekstreme të borës i marrin jetën 83 personave

 

'Çmendet' moti në SHBA, reshjet ekstreme të borës i marrin jetën 83 personave

Të paktën 83 persona kanë humbur jetën për një javë për shkak të motit të ashpër dhe të ftohtit ekstrem që ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Shëndetësisë në Tenesi ka konfirmuar 19 vdekje të lidhura me motin, dhe zyrtarët e Oregon kanë konfirmuar gjithashtu 16 persona, duke përfshirë tre të rritur që humbën jetë kur një pemë ra mbi makinën e tyre. Shumica e vdekjeve u raportuan në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork dhe Nju Xhersi, shkruajnë mediat e huaja. 


Disa vdekje mbeten nën hetim për të konfirmuar nësse janë të lidhura apo jo me motin. Kushtet e këqija atmosferike do të vazhdojnë të njëjta në të gjithë SHBA-në deri në fundjavë. 

Dhjetëra miliona njerëz u zgjuan të shtunën në mëngjes me të ftohta të forta dhe temperatura nën mesataren, ndërsa gjysma lindore e vendit ka të ngjarë të përjetojë edhe motin më të ftohtë të sezonit, me terëra të forta dhe paralajmërime të forta për ngrica që shtrihen deri në Florida.

Në Bregun Perëndimor, Oregon mbetet në gjendje të jashtëzakonshme pasi stuhitë vdekjeprurëse të akullit goditën rajonin, duke lënë më shumë se 45,000 banorë pa energji elektrike. Ndërprerje të tjera të energjisë elektrike janë raportuar në Pensilvani, Kaliforni, Nju Meksiko dhe Indiana.

Arabia Saudite shumë e shqetësuar: Situata në Detin e Kuq mund të përshkallëzohet

 

Arabia Saudite shumë e shqetësuar: Situata në Detin e Kuq mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha se mbretëria është "shumë e shqetësuar" se tensionet në Detin e Kuq mund të dalin jashtë kontrollit dhe të përshkallëzojnë konfliktin në rajon.

Fjalët e Princit Faisal bin Farhan vijnë në mes të sulmeve të Huthëve të Jemenit dhe sulmeve të SHBA-së ndaj objektivave Houthi, raporton Sky News, përcjell Bota sot.


"Dua të them, sigurisht, ne jemi shumë të shqetësuar. Dua të them, ju e dini, ne jemi në një kohë shumë të vështirë dhe të rrezikshme në rajon, dhe kjo është arsyeja pse ne po bëjmë thirrje për de-përshkallëzimin," i tha ai CNN-it.

Ministri saudit tha se mbretëria beson në lirinë e lundrimit dhe dëshiron që tensionet në rajon të de-përshkallëzohen.

Lëvizjet e Koresë së Veriut/ A po përgatitet Kim Jong-un për luftë?

 

Lëvizjet e Koresë së Veriut/ A po përgatitet Kim Jong-un për luftë?


Dy ekspertë amerikanë nuk kanë hedhur poshtë mundësinë që udhëheqësi i Koresë të Jugut, Kim Jong-un të nisë një lloj konflikti mundshëm ushtarak.

Jong-Un e shpalli këtë javë Korenë e Jugut një vend armik dhe braktisi zyrtarisht idenë e ribashkimit paqësor të dy gjysmave të gadishullit, raporton The Washington Post.


Fjalimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi Koreja e Veriut pretendoi se kishte lëshuar një raketë me rreze të mesme veprimi me një kokë lufte hipersonike, e cila – nëse është e vërtetë – do t’i jepte asaj një armë shumë të manovrueshme që mund të udhëtonte në lartësi të ulëta dhe me pesë herë shpejtësinë e zërit.

Koreja e Veriut deklaroi të premten se kishte testuar një tjetër dron sulmues nënujor pa pilot, me aftësi bërthamore, në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta në brigjet e Koresë së Jugut.

Vendi njihet për kërcënimet bombastike, por retorika është bërë dukshëm më agresive muajt e fundit, një ndryshim alarmant që disa analistë thonë se mund ta bëjë atë të justifikojë përdorimin e armëve konvencionale ose bërthamore kundër Koresë së Jugut.“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje mundësisë që Kim Jong-un të ketë kuptuar disi se si ai mund të përgatitet dhe të nisë një lloj konflikti ushtarak dhe të jetë në gjendje t’ia hedhë të tjerëve me këtë”, tha Siegfried Hecker, një shkencëtar i njohur bërthamor amerikan që ka vizituar Korenë e Veriut në shumë raste.

Ai dhe Robert Carlin, dikur analisti kryesor i CIA-s për Korenë e Veriut dhe një ekspert i propagandës së Phenianit, paralajmëruan se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për mundësinë e përfshirjes së një konflikti të armatosur.

Por, a po përgatitet Kim Jong-un për luftë?

Dy studiues të shquar amerikanë paralajmëruan javën e kaluar se llogaritjet e Kim Jong-un kanë ndryshuar ndjeshëm që kur ai u ul për herë të fundit për negociatat bërthamore, në vitin 2019.

Ata thonë se politikëbërësit amerikanë që presin janë të papërgatitur për potencialisht masat e rrezikshme që ai tani po përgatitet të marrë.

Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje mundësisë që Kim Jong-un të ketë kuptuar disi se si ai mund të përgatitet dhe të nisë një lloj konflikti ushtarak dhe të jetë në gjendje t’ia hedhë të tjerëve me këtë”, tha Siegfried Hecker, një shkencëtar i njohur bërthamor amerikan që ka vizituar Korenë e Veriut në shumë raste.

 

Ai dhe Robert Carlin, dikur analisti kryesor i CIA-s për Korenë e Veriut dhe një ekspert i propagandës së Phenianit, paralajmëruan se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për mundësinë e përfshirjes së një konflikti të armatosur.

Ka pasur shenja që nga viti 2022 se Pheniani po riorienton prioritetet e tij të marrëdhënieve me jashtë.

Kim sinjalizoi përmes fjalimeve se ai po kërkonte të përforconte lidhjet me Rusinë dhe Kinën – pavarësisht marrëdhënieve të komplikuara të Phenianit me të dyja – dhe e shihte angazhimin me Shtetet e Bashkuara si të kotë.

Sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, Kim miratoi një ligj të ri bërthamor në vitin 2022 dhe deklaroi se nuk do të miratonte asnjë “denuklearizim”, asnjë negociatë dhe asnjë mjet pazari për tregtinë”, duke treguar se ai nuk do të kthehej në bisedime nëse denuklearizimi do të ishte në rendin e ditës.

Në anën tjetër, Shetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë tani stërvitje të rregullta ushtarake dhe vitin e kaluar, SHBA-ja vendosi një nëndetëse me raketa balistike me armë bërthamore në Korenë e Jugut për herë të parë që nga vitet 80-ta.

Veriu i sheh këto lëvizje si armiqësore ndaj sigurisë së tij kombëtare dhe i përdor ato për të justifikuar armët dhe programin e tij bërthamor.

Nëndetësja e parë në botë para 70 vjetëve eshte “Nautilus”

 

Nëndetësja e parë në botë para 70 vjetëve

Më 21 janar 1954, një nga vizionet e autorit të romaneve fantastik-shkencore, Zhyl Vern, u bë realitet, kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara lëshoi nëndetësen e parë në botë që punonte me energji bërthamore.

Nëndetëses iu dha emri “Nautilus”, sipas anijes së nga romani i Zhyl Vern nga shekulli i 19-të “Njëzet mijë lega nën det”.

Më vonë nëndetësja “Nautilus” theu të gjitha rekordet e rezistencës, largësisë dhe shpejtësisë së lundrimit, gjatë viteve që ishte në shërbim.

Katër vjet pasi ishte lëshuar për herë të parë, duke përdorur hidrolokator dhe instrumente të tjera elektronike, “Nautilusi” lundroi nën shtresën e akullit polar, duke u bërë i pari mjet lundrues që arrinte Polin e Veriut nën ujë.

Miliarderi George Soros pëson goditje në tru teksa mbante fjalim

 

VIDEO/ George Soros pëson goditje në tru teksa mbante fjalim

Miliarderi George Soros ka pësuar një goditje ne tru gjatë një konference për shtyp në WEF, sipas një faqeje në rrjetin social “X”.

Në videon e publikuar nga faqja duket miliarderi teksa po mban fjalimin në World Economic Forum, në momentin e shqetësimit shëndetësor.

George Soros është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, që njihet si financues i mediave propagandistike, organizatave dhe kandidatëve presidencialë.

Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë.

Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979 kur krijoi në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nisi themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987).

 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...