Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/26

Krimineli Naim (haban )Murselit para gjykatës, mohon çfarë thuhet në media! Del një pistë tjetër për vrasjen e Liridonës

 

Një ndër të akuzuarit për vrasjen e Liridonës është dhe bashkëshorti i tij Naim Murseli , si porositës i ekzekutimit të saj.

Ai është pyetur disa orë nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë avokatja e tij mbrojtëse shprehet se ka një pistë krejtësisht tjetër nga ato që janë bërë me dije deri tani në media. Sipas gazetarit Vebhar Isufi në një lidhje direkte me emisionin “Breaking”, Naimi ka mohuar të gjitha lajmet që qarkullojnë nëpër media, duke i konsideruar të pavërteta. Sipas gazetarit, çështja e vrasjes së Liridonës po hetohet nga autoritetet suedeze, amerikane dhe kosovare, ku kanë rikthyer dhe biseda në telefon, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së Liridonës. Sipas këtij të fundit do dalin para gjykatës edhe të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë krim.

“Ai ka mohuar të gjitha deklaratat, të gjitha lajmet që kanë qarkulluar nëpër media apo Youtube. Siç ka thënë avokatja e tij, ai ka deklaruar se janë të pavërteta dhe nuk qëndron asnjë gjë se çfarë raportojnë mediat kosovare dhe ato në Shqipëri. Kemi pasur reagime edhe nga familjarët e Liridonës të cilët vazhdimisht kërkojnë që të vihet drejtësi dhe kryerësit e këtij akti të marrin dënimin e merituar dhe askush të mos përzihet në këtë proces. Ndërsa hetimet janë ende duke vazhduar, në ditën kur ka dalë para trupit gjykues Naim Murseli ka qenë edhe i dyshuari tjetër për vrasjen e rëndë, një pjesëtar i forcës së sigurisë së Kosovës. Siç ka thënë avokatja e Naim Murselit, ai mohuar çdo akuza dhe çdo hetim është duke shkuar në rrugën e duhur, siç kam diskutuar dhe me familjarët, nuk tolerojnë që të ketë ndonjë

Krimineli ru VLLADIMIR Putin nuk do të ndalet vetëm me Ukrainën”/ Ish-shefi i NATO-s thirrje Sunak për ‘angazhim shumëvjeçar’ ndaj Kievit

 

Ish-shefi i NATO-s George Robertson i ka bërë thirrje kryeministrit britanik Rishi Sunak një angazhim të prekshëm “shumëvjeçar” ndaj Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

“Ne duhet ta mbajmë Ukrainën në krye të axhendës sepse ata po luftojnë për ne atje”- tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Sky News.

“Ajo që dua është një angazhim shumëvjeçar,” shtoi Lordi Robertson, duke thënë se “e vetmja gjë që Kremlini do të dëgjojë është se sa vite [do të] jetë me ukrainasit”.

Sipas Robertson, pushtimi rus ka “përmbysur plotësisht rendin ndërkombëtar” me të cilin jemi mësuar dhe nëse Vladimir Putin “i shpëton duke gëlltitur një vend prej 44 milionë banorësh pikërisht në zemër të Evropës, ku do të ndalet ai?”

“Ai sigurisht nuk do të ndalet me Ukrainën.”

Si rezultat, “do të jemi në rrezik edhe ne të tjerët, sepse ai do të ushqehet nga çdo sukses që do të ketë në Ukrainë”.

Pra, ata po luftojnë për ne, dhe kjo është arsyeja pse unë besoj se ne duhet të rrisim prodhimin e armëve dhe municioneve në këtë vend në mënyrë që të sigurohemi që ata të marrin pajisjet që kërkojnë në këtë kohë”- përfundoi Robertson.

NATO ‘nuk kërcënon’ Rusinë

Lordi Robertson tha se NATO “nuk po kërcënon Rusinë” dhe aleanca është “thjesht mbrojtëse”.

“Ne po mbrojmë liritë me të cilat jemi mësuar që nga krijimi i NATO-spor ne duhet të sigurohemi që e gjithë popullata të jetë e angazhuar”- tha ai, ndwrsa shpjegoi se rekrutimi është “pikërisht debati i gabuar që duhet pasur, sepse rekrutimi nuk është një mënyrë e mirë për të vendosur mbrojtjen, edhe pse disa gjeneralë tani kanë filluar ta mbrojnë atë”.

“Rekrutët nuk janë të dobishëm. Vladimir Putin e ka kuptuar shumë mirë këtë. Pra, ne duhet të sigurohemi që shpenzimet tona të mbrojtjes të jenë në një nivel që ka kuptim për llojin e kërcënimeve me të cilat mund të përballemi në të ardhmen. Nëse ne do të mbrojmë Britaninë dhe nëse do të pengojmë agresionin, atëherë duhet të kemi një mbrojtje të fortë të këtij kombi”- theksoi Robertson.

2024/01/25

Cili ishte shkaku i ndarjes së Elia Zaharias nga Princ Leka?

 

Cili ishte shkaku i ndarjes së Elia Zaharias nga Princ Leka?

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë një nga temat më të komentuara në media kohët e fundit. Disa ditë më parë princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan fundin e martesës së tyre. Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm.

Teli thotë se Princesha Geraldinë frikësohet se mos i marrin babanë dhe nuk lejon njeri që t’i afrohet për ta takuar...


Image

 


Erion Teli: Ka qenë shumë e vështirë marrëdhënia me vajzën, me Princeshën sepse ajo në mënyrë absolute nuk do që ta ndajë babanë e saj me ne. Sa herë që ne i afrohemi Princit Leka për ta takuar ose për ta përshëndetur, aty ku është Princesha Geraldinë ajo qan dhe kërkon patjetër me insistim të largohemi me frikën se mos ia marrim babanë.

Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë. Ai ndau opinionin e tij personal për arsyen e divorcit mes çiftit dhe tha se karriera e Elia Zaharias mund të ketë qenë një shkak i mundshëm.

Erion Teli: Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë. Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre.

Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore. Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokollare, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës.

Mjeku turk i bëri ndërhyrje në stomak për t’u dobësuar, 20-vjeçarja vdes 24 orë më vonë

 

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacion stomaku ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë.

20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2,500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Siç tha familja e saj, vajza zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë, ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund. Operacioni u krye dhe Ribeiro mori fluturimin e kthimit. Megjithatë, brenda në aeroplan ajo u sëmur. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që avioni duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar. Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

Bagil këmbënguli se ajo pësoi një emboli gjatë fluturimit, diçka që mjekët serbë e përjashtuan. Kirurgu turk, i cili thuhet se ka një karrierë prej më shumë se dy dekada, pohoi se kishte operuar me sukses dy pacientë të tjerë britanikë dhe se ata ishin shëruar.

“Ajo vdiq nga një emboli gjatë fluturimit, jo nga komplikimet nga operacioni. Jam i trishtuar, shumë i trishtuar, ajo ishte aq e re sa do të doja që kjo të mos kishte ndodhur kurrë, është hera e parë në karrierën time”, tha Bagil për Mirror. Mjekët serbë, nga ana tjetër, thanë se kolegu i tyre nuk arriti të dallonte një prerje në zorrën e saj e hollë, e cila mund të ketë lejuar ushqimin të hyjë në gjakun e saj, duke e bërë atë të kalojë në shok septik.

E ëma e vajzës tha e tronditur: I ishte prerë zorra e hollë dhe besoj se nuk e kishte pikasur. Këtë na e thanë kirurgët serbë. Në biografinë online të Bagil thuhet se ai ka kryer më shumë se 8000 procedura mjekësore.

Profile të tjerë në internet thonë se ai u diplomua në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Çukurova në Turqi në 1996, ku përfundoi specializimin e kirurgjisë së përgjithshme midis 2003 dhe 2010. Në llogarinë e tij në Instagram, ai rregullisht ngarkon video të pacientëve që ndajnë gëzimin e tyre për operimin me sukses. Bagil shkruan se në klinikë “ne i kryejmë të gjitha operacionet në një ambient krejtësisht steril dhe spitalor”.

Ribeiro pagoi 2,500 £ për të kryer operacionin, pas vitesh të tëra që i kërkonte të humbiste peshë.

Në një video të fundit që ajo ngarkoi në TikTok përpara se të fluturonte në Turqi, për të bërë operacionin, ajo shprehu emocionet e saj: Postimi im i fundit para ËLS (operacioni për humbje peshe)… shihemi në anën tjetër.

Babai i saj, Richard Ribeiro, tha se ai kishte bërë kërkime në internet para se të vendoste ta dërgonte vajzën e tij në Turqi. Prokurorët serbë, së bashku me autoritetet britanike, kanë nisur tashmë hetimet për vdekjen e Morgan. Motra e saj më e madhe Kayleigh, 26 vjeçe, i ishte lutur që të mos e bënte operacionin, ndërsa i dashuri i saj Jamie Breëster pohoi se spitali nuk i kishte thënë për rreziqet pas operacionit.

Vlen të theksohet se një operacion i ngjashëm në Britaninë e Madhe kushton rreth 10,000 paund dhe për këtë arsye shumë preferojnë Turqinë e cila është shumë ekonomike. Por qeveria britanike po jep alarmin, duke thënë se di për më shumë se 25 shtetas britanikë që kanë vdekur në Turqi që nga janari 2019 deri më sot nga operacionet.

Autoritetet serbe thanë se ishte hera e tretë që një aeroplan që mbante një pacient të kirurgjisë kozmetike britanike duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, për shkak të komplikimeve mjekësore.

Shoku i Eddvin Kristaq Ramës: ish-agjentit të FBI-së McGonigal: Bënim seks pesë herë në ditë, ishte i fiksuar! Kur ishte ditëlindja e vajzës së tij…

Ish-partnerja e ish-agjenti të FBI-së Charles McGonigal, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “DailyMail”, ku ka rrëfyer disa të pathëna për jetën e tyre seksuale.

Ish-agjenti i FBI-së ishte i fiksuar pas seksit dhe dëshironte të kryente marrëdhënie çdo ditë nga pesë herë. Sipas Allison, McGonigal ishte aq i fiksuar saqë i vendosi dhe emra të çuditshëm seancave të seksit që ata kryenin.

55-vjeçarja tregon se e takoi Charles McGonigal në një drekë biznesi, ku ai filloi t’i ankohej se, gruaja e tij Pamela, refuzonte të bënte dashuri me të dhe ishte i frustruar.

“Charlie ishte spektakolare në seks… ai donte të kryente marrëdhënie seksuale tre, katër dhe madje pesë herë në ditë”. Ne përfunduam duke jetuar bashkë për 16 muaj dhe ai donte që të bënte seks çdo ditë, pra shumë seks”,  tha Guerriero për Daily Mail.

“Ne filluam ta emërtojmë seksin. Kështu që sapo të vinte moti i ftohtë, ai dilte dhe merrte kafen time në mëngjes dhe kthehej në shtëpi dhe thoshte, është koha e seksit latte me mente ose seksi latte me kungull, ose çfarëdo shije”, shton ajo.

Guerriero e cila është një eksperte sigurie, vazhdoi: Një herë ishte 18-vjetori i vajzës së tij Sara, dhe ai tha seksi i ditëlindjes së 18-të të Sarës dhe unë mendova se kjo ishte pak e çuditshme.

“Gjithçka u bë emër seksi… është koha për seks të mëngjesit, seksi i natës së mirë, seksi me dush, seksi për Krishtlindje, seksi i Ditës së Falënderimeve, seksi për nënshkrimin e një kontrate, seksi i shitjes etj. Nëse ishte Dita e Flamurit, ishte seksi për Ditën e Flamurit.Dhe ishte argëtuese. Na pëlqente të emërtonim seksin. Ishte gjëja jonë e vogël e lezetshme”, tha 55-vjeçarja.

Zbulimet intime të Guerriero-s në një intervistë tepër të sinqertë për DailyMail vijnë ndërsa McGonigal përgatitet për një dënim me burg prej 50 muajsh të dhënë në Nju Jork për pastrim parash dhe komplot me një oligark rus të sanksionuar, që ai duhej të hetonte. Gjithashtu ai përballet me një dënim tjetër në Uashington DC më 16 shkurt, pasi pranoi se kishte fshehur 225,000 dollarë, që kishte negociuar nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare. E ulur në mjediset e komunitetit të qetë në Delray Beach, Florida, ku ajo është vendosur së fundmi pasi u shpërngul nga Nju Jorku, Guerriero pranoi se tërheqja fizike e çiftit ishte aq e fortë sa ajo beson se nuk do shkojë në shtrat me një burrë tjetër, pasi duket si tradhti, edhe pse tani e përbuz atë.

“Ne patëm një shkëndijë të tillë të menjëhershme ose thjesht një magnetizëm saqë ne gravituam drejt njëri-tjetrit, fizikisht, emocionalisht, mendërisht, mbi humorin, mbi punën, gjithçka”, tha ajo.

“Tërheqja ishte aq e fortë në çdo mënyrë, saqë unë ende besoj se nëse do të ishim në dhomë së bashku tani vetëm, ndoshta do të bënim seks. Ishim pothuajse të varur nga njëri-tjetri. I dhashë atij kohën më të mirë që kishte pasur ndonjëherë seksualisht. Një rast në shtator 2017 ne ishim duke bërë seks dhe i kishim lajmet në radio. U njoftua se Hugh Hefner kishte vdekur, dhe ne thamë, mirë, le ta bëjmë Hugh krenar”.

Guerriero, një ish-zëvendës president i operacioneve amerikane për firmën izraelite të sigurisë Mifram, u takua për herë të parë me McGonigal në pranverën e 2017. Ajo ishte vullnetare për bamirësinë Federale Enforcement Homeland Security Foundation dhe ai iu referua asaj nga shefi i tij William Sëeeney, për të ndihmuar me ndihmë financiare për një koleg të dëmtuar.

McGonigal dërgoi email dhe më pas organizoi një drekë në një restorant në The Mall në Short Hills, New Jersey, afër vendit ku ajo jetonte në atë kohë me babanë e saj në Florham Park.

“Ne u fokusuam kryesisht në jetën tonë personale. Ai më thoshte se po kalonte një divorc”, tha ajo. “Ai kishte shumë për të thënë se si ishte shumë i pakënaqur me gruan e tij dhe se ajo e mërzitte gjatë gjithë kohës. Sipas tij ajo ishte e mërzitur dhe refuzoi të bënte seks me të. Dhe ai ishte shumë i frustruar seksualisht. Mund të them me siguri se ai po kalonte një periudhë të vështirë dhe kisha shumë simpati për të në atë kohë.’

“Nuk ishte aspak e çuditshme për mua që ai e ofroi atë informacion, sepse kam qenë në atë situatë më parë me burra, me ata burra të tipit A, shumë herë. Dua të them liderët, burrat që dinë të udhëheqin, që mbajnë poste të fuqishme, që janë të orientuar vetëm në veprim. Njerëzit që marrin rezultate. Dhe ata priren të jenë pak të turpshëm me gratë ose të dashurat e tyre. Ata definitivisht nuk duan që bashkëmoshatarët e tyre t’i shohin gjatë gjithë kohës në një situatë ku ata do të perceptoheshin si të dobët. Kur ata duhet të jenë emocionalë për diçka, ekziston një zonë rehatie me një person si unë, e cila është një femër platonike në industrinë e sigurisë që merret me të njëjtat mekanizma ligjorë dhe nivele të larta të qeverisjes.”

McGonigal, i cili drejtoi grupin e punës të WikiLeaks të FBI-së që rezultoi në dënimin e ish-ushtarit Chelsea Manning në vitin 2013, pas drekës, nuk hoqi dorë nga Guerriero. “Me sa duket ai ishte në treg për një të dashur. Ai më shoqëroi mua. Ai luajti sipas rregullave. Ai erdhi dhe takoi babanë tim. Ai pëlqente të fliste për verërat dhe puro me babanë tim”, tha Guerriero.

Brenda gjashtë javësh ata bënë seks, megjithëse hera e parë nuk ishte aq romantike.

“Ne po vozisnim rreth Florham Park me SUV-në e zezë qeveritare Ford Explorer që atij i ishte dhënë dhe i tregova Charlie se ku shkoja në shkollë,” tha Guerriero.

“Papritur ai sapo filloi të më puthte dhe më tha, le të hipim në sediljen e pasme. Dhe unë thashë në sediljen e pasme? Çfarë jemi ne, adoleshentë? Gjithsesi ne e bëmë, dhe ishte e mrekullueshme, si e mahnitshme. Ishte në parkingun e shkollës”.

“Charlie nuk fliste shumë shpesh për gruan e tij, por kur fliste, nuk thoshte gjëra të mira për të. Ai tha se ajo ishte një nënë e shkëlqyer, por martesa kishte vdekur dhe të dy po vazhdonin jetët e tyre. Ai më tha se ajo ishte shumë e pakënaqur me peshën e saj dhe thjesht kishte të gjitha këto probleme me imazhin e trupit”, tregon 55-vjeçarja.

Hiqen fotot e Vuçiç dhe Putin/ Ishin vendosur në rrugën mes Mitrovicës dhe Leposaviqit

Mëngjesin e së enjtes, në komunën e Zveçanit është larguar billbordi me fotografinë e Presidentit të Serbisë, qetnikut Aleksandar Vuciq dhe atij të Rusisë, Kriminelit rus Vladimir Putin. 

Billbordi që për vite me radhë ishte i vendosur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq u largua nga punëtorët e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës.

 Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla që monitoronte largimin tha se në Kosovë nuk do ketë vend për figura diktatoriale:ruso-serbe në Kosovë.

“Mbështesim plotësisht SPAK-un”, Komisioni Europian i përgjigjet ashpër Greqisë për çështjen Beleri: Është në hetim, i takon drejtësisë

Komisioni Europian i ka dhënë një përgjigje të qartë Athinës zyrtare e cila prej disa muajsh tenton të bllokojë procesin integrues të Shqipërisë për shkak të mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Eurodeputetja greke Anna-Michelle Assimakopoulou u kundërshtua ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner, kur tha se çështja “Beleri” është një çështje europiane.

“Kjo çështje i takon drejtesisë, ne nuk komentojmë per çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-iun”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit  në Komisionin Evropian.

Duke pretenduar se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...