2024-02-05

Akademik prof.dr.Flori Bruqi :Bulizmi on line në shkolla

 

Bulizimi, apo sjelljet e dëmshme agresive në shkolla, është një fenomen mbarëbotëror dhe si i tillë është i pranishëm edhe në Shqipëri. Raporti e Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Evropës e ka hetuar fenomen në një kampion prej 144 shkolla të republikës së Shqipërisë.

 Sipas raportit në Shqipëri bulizmi gjendet më shumë në shkollat private urbane dhe se viktima të bulizmit janë më shumë vajzat, ndërsa agresorët janë gjithmonë djemtë “19.4 % e nxënësve pohojnë se janë të buluar. ky është fenomen që ndodh 3 deri në 2 herë në muaj. 9. 7 % janë viktima dhe 5.2% agresorë. Vajzat pohojnë se janë më të buluara , djemtë janë ata që quhen agresorë. 

Fenomeni i përhapur më shumë në shkollat urbane dhe më shumë në shkollat private.

 Bulizimi në shkolla shfaqet në disa mënyra, si bulizëm psikologjik, fizik, por edhe verbal, veçanërisht për shkak të paraqitjes së jashtme, si për shembull nga mbipesha, mbajtja e syzeve, etj. Raporti pohon se prania e mësuese në klasë jo gjithmonë e frenon bulizmin dhe se ngacmimi vijon edhe në oborrin e shkollës.

Sipas studimit kombëtar të publikuar në 2017 nga projekti i përbashkët i KiE/BE, rreth 20% e nxënësve pohuan se janë të përfshirë në fenomenin e bullizmit në shkollë. 


Forma më e përhapur e bullizmit midis nxënësve është bullizmi psikologjik i pohuar nga 45% e tyre, i ndjekur nga ai verbal me 37% dhe ai fizik me 33% dhe se arsyeja kryesore që mësuesit mendojnë se nxënësit bien pre e dukurisë të bullizmit është për shkak të pamjes së jashtme (si mbipesha) me 73%.

Sipas të dhënave, 72 për qind e fëmijëve në Kosovë janë disiplinuar me dhunë. Fotografi ilustruese.
Sipas të dhënave, 72 për qind e fëmijëve në Kosovë janë disiplinuar me dhunë. Fotografi ilustruese.

Rreth 72 për qind e fëmijëve në Kosovë janë disiplinuar me dhunë, e cila nënkupton atë fizike, verbale, emocionale, psikologjike dhe ngacmim ndërmjet moshatarëve.

Këto janë të dhënat nga Anketa e grupimeve me tregues të shumëfishtë (MICS), e cila është punuar në vitin 2020 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Fondacionin për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Petrit Tahiri, menaxher i projekteve në organizatën joqeveritare Qendra për Arsim në Kosovë, thotë se të dhënat e tilla duhet të jenë shqetësuese për shoqërinë.

Një pjesë e madhe e formave të dhunës, e cila në terminologjinë që përdoret në disa vende të botës cilësohet si "bullizëm", ushtrohet në shkolla dhe në mesin e të miturve, por legjislacioni i Kosovës nuk e njeh një term të tillë, thotë psikologia Teuta Danuzi.

Merita Jonuzi, zyrtare në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, thotë se numri i raportimeve të rasteve të dhunës në shkolla, në Sistemin e menaxhimit të informatave në kuadër të kësaj ministrie, është i vogël. Por, sipas saj, kjo nuk reflekton gjendjen reale të fenomenit të dhunës ndërmjet fëmijëve, e cila në mjaft raste ka karakteristikat e bullizmit, por që sipas Protokollit për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, janë të përfshira në termin “ngacmim në mes të moshatarëve”.

Tahiri: Disiplinimi i dhunshëm do t’i bëjë fëmijët e dhunshëm

Petrit Tahiri, menaxher i projekteve në organizatën joqeveritare Qendra për Arsim në Kosovë, e cila është pjesë e Koalicionit të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë (KOMF), thotë për Radion Evropa e Lirë që të dhënat e dala nga anketa MICS, se 72 për qind e fëmijëve të anketuar janë të disiplinuar përmes formave të ndryshme të dhunës, duhet parë si alarm nga institucionet dhe shoqëria.

“Më e keqja në këtë statistikë është që 24 për qind e tyre janë të predispozuar ndaj ndëshkimit fizik, si një formë për atë që njihet si disiplinim i dhunshëm i tyre. Rrjedhimisht, këto të dhëna na dëshmojnë që fëmijët tanë, përderisa ata ekspozohen në këtë nivel, në të ardhmen, në jetën e tyre do të kenë predispozita për të qenë të dhunshëm. Së paku kështu thonë edhe të gjitha studimet që janë bërë”, thekson Tahiri.


Të dytët janë nxënësit që kanë vështirësi në të folur me 68% të rasteve dhe të tretët janë nxënësit që janë fizikisht më të dobët se të tjerët në 62% të rasteve. Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekzistonte një politikë specifike kundër-bullizmit në shkollat e tyre dhe se 77 % e tyre nuk kishin marrë trajnime për të trajtuar efektivisht këtë sjellje.

Hulumtimi e vërteton konstatimin se bulizmi është dukuri e rregullt në jetën e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë. Gati dy të tretat e nxënësve të shkollave të mesme besojnë se ka dhunë nga bashkëmoshatarët mes nxënësve në shkollën e tyre dhe rreth një e treta kanë qenë viktima të një forme të dhunës nga bashkëmoshatarët vitin e kaluar. Kush i mbron nxënësit? Perceptimi i tyre është se mësuesit dhe shkolla nuk reagojnë në kohën e duhur, ndërsa legjislacioni në fuqi ka shumë boshllëqe.




Bulizim -Tallje në shkollë, rrjete sociale… është shndërruar në një nga dukuritë më të përhapura që përndjek një numër të madh nxënësish të shkollave të ciklit të ulët dhe të mesëm në Shkup. Hulumtimi i realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut tregon se thuajse dy të tretat e nxënësve në shkollat e mesme në Shkup konfirmojnë prezencën e bulizimit mes bashkëmoshatarëve. 



Më i theksuari është ai verbal në rrjetet sociale, sesa ngacmimet fizike. Sipas tyre motivi kryesor i bulizimit është pamundësia e viktimës për t’u kundërvënë (si në rastin verbal, ashtu edhe fizik). Hulumtimi e vërteton konstatimin se bulizmi është dukuri e rregullt në jetën e nxënësve të shkollave të mesme në shkollat e Kosovës.. 




Gati dy të tretat e nxënësve të shkollave të mesme besojnë se ka dhunë nga bashkëmoshatarët mes nxënësve në shkollën e tyre dhe rreth një e treta kanë qenë viktima të një forme të dhunës nga bashkëmoshatarët vitin e kaluar. Shumica e përvojave të bullizmit përbëheshin nga fyerjet dhe talljet (59% e nxënësve u përgjigjën për këtë), por numri i atyre që konfirmuan se kishin qenë viktimë e abuzimit fizik nuk ishte i vogël (21%). 




Megjithëse ngacmimi seksual ndahet si përvojë nga një numër i vogël studentësh, 100% e atyre që u përgjigjën se ishin viktima të një dhune të tillë ishin vajza.






“Shumica beson se vetëm një pjesë e vogël e bulizmit raportohet dhe më së shumti ndodh në shkollën fillore. Ekziston një lidhje e fortë midis gjinisë dhe perceptimit të dhunës së bashkëmoshatarëve, ku vajzat kanë mendimin se bulizmi është më i përhapur në shkollën e tyre. Ngjashëm me diskriminimin, ky fakt mund të jetë ose për shkak të faktit se vajzat kanë më shumë përvojë me bulizmin, ose janë më të vetëdijshme dhe kanë aftësinë të kuptojnë se kur po ndodh. Nxënësit pajtohen se paaftësia e viktimës për të mbrojtur veten është një nga shkaqet kryesore të dhunës së bashkëmoshatarëve dhe kjo përkon plotësisht me sfondin teorik të marrëdhënieve të pushtetit në shoqëri”, thuhet në hulumtim. 




Por kush i mbron nxënësit? Sipas hulumtimit, mësuesit e njohin mirë fenomenin dhe kanë kapacitetin ta dedektojnë kur ndodh, mirëpo, nga njohja te reagimi e marrja e masave është e dukshme mospërputhja, vërejnë nga IDNJ. 




Nga ana tjetër nxënësit e anketuar theksojnë problemin e mospërgjigjes së stafit mësimor-shkencor. Gjithashtu, konstatimi i të anketuarve është se shërbimet profesionale në shkolla nuk janë mjaft të përfshira në zgjidhjen e problemit, sepse nga nxënësit perceptohen si masë ndëshkuese dhe disiplinore, e jo si shërbim për mbështetje psikologjike dhe këshillimore.




Për më tepër, kjo pjesë e hulumtimit tregoi se nuk ekziston një metodë homogjene, e standardizuar që përdoret për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin e nxënësve për dhunën e bashkëmoshatarëve, por të gjitha shkollat ​​aplikojnë mjetet e tyre me të cilat janë njohur ose trajnuar.




 Kjo, sipas Institutit, është në kundërshtim me kornizën ligjore dhe strategjike kombëtare, si dhe me rregullat dhe udhëzimet e përgatitura nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.




 Hulumtimi i Institutit për të Drejtat e Njeriut thekson se është e nevojshme që menjëherë të miratohen të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore të parapara në fushën e arsimit, që kanë të bëjnë me dhunën e bashkëmoshatarëve (bulizmin), diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes.




 Gjithashtu është e nevojshme të parashikohen gjoba për drejtuesit e institucioneve arsimore, nëse ka mosveprim në rastet e diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës së bashkëmoshatarëve dhe të ndërgjegjësohet dhe forcohet kapaciteti i stafit mësimdhënës dhe shërbimeve profesionale për njohje dhe reagim të duhur në rast të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe/ose bulizmit nga bashkëmoshatarët përmes trajnimeve të standardizuara.





Pranvera Kola – Dita

Një ndër dukuritë më problematike që po shfaqet masivisht edhe në shkollat shqiptare gjatë viteve të fundit është edhe bullizmi. Sipas ekspertëve të shëndetit, bullizëm konsiderohet ajo dukuri ku një, apo disa individë përdorin lëndimin si mënyrë për të dëmtuar vetëvlerësimin e viktimës. Bullizmi në shkollë i referohet të gjitha llojeve të bullizmit që ndodhin në ambientet e shkollës, ndërmjet moshatarëve,

nga më të rriturit tek më të vegjlit, apo kundrejt mësuesve. “Bullizmi është një dhunë e zgjatur, fizike apo psikologjike, nga një person apo grup personash, e drejtuar ndaj një personi cili nuk mund të mbrohet në atë situatë. Kemi të bëjmë me një situatë ku një person përdor forcën në mënyrë të qëllimshme, me synimin për të lënduar tjetrin në mënyrë të përsëritur, është dëshirë e ndërgjegjshme për të lënduar dhe për të vendosur tjetrin nën stres. Të kuptosh se cilët janë këta individë dhe pse i zgjedhin viktimat e tyre, mund të jetë hapi i parë në parandalimin e këtyre sjelljeve. Një person përfshihet në bullizëm kur ekspozohet vazhdimisht dhe për një periudhë kohe ndaj veprimeve negative, ndaj një, apo më shumë personave”, vënë në dukje ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rreth këtij fenomeni. Janë një sërë formash se si mund të zhvillohet bullizmi në shkolla. Në vijim të shkrimit autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se cilat janë format më të shpeshta se si shfaqet bullizmi në shkolla, si dhe shenjat që duhet t’ju tërheqin vëmendjen në rast se fëmija juaj është në rrezik.

Bullizmi fizik

Përfshin të qëlluarin, shqelmat apo shkatërrimin e pronës së dikujt, ku një grup nxënësish sulmojnë një tjetër, por përgjithësisht ndodh që një nxënës më i madh, apo më i fortë dhunon një nxënës më të vogël. Bullizmi fizik nuk lidhet vetëm me dhunuesin e viktimën, por mund të ketë impakt edhe te dëshmitarët.

Bullizmi verbal

Përfshin ofendimet, talljet, të folurin racist ose si ngacmim seksual. Po ashtu, këtu përfshihet edhe kërcënimi. Viktimat e këtij lloj bullizmi mund të mos reagojnë menjëherë, por me kalimin e kohës mund ta vuajnë këtë gjë.

Bullizmi i maskuar

Zakonisht ndodh pas shpinës së viktimës dhe synon dëmtimin e reputacionit të viktimës. Gjithashtu, përfshin tregimin e historive të pakëndshme, mimikë tallëse dhe shaka të pavenda me viktimën, etj. Kjo formë është një nga format më të përdorura të bullizmit, dhe për shkak se të rriturit mund të mos kenë dijeni për ekzistencën e tij, është edhe më i vështiri për t’u kontrolluar e ndaluar.

 Bullizmi elektronik

Mund të ndodhë kudo dhe në çdo kohë, falë zhvillimit të teknologjisë në shkollë dhe në shtëpi. Ky lloj bullizmi ndodh nëpërmjet mesazheve të shkruara apo në internet, dhe është shumë i vështirë të kontrollohet. Ata që ushtrojnë dhunë “të fortët”, zakonisht janë viktima të bullizmit në jetën reale dhe e drejtojnë frustrimin e tyre kundrejt viktimave, duke e fshehur privatësinë pas kompjuterit, apo telefonit. Sjellja e tyre përfshin depersonalizimin e viktimës online, duke mundësuar që të tjerët të krijojnë një përshtypje negative për ta, të përhapin thashetheme, etj.

Përjashtimi

Ndodh kur “të fortët” nxisin shokët, apo moshatarët e viktimës që ta përjashtojnë viktimën gjatë një loje, apo aktiviteti të organizuar. Duke u përjashtuar në këtë mënyrë, viktima do ta ketë të vështirë të krijojë marrëdhënie dhe mund të vuajë izolimin në të ardhmen. Mund të ndodhë edhe që “të fortët” të kërcënojnë të ngjashmit e viktimës, që nëse nuk e përjashtojnë, do të kenë edhe ata një fat të tillë.

Shenjat paralajmëruese

Janë një sërë shenjash që ju ndihmojnë të kuptoni rastet në të cilat fëmija juaj mund të jetë viktimë e bullizmit. Konkretisht në morinë e këtyre shenjave ekspertët e shëndetit thonë se duhet që të tregoheni shumë të kujdesshëm në rastet kur vëreni tek fëmija juaj plagë të pashpjegueshme, humbje ose shkatërrim të sendeve personale, dhimbje të vazhdueshme koke, stomaku, bëjnë sikur janë të sëmurë. Shenja të tjera janë edhe vështirësia që fëmija mund të shfaqë për të fjetur dhe makthe të vazhdueshme, ulje të rezultateve në shkollë, humbje e papritur e shokëve ose e shoqeve, ndjesi të tilla që askush nuk mund ta ndihmojë, ulje të vetëvlerësimit, si dhe kur vëreni praninë e sjelljeve vetëshkatërruese, largime nga shtëpia, biseda rreth vetëvrasjes, etj.

Faktorët e rrezikut

Specialistët e ISHP rendisin një sërë situatash që duhet t’i konsiderojmë si faktorë rreziku që një fëmijë të jetë e viktimë e bullizmit. Konkretisht bëhet fjalë për diferencat e dukshme në aspekte të ndryshme (fizike, arritje në shkollë, statuse sociale, ekonomike, etj), brishtësia ose paaftësia që shumë nxënës mund të kenë për të mbrojtur veten  e tyre. Po ashtu edhe vetëvlerësimi i ulët është një tjetër faktor që ndikon negativisht. Mjaft të rrezikuar nga kjo dukuri janë edhe fëmijët që kanë shoqëri të kufizuar dhe popullaritet më të ulët se sa të tjerët, dhe që shfaqin vështirësi për të qëndruar në ambient me të tjerët.

Çfarë karakteristikash kanë “të fortët”?

  • Kanë besim të fortë në vete, janë impulsiv dhe agresiv.
  • Kanë inteligjencë verbale dhe arritje shkollore të ulëta.
  • Përgjithësisht janë pak më të rritur se viktima.
  • Nuk janë empatikë.
  • Përdorin bullizmin për fuqi dhe kontroll.
  • Përdorin dhunën për zgjidhjen e konfliktit.
  • Kanë vetëvlerësim të ulët dhe e shikojnë dhunën si një forcë pozitive.
  • Mund të mos kenë angazhimin e prindërve në shtëpi, dhe kanë pikëpamje negative lidhur
  • me bashkëmoshatarët dhe mjedisin e shkollës.
  • Janë lehtësisht të frustrueshëm, ankthiozë dhe kanë një kohështrirje të shkurtër të
  • përqendrimit. Këta fëmijë mund të bëhen “të fortë”, pasi e shijojnë fuqinë që prodhojnë
  • kur mërzisin të tjerët.
  • Nuk ndjejnë empati për viktimën dhe mund të ndihen të justifikuar për sjelljen e tyre.

Çfarë karakteristikash kanë “viktimat”?

  • Viktimat nuk zgjidhen në mënyrë rastësore.
  • Përgjithësisht janë individë ankthiozë, të pasigurte dhe u mungojnë aftësitë sociale.
  • Zakonisht janë vetmitarë apo të izoluar nga grupi.
  • Mund të jenë të vegjël apo fizikisht të dobët.
  • Qajnë lehtësisht dhe janë jopranues.
  • Mund të kenë probleme të të mësuarit ose fizike.

A pom shef, hahaha sa gishta janë qitu?’, “Nuk rrina me ata se nuk e ka qanten me Frozen”, “syzet si tegulla”, “joo ajo është shumë e trashë, edhe i ka flokët e shkurta si djalë”, “o mos lexo se nuk je tu ditë e po na keshet krejtve me ty, ‘precious;’ /ˈpreSHəs/ nuk lexohet ashtu precus kuku”.

Jo rrallë herë kemi hasur në fëmijë të mbyllur në vete, të distancuar nga shoqëria, fëmijë që nuk flasin shumë. Mendimi se po të paragjykon dikush, po të përqeshë për dukjen, po të përqeshë për mënyrën e të folurit, mënyrën e veshjes është ndjenja më e vështirë që mund të përjetohet nga dikush. Si rrjedhojë vjen te humbja e vetëbesimit, distanca nga shoqëria, mbyllja në vete, depresioni, frika e të gjitha këto ndikojnë në arritjet e tyre në mësime, e në shkollë.


Bullizmi definohet si përdorimi i qëllimshëm i forcës apo të qenët agresiv ndaj një personi apo grupi personash me qëllim që viktimat të ndihen të fyer, të lënduar dhe të kenë gjendje jo të mirë emocionale dhe fizike.

Bullizmi është shumë i pranishëm në shoqëri, e sidomos në shkollat fillore. Duke përqeshur e duke ngacmuar tjetrin mundohen të rrisin autoritetin e tyre në shoqëri, vlerën e tyre tek të tjerët.


Sipas mësimdhënëses së gjuhës Angleze në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, Bahrije Prebreza përqeshjet e njëri-tjetrit gjatë leximit në gjuhën angleze janë shumë të shpeshta.

“Në raste të tilla, e kam ndërpre orën për disa minuta dhe kam biseduar me nxënësit se si duhet trajtuar njëri tjetrin, zakonisht nga përqeshjet ka ndodhur të hezitojnë të flasin e të jenë aktiv gjatë orës, por edhe ndodh që nga frika të mos jenë sa duhet dhe sa kërkohet aktiv”.

Nëse kjo dukuri e bullizmit ushtrohet vazhdimisht, pasojat nga bullizmi ndikojnë jo vetëm në izolim potencial shoqëror por edhe në zhvillim psikologjik të fëmijëve.


Sipas Visar Sadikut, specialist i psikologjisë klinike pasojat mund të jenë të mëdha. Ai potencoi se kjo ka të bëjë me dëmtimin e imazhit për veten, gjë që më tutje kjo do të ngjallë pakënaqësi lidhur me veten, të cilat mund të shoqërohen me një mori simptomash të cilat janë dhe paraqiten si mënyra për ta shprehur shqetësimin dhe ndër to janë problemet psiko-somatike, e që janë dhimbjet të cilat raportohen nga fëmija (zakonisht dhimbje të kokës, barkut, apo dhimbje të tjera fizike të cilat nuk kanë shkaqe mjekësore) të cilat janë komunikim fizik i shqetësimeve emocionale.

Dukuritë e tilla vazhdimisht nuk raportohen e nuk flitet për to as në shkolla as në media mjaftueshëm.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti tha se edhe për Këshillin është problem mos raportimi i kësaj dukurie.

“Bullizmi është shumë i shprehur në shkollat e tona, madje më shumë se sa paraqitet në media edhe pse shkollat, drejtoritë por edhe Ministria tenton t’i izolojnë si probleme në çdo aspekt por nuk e kanë shumë prioritet. Edhe për neve këshillin paraqet problem që  raportimi i kësaj dukurie nuk është i shpeshtë dhe nuk informohen Këshillat e Prindërve në Shkolla nga ana e prindërve e mësimdhënësve” u shpreh Reshiti.

Kjo sipas Reshitit ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit në vend.

“Bullizmi në aspektin psikologjik ndikon shumë që nxënësit të mos jenë të koncentruar në mësime dhe arritje të njohurive kjo ndikon në rezultate të dobëta, por edhe sjelljet e tyre në familje e në rreth nuk janë sjellje normale, aty kuptohet sjellje të nervozizmit, e dëshpërimit” tha Reshiti.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...