2024-02-08

Shuhet ‘Mbretëresha e valles shqiptare' Lili Cingu, 'Nder i Kombit'! Valltarja ikonë e Ansamblit Kombëtar

 


 

I bashkëngjiti valles shqiptare emrin e saj Liljana Cingu, në krahë të legjendave 'fluturuese' të skenës sonë. ‘Mjeshtrja e madhe’, ‘Nderi i Kombit’ solistja "mbretëreshë" e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Lilili Cingu u shua mbrëmjen e kësaj të hëne në moshën 73-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Javën e fundit gjendja e valltares "shtojzovalle" u përkeqësua dhe fatkeqësisht kaloi në gjendje kome, derisa zemra e saj pushoi së rrahuri, ndërsa emri i saj do të mbetet i skalitur në historinë e valles shqipe.  Mbi 200 valle të kërcyera prej saj, për Liljana Cingun u nis të flitet që në adoleshencë, si një talent i rrallë. 

Liliana Cingu u angazhua që në moshën 12-vjeçare në Pallatin e Pionerëve, ndërsa në moshën 16-vjeçare ajo u rendit mes profesionistëve në Ansambël. Besim Zekthi e Zoica Haxho, ishin ndër të parët që e inspiruan, e më pas ndanë skenën me të. Ndër daljet e fundit në skenë, veçonte recitalin e fundit me të madhin, Rexhep Çelikun dhe artistët e tjerë 13 vjet më parë.

Liljana Cingu përshkroi të gjithë shqiptarinë në valle nga ”,“Festë të madhe ka sot Shqipëria”, “Komitët e Lirisë”,  "Oshëtima e maleve", “Dasma e Rugovës", ndër kërcimet e saj më të adhuruara ishte "Luftëtarët e lirisë" me heronjtë Azem Galica dhe Shote Galica.

Gjatë trazirave në Shqipëri, në '97-ën, Cingu  u zhvendos për disa vjet në Kanada, por edhe jashtë vendit, (gjithashtu u angazhua me vallen në Amerikë) ajo çoi bukurinë e valleve shqipe, duke punuar me të rinj të talentuar.

E konsideruar si "Perëndesha e valleve", Cingu ishte gjithashtu një zë kritik, për investimin e nevojshëm tek artistët e Ansamblit, me shqetësimin që të përçohej tradita e vendit tonë dhe angazhimin për t'u trashëguar brezave vallen e bukur shqipe.

Homazhet për artisten e ndjesë do të mbahen nesër në orën 10:00 në hollin kryesor të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Kush ishte Liljana Cingu, ‘mbretëresha’ e valles shqiptare

Liljana Cingu, u lind në Tiranë në 31 dhjetor 1950. Ashtu si dhjetëra artistë të tjerë edhe tek Lili talenti ra në sy që në fëmijëri. Ajo ndërmjet sportit dhe artit zgjodhi këtë të fundit.

Që në moshën 12 vjeçare përfaqëson shkollën ‘11 Janari’ në një konkurrim sportiv, ku dhe fiton një medalje duke u kualifikuar e para. Regjistrohet në grupin e valleve pranë Pallatit të pionierëve dhe më vonë 1963 ndjek një kurs vallëzimi katërvjeçar pranë AKKVP, nën drejtimin e Gëzim Kacelit. Ajo ju kushtua tërësisht valles dhe nuk mbeti e zhgënjyer.

Përfundon shkollën e mesme në Liceun artistik “Jordan Misja” në degën e koreografisë.

Në vitin 1967, pranohet si valltare profesioniste pranë AKVP, krahas valltareve të tjera. Në fillim interpreton si valltare e thjeshtë në grupin e valleve në vallet “Vallja e maleve”, “Vallja e tërkuzës”etj.

Që nga viti 1969 pas një turneu në Turqi ajo u bë një ndër solistet më të shquara të AKKVP, e cila për më se 30 vjet rresht arriti që në repertorin e saj të interpretonte rreth 200 valle , nga më të thjeshtat e deri tek ato më të arrirat si “Vallëzimi i shqipeve”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria” “Vjelja e gështenjave”, “Në garë”, ”Valle me motive të Labërisë”, “Vallja e Tiranës”, etj.

Një rol të rëndësishëm në jetën e gjatë artistike të Lili Cingut kanë luajtur edhe koreografët, ata që i besuan asaj perlat e koreografisë, duke filluar që nga Panajot Kanaçi, Gëzim Kaceli, Agron Aliaj etj.

Lili Cingu është shquar për një interpretim dinjitoz, elegancë e finesë, si dhe një kulturë të lartë muzikore, si njohese e folklorit të të gjitha trevave. Këto cilësi i dhanë asaj mundësinë që të shpreh më mirë aftësinë në interpretimin e valleve lirike, por edhe atyre epike. Me kërcim të lehtë e plotë bukuri interpretoi me shije si vallen e Jugut, Çamërisë, të Dropullit, të Korçës, të Kolonjës, të Shqipërisë së Mesme,, ashtu edhe vallet epike të Veriut (Shota dhe Azem Galica”, “Sup më sup me malet”, “Oshëtima e maleve”, etj. Dhe natyrisht në këtë interpretim dinjitoz të saj nuk mund të mos permendim partnerët e saj në AKKVP Besim Zekthi, Bashkim Braho, Rexhep Çeliku etj.

Sukseset e AKKVP janë të lidhura edhe me solisten e këtij ansambli Lili Cingun. Në çdo vend të Evropës, Azisë, Amerikës e Kanadasë ku ka shkuar e është prezantuar Ansambli ka qënë present edhe Lili Cingu, duke marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare, ku ajo ka shpalosur me interpretimin e saj vlerat e artit koreografik shqiptar. Lili Cingu është një nga valltaret shqiptare që ka krijuar një personalitet të sajin tipik, jo vetëm në skenë por edhe jashtë saj.

Ajo punoi në AKKVP deri në vitin 1997, vit në të cilin u largua në Kanada si plotë artistë të tjerë në atë kohë, ku ushtroi profesionin e saj. Krijoi shkollë ku përgatiti brezin e ri të kërcimit të valles popullore shqiptare. Me duart e saj,si të ishte një stiliste, u qepte valltarëve kostumet e trevave të ndryshme, sidomos në festën e flamurit. Kurse vetë Lili si soliste, ka interpretuar disa herë në koncerte në Kanada, ku të pranishmit janë shprehur: “Me lëvizjet dhe kërcimin e saj, vendi i vogël shqiptar na duket i madh”.

Në vitin 2003 në Festivalin e Folkut në Tuz të Malit të Zi, si e ftuar me grupin e valleve të shqiptarëve në New York, u vlerësua si grupi më i mirë i festivalit. Edhe pas kthimit në atdhe Lili nuk e ndërpreu aktivitetin e saj artistik. Ka marrë pjesë në recitalet e partnerëve të saj Rexhep Çeliku e Besim Zekthi dhe në vitin 2011 organizoi recitalin e saj “Vallja ime, jeta ime”. Artistja e madhe e skenës, Lili Cingu është vlerësuar nga kritikët e artit botëror si “Perëndesha e valles”. Lili Cingu mban titullin “Nder i Kombit”, por gjatë aktivitetit të saj artistik me AKKVP-në ajo është nderuar me mjaft çmime, urdhra e medalje të ndryshme, me Çmimin e Republikës”, “Urdhrin “Naim Frashëri”. “Artiste e Merituar”etj. Për talentin, punën dhe suksesin e Liljana Cingut flasin dhjetra emisione televizive, reportazhe, me qindra faqe të shtypit të shkruar brenda dhe jashtë vendit .

 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:11
'Hyjneshë e valles shqipe, të rrodhën lot nga sytë', Shkodran Tolaj tregon takimin me Lili Cingun: Vallëzimin e fundit ia fale Shkupit, ngrite në këmbë 800 spektatorë!

Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, artisti Shkodran Tolaj ka shprehur keqardhjen për ndarjen fizike nga jeta të valltares ikonë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, "Mjeshtres së Madhe" Liljana Cingut. Në fjalët e tij, ai risjell në vëmendje se ndër kontributet e fundit skenike të valltares, ka qenë në koncertet e nëntorit në Manastir dhe më pas në dhjetor në Shkup në vitin 2022.


"Lliliana Cingu, faleminderit që vallëzimin e fundit të jetës, ia fale Ansamblit Shtetëror Shqiptar në RMV në koncertet e nëntorit në Manastir e Shkup! I tronditur por jo i papërgatitur, mora lajmin për ndarjen tënde nga kjo jetë! Por vetëm fizikisht, sepse shpirtërisht do jesh pranë nesh si hyjneshë e valles shqipe nga e cila do të duhej të mësonin shumçka, kërcimtaret e reja! Do të duhej të mësonin durimin tënd, sakrificën që deri momentin e fundit ti dedikohesh profesionit duke mbajtur veten në formën më të mirë fizike dhe në kondicion të tillë, sa dhe si 70 vjeçare të dukesh se fluturon në skenë!Liliana Cingun, pata fat ta njoh në vitin 2012 në Mal të Zi, në koncertet e mbajtura me artistë të mëdhenjë të skenës, në mesin e tyre Rexhep Çeliku, Mirush Kabashi e shumë të tjerë! Nuk e mendoja se më vonë do të jemi bashkëpunëtorë të ngushtë në punët e shumta artistike!  Me marrjen e detyrës si drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, kontaktin e parë e vuna me Lilin e cila me energjinë, elanin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm ishte e gatshme të jep kontribut të pakursyer në çdo moment! U gëzua si një fëmijë, kur ish - partneri i skenës Rexhep Çeliku u nderua me medaljen e ansamblit, mandje mund të them më tepër se kur vet mori këtë medalje në Manastir, në koncertin e 22 nëntorit 2022 kur dhe u bë anëtare e nderit në institucionin për të cilin nuk kurseu kurrë vlerësimet më ekselente të shprehura publikisht! Në dhjetor të vitit 2022, kur më ndodhi një incident fizik në skenë, para koncertit në Shkup, nuk harroj kurr fjalët e saj: do buzëqeshësh, mos të shoh të dorëzuar, do shkosh edhe me “paterica” në skenë! Artisti nuk dorëzohet kurrë!", shkruan Tolaj.

Artisti më tej e konsideron Cingun si model tënjeriut të madh dhe artistes shembullore dhe tregon takimin e fundit me valltaren e ndjerë.

"Para një jave, dëgjova se me shëndet nuk i kishte punët mirë! Mora rrugë për ta vizituar në shtëpi ku na priti me po të njejtën buzëqeshje, e rregulluar dhe fisnike si çdoherë! Në momentin që i përmenda disa nga miqtë tanë të përbashkët, pashë që i rrodhën lotët sikur e dinte se nuk do ti takojë më! Pas ndarjes me të, isha thellësisht i prekur dhe i vetëdijshëm që skenës dhe jetës sonë artistike po i shkëputet një yll kurse Ansambli shqiptar po humb një mikeshë të madhe! Faleminderit që vallëzimin e fundit në skenë ia fale qytetit të shkronjave shqipe Manastirit duke na bërë aq krenarë! Faleminderit që pa asnjë hezitim përsërite këtë vallëzim të bukur në Shkupin që e doje aq fort deri në adhurim, në një koncert të nëntorit të vonuar ( kur po kujtonim dhe viktimat e tërmetit në Bullgari) që u mbajt më 19 dhjetor 2022 ku në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup ngrite në këmbë mbi 800 spektatorë që të kishin pritur vite të tëra për të të parë në atë skenë! Edhe në atë moment falje aq dashuri dhe mbështesje aq shumë të rinjtë duke i vlerësuar sikurse tek “Vallja e çobanit” të cilën e solle së bashku me vallëtarin Ilir Loku e që padiskutim në arkivën e ansamblit shqiptar, do të jetë vlerë e pazëvendësueshme! Sot na ike, pikërisht në 88 vjetorin e lindjes së mësuesit tënd të jetës Besim Zekthi duke u bashkuar me të dhe mjeshtrin e madh Rexhep Çeliku për të ndriçuar përjetësisht memoaret e valles shqipe! Në emër të trupës artistike e administrative të IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqipe në RMV, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët e botën artistike! Lamtumirë, nderi i kombit shqiptar! Isha i privilegjuar dhe përjetësisht i nderuar që të pata mike e bashkëpunëtore besnike! Me shumë dhembje, përkulje e krenari për veprën tënde", shprehet më tej Tola.

Meta: Trishtim për ndarjen nga jeta të Liljana Cingut, emblemë e artit dhe kulturës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të valltares Liljana Cingu.

Meta e konsideron Cingun si një nga emblemat e jashtëzakonshme të artit dhe të kulturës.

‘Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të artistes tonë të madhe Liliana Cingu, "Nderi i Kombit", njërës prej emblemave të jashtëzakonshme të artit dhe kulturës. Falë mjeshtërisë së rrallë në interpretimin e valleve shqiptare, kontributi i saj i vyer për promovimin e denjë të vlerave të trashëgimisë tonë të pasur kulturore dhe përçimi i tyre tek brezat e artistëve të rinj do të mbetet gjithmonë i respektuar, frymëzues dhe i paharruar. Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!’- shkruan Meta.


Ndarja nga jeta e valltares Liljana Cingu, Veliaj: Ngushëllime të ndjera për familjen e mbretëreshës së valleve shqiptare

Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu, është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjarët e valltares.

“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të mbretëreshës së valleve shqiptare, Lili Cingu. Ngushëllime të ndjera familjes!”, shkruan Veliaj në Facebook.


'Shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore', artistët fjalë zemre për 'Shtojzovallen' e Ansamblit Popullor, talentit që shkëlqeu që 16-vjeçe

Miq dhe kolegë të artistes, "Nderit të Kombit", shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të valltares Liliana Cingu.

"Me zemrën e mbushur me trishtim dhe respekt, e shkruaj këtë status për të shprehur ndjenjat e mia për humbjen e një figure të shquar të artit dhe kulturës shqiptare, "Mjeshteren e Madhe", "Nderin e Kombit", znj. Lili Cingu. Ajo ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist. Përmes performancave të saj me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ajo jo vetëm që magjepsi audiencën, por edhe u mësoi brezave të ardhshëm rëndësinë e trashëgimisë kulturore. Performancat e saj do të mbeten në kujtimet tona si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit. Ndërsa përballemi me humbjen e saj, le të kujtojmë dhe të çmojmë kujtimet dhe mësimet që na la "Mbretëresha e valles Shqiptare" Lili Cingu. Ajo do të vazhdojë të jetojë në zemrat dhe mendjet tona përmes artit të saj dhe pasionit të papërsëritshëm që shprehu në çdo hap të jetës së saj. Me respektin më të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe miqëve të saj.", shkruan valltari Genc Kastrati.

 

"E trishtë ndarja nga jeta e "Mbretëreshës së valles shqiptare", Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur. Sallës së provave të Ansamblit do t'i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël. Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi." shkruan violinistja dhe drejtorja e TKOB, Abigela Voshtina.

 

"Buzëqeshja dhe këshilla jote do të na mungojë shumë! Ke fluturuar gjithë jetën dhe sot hape krahët për fluturimin e fundit! Ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë Perëndesha e valles dhe shëmbëlltyra më e bukur e shpirtit njerëzor! Fat i madh për këtë komb ku lindën figura të tilla, fat i madh për ne që të njohëm e që të kishim afër! Vallëzo në parajsë me yjet e tjerë e madhja dhe e mira Lili Cingu - Nder i Kombit", shprehet Sokol Marsi, drejtor artistik i  Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

Liliana Cingu u angazhua që në moshën 12-vjeçare në Pallatin e Pionerëve, ndërsa në moshën 16-vjeçare ajo u rendit mes profesionistëve në Ansambël.

Besim Zekthi e Zoica Haxho, ishin ndër të parët që e inspiruan, e më pas ndanë skenën me të. Ndër daljet e fundit në skenë, veçonte recitalin e fundit me të madhin, Rexhep Çelikun dhe artistët e tjerë 13 vjet më parë. Liljana Cingu përshkroi të gjithë shqiptarinë në valle nga ”,“Festë të madhe ka sot Shqipëria”, “Komitët e Lirisë”,  "Oshëtima e maleve", “Dasma e Rugovës", ndër kërcimet e saj më të adhuruara ishte "Luftëtarët e lirisë" me heronjtë Azem Galica dhe Shote Galica.

Gjatë trazirave në Shqipëri, në '97-ën, Cingu  u zhvendos për disa vjet në Kanada, por edhe jashtë vendit, (gjithashtu u angazhua me vallen në Amerikë) ajo çoi bukurinë e valleve shqipe, duke punuar me të rinj të talentuar.

ideoskandali në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2 vite burg Safet Gjicin, 1 vit për Alma K! Ndryshohen akuzat! Ish kryebashkiaku përlotet në gjyq

 


Por edhe sa muaj i kanë mbetur Safet Gjicit për të kryer?

Vuajtja e dënimit nis nga dita e ndalimit 24 qershor 2023. Pra deri tani ka kryer gati 8 muaj paraburgim.
Një ditë paraburgim është e barazvlefshme me 1.5 ditë burg. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Gjici ka kryer +/- 432 ditë burg dhe i mbeten dhe  +/- 299 ditë.





https://youtu.be/ut2dRVJ78w0

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është dënuar me tre vite burgim në lidhje me video-skandalin me shtetasen Alma Kaçi, që konvertohen në dy vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjicit i është rikualifikuar vepra penale dhe u dënua për shpërdorim detyre, në vend të korrupsionit.

Rikualifikim të veprës penale pati edhe për Alma Kaçin. Ajo u dënua me një vit burg për prostitucion.

Gjici deklaroi në gjykatë se iu ngrit një kurth nga kundërshtari.

Prof.dr.Sali Berisha: Arben Ahmetaj e pranoi se Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri

 



Duke komentuar intervistë e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, ai faktoi se Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri.

Për kryedemokratin, 20 Shkurti është dita e revoltës.

Pjese nga fjala e kreut te PD, Prof.dr.Sali Berisha

Folëm për drejtësinë.

A e dini ju miq që Shqipëria është sot i vetmi vend në botë, në të cilin 60 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim pa dënim?

Se nuk ka prokurorë, se nuk ka gjykatës për të shqyrtuar dosjet e tyre. Se policët i arrestojnë me të padrejtë. Se gjykatësit japin vendime partiake.

Janë pra 60 përqind e atyre që sot vuajnë sot në qeli, të padënuar. Me Kushtetutë, janë të pafajshëm.

Megjithatë mbahen aty sepse kryebanditi në krye të rendit, Taulant Bego, kërkon të paraqitet si i suksesshëm, paçka se arreston të rinj për 1 apo 2 gramë kanabis, ndërkohë që kamionët, kontejnerët, vijnë dhe shkarkohen me kokainë. Ato i lë të lira sepse ka porosi nga Edi Rama.

A e dëgjuat Arben Ahmetajn në rrëfimin e tij rrëqethës për çdo shqiptar? Kanabizimi i vendit, velloja e tmerrshme e krimit që mbuloi Shqipërinë, ka një autor, kë një arkitekt, dhe ky është Edi Rama.

A e dëgjuat miqtë e mi kur tha se po të hetohen djegësat, përfshihen nivelet maksimalisht më të larta, dmth Edi Rama, dhe shqiptarët do llahtarisen?

Pra, atë që kemi thënë me qindra herë që Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe që nuk mund ta thonim kurrë po të mos ishte e vërtetë, atë e tha numri dy i qeverisë, e tha Arben Ahmetaj.

Të dashur miq, në qoftë se më pyesni mua, pse e ke thënë këtë, pse je shprehur në këtë mënyrë, nga e dije ti Sali se kjo funksiononte si organizatë kriminale? Po mor miq, sepse në qoftë se një kryeministër vendos për t’i dhënë 8 pike një kompanie që nuk ekziston, dhe që një ministër i ka thënë se kompania nuk ekziston, një ministër tjetër i ka thënë me shkrim se kjo nuk është tagër i qeverisë, dhe ai e firmos dhe bashkë me të firmosin edhe ministrat e tij, a nuk është ky një krim i përbashkët, a nuk është kjo një organizatë kriminale?

Më keni dëgjuar t’i them Dumanit se drejton organizatë kriminale, po mo po, kriminale, shumë të rrezikshme, sepse vjedhjen e shekullit, vjedhje në të cilën Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, etj, kanë vepruar si një organizatë kriminale duke dëmtuar vendin në 30 vite 1 miliard. Duke zhdukur gjer sot 200 milionë euro për tre djegësa që nuk ekziston asnjëri.

Të gjitha këto i mbulon Dumani, i mbulon Kraja.

A e dini se çfarë ndodh në Skapin e partisë miq? Ua them unë. Zihen si cackej njëri me tjetrin, pse nuk arreston ti këtë, nuk arrestoj unë atë, pse mbron ti këtë, unë do të mbroj atë.

Ky është sot Skapi dhe vërsulet si hiena kundër opozitës.

Por, 20 shkurti 2024  është dita e revoltës, është dita e qytetarëve, dita e fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja, rroftë Shqipëria, rroftë Dibra!

Fitore, fitore, fitore!

Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C.:: Katedra e Gjuhës Shqipe në Amerikë

 





             Akademik Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C.
Sigal

 Më 15 mars 1991 Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën marrëdhëniet diplomatike, domethënë normalizohen këto marrëdhënie, që ishin prishur para 52 vjetësh kur Italia pushtoi Shqipërinë.

Kjo ishte fitore historike për Shqipërinë që sapo kishte hedhur hapin e parë drejt shoqërisë pluraliste demokratike. Në vitet që erdhën me pranimin e Shqipërisë në NATO, SHBA do të bëhet faktori kryesor strategjik i Shqipërisë demokratike.

“Edukimi në gjirin e klasës punëtore”!

Kisha 2-3 vjet që isha larguar nga shkolla mekanike e mbrëmjes në Kombinat ku isha dërguar për edukim në gjirin e klasës punëtore dhe isha nën vëzhgimin dhe ndjekjen e Sigurimit të shtetit si “agjent i imperializmit amerikan”. Jo vetëm unë por e gjithë familja ishte dënuar: vajzën e madhe, Albana, që kishte përfunduar me rezultatet “Shkëlqyer” studimet për mjekësi e dërguan të punonte në fshatrat e Kukësit, ndërsa gruaja u propozua të punonte në prodhim. Ishin vite të vështira dhe shumë të vështira psikologjikisht. Miq, shokë, të njohur dhe të afërm nuk më flisnin dhe ndërronin rrugën. Brenda një jave u thinja, u mpaka dhe u plaka nga stresi dhe izolimi.

Publikisht kam deklaruar se pavarësisht nga këto vuajtje nuk e kam mbajtur dhe nuk e mbaj veten as si viktimë dhe as si hero, se do të lëndoja dhe fyeja qindra e qindra shqiptarë që lindën dhe u rritën në burgje dhe kampe internimi, mes torturash të pamasa fizike dhe psikike(Agron Fico: Gazeta “Illyria”, nr. 1593, datë 27-30 tetor 2006, f. 28.)

Diplomatët amerikanë mësojnë shqip

Viti shkollor 1990-1991 më gjeti në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, kështu u quajt ish-muzeu kushtuar Hoxhës. Në këtë Qendër hapa një kurs të mësimit të gjuhës shqipe për të huaj. Isha me fat se të parët që u afruan për mësimin e shqipes ishin pjesëtarë të personelit diplomatik të ambasadës amerikane.

E para dhe këmbëmbarë ishte diplomatja e karrierës Jackie Muller, me të cilën më vonë u bëmë miq dhe këtë miqësi e vazhdojmë edhe sot në ditët tona. (Shih esenë “Jackie Muller dhe reforma në drejtësi” te libri Me hapin e Kohës, Agron Fico, Tiranë 2018.)

Pas zonjës Muller erdhën edhe diplomatë të tjerë, si Paul M. Mussen, Philip Laidlow, Synthia Caples, Kevin Walker e të tjerë. Numri i pjesëmarrësve amerikanë u rrit dhe përfshiu edhe mjaft misionarë të tipit batist, si edhe profesorin Frank Dalton, i cili e mësoi shpejt shqipen, aq sa arriti në vitin e dytë t’i jepte në gjuhën shqipe leksionet në Fakultetin Juridik.

Njohja nga afër e këtyre qytetarëve amerikanë më dha mundësinë të ndryshoja mendimin nga boria e propagandës socialiste të atyre viteve për Amerikën dhe amerikanët. Ata ishin njerëz të lirë, të drejtpërdrejtë dhe mbi të gjitha tepër humanë, njerëzorë, ndryshe nga tipi ynë shqiptar, robot, i përulur dhe i frikësuar. I standardizuar nga 10 kërkesat e moralit komunist.

Tradita e mësimit të shqipes në rrafsh akademik

Tradita e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat e larta dhe në universitete të Amerikës është e hershme. Si një nga gjuhët e familjes indo-evropiane ajo ka depërtuar edhe në sferat e larta të botës akademike.

Në rrjetin e shkollave të larta të Amerikës vendin e nderit, nga pikëpamja kronologjike për mësimin e gjuhës shqipe, e zë Universiteti Columbia në Nju Jork. Atje shqipja hyri në programin mësimor të gjuhëve të huaja më 1932. Si profesor i kursit u emërua Nelo Dizdari, i cili ishte diplomuar në Columbia si gazetar.

Kjo ngjarje pati një farë peshe, sepse gjeti vend në faqet e gazetës famëmadhe “NewYork Times” (6 mars 1932), e cila shkruante: “Në sesionin e pranverës Columbia do të ofrojë një kurs në gjuhën shqipe, i pari kurs nga sa dihet në një universitet amerikan ose anglez. Mësuesi do të jetë Nelo Dizdari i lindur në Shqipëri. (Peter Prifti: Mozaik shqiptar, Buzuku, 2003, f. 195-196.)

Kurse akademike të shqipes ka pasur dhe ka edhe sot në Universitetin e Çikagos, në shtetin Illinois, ku kanë punuar figura të kalibrit të lartë si profesorë të shqipes, si Eric P. Hemp, Kosta Kazazis dhe Victor A. Friedman.

Me profesor Friedman-in u takuam në një kongres ndërkombëtar në Tampere, Finlandë, (29 korrik – 3 gusht 2000) ku ai mbajti kumtesën “Disa veçori të habitores në gjuhën shqipe”.

Një klasë për gjuhën është hapur në Universitetin e Kalifornisë ,në San Diego në vjeshtë të vitit 1976, ku jepnin mësim Peter Prifti dhe Leonard Neumark.

Gjuha shqipe në Amerikë pas pluralizmit demokratik në Shqipëri

E para katedër e gjuhës shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri, u hap në shtetin e Miçiganit në vitin 1996.

Bashkëpunëtori dhe sekretari i Fan Nolit, Profesor Peter Prifti, e përshëndeti këtë ngjarje të shënuar në një shkrim, ku midis të tjerash shkruan: “Një qendër e re për mësimin e gjuhës dhe kulturës së shqiptarëve u themelua kohët e fundit në Miçigan… Themeluesi dhe drejtuesi i qendrës është Prof. Dr. Agron F. Fico, me origjinë shqiptare, i njohur si gjuhëtar dhe folklorist… Aktualisht ai është duke ngritur një Qendër Albanologjike, e cila synon të bëhet një magnet i fuqishëm për shqiptarët dhe amerikanët, si një model për qendrat e tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” (Peter Prifti: Mozaik shqiptar, 2003, f. 199.)

Studentët amerikanë, të lirë, të drejtpërdrejtë dhe plot energji jete ndikuan që si profesori i tyre edhe unë të ndiqja ritmin e tyre. Kështu kur shpjegova temën “Vallet popullore – shprehje e kulturës artistike të vetë popullit” ndoqa një mënyrë tjetër shpjegimi. Shkrova më parë në dërrasën e zezë vargjet:

Tafil e Gjolekë di,

Bobo ç’ qenkan të këqij,

Luftuan për Shqipëri.

Hoqa xhaketën dhe në reflektim të një incizimi të kësaj valleje në Horë të Vranshtit më 1967 kërceva dy-tre hapa, duke e shoqëruar edhe me këngë.

Ndodhi çudia. Studentët hipën mbi karrige dhe shikonin se si në pak minuta profesori i tyre ishte kthyer edhe në valltar.

Orët e mësimit me studentët amerikanë kishin mjaft dinamizëm dhe kërkohej një përgatitje serioze, sepse ata i ndiqnin informacionet për gjuhën dhe kulturën dhe bënin pyetje ose shtronin çështje për diskutim, si p.sh.: “Si vepron ose zbatohet koncepti ‘besa shqiptare’ në ekonominë e tregut ku çdo gjë është kthyer dhe vlerësohet kryesisht dhe vetëm në para?!”

Punimi i studentit afrikano-amerikan William Tito

Të paharruara më kanë mbetur në kujtesë marrëdhëniet me studentin afrikano-amerikan William Tito. William-i banonte larg nga fakulteti, në Detroit, një orë e ca rrugë me makinë, që në kohë dimri me borë dhe furtunë shkonte edhe më shumë. Në Miçigan në dimër binte shumë dëborë dhe bënte ftohtë. William-it i qëllonte të vinte shpesh me vonesë, e kuptueshme për largësinë dhe motin. Një ditë erdhi pothuajse nga fundi i leksionit. Hyri pa u ndjerë dhe unë nuk i thashë asgjë.

Në fund të leksionit e thirra dhe e pyeta. William Tito, ai student dhe njeri i mrekullueshëm, përmes lotimit më shpjegoi se nëna i vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe atë mëngjes ishte bërë keq dhe atij i ishte dashur të fliste me mjekun. U trondita pa masë. M’u kujtua nëna ime shumë vjet më parë kur isha emëruar mësues në gjimnazin e Gjirokastrës dhe më duhej të kujdesesha edhe për nënën, që vuante si nëna e William-it.

Nuk do të kishte kaq rëndësi për lexuesin sa më sipër sikur të mos tregoja se William Tito në provimin përfundimtar bëri një befasi shkencore. Në tezën e provimit me shkrim “Gjuha dhe kultura shqiptare në larminë e tyre” ai paraqiti një figurë ku në qendër ishte vendosur shtiza e flamurit kombëtar shqiptar dhe ngjitur me të dy njerëz me veshje toske dhe gege me kryet si dy shqiponja. (Shih figurën.) Më vlejti shumë qëndrimi dhe shembulli i studentit afrikano-amerikan William Tito dhe me të u bëra mik. Sa herë që shkoja nga Nju Jorku në Miçigan e takoja, hanim drekë bashkë dhe bënim edhe ndonjë fotografi.

Kishte ndodhur që gjatë një leksioni për kulturën shqiptare të largoja një studente nga ora e leksionit, se e kishte tejkaluar lirinë e saj studentore. E kuptova se edhe mund të isha treguar më i duruar, por u bë dhe nuk zhbëhej më. Erdhi dita e provimit me shkrim dhe ndodhi një ngjarje befasuese. Studentja kujdestare, që binte në sy për mprehtësinë dhe hijeshinë, kërkoi të fliste para se të shpërndaja tezat e provimit. për një çast mendova se do të shprehte ndonjë mendim kritik për punën dhe sjelljen time. Ndodhi e kundërta. Ajo foli shkurt, vlerësoi leksionet e zhvilluara dhe shtoi se “Ne do ta shprehim këtë edhe në anketën e dekanatit”. Më dorëzoi një kartolinë me firmat e studentëve (duke përfshirë edhe atë që kisha larguar nga leksioni) dhe më dhuroi një orë xhepi antike. Pas kësaj ajo shpërndau nga një fletë-palosje që studentët të shprehnin mendimin për mësimin dhe pedagogët, sipas disa pyetjeve si: cilësia e mësimit, vlerësimi, etika e pedagogut etj. me treguesit “shumë mirë”, “mirë”, “mjaftueshëm” dhe “pamjaftueshëm”. Studentët i plotësuan dhe përgjegjësja e kursit i mblodhi dhe i futi në një zarf, që e vulosi dhe e shpuri në dekanat.

Ashtu siç vinte në dukje Profesor Peter Prifti në mendimin e shprehur më lart, kjo katedër e gjuhës dhe kulturës shqiptare pati jehonë edhe në gjirin e bashkësisë shqiptare në Miçigan. Çdo vit, në muajin mars organizonim një seminar me pjesëmarrjen edhe të mjaft shqiptarëve që banonin në këtë shtet, me sesione shkencore, aktivitete artistike dhe donacione për studentët.

Ndofta nga prurjet më me rëndësi të kësaj katedre ishte se punoi dhe solli studentë shqiptarë nga Shqipëria që të studionin në Amerikë. Erdhën disa grupe. Ata studiuan fort dhe sot janë në sektorë të ndryshëm punësimi në Amerikë. Kjo ishte një arritje e dobishme që u pasurua më vonë edhe me nisma të tjera, të cilat fatkeqësisht i kthyen në biznese për përfitime vetjake..

Pasaporta e punës së nderuar

Përfshirja në botimin e vitit 2000 Who’s Who Among America’s Teachers (Kush është aksh mes profesorëve të Amerikës) ishte jo vetëm një surprizë, por edhe një nderim i arritjeve mësimore-shkencore e publike. Shokë e miq u gëzuan dhe më uruan me letra, telefonata e telegrame.

Masmedia i bëri jehonë kësaj ndodhie. Në një shkrim me titull “Harrohet në Shqipëri dhe vlerësohet në Amerikë”, botuar te gazeta “Republika”, thuhej: “Prof. Dr. Agron F. Fico është përzgjedhur të përfshihet në botimin “Who’s Who të mësuesve të Amerikës” për vitin 2000. Ky është një nder që i bëhet kulturës sonë kombëtare, por edhe një kënaqësi e pamasë për ata që e njohin nga afër kontributindhe vlerat e tij… Madje dihet se vetëm 2.5% e mësuesve të shquar amerikanë në shkallë kombëtare nderohen në këtë botim…”

Ndërsa gazeta “Albania” artikullin e vet e titullonte “Profesor Fico ndër profesorët më të mirë në SHBA për vitin 2000”.

“Urime për përfshirjen në “Who’s \Who të profesorëve amerikanë për vitin 2000”. Ky është një nder që nuk arrijnë ta marrin ndonjëherë shumica e profesorëve amerikanë që japin një jetë të tërë mësim nëpër universitete. Kënaqem shumë që e merituar këtë nder.” – më shkruante drejtori i World English Institute Richard N. Ady. (Agron Fico: Profesor në tre kontinente, Nju Jork, 2004, f. 227.)

Shekulli i XX po i mbyllte fletët e fundit të kalendarit të vet; njerëzimi po hynte në një shekull të ri plot shpresa dhe ëndrra.

Ndihesha i gëzuar se po hyja në të me pasaportën e punës së nderuar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...