2024-02-11

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka mbërritur sot në Kiev ndërsa u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian për përforcimin e mbrojtjes së Ukrainës

 Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka mbërritur sot (6 Shkurt) në Kiev ndërsa u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian për përforcimin e mbrojtjes së Ukrainës.




Kjo do të jetë vizita e katërt e Borrell në Kiev që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. Kreu i diplomacisë europiane tha se nevojitet një përpjekje për të mbështetur Kievin.

“Nuk është vetëm çështje kohe. Bëhet fjalë për sasinë dhe cilësinë e sistemeve të armëve. Dhe sigurisht që ne duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë sepse Ukraina duhet të fitojë”, tha ai.

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletarrestim për shkrimtarin e njohur rus, Boris Akunin, i cili është akuzuar për thirrje për "terrorizëm" dhe shpërndarje të "informacioneve të rreme" për ushtrinë ruse

 Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletarrestim për shkrimtarin e njohur rus, Boris Akunin, i cili është akuzuar për thirrje për "terrorizëm" dhe shpërndarje të "informacioneve të rreme" për ushtrinë ruse.


Rusia lëshon fletarrestim për shkrimtarin dhe kritikun e luftës Boris Akunin

Shkrimtari rus, Boris Akunin

Akunin njihet ndryshe si Grigory Chkhartishvili.

“Ndaj Chkhartishvilit është dhënë një masë parandaluese e paraburgimit për një periudhë prej dy muajsh nga momenti i ndalimit të tij në Rusi ose ekstradimit”, tha gjykata e Basmanny, më 6 shkurt.

Ish-kryeministri belg dhe eurodeputeti Guy Verhofstadt bën thirrje ndaj BE-së që të hetojnë mundësinë e futjes së sanksioneve ndaj Tucker Carlson.

 Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj gazetarit amerikan, Tucker Carlson pasi deklaroi se do të intervistojë presidentin rus, Vladimir Putin. Ky lajm u nda nga mediat e huaja referuar deklaratave të deputetëve aktualë dhe të dikurshëm të Parlamentit Evropian.

Ish-kryeministri belg dhe eurodeputeti Guy Verhofstadt bën thirrje ndaj BE-së që të hetojnë mundësinë e futjes së sanksioneve ndaj Carlson.

“Duke qenë se Putini është kriminel lufte dhe Bashkimi Evropian sanksionon të gjithë ata që e ndihmojnë në këtë, duket logjike që Shërbimi i Punëve të Jashtme të hetojë edhe rastin e Carlson-it”, tha Verhofstadt.


 Ish eurodeputeti Luis Garricano tha se është dakord me Verhofstadt, raporton BBC.

“Carlson nuk është më një gazetar, por një propagandues i regjimit më të urryer në tokën evropiane dhe ai që është më i rrezikshmi për paqen dhe sigurinë e Evropës”, ​​tha Garicano.

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Paet deklaroi se Putin është president i një vendi që është agresor, i akuzuar për gjenocid dhe krime lufte.

Ai shtoi se Carlson nuk është një gazetar i vërtetë sepse ai ka shprehur qartë simpatinë e tij ndaj regjimit rus dhe Putinit dhe vazhdimisht nënçmon Ukrainën. Carlson nuk është deklaruar për këtë deri më tani.

Ai konfirmoi mbrëmë se ka shkuar në Moskë për një intervistë të planifikuar me Putinin, duke thënë se po e bënte sepse ishte punë e një gazetari.

BE duhet të përshpejtojë shpërndarjen e municioneve në Ukrainë

 

Nga Flori Bruqi

Von der Leyen: BE duhet të përshpejtojë shpërndarjen e municioneve në Ukrainë

Ursula von der leyen


Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë dërgimin e municioneve të rënda në Ukrainë. Kështu deklaroi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen gjatë seancës plenare në Strasburg.

“Deri më tani ne kemi trajnuar mbi 40 mijë ushtarë ukrainas. Bashkimi ynë dhe vendet anëtare kanë mobilizuar pajisje ushtarake me vlerë 28 miliardë euro. Industria evropiane e mbrojtjes ka rritur kapacitetin e saj të prodhimit të municioneve me 40%. Ne do të kemi dorëzuar mbi gjysmën një milion predha artilerie deri në muajin e ardhshëm dhe më shumë se 1 milion deri në fund të vitit, por kjo sigurisht nuk mjafton”, tha ajo.

Po ashtu ajo shtoi se "ne duhet të mendojmë për aftësitë mbrojtëse të Ukrainës si pjesë e aftësisë sonë mbrojtëse", raportojnë mediat e huaja.

“Jo vetëm që duhet të përshpejtojmë dërgimin e municioneve në Ukrainë por, ndërsa shikojmë nga e ardhmja, ne duhet të mendojmë për aftësitë mbrojtëse të Ukrainës si pjesë e aftësisë sonë mbrojtëse. Kjo është arsyeja pse ne kemi përfshirë Ukrainën në përgatitjen e strategjisë sonë industriale të mbrojtjes. Ky është një hap i parë, i cili duhet të çojë në integrimin e Ukrainës në disa nga programet tona ushtarake, me marrëveshjen e Parlamentit Evropian dhe Këshillit”, tha ajo.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një intervistë të botuar sot në shtypin gjerman, u bëri thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e tyre të armëve për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të parandaluar një konfrontim me Moskën "që mund të zgjasë për dekada".

Me më pak se një javë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel më 15 dhe 16 shkurt, Jens Stoltenberg tha: "Ne duhet të rindërtojmë dhe zhvillojmë bazën tonë industriale më shpejt për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të riorganizuar stoqet tona".

“Kjo do të thotë se ne duhet të kalojmë nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë në kohë konflikti”, tha Stoltenberg për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për një vend aleat në NATO, por në të njëjtën kohë, Kremlini bën rregullisht kërcënime kundër vendeve të NATO-s”, tha Stoltenberg.

Duke theksuar se pushtimi rus i Ukrainës gati dy vjet më parë tregoi se paqja në Evropë nuk është e sigurtë, ai këmbënguli në rëndësinë e mbrojtjes së vendeve të aleancës.

“Për sa kohë që investojmë në sigurinë tonë dhe mbetemi të bashkuar, do të vazhdojmë të parandalojmë çdo sulm”, tha ai.

"NATO nuk po kërkon luftë me Rusinë, por ne duhet të përgatitemi për një konfrontim që mund të zgjasë dekada," tha ai.






Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një intervistë të botuar sot në shtypin gjerman, u bëri thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e tyre të armëve për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të parandaluar një konfrontim me Moskën "që mund të zgjasë për dekada"

Zelensky shkarkoi komandantin e ushtrisë, Klitschko thirrje për shpjegim

Vitali Klitschko

Shefi i ushtrisë së Ukrainës Valery Zaluzhny u shkarkua ditën e djeshme nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pas mosmrrëveshjeve mes dy udhëheqësve.

Shefi i ushtrisë së Ukrainës Valery Zaluzhny u shkarkua ditën e djeshme nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pas mosmrrëveshjeve mes dy udhëheqësve.

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit dhe një figurë e shquar gjatë luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje autoriteteve që t'i japin publikut "shpjegime për ndryshime të tilla".

"I jam mirënjohës gjeneralit Valery Zaluzhny për shërbimin e tij ndaj Ukrainës dhe përkushtimin për mbrojtjen e kombit tonë. Falë tij, ukrainasit kanë dhënë besim të vërtetë në Forcat tona të Armatosura, të cilat aktualisht gëzojnë nivelin më të lartë të besimit të publikut," -tha ai.

"Unë besoj se autoritetet do t'i japin publikut shpjegime për ndryshime të tilla," -shtoi Klitschko.

 

Kryebashkiaku theksoi se gjatë luftimeve të ashpra dhe nevojës për të mbajtur një bashkëpunim efektiv me partnerët e huaj, uniteti i shoqërisë ukrainase mbështetet në autoritete të besueshme.

 residenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë për herë të parë një intervistë për mediat amerikane, me gazetarin Tucker Carlson ku ka folur për luftën në Ukrainë në prag të 2 vjetorit të nisjes së sulmeve të Rusisë.

Putin iu drejtua Kongresit Amerikan duke u bërë thirrje që nëse vërtet duan përfundimin e luftës në Ukrainë, duhet të ndalojnë furnizimin me armë.

Sipas tij, një plan për paqen ishte thuajse i finalizuar mes 2 vendeve por u hodhën poshtë nga Ukraina e cila vijoi t’i bindej urdhrave të perëndimit.

Putin intervistë për një media perëndimore, thirrje Kongesit Amerikan: Nëse doni përfundimin e luftës në Ukrainë, thjesht mos e furnizoni me armë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë për herë të parë një intervistë për mediat amerikane, me gazetarin Tucker Carlson ku ka folur për luftën në Ukrainë në prag të 2 vjetorit të nisjes së sulmeve të Rusisë.

Putin iu drejtua Kongresit Amerikan duke u bërë thirrje që nëse vërtet duan përfundimin e luftës në Ukrainë, duhet të ndalojnë furnizimin me armë.

Sipas tij, një plan për paqen ishte thuajse i finalizuar mes 2 vendeve por u hodhën poshtë nga Ukraina e cila vijoi t’i bindej urdhrave të perëndimit.

1707514260_SZRFNFNB.PNG

Olaf Scholz dhe Joe Biden

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quan "qesharake" intervistën e presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën gjatë takimit të tij me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje, ku secili kamp do të lirojë nga 100 robër lufte.

Ndërmjetësues në këtë marrëveshje ishin Emiratet e Bashkuara Arabe.

Videoja e mësipërme tregon momentin kur 100 ushtarë rus, të zënë rob nga Ukraina, mbërrijnë në Moskë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës Valery Zaluzhny duke emëruar në vend të tij Oleksandr Syrskiy

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit dhe zëvendësimi pritej prej javësh pasi flitej për mosmarrëveshje midis Zaluzhny dhe presidentit ukrainas.

Pas këtij ndryshimi të rëndësishëm Zelensky shprehet se kishte ardhur koha për ndryshime në udhëheqjen ushtarake. 


Koha për rinovim është tani", thotë Zelensky.

Zelensky u takua me ish-komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Zaluzhniy, më herët gjatë 8 shkurtit dhe tha se i ka kërkuar që të qëndrojë “në ekipin e tij”, edhe pse nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti.

"I propozova gjeneralit Zaluzhny që të jetë pjesë e ekipit. Ne do të fitojmë. Lavdi Ukrainës", shkruan Zelensky.

Tensionet mes presidentit Zelensky dhe gjeneralit Zalunzhniy u vunë re në nëntorin e vitit të kaluar, pasi gjenerali kishte publikuar një ediorial në The Economist, ku deklaroi se lufta kishte hyrë në një ngërç dhe se vetëm përparimi teknologjik do t’i mundësonte Ukrainës që të përmbushë qëllimin e saj për të çliruar territoret e pushtuara.

1707420073_ukraine.JPG

Moska njoftoi shkëmbimin e 100 të burgosurve me Ukrainën. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha ministria ruse e mbrojtjes, sipas Interfax.

Ukraina sulmon me 2 dronë një ndër rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

Ukraina ka goditur rafinerinë më të madhe të naftës në jug të Rusisë me dy dronë, këtë të shtunë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Autoritetet ruse kanë deklaruar se kanë arritur të shuajnë në kohë zjarrin në rafinerinë e naftës në Volgodrad.

Ushtria ukrainase ka targetuar edhe më parë objekte në naftës ruse.


Prodhuesi i naftës Lukoil, i cili e ka në pronësi këtë rafineri, ka njoftuar se falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, rafineria i është kthyer punës normalisht.

Sipas Reuters, Forcat e Sigurisë së Ukrainës e goditën objektin parësor të përpunimit, pa të cilin rafineria mund të humbë kapacitete të rëndësishme prodhuese.


Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, kaë zhvilluar një takim ditën e sotme, në Bruksel, ku mes të tjerave, temë e diskutimeve mes tyre ishte dhe lufta në Ukrainë.

Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, Sullivan tha se Shtëpia e Bardhë është e përqendruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën.

“Ne besojmë se ende mundemi dhe do ta ofrojmë ndihmën për Ukrainën”,- tha Sullivan


 Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Stoltenberg theksoi se për Ukrainën një paketë ndihme është jetike ndaj dhe miratimi i Kongresit në këtë rast është i domosdoshëm.

Të nxitur nga “thashethemet” mediatike gazetarët pyetën Sullivan dhe Stoltenberg për qëndrimin e tyre në lidhje me shkarkimin e pritur gjeneralit ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Shefi i NATO-s dhe Sullivan thanë se zgjedhja e komandantëve të saj ushtarakë është një vendim sovran i Ukrainës.



Pesë persona janë arrestuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase (SBU) të dyshuar se punonin për FSB-në ruse në rajone të ndryshme të Ukrainës. Lajmin e raporton “Kyiv Independent”.

Në mesin e pesë të arrestuarve janë oficerë dhe ish-oficerë të shërbimeve të inteligjencës ukrainase. Ata dyshohen se kanë dhënë informacion mbi Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe infrastrukturën energjetike.

“Shërbimi i sigurisë së Ukrainës neutralizoi një rrjet të fuqishëm agjentësh të drejtuar nga kundërzbulimi ushtarak i FSB-së, i cili vepronte në Ukrainë", tha shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës të martën.

Ukraina ka arrestuar disa individë që pretendon se ishin spiunë të fshehtë rusë ose për kalimin e informacionit strategjik te mbajtësit rusë që nga pushtimi i Moskës në shkurt 2022.

 Kievi shkatërron rrjetin e spiunazhit rus! Arrestohen 5 persona, mes tyre punonjës të shërbimeve të inteligjencës ukrainase

Foto nga momenti i arrestim

Pesë persona janë arrestuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase (SBU) të dyshuar se punonin për FSB-në ruse në rajone të ndryshme të Ukrainës

Raporti i inteligjencës amerikane: Lufta në Ukrainë i kushtoi Rusisë me 315 mijë viktima, frenoi me 18 vjet modernizimin e ushtrisë ruse

 




2024-02-10

Serbia e zvoglon buxhetin për Këshillin Kombëtar, të pakicës shqiptare




Shkruan: Mr.sci. Refik HASANI

 

Funksionimi i Këshillit Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi,  sipas ligjit të vitit 2009, është organ përfaqësues i pakicës nacionale shqiptare në Republikën e Serbisë.

 

Këshilli, përbëhet nga  Anëtarët, Kryesia, Organi Ekzekutiv që përbëhet nga Komisioni për Arsim, për informim, për Kulturë dhe Komisioni për përdorimin zyrtar të Gjuhës dhe shkrimit Shqip.

 

 

Ligjërisht Këshilli për pjestarët e pakicës shqiptare, ka autoritetin  për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave në fushën  arsimore në gjuhën e komunitetit  si dhe në fushën e kulturës, informacionit dhe në disa fusha  tjera.

 

Për mbullimin në realizim të këtyre të drejtave, duhet buxhet i mjaftueshëm  të ndahet çdo vjetë,dhe për vitin 2024, Qeveria e Serbisë për Këshillin Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi,  ka ulur për mbi 1 milion dinarë buxhetin për këtë Këshill.

 

Ky Këshill, tani ka mbetur me një buxhet, sa për të mbuluar  të punësuarit, që përbehen pasi kan kaluar edhe zgjedhjet për këtë Këshill. Zvoglimi i buxhetit është si një farsë e radhës që po krijon Serbia, para ndërkombëtarëve që ka Këshilla të pakicës, por nuk ndan mjete buxhetore, që vërtet këto këshilla të posedojn mjete finnaciare   për ruajtjen e  të drejtave për fushat për çka jan  edhe themeluar.

 

Serbia nuk mundë në njërën anë të kushtëzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën, në formimin e asosciacionit të Komunave të pakicës Serbe në Kosovë, kurse në anën tjerë t’ua mohon të drejtat themelore të njeriut dhe atyre kolektive shqiptarëve në Serbi, veçmas që përfshin  Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, dhe Krahinën e Sanxhakut.

 

Kur kemi një diskriminim më të madhë në këtë pjesë të Evropës si dy rajone më të pazhvilluara, nuk është e pa pritur  ku për vitin 2024,zvoglohet buxheti.   Zvoglimi  i mjeteve buxhetore, për pakicën shqiptare në Serbi, nuk arsyetohet në asnjë mënyrë.

 

*Autori, është nga Bujanoci, është profesor dhe ka titullin Master Shkencor,ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së dy Kryeministrive,formimi i komiteteve për bashkëpunim ndërkufitarë, etj.

Albana Beqiri: Një rrëfim tronditës për njerëz të palumtur(Rreth romanit “Liria ime” i Mehmet Krajës)


Romani “Liria ime” i Mehmet Krajës mund dhe duhet të lexohet si katarsis për dhe mbi lirinë e munguar e të ëndërruar, të ngjyer me gjakun e më të guximshmëve në gjenerata të tëra, të përlyer me mëkatet e shumicës aspiruese të saj. Në të vërtetë, ky roman përthekon brenda vetes katarsisin shpirtëror të një shoqërie që përjeton agoninë e përjetimit të lirisë, asaj individuale dhe kolektive, prandaj ky katarsis vështirë të realizohet në planin kolektiv, nëse së pari nuk kemi përjetimin e katarsisit personal, individual.

Në këtë pikëshikim, liria i ngjason një çibani të mbirë në trupin e një shoqërie të tërë dhe vetëm nevoja e vetëpastrimit, katarsisi do mund ta pastronte qelbin moral e shpirtëror të saj. Të gjithë personazhet sikur janë shkëputur nga një udhëtim i pafundmë dhe fatkeq në kërkim të lirisë, rruga e tyre është devijuar sa për të treguar se dashuria për liri është “mallkimi” që i ndjek deri në fund, dhe ky “mallkim” mund të hiqet vetëm nëse përjeton katarsisin individual, prandaj ata i rikthehen vazhdimisht e vazhdimisht të kaluarës, reminishencat e së cilës arrihen lehtësisht e pa sforcim përmes kapërcimeve të natyrshme nëpër kohë, të atilla sa nuk çuditesh më sesi mendimet e personazhit mund të shkojnë aq shpesh në kohë e në vende të ndryshme, të kthehen në realitet e të shkojnë pastaj sërish në të shkuarën, pa krijuar kurrfarë barriere në kuptim. Ballafaqimi fare pa komplekse me të kaluarën duket si një lloj shpëtimi nga vetvetja, nga palumturia e tyre ngjitëse, nga luftërat e tyre të humbura që pa filluar fare. Në fund të fundit nëse në një mënyrë ose në një tjetër e kanë përjetuar ferrin tokësor, çfarë mund të kishte më tepër se kaq?

E ferri i tyre nuk është ai i konceptit filozofiko-letrar të Sartrit, pra, tjetri, ferri në të cilën i ka zhytur autori është liria iluzore dhe gati-gati e pamundur e njerëzve, të cilët e kanë ëndërruar dhe aspiruar gjatë e sigurisht në mënyrat e tyre e për të cilët kthehet në pamundësi pikërisht atëherë kur e prekin me dorë. Prandaj, nëntë rrëfimet mund të lexohen edhe si nëntë rrathë ferri, pasi secili rrëfim bart me vete një lloj “nxehtësie” ferri të marrë nga fatet e përmbysura të protagonistëve.

E kur vjen fjala te nëntë rrëfimet, aq sa e përbëjnë romanin, mundet vetëm të pohojmë të dukshmen, atë se  “Liria ime” e Mehmet Krajës nuk është lloji i romanit tradicional, me një subjekt që rrëfehet apo lexohet fund e krye si një tërësi organike, autori-një romancier i majave, këtë herë qëllimshëm ka zgjedhur të bëjë thyerje të fortë të zhanrit, duke bërë bashkë histori e personazhe të ndryshme të cilët faqe pas faqeje me një gjuhë të pasur dhe hijeshuar me gdhendjen dhe elegancën e filigranit, do të vizatojnë estetikisht portretin jo dhe aq të bukur të lirisë së shumë ëndërruar. E, “eksperimentimi” nëse mund ta quajmë kështu, me zhanrin del të jetë i suksesshëm: autori arrin që përtej çdo imagjinate të lidhë bukur e në mënyrë të përsosur rrëfime të palumtura e të trishta njerëzish të veshur me petkun e heronjve të panjohur e të humbur margjinave të historisë, të cilët nuk i lidh kurrgjë me njëri-tjetrin veç fatit të përmbysur brenda një lloj tragjediciteti absurd që i çon në një vetmi më të thellë e më të kobshme se edhe vetë vdekja.

 Narratori është ai që i lidh mes veti, jo aq si personazhe që e njohin njëri-tjetrin apo se japin e marrin me shoku-shokun, por si fate njësoj tragjikë, njësoj të palumtur, njësoj të vetmuar, njësoj fatkeqë në këtë vetmi rraskapitëse e munduese. Rrëfimet dhe personazhet bartin shtresime kuptimore të shumta, sidomos shtresime psikologjike e filozofike, të cilat ngjasojnë me përsiatje të cilat plotësojnë kuadrin e tërë romanit, duke e shndërruar atë bindshëm nga nëntë rrëfime të palidhura me njëri-tjetrin në një rrëfim të vetëm që tregon palumturinë, zhgënjimin dhe vuajtjet e njeriut të pasluftës, të luftës apo para luftës e që nuk ka kurrfarë rëndësie nëse është jeta e vetë narratorit, ajo e Hysen Ramës, Selim Krasniqit, zonjës Drita, Muharrem Marmelushës, Bujar Sylës, Halil Demajt, Agim Kozgorit, Habib Çerkezit, njeriut me identitet të humbur, aktores së dikurshme apo qoftë edhe e një qeni.

Pasi e lexon romanin “Liria ime”, kupton atë që e ke ditur gjithmonë, se liria nuk arrin t’i bëjë të lumtur njerëzit, bota është e mbushur plot me njerëz të palumtur edhe pse ata janë njerëz të lirë, të cilët lirinë e kanë përfituar që nga lindja dhe kurrë nuk e kanë pasur ideal apo qëllim jetësor, si ta zëmë e kanë pasur shumica e personazheve të romanit të Mehmet Krajës.

 Në një lexim të kujdesshëm të romanit, sheh se narratori që nuk është gjithmonë i pranishëm, por shfaqet herë pas here, është megjithatë një lloj protogonisti, po aq fatalist sa edhe personazhet e tij, gjithmonë shfaqet në momente kyçe jo aq për të qenë filli lidhës i historive të rrëfyera, sa edhe një katalizator i tyre, rrëfyes i besueshëm i mendimeve të fshehta të personazheve, qëmtues i dhembjes që ata mbajnë ndër vete, njohësi më i mirë i peshës së rëndë të vetmisë së tyre. Janë kështu nëntë jetë njerëzish të Kosovës, të cilët në luftë me vetminë dhe me palumturinë e tyre, shenjojnë në të njëjtën kohë edhe jetën e narratorit. Jeta e tyre është njëkohësisht edhe jeta e tij dhe jeta e tij është në një mënyrë edhe e tyrja. Psh, në rrëfimin për Muharrem Mamelushën nga Prizreni, narratori shfaqet më shumë, sikur shkrihet e bëhet një me rrëfimin për personazhin e tij. Ani pse i distancuar qartë, ai sërish sikur jep e merr me personazhin, përjeton bashkë me të, i njeh luftërat e tij të fituara e njeh edhe luftën e tij me vetveten, me dëshpërimin dhe me vetminë. Te figura e këtij ushtaraku të zvjerdhur fizikisht e moralisht luftërave të huaja, narratori bën kapërcimin e madh, që në krye kur deklaron se është i lodhur nga lufta paqësore e LDK-së i jep rrëfimit tone sarkastike, duke e thelluar ta quajmë kushtimisht talljen me vetveten, por edhe me personazhin për të cilin do të rrëfejë, sepse pikërisht nga kjo mërzitje me opsionin paqësor del se ata të dy nuk kanë vetëm një luftë për të bërë, por shumë të tilla, njërën nga të cilat Muharrem Marmelusha e bën në prani të narratorit. Natyrisht që e humb, nuk është luftë që do mund ta fitonte.

Por, rrëfimi i parafundit, ai i njeriut pa identitet, ku narratori duket të jetë më i kufizuar për shkak se njeriu pa identitet është tërësisht i pavetëdijshëm e për të nuk ka kush të rrëfejë, është rrëfimi që në fund të fundit e shndërron rrëfimtarin në kryepersonazh. Pasi arrin të shkrijë organikisht e ta kalojë pa sforco atë kufirin e hollë mes reales dhe ireales, narratori del të jetë i njëjti me personazhin pa emër e pa histori: një tufë lulesh mbi varrin e njeriut pa emër ka në shënim emrin e narratorit! Këtu historia merr fundin më të paimagjinueshëm dhe misteri e mbështjell përfundimisht rrëfimin për vdekjen e kryepersonazhit dhe krejt në fund mund të thuhet se gjatë gjithë kohës narratori kishte përshkruar vdekjen e tij. Me këtë akt final përmbyllet jeta e tij, e copëzuar në jetët e personazheve të tij të palumtur.

 Të nëntë rrëfimet, përfshi këtu edhe atë nga perspektiva e një qenushi bartin përvoja të forta e shenjuese jetësore, (rrëfimi i qenit psh. në më të shumtën e herëve bart përvojat e zonjës së tij, aktores dikur të famshme), të cilat nuk kanë edhe aq shumë nevojën e imagjinatës që të gravohen artistikisht, por autori përmes gjuhës së kondensuar dhe shtresimeve shumëdimensionale në të cilin e fut tekstin letrar arrin t’i kthejë këto përvoja artistike në letërsi, e cila të kënaq dhe të përmbush estetikisht. Frazat e gjata janë gjetje befasuese në mënyrën sesi strukturohen, brenda një të tille gjen jo vetëm shtresime të shumta, mendime të lidhura organikisht me njëri-tjetrin, apo edhe dy tre situata që po ashtu shkrihen çuditërisht ndër vete si me qenë një e vetme e që funksionojnë si një tërësi shumëkuptimëshe rrëfimore. Gjuha është shterur e përpunuar deri në atë pikë sa prej saj janë shtrydhur të gjitha esencat kuptimore duke u njehsuar lehtësisht me tekstin letrar si një tërësi unike, që siç pohuam më sipër kënaq estetikisht. 

Të mbështjellë me petkun e universalitetit, megjithatë personazhet, qofshin kryesorë apo rastësorë duket sikur mbartin një mision: të plotësojnë kuadrin e jetës së shqiptarit kudo që ai të jetë, për të treguar se refleksi i fortë nacional sikur i është stampuar në ADN e të cilit nuk i ikën dot në asnjë vend të botës, kudo që të fshihet apo largohet me idenë se nuk do të kthehet më kurrë në atdheun e tij, që për shumicën e të cilëve është një vend ku përveç kujtimeve të vyshkura të së shkuarës, mund të gjesh edhe një varr ku të vendosësh një tufë lulesh. Shumë histori nuk rrëfehen deri në fund dhe kjo është një gjetje interesante, sepse pikërisht përmes të pathënës thuhet më shumë, nënkuptohet më shumë. Personazhet janë kryesisht personazhe të humbura brenda jetëve të tyre, personazhe me ëndrra të vrara, ideale të tradhtuara, me trauma që i kanë rrënjët thellë në momente apo situata të tmerrshme, ata janë në ngarendje të përhershme për diku që shpesh nuk e dinë as vetë se ku apo çka është, por gjatë kësaj ngarendjeje zhbirojnë pse jo edhe pavetëdijshëm në skajet më të errëta e të fshehta të qenies njerëzore, çka bën që në ato rrëfime të gjesh e të prekësh gjithçka. Në to gjen ideale të tradhtuara nga ata që thirren në emër të tyre, vrasje, dhunime, jetë dyfishe, spiunë e bij spiunësh që enden në tmerrin e një jete me damkën e atit spiun, të moshuar që në muzg të jetës duan të rrëfejnë historitë e tyre jetësore qoftë të shkruara si dorëshkrime prej 540 faqesh apo si drama që përfundojnë veç në një faqe të vetme e që pretendojnë se ato janë dorëshkrime për historinë e botës, gjen e prek të vërteta e fakte historike që dhembin, dështakë që nuk kanë arritur të bëjnë asgjë të vlefshme në jetën e tyre, përpos gjërave që ia kanë shtuar dozën e palumturisë, gjen e prek po ashtu absurdin e luftës e sidomos atë të paqes, tmerrin që mbulohet përmes petkut të lumturisë së rrejshme, vetminë që përpin gjithçka e më lehtë nga të gjitha jetë njerëzore, prek dhimbshëm shpërfytyrimin nga ideologjia dhe nga indoktrinimi ideologjik, përkeqjen në emër të luftës e të fitores, gjen aty po ashtu realitet të dhembshëm e fiksion brenda një situate të vetme, gjen pra gjithçka që e bën të prekshme jetën njerëzore. Personazhet enden lehtësisht në botë sa reale aq edhe imagjinare, ata flasin me veten, flasin me të shkuarën dhe kujtimet e tyre, flasin dhe rrëfejnë për palumturinë e tyre dhe të botës duke të të mbajtur të lidhur fort pas rrëfimit. Kështu krijohet edhe dinamika e brendshme, e cila dominon gjatë gjithë kohës.

 Gjithçka nis në aeroportin e Prishtinës e gjithçka përfundon aty. Halil Demaj pas dy javëve në Prishtinë (të vetmeve që nga dita që kishte lënë Prishtinën për të ikur drejt Maqedonisë si refugjat), ndërsa largohet drejt Irlandës ku jetonte që 20 vjet, sheh vetëvrasjen e një qenushi. Kjo vetëvrasje përmbyll gjithçka, i jep fund iluzionit për një jetë të lumtur e të dinjitetshme.

Halil Demaj nuk e di se po shkon drejt vdekjes së tij, drejt atij momentit kur një ish-spiun, që e kishte terrorizuar gjatë gjithë jetës, duke e marrë në pyetje e kërcënuar, duke e cenuar madje edhe në nder (kishte shkuar me të shoqen e tij), tani si dëshmitar i mbrojtur i gjykatës speciale e gjen deri në Irlandë e në fund fare në mënyrën më absurde ia merr edhe jetën. As Bujar Sylaj nuk e dinte se insistimi i tij pa ndonjë motiv të vlefshëm për të zbuluar nëse vrasjen e Jusuf Gërvallës e kishte ideuar e urdhëruar i ati spiun, do e çonte drejt vdekjes, të cilën do e bënte realitet një moskuptim fatkeq, as Selim Krasniqi nuk e dinte se pas gjithë atyre traumave dhe përjetimeve të rënda, gjithë asaj vetmie që e ndante me veten, me hijen e tij apo me ndonjë zog, do të kthehej në vrasësin e të shoqes, duke mbuluar kështu gjithë mosguximin, paburrërinë apo pafuqinë e tij për të shpëtuar mixhën nga vrasja në oborr të shtëpisë apo për të shpëtuar të shoqen nga përdhunuesit – tre burrat që ia vranë edhe mixhën, as Muharrem Marmelusha nuk e dinte se pas gjithë atyre luftërave të fituara do të humbte luftën e vërtetë, të parën luftë të tij, atë me vetveten e që pas aq shumë e shumë vrasjeve, djegieve e rrënimeve në luftëra të huaja nuk do e mundte dot demonin brenda vetes që e kishte fillin në një ditë kur në fëmijërinë e tij të largët e në vendlindjen e tij po aq të largët pa sesi tre vete ia vranë të atin, ai po ashtu nuk e dinte se vdekja e tij do të ishte po aq e palavdishme sa jeta, do përfundonte me fyt të çarë nga e shoqja, zonja Mo, as Agim Kozgori nuk e dinte se do përfundonte me këmbë e duar të thyera vetëm pse donte dikë po aq të palumtur e po aq fatkeq sa ai, vetëm njeriu pa identitet e dinte se po vdiste dhe e pranoi vdekjen, ashtu si vetëm qenushi i aktores Aferditë bëri aktin më sublim: u vetëvra me vetëdije të plotë. Të gjithë këta personazhe mund të lexohen në mënyrat e veta heronj dhe antiheronj, ata ishin aty ku bëhej historia, por të zënë deri në fund me palumturinë e tyre, të zdërhallur në absurdin e fatalitetit të tyre nuk ishin në gjendje as ta perceptonin si të tillë historinë, se për ta përjetuar atë as që bëhej fjalë. Ata mbetën deri në fund njerëz të pafat, të panjohur për njëri-tjetrin, që ndërlidhen mes veti me një fill të padukshëm e që duhet të jetë një lloj nyje e padukshme e fatit, e cila i përbashkon në fatalitetin e jetës së tyre.

Parë kështu, të gjithë funksionojnë si pjesë e një të tëre. Krejt romani është një mozaik në kërkim të jetës, dhe të nëntë rrëfimet e tij janë pjesë e këtij mozaiku, të gjithë bashkë bëjnë plotninë e tij. 

Për fund, “Liria ime” është një rrëfim artistik tronditës i njerëzve që s’kanë ç’të bëjnë me lirinë e cila nuk përmbush as për së afërmi barrën dhe peshën e stërmadhe të iluzioneve, ëndrrave dhe aspiratave të shumë e shumë brezave.

Liria për ta ka qenë kryq a gur Sizifi që siç kanë ditur dhe mundur e kanë mbajtur mbi shpinë, derisa kur e prekën realisht kuptuan se nuk është kurrgjë tjetër veçse zgjatim absurd i palumturisë së tyre permanente.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...