Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/11

Ambasada e Kosovës në Gjermani del me informacion rreth mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Berlin

 



Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë disa informacione të rëndësishme mbi institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Berlin.


Në një postim në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se kriteri kryesor që në një shkollë në Berlin të ketë mësim plotësues të gjuhës shqipe është kërkesa prej të paktën 12 nxënësve shqiptarë në një shkollë.

Disa informacione me rëndësi mbi institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Berlin.

Të dashur prindër,

Në prag të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të mësimit në landin e Berlinit, Senati i Berlinit ka kërkuar nga të gjitha shkollat publike në Berlin, që këto të fundit përmes drejtorive të tyre të njoftojnë prindërit për mësimin plotësues (Erstsprachenunterricht). Shumë drejtori të shkollave tashmë kanë dërguar njoftimet (me email) tek prindërit qysh javën e kaluar dhe prindërit e interesuar duhet të plotësojnë formularët për mësimin plotësues në gjuhen shqipe dhe t’i dorëzojnë ato në shkolla.

Kriteri kryesor që në një shkollë të ketë mësim plotësues të gjuhës shqipe është kërkesa prej të paktën 12 nxënësve shqiptarë në një shkollë.

Nëse dorëzohen 12 formularë, atëherë drejtoritë e shkollave informojnë organet kompetente të landit të Berlinit (Senatsverëaltung für Bildung, Jugend und Familie) për interesimin e shprehur dhe nevojën e ofrimit të gjuhës shqipe në shkollë.

Senatsverëaltung für Bildung, Jugend und Familie bën shpalljen e konkursit publik për pranimin e mësimdhënësve, duke e inkuadruar mësimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor të landit të Berlinit.

Përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet nga Senatsverëaltung für Bildung, Jugend und Familie.

Fëmijët e interesuar do të kenë mundësinë të ndjekin dy orë në javë mësimin plotësues të gjuhës shqipe gjatë mësimit të rregullt shkollor.

Lusim të gjithë prindërit shqiptarë në Berlin, që të shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme për mësimin e gjuhës shqipe dhe institucionalizimin e saj në sistemin arsimor gjerman.

Ky lajm i shumëpritur është një mundësi e jashtëzakonshme që i ofrohet fëmijëve tanë në diasporë që të mësojnë gjuhën, historinë e kulturën kombëtare dhe të krijojnë e thellojnë lidhjen emocionale me atdheun.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin iu uron prindërve dhe nxënësve suksese të shumta dhe inkurajon që të lajmëroni fëmijët tuaj për të mësuar gjuhën shqipe.

Falënderojmë Senatin e Berlinit për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm dhe përkrahjen e vazhdueshme për institucionalizimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor gjerman

Le të flasin njerëzit për vetën e tyre nga Christopher Bertram*

 



Ese mbi filozofinë dhe mendimet e Jean-Jacques Rousseau

“Le të flasin njerëzit për vetën e tyre” nga Christopher Bertram*


Përmendjuni Jean-Jacques Rousseauin disa liberalve e libertarianve, universi mendor i së cilëve është i pajisur me tregje të lira, të drejta individuale dhe shkencë evolucionare, dhe shpesh do t’iu thuhet se ai qe një mashtrues, një hipokrit dhe i çmendur, zbrazëtia e mendimit të së cilit tejkalohet vetëm nga shthurja e karakterit të tij. Gjatë Luftës së Ftohtë, ky reagim me shumë gjasë do të shoqërohej nga një akuzë tjetër: se Rousseaui ishte stërgjyshi intelektual i totalitarizmit, se krimet e së Majtës, që nga Terrori i Madh e te Gulagu, rezultojnë nga idetë e tij. Intelektualisht, urryesit e Rousseauit shpesh e shohin atë si paraardhës të armiqësisë iracionale ndaj shkencës dhe “progresit”, sikur të ishte disi fajtor si për postmodernizmin ashtu edhe për kundërshtinë e mpiksur ndaj energjisë bërthamore dhe të korrave të GMsë. Kështu, Rousseau na bëhet personifikim jokoherent i të gjithë kundërshtarëve të shoqërisë shekullare liberale dhe komerciale.

Në anën tjetër, ka prej tyre të cilët e duan Rousseauin, që e shohin si një mendimtar me aftësinë e depërtimit në premtimet e rreme të modernitetit dhe si udhërrëfyes dhe shoqërues në lidhje me atë se si të jetohet mirë, apo të paktën si të mbijetohet, në një shoqëri të pllakosur nga koprracia, gara dhe statusi. Kjo, përkundër asaj që ai ishte një burrë jashtëzakonisht i vërshtirë për t’u marrë me të, një shok i paarsyeshëm dhe kopriçoz, dhe një mizogjin i cili tjetërsonte pothuajse çdokë që e donte dhe që kujdesej për të. Këto ekstreme duken edhe më të çuditshme kur kujtojmë se Rousseaui nuk mbajti ndonjë post politik, se ai veçse shkruante libra, letra dhe muzikë. Ai ishte totalisht i panjohur deri në moshë të mesme dhe, pas një periudhë të shkurtër të famës së madhe, ai vdiq në rrethana të errëta dhe i varfër. Gabimet e tij, çmenduria e tij dhe ndonjëherë veprimet e tij të rënda të mërisë dhe mosfalenderimit, të përmendura shpesh nga armiqë e tij, dhe në të shumtën e rasteve, të pranuara prej vet atij, nuk e veçojnë atë si një prej monstrave të historisë.

Kalimi i kohës e bën këtë poashtu të veçantë. Rousseau u lind para 300 vjetësh (më 28 qershor). Publiku vështirë se mban mend dikë për një kohë aq të gjatë, prapë se prapë Rousseaui vazhdon të inspirojë, të gjenerojë konferenca të pafundme akademike, biografi, dhe studime kritike në shumë disciplina. Ai ka inspiruar romane siç është Rrëfimet e Reja [The New Confessions] të William Boyd.

Falë shkrimeve të tij autobiografike, faktet e jetës së Rousseauit janë të njohura mirë. Pas vdekjes së të ëmës gjatë lindjes së tij në Zhenevë, Jean-Jacques u edukua nga i ati, qytetar si dhe një patriot zhenevas dhe rastësisht mësoi për historianët romakë.

Por kur ishte vetëm dhjetë vjeç, i ati u largua për t’iu shmangur një procesi gjyqësor, dhe në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, kur po kalonte një jetë të mjerueshme si shegert i një gdhendësi, ai hoqi dorë nga qyteti, për t’u kthyer vetëm për vizita të rralla.

Deri më 1749, ekzili, pas një jete të larmishme si dashnor i një aristokrate, si shërbëtor, muzikant shëtitës, tutor i fëmijëve të aristokracisë dhe, disi pakënaqshëm, si sekretar i ambasadorit francez në Venedik, ai qe një vizitor i padalluar në salonet e Iluminizmit që frekunetoheshin prej Denis Diderotsë dhe qarkut të tij. Atë vit, rrugës për të vizituar të burgosurin e përkohshëm Diderot, Rousseaui thotë të ketë pasur një lloj epifanie. Me të lexuar rreth një gare letrare të organizuar nga Akademia e Dizhonit, Rousseaui u ballafaqua me pyetjen se a kuntribuonin artet dhe shkencat moralit a jo? Ishte atëherë, thotë ai, që atij i erdh teza disi e errët qendrore e filozofisë së tij: se njeriu është i mirë për nga natyra, por i koruptuar nga shoqëria. Duke arnuar këtë mendim së bashku me disa pasazhe gjysëm të kopjuara nga Montesquieu, Rousseaui përmblodhi Diskursin mbi Shkencat dhe Artet [Discourse on the Sciences and the Arts], që i fitoi çmimin dhe i siguroi famën.

U nis një karierë që do ta shihte Rousseauin të zhvillonte ndjeshmërinë e tij të natyrshme muzikore, tekstet klasike që i kishte lexuar me të atin, shkencat e reja humane që i konsumoi si tutor, dhe krenarinë e tij republikane Zhenevase në një konceptim të dalluar të njerëzimit, shoqërisë, jetës së mirë dhe vetes. Së bashku me shkrimet e tij mbi politikën, ai do të jepte kontribut të çmuar në letërsi, në opera dhe muzikë, në edukim, fe dhe në studimin e gjuhës, antropologjisë dhe autobiografisë, dhe madje edhe në botanikë. (Natyra ndërdisciplinare e arritjeve të Rousseauit shpërfaqet shumë mirë në librin Rousseau dhe Liria [Rousseau and Freedom] të Christie McDonaldit dhe Stanley Hoffmannit, ku çështjet standard të politikës dhe filozofisë lidhen me interesat e Rousseauit për teatron, muzikën dhe historinë.)

Damari më i dalluar që e përshkon veprën e tij, është pyetja, se si të kënaqen nevojat tona më bazikë për liri dhe njohje në një botë të ndërvarësisë. Rousseaui qe i fiksuar pas idesë se përderisa nevojat tona shumëzohen përtej pikës ku ne do të mund t’i plotësonim ato duke përdorur forcat tona të natyrshme, ne jemi bërë të varur nga bashkëpunimi me të tjerët për të marrë atë që duam, një temë që eksplorohet në mënyrën më të spikatur te Diskursi mbi Pabarazinë [Discourse on Inequality].Varësia te të tjerët ndjell një deformim në vete përderisa njerëzit shndërrohen në personazhe të cilët ata besojnë se të tjerët do t’i shohin si joshës apo të dobishëm. Por ne të gjithë po e luajmë këtë lojë së bashku, dhe ndjenja se dashuria dhe respekti që na japin të tjerët mund të jetë e shtirur për arsye instrumentale, një ndjenjë që merr mbështetje nga ajo çfarë bëjmë vet ne për t’i nënshtruar të tjerët ndaj vullnetit tonë, shkakton një sens të thellë ankthi dhe ndjenja të krenarisë, kotësisë, tërbimit, përbuzjes, vetë-urrjetjes dhe xhelozisë. Ne përfshihemi me të tjerët jo ashtu siç “jemi në të vërtetë” por përmes një loje pambarimisht rekursive të besimeve rreth asaj se çfarë besojnë të tjerët, një lojë që përforcon hierarkitë e shtypjes dhe dominimit. Këto forca të fuqishme na socializojnë dhe izolojnë njëkohësisht, duke na shtyrë që të ndrydhim ndjeshmërinë tonë të natyrshme ndaj vuajtjes së të tjerëve dhe që të zhvillojmë racionalizime të elaboruara për të arsyetuar pushtetin dhe pozitën që marrin formën e ideologjive politike dhe kodeve morale.

Pa dyshim se pikëpamja e Rousseauit për modernitetin është tepër distopiane. Kritikët kanë qenë shumë të shpejtë të gjejnë burimin e fiksimit të tij me opinionin dhe varësinë ndaj sëmundjes së tij mendore. Megjithatë, Rousseaui gjithsesi ka të drejtë të ketë identifikuar këtë tension mes aspiratës për autonomi dhe varësisë ndaj zgjedhjeve dhe opinioneve të të tjerëve si njërin prej problemeve kyçe të jetës modern: manifestimi i tij i fundit është varësia e jetës së shumë njerëzve ndaj opinioneve të paqëndrueshme të tregtarëve të bonove dhe përpjekve të dëshpëruara të politikanëve për të inspiruar “besim” në ekonomitë e tyre. Në të këto çështje, Rousseaui është paraardhës edhe i Marksit edhe i ekzistencializmit.

Përgjigjja e Rousseauit ndaj këtyre çështjeve është shpesh dorëheqja dhe pesimizmi. Në një disponim më konstruktiv, ai u përpoq të mendonte për mënyrat e përballimit. Te Kontrata Shoqërore [The Social Contract] ai u mor me idenë se a mundet që liria dhe ndërvarësia të arrihen përmes politikës. Te Emile: ose, Mbi Edukimin, ai shikonte se si mund të edukohej një fëmijë për të rezistuar deformimet e modernitetit. Aty, ai shtyn përpara një ideal të cilin sot do ta quanim edukim të përqendruar te fëmija [child-centred education], në të cilin nxënësi inkurajohet që të mesojë përmes një program të strukturuar me kujdes të zbulimeve në dukje spontane, të cilat e lënë atë të sigurtë në kuptimin e fuqive dhe aftësive të tij dhe rjedhimisht mospërfillës ndaj korupsionit të opinionit. Komanda, mësimi i rutinës, e madje edhe librat janë të huaj për këtë metodë pedagogjike. Mësuesi e lë fëmijën të zbulojë gjërat për veten e tij: por është gjithmonë i vëmendshëm që të shtrojë rrugën e duhur përmes sugjerimeve të arsyeshme. Natyrisht se ka shumë më tepër se kaq te Emile; ai poashtu përmban reflektimet më të sofistikuara të Rousseauit mbi psikologjinë dhe emocionet, shpërfaq mizogjininë e tij më ekstreme dhe shndërrohet në një lloj romani. Për fat të vetë karierës së Rousseauit, libri përmban aq profanime fetare sa ta bëjnë të dënohet në Paris dhe Zhenevë dhe të ndiqet për në ekzil në Stafordshajër.

Por ky është një manual edukimi që ka ndjellë interesim më së shumti, dhe rezistencë. Brenda një viti pas botimit, Emile u ndesh me gjykime të rrepta nga kritikët – shumë prej tyre të përshpirtnuar nga mendimi se fëmijët të cilët mësojnë që të mendojnë për veten e tyre mund të gjenerojnë pikëpamje skeptike ndaj ortodoksisë fetare dhe politike. Më i rëndësishmi nga ta ishte H.S. Gerdil, Anti-Emile i së cilit u shfaq vitin që pasoi.

Edhe pse ka shumëçka te Emile për të ngazëllyer urryesit e Rousseauit, është vërtet politika, siç deklarohet te Kontrata Shoqërore, që shpjegon pjesën tjetër të armiqësisë – veçanërisht kur ndërlidhet me ndikimin që Rousseau perceptohet të ketë pasur mbi Revolucionin Francez dhe ngritjen në pushtet të njerëzve të cilët deklaruan se qenë ndikuar drejptërdrejt prej Rousseauit. Kur, në vitin 1794, revolucionarët ri-internuar Rousseauin në Pantheon së bashku me armikun e tij të përbetuar Voltaire, si inspirues të përbashkët të republikës së virtytit, ata betonuan një asociacion mes tyre dhe zhenevasit, që i rezistoi kohës. Revolucioni dhe luftërat që pasuan sollën ankth te klasat sunduese në Evropë, ku shumë prej francezëve kishin pësuar shpronësim, zhvendosje dhe prerje kokash. Reagimi intelektual që pasoi qe i detyruar që të kërkonte zanafillat idelogjike të katastrofës dhe Rousseaui, i cili pat argumentuar për sovranitetin e patjetërsueshëm të popullit, qe një figurë e qartë për t’u fajësuar. Për më tepër, shumë prej formulimeve më të gjalla të Kontratës Shoqërore, siç është argument se qytetarët që sforcohen që t’i binden “vullnetit të përgjithshëm” janë prandaj “të detyruar që të jenë të lirë”, ofrojnë një lidhje sipërfaqësore mes lapsit të Jean-Jacquesut dhe aktualiteteve ekstatike të Jakobinizmit.

Vetë politika e Rousseauit, posaçërisht ndaj vendlindjes së tij, qe disi e moderuar dhe pajtuese të paktën deri atëherë kur edhe aty u dënua Kontrata Shoqërore. Zheneva, edhe pse e përqafonte vetëm nominalisht idealin e sovranitetit popullor, qe në fakt një oligarki fisnikësh, edhe pse qytetarët e saj provuan që të merrnin të drejtët të cilat mendonin se ishin të tyre përgjatë episodëve të ndryshëm në shekullin e 18-të. Baba Rousseaui kishte futur në mendjen e të birit një lidhje sentimentale me idealin e një Zheneve të bashkuar dhe ai mund të ketë mashtruar veten disi për sa i përket realitetit oligarkik. Kur do ta kujtonte më vonë një vizitë qytetit në vitet 1730, frymëzimi i supozuar për dhunën e mëvonshme revolucionare e bëri të qartë tmerrin e tij ndaj prospektit të gjakderdhjes për qëllime politike. Edhe kur doktrinat republikane të Kontratës Shoqëore e ktheu Rousseauin në një armik dhe viktimë të sunduesve të Zhenevës, ai vazhdoi të mbronte disa prej kompromiseve kushtetuese që ngjeshnin pushtetin e tyre, dhe ndërsa ai e simpatizonte disi partinë popullore në konfliktet e brendshme të qytetit, ai kurr nuk mbështeti dhënien e së drejtës së votimit për shumicën, a madje as për popullatën mashkullore të Zhenevës.

Në filozofinë politike, Rousseaui është dëshmuar si i pa-asimilueshëm për çfarëdo shkolle konvencionale. Ai është edhe pararendës i Kantit dhe një mendimtar me rrënjë të forta natyraliste, që shqyrton lidhjet mes natyrave tona morale dhe kafshërore. Totalitari Rousseau, i dënuar nga shkollarët liberalë e konzervativë të Luftës së Ftohtë, ko-ekziston me liberalin Rousseau, paraardhësin e largët të teorisë së drejtësisë të John Rawls-it, një Rousseau, qytetarët e së cilit komunikojnë me njëri tjetrin përmes identitetit të tyre të përbashkët politik në terma të cilat abstrahojnë prej dallimeve të tyre rrëfyese. Është edhe Rousseaui, kritiku i tjetërsimit, eksploatimit dhe pronës private, por gjithashtu teoricieni dialektik i historisë, i cili parashikon temat e tilla te Marksi. Është edhe Rousseaui habermasian i cili kërkon ringjalljen e frymës tonë demokratike. Komunitarët mund të frymëzohen nga vlerat e përbashkëta që ndërtojnë identetin e qytetarëve dhe të cilat ata i riafirmojnë në lojëra dhe festival. Dhe rigjallërimi i interesimit për republikanizmin klasik, i nisur nga Quentin Skinner dhe Philip Pettit, mund të gjejë jehonë në ngulmimin e Rousseauit se rendi politik duhet të çlirojë individët nga varësia ndaj vullneteve arbitrare të bashkëqytetarëve të tyre.

Ndryshe nga pikëpamja e përhapur që e sheh atë si primitivist, Rousseaui e dinte se s’ishte e mundur që thjesht të ktheheshe te natyra. Ndërvarësia njerëzore është një fakt dhe ne duhet të gjejmë mënyra për ta bërë këtë fakt të përputhshëm me nevojat tona bazike njerëzore. Te Kontrata Shoqërore, i ballafaquar me këtë, ai na thotë: se o duhet të ndryshojmë mënyrën e të qenit, o do të tretemi. Por zgjidhja që ofron vet Rousseaui, një qytet-shtet i vogël e i pavarur, dukej jopraktik edhe atëbotë. Kjo edhe më shumë kur problemet që tash kërcënojnë ekzistencën e njerëzimit janë në shkallë globale dhe kështu kërkojnë një lloj të qeverisjes globale. Që të adresohen këto probleme në mënyra që përputhen me lirinë dhe barazinë e qenieve njerëzore, mund të jetë një problem i pazgjidhshëm, por gjetja e mënyrës për të mbledhur së bashku në mënyrë të cilat respektojnë, në vend se të minojnë, natyrën tonë si qenie të lira dhe të barabarta, është një sfidë me të cilën përballemi. Prandaj edhe interesim për Rousseauin vazhdon edhe pas 300 vjetësh.

*Christopher Bertram është profesor i filozofisë sociale dhe politike në Universitetin e Bristolit. Përvec Rousseau-it, ai hulumton në temat si teoritë modern të kontratave sociale, teori të drejtësisë, dhe justifikimet publike. Libri i tij Rousseau-i dhe Kontrata Sociale u botuat më 2003 nga Routledge Philosophy Guidebooks.

Artikulli origjinal në The Times Literary Supplement:

https://www.the-tls.co.uk/articles/public/let-the-people-speak-for-themselves/

Përktheu: Bardhi Bakija 

Aleksandër Sergejevic Pushkini, poeti rus që u vra në duel për çështje nderi

 



Po e përkujtojmë sot në 187 vjetorin e vdekjes, poetin Aleksandër Pushkin, shkruan KultPlus.

Aleksandër Sergejevic Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare.


Aleksandër Sergejevic Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare.


Më 1811 u regjistrua në një lice ku mësonin fëmijët e Aristokracisë Peterburgase. Ambienti ne lice la gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetë e anti-carizmit. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën. U bë i njohur me odën “Liria”, poezitë “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare.

Popullaritetin e poetit anti-carist të gjithë sundimtarët e kishin halë në sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti pa i mbushur akoma të 38-at. Kështu, një nga poetët më të mëdhenj të Rusisë u vra në duel për çështje nderi, më 10 shkurt 1837.

Azem Shkrelí ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

 

86 vjet nga lindja e Azem Shkrelit

10 SHKURT, 2024 -  9:00 AM



Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.


Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Librat e tij me të njohur me poezi janë: Bulzat, Engjujt e rrugëve, E di një fjalë prej guri, Nga bibla e heshtjes, Pagëzimi i fjalës, Nata e papagajve , “Lirikë me shi, Zogj dhe gurë. Ndërsa në prozë ai shquhet sidomos me romanin e tij “Karvani i bardhë”.

Azem Shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe dhe vazhdon të mbetet i tillë falë thesarit që ka lënë si pjesë e letërsisë shqipe.

Pse Thomas Edison dhe Nikola Tesla u përplasën gjatë betejës së rrymave?

 



Qasjet e ndryshme të shpikësve për krijimin e një sistemi elektrik të standardizuar përfundimisht i larguan ata.

Thomas Edison njihet gjerësisht si një nga shpikësit më të rëndësishëm të historisë, një trashëgimi e lindur nga gjenialiteti i tij i padiskutueshëm në laborator dhe pamëshirshmëria e theksuar si biznesmen. Thënia e vjetër është se historia shkruhet nga fitimtarët, dhe në rastin e Edisonit, ai e rrotulloi narrativën e tij në kohë reale. Ndonjëherë, si në rastin e shpikjeve të zhvilluara nga bashkëkohësit si Nikola Tesla, kjo nënkuptonte paksa përkuljen e së vërtetës.


I lindur në vitin 1847, në fund të revolucionit industrial, Edison ishte pjesë e një valë të re shkencëtarësh dhe shpikësish që ndriçuan rrugën drejt epokës moderne. Laboratori i tij i famshëm kërkimor në Menlo Park, Nju Xhersi priti zhvillimin e inovacioneve që ende nënshtrojnë pjesën më të madhe të infrastrukturës sonë industriale dhe konsumatore, duke përfshirë gramafonin (i cili regjistronte dhe luante tinguj), filmat dhe llambën e dritës. Puna e tij atje ishte aq e rëndësishme sa qyteti në të cilin ndodhej Menlo Park tani mban emrin e tij.

I fiksuar pas punës së tij dhe i njohur si një shef kërkues, Edison kishte një ego po aq inkandeshente sa llambat e tij, një ndjenjë të madhështisë së tij që ishte padyshim e justifikuar. Ai ishte gjithashtu tepër konkurrues, i gatshëm të bënte gjithçka që kërkohej për të siguruar që ideja e tij të fitonte.

Edison shpiku ndriçimin DC, një zgjidhje më e sigurt për llambat harkore shpesh të rrezikshme

I lindur në Serbi, Tesla ishte një gjeni tjetër. Ndërsa Edison ishte një eksperimentues dhe kallajxhi i përjetshëm, Tesla ishte një llogaritës njerëzor dhe aftësia e tij për të përpunuar ekuacione komplekse të matematikës dhe fizikës në mendjen e tij e ndihmoi atë të arrinte suksesin e hershëm të karrierës në Evropë.

Pas një adoleshence nomade që kaloi duke udhëtuar dhe duke ndjekur mësime në të gjithë Evropën Lindore, Tesla u mbyll në Hungari në moshën 25-vjeçare, i punësuar për të punuar si inxhinier elektrik në Bursën Telefonike të Budapestit. Ai shkëlqeu atje, duke kanalizuar prirjet e punës që ai kishte shfaqur si student i mirë në Kroaci përpara se të linte shkollën. Brenda një viti ai shkoi në Paris për të punuar për kompaninë Continental Edison, një degë e biznesit të suksesshëm amerikan të shpikësit.

Në atë moment, energjia elektrike kishte filluar të ndriçonte rrugët e qyteteve në mbarë botën. Në fillim, shumica e qyteteve përdornin llamba me hark të tensionit të lartë për të ndriçuar qiellin e natës, por ndërsa ato shkëlqenin dhe mahnitën një qytetërim që gjatë gjithë historisë ishte qeverisur nga lindja dhe rënia e diellit, teknologjia e hershme e ndriçimit gjithashtu paraqiti një problem. : ishte shumë e rrezikshme . Ndriçimi me hark ushqehej nga stacionet e energjisë që pomponin më shumë se 3,000 volt energji elektrike në të njëjtën kohë, gjë që shpesh çonte në shkëndija, mbinxehje dhe shpërthime të plota në vende publike, duke rënë shira të energjisë elektrike mbi këmbësorët dhe duke ndezur zjarre me rregullsi.

Energjia elektrike e gjeneruar nga rryma direkte (DC) ishte një alternativë shumë më e sigurt, dhe sapo Edison zhvilloi një llambë inkandeshente të qëndrueshme dhe afatgjatë , ai u nis për të siguruar ndriçim për shtëpitë dhe ndërtesat në mbarë botën. Në vitin 1882, kompania e tij Edison Illuminating hapi stacionin e parë qendror të energjisë në botë në Pearl Street në Manhattan. Kompania përdori rrymë direkte për të dhënë 110 volt energji elektrike në ndërtesat e afërta – ajo filloi me 59 klientë – dhe siguroi një reduktim të ndjeshëm të rrezikut të një fatkeqësie aksidentale.

Tesla shpiku një sistem energjie me rrymë alternative

Për dy vitet e ardhshme, prodhimi elektrik DC i Edison-it përhapi dritën inkandeshente në një numër në rritje qytetesh në të gjithë vendin. Por për shtrirjen e saj në rritje, ajo kishte një dobësi të konsiderueshme: energjia elektrike e dhënë nga rryma direkte mund të udhëtonte vetëm kaq larg, veçanërisht në ato ditë të hershme. Si rezultat, shpikësit e tjerë vazhduan të zhvillonin atë që quhej rrymë alternative (AC), e cila mund të modulonte lehtësisht tensionin, duke përdorur transformatorë.

Tesla ishte një nga ata besimtarë të AC. Në vitin 1882, ndërsa punonte për postin e Edisonit në Paris dhe dilte në një shëtitje me një mik, Tesla u godit befas me zgjidhjen e një sfide inxhinierike që e kishte shqetësuar për disa kohë. Aftësia e tij për të vizualizuar të gjitha ekuacionet komplekse matematikore dhe bëmat inxhinierike erdhi në ndihmë, pasi Tesla ëndërroi mekanikën e një motori që gjeneron AC.

Zhvillimi dhe përmirësimi i gjeneratorit të rrymës alternative u bë diçka si një obsesion për të dhe në 1884, kur shefi i tij amerikan në Paris u thirr përsëri në Shtetet e Bashkuara, ai sugjeroi që Tesla të emigronte në perëndim. Dhe kështu në shtator të atij viti, Tesla mbërriti në Manhattan pas një udhëtimi të mundimshëm, në të cilin shumica e pasurisë së tij u vodhën gjatë një rebelimi në anije.

Tesla më në fund punoi për Edison, por të dy kishin ideologji kundërshtuese

Megjithatë, paratë nuk do të ishin një shqetësim për kaq gjatë. Tesla u përplas me vetë Edison, i cili e ftoi shpikësin emigrant të punonte për të në Edison Machine Works në Lower East Side të Manhatanit. Një letër rekomandimi nga shefi i tij i vjetër nuk e dëmtoi kauzën e tij.

Në atë kohë, Tesla kujtoi në një intervistë vite më vonë, se ai ishte i mahnitur nga shefi i tij i ri. “Ky njeri i mrekullueshëm, i cili nuk kishte marrë asnjë trajnim shkencor, por kishte arritur aq shumë, më mbushi me habi.”

Tesla u vu në punë në një sërë projektesh, duke përfshirë riparimin e sistemit të qarkut në Oregon, varkën e parë që u ndez nga energjia elektrike, rimontimin e gjeneratorëve DC dhe detyra të tjera. Vite më vonë, në një intervistë të kryer në 1921, Tesla kujtoi se i kishte bërë përshtypje Edisonit me rregullimin e tij të shpejtë të sistemit të ndriçimit të Oregonit, deri në atë pikë sa Edison e shpalli atë një “njeri të mallkuar të mirë”.

Shpikësi serb u ngarkua gjithashtu me krijimin e një sistemi ndriçimi me hark, por përdorimi i tij i energjisë AC nuk ishte me interes për Edison, i cili kishte një pasuri të investuar në energjinë DC dhe nuk donte të humbiste besnikërinë e tij. Më vonë, Tesla me sa duket do të thoshte se vetë Edison premtoi një shumë të madhe për të përmirësuar sistemin DC, më pas e tërhoqi ofertën kur Tesla i paraqiti punën e tij, duke pretenduar se ai “nuk e kuptonte humorin amerikan”, duke e zemëruar Teslën deri në atë pikë sa ai doli me furtunë dhe u nis vetë, i vendosur të kundërshtonte shpikësin e vjetër.

Më pas Tesla i licencoi patentat rivalit të Edisonit

Tesla punoi për Edison vetëm për rreth gjashtë muaj, dhe pas një kohe të kaluar duke gërmuar varre, ai mori para të mjaftueshme nga investitorët për të krijuar kompaninë e tij në Rahway, New Jersey, afër Menlo Park. Ata investitorë e hoqën kompaninë nga pushteti i tij, dhe vetëm në vitin 1887, me një fabrikë të re në Manhattan, Tesla ishte në gjendje të ndiqte me të vërtetë motorin AC.

Nuk do të kalonte shumë kohë përpara se të zotëronte makinën, pasi iu dhanë shtatë patenta të veçanta për mekanikën e saj të ndryshme në pranverën e vitit 1888. Menjëherë pas kësaj, ai i licencoi ato patenta te George Westinghouse, rivali kryesor i Edisonit në garën për furnizim e qytetet. Gara midis AC dhe DC do të përshkallëzohej prej andej, me Edison që tërhiqte pothuajse të gjitha ndalesat për të provuar se AC ishte i rrezikshëm, (edhe pse vdekja e famshme nga goditja elektrike e elefantit Topsy nuk ishte bërë e tij) për të diskredituar atë që përfundimisht do të dëshmonte një largësi.

Tesla vdiq pothuajse pa para, megjithëse kjo nuk kishte të bënte me Edison. Ai bëri një pasuri nga kontratat e tij me Westinghouse, por i humbi të gjitha përmes marrëveshjeve të dobëta të biznesit, investimeve të këqija dhe shpenzimeve në eksperimente madhështore që rezultuan një dështim. Rivaliteti i tij i supozuar me Edison ishte pothuajse nga shoqërimi dhe ndryshimi i mendimeve për çështjet shkencore, i theksuar vetëm në pamje të pasme si karriera e pabesueshme e Teslës, e cila shtrihej shumë më tepër se risitë e energjisë AC.

Biography/ Jordan Zakarin

Përgatiti: Albert Vataj

Thomas Alva Edison (11 shkurt 1847 – 18 tetor 1931) ishte një shpikës amerikan, shkencëtar dhe biznesmen i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në jetë në të gjithë botën, duke përfshirë gramofononin, kamerën e filmit, dhe llampën elektrike.

 


TThomas Alva Edison(11 shkurt 1847 – 18 tetor 1931

I quajtur “Magjistari i Menlo Park” (tani Edison, New Jersey), nga një raporter i një gazete, ai ishte një nga shpikësit e parë që ka zbatuar parimet e prodhimit në masë dhe punën e madhe të përbashkët në procesin e shpikjes, dhe për këtë arsye është kredituar shpesh me krijimin e laboratorit të parë të hulumtimit industrial.Edison është konsideruar si shpikësi i tretë më pjellor në histori, duke mbajtur 1.093 patenta të SHBA në emrin e tij, si dhe shumë patentave në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Ai është kredituar me shpikje të shumta që kanë kontribuar në komunikim masiv dhe, në veçanti, telekomunikacion. Këto përfshinin stock ticker, një regjistrues vote mekanik, bateri për makinë elektrike, energji elektrike, muzikë të regjistruar dhe filma. Puna e tij e përparuara në këto fusha ishte rezultat i karrierës së tij të hershme si një operator telegrafi. Edison i dha rrugë konceptit dhe zbatimit të energjisë elektrike dhe shpërndarjes në shtëpi, biznese, dhe fabrikat – një zhvillim i rëndësishëm në industrializimin e botës moderne. Stacioni i tij i parë i prodhimit të energjisë elektrike ishte në Manhattan Island, New York.

Të dy Tomas Edisoni dhe Tesla u permendën si laureatë të mundshëm për nobel në 1915. Pavarësisht nga kontributet e tyre shkencore, ata kurrë nuk e morrën këtë çmim. Mendohet se arsyeja ishte armiqësia mes tyre. Ka dëshmi se secili ka minimizuar arritjet e tjera për ta marrë çmimin, që të dy e refuzuan çmimin nese te tjerë e marrin dhe të dy hodhen poshtë mundesinë për ndarjen e çmimit. 

Elon Musk është shpallur i pafajshëm për një postim në Twitter

 Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk është shpallur i pafajshëm për një postim në Twitter në të cilin ai tha se kishte siguruar fonde për të privatizuar prodhuesin e makinave elektrike. Musk u përball me një padi grupore në emër të aksionerëve të Tesla-s, të cilët thanë se po i mashtronte me postimet në 2018-ën.





Blerja e propozuar prej 72 miliardë dollarësh nuk u realizua kurrë. Nëse gjykata e San Franciskos do ta kishte shpallur Musk përgjegjës, ai do të duehj të paguante miliarda dollarë dëmshpërblim. Nëntë anëtarëve të jurisë iu deshën më pak se dy orë për të marrë vendimin e tyre të premten pasdite.


Musk, i cili donte që gjyqi të zhvendosej në Teksas, ku është vendosur Tesla, duke argumentuar se nuk mund të merrte një gjykim të drejtë në San Francisko, e mirëpriti rezultatin. “Falë Zotit, mençuria e njerëzve ka mbizotëruar! Jam thellësisht mirënjohës për gjetjen unanime të jurisë për pafajësinë në çështjen “Tesla 420 take-private”.

Në qendër të padisë ishte postimi i Musk në Tëitter më 7 gusht 2018: “Po shqyrtoj marrjen e Tesla-s private me 420 dollarë. Financimi i siguruar”. Paditësit gjithashtu argumentuan se Musk kishte gënjyer kur ai postoi në Tëitter më vonë gjatë ditës se “mbështetja e investitorëve është konfirmuar”.

Çmimi i aksioneve u rrit pas postimeve në Twitter, por ra përsëri brenda disa ditësh pasi u bë e qartë se marrëveshja nuk do të realizohej. Humbjet e investitorëve u llogaritën deri në 12 miliardë dollarë, sipas një ekonomisti të punësuar nga aksionerët. /abcnews.al/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...