Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/15

Albin Kurti udhëton për në Mynih të Gjermanisë për Konferencën e Sigurisë

 

Albin Kurti udhëton për në Mynih të Gjermanisë për Konferencën e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.


“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë (Munich Security Conference)”, thuhet në njoftim.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Kryediplomatja Donika Gërvalla.

Sekretari Amerikan i Shtetit i SHBA, Antony Blinken e vlerëson si të mrekullueshme mikpritjen në Shqipëri

 


Blinken e vlerëson si të mrekullueshme mikpritjen në Shqipëri

Sekretari Amerikan i Shtetit i SHBA, Antony Blinken vlerësoi si të mrekullueshme mikpritjen në atë që ai e quajti “vendin e shqiponjave”. 


“Ju falënderoj për mikpritjen e mrekullueshme në vendin e shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë por sidomos e ndjej ngrohtësinë në këtë dhomë dhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund ta shpjegoj sa mirënjohës jam. Ju falënderoj për rolin tuaj të udhëheqjes është dëshmi e fuqisë së programeve tona për rininë dhe që të jem sot me ju për të festuar arritjen e këtyre programeve, është moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj për të”, tha Blinken në takimin me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

Ai i shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama për partneritetin dypalësh, ndërsa e cilësoi një udhëheqës të shquar dhe kryeministër shumë të mirë.

“Ju falënderoj dhe jam i lumtur që jam me ju në një qytet ku ju keni qenë kryetar bashkie dhe e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohjes për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Z kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë. Këto katër vitet e fundit që kemi punuar bashkë Kryeministri Rama ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi së bashku me ne”, deklaroi Blinken.

Fillon ri-dislokimi i pjesëtarëve të EULEX-it

 

Fillon ri-dislokimi i pjesëtarëve të EULEX-it

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), ka njoftuar sot se pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it kanë filluar sot ri-dislokimin në vendet e tyre.


Sipas njoftimit, janë 20 oficerë të Sigurisë Publike nga Lituania dhe 5 xhandarë të Xhandarmërisë Kombëtare nga Franca, të cilët u larguan sot nga Kosova, ndërsa 24 karabinierë nga Italia do të nisen më 17 shkurt 2024.

Përdhoset varri i nënës së Nikolla Sanduloviq-it, "Më dërguan mesazh që t’i nxirrja eshtrat e nënës"

 

Përdhoset varri i nënës së Nikolla Sanduloviq-it,

Persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviq, kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë.


“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj meje. Dje kanë përdhosur varrin e nënës sime pasi unë kam vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit më dërguan mesazh që t’i nxirrja eshtrat e nënës dhe t’i fusja në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”, ka shkruar Sanduloviq.

“Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, ka shkruar ai.

Hovenier demanton se ka pasur koordinim për dinarin

 

Hovenier demanton se ka pasur koordinim për dinarin

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, foli edhe për mundësinë e ndërmarrjes së masave kundër Kosovës për shkak që Qeveria nuk po e plotëson kërkesën e SHBA-së për rregulloren e BQK-së që përjashton dinarin.


Ai citoi zëdhënësin e Departamentit të Shtetit dje që tha se nuk është “në pozicion” të flasë për këtë, por tha se gjuha që përdori ndihmëssekretari James O’Brien është e qartë.

“Ne do të shpresonim që Qeveria e kryeministrit Kurti do të angazhohet siç bëjnë partnerët dhe të zgjidhin këtë çështje bashkë në vend se të marrin vendime të njëanshme dhe në mospërputhje të drejtpërdrejtë me atë që kemi kërkuar të bëjmë. Ne jemi të shqetësuar, madje mund të them të frustruar që Qeveria e kryeministrit Kurti nuk e ka bërë këtë”.

Hovenier tha se deklaratat që sugjerojnë që Qeveria e Kosovës është të njëjtin bord me SHBA-në për këtë çështjet janë të pavërteta.

“Dhe çdo sugjerim që gjërat janë në rregull dhe që të gjithë jemi në të njëjtin bord me njëri-tjetrin është thjesht e pavërtetë. Ne jemi të shqetësuar dhe të frustruar dhe toni i përdorur nga James O’Brien e reflekton këtë shumë qartë”.


Hovenier tha se shpreson që Qeveria të marrë masa në përputhje me kërkesat e SHBA-së e BE-së.


Hovenier ka thënë se SHBA ka shqetësime seroioze për mënyrën se si është futur në fuqi rregullorja e re e BQK-së.

 Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka folur sa i përket vendimit të BQK-së për çështjen e dinarit dhe për faktin që Kosova s’ka pranuar kërkesat e Washingtonit për këtë problematikë, përcjell “Kosova Sot Online”.


Hovenier ka thënë se SHBA ka shqetësime seroioze për mënyrën se si është futur në fuqi rregullorja e re e BQK-së.

“ Jim O”brien ka folur për këtë cështje. Mesazhi i tij është i qartë. Mesazhi im ishte i qartë. SHBA ka shqetësime serioze për mënyrën se si ky Rregullim ka hyrë në fuqi. I kemi shprehur shqetësimet privatisht dhe publikisht”, ka thënë Hovenier.

“Ne nuk e sfidojmë kushtetutën apo autoritetin e BQK-së”, ka thënë tutje.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar shtyrjen duke pasur parasysh ndikimin tek serbët lokalë. Ne kemi kërkuar që ajo të diskutohet në kuadër të dialogut. Presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë”Derisa punohet për të vendosur këtë proces, ka nevojë që të bëhen provizione të brendshme që lejojnë Serbinë që të dërgojë përfitimet sociale, si pensionet, përkrahjen për shëndetësi dhe për arsim. S’ka pasur përpjekje që kjo të ndodh”, ka shtuar tutje.

“Më vjen keq që duhet të tërheq vëmendjen tek mesazhi shumë i qartë dhe i fortë i Jim O”Brien. Ai kërkoi për partneritet me Kosovën për këtë cështje. Ai shprehi zhgënjim që Qeveria Kurti s’iu është përgjigjur kërkesave tona.Unë jam i shqetësuar .Siç ka thënë O”brien Kjo situatë tashmë ka ndikuar në kualitetin e raporteve tona.”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier foli në një konferencë për media për shenjat që la në partneritet mosdëgjueshmëria e Qeverisë së Kosovës për çështjen e dinarit.


Hovenier: O’Brien e bën punën që e bënte Holbrooke në vitet ’90


Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien kërkoi të martën tërheqje të menjëhershme nga veprimet për zbatimin e rregullores së re që e heq dinarin serb nga përdorimi. Qeverisjen kosovare e quajti të dobët dhe të paaftë për t’iu shërbyer qytetarëve dhe për ta ruajtur partneritetin. Tha se Qeveria e Kosovës e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me aleatin më të afërt, ndërsa theksoi se “nëse nuk trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Hovenier u mundua të shpjegojë se sa i rëndë është kjo që O’Brien e tha në intervistën për Zërin e Amerikës, duke kujtuar përveç tjerash, se ai është shefi i tij dhe i të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Për diplomatin i cili ka mbi tri dekada që shërben në diplomacinë amerikane, Hovenier theksoi se e bën punën që Richard Holbrooke e bënte në vitet ’90, duke e negociuar Marrëveshjen e Dejtonit e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

“Është shumë e rrallë për Ndihmës Sekretarin e Shtetit – Jim O’Brien tani por që t’ua kujtoj se sa e rëndësishme është ajo punë kur ne po e negocionim Marrëveshjen e Dejtonit, që Ambasadori Holbrooke e mbante në atë kohë si Sekretar i Shtetit për Europën. Pra, Jim O’brien tani mban punën që Rich Holbrooke e mbante në mesin e viteve ’90 duke e bërë Dejtonin. Pra, për atë individ, shefin e Escobarit, shefin tim, ta jepte një intervistë me tonin dhe përmbajtjen që ai dha… Kjo është shumë e rrallë”, tha Hovenier.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...