Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/16

Serbia në të kaluarën dhe sot është pacient i pashëruar




Për Serbinë nuk vlejnë rrezolutat e KS OKB-s, të KE-s nëse nuk janë në favr të politikës saj nazifashiste. Që ky konkludim është për serbian real tregon fakti se: Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjën e Rambujesë (mars 1999); nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Wjenës (2006); e ka nënshkruar Marrëveshjës e Brukselit më 1913; e ka nënshkruar Marrëveshjën e Brukselit më 1915, por kohë më parë Kryeministri i Serbisë deklaroi se:“asnjë marrëveshje nuk e zbatojmë, madje nuk e zbatojmë as Aneksin e Ohrit 2023”. Në lidhje me këtë, BE e sanksionon Kosovën, kurse Serbisë i premtohet se do të investohën 2 miliardë Evro. 

Madje në konferencën për shtyp të Blinkenit në Tiranë, gazetarja e pyet Sekretarin amerikan për asociacionin, ndërsa e injoron plagosjën e 92 ushtarëve të KFOR-it në Veri të Kosovës nga bandat serbe, e injoron Bajskën, i injoron labaratoriumet e drogës atje po edhe pastrimin e parave, për të gjithë oligarkët.Kështu një pjesë e politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri janë të kënaçur që BE (Lajçak dhe Borel) i kanë vënë masa denuese Kosovës, e jo Vuqiqit dhe shtetit tij që është eksponenti kryesor i Putinit në Ballkan.

Serbia në të kaluarën dhe sot është pacient i pashëruar


Pa bëhën afro pesëdhjetë vjet që e hulumtoj shoqërinë serbiane, karshi me popujtë fqinjë. Nuk ka asnjë shtet, apo popull në Evropë që i ka bërë 37 programe për ta shfarosë popullin fqinjë, sikurse kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve në përjithësi. Prej 37 programeve:

1. Svi srbi svuda 1836;

2.Naçertania 1844, (e kam botuar për herë të parë shqip më 1986, sespe arkivat serbe e kanë mbajtur në ilegalitet);

3. “Depërtimi në det 1881”;

 4. “Zgjërimi i Serbisë kah Kosova dhe Maqedonia 1886”;

5.”Deri në shfarosjën tuej ose tonën”; 

6. “Aranutët dhe Fuqitë e mëdha, 1913; 

7. Likudimi i bandave kaçake 1924;

8.”Nevoja për asgjasimin e familjeve të mëdha shqiptare dhe personaliteteve të njohura 1930”; 

9.“Shpërngulja e shqiptarëve” 1937”;

10. Konventa Jugosllavo turke 1938”

11.“Ndarja e Shqipërisë 1939”; 

11.“ Serbia homogjena dhe integrale 1941”; 12.“Likudimi i pakicës shqiptare deri sa të zgjasinoperacionet e luftës 1944”

13.“Marrëveshja Xhentelmene 1953”; 

14. “ Centralizëm apo decentralizim të Jugosllavisë 1962”; 

15.“ Deri ku ka ardhur ideja për Kosovën Republikë 1967”;

 17.“ Libri i kaltërt 1976”; 

18.“Platforma politike për Kosovën 1981”; 19.“Memorandumi i Akademisë serbe 1986” 20.“Programi Jugosllav për Kosovën 1988”;

21. “Lufta për ta kthyer Kosovën në proporcion të popullsisë serbe 51%, kurse kombësitë tjera 49%” 1995”

Koridoret përplasëse 1998/99, që e zbuloi Kiro Gligorov”;

22. “Toka e djegur” e Kosovës që e zbuloi sherbimi intelegjent i Austrisë dhe

23.“Patkoi 1999” që e zbuloi Sherbimi i Punëve të Jashtëme të Gjermanisë, e që të gjitha janë programe të një politike që vazhdon edhe sot (më 2024), në forma të ndryshme. 

Me qëllim nuk i shënova edhe 14 programe që nuk janë më pak agresive, se sa këto që u plasuan këtu. 

Sidomos po e theksoi “Porogramin: “Ugnejtena ei ugjetaçka nacija” (Komi i nështruar dhe nënshtruas), që e kanë publikuar vet serbianët më 15 maj 1985. Në lidhje me këtë, mendoi se për t` ua nxierr emruesin e përbashkët këtyre programeve kryesore (ka edhe të tjera më të vogla-hb), pasi që Fuqitë e Mëdha Serbinë kurrë nuk e kanë ndëshkuar qe dy shekuj, dhe ky shtet krimet ndaj shqiptarëve kurrë nuk i ka pushuar. Prandaj, në këtë shtet që është izoluar nga të gjitha anët dhe populli i saj mbetet aleati i vetëm i nazifashizmit rus, po tregohet se në Serbi duhet të mbahet një referendum drejtuar popullit serbian, për ta kuptuar nivelin nazifashst të urrejtjës ndaj shqiptarëve e që do të titullohej: “A JANË NJERËZ SHQIPTARËT”?. Në të njejtën kohë në Serbi medoi se duhet të organizohet një referendum paralel me, edhe ky me titull: “A JANË SHQIPTARËT VRASËS”?.

 Nëse në referendumin e parë Serbët do të përgjigjeshin se :“shqiptarët nuk janë njerëz”, do të thot se vlejnë të gjitha programet për t` i shpronësuar, shpërngulur dhe shfarosur, të gjithë shqiptarët për një herë. Në rastin e dytë serbët do të përgjigjeshin se: “ Ne serbët nuk jemi vrasës kurrë”, që do të thot dykuptimshëm se:“kurrë nuk kemi bërë krime”, por edhe kurrë nuk kemi vrarë askend, madje jemi çlirimtar!”. 

Në këtë drejtim, sipas filozofisë historisë, tërë çështja del si e balansuar në faje, por kurrë që serbët të pendohen. Tash shtrohet pyetja se cili serbian që është kerkuar nga Tribunali i Hagës, ka shkuar atje vullnetarisht. Asnjë. E ky fenomen do të thot se ndërkombëtarët kurrë nuk do ta ndëshkojnë Serbinë, që t` i paguaj dëmet e luftës, prandaj tifozeria serbe do të mbetet aktive në rrafshin e krimeve, në çdo kohë, ndaj shqiptarëve.

Kush jeton ende në tragjedinë shqiptare

Se Serbia është kah e jeton një psikologji të smurë, qe dy shekuj, tregon fakti se ambasadori rusmë 1914 do t` i thot Nikolla Pashiqit: “Mjaftë keni fituar. Mos i shtini hundët në Bosnje dhe Hercegovinë, Kemi fakte se jeni kah organizoni moskënaçësi gjithëandej, madje jeni kah organizoni edhe atentate ndaj zyrtarëve më të lartë të Wjenës”. Kur i shtinë hundët dhe organizuan atentat në Sarajevë ndaj Franc Ferdinnatit më 28 qershor 1914, Wjena do të kërkojë diçka që ishte gati e palejueshme për serbian sepse kështu e detyronin të sillet agjentët rus, francezë dhe anglezë që:” t` i hulumtojë kriminelët në teritirin e Serbisë”, atëherë e panë në çfar kuthash ishin siellë.. 

Me që Beogradi nuk i lejoi hetimet për “Mllada Bosnën” më 28 korrik 1914 Wjena i shpalli luftë Serbisë.

Por çka ndodhi. Politika serbe në vend që ta zbërthente gologotën e vet që e përjetonte, sepse vendi ishte siell para një katastrofe, pushtet i radikalëve të Nikolla Pashiqit, që propogandonte se:”Shumë shpejtë do të gjindet ushtria serbe në tri detra: në në Durrës (Adriatik), në Selanik (Egje) dhe Stamboll(Marmara). 

Ky pohim serbian do të thot se kishte sinjale nga Franca se: “Jo Rusia, por Serbia, mund të okupojë edhe Stambollin”. Në këto rrethana qarqet serbe në vënd të kësaj fantazie për stabilizim në tri detëra, dualën me botimin e një libri që terthorazi e akuzon kombin shqiptar.

 Libri e ka titullin: “ Albanska Golgota” (Golgota Shqiptare), Beograd.

 E kur lexohet ky libër nga lexuesi i rëndomt, nxirret konkluza se kinse: “shqiptarët e paskan sulmuar ushtrinë serbe në tërhiekje”, e jo ushtritë Austro Hungareze dhe Gjermane me të cilat Serbia ishte në luftë. Me këtë libër serbët konkludonin se Rusët e Francezët u besonin, se krimet serbe e që ishin të shumta ndaj shqiptarëve, por lufta ishte që të aludohet se: “toka shqiptare u kishte faj për politikën e tyre parafashiste”, si ka shkruar Dimitrije Tucoviq, të cilin e vranë pas shpine sepse ua zbuloi të gjitha ligësitë imperialiste. Madje, Nikolla Pashiqi kishte mësuar në detale se si prodhohën kundërshtarët. Ja shembulli: E ftoi Dimitrie Tucoviqin në kabinet. Iu drejtua me: “Ju Tuco duhet të votoni kundër bugjetit ushtrak, që ne synojmë të mbrohemi”. Dimitrie Tucoviq, reagoi se:

 “Klubi i Socialdemokratëve serbian do të votoi bugjetin për mbrojtje”. Pashiqi, reagon duke i thënë: “JO, ti duhet të votoish kundër bugjetit që ne e kërkojmë për armatim. Dhe ta dish se Ti do të humbish sepse i ke mbi 10 (14) deputetë”. 

Por Serbia do të fitojë me votën tënde humbëse. Sepse me atë votë do t` i tregojmë Rusisë, Francës dhe Anglisë kemi kundërshtarë brenda”.(Shiqo: Strogo pov, “Pasiqeve hartije” 1914).


Këso amputimesh tendencioze, serbët kani trilluar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos kur është në pyetje tema se:“Kujt duhet për t` i takuar Kosova, pas largimit të ushtrisë naziste”. Të shënojmë këtu këtë argumet. Serbët me kohë u informuan, se në tetor 1943 në Teheran: Ruzvelt, Cherchill dhe Stalin kanë marrë vendim që ata popuj që kanë bashkpunuar me nacizmin, të kanë të drejtë me i deportuar dhe shfarosë”. Së këndejmi A. Rankoviq do ta njohtojë dhe autorizojë Vasa Çubrilloviqin për ta përpiluar një Elaboruat “Për likudimin e shqiptarëve në Kosovë, deri sa të zgjasin operacionet ushtrake”. 

Elbaorati iu dorëzua Kryesisë AVNOJ-it më më 3 nëntor 1944. Dhe për të pasë forca të mjaftuara për t` i shfarosë shqiptarët, Kryesia e AVNOJ-it më 21 nëntor 1944 do t` i “Amnestojë të gjitha njësitë çetnike”

Ato njësi shumë shpejtë do të konvertohën në partizan, dhe me tri divizione do të hyjnë në Kosovë për ta “kryer misionin e shekullit”, me urdhër: “Vrani Aranutë dhe Gjermanë”. (Shiqo: AVHB. Arkiva çetnike: kur të hyni në Kosovë dy muaj duhet të bartin Llapi, Sitinca dhe Drini koka dhe plisa të shqiptarëve”-aty).

Tito ishte në politikën nacionale sinkron me Çetnikët e Mashan Gjuroviqit

Në të njejtën kohë, me urdhër të Shtabit Suprem të Jugosllavisë, në Kosovë do të shpallet mobilizimi, në mënyrë që të gjithë shqiptarët e aftë për luftë, të deportohën në vise tjera të Jugosllavisë si në: Frontin e Sremit (u parapanë të deportohën 7500 regrutë të drejtuar nga Shaban Haxhia dhe 7500 të regrutuar nga Shaban Polluzha). Ndërsa në Frontin e Adriatikut, u deportuan tri eshallone me 8000 regruatë, të gjithë shkonin në luftë, por ishin të paarmatosur. Dihet prapavia e kësaj ndermarrëje, sepse i frigoheshin kryengritjës shqiptare. 

Megjithë këtë, serbët e programonin një kryengritje të kufizuar në Kosovë. Dhe atë e organizuan duke u dakorduar me Shaban Polluzhën, që të shkohet në Frontin e Sremit, sikurse që kishte shkuar Shaban Haxhia, me forcat e tij.

 Por, Shabanit si një partiot që ishte, ia organizuan masakrimin e popullsisë prapa shpine dhe për atë masakër e informuan, sepse e dinin se Shabani do të rrebelohet. Kur 25 kufoma burrash shqiptar u zbuluan nën akull në Lumin Drenica, Shabani u kthye dhe këtu Pera Brajeviq i organizoi sulme nga të gjitha anët me forcat e KNOJ-it (Oznës), për ta neutralizuar, dhe më 20/21 shkurt 1945 e vranë në pabesi. Në lidhje me këto plane ,programet serbe “informojnë” argumente se deri më 1951, nepër lokalitetet e Kosovës vritën ose masakrohën 49000 shqiptarë. 

Nga kjo kohë serbianët do ta fillojnë pastaj shpërnguljën shqiptare në Anadoll deri më 1966, me që rast arrihet shifra rekorde sipas Seksionit të pashaportave në 415000 shqitarë, të cilët në Turqi do t` i nënshtrohen një terrori të ri, sepse duhej ndryshuar mbiemrat dhe fëmijëve u ndalohej të flasin shqip.

 (Shiqo doset në DASIPB: Ismet Yneni, Xhelal Bajari dhe Menderesi 1947-1959).

Sa herë në muaj diskutohej çështja e Kosovës nga antifasistët më 1944

Nuk ka kaluar asnjë muaj, vërtetojnë dokuemnetet e kohës që: Enver Hoxha, Miladin Popoviq dhe misionarë të tjerë jugosllav e të mos kenë debatuar për statusin e Kosovës. Persiatjet shkojnë nga qëndrimi në fund të vitit 1943, që Kosova t` i takojë pjesërisht Shqipërisë, e deri te propozimi i sakt në KNÇ në Bujani më 2 janar 1944 që Kosova t` i takojë e tëra Shqipërisë. Pas këtij vendim rrezolutativ më 2 janar 1944 ishin të zëshëm sidomos: Miladin Popoviqi, Dushan Mugosha (tinzar) dhe Vasil Shanto. Ndërsa Mitar Bakiq dhe Sreten Zhujoviqit do të japin propozime të ndryshme. Por kundër të gjithëve ishte zëshëm Millovan Gjilasi. Ky funksionar i PKJ-ës do ta sulmojë me të gjitha mjetet çdo vendim të KNÇ të Bujanit me një letër si direktivë, më 28 mars 1944. Direktiva ishte me autorizim të Titos, që asnjë forum ushtrak dhe politik mos të pajtohet që Kosova t` i takojë Shqipërisë, deri sa të përfundojë lufta. E kur përfundoi lufta, J. B. Tito më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosi diktaturë ushtrake, në mënyrë që ta aneksojë më lehtë.

Në këto rrethana tokat shqiptare aspironin t` i ndajnë në mes veti: Gjillasi, Rankoviqi dhe Kolishevski. Sipas Millovan Gjillasit “Ishte koha e fundit që Kosova të ndahet në mes Serbisë dhe Malit Zi, me një “hise” simbolike që duhej ta kishte Maqedonia”. (Posedohën të gjitha shkresat dhe dokuemnete zyrtare 1943/44). Kësaj radhe, po e shënojmë idenë shumë origjinale të Sreten Zhujoviqit: i cili e përkrahëte idenë e federatës së Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Por sa i takon Kosovës, Sreten Zhujoviq kishte këtë propozim e që ishte debatuar në AVNOJ, jo në forum, por në koluare: Millovan Gjillas, A. Rankoviq, Vasil Shanto dhe Dushan Mugosha. Propozimet e tyre janë shkencorisht të njohura. Por propozimi i Sreten Zhujoviqit është mbetë aktual deri më 15 maj 1945. Ai qëndrim ishte: “ Kosovën duhet ndarë në dy pjesë.Rrafshin e Dukagjinit me qytetet: Peja, Gjakova, Prizreni etj. deri te Fushë Kosova duhet t` i takojë Shqipërisë. Ndërsa, Rrafshin e Kosovës duke e mbylluar me Mitrovicën, Podujevën, Ferizajin e Gjilanin, duhet bashkuar Serbisë”. Ndërsa sipas qëndrimit të Titos: “Çështja e Kosovës duhej të zgjidhet në mardhënje të plotë pajtimi në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë”. Pra Tito taktizonte dhe kishte presion nga Rankoviqi që as mos të diskutohet çështja e Kosovës dhe Vojvodinës, ku duhej të vëndoset pushteti ushtrak, dhe u vendos.

Fati i Kosovës u vulos në Bari të Italisë më 12 gusht 1944

Lidhur me këtë çështje, gjithnjë në bazë të dokuemneteve, çështjën e Kosovës e vulosi takimi Cherchill-Tito në Bari të Italisë (12 -23 gusht 1944-Shiqo:Tito-Cherchill, strogo tajno, Zagreb 1981). E vërteta, nëse qëndrimi i Titos peshohet nga dokuemntet e kohës, e që janë të botura, (shumica), atëherë del se Tito me Shqiptarë dhe me tokat e tyre taktizonte. Kurse me Serbinë ishte shumë i sinqert dhe i premtonte, madje ka fakte se edhe Bosnje Hercegovinën në perspektivë, e shihet në kuadër të Serbisë. Për këtë problem Tito posa u kthye nga Bari i tregoi Rankoviqt se “Chetchilli është decidiv që Kosova me çdo kush duhet t` i takoi Serbisë”. Me këtë lajm Tito u deshmua para serbianëve se e peshonte përkrahjen serbiane për ta siguruar fotelën e tij të “pashait të kuq” në fronin e krajlëve serbian në Beograd. Ndërsa,Vinston Cherchilli qëndrimin e tij për Kosovën e peshonte se më 1927 kishte kontratë me Jugosllavinë deri më 2050, për ta shfrytëzuar Trepçën. Pra, Londra nuk kishte asnjë lloj aranzhmani me Shqipërinë, për çështjën e Kosovës. Dhe Jugosllavia (Tito) për ta neutralizuar peshën angleze, sespe edhe Qeveria Jugosllave në emigracion mbahej në Londër, u pajtua me qëndrimin e Cherchillit, i cili nuk ua kishte harruar shqiptarëve luftën që e kishin bërë kundër Antantës në Çanakala më 1915/1916.

Serbisë i duhet një Kosovë etnikisht sllave në çdo etapë historike!

Realiteti politik lidhur me statusin e Kosovës ishte lakmi edhe malazeze për një kohë, që e vërteton fakti se kur Tito e degradoi Shtabin Kryesor të Kosovës në Shtab Operativ më 2 shtator 1944dhe më 8 shkurt 1945 vëndosi Diktatutrë ushtarke, në krye të shtabit e solli një serbian. Ndërsa pa asnjë arsye më 31 mars 1945 për ta drejtuar politikën totalitare e solli Gjoka Pajkoviqin (malazez). Ky pohim vërtetohet nga shkuarja e Fadil Hoxhës dhe Miladin Popoviqit në Beograd më 19 shkurt 1945 për t` u ankaur se: “Diktatura ushtarke nuk ka qenë fare e nevojshme në Kosovë”. Por, Tito në vend që ta pranojë Fadilin dhe Miladinin, do t` ia perlpalsë Millovan Gjilasit, i cili po sa hynë në zyrën e tij, përfaqsuesit politik (Miladini) dhe ushtrak (Fadili), Gjillasi do t` i drejtohet Miladinit (duke injoruar Fadilin në tërësi e as që i foli bile!!!): “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosov ën ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun më 29 mars 1945”. Me që Miladini reagon, të dy përfaqsuesit:Gjillasi i largon nga kabineti. Të nesermën, Polit- Byro E KQ PKJ –ës vëndos që Miladinin ta dërgojnë ambasador në Poloni. Ndërsa, Fadil Hoxhën vëndoset që ta dergojnë ambasador në Turqi.

Pas kësaj drame politike, Serbia do të konstituohet si njësi federale (1946-Kushtetuta) me një Krahinë (Vojvidina) dhe një Rregjion (Obllast) Koso va), dhe ky nominim teritorialo administrativ do ta zgjatë deri më 1969. Me Ligjin Kushtetues të Kosovës në shkurt 1969 Kosova dhe Metohija u bë Krahina e Kosovës, sikurse Vojvidina.

Nëse studiohën me kujdes dokuemetet e kohës, del se pushteti serbian kurrë nuk ka pushuar që ta shuaj çdo autonomi të Kosovës, sidomos. Ky fenomen i shkatrrimit Kosovës me presion ka qenë realitet sa herë që në Kosovë është ndryshuar ligjëshmëria sikurse më 1948; 1953; 1963; 1969; 1974; 1989. Rasti më eklatant që tregon fuqinë politike shqiptare me një anë dhe paralizimin e Gjillasit (më 1953) dhe Rankoviqit (1966) në anën tjetër tregon se është më 1974 kur krahinat me Kushtetutë u avansuan në elemt konstituiv të fedeatës. Por se pushteti serbian kurrë nuk pushon luftën kundër Kosovës tregohet menjë herë më 1975 kur Beogradi e nxorri “Librin e Kaltërt” (Plava knjiga), me çka fillon prapepoka e nëntokës që të shuhet çdo formë autonomie, e që një luftë e tillë realizohet më 23 mars 1989 me peshë të tankeve. Pas këtij akti terrorist, Serbia më 1990 e aprovoi kushtetutën e re nazifashiste, në mënyrë që në proces të krijohet një federatë e re në mes Malit Zi dhe Serbisë,sepse republikat tjera ishin shkëputur nga federata. Por federata e re serbo malazeze do të shpërbëhet më 2006. Në këto rrethana Kosovës që ishte çliruar nga pushteti gjakatar serbian më 1999, nuk i mbeti rrugë tjetër vetëm se më 17 shkurt 2008 ta shpalli pavarësinë e plotë.

E vërteta, nga viti 1989 Beogradi provoi me të gjitha mjetët që Çështjën e Kosovës ta zgjidhë me argumentin e forcës, për çka nuk i mungonin as programet, e as forcat ushtarko- policore. E vërteta, më 1998/99 kur në sqenën hsitorike doli UÇK, Beogrdai nxorri projekte nazifashiste dhe provoi shfarosjën e shqitarëve me forcë dhe me politikë. Për fat, popullit autokton shqiptar më 24 mars 1999 NATO i doli përkrah UÇK-s dhe filloi lufta e kombinuar toksoro-ajrore, në mënyrë që pas 78 ditë luftë, ushtria serbe u detyrua ta nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë më 10 qershor 1999. E vërteta, në Kumanovë çështja e Kosovës më nuk kishte hapësirë politike, që të negociohet, por para oficerëve të NATO-s u detyrua të nënshkruan oficeri serbian dhe tërë aparati shtetëror okupues serbian, u detyrua të largohet nga Kosova, deri më 12 qershor 1999.

Pse Serbia edhe sot (2024) është ambicioze në riokupime territoriale

Serbia sot është në armiqësi me të gjithë fqinjët. Këtë pozicion ia detyron Rusia e cila në politikën e saj të brendëshme, ka disa shembuj të tillë. E vërteta, ky realitet në Serbi ka mbështetje në një pjesë jo të vogël të popullit serbian, prej kah regrutohën: popat, prijësit politik me orientime ekstreme dhe oficerët me ambicje imperialiste.

Serbia sot sikurse gjatë dy shekujve të fundit është kah e jeton një psikologji të smurë, gjithëmonë duke e bërë një garë se a është në përparësi demokracia apo siguria, për ekspanzion në trojet e huaja. Lidhur me këtë, mjerisht më 1999 Veriu i Kosovës, do të izolohen me fajin e agjenturave franceze, në një oazë krimi, duke e pasë përkrahjën edhe të Perendimit, sepse të Rusisë po se po. Atje tani zhvillohet një luftë speciale: me labaratoriume të drogës, me bomba, me grafite por nuk kanë munguar edhe atentatët ndaj atyre që e përkrahin Republikën e Kosovës.

Tani serbët atje janë në ofenzivë kinse nuk e pranojnë valutën EURO për pagesa e që është ligjë për tërë Kosovën. Si duket këtë hallkamë e bëjnë me të vetmin qëllim që të qitët në harres apo në plan të dytë rasti i 24 shtatorit në Bajskë. Në bazë të realitetit që po e krijon Beohradi, jam i mendimit se nevoitët një “shtetitëje” e avionëve F-16 mbi qiellin e Serbisë , siç ngjau në Bosnje më 6 janar 2024. Pastaj tërë avantura serbe do të pushojë.

Së fundi, vizita e Dejvid Kamerunit (Sekretar i jashtëm i Britanisë) më 4 janar 2024 në Kosovë dhe vizita e Antoni Blinkenit (Sekretar i jashtëm i SHBA-as) në Shqipëri më 15 shkurt 2024, e kanë një porosi anglo-amerikane se: nuk do të lejohet kurrfar vizatimi të kufijëve në Ballkan, tani për tani. Për ndryshe avionët e tyre do ta mbulojnë qiellin pa asnjë rrezik, sepse në tokë kanë këmbësori të sigurt.

Të përfundojmë me një porosi: Shoqëria politike franceze provoi në fillim të shekullit XIX për të aksportuar revolucionin. Por më 1814 u tregua se përpiekja ishte e dështuar; Italia politike fashiste një shekull më vonë, provoi për t` i përtrirë kufijtë e dikurshëm të Perandorisë Romake, por u tregua se ëndrra është e dështuar në shtator 1943; Serbia e nxitur nga ambicjet ruse gjatë gjithë shekullit XX provoi për t` i përtrirë kufijtë e shtetit Stevan Dushanit, por më 1999 ambicja psoi katastrofë; Gjermania provoi nga 1933 për t` e krijuar një shoqëria ariane, por më 1945 u tregua se tërë mundi shkoi në mbeturira të historisë; Edhe doktrina e L. Brezhnjevit për sovranitet të kufizuar u tregua se është e gjykuar në deshtim më 1989; Politika imperiale e Dautogllut për t` e shtrirë ndikimin e dikurshëm të Pernadorisë Osmane, prodhoi çarje brenda Turqisë Kemajliste dhe asgjë më tepër; Politika e V. Putinit për ta përtrirë pjesërisht BRSS-ën, po tregohet investim i kalbur, sepse ky shtet është kthyer në një urrejtje të brendëshme dhe të jashtëme sa që është rrezik potencial që lufta me prapavi nukleare, të legjitimohet, kuptohet gjithnjë nga një person narcist dhe me nevoja që të merret terë bota me masa preventive, të cilat patjetër se do të vijnë nga brenda.E vetmja perandori që ka shansa të mbijetojë ishte, është dhe do të mbetët SHBA, sepse është shtet demokratik.


Historiani Hakif Bajrami i bashkohet Vetëvendosjes

Nga vizita e Sekretarit të SHBA Antoni Blinken në Tiranë më 15 shkurt 2024 mësohet se tani për tani Çështja e Kosovës nuk është primare as në Vashington e as në Brksel. Të dy qendrat e fuqisë si duket i ka përfshi ankthi i zgjedhjeve që do të ndodhin gjatë këtij viti. Mu për këtë, Beogradi do të provojë për ta luajtur lojën e vjetër, por pa mundsinë që ta kthej historinë e dinarit në çarkullim nepër xhepat e serbëve në veri të Kosovës. Së këndejmi, Kryeministri Albin Kurti po vrehet se në Republikën e Kosovës ka mbështetje plebiscitare, jo vetëm në shtetin evet, por edhe kudo që jetojnë shqiptarët, sepse me politikën e tij me duar të pastra, populli po mëson se kemi të bëjmë me një personalitet të respektuar dhe të edukuar drejtë.









Shkrimi iu kushtohet: Tahir Sinanit, Agron Rrahmanit dhe Ilir Konushefcit!


16 shkurt 2024

Prishtinë

Akademik Prof dr Hakif Bajrami: Vrasjet masive dhe gjenocid serb kundër shqiptarëve prej vitit 1877 derin në vitin 1999

 Tema Historike/Prof dr Hakif Bajrami: Vrasjet masive dhe gjenocid serb kundër shqiptarëve prej vitit 1877 derin në vitin 1999

Krimet serbe ndaj shqiptarëve

Më 1 mars 1992 pata shkruar në “ZËRI”, se popullit shqiptar iu kanë shkkatuar dëme nga Serbia për 125 miliardë dollarë. Askush atëbotë nuk mësoi asgjë nga ky shkrim, sepse mendohej që do të çlirohemi me deklarata për shtyp. Dhe kush ka mundur t` e njohtojë opinionin se po ajo Serbi gjatë viteve 1992-1999 do të i shkaktonte dëme popullit shqiptar të Kosovës dhe më gjërë, edhe për 30 miliardë dollarë, që gjithsej del s dëmet arrijnë në 142 miliardë dollarë. Tani shtrohet pyetja, se si është arritur kjo shifer. Pas vitit 1945, me kujdes u përpiluan metoda dhe rregullore se si llogariten demet e luftës, edhe në Kosovë. Prej atyre materialeve, të cilat i ka përpiluar Prof. Zekeria REXHA, me disa bashkëpuntorë, ku ndihma e Fadil Hoxhës ishte evidnete, edhe sot mund të mësohet. Tani shtrohet vetëm një pyetje se si Fadil Hoxha arrijti menjëherë ta krijoi Komisonin për dëme të luftës, e që ky personalitet e kishte vetëm shkollën e meseme, ndërsa drejtuesit tanë sot (2018), që injorojnë çdo dituri, vetëm blefojnë e “kuadro” me tituj dhe pozita politike madje, ka për eskport. Tani po e ribotojë shkrimin e vitit 1992, me plotësim të dëmeve që I janë bërë Kosovës nga vitet 1992-1999.

Në mjetet e informimit serb, në momentin aktual, gati për çdo ditë mund të lexohet, për dëmet që Serbisë ia paskan bërë të tjerët. Zakonisht aludohet, në Austrinë, në Gjermaninë dhe në Kroacinë. Në lidhje me këtë, dihet saktësisht se popullsia serbe, në truallin kroat është e kolonizuar. E kolonizuar popullsia serbe është edhe në Vojvodinë.Por, pjesa dërmuese serbe (75%) në Kosovë është e kolonizuar, pas vitit 1912, kur kjo trevë etnike shqiptare u okupua, me tolerimin e Austro Hungarisë, Italisë dhe me forcën fallangë, të ortodiksisë ballkanike, e dirigjuar nga Rusia cariste.

RUSIA “PASTRON” BALLKANIN NGA MUSLIMANËT

  Gjatë viteve 1877-1912, Serbia i okupoi 714 fshtara shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Sipas një staistike turke, Serbia atëbotë i përvetësoi 98000 shtëpi banimi, 82300 shtalla bagëtish,58000 hambar drithërash, 98000 maxhe buke. Prej çdo shtëpie, Serbia plaçkiti prej 20 deri 400 copë dele, prej 3 në 150 copë lopë, afër 40 000 kuaj, 70 000 qerre e mjete tjera shtëpiake.I tërë drithi u plaçkit dhe kurrë për këtë nuk është debatuar në ndonjë forum ndekombëtar. E vërteta, për krimet ndaj shqiptarëve flasin edhe dokumentet sekrete të qeverisë serbe. Jo vetëm kaq, për ato krime kundër shqiptarëve, serbët kanë debatuar në organin e Qeverisë që quhej “Samouprava”.Vetëm gjatë dimirit 1877/78, Serbia me dhunë i largoi 350 000 shqiptarë,ndersa pronën e tyre e përvetësoi. Numri i të zhdukurve nuk do të dihet kurrë. Serbia në këtë kasaphane i dogji fshatrat shqiptare nga Nishi e deri në afersi të Prishtinës, duke e përfshi Kazanë e Gjilanit, Nahinë e Llapit dhe një pjesë të Permalinës.

Në bazë të një analize profesionale, të Komitetit Mbrojtja Kombëatre e Kosovës (1919), duke marrë për bazë edhe pronën e plaçkitur tokësore të tërë territorit Tiplicës,Masuricës, Jabllanicës, Nishit me qytete thera,duke e llogaritur trevën e Plavës dhe Gucisë, të Ulqinit, deri në vitin 1912 trojet shqiptare që u theksuan, janë plaçkitur me një shumë prej 40 miliardë dollarësh. Në këtë aspekt, duhet të mendohet qartë për pasurinë e patundëshme që është grabitur edhe në krimet që nuk vjetrohen. Këto dëme nuk janë të luftës, sepse Shqiptarët nuk kanë qenë në luftë me Serbinë fare. Dëmet janë pra, të shkaktuara nga Serbia për t` ua grabitë pronat shqiptarëve dhe në to për të vëndosur kolonist sllavë. Lidhur me këtë Jovan Haxhivasileviq shkruan se kur brigadat serbiane hynë në Snaxhakun e Nishin, emrat e lokalitetve nuk I dinin sepse nuk kishte njeri t` u tregoi”, që do të thot se nuk mbeti njeri I gjallë. Nuk I thonë këtij realiteti tragjik akt gjenocdal.

E trimëruar prej kësaj plaçkitje, pa kurrfar pasojash dhe e grantuar prej Fallangës-kryqzatë evropiane, terrorin antishqiptar, serbo-malazezët do ta vazhdojnë me 1912. Lidhur me këtë, diploamti anglez në Stamboll, më 24 korrik 1877, kishte shënuar se Rusia e ka marrë për sipër për të pastruar Ballkanin, prej elemntit etnik musliman. Së Këndejmi, kur t` i shtohet tragjedisë shqiptare edhe Programi Evropian I vitit 1910, për pastrimin e Evropës prej muslimanëve, çështja bëhet e qartë.

Gjatë viteve 1912-1915, Serbia dhe Mali I Zi, si okupator përmes forces do të fillojnë për të realizuar planin e dytë të dëbimit të shqiptarëve prej trojeve të veta. Në saje të atij plani që bazohej në paragrafet e “Naçertanisë” 1844, më 1913 në Kosovë u dogjën 132 fshatra shqiptare, deri në temel. Për dy vite, Serbia dhe Mali I Zi, arritën për të I përzënë prej vatrave të veta një masë prej 250 000 vetave shqiptarë, turq dhe boshnjak.Plaçkitjet do të vazhdojnë në të gjitha fushat.Por, shqiptarët do të mbesin sërish në token e Kosovës, nën mëshirën e thikës dhe zjarrit. Vlerësohet se gjatë kësaj kohe në Kosovë u plaçketën 125000 bagëti të llojeve të ndryshme. Në viset shqiptare do të rrënohen 328 xhamia, do të përdhosën 85 mejtepe dhe bibliotekat e tyre me vlerë të madhe historike, ku kishte edhe dorëshkrime me germa arabe dhe fjal shqipe, do të digjen me plan të qeverisë (Stio: Sta hoçe Serbia 1910-1912).

Prej viitit 1878 e deri më 1914, në viset etnike shqiptare, do të shktarrohen 8450 biblioteka private, që fshehnin një pasuri të paçmuar kombëtare dhe fetare civilizuese. Vetëm në Dukagjin, me qëllim që të zhduket feja islame dhe katolike, serbo-malazezët do t`i likuidojnë me mija libra, do t` I vrasin me mija njerëz e sidomos priftërinjë katolik dhe ylema myskiman. Dëmet material, ndaj popullit shqiptar, nga ana e Serbisë dhe Malit Zi, në këtë periudhë kanë arritur  çmimin deri në 15 miliardë dollarë.

Gjatë okupacioinit Austro Hungarez  1915-1918, edhe pse shqiptarët ishin neutral, Serbia Zyrtare në vend që të vlerësojë pozitivisht sjelljet e shqiptarëve, në vned që në qetësi të tërhiqej, filloi të bëjë plaçkitje edhe djegie të fshtarave shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipërinë Bregdetare, deri në brigjet e Adriatikut. Ato dëme Serbia, kurrë nuk i ka përmednur në asnjë vend. Në fakt, meqë shqiptarët i lejuan sërbët të kalojnë nepër viset e tyre lirishtë, diplomacia serbe kurrë nuk ka shprehur një ma të voglin falenderim. Përkundrazi, në çdo tubim ndërkombëtar, Serbia është kujdesur që çdo kërkesë kombëtare shqiptare, ta diskreditojë me të gjitha mjetet, madje duke shprehur cinizëm se “nuk jemi të aftë të krijojmë shtet”. Mjafton të shikohet dokumantacioni se çka plasonte diplomacia serbiane në Londër më 1913. Për popullsinë e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës, (94% shqiptare) dezinformohej opinioni se “janë të gjithë banorët shqiptarë, por në familje falasin serbisht, serb e ndiejnë vetën dhe duan të I takojnë Serbisë”. Ku e dinte diplomati i Fuqive të Mëdha në Londër më 1913, se ku gjinden këto krahina den baba den shqiptare. As që lodhej. Aq më parë rrena kishte hapësirë të mjaftueshme të pranohet, sepse Rasih Dino, Filip Noga dhe Mhemet Konica nuk u konsideruan të autorizuar të Vilajetit Kosovës, aq më pare kur Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën, Idriz Seferin, Shefqet Shkupin, Seit Efendinë etj, oficerët serbian i kishin burgosur në Shkup dhe i kishin deportuar në burgun e Kalemegdanit në Beograd. Atje i mabjtën deri sa mabroi Konferenca e Londrës, deri më 1 prill 1913.

Me riokupimin e Shqipërisë Kontinentale  1918-1941 me ndihmën e Aramatës Franceze (përbëhej nga mercenarët nga Somalia dhe Vietnami, Serbia e Karagjorgjeviqëve, filloi në Kosovë të rrënojë çdo gjurmë shqiptare. Në pesë vitet e para të okupimit, në viset etnike shqiptare u dogjën 182 fshatra, të ish Vilajetit Kosovës, ndërsa kur t` i shtohen dëmet në Vilajetin e Manastirit, atëherë diegja e fshtarave arrinë në 247 lokalitete. Në ato rrethana, ishte plaçkitur mbi një e treta e tërë pronës tokësore, dhe ajo u ishte ndarë kolonistëve sllave. Kolonizimin e Kosovës dhe Manstirit, serbët e arsyetojnë prej vitit 1912, qoftë edhe për 200 000 kolonistë të planifikuar sllavë, se janë vetëm fillimi. Propoganda serbiane propogandon sot nepër botë për 300 mësues që kishin ardhur më 1941 nga Shqipëria Kontinetale, për t` I hapur shkollat sepse, okupatori Gjermano- Italian nuk e donte një popull anlafabet, sikurse projektonin serbianët me shekuj. Madje, Serbia zyrtare e kritikon edhe faktin se më 1945 në Kosovë nga Shqipëria Bregdetare kishin ardhur në Shqipërinë Kontinentale prap edhe 200 mësues të rijë. Politika kriminale serbe fare nuk I llogaritë se nga viti 1918 e deri më 1921, i kishte vararë pa armë në dorë 12 371 shqiptarë civilë për të shkatuar panikë në masë. Gjatë kësaj kohe ishin burgosur 22 110 shqiptarë, ishin djegur 60 000 shtëpi, ishin palçkitur mbi 12 000 familje. Serbia shtetërore kurrë nuk I ka zbardhur se sa Shqiptarë janë vrarë në veri të Serbisë më 1914, si ushtarë që ishin destinuar të hapin llogore mbrojtëse në frontin me Austro Hungarinë. Ata të rijë, Serbia i ka sakrifikuar të gjithë, e numri I tyre ishte mbi 16 000 persona nga 18 e deri në 28 vjeq, kryesishtë nga trevat që u okupuan në tetor-nëntor 1912, si rezultat I luftës Parë Ballkanike. (Hulumtone Koleksionin e Radniçke Novine 1913-1914).

Dokumentet diplomatike serbiane argumentojnë sipas  muajëve, se nga dhejtori 1912 e deri në qershor të vitit 1914, në Anadolli janë deportuar 240 000 shqiptarë me 395 anije evropiane. Edhe 40 000 ishin shpërngulur përmes rrugëve jodetare. Në këtë kvotë nuk ishin llogaritur fëmijët nën 6 vjeq.

Serbia okupatore më 1918-1924 në Kampin e koncentrimit I kishte derguar 630 familje shqiptare (familjarë nga familjet kryengritëse, gra, fëmi, pleq e plaka). Kulmi I krimeve gjenocidale (spastrim me detyrim) arrin më 1938, kur Mbretëria Jugosllave arrijti ta akrdoi një Konventë, me Republikën e Turqisë, për t` I deprotuar në Anadolli të gjithë shqiptarët e Vilajetit Kosovës dhe Viljetit Manastirit, deri mi më 1944. Në këtë deprotim me dhunë ishin paraparë 40 000 familje. Për çdo familje të shpërnguluar Jugosllavia dhe Turqia I kishin llogaritur pazaret e sakta. Jugosllavia fitonte toka të lirurar sa që me Ligjin e ri (1938), u prapa që një familje shqiptare që nuk pranon shpërngulje t` I ketë vetëm 0, 40 ari tokë, ndërsa çdo familje serbiane, qoftë edhe me një antar mund t` I ketë 45 hektarë tokë pune dhe po aq kullosa. Këto ligje dhe dokumentet  serbiane përciellëse I kam botuar integralisht më 1995. Si rezultat i politikës koloniale nga viti 1918 e deri më 1941, shqiptarëve u ishin garbitur 228 080 hektarë tokë. Në mes dy luftave saktësishtë argumentohet se nepër burgje janë likviduar 5211 shqiptarë. Madje, ta shënojmë një “kontest” gjyqësor që ka zgjatur dhejtë vjetë (1927-1937). Për çdo vit kontestin në nëntor e “fitonte” shqiptari e livadhi ishte I tij dhe e posedonte tapinë. I njeti Kontest në mars I jipej kolonistit për ta marrur barin, ndersa shqiptari mbetej I detyruar të ankohej. Ndodhte ky fenomen në Evropë sepse Mbretëria SKS kishte arritur në Sen Zhermen (1919) ta pranojnë Fuqitë Fitimatre se “ato vise që I kishte okupuar Serbia deri më 1 janar 1913, popujtë e atyre viseve nuk llogariteshin se u takojnë të drejtat nacionale”. Me këtë paragraf, mbetën jashtë Ligjit shqiptarët dhe maqedonët deri më 1941, pa të drejta nacionale. Madje, të gjitha makiancionet Jugosllavia integrale I kishte mbështetur në “parimet” e Marrëveshjes Llozanës në mes Turqisë dhe Greqisë nga viti 1923, për kembimin e popullsisë. Por shpërngulaj nga Jugosllavia ka shkuar vetëm në një drejtim kah Anadolli drejtë Vilajetit MYSH, ku Turqia planifikoi t` I vëndosë Aranutët që do të bëheshin mburojë nga sulemt eventuale Kurde.

Sipas KRITERIUMEVE, se si llogariten dëmet ndaj një populli të robëruar rrezulton se nga viti 1918 e deri më 1941, Jugoslavia Mbrtërore I ka dëmtuar shqiptarët për 30 miliardë dollarë. Pej vitit 1977 e deri në vitin 1941, Serbia-Jugosllavia I ka dëmtuar shqiptarët për 75 miliardë dollarë.

Gjatë viteve 1941-1944, shqiptarët u gjetën nën disa okupatorë: Kosova u nda në tri zona të okupimit-Zona e okupimit gjerman ku de “jure” kishte pushtet Qeveria kuisllinge serbe e Millan Nediqit 1941-1944; Zona e okupimit Italian ku pushtet kishte qeveria kuisllinge e Tiranës; Zona e okupimit Bullgar ku pushtetin e kishte ekskluzivisht Sofja. Vetëm në këtë zonën bullgare të drejtat elemntare të shqiptarëve ishin dualiste. Në dy zonat tjera shqiptarët në krahasim me atë çka kishte ngja 1918-1941 e konsideronin si “çlirim”.Megjithë atë asnjeri okupator nuk u ndie kurrë se është I mirëseardhur në viset shqiptare. Kështu, ngadal por sigurt po krijohej një front Antifashsit, por ngjyrimi I tij do të jetë jugosllavë. Ky ngjyrim serbosllav I kishte vu në dilemë masën se nuk dinte se çka do të ndodhë me fatin e saj nëse lufton nazifashizmin së bashku me serbët dhe malazezët, që ishin siellë ndaj tyre më keq se Hitleri ndaj Hebrejëve. E Vërteta, disa aradha patrizane e kishin nxierr zërin e rreshtimit antifashist  shqiptar qysh më 1941 pçr të arritur numri I partisanëve më 1944 në 56000 veta, të gjithë shqiptarë.

 Por Konfernaca Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Rrafshit Dukagjit në një mënyrë e kishte forcuar dilemat me rastin e kërkesës së KQ PKJ që ato vednime (të Bujanit) nuk mund të mbesin funksionale. Edhe më keq, kur Kryesia e AVNOJ-it nuk I kishte ftuar fare përfaqsuesit shqiptar në Jajcë më 29 XI 1943; edhe më mjerueshëm, kur Kryesia e AVNOJ-it I kishte AMNESTUAR të gjitha njësitet çetnike më 21 XI 1944. E vërteta, as komunistët shqiptarë nuk e dinin se çfar qëndrimi kishte marrë udhëheqësia serbiane më 3 XI 1944, kur Vasa Qubrilloviq e kishte përpiluar Elaboratin e ri, për shfarosjen e shqiptarëve, deri sa të zgjasin operacionet luftarke. Edhe ma kuptueshëm se kurrë shqiptarët e kuptuan se ku janë më 8 shkurt 1945, kur në Kosovë Tito e vëndosë diktaturën ushtarake. Në fakt cili shqiptar që nuk ishte në parti e cili shqiptar që ishte në parti dhe Aradha Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës ka mundur ta kuptojë degradimin e Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit me 2 shtator 1944. Cili shqiptar ka mundur ta kuptojë sielljen e Serbianëve komunist në shumë vise të Kosovës kur për një njeri e denonin tërë fshatin. Këto metoda ishin të ngjashme me ato të kralevinës por edhe të Gestapos, siq veëroi në maj 1941 në Gallap. Dhe, siellja e Shaban Polluzhës, në janar 1945, ishte e natyrëshme që mos ta pronojë shkuarjen në Frontin e Sremit, kur kishte pranuar PLOTËSISHTë, sikurse Shaban Haxhia. Por, për ta dezorientuar, Shabanin m ekreshnikët e tij, prapa shpine në Drenas Kersta Filipoviqi dhe Spasoje Gjakoviqi, me Dushan Mugoshën ia kishin maskaruar popullin dhe I kishin treguar se populli po të maskarohet, e si të shkojë ai në frontin e Sremit. Kthimin nga nisja e deshironte e lemnti çetniko-komunist sllave, për t` u siellë me shqiptar si u sollën, duke bërë krime mosntruoze, sidomos në Drenicë dhe Pejë e rrethinë. Se çfarç krimesh kanë ndodhë në Gjilan dhe Ferizaj nuk do të dihet kurrë sepse neofashistët slave I humben gjurmet sikurse tentuan t` I humbin gjurmet më 1999 duke bartur kufoma shqiptare deri në Danub.

Në rrethana të tilla për ta kursyer elementin kolonist që duhej të kthej në Kosovë, Beogradi do të merr vendim më 6 mars 1945, që “kolonistët mos të kthehen?”. Por, posa e vrejti Rankoviqi dhe Zeqeviqi, se forcat e rrezistencës ishin shfarosur, më 1 prill 1945 Polit Byro e PKJ do ta sjellë vednimin: “Tito: Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë. Bile atyre kolonistëve kriminelë, shqiptarët përmes punës hagari, u detyruan t ua ndertoijnë 10 000 shtëpi”. Megjithë këtë sipas të gjitha kritereve të VLERËSIMIT të dëmeve të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarëve u ishin bërë dëme për 4 miliardë dollarë.

Gjatë viteve 1945-1949 në viset shqiptare do të mbretërojë një pushtet racist sepse çdo lëvizje e lirë dhe çdo liri I nënshtrohej PKJ-ës dhe OZN-ës, përkatësisht UDB-ës së Vllada Zeqeviqit e pastaj A. Rankoviqit.Prapa, sipas kritereve të llogaritje së dëmeve që I ishin shkaktuar popullit deri më 1950 del se populli shqiptar ishte dëmtuar nga pushteti kolonial Serbian për 5 miliardë dollarë.

  Sa dëme I shkaktoi shpërngulja e shqiptarëve në Turqi 1950-1966

Periudha nga viti 1950 e deri më 1966, është e mbushur me defromime të llojeve të papara të një pushteti totalitar. Me të njetat medota sikurse Jugosllavia mbretërore, ajo titiste po e kolonizonte Kosovën me sllavë. Qysh më 1950 Jugosllavia do ta fillojë një metodë perfide kundër shqiptarëve duke I detyruar të regjistrohen si “turq”, pa e ditur asnjë fjalë të këtij populli. Në të njetën kohë do t` I hap disa mundësi që të kontaktojë me Republikën  e Turqisë për ta aktualizuar Konventën e vitit 1938, për deportimin e të gjithë shqiptarëve në Anadolli. Si një lloj ratifikimi do të sherbej e ashtuquajtura Marrëveshja Xhentelmene Tito -Kyprili më 1953, në Split. Nga kjo kohë, sidomos, deri në vitin 1966, I ashtuquajturi Shtabi I A. Rankoviqit, do t` I deportojë në Turqi, sipas Seksionit të pashaportave 412 000 shqiptarë, turq dhe boshnjak. Për ta intensifikuar shpërnguljen do të pasojë I ashtuquajturi aksioni I mbledhjes së armëve 1955/56; do të inskenohet Procesi I Prizrenit 1956; do të filloi fushata për mbylljen e shkollave më 1957, për të kulmuar një vit më vonë. Tërë pasuria e të shpërngulurve do të përvetësohet nga shteti dhe do t` u ndahet kolonistëve sllavë. Do të fillojë sllavizimi I institucioneve administrative. Bje fjala në Sekretariatin e Punëve të Brendëshme në tërë Kosovën punonin vetëm 19 shqiptarë, prej tyre vetëm një me fakultet, dy me shkollë të lartë, të tjerët me shkollë tetëvejqare, do të thot asnjeri me shkollë të mesme.

Plaçkitja e pronave shqiptare deri në vitin 1966 llogaritet në 14 miliardë dollarë, sipas kriteriumve të llogaritura për Luftën e Dytë Botërore. Në vijim, deri më 1981 viset shqiptare sipas Bankës Nderkombëtare ishin të zhvilluar sa 31% e zhvillimit të viseve tjera të Jugosllavisë. Me fjalë tjera viset shqiptare ishin shndërruar, në një koloni moderne, ku mirret çdo gjë, nuk jipet asgjë, për progres.

Dëmet serbiane ndaj shqiptrëve 1981-1999

Gjatë vieteve 1981 e deri më 1999 pushteti kolonial Serbian në Kosovë I ka hapur 755000 dosje. I ka deportuar nepër botë një million shqiptarë. Pronën etyre e ka plaçkit në tërësi. Ushtria, policia dhe mercenarët paramilitar I kanë rrënuar 140 000 shtëpi dhe ndertesa ndihmëse, kanë vrarë mbi 13000 civilë, janë hapur 600 varreza masive. Sa biblioteka private janë diegur, nuk do të dihet kurrë. Është diegur deri në themel Arkivi I Bashkësisë Islame të Kosovës, ku kishte dokumente në osmanishte nga shekulli XIV-të, me një vlerë milliardëshe sepse aty ishin faktet se si ishte siellë pushteti okupator Serbian në viset e Arbarisë nga Naisusi e deri në Dirahium.

Nga viti 1981 e deri më 1999 Kosova ka qenë e programuar të ndryshojë struktura e popullsisë: 49% shqiptarë, boshnjak, egjiptas, romë dhe turq, ndërsa 51% serbë. Sipas rregulloreve për llogaritjen e dëmeve të luftës, Kosova do të dëmtohet nga sistemi kolonial serbomadh për 32 miliardë dollarë.

Pas 10 qershorit 1999 ushtria, policia dhe sidomos njësitet speciale do ta REGRUTOJNË një pjesë të civilëve Serbian që të largohen me ta nga Kosova, duke u sherbyer si mburojë. Ky fenomen ndodhi si kopje që kishte ngja në Kroaci, ku kriminelët e friguar I kishin marrë me veti gati të gjithë serbët. Kjo metodë më vonë do t` u përshkruhet forcave të UÇK-ës në Kososvë, e në fakt UÇK nuk  e kishte as ma të voglin faj për këtë, sepse kriminelët serbët, duke u tërhekur me popullin mendonin se NATO-n do ta emocionojnë, shqiptarët do t` I akuzojnë dhe vetën do ta shpëtojnë nga ndonjë sulm “diverziv” shqiptar gjatë tërheqjes në shenjë hakmarrëje. Këtë intrigë serbiane opinioni duhet mirë e drejtë ta studioj, sepse në “Ollujen” Kroate, kanë vepruar në të njetën mënyrë, e që në bazë të argumenteve ata kriminelë që kishin bërë krime në Kroaci dhe Bosnje deri më 1995, të gjithë me urdhër të Ushtrisë dhe policis e të Shtabit S, Milloasheviqit, ishin tarsferuar në Kosovë. Kur  e humbën luftën edhe këtu, të njetat metoda I përdorën sikurse në Kroaci, duke  marrë me veti civilë Serbian, për t` u shërbyer si mburojë fizike, e për t` I përdorur pastaj si strategji politike dhe diplomatiko juridike, për akuza falso. E vërteta, të gjitha dëmet e luftës pas 15 qershorti 1999 shqiptarët I kanë lajmëruar në pushtetin kolonial të UNMIK-ut, por deri me sot nuk është dëmshpërblyer askush, sepse Serbia nuk është paditë si agresor, por janë paditë individët pa emër dhe pa aderesë, që do të thot se UNMIK ka ardhur në Kosovë për t` I “barasvlerësusr” dëmet dhe për ta shpëtuar kriminelin, e për ta mbajtur në pozitë latente viktimnën me Gkykatën Speciale, në mënyrë që kujdestaria e fajeve t` u qëndrojë mbi kokë të gjithë shqiptarëve pa dallim.Shtrohet tash pyetja, pse nuk kthehen serbët e shpërngulur në Kosovë qe 20 vjetë? Nuk kthehen sepse në rend të parë ata I kanë pasur gjithëmonë nga dy palë prona, por janë edhe pjesëmarrës në spastrim sepse zynonin ta garbisin pronën shqiptare.

Kjo do të thot se nga viti 1912 e deri më 1999, Serbët e kanë kolonizuar Kosovën edhe pse dihej se është vedni me popullsi ma të dendur në Ballkan. Dhe kur nuk kishte tokë të lire, pasi që u ndal shpërngulja më 1966, filluan të vijnë “intelketualë” si nëpunës dhe arsimatar apo udbash. Kjo shtresë arrinte në 67% të nëpunësve dhe arsimatrëve sllave në Kosovë. E si të rrijnë ata në pronat e hueja kur e dinin se si janë siellë me vendasit. Ishte pra shansë e mirë për ta të tërhiqen me kriminelët si mburojë që I përdorën nga 10 e deri 25 qershor 1999. Studioni faktet nga Zyra e dokumentacionit të V. Odalloviqit, Z. Angjellkoviqit e komapnisë neofashiste.

Përfundim. Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia kurrë, por do të I rri në qafë, sa që një ditë do t` ia këputë qafen prej së trashi!.

Aktakuzë ndaj informatorit të FBI-së se ka gënjyer për Hunter dhe Joe Bidenin

 


joe hunter biden - ap
Presidenti Joe Biden dhe djali i tij, Hunter Biden. Foto: AP

Prokurori i posaçëm amerikan David Weiss akuzoi një ish-informator të FBI-së se kishte gënjyer për përfshirjen e Presidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden në marrëdhëniet e biznesit me kompaninë ukrainase të energjisë “Burisma Holdings”, duke ndërprerë kështu hetimin për shkarkim të presidentit nga ana e republikanëve.

Alexander Smirnov, 43 vjeç, po përballet me akuza në lidhje me gënjeshtrën ndaj FBI-së dhe krijimin e të dhënave të rreme. Ai u arrestua të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas, pas mbërritjes së tij në ShBA nga jashtë.

Aktakuza prej 37 faqesh pretendon se Smirnov kishte qenë një burim konfidencial për FBI-në që nga viti 2010 dhe “i dha FBI-së informacion të rremë nënçmues” për të dy Bidenët pasi Joe Biden u bë kandidat për president në vitin 2020.

Ai po përballet me një akuzë për deklaratë të rreme ndaj një agjenti qeveritar dhe falsifikimin e të dhënave në një hetim federal.

Smirnov dyshohet se i tha FBI-së – në mënyrë të rreme – se zyrtarët e “Burisma”, kompania ukrainase e energjisë për të cilën punonte Hunter Biden, i kishin thënë atij se punësuan Hunter Bidenin sepse ai do të “na mbronte, nëpërmjet babait të tij, nga të gjitha llojet e problemeve”. Smirnov dyshohet se i tha FBI-së – përsëri, në mënyrë të rreme – se zyrtarët e “Burisma” i kishin thënë atij se i kishin paguar Hunter Biden dhe Joe Biden 5 milionë dollarë dhe se hetuesve do t’u duheshin 10 vjet për të gjetur pagesat e paligjshme ndaj Joe Bidenit.

Një burim i njohur me këtë çështje i tha “NBC News” se Hunter Biden nuk e njeh individin që u akuzua dhe nuk beson se ai e ka takuar ndonjëherë.

Një avokat i Hunter Biden tha për “NBC News” se republikanët ishin paralajmëruar se ata “ndërtuan komplotet e tyre për Hunterin dhe familjen e tij mbi gënjeshtra të thënë nga njerëz me agjenda, jo fakte”.

“Ky është vetëm një shembull tjetër i Kryetarit [James] Comer dhe [kongresistit Jim] Jordan që bëjnë gënjeshtra të bazuara në pretendime dhe dëshmitarë të pandershëm, të pabesueshëm”, vazhdoi në deklaratë Abbe Lowell, avokati i Hunter Biden.

Anëtari i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, Jamie Raskin, bëri thirrje për t’i dhënë fund hetimit për shkarkim pas publikimit së padisë kundër Smirnovit.

Deklarimi i Smirnovit ishte kritik për hetimin e republikanëve për shkarkimin e presidentit.

Por sipas aktakuzës, pretendimet e Smirnovit në FBI, të cilat ai i bëri fillimisht në qershor 2020, “ishin trillime” dhe, në të vërtetë, ai “kishte kontakt me drejtuesit nga Burisma vetëm në vitin 2017”, kur Joe Biden kishte lënë detyrën si nënkryetar dhe “nuk kishte aftësi” për të ndikuar në politikën e ShBA-së.

“Me pak fjalë, i pandehuri i transformoi kontaktet e tij rutinë dhe të jashtëzakonshme të biznesit me Burisma në vitin 2017 dhe më vonë në akuza për ryshfet kundër [Joe Bidenit], kandidati i supozuar i një prej dy partive kryesore politike për President, pasi shprehu njëanshmëri kundër [Joe Biden] dhe kandidaturës së tij”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza gjithashtu thekson se Smirnov “përsëriti disa nga pretendimet e tij të rreme” pasi u intervistua nga agjentët specialë të FBI-së shtatorin e kaluar – pasi marrëveshja për pranimin e fajësisë së Hunter Bidenit u prish atë verë – ndërsa Smirnov “ndryshoi rrëfimin e tij në lidhje me pretendimet e tjera të tij dhe promovoi një narrativ të ri të rremë pasi tha se u takua me zyrtarë rusë”.

Smirnov shkroi në një prej mesazheve të majit 2020 drejtuar menaxherit të tij të FBI-së se Joe Biden “do të shkojë në burg” dhe la të kuptohet se ai e dinte se disa nga akuzat “duhet të jenë së shpejti në lajme”.

Smirnovit iu tha të paktën shtatë herë se mund t’i duhet të dëshmonte në lidhje me informacionin që i dha FBI-së dhe u këshillua nga zyrtari FBI-së të paktën 21 herë që t’i tregonte të vërtetën byrosë, thotë aktakuza. 

X i Elion Musk-ut akuzohet për pranimin e pagesave nga terroristët

 

X, më parë i njohur si Twitter

X i Elon Musk, u dha përfitime abonimit grupeve të përcaktuara terroriste dhe të tjerëve të ndaluar të operonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas aktivistëve.

Projekti i Transparencës Teknike (TTP) zbuloi se X kishte dhënë shenja blu për llogaritë e lidhura me anëtarët e Hezbollahut, ndër të tjera, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Për 8 dollarë në muaj, shenja lejon postime më të gjata dhe promovim më të mirë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...