Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/17

Rama bën homazhe tek varri i Rugovës: Ditën e madhe të pavarësisë e nisëm aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë

 

 

17/02/2024 09:59


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka bërë homazhe tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ai për Rugovën tha “e nisëm aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë, duke nderuar dhe kujtuar themeltarin e shtetit”.

Njoftimi i plotë:

Ditën e madhe të pavarësisë e nisëm aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë, duke nderuar dhe kujtuar themeltarin e shtetit – Presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova dhe dëshmorët e kryeqytetit të cilët dhanë gjithçka për çdo gjë që sot përjetojmë! 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku më bashkëpartiak kanë bërë homazhe tekë varrezat e Jasharëve në Prekaz, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

Krasniqi shkon për homazhe në Prekaz: Uron Thaçin, Veselin, Selimin dhe gjithë ushtarët e UÇK’së për ditën e pavarësisë

LAJME

17/02/2024 09:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku më bashkëpartiak kanë bërë homazhe tekë varrezat e Jasharëve në Prekaz, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se në këtë ditë të përvjetorit të Pavarësisë përkujtojnë të gjithë të rënët për lirinë e popullit të Kosovës.

Ai me këtë rast ka uruar edhe udhëheqësit e UÇK që po mbahen në Hagë.

“Për të shfaqur edhe njëherë Respektin dhe përuljen para sakrificës sublime të Jasharëve dhe për të uruar dhe përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë e popullit tonë. Në këtë moment po ashtu dëshirojë t’i urojë të gjithë ushtarët e UÇK e në mënyrën më të veçantë t’i urojë për këtë ditë të Pavarësisë udhëheqësit e UÇK që po mbahen padrejtësisht në Hagë, presidentin Thaçi ish kryetaret e Kuvendit Kadri Veseli e Krasniqi, ish deputetin Selimi e ish bashkëluftëtaret e tyre. Kjo është dita ku besoj se secili prej nesh duhet të ri përkushtohet dhe të ripërsërisë zotimet tona për t’i shërbyer Kosovës ndershëm e drejtë, për të punuar për një të ardhme më të mirë për secilin qytetarë të Kosovës. Gëzuar 16 vjetori i Pavarësisë të gjithëve e paqmi Kosovën përjetë”, ka thënë Krasniqi.

Krerët e shtetit shkojnë për homazhe te varri i Demaçit dhe Akaemik Rugovës


Krerët institucionalë kanë bërë nderime në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ata kanë bërë homazhet te varri i ish-presidentit  Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova dhe tek ai i veprimtarit Adem Demaçi.

Përveç presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, në nderime kanë marrë pjesë edhe ministrat qeveritarë.


LAJME

17/02/2024 09:24

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Toka e shtrenjtë në Prishtinë që po i çon në Gjyq Sabri Fejzullahun, Adem Grabovcin dhe figurat tjera të fuqishme

 

Një tokë e shtrenjtë përballë Fshatit Amerikan, që tash llogaritet të jetë bërë e shtrenjtë për shkak të ndërtimeve, pritet që ti çoi në Gjyq një sërë personazhesh të njohura, e disa të fuqishme, në botën e politikës e biznesit kosovar. Një padi tashmë është dorëzuar. Një shqiptar nga Prishtina pretendon që tokën e tij e blenë disa persona të tjerë nga një serb, derisa e njëjta dhunshëm i ishte marrë familjes së tij shumë vite para luftës.

Në maj të vitit 2023 Komuna e Prishtinës kishte nxjerr një njoftim që zonën perëndimore të lagjes “Prishtina e Re” ishte bërë një kërkesë për të marrë kushte ndërtimore. Qërim Selimi e kishte nënshkruar këtë kërkesë.

Pos të tjerëve, këtë kërkesë e kishte parë edhe Halil Bllaca, një qytetar i Prishtinës i cili ka dekada që zhvillon betejë ligjore për ta kthyer nën kontroll një tokë prej mbi tre hektarësh, e të cilën pretendon që e ka trashëgimi familjare, por para luftës serbët ia kishin marrë pa dëshirë.

Ai pretendon që kur toka i morë, ajo kaloi në Ndërmarrjen Shoqërore “Ratar”, që pas luftës do të merrej si çdo ndërmarrje shoqërore nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), paraardhësja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), agjenci ende aktive.

AKP-ja pastaj do ta vendoste një pjesë të pronave të “Ratar”-it në likuidim. Këtu do të paraqitej si palë e interesit familja Bllaca. Por, AKP-ja do ti rrëfente me arsyetimin ‘informata të pamjaftueshme’.

“Autoriteti i Likuidimit (AL), i emëruar në bazë të nenit 12 Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-34 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka shqyrtuar kërkesën tuaj për të drejta pronësore mbi një ngastër kadastrale që ndodhet në Hajvali, e regjistruar në Agjensinë Kosovare të Privatizimit më datë 25.09.2014, që është brenda afatit për parashtrimin e kërkesave. Duke qenë se informatat që ju keni ofruar janë të pamjaftueshme për të mundësuar përfshirjen e saj në çfarëdo shpërndarje të të ardhurave të likuidimit, ju kërkojmë të ofroni informacione shtesë dhe dëshmitë mbështetëse”, ishte përgjigja që Bllaca mori nga AKP-ja.


Nga dokumentet që janë deponuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, e themeluar për tu marrë me kontestet që lidhen me privatizimin, del që Halil Bllaca në fillim do të identifikonte disa persona për të cilët që tash e kanë nën kontroll tokën që ai pretendon që i takon si trashëgimi nga familja.

Të njëjtit del që e kishin blerë nga serbi Vukoje (Bajo) Jollovic. Ka siguruar edhe dokumentet e ndarjes së pronës, që pretendohet se është mbi tre hektarë. Dhe, i del që nuk është veç një pronar shqiptarë që e ka blerë diku në vitin 2010 nga personi Jollovic, por janë disa.

Si dolën emrat e Sabri Fejzullahu, Adem Grabovcit e të tjerëve?

Insajderi ka parë rrjedhën e dokumenteve në këtë rast. Familja Bllaca duke parë që një kërkesë për kushte ndërtimore ishte bërë publike nga Komuna e Prishtinës, bash në tokën që ata pretendojnë se është e tyre, vendosën që ta angazhonin një avokat për ti vënë masë të përkohshme të sigurisë kësaj toke.

Insajderi ka folur me avokatin Vehbi Halili, i cili ka treguar që sipas tij e ka bërë maksimumin që ta bind Gjykatën- Dhomën e Posaçme që toka i takon familjes Bllaca, dhe se personat që tash i kanë dokumentet si pronar, siç i ka quajtur ai edhe në ankesë, janë uzurpatorë.

Gjykata do ta urdhëronte avokatin Halili që të sillte dokumente shtesë, përfshirë edhe emrat e adresat e sakta të personave që sipas pretendimeve të familjes Bllaca e kanë nën kontroll pronën e tyre trashëgimi familjare.

“Më dt. 21.07.2023, i autorizuari i paditësit ka bërë zgjerimin e propozimit në pikëpamje suajektive, po jo të padisë edhe ndaj personave të tjerë si Qerim Sylejmani SelimiDemir Lima, Mustaf Mustafa, Emin Gashi, Sabri Fejzullahu, Avdi Rexhepit Adem Grabovci , por me parashtresë nuk i ka dorëzuar adresat e Kundërshtareve të sigurimit”, thuhet në një vendim të Gjykatës për këtë rast, ku sqarohet se më vonë avokati Halili megjithatë i specifikoi kush cilën hise të kësaj toke e mban.

“Pas një pune të gjatë kemi arritur që ti sigurojmë edhe emrat. Edhe adresat. Edhe dokumentet e pronësi e madje edhe se cila pronë është në hipotekë në bankë”, thotë në një bisedë për Insjderin avokati Vehbi Halili.

Këto informacione i ka përfshirë në kërkesën për masë të përkohshme të sigurisë- që toka të mos shitej derisa të i vije rendi padisë që kanë bërë për ta kthyer pronën.

“‘(…kërkon që të ) Caktohet masa e sigurimit dhe të ndalohet që paligjshmëria si njësi kadastrale P —71914075- 0: = 99-2, me sipërfaqe 1160m2, në emër të Muhamed Maloku ngastra e pronarit Qerim Sylejman Selimi P —71914075- 00499-1, me sipërfaqe 13489m2, , pastaj poseduesit faktik Demir Lima ngastra ne. 71914075- 00498-2, me sipërfaqe 2375m2, Mustaf Mustafa, ngastra 71914075- 00498-3, me sipërfage 3060m2, Gashi Qerim Emin dhe Kuçi Florije , ngastra nr. 71914075- 00498-4, me sipërfaqe 3276m2, Fejzullahu Sabri, ngastra me. 71914075- 00498-5 me sipërfaqe 1425m2, Mustafa Mustaf dhe Grabovci Adem ngastra “’|’!14075- 00498-6, me sipërfage 9515m2, Avdi Mustafa, ngastra nr, 71914075- 00498-7, me: sipërfaqe 1425m2, Mustafa Mustaf dhe Grabovei Adem ngastra nr. 71914075- 00498-6, me sipërfaqe 950m2, të cilat prona gjendet në Veternik, që të mos shiten apo të tjetërsohen duke aprovuar kërkesën e propozuesit”, thuhet në vendimin e Dhomës së Posaçme- shkalla e parë, ku bëhet me dije se si provë janë bashkangjitur edhe certifikatat.

Gazeta Insajderi tash e disa javë i ka kontaktuar këngëtarin Sabri Fejzullahu e politikanin Adem Grabovci, por asnjëri nga ta deri më tash nuk është përgjigjur.

Insajderi i ka pyetur të njëjtit se në çfarë viti e kanë blerë këtë tokë. Se si janë njohur me personin  Vukoje (Bajo) Jollovic. Se sa e kanë blerë pronën në fjalë.  Se a kanë qenë në dijeni se për këtë pronë ka një familje nga Prishtina që pretendon se është pronare e saj.

Për asnjërën nga këto pyetje dhe të tjerat, Insajderi nuk ka marr ende ndonjë përgjigje.

Gjykata: Dëmi tashmë është bërë

Gjykata Supreme, Dhoma e Posaçme që merret me kontestet ku përfshihen pronat e privatizuar e ka refuzuar në shkallën e parë kërkesën e familjes Bllaca për ti vënë masë të përkohshme të sigurisë tokës që tash si pronarë dalin këngëtari Sabri Fejzullahu, politikani Adem Grabovci dhe perosna të tjerë të fuqishëm në politikë e biznes.

Në listë të kërkesës për masë të sigurisë të deponuar nga avokati Vehbi Halili janë përfshirë edhe Muhamed MalokuQerim Sylejman Selimi, Demir LimaMustaf MustafaEmin Qerim Gashi dhe Florije Kuçi e Avdi Mustafa.

Dokumentet që disa prej këtyre pronave pasi që kaluan në pronësi të të lartpërmendurve nga personi Vukoje (Bajo) Jollovic, janë në hipotekë në bankë ishin deponuar si prova për të dëshmuar ndërlidhjen nga avokati i familjes.

Por, në vendimin e shkallës së parë të Dhomës së Posaçme për ta refuzuar kërkesën për masë të sigurisë bash këto dokumente janë përdorur kundër kërkesës së tyre. Gjykata, me një fjalë deklaron që dëmi tashmë është bërë- s’mund të parandalohet.

“Lidhje me rrezikun e pretenduar se atij pa u caktuar masa e sigurimit do ti shkaktohej dëm të pariparueshëm , edhe këtë kriter nuk e ka bërë të besueshëm, ndaj NSH-së, ndërsa ndaj kundër propozuesve të tjerë , tani më edhe në supozim se kërkesa de të ishte e besueshme, rreziku veç është shkaktuar pasi sipas Certifikatave të pronës disa nga kundër-propozuesit si pronarë në ata ngastrat, i kanë regjistruar si hipotekë në emër të bankave”, konstaton Gjykata Supreme.

Avokati: “Do të ketë gjykim”, pronarët i quan “uzurpatorë”

Avokati Vehbi Halili në një bisedë për Gazetën Insajderi ka treguar që pavarësisht që shkalla e parë e Dhomës së Posaçme ua ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme të sigurisë, që të mos tjetërsohet prona që familja Bllaca pretendon se është e tyre, padia që ai ka bërë për ta kthyer pronësinë thotë se do të shqyrtohet.

“Pavarësisht refuzimit të masës së sigurisë, padia do ta ketë ditën e saj në Gjykatë. Aty pastaj do të përballemi me personat që tashmë e kanë me letra në pronësi këtë pronë që i takon familjes Bllaca”, ka thënë ai për Insajderin.

“Me aktvendimin e Gjykatës Supreme që punon për AKP-në Prishtinë C-III-15-0188 datë, 19.01.2024 nuk është aprovua propozimi av. Vehbi Halili nga Prishtina si përfaqësues me autorizim nga Propozuesit, Halil Bllaca, për masë të përkohshme e të sigurisë, dhe është zbatua gabim e drejta materiale për faktin se: Avokati ka parashtruar propozim për masën e përkohshme e të sigurisë me dat. 27.06.2023, kjo gjykatë veprimin e saj konfuz e bazon duke e përsëritë, disa herë nenin 297 të LPK/së, dhe sipas saj, nuk qenka, plotësua kushtet për masën e sigurisë”, thuhet në ankesën e deponuar në  apelin e Dhomës së Posaçme.

Avokati Halili në ankesë thotë se Gjykata i ka në posedim krejt provat “por tej mase ju beson shkresave të AKP-së”.

“Është e vërtetë se me datë 21.07.2923, parashtruesi i propozimit e zgjeron propozimin edhe, ndaj Qerim Sylejmani Selimi, Demir Lima, Musa Mustafa, Emin Gashi, Sabri Fejzullahu, Avdi Rexhepi, Adem Grabovci, edhe me rastin e zgjerimit gjykata kujdeset tej-mase, se përse nuk është zgjeruar padia edhe ndaj këtyre uzurpatorëve, e nuk e kupton se ne në fazën që jemi, kemi kërkuar, vetëm aprovimin e masës të sigurisë, për pronën e paraardhësve juridik, të propozuesit të masës. Kjo gjykatë me trupin gjykues, të saj, ka kërkuar nga propozuesi i masës, ti siguroj adresat e uzurpatorëve, duke u bazuar në faktin se barra e provave i bie propozuesit, por nuk e morri parasysh faktin se uzurpatorët e kësaj prone, me rastin e regjistrimit të pronës, për ti ikur përgjegjësisë, nuk lënë adresat e tyre në listat poseduese e që ne kemi arrit ti marrim vetëm si drafte, pa vula të organit përkatës”, thuhet tutje në ankesë.

Ai thotë që edhe në këtë organ, në rastin konkret në Komunën e Prishtinës ka dyshime.

“…sepse edhe në këtë organ ka dyshime, se rasti është i njohur për malliverzimet të kundërshtareve të masës, dhe gjykata, për ta sqaruar çështjen është dashtë zyrtarisht të kërko  historiatin e pronës dhe adresat e kundër-propozuesve, sepse  me vetë faktin se në draftet e listave poseduese të dorëzuara nga ne, në gjykatë, gjykata e ka pas lehtë ta kupton, kur e ka vrenjtë se mungojnë adresat e kundër-propozuesve, të cilët qëllimisht janë fshehur. Nga vetë ata sqarimin trupi gjykues nuk e ka kërkuar as nga organet përkatëse”, thuhet në ankesë.

Ai në shkallën e dytë e ka akuzuar shkallën e parë të Dhomës së Posaçme se po u ndihmon, siç thotë ai uzurpatorëve.

“…të njëjtit nuk lëshohen në çështjen kryesore për aprovimin e masës të sigurisë, por thirren në çështjen anësore se propozuesi i masës nuk i ka dorëzuar të ashtuqujturat, formularin e kërkesës kreditore, historiatin e pronës, ekspertizën gjeodezikë, raportet juridikë të propozuesit me të paditurin, dhe kundërshtarët e sigurimit. Kështu, pra duke i ikur vendosjes të drejtë, me veprimet e tyre gjykata u ka ndihmuar uzurpatorëve të mbeten të pa prekshëm”, thuhet në ankesë.

Gjykata, gabimisht e interpreton vendimin, sipas avokatit Halili, se  dëmi konsiderohet si i pa riparueshëm vetëm nëse nuk mundet të zhdëmtohet, “në mënyrë të arsyeshme me kompensim financiarë, çka do me than, qëllimisht nuk e aprovojnë propozimin sepse propozuesi i masës, paska mundësi nga uzurpatoret të kompensohet dhe çështja të mbyllet”.

Avokati në ankesë deklaron po ashtu se gjykata gabon kur i beson AKP-së, kur e njëjta, thotë se prona e pretenduar nga paditësi, propozuesi, nuk qenka në posedim të AKP-së, kurse në anën tjetër, ne si palë në kontest disa here, na ka shkruar shkresa, ku vërtetohet e kundërta.

Insajderi e ka pyetur edhe AKP-në për këtë rast.

“Lidhur me pronën në fjalë, AKP nuk ka qenë në dijeni për këtë ndryshim titullari derisa ka pranuar kërkesë pronësore nga z. Halil Hasan Bllaca nga Prishtina. AKP, përkatësisht Autoriteti i Likuidimit për Ndërmarrjen Shoqërore (NSH)  KB “Ratar”, ka pranuar një kërkesë pronësore nga z. Halil Bllaca, por asnjëherë nuk e ka pasur të qartë saktësisht se për cilën pronë e cila administrohet nga AKP-ja bëhet fjalë”, thuhet në përgjigjen e AKP-së për Insajdeirn.

Ju informojmë se në bazë të shënimeve me të cilat disponon AKP-ja, “ngastra kadastrale me numër të vjetër kadastral 3532 sipas fletës poseduese 2283, e cila, sipas pretenduesit ka marrë numër të ri, respektivisht është parcelizuar në ngastra tjera kadastrale nr. 499/1 dhe 499/2, ZK Cagllavicë, këto ngastra me azhurnimet kadastrale të vitit 1987 janë evidentuar në emër të P.SH Kuvendi Komunal Prishtinë”, thuhet në tutje në përgjigjen e kësaj Agjencie.

Sipas tyre në  shënimet kadastrale të vitit 2003, këto prona, përkatësisht ngastrat kadastrale nr. 499/1 dhe 499/2, ZK Çagllavicë nuk evidentohen në emër të KBI Kosova-Export (NSH “KB Ratar).

“Ju rekomandojmë t’i drejtoheni Zyrës Kadastrale të Komunes se Prishtinës për informata lidhur me historikun dhe pronarët aktual të këtyre ngastrave”, thuhet në përgjigjet e AKP-së, dhe shtojnë se  “Jo, AKP nuk i ka shitur apo privatizuar ngastrat në fjalë”.

Edhe pse kanë disa shkresa nga famijla Bllaca, që pretendojnë për këtë pronë, AKP-ja thotë se nuk e ka dërguar tutj, madje as në Polici, sqarimin e kësaj situate.

“AKP nuk ka hapur rast në polici, sepse nuk e ka shitur asnjëherë pronën kontestuese dhe për pronat me të cilat nuk administron apo nuk evidentohen në emër të ndonjë NSH-je, nuk mund të ndërmarrë veprime të tilla pa u siguruar se bëhet fjalë për aset të NSh-së nën administrimin e saj”. Sido që të jetë, nëse në ndërkohë marrim ndonjë informatë, e cila konsiderohet dhe vlerësohet si falsifikim, sigurisht se AKP do të veproj sipas ligjit”, thuhet në përgjigjen e AKP-së

AKP-ja i ka thënë Insajderit që është në dijeni për kontestin që është ngritur në Dhomën e Posaçme.

“Po jemi njoftuar. Qëndrimi i AKP-së është që nuk ka ndonjë sqarim adekuat, konkret, apo provë të parashtruar nga pretenduesi që bëhet fjalë për ndonjë pronë, respektivisht ngastër kadastrale, e cila është evidentuar në emër të ndonjë nga Ndërmarrjet Shoqërore që administrohen nga AKP-ja”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Derisa AKP-ja ka mbajtur qëndrimin që nuk ka shënime se ka menaxhuar me këtë pronë, në ankesën e deponuar kundër shkallës së parë të Dhomës së Posaçme, avokati Vehbi Halili arsyen e Gjykatës se nuk mund të vendoset masë sigurie se dëmi është bërë tashmë, e konsideron, sipas tij, ndihmë nga Gjykata në favor të atyre që ai i quan uzurpatorë.

“Ky trup gjykues bie në kundërshtim me vetveten kur konsideron se rreziku veçse është shkaktuar, nga kundërshtarët e masës, sepse kjo pronë qenka hipotekë, çka është e vërtetë dhe ky veprim i uzurpatorëve mbetet i pandëshkuar nga gjykate, e cila qëllimisht ju ndihmon me mos-aprovim të kërkesës për masën e sigurisë, e cila do të ishte e nevojshme, për faktin se kundërshtarët e masës, tani edhe kanë mundësi ta shesin pronën e uzurpuar, ta tjetërsojnë” thuhet në ankesë.

“Rastin do ta dërgojmë në Krime Ekonomike”

Avokati Vehbi Halili në një bisedë me Gazetën Insajderi për këtë pronë ka thënë që pasi që Dhoma e Posaçme në shkallën e parë vendosi t’ua refuzoje kërkesën për ti vënë masë sigurie, që të mos shitetet e tjetërsohet prona prej afro tre hektarësh ku familja Bllaca pretendon se është e tyre, nuk u ka lënë edhe shumë hapësirë në gjykatat civile.

“Ne do ta dërgojmë rastin në Krime Ekonomike. Pastaj, hetuesia le te zbardhë se si kjo pronë kaloi nga një dorë në tjetrën. Se si blerësit nuk i lanë as adresat e u desh ne që ti gjemë. Se si AKP-ja i ikë përgjegjësisë”, i ka thënë ai Gazetës Insajderi.

Sipas vendimit për refuzimin e masë së sigurisë, familja Bllaca pretendon këtë historik të kësaj prone.

“…prindi i Halil Bllacës e ka blerës këtë pronë në vitin 14.09. 1957, me sipërfaqe mbi tre hektarë me nr. 3532, fp. 2283, sipas Aktvendimit të Sekretariatit të Financave të Këshillit Kombëtar të Komunës së Prishtinës nr. 11742/ 57. Kjo pronë është e paraardhësit Esma Bllaca, e kurrsesi Sali Bllaca, dhe si trashëgimtar i saj është shpallur Rexhep Bllaca, sipas aktvendimit për shqyrtim trashëgimie T nr. 297/1 962, dt. 003.1963”, thuhet në dokument.

“Është e vërtetë se regjimi serb, paraardhësve juridik të propozuesit të masës së sigurisë (Familjes Bllaca), ua morri pronat me të vetmin qëllim  ruajtjen e pronave për kolonët që i ka sjell, nga viset e tjera për popullzimin e territorit tonë”, thuhet në ankesën kundër vendimit të shkallës së parë të Dhomës së Posaçme.

Pas luftë, sipas ankesës,  “këto prona kaluan në forma të ndryshme deri te AKP-ja, e cila, në shumë forma i keqpërdori, i shiti me çmime qesharake, kurse në këtë rast nuk arrijmë ta kuptojmë se si ka mundësi që kundërshtarët e masës (uzurpatorët ) ta marrin pronën e poseduesit faktik aq lehtë. Pa e pyetur AKP-në të bahen pronarë edhe ti mshefin adresat e banimit qëllimisht, për të mshefur gjurmë, edhe arritën ta krijojnë rrezikun, duke e futur pronën në hipotekë, e gjykatës këto veprime nuk i interesojnë fare..”, thuhet në ankesë.

Avokati në fund thotë pretendentët për këtë pronë, në këtë rast familja Bllaca, kanë marrë kërcënime e presione psikike dhe këtë ia shkruan në letër Gjykatës së Apelit.

“Kolegji i Apelit duhet ta di faktin se kundërshtarët e masës (uzurpatorët), të gjithë pareshtur ju bëjnë presione psikike personave faktik, propozuesve, duke i kërcënuar se do të pasojnë nëse, nuk e tërheqin padinë, dhe duke iu premtuar shuma qesharake të kompensimit, vetëm e vetëm ta kenë token e uzurpuar në disponimin e tyre”, thuhet në këtë dokument që u deponua në Gjykatë e që e posedon Gazeta Insajderi./


Iniciohet padi ndaj MKRS-së dhe OSHP-së për projektin e kompleksit memorial “Adem Jashari”

 


 
Instituti i shkencës dhe teknologjisë “Insi” ka iniciuar padi kundër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit për tenderin: “Zhvillimi i master-planit për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’”. Instituti që ka kryesuar njërin nga konsorciumet konkurruese pretendon se në këtë aktivitet ka pasur shkelje të Ligjit të prokurimit dhe ndërhyrje nga palët e treta Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit pritet të përballen me Gjykatën Komerciale për aktivitetin e prokurimit që parasheh zhvillimin e master-planit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Padinë ndaj këtyre institucioneve e ka iniciuar Instituti i shkencës dhe teknologjisë “Insi”. Në procedurën e përzgjedhjes së operatorit fitues të tenderit që kap vlerën deri në 3 milionë euro, sipas përfaqësuesve të këtij instituti ka pasur shumë shkelje ligjore. Qëndrim Arifi, avokat i Institutit që kryeson konsorciumin ankues, ka thënë se për shkeljet u janë drejtuar MKRS-së dhe OSHP-së, por pa sukses. “Ky tender që nga fillimet e tij e posaçërisht deri në fazën e vlerësimit të tenderëve, por edhe në fazën e shqyrtimit të ankesës së INSI-t në OSHP është përcjellë me ndikime, madje me ndikime brutale nga palët e treta, respektivisht nga palët e interesit në këtë procedurë”, ka thënë ai.oni për vlerësimin e tenderëve në kuadër të MKRS-së t’i eliminojë dy kompanitë që nuk kanë ofertuar në bazë të rregullave të prokurimit publik dhe kërkesave të dosjes së tenderit, ajo i poenton. Shkelja e dytë ka të bëjë me njërën nga kompanitë e cila e zbulon identitetin e saj, tenderët e projektimit zakonisht kur shkojnë me ofertë fizike duhet të jetë anonim”, ka deklaruar Arifi. Drejtori i institutit “Insi”, Ismajl Baftjari, tha se plani projektues ka kërkuar që kompleksi memorial të përmbajë vlera ndërkombëtare. “Ne i kemi angazhuar ekipet e ekspertëve dhe synimi ynë dhe vizioni ynë i projektit tonë ka qenë të jetë një tempull i sakrificës së heroizmit dhe i paqes në botë. Po e përmendi paqen sepse UNESCO ka fiksuar memorialet t’i futë në vlerat e mbrojtura dhe në vizionin tonë ka qenë që kjo vlerë meriton me qenë vlerë e mbrojtur e UNESCO-s dhe të gjitha parimet që janë përdor kanë qenë ato që e promovojnë paqen dhe vlerat tjera që UNESCO i vlerëson në kriteret për t’i pranuar si vlera”, është shprehur ai. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS për inicimin e padisë dhe pretendimet e institutit “Insi”.

Atë Gjergj Fishtën e nderon vetëm e vërteta

 ERNEST MARKU

Nisur nga dy shkrime të botueme në gazetën “Panorama”, të një gazetari që nuk e njoh, me emnin Arben dhe me një mbiemën që të intrigon aq shumë, saqë mundesh me aludu se gazetari pretendon me “lagë retë” me investigimet e tija; u detyrova me ndërhy e me pru në kujtesën e lexuesit, do të dhana historike. Këto shkrime kanë aq shumë pasaktësi, sa përballja me to kishte me kërku një libër prej qindra faqesh, për të cilin nuk po kam as dëshirë e as ngê. Prandaj, po ndalem vetëm me saktësu disa momente që kanë të bajnë me kalimin në amëshim të At Gjergj Fishtës dhe ngjarjet që pasuen. Së pari, në lidhje më sëmundjen dhe ndarjen nga jeta të poetit kombëtar, po sjell kujtimet e At Viktor Volajt, atij që nuk iu ndâ deri sa dha shpirt më 14 tetor, në mbrëmje, e sjellin në Shkodër duke e shtruar drejtpërdrejt në spital, ku pas kurave të para, përmirësohet aq sa për t’iu dhënë shpresë fretërve e familjarëve, se po fitonte ndaj sëmundjes. Gjatë muajit nëntor, përmirësimet ishin më të dukshme. Më 22 dhjetor, Shkodra mbulohet me borë. Fishta e ka të pamundur që të mos dalë në dritare, që ta shohë atë bardhësi flokësh, e cila pa pushim zbret prej qiellit, si të ishin qenie të gjalla e po sillnin një mesazh për njerëzimin. Ai e harron sëmundjen dhe faktin se bora është e ftohtë, aq shumë e rrëmben fantazia gati-gati fëmijërore, Fratin e Madh dhe Poetin Kombëtar. Të nesërmen e ndjen veten keq, kishte marrë një bronkopneumoni të lehtë, e cila vjen duke u përkeqësuar nga dita në ditë. “Frymëzimi poetik, qi kishte ushqye përherë jetën e tij, – shprehet Volaj [1], – do t’ishte edhe shkaku i nji smundjeje që do t’i a këputëte fijen e jetës”. Pas tri ditësh, kur vijnë mjekët ta vizitojnë, e gjejnë në një gjendje alarmante, me polmoni bilaterale dhe urdhërojnë transferimin në spital. Fillimisht u duk se po përmirësohej, por më 27 dhjetor, mjekët humbin çdo shpresë për ta mbajtur në jetë. E kapin ethe të forta, sa fillon të flasë si në jerm…

Së dyti, po sjell në vëmendje atë që ndodhi në datat 30 e 31 dhjetor të vitit 1940. Përfshirja e kaq shumë personaliteteve të kohës në këto ngjarje nuk besoj se len vend për me abuzu askush, me kujtime të transmetueme gojarisht: Mëngjesi i 30 dhjetorit e shpërndau anekënd Shqipërisë lajmin e zi. “Në dekë të tij qielli u vra në shenj zie, Shqipnia u përlosh në shenj dhimbje, fretënt e kleri derdhen lot në shenj mjerimi. Ne të rinjve, – shprehet Gjeçaj [2], – na u dukte sikur kishim mbetë jetima”. Nga mesdita, kur ndërkohë nuk kishin mbërritur të gjitha lajmet, as kishin filluar të vinin delegacionet, njerëzit filluan të mblidheshin grupegrupe, para bashkisë së Shkodrës. Në mënyrë spontane, profesor Karl Gurakuqi doli dhe nisi të mbante një ligjëratë të përmotshme dhe askush nuk lëvizi nga sheshi pa e përfunduar, edhe pse fjalimi ishte mjaft i gjatë.

Pasi bëri një historik të shkurtër, të asaj që ishte dhe asaj që përfaqësonte At Gjergj Fishta; oratori, ndër të tjera tha: “Ky hyll i shkëlqyeshëm u kput prej qiellës shqyptare, ky nier i madh u nda prej mesit t’onë, porse Aj nuk do t’harrohet kurr prej shqyptarvet, Shqypnija do ta kujtojë me mirnjohtuni, vorri i tij do t’bahet vend peligrinazhi, rinija do ta ket si shembull atdhedashunije, si udhëhjekës n’idealet kombtare; ftyrën e Tij do ta thadroje (skalisë – shënim i EM) n’mermër dhe emnin e Tij do ta përjetsojë n’sheshet e qytetevet me përmendore, për t’ua lanë kujtim brezave t’ardhshëm. Kto ia ka për detyrë Shqipnija, t’cillën Aj e deshti aq fort sa kje gjallë, e per t’cillën e shkrini krejt jetën e vet…”. Ndërkohë, trupi i At Gjergj Fishtës prehej i shtrirë në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit; veshur me të zeza, ngritur mbi një “katafalk” të stolisur me kurora të panumërta. Njerëz të shumtë shkonin e vinin, që të pikëlluar në zemër, shikonin për herë të fundit fytyrën e Poetit Kombëtar. Disa kishin hedhur rrënjë aty, në këmbë, me mendjen që u kishte humbur në kujtime të largëta, teksa vështronin fytyrën e ngrirë të Fratit të Madh. Disa të tjerë uleshin në gjunj, duke u lutur për shpirtin e të vdekurit, ndërsa dikush tjetër pëshpëriste: “Asht si gjallë, …s’duket se ka dekë!… Dam, me dekë ky farë nieri! “Një grup dilte dhe dy-tri grupe të tjera futeshin në kishë, a thue se e gjithë Shqipëria, kishte ardhur për t’i dhënë lamtumirën. Nga spitali, ku kishte dhënë shpirt, pas bekimit të Provincialit të Françeskanëve, At Çiprian Nikës, trupi i Fishtës ishte nisur për te Kisha e Gjuhadolit, nga rruga e ngushtë “At Shtjefen Gjeçovi”, në sheshin para bashkisë dhe më tej; gjithkund i shoqëruar prej shkodranëve dhe nxënësve të shkollave, që mbushnin dy anët e rrugës ku kalonte kortezhi.

Fill pas arkivolit, që mbarte trupin e pajetë të Patër Gjergjit, – shprehet Benedikt Dema[3], – vinin ato pak të njohur apo familjarë të tij, që kishin mundur të vinin në kohë. Pas tyre e pas mijëra të tjerëve, vinin me radhë: Senator Gjon Markagjoni, Këshilltari i Shtetit Riza Dani, Nënsekretar i P.F.Sh. Kolë Bib Mirakaj, Dr. Rocco i Zyrës Krahinore të Mëkëmbësisë Mbretërore në përfaqësim të S. Melonit, Komandanti i PRESID-it, Prefekti i Shkodrës, Sekretari Federal, Sekretari Krahinuer i Mbaspunës në përfaqësim të Inspektorit Federal të P.N.F.-së, Kolonel Bonfiglio Komandant i Grupit të K.K. Mbretërore, Kuestori, Kryetari i Bashkisë, Nënfederalët, Organizatori i S.P. Dr. Battaglia, oficerët e Ushtrisë Mbretërore e të Milicisë Shtetërore dhe plot pernalitete të tjera të qytetit të Shkodrës. Nga ora nëntë, të gjitha autoritete vendore dhe fetare, dolën para bashkisë; për të pritur Mëkëmbësin e Përgjithshëm të Mbretit-Perandor, Shkëlqesinë e Tij, Françesko Jacomoni; si dhe Kryeministrin shqiptar, Shefqet Verlaci, të cilët vinin nga Tirana për të nderuar Poetin Kombëtar dhe Akademikun e Italisë.

Bashkë me ta ishte dhe ministri i Arsimit, z. Ernest Koliqi; Inspektori i Përgjithshëm e Mëkëmbësisë Mbretërore, Kom. S. Meloni; shefi i Kabinetit Ushtarak dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shtypit, Propagandës dhe Turizmit. Të gjithë këta u pritën rreth orës dhjetë, në hollin e Bashkisë Shkodër; prej ministrit të Punëve të Brendshme, z. Maliq Bushati; dy senatorëve, Gjon Markagjoni dhe Mustafa Kruja; prej përfaqësuesve të Akademisë Italiane dhe autoriteteve të tjera vendore, civile dhe fetare. Pa shumë vonesë, u drejtuan të gjithë për në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, ku përveç përfaqësuesve të institucione civile e fetare, ishte dyndur pothuajse i gjithë populli i Shkodrës, – shprehet At Benedikt Dema [4]. Meshën e përmortshme dhe absolucionin te katafalku, i drejtoi vetë Arqipeshkvi Mitropolit i Shkodrës, Imzot Gasper Thaçi; në prani të Delegatit Apostulik, Imzot L.B. Nigris dhe Arqipeshkvit të Durrësit, Imzot Vinçenc Prendushi. Imzot Gasper Thaçi mbajti edhe fjalimin e përmortshëm, në cilin ngriti lart figurën poliedrike të Fishtës, si në pikëpamjen letrare, ashtu edhe në pikëpamjet kombëtare dhe politike. Kjo ligjëratë mbyllej me fjalët: “At Gjergj Fishta, si rregulltar e si meshtar, si shkrimtar e si Poet Kombëtar, si nieri politik e si Akademik i Italisë, ka me mbetë në përkujtim të përhershëm të Kishës e të Urdhnit Françeskan, të kombit t’onë shqyptar dhe të vetë Italisë”.

Pak më sipër, sipas kujtimeve të At Zef Pllumit [5], ai kishte sjellë kujtimet e fundit nga takimi me Fishtën në spital, ku i kishte thënë: “Nuk po më vjen keq qi po des, mbasi te tanë atje do shkojmë nji ditë, po më vjen randë se tanë jetën e kam shkri, për me pa nji Shqypni t’lirë e m’vedi, ndersa sod, po e la t’shkelun prej ushtrive t’hueja”. Këtij fjalimi iu bë jehonë në shtypin e vendit, duke tronditur thellë shpirtrat e lexuesve, ashtu siç i kishte tronditur ato të pjesëmarrësve në ceremoni. Pas bekimit të kufomës, Jacomoni dhe të tjerët me radhë bënë homazhe para trupit të poetit, u përshëndetën me të për herë të fundit. Sikurse ishte lajmëruar më parë, në orë tre pasdite, nisi rrugëtimin e tij kortezhi i përmortshëm, me këtë itinerar: Rruga “Viktor Emanueli III”, rruga “At Shtjefën K. Gjeçovi”, nëpër lagjen “Serreq” duke u ndalur te Kisha Katedrale, ku nga ana e “Schola Canturum”, u këndua aria “Libera” e Perosit. Prej aty kortezhi u kthye sërish në rrugën “Viktor Emanueli III”, u ndal para Postë-Telegrafës; ku mbajtën fjalimet e tyre, Kryetari i Bashkisë, z. Mark Kakarriqi; Prefekti, z. Javer Rushiti; si përfaqësues i komunitetit mysliman, Hafiz Ali Kraja; Sekretari i Përgjithshëm i Arsimit, z. Aleksander Xhuvani; si dhe Nënfederali, z. Nush Topalli, në emër të rinisë shkodrane.

Në fjalën e tij Hafiz Aliu, ndër të tjera, tha: “Sod djelmnija intelektuale me Lahutën Tande në dorë, të nep besën shqiptare, tue t’u betue se idealin Tand të naltë, qi shprehe për kombsin shqiptare, do ta ruejnë e do ta mbajnë, si gja të shejtë morale”. Ndërsa miku i tij, Aleksandër Xhuvani, do të shprehej: “Nuk jam un, o burra, i premë sod, që të mund të thuri imne për veprën lavdimadhe të At Fishtës. Asht historija, ajo që ka për të zbukurue faqet e saj, me emnin zamath të tij; asht letërsija e jonë, që do të mburret për veprat e tij grat-plota e të pavdekshme; janë Zanat e malevet t’ona, që aj ua përcillte vallet me ‘Lahutën’ e tij, ato që kanë me kndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprën e kangatorit za-ambël të tyne; asht djelmënija shqiptare, që ka për t’u ushqye e për t’u vaditë, me manën hyjnore të tij; së mbrami, asht Shqipnija mbarë, Toskë e Gegë, malsi e qyteta, që do ta kujtojnë, deri sa t’ndrise e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet të mdhej të saj, që e deshti, e lavdoi dhe e nderoi për tanë jetën”.

Qindra telegrame ngushëllimi [6], për humbjen e Fratit të Madh, i dorëzoheshin Provincialit Françeskan; në mes të të cilëve mund të përmendim: Kardinal Maglione, në emër të Papës; Ministri i Shtëpisë Mbretërore, Acquarone, në emër të Mbretit-Perandor; Gjenerali Françeskan, Padre Bello; Nënmbreti Jacomoni, në emër të B. Musolinit; Ministri i Jashtëm i Italisë, Konti Çiano; Presidenti i Akademisë Mbretërore të Italisë, Luigi Federzoni; Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Kryepiskop Kristofori; Ish-kryepeshkopi, Arqiepiskop Vissarioni; Ipeshkvi i Lezhës, Imzot Bumçi; Abati i Mirditës, Imzot Frano Gjini; Piero Parini, Romë; Ministri i Arsimit i Shqipërisë, z. Ernest Koliqi; Ministri i Edukatës Kombëtare Italiane, Bottai; Qemal Vrioni; Tefik Mborja; Andon Beça; Torenc Toçi; Mustafa Kruja; Kolonel S. Bartiromo, në emër të Komandantit Suprem; Gjeneral Agostinuçi; Meloni; Kryekonsullata e Gjermanisë në Bolonja; At Gemelli; Drejtoria Qendrore e Bankës Kombëtare të Shqipërisë; Profesor-Doktor, E. Çabej; Doktor, A.D. Franze; Zejnel Prodani; Dom Shtjefen Kurti; Dom A. Zogaj; Dom Lazer Shantoja; Doktor Morandi; Spiro Vinjau; Muharrem Bajraktari; Sejfi Vllamasi; Kolë Tromara; Rexhep Mitrovica; Bahri Omari; Profesor Ndue Paluca; Profesor Filip Llupi; Profesor Gasper Shoshi; Profesor Pashko Brahimaj; Profesor Filip Fishta; Zef Kovaçi; Gjon Kovaçi; Kolonel Prek Previzi; Gasper Ljarja; Profesor Karl Gurakuqi; Profe sor Frano Alkaj; Profesor Kol Shiroka; Ismet Canco me të vëllezërit; Doktor Rrok Kolaj; Skulptori Franco Tanaça; Inxhinier Zojzi; Doktor Antonio, Drejtor i Don Bosco-s; Santi Salzo; Zef Kadarja; Pjeter Marlekaj; Motrat Stigmatine; Gjon Kamsi; Lec Bushati; Mihal Ballkameni; Pandeli Papalilo; Nush Kiri; Major Gjinaj; Xhaferr Krosta; C. Galassi Paluzzi; Cipo Tensi & Figli; Shqiptarët e Romës; Dhimosten Malo; Gjeneral Sereggi; Definitori Gjeneral i Françeskanëve, Mandiç; Zef Boriçi, Shaqir Isa; Ndoc Vuksani; Patër Lorenc Mitroviç; Muharrem Hoxha; Kolë Radovani; Doktor Jak Vuksani; Hafiz Muratit etj.. Telegrame ngushëllimi mori edhe Liceu “Iliricum” dhe Ministri i Arsimit të Shqipërisë. Siç shihet, nuk ka vetëm një fjalim të mbajtun prej Imzot Gasper Thaçi, si autoriteti ma i lartë kishtar në Shkodër; por edhe me dhjetëra të tjera, të mbajtuna nga autoritetet e Shkodrës dhe Shtetit Shqiptar të asaj kohe.

Së treti, po sjell kujtimet e At Zef Pllumit, për atë ndodhi ma pas At Zef Pllumi, kujton se kur vdiq Fishta, françekanët kishin thirrur një skulptor-jezuit italianin, Fr. A. Sala; i cili nxori maskën mortore, të cilën e solli në dy kopje prej allçie. Nga këto dy kopje, një ish-nxënës i liceut “Iliricum”, Tom Leci; nxori kallëpin nga ku përgatiti edhe gjashtë kopje të tjera, të cilat u shpërndanë në miq e dashamirës të françeskanëve, për t’i ruajtur nga babëzia e të zbriturve nga mali, që kërkonin të zhduknin çdo gjurmë të Fishtës. Në vitin 1991, tregon Patër Zefi[7], – u vura në kërkim të tyre dhe gjeta vetëm një, të cilin e dorëzova në Kuvendi Françeskan të Gjuhadolit. Tomë Leci, i cili kishte ruajtur kallëpin e vjetër, prodhoi edhe katër kopje të tjera. Të paktën fytyra e Fishtës ka shpëtuar; natyrisht përveç veprës së tij, e cila është monumenti i gjallë, që nuk do të të mund ta shembë askush e asnjë kohë. Kortezhi i përmortshëm kthehet për të fundit herë te Kisha e Françeskanëve, ku trupi i pajetë i poetit u vendos sërish mbi katafalk. At Zef Pllumbi [8] kujton se, pas Meshës Përkujtimore, populli u largua dhe në kishë mbetën vetëm françeskanët, me trupin e pajetë të Fishtës.

Varrimi do të bëhej brenda kishës, në një nga kapelat e saj, por, ngaqë të gjithë ishin të lodhur nga funeral i gjatë dhe në një mot aq të ftohtë e me shi, prandaj vendosën të pushonin paksa, të ndërronin rrobat e lagura e të ngroheshim. Varrimi u la që të bëhej pasdarke; por ngaqë dhomat nuk kishin ngrohje, shumicën e fretërve i zuri gjumi. Superiori i Kuvendit Françeskan të Gjuhadolit, që në atë kohë ishte At Frano Kiri, mori disa nga fretërit më të rinj dhe disa studentë, në mes të të cilëve edhe vetë Zef Pllumi, për të hapur varrin. Kapela e Kishës Françeskane ku do të varrosej trupi i Fishtës, ishte përcaktuar që më përpara: ajo në të majtë, porsa futeshe në kishë. Thuhej që varrin monumental do ta përgatiste Akademia Italiane. Sa u mblodhën veglat e punës, kazma e lopata, u bë edhe një diskutim se ku duhej hapur gropa, për vendosjen provizore të trupit të poetit. U vendos që për të mos penguar punimet për varrin monumental, gropa të mos hapej në mes, por në anën e djathtë, në hyrje të kapelës. Aty u vendos trupi pajetë i Fishtës, në prani të rreth dhjetë pjesëmarrësve, nga të cilët, viti 1990 zuri gjallë, vetëm At Zef Pllumin dhe At Leon Kabashin. Pllakën përkujtimore, për arsye estetike, nuk e vendosën mbi varr, por në mes të kapelës; kurse varrin e vërtetë e mbuluan me pllakat e zakonshme të dyshemesë. Ishin këto rrethana dhe kjo mospërputhje, që mbanin Patër Zefin me shpresë, se eshtrat e Poetit Kombëtar dhe Fratit të Madh, do t’i kishin shpëtuar makrabitetit të të zbriturve nga mali në kohën e diktaturës. Por siç e dimë të gjithë, kjo nuk kje e thanë.

Kaq, për sa u tha, me theme e thasha.

 

[1] Dema, Benedikt; “At Gjergj Fishta OFM,
1871-1940”, faqe 343
[2] Gjeçaj, Daniel :”Gjergj Fishta, jeta dhe
vepra”, faqe 162-163
[3] Dema, Benedikt; “At Gjergj Fishta OFM,
1871-1940”, faqe 376
[4] Dema, Benedikt; “At Gjergj Fishta OFM,
1871-1940”, faqe 377-378
[5]Pllumi, Zef; “Françeskajt e Mëdhaj”, Si u
njoha me Fishtën, faqe 18
[6] Dema, Benedikt; “At Gjergj Fishta OFM,
1871-1940”, faqe 383-390
[7]Pllumi, Zef; “Françeskajt e Mëdhaj”, faqe
31
[8] Po aty, faqe 18-19

Kosova feston 16-vjetorin e pavarësisë.

 Në këtë përvjetor ajo përballet me kritika e pakënaqësi nga ndërkombëtarët. Ata kërkojnë që qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e t’i zgjidhë problemet në kuadër të dialogut. 

16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një përvjetor që këtë vit festohet përballë thirrjeve ndërkombëtare që politika të mos nxisë tensionet me Serbinë, me të cilën zhvillon dialog që nga viti 2011. 

Nga Kosova kërkohet që të mos ndërmarrë veprime të veçuara, por t’i koordinojë ato. Marrëdhënia Kosovë-Serbi është e tensionuar që pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të shkuar në Banjskë në veri të Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku u vra një polic nga Kosova. Atëherë Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje të grupit të armatosur. Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin që udhëhoqi grupin e mori ish-nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq, i cili tashmë gjendet në Serbi. Autoritetet ndërkombëtare i kërkuan Serbisë ta hetojë rastin deri në fund dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Edhe një vendim i fundit Bankës Qendrore të Kosovës u bë shkas për rritjen e tensioneve. 

Me një rregullore të BQK-së përcaktohet Euro si valuta e vetme për përdorim në Kosovë. Kjo sjell ndalimin e dinarit të Serbisë, që përdoret në pothuaj të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe. Ky veprim i Kosovës u cilësua i njëanshëm, që mund të rrisë tensionet, jo mirë i menduar dhe pa koordinim me faktorin ndërkombëtar. Pakënaqësi për vendimin e njëanshëm të Kosovës Megjithë thirrjet ndërkombëtare që Kosova ta pezullojë vendimin e BQK-së, që ndalon përdorimin e dinarit serb, vendimi hyri në fuqi më 1 shkurt.

 Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me këtë vendim duke nënvizuar se “me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara”.

 Për çështjen e ndalimit të dinarit të Serbisë në Kosovë, javën që shkoi diskutoi edhe KS-it në një seancë të jashtëzakonshme. 

Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën dhe qëndrimi kritikues i miqve të Kosovës për veprimet e njëanshme të saj, për ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, janë shqetësuese.

 “Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit, përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropën, James O’Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. 

Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana tjera”, tha në një konferencë për medie të enjten ambasadori Hovenier. “Përkushtimi i SHBA-së për qytetarët e Kosovës është më i fortë se kurrë. Pres ta festojnë së bashku të shtunën Ditën e Pavarësisë, porse është e vështirë situata. 

Qeveria nuk duket se po punon në partneritet, duam të evitojmë këtë”, tha Hovenier. Kurti: SHBA partneri më i rëndësishëm Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke komentuar deklaratën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, tha se Shtetet e Bashkuara paraqesin mikun dhe partnerin më të rëndësishëm që ka Kosova, por nuk la të nënkuptohet se do të tërhiqet nga vendimi për dinarin. “Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse SHBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike. Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, deklaroi Kurti. Presidentja Vjosa Osmani nga ana e saj, thotë se shteti i Kosovës lindi falë edhe mbështetjes së aleatëve e miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-në dhe roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident. “Miqësinë e përhershme me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova, të rrënjosur thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndaj, siç e dëshmoi sidomos periudha e shtetndërtimit, roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident, tepër përmbajtësor dhe pa dyshim kryesor”, tha Presidentja Osmani. Por në lidhje me partneritetin qeveri e Kosovës-SHBA ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier shprehet ndryshe. “Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohen si partnerë që ta zgjidhim këtë çështje së bashku, në vend se të ndërmarrin veprime të njëanshme dhe në të kundërtën e asaj që kemi kërkuar. Jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e kanë bërë këtë. Çfarëdolloj deklarimi se gjërat janë në rregull dhe se marrëdhëniet tona vazhdojnë, nuk janë të vërteta. Jemi të brengosur”, shprehet Hovenier. Serioz ndryshimi i kursit politik ndërkombëtar me Kosovën Por si i shohin analistët politikë kritikat e faktorit ndërkombëtar drejtuar Kosovës, e cila po akuzohet për veprime të njëanshme dhe pa koordinim. Blerim Burjani, analist i tha DW-së, se është befasuese dhe e papritur që të ndodhë një kthesë kaq e madhe e ndryshimit të kursit politik në raport me diplomacinë ndërkombëtare që ishin mbështetëse e pa rezervë e politikës kosovare. “Kosova tash po sillet plotësisht e pavarur dhe jo kooperuese që po ndërmerr veprime pa konsultime ndërkombëtare. Kjo pashmangshëm ka sjellë dy situata. E para veprimet, sipas Kurtit janë të pavarura dhe ecja e Kosovës përpara bazuar në interesa politike të tij. Dhe e dyta shtetet perëndimore janë të nevojshme kur vlerëson Kurti se ka nevojë për ta. Kjo ka bërë që jo rrallë aleatët të reagojnë dhe ta cilësojnë kryeministrin si faktor të veprimit vetjak”, thotë Burjani. Sipas tij, përderisa SHBA dhe BE e vlerësojnë sigurinë ndërkombëtare si prioritet të veprimit, Kurti duhet të zbusë kursin politik në drejtim të kooperimit me aleatët duke marr parasysh interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan. Burjani thotë se kërkohet racionalitet veprues dhe mekanizëm ure e bashkëpunimit. “Paqja dhe siguria rajonale dhe ndërkombëtare janë prioriteti më i madh i miqve të Kosovës. Frika e ndryshimit të rendit ndërkombëtar e ka shty perëndimin të mbrojë me çdo kusht këtë rend ndërkombëtar, pa ndryshuar asgjë në të.” Kryeministri Kurti duhet të jetë më shumë adoptues i rrethanave aktuale ndërkombëtare dhe rajonale kur flitet për sigurinë ndërkombëtare, thekson analisti Blerim Burjani dhe të angazhohet për një zgjidhje të plotë dhe të pa kusht me Serbinë, në kuptimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve. “Sinjali i fundit që i dërgohet qeverisë” Një retrospektivë të zhvillimeve deri tek krijimi i shtetit të Kosovës e bën analisti, Ehat Miftaraj për DW. Ai thotë se shteti i Kosovës është projekt i demokracive perëndimore duke marrë për bazë zhvillimet që kanë ndodhur nga fundi i viteve 80-ta dhe fillimi i viteve 90-ta. “Gjatë gjithë rrugëtimit të saj, Kosova dhe liderët politikë që kanë përfaqësuar Kosovën në shumë procese të rëndësishme kanë ndërtuar dhe kultivuar dialog të bazuar në mirëbesim dhe koordinim të plotë më SHBA dhe shtetet e BE-së”, thotë Miftaraj, duke shtuar se qeveria e tanishme nuk duhet të “injorojë edhe faktet dhe zotimet ndërkombëtare që vetë Republika e Kosovës i ka marr përsipër me rastin e shpalljes së deklaratës së pavarësisë”. Miftaraj thekson, se kjo ka pasoja. “Një qasje e tillë e qeverisë së Kosovës e vë në pozitë të vështirë si SHBA-në dhe BE-në në raport me shtetet mos njohëse dhe garancionet që kanë dhënë se Kosova do të përmbushë obligimet e saj për të ndërtuar një shtet demokratik, të bazuar në vlera që promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Sanksionet nga BE dhe deklarata e Ambasadorit Amerikan me një gjuhë jo diplomatike, është sinjali i fundit që i dërgohet qeverisë së kjo qasje e gabuar duhet të marr fund”, thotë Miftaraj. Thirrje për vetëpërmbajtje e hapa normalizuese Tensionet e muajve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë ngritur shqetësimet ndërkombëtare për një eskalim të mundshëm të situatës. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës në Shqipëri, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk duan të shohin përsëritjen e asaj çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Bosnjë e pastaj edhe në Kosovë”. “Për këtë arsye jemi të angazhuar t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë rruga e vetme e duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet që të përshkojnë këtë rrugë”, tha sekretari Blinken.

 Këtë javë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çfarëdo lloj veprimi që mund të përshkallëzojë tensionet në Ballkanin Perëndimor.

 “Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor përgjatë muajve të fundit. Mesazhi im kryesor është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe çfarëdo veprimi që mund të përshkallëzojë më shumë tensionet në rajon.

 Kur flasim për Kosovën, rruga përpara është nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje të dyja palëve të angazhohen në mirëbesim në këtë dialog”, tha Jens Stoltenberg. 

 Presidenti amerikan, Joe Biden në një mesazh urimi dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, i bëri thirrje Serbisë që të bëjë hapa përpara duke përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...