Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/18

Qeveria Kurti e para dhe e vetmja që po e dëshmon me seriozitet përkushtimin dhe veprimin për shtet me sovranitet

 

Qeveria Kurti e para dhe e vetmja që po e dëshmon me seriozitet përkushtimin dhe veprimin për shtet me sovranitet
Qeveria Kurti e para dhe e vetmja që po e dëshmon me seriozitet përkushtimin dhe veprimin për shtet me sovranitet

Skender Mulliqi



Presidenti serb edhe pse luajti më shumë karta , duke kërcënuar me akte të ndryshme të dhunës ndarjen e Kosovës, kjo nuk ju lejua nga pushteti i Albin Kurtit. Jo që nuk ju lejua , por Kosova për herë të parë shtriu sovranitetin në veri të vendit, ku kjo pjesë vitale e Kosovës për shumë vite ishte shndërruar në Eldorado të pushtetit të Beogradit zyrtar, e mbushur më plotë krime dhe kontrabandimeve të të gjitha llojeve. Vuçiqi i ndeshë në arrë të fortë të quajtur, Albin Kurti, e jo sikur ish pushtetarët të cilët e kishin të zënë kokën më derë dhe bënë lëshime të rënda.



 


Edhe pse po mendohet se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është dialogu, kështu nuk po mendon pala serbe e cila vazhdimisht po shërbehet me opstrukcione politike dhe po e kërcënon Kosovën më luftë. Se dialogu është rruga e vetme, e tha edhe nënsekretari i shtetit amerikan gjatë vizitës në Shqipëri,Antoni Blinken. Është zor të përfundojë dialogu kur Vuçiqi është duke konsideruar Kosovën provincë serbe, e jo që është shtet sovran dhe i pavarur. Tjetër. Shtypi serb i afërt më pushtetin shkruan rregullisht për “zgjedhjen e problemit kosovar”.Dhe, kjo për arsyen së Kosova po figuron në preambulën kushtetuese si pjesë përbërëse e Serbisë. Kosova bëri gabime të mëdha , edhe pse kishte trysni nga faktori ndërkombëtar , kur pranojë të futët në dialog më Serbinë , pa asnjë kusht të vetëm. E kushti primar është dashur të jetë pranimi i pavarësisë të Kosovës nga Serbia. U pranua që nga bisedimet teknike për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, të kalohet në bisedime krejt të karakterit politik , e të cilat prekin statusin politik të Kosovës. Serbia gjatë bisedimeve edhe u faktorizua në vend që bota ta dënonte për gjenocid. U pranua nga Grupi i Unitetit plani i decentralizimit të pushtetit lokal, që solli pastaj edhe Asociacionin e Komunave më shumicës Serbe, më kompetenca ekzekutive , të firmosur nga Thaçi dhe Mustafa në Bruksel ne vitin 2013 dhe 2015. Ky kurs politik i gabuar i pushteteve te kaluara në zhvillimin e dialogut më Serbinë, u përmirësua nga Qeveria e Albin Kurtit. Serbisë dhe Vuçiqit nuk po i ecë më kungulli mbi ujë. Presidenti serb edhe pse luajti më shumë karta , duke kërcënuar me akte të ndryshme të dhunës ndarjen e Kosovës, kjo nuk ju lejua nga pushteti i Albin Kurtit. Jo që nuk ju lejua , por Kosova për herë të parë shtriu sovranitetin në veri të vendit, ku kjo pjesë vitale e Kosovës për shumë vite ishte shndërruar në Eldorado të pushtetit të Beogradit zyrtar, e mbushur më plotë krime dhe kontrabandës së të gjitha llojeve. Vuçiqi i ndeshë në arrë të fortë të quajtur, Albin Kurti, e jo sikur ish pushtetarët të cilët e kishin të zënë kokën më derë dhe bënë lëshime të rënda. Vuçiqi nuk ju përmbajt marrëveshjeve të firmosura në Bruksel dhe në Oher, dhe për çudi vazhdon të përkëdhelet nga BE-ja përmes ndërmjetësve në bisedime, Lajçak dhe Borrell, por edhe nga amerikani Eskobar. Serbia shumë është dukë shpresuar në këtë proces , se mos Putin do të fiton luftën në Ukrainë, për ti vu pikë pastaj ndarjes të Kosovës, përmes “Zajednicës” të kamufluar. Edhe pas shumë vitesh të zhvillimit të dialogut bota perëndimore nuk po kërkon nga Serbia të pranon pavarësinë e Kosovës. Madje, ky kurs politikë i BE edhe pse pak ka ndryshuar po vazhdon edhe pas aktit terrorist shtetëror të Serbisë në Banjskë. Shumë padrejtësisht për eskalimin e situatës në veri më masa ekonomike u ndëshkua Kosova, ne vend që kjo ti faturohet Serbisë fashiste. Madje, për çudi janë shtuar zërat që Serbia duhet së më parë të pranohet në BE, e ajo këmbë e krye është orientuar nga Rusia e Putinit. Duket së kanë filluar hilet e Evropës nga e kaluara historike ndaj çështjes shqiptare. Të favorizohet një Serbi me një garniturë kompletë kriminelësh të luftës në pushtet, kjo nuk ka asnjë justifikim .Duket së justifikime janë bërë ndryshimet e planeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike karshi Ballkanit ende të trazuar të shteteve vendimmarrëse. Po lejohet që Serbia të vënë vija të kuqe në mos pranimin e planit franko- gjerman, ku në një pikë të planit shkruhet së Serbia të mos e pengon Kosovën të inkuadrohet në OKB dhe në organizmat relevant të Evropës. Sikur në Serbi , Vuçiqi po lejohet që gjithnjë e më shumë ti futë nën kontroll minoritetin serb në veri të Kosovës. Kjo është politikë irracionale e Vuçiqit, për të penguar integrimin e serbeve në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Vuçiqi vetëm sa po jua vështirëson serbëve jetën në Kosovë, e këtë qëllimisht po ja faturon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Largimi i gjithë asaj çka e identifikon pushtetin e Serbisë në Kosovë, siç është edhe largimi i përdorimit të dinarit si valutë, është detyrë kushtetuese që duhet kryer, e nuk është presion ndaj minoritetit serb. Ka mundësi që Serbia këto procese ti ngadalëson, por nuk ka mundësi kurrë ti ndalon.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, u bën thirrje të dyja palëve që të heqin dorë nga retorika nxitëse dhe të përqendrohen te gjetja e zgjidhjes për lirinë e lëvizjes.

 

Jemie Shea: NATO garanton sigurinë në Kosovë, jo Beogradi

Në kohën e tensioneve të larta midis Kosovës dhe Serbisë, ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, u bën thirrje të dyja palëve që të heqin dorë nga retorika nxitëse dhe të përqendrohen te gjetja e zgjidhjes për lirinë e lëvizjes.


Shea, ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, porosit Beogradin se përgjegjës për sigurinë në Kosovë është misioni i NATO-s, KFOR, i cili bashkëpunon me Policinë e Kosovës.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse NATO-ja nuk e bën punën e vet, Beogradi do të ndërhyjë “për të mbrojtur” serbët në Kosovë, Shea thotë:

“Mendoj se NATO-ja duhet t’i tregojë Beogradit se është plotësisht në gjendje të vazhdojë mandatin e saj, që është ruajtja e sigurisë, duke përfshirë edhe serbët, dhe se Beogradi nuk ka asnjë rol në Kosovë, në këtë drejtim”.

Shea shfaq shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të situatës. “Kemi të bëjmë me një luftë diplomatike, e jo luftë ushtarake”, thotë ai.


Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur në fillim të këtij muaji kur Prishtina ka thënë se do t’i detyrojë serbët që jetojnë në veri – të cilët mbështeten nga Beogradi dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës – të fillojnë të përdorin targat e makinave të lëshuara në Prishtinë.

Në shenjë pakënaqësie, disa serbë në veri kanë ngritur barrikada në rrugë dhe Qeveria e Kosovës, me sugjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, ka shtyrë zbatimin e vendimit për datën 1 shtator.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Shea, Kosovës dhe Serbisë u kanë mbetur edhe pak ditë – deri më 1 shtator – për të gjetur një zgjidhje për lirinë e lëvizjes. Serbia thotë se është duke kërkuar kompromis, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se do t’u përmbahet vendimeve të mëparshme për targat dhe dokumentet e udhëtimit. A keni frikë nga përshkallëzimi i situatës në terren, në ditët e ardhshme, në veri të Kosovës?

Jamie Shea: Atje ndodhet KFOR-i. [Mbi] 3.700 trupat e NATO-s në Kosovë janë, padyshim, të vetëdijshme për situatën. Kanë qenë qëkur ka shpërthyer problemi në korrik. Janë vendosur në rrugët kryesore, sidomos në veri, duke mbajtur sytë kah kufijtë dhe duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës. Shpresojmë se nuk do të ketë probleme, nuk do të ketë bllokada në rrugë nga serbët lokalë. Por, jam i sigurt se KFOR-i, duke e ditur afatin e 1 shtatorit, është mirë i përgatitur. Shpresoj, sidomos pas takimit në Bruksel më 18 gusht, të organizuar nga BE-ja, palët [Kosova dhe Serbia] të heqin dorë nga retorika nxitëse. Kam dëgjuar [presidentin serb] Aleksandar Vuçiq të ketë thënë se kosovarët duan që popullata serbe të largohet nga Kosova. Ky është absurditet total. Të gjithë e dimë. Pra, të hiqet dorë nga kjo retorikë, e cila nxeh situatën. Shpresoj po ashtu – derisa i afrohemi afatit të 1 shtatorit – se BE-ja mund të organizojë një takim tjetër midis [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti dhe Vuçiqit, në përpjekje për të gjetur një lloj zgjidhjeje, sidomos për modalitetet e zbatimit [të vendimeve në terren]. Mendoj se modalitetet e zbatimit janë kyçe, në mënyrë që kriza të qetësohet dhe të ecim përpara.

Prania e NATO-s në Kosovë tregon se “situata nuk është stabile”

Ju keni qenë zëdhënës i NATO-s gjatë ndërhyrjes së saj për t’i dhënë fund krizës humanitare në Kosovë, në vitin 1999. Më shumë se 23 vjet më vonë, për shkak të tensioneve të rritura midis Kosovës dhe Serbisë, NATO thotë se është gati të intervenojë nëse rrezikohet stabiliteti. Sa shqetësuese është kjo?

Jamie Shea: KFOR-i [misioni paqeruajtës i NATO-s] është ende në Kosovë. NATO-ja ka lënë Afganistanin – edhe pse e di se është një rrëfim tjetër. NATO-ja ka lënë Bosnjën, e cila është dorëzuar te BE-ja, shumë vite më parë. Por, NATO-ja është ende në Kosovë. Natyrisht, nuk i ka më 40.000 trupa, i ka [mbi] 3.700. Por, fakti që janë atje, tregon se situata nuk është stabilizuar dhe normalizuar ende tërësisht. NATO-ja në Bruksel duhet të ketë trupa rezervë, që mund të dërgohen shpejt në Kosovë, në rast të krizës. Duhet të ketë një plan evakuimi, po ashtu. Dhe po, si zëdhënës i NATO-s në vitin 1999, unë jam personi i parë që më vjen keq që nuk kemi pasur një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të mundësonte që Kosova të bëhej e pavarur në kuptimin e plotë të fjalës, duke u njohur nga fqinjët e saj dhe nga pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar. Edhe pse, aktualisht, të gjithë ne mendojmë për Ukrainën dhe gjashtëmujorin e nisjes së luftës ruse atje, NATO-ja duhet të mbajë një sy edhe në Ballkan, natyrisht

Trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë rritur tashmë praninë në veri të Kosovës. A është ky ndonjë sinjal?

Jamie Shea: KFOR-i duhej ta rriste praninë në veri, për të qenë në gjendje të përballojë çdo problem. Është detyrë e tij të ruajë mjedisin e sigurisë. Kam parë që Vuçiq ka deklaruar se nëse NATO-ja nuk mund ta ruajë paqen, ne, serbët, do ta bëjmë këtë. Jo, faleminderit! Nuk ka nevojë. Mendoj se NATO-ja duhet t’i tregojë Beogradit se është plotësisht në gjendje të vazhdojë mandatin e saj, që është ruajtja e sigurisë, duke përfshirë edhe serbët, dhe se Beogradi nuk ka asnjë rol në Kosovë, në këtë drejtim.

Po, edhe unë desha të ndalem te kjo deklaratë e Vuçiqit. Edhe pse nuk ka asnjë provë se serbët e Kosovës janë të kërcënuar, sa ju shqetëson kjo deklaratë?

Jamie Shea: Siç e thashë edhe pak më herët, e kjo vlen edhe për Albin Kurtin, është e rëndësishme të ulet toni i retorikës, sidomos kur nuk ka bazë, dhe të veprohet në mënyrë pragmatike. Për shembull, pas ngjarjeve të korrikut, kosovarët janë pajtuar të shtyjnë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator, për t’i dhënë kohë hartimit të një strategjie të duhur për zbatim. I kemi ende edhe disa ditë. Unë mendoj se është krejtësisht e arsyeshme që njerëzit që jetojnë si qytetarë të Kosovës, të vozisin makina me targa të Kosovës dhe të kenë karta identiteti [të Kosovës]. Marrim shembull Skocinë, vendin tim, ku ka një autonomi të madhe, por njerëzit ende qarkullojnë me targa të Mbretërisë së Bashkuar dhe kanë pasaporta të Mbretërisë së Bashkuar, pa komprometuar në asnjë mënyrë autonominë dhe kompetencat e Qeverisë skoceze.

Rusia, po ashtu, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe aleatët e saj perëndimorë për shkelje të të drejtave të serbëve dhe përpjekje për të nxitur dhunë. Më herët, Moska është akuzuar për nxitje të jostabilitetit dhe trazirave në Ballkan. A mendoni se Rusia mund të ketë pasur dorë në protestat e fundit në Kosovë?

Rusët po ia “shpaguajnë” mbështetjen Serbisë

Jamie Shea: Është vështirë të thuhet. Nga pozita ku jam sot, si akademik, jo si zyrtar i NATO-s, është vështirë ta them këtë me ndonjë provë ose siguri. Por, është e vërtetë që Rusia mban anën e Serbisë. Ajo e ka ndihmuar Serbinë që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e ka mbështetur fushatën e Serbisë për mosnjohjen e Kosovës… E dimë, po ashtu, që ditëve të fundit ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka qenë në Moskë. Dhe, në kohën kur regjimi i [presidentit rus, Vladimir] Putin është i izoluar ndërkombëtarisht, për shkak të luftës në Ukrainë, shumë pak njerëz shkojnë në Moskë. Është interesante që vendi i vetëm që refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë [për shkak të pushtimit të Ukrainës] është Serbia dhe zyrtarët e saj shkojnë e vizitojnë Moskën. Rusia ka shumë, shumë pak miq për momentin. Serbia është një nga vendet e pakta që merret me të. Dhe, unë supozoj se rusët ndihen të detyruar që t’ia shpaguajnë Serbisë këtë, duke i dhënë mbështetje për çështje që lidhen me Kosovën.

Një zyrtar i lartë rus ka thënë më 1 gusht se Rusia mund t’i ofrojë Serbisë mbështetje ushtarake, nëse është e nevojshme. A mund ta inkurajojë kjo Beogradin për t’u bërë agresiv?

Jamie Shea: Do të shpresoja që jo. Është e vërtetë që Serbia, viteve të fundit, ka shpenzuar shumë para në armatim dhe se Rusia i ka dhënë Serbisë disa avionë MiG. Por, Serbia merr pajisje më moderne nga Kina. Kina është furnizuese e konsiderueshme e Beogradit, sidomos me dronë. Dhe, dikush mund të pyetet se përse një vend i vogël si Serbia, që dëshiron të anëtarësohet në BE dhe ka nevojë të zhvillojë ekonominë e tij, shpenzon kaq shumë para për ushtrinë. Por, tani, unë mendoj se Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, është duke negociuar anëtarësimin në BE. Ajo i di kushtet për këtë, në kuptimin e pranimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, standardeve, sjelljes paqësore. E di, po ashtu, se NATO-ja ka prani të fuqishme në Kosovë, se KFOR-i është atje. E di edhe për BE-në, që ka rreth 200 anëtarë në misionin e saj në Kosovë, EULEX. Pra, mendoj se po bëhen shumë gjeste, porse, në fakt, kemi të bëjmë me një luftë diplomatike, e jo luftë ushtarake.

Duhet guxim për të bërë paqe

Përse normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë po merr kaq kohë? Palët kanë nisur negociatat qysh në vitin 2011.

Jamie Shea: Ne të gjithë e dimë se kompromisi është i vështirë. Shumë pak njerëz shpërblehen për të qenët heronj të kompromiseve. Merrni shembull ish-kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, i cili, besoj unë, është figurë e madhe historike, sepse ka bërë paqe me Maqedoninë e Veriut, duke i njohur emrin pas disa dekadave mosmarrëveshje. Ai ka bërë gjënë e duhur. Por, a është kryeministër i Greqisë sot? Ai i ka humbur zgjedhjet. Pra, fatkeqësisht, duhet të pranojmë se paqeruajtësit, pajtuesit, nuk janë gjithmonë njerëzit që shpërblehen. Ka qenë Anëar al Sadat nga Egjipti, shumë vite më parë… Ai ka shkuar në Jerusalem, më 1977, për të bërë paqe me Izraelin dhe është vrarë më pas nga forcat e tij të armatosura. Ky mund të jetë një shembull ekstrem, por duhet shumë guxim për të bërë paqe dhe për t’u shpjeguar njerëzve se përse kauzat nacionaliste nuk janë më në interesin kombëtar. Në anën tjetër, kryeministri Kurti është zgjedhur me shumicë të madhe [votash] dhe Vuçiq, po ashtu, i ka fituar zgjedhjet presidenciale me shumicë të madhe. Pra, të dy ata janë në një pozicion të fuqishëm politik, i cili është i nevojshëm për të bërë paqe… Gjithçka që mund të bëjmë ne në bashkësinë ndërkombëtare, është të përdorim çdo levë që kemi, për t’i shtyrë ata në atë drejtim.

A ka diçka që komuniteti ndërkombëtar mund të bëjë dhe nuk e ka bërë deri më tani, për t’i përafruar palët?

Jamie Shea: Ne nuk mund ta duam paqen më shumë se ata. Ata duhet ta duan vetë. Dhe është e vërtetë që mund të marrë shumë kohë. Për shembull, në rastin e konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve, nuk jemi ende [te paqja]. Por, shembulli i Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë [për zgjidhjen e çështjes së emrit] tregon se edhe një mosmarrëveshje mjaft e hidhur, e zvarritur për gati 30 vjet, mund të zgjidhet, kur dy udhëheqësit janë të gatshëm të kenë frymë kompromisi. Pra, ka shembuj që mund t’i imitojmë. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë edhe Kosovës, edhe Serbisë se nëse duan të jenë pjesë e BE-së, pjesë e NATO-s – edhe pse Serbia nuk e kërkon anëtarësinë në NATO – ata duhet të sillen si evropianë.

Si e shihni zgjidhjen midis Kosovës dhe Serbisë? Çfarë do të duhej të përfshinte marrëveshja mes tyre?

Jamie Shea: Serbia nuk mund të jetë realisht pjesë e Bashkimit Evropian derisa nuk e njeh Kosovën… [Zgjidhja] gjithashtu duhet ta kushtëzojë ndihmën për Kosovën me vullnetin e saj për të ecur përpara.

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë ka folur për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës, ku ka thënë se 25 vjet pas luftës që la shumë viktima, ai është krenar me të arriturat e Kosovës.

 

Shea: Nga shpallja e Pavarësisë Kosova e ka një synim, anëtarësimin në NATO



“Qartazi, ju keni qenë duke jetuar në një fqinjësi të vështirë, që nuk i ka bërë gjërat edhe aq të lehta për ju. Tani Beogradi thotë që dinari është një valutë zyrtare e Kosovës, si dhe duke mbajtur qasje të tillë që Kosova na takon neve, përkundër që ne nuk e kontrollojmë atë, kjo nuk është shumë e lehtë. Duke i pasur parasysh këto gjëra, ku ju keni nisur nga asgjë, sepse e dini që serbët morrën gjithë dokumentet, ata kanë dëmtuar shumë resurse ekonomike para se të largoheshin. Ata e kanë lënë Kosovën me shumë pak, më tepër si refugjatë që mbërrijnë me pak para dhe vetëm me rrobat që mbajnë në shpinë. Në këto rrethana, mendoj që Kosova ka bërë jashtëzakonisht mirë. Kur unë kthehem në Prishtinë, çfarë vërej? Më shumë hotele të mira, më shumë vetura në rrugë, restorante shumë të mira, më shumë universitete, e të tjera, e të tjera. Sigurisht, ka probleme, mirëpo secili shtet ka probleme, demokracia nuk është asnjëherë perfekte. Por shoh progres”, ka vlerësuar Jamie Shea.

Që nga shpallja e Pavarësisë, e themelimi i Forcës së Sigurisë, Kosova e ka një synim, anëtarësimin në NATO.

Derisa kjo të ndodhë, Shea thotë se duhet edhe pak kohë.

“Ju duhet ta keni konsensusin e të gjitha 32 shteteve anëtare, për t’u pranuar si një anëtar i ri. Por, çfarë unë mendoj se NATO duhet të bëjë, është që të punoj në atë drejtim që Kosova të bëhet një vend anëtar. Nëse mund ta përdor një analogji, është sikur, t’i nuk ke mundësi që të martohesh nesër, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shkoni në pushime bashkë, të ndani llogarinë bankare, të mendoni për emrin e fëmijës tuaj të parë. Ju mund të bëni gjëra që janë përgatitje për gjithë këtë, edhe nëse ceremonia e martesës për arsye politike apo administrative nuk mund të bëhet. Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që NATO e angazhon Kosovën si partner. KFOR-i është atje, KFOR-i është përforcuar, Gjermania ka dërguar qindra trupa shtesë, shteti im Britania e Madhe ka dërguar trupa, kjo është e mirë, është mirë që KFOR është atje për ta mbajtur sigurinë”, ka deklaruar Jamie Shea për media.

​Dorëzohen dokumentet e para në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës/ Kurti: Po punojmë në padinë për gjenocid

 

Në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë janë dorëzuar dokumentet e para që dëshmojnë gjenocidin e Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes në të ardhmen. Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve, është bërë thirrje që të dorëzohen të gjitha materialet që qytetarët posedojnë, për të ndihmuar procesin e hetimit të krimeve të luftës.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti u zotua se po punojnë për adresimin e krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Krahas institucioneve shtetërore, nga sot, dokumentuesit dhe hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, mediat, gazetarët e gjithë qytetarët kanë Institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura. Këto materiale do të arkivohen dhe do t’i shërbejnë Institutit në hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës e kështu që sot ju ftoj që të gjithëve të bashkoheni në këtë nismë shumë të rëndësishme. Qëllimin e kemi të përbashkët për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen. Na ndihmon të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë, më paqësore, e po ashtu shërben si një dëshmi e rëndësishme për brezat e ardhshëm të cilët do të vijnë pas nesh”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi tha se dokumentet e pranuara sot do të jenë themel për të dërguar një mesazh të fuqishëm se paqja e drejtësia janë vlera kryesore që mbron Kosova.

“Ceremonia e sotme e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para nënkupton jo vetëm një hap të rëndësishëm në dokumentimin e krimeve të luftës, por edhe një zotim për të mos harruar kurrë viktimat dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në bazë të së vërtetës, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme. Në dy dekadat e fundit, institucione, organizata, individë, gazetarë dhe media, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm duke mbledhur dëshmi dhe duke publikuar materiale për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Me këtë akt dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë ata që mbajnë dëshmi që të bashkëpunojnë me ne në dokumentimin dhe arkivimin e tyre”, shtoi ai.

Ai theksoi se Instituti është pikë grumbullimi e dëshmive të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajqevci tha se rrugëtimi për 25 vjet ka qenë i vështirë në mbledhjen e dëshmive dhe ruajtjen e materialeve.

“Shumë dëshmi e fakte na kanë humbur duke u bartur nga njëri vend në tjetrin vend, duke i ndërruar zyrat, në pamundësi për t’i ruajtur. Por tash zyra jonë do të ofron tërë materialin që e ka për Institutin e Krimeve të Luftës, Gjykatës Speciale dhe gjithëve me rend. Edhe kolegët e mi, të gjithë të cilët kanë mbledhur materiale apeloj që të gjitha organizatat, të gjithë individët, të gjithë qytetarët që kanë fotografi, incizime, e materiale t’i deponojnë në këtë institut, sepse më mirë nuk ruhet dhe punohet askund”, përfundoi ai.

Duke kërkuar drejtësi për ata që kanë urdhëruar gjenocidin dhe ata për ata që e kanë kryer atë, Kurti tha kjo do të ishte rehabilitim për viktimat.

Kurti gjithashtu tha se dëmi më i madh që i bëhet paqes dhe pajtimit në Ballkan janë të cilët e mohojnë gjenocidin.

“Në Kosovë ka pasur gjenocid në pranverën e vitit 1999. Ky gjenocid as nuk harrohet, as nuk falet, as nuk shlyhet, andaj e rëndësishme është drejtësia për urdhërdhënësit, për ekzekutorët në mënyrë që të kemi rehabilitim për viktimat e në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos mohohet gjenocidi. Sot dëmi më i madh që i bëhet paqes, pajtimit, jo vetëm drejtësisë në rajonin e Ballkanit, janë ata të cilët e mohojnë gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj shqiptarëve nga forcat e regjimit të Jugosllavisë e të Serbisë së Millosheviçit”, tha Kurti.

Gjatë luftës në Kosovë, janë vrarë më shumë se 13 mijë persona, janë dhunuar seksualisht rreth 20 mijë gra e ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1600 personave. 

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen takohet me Kurtin dhe Vuçiçin: Millan Radojçiç duhet të arrestohet për ngjarjen në Banjskë

 

Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Millan Radojçiç duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit.

Shaheen, që po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, tha se është takuar veç me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se sa i përket Radoiçiqit, palët duhet të bashkëpunojnë.

“Unë mendoj se ata duhet ta arrestojnë Radojçiçin dhe ta çojnë në burg. Ai e ka pranuar përfshirjen e tij dhe ajo çfarë ndodhi më 24 shtator, vrasjet [e një polici të Kosovës dhe tre sulmuesve serbë], tani ai duhet të mbahet përgjegjës për këto veprime. Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje”, tha ajo gjatë një paneli që kishte në fokus situatën në Ballkan, sipas REL.

Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë përleshjeve që pasuan në këtë fshat të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serb.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, të cilin e konsideron terrorist, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Prishtina po ashtu ka kërkuar që Serbia t’ia dorëzojë Radojçiçin.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se të gjithë të dyshuarit për kryerjen e sulmit në Banjskë në veri të Kosovës në shtator të vitit të kaluar, janë futur në sistemin ndërkombëtar të INTERPOL-it për urdhërarrestime.

Pas ngjarjeve në Banjskë, Serbia e la të lirë Radoiçiqin, por me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia, e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, deklaroi Sveçla më 16 shkurt.

Disa ditë sulmit, Sveçla kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se mbi “80 terroristë” kishin qenë të përfshirë në të.

Gjatë panelit të diskutimit në Munih, senatorja demokrate Shaheen, e cila në të kaluarën ka vizituar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, tha se është e rëndësishme që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të përqendrohen në atë që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, qoftë në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, në situatën në Bosnje e Hercegovinë apo në procesin e zgjerimit të BE-së.

Sa i përket temës së fundit, ajo tha se shtetet që ndërmarrin vendime të vështira dhe bëjnë reforma, duhet të shpërblehen në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

“Ne po ndërtojmë një koalicion në Senat për nevojën se ne duhet të mbështesim përpjekjet në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

Shaheen shtoi se do të vazhdojë të shtyjë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, që të mbështesë përpjekjet për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Dua të theksoj se këto përpjekje diplomatike janë publike dhe private. Pra, ka gjëra që ndodhin në prapaskena që ndihmojnë në ‘lëvizjen e topit’ në mënyrë që të lëvizin gjërat që thuhen publikisht”, tha Shaheen.

Kosova e konsideron SHBA-në aleaten më të madhe të saj. Por, së fundi raportet mes Prishtinës dhe Uashingtonit janë tendosur pasi Kosova nisi zbatimin e një rregulloreje për pagesa me para të gatshme, që përjashton përdorimin për pagesa të dinarit serb – valutë që përdoret nga popullata serbe në Kosovë.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se mospërfillja e kërkesës së tyre për shtyrjen e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës.

SHBA-ja ka argumentuar se rregullorja është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që mund të ketë te popullata serbe në Kosovë.

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Baza e Kuçovës e ndërtuar për Traktatin e Varshavës, tani në dispozicion të NATO-s, ish-pilotët e avionëve MIG: Aeroport më i mirë se Rinasi e Gjadri

 

Në Kuçove pranë bazës së parë ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri ndodhet baza që është ndërtuar fillimisht në komunizëm në vitin 1952 me punë vullnetare, ndërsa që prej janarit të vitit 2022 këtu ka nisur puna ku janë investuar rreth 50 mln euro për të krijuar një infrastrukturë moderne dhe me kushte bashkëkohore për të mundësuar dislokimin e mjeteve ajrore të NATO-s të cilat pritet të kryejnë operacione stërvitore  apo ta përdorin për nevoja të tjera të Aleancës.

“Për bazën e Kuçovës kjo është një gjë e mirë se vihet në lëvizje. Është një bazë që do krijojë mundësi dhe për aftësitë mbrojtëse tonat sepse është e përbashkët po ashtu edhe për ekonominë e qytetit sepse do të ketë punësim. Ajo është një bazë logjistike që do jetë gjithmonë në zhvillim. Eshtë në një pozicion jazhtzakonisht të mirë jo vetëm për vendin tonë por për gjithë rajonin”, tha Viktor Vangjeli-ish pilot në regimentin Kuçovë.

Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua t’i shërbente Traktatit të Varshaves ku Shqipëria ishte anëtare në 1952, por tani ajo do të jetë në dispozicion të NATO-s, aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur njerezimi dhe që i sherben paqes dhe vlerave të demokracisë perendimore.

“Zona është e hapur komplet nga të gjitha drejtimet që lejon edhe kur bie shi i rëndë dhe gjithë të tjerat avionët të ulen pa pasur problem siç kanë në aeroportet e tjera erë të fortë siç ka Gjadri apo mjegull siç ka Rinasi. Pra është zgjedhur jo vetëm strategjikisht sepse aty ka qenë një aerodrome por edhe për kushtet e fluturimit”, tha Astrit Jaupi-ish pilot.

Nga kjo bazë pritet që të bëhet edhe kontrolli hapsirës ajrore shqiptare si dhe të ndërtohet qendra e komandimit të dronëve të armatosur Bajraktar TB-2 që priten t’i bashkohem flotës së ushtrisë shqiptare.

Puna në bazën ajrore të Kuçovës është ende duke vijuar megjithse inagurimi është parashikuar të ndodhë në 4 mars. Puna vijon për rindërtimin e pistës dhe të kullës së kontrollit ndërkohë që janë ndërtuar depot e armatimit dhe të karburantit, vendparkimet e avionëve si dhe stacionet e avarive dhe zjarreve.

Emigrantët problem në Holandë/ Përplasje mes grupeve, shkatërrohet Haga

Teksa shumë parti popoliste në Europë janë rreshtuar kundër emigrantëve, duket se këta të fundit jo rrallë herë janë shndërruar në problem madhor për qytetet europiane ku ata kanë zgjedhur të jetojnë. 

Një rast i tillë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Hagë të Holandës, ku emigrantët janë shndërruar në një frikë e panik për qytetarët holandezë. 

Incidente të dhunshme shpërthyen mbrëmjen e vonë të së shtunës në Hagë, Holandë, mes emigrantëve. Incidentet ndodhën rreth Teatrit të Operas kur grupet rivale të emigrantëve nga Eritrea u përleshën me njëri-tjetrin.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...