Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/18

Prof.dr.Vjosa Osmani: Aleksanër Vuçiq qëndron prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit


Osmani: Vuçiq qëndron prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit

Presidentja e Kosovës, Prof.Dr. Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.


Në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt 2024, të cilën Presidenca e Kosovës e shpërndau sot në Facebook, Prof.dr.Vjosa Osmani tha se , i është konfirmuar edhe nga aleatët se Vuçiqi qëndron pas sulmit të 24 shtatorit2023.

“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te  Aleksandër Vuçiqi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani.

Ajo tha se secili shtet do të vendosë vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi. Për hetimet vendore, ajo tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.

“Gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha  presidentja e Kosovës prof.dr.Vjosa Osmani.

Në Boston për pavarësi ngritet flamuri i Kosovës

 

    Në Boston për pavarësi ngritet flamuri i Kosovës

    Vatra, shoqata e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila kishte lindur me misionin historik të lobimit në institucionet e SHBA-së për të drejtat e shqiptarëve, është kthyer në funksion me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.


    Shoqata iu kthye aktivitetit në Boston të SHBA-së edhe me iniciativë të ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili pothuajse çdoherë kur e vizitoi Amerikën, u ndal të shihte se çfarë po bënte “Vatra”.

    Suharekasi Mentor Maksutaj, kryetar i Vatrës në Boston dje e bëri hapjen e ceremonisë së ngritjes së flamurit të Kosovës në sheshin e Bashkisë së Bostonit, duke kujtuar kohët e vështira ndër vite të popullit të Kosovës nën regjimin serb. Ai e falënderoi edhe kryetaren e Bashkisë së Bostonit, Michelle Wu, për të cilën tha se e mundësoi ngritjen e flamurit të Kosovës.

    Flamurin e Kosovës e bekoi peshkopi shqiptar Theofan Koja.

    Në fjalimin e tij, Maksutaj tha se “pa sakrificën e shumë patriotëve ndër vite dhe luftës se UÇK-së e dëshmorëve të saj, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari e familjes së tij, Kosova nuk do ishte e pavarur”.


    Maksutaj në një intervistë për Kanal 10 tha se do të mbajnë shumë aktivitete dhe se ka shumë dëshirë nga shqiptarët në SHBA që të bëjnë më shumë për Kosovën.

    “Do t’i bashkojmë të gjithë forcat e do të bëjmë shumë më shumë se ç’kemi bërë deri tash”, tha ai.

    Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ish-koloneli i Ushtrisë Amerikane z.Andrew Lawlor i cili për dia vjet shërbeu si ushtar në Kosovë.

    Ish-koloneli, tash avokat në Masachusetts, në fjalimin e tij tha se ”shërbimi ushtarak në Kosovë, mbetën ndër kujtimet më të bukura të jetës së tij, duke kujtuar edhe vizitat në shkollat fillore atje apo brenda familjeve shqiptare”.

    Gjithashtu, pjesë e ceremonisë ishin edhe përfaqësuesit e organizatave tjera shqiptare që veprojnë prej vitesh në Amerikë, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e komunitetit shqiptar në Amerikë.

    Vatra e themeluar prej shqiptarëve si Fan Noli e Faik Konica, kishte funksionuar edhe si njëfarë qeverie shqiptare në mërgim. Kjo shoqatë i kishte dërguar Nolin dhe Konicën në Europë për të avokuar për interesat kombëtare të Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore.

    Momenti kur Bush nga Tanzania jepte lajmin: Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm

     Gjatëmbëdhjetë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën pavarësinë e Kosovës, të cilën e mbështetën deri në shpallje e edhe pas saj.


    Njohja më e rëndësishme Kosovës i erdhi nga SHBA-ja dhe për këtë presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush njoftonte nga Tanzania, ku kishte shkuar për një takim me presidentin e atij vendi, Jakaya Kikwete.

    “Miremengjesi. Të dielën populli i Kosovës e shpalli pavarësinë e tij. Ata kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara njohje diplomatike dhe dje Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur”, deklaronte Bush.

    Para gazetarëve, ai tha se Kosova e saposhpallur e pavarur do të përkushtohej ndaj standardeve më të larta të lirisë dhe do të njihet plotësisht nga SHBA-ja.


    “Në shpalljen e saj të pavarësisë Kosova iu përkushtua standardeve më të larta të demokracisë, duke përfshirë lirinë dhe tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika kërkon te një mik dhe së shpejti do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, shprehej presidenti amerikan.

    Bush e quante pavarësinë e Kosovës “një hap historik për rajonin e Ballkanit” dhe “mundësi për të lëvizur përtej konflikteve të së kaluarës dhe drejt një të ardhme lirie, stabiliteti dhe paqeje”.

    “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u ofruar të gjitha kombeve të këtij rajoni perspektivën e integrimit në strukturën politike, ekonomike dhe të sigurisë të komunitetit euroatlantik. Në këtë mënyrë, të gjithë njerëzit e Ballkanit do të mund të shohin premtimin e një jete më të mirë për veten dhe për fëmijët e tyre”.

    I pyetur nëse kjo ishte “goditje në sy” ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Bush përgjigjej se “historia do të dëshmojë se kjo është një lëvizje esatë për të sjellë paqen në Ballkan”.

    “Kjo strategji ka ardhur prej kohësh. Dje, për shembull, ne kishim një — përpunuam me aleatët tanë europianë renditjen e tij, për t’u siguruar që kishte një zë të bashkërenduar dhe të vazhdueshëm që e mbështeste këtë lëvizje. Shtetet e Bashkuara e mbështesin këtë lëvizje sepse besojmë se do të sjellë paqe. Dhe tani na takon të gjithëve që të punojmë së bashku për t’i ndihmuar kosovarët ta kuptojnë atë paqe. Dhe është e rëndësishme për ne t’i kujtojmë Kosovës — gjë që sapo e bëra — se ata duhet të respektojnë zotimet e tyre për të mbështetur të drejtat e joshqiptarëve, të drejtat e jokosovarëve brenda vendit”, shprehej Bush.

    Ai përsëristje se Kosova e pavarur ishte “strategji e planifikuar mirë”. Kjo, thoshte Bush, “nuk duhet të jetë surprizë për askënd”. Dhe siç shprehej presidenti amerikan, “kjo nuk ishte surprizë për Rusinë”.

    (Kosova Sot On

    Ambasada amerikane shpërndanë deklaratën kur SHBA njohu zyrtarisht Kosovën shtet

    Deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice përmes së cilës SHBA njohu zyrtarisht Kosovën shtet, më 18 shkurt 2008,  e ka shpërndarë Ambasada amerikane në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


    “Në këtë ditë, 16 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice thuhej se presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.

    Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku popujt e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar ambasada.

    Në letër, SHBA kishte përmendur edhe Planin e Ahtisaarit, të cilit i kishte dhënë mbështetje dhe ishte zotuar se do të ndihmonte për ta implementuar atë.


    Në fund shkruhej: “Derisa Kosova sot fillon jetën e saj si një shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohet se do të vazhdojë të jetë miku i saj i ngushtë dhe partneri”.

    Image

    (Kosova Sot Online)

    Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Gruaja e Navalnyt mbajti fjalimin, gjesti i Vuçiç-it “rrëmben” vëmendjen

     

    Fjalimi i gruas së Alexei Navalni, Yulia Navalnaya, mbajti fjalimin e saj gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila u shoqërua me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

    Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili nuk duartrokiti pasi ajo përfundoi fjalimin.

    Pasi ajo përfundoi fjalën u largua nga skena dhe më pas të gjithë u ngritën në këmbë duke duartrokitur.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte ulur në rreshtin e parë, por ishte ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve.

    Në vend të kësaj, ai rregulloi kufjet e tij dhe vazhdoi të qëndronte në këmbë duke vëzhguar rreth e qark.

    Yulia Navalnaya mbajti fjalimin për vdekjen e bashkëshortit të saj opozitarit rus Alexei Navalny. Ajo tha se se ende nuk po mund t’u besonte raportimeve.

    “Ju sigurisht e keni kuptuar lajmin e tmerrshëm. Nuk e di nëse ende duhet ta besoj këtë. Por, nëse raportimet janë të vërteta, atëherë dua që Putini dhe aleatët e tij ta dinë se do të jenë përgjegjës për gjithçka që i kanë bërë familjes time dhe vendit”, deklaroi ajo.


    Vuçiq e zbulon pse nuk i duartrokiti gruas së Navalnyt

    Fjalimi i Yulia Navalnyt, gruas së opozitarit rus Alexei Navalny, që vdiq të premten në burg, në Konferencën e Sigurisë në Mynih u prit me duartrokitje dhe në këmbë nga të pranishmit. Por, pjesë e duartrokitjeve nuk ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


    Dalja e saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve që u ngritën në këmbë dhe patën duartrokitje të gjata.

    Por, presidenti serb Vuçiq që ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që u ngrit në këmbë, nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, Vuçiqi rregulloi kufjet dhe më pas vazhdoi të qëndrojë në këmbë.

    Sipas gruas së Navalnyt, përgjegjësinë kryesore për vdekjen e tij duhet ta mbajë personalisht presidenti rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij.

    E të dielën Presidenti serb ka folur rreth kësaj çështjeje.

    “Isha ulur në rreshtin e parë, në seksionin për presidentët e shteteve, kryeministrat ishin ulur pas. Doli presidenti i Letonisë, po dëgjoja me vëmendje dhe papritur një grua u ul pranë meje. Nuk e dija se kush ishte ajo. E pashë që shumë njerëz e dinin se kush do të fliste. Është faji im që nuk e dija. Pastaj nikoqiri njoftoi një të ftuar speciale – Julia Navalnyn. Ajo shkoi te ndihmësi mori disa letra dhe doli në foltore, po ta dija kush ishte do t’i kisha ngushëlluar, por mund të kisha gabuar sepse ajo tha menjëherë se nuk donte t’i shpreheshin ngushëllime”.

    “Nëse do të kisha duartrokitur pjesën që Putini e vrau, do të kishin thënë ‘Vuçiq e shpalli Putinin vrasës’”.

    Analiza nga CNN: Vdekja e Navalny, fundi i një epoke për Rusinë! Pse Putin nuk guxoi të përmendte emrin e tij

     

    Alexey Navalny dikur përfaqësonte një të ardhme alternative për Rusinë, një vend optimist, largpamës, pa sundimin e një njeriu si Presidenti Vladimir Putin.

    Me vdekjen e liderit të opozitës në një burg në veri të Rrethit Arktik, peizazhi i zymtë politik i Rusisë tani është shumë më i errët.

    Navalny simbolizonte përpjekjen e pamëshirshme të Putinit për të fshirë mbetjet e fundit të opozitës politike nga Rusia. Gjatë aktivizmit të tij shumëvjeçar, Navalny dhe mbështetësit e tij panë tubimet e tyre të protestës të mbylleshin nga policia e trazirave, u bastisën zyrat e tyre, dhe arrestime të panumërta që i futën aktivistët në burg, ose u detyruan të largoheshin nga vendi.

    Vetë Navalny pagoi një çmim jashtëzakonisht të lartë për aktivizmin e tij. Nën mbikëqyrjen e vazhdueshme nga shërbimet e sigurisë së Putinit, Navalny i mbijetoi një helmimi thuajse vdekjeprurës nga agjenti nervor Novichok, megjithatë u kthye në mënyrë sfiduese në Rusi, në vend që të qëndronte rehat në mërgim. Ai u arrestua menjëherë pas kthimit të tij në Moskë.

    Ajo që pasoi ishte një parodi e drejtësisë penale, pasi prokurorët rusë grumbulluan akuza kundër Navalny, i cili vazhdoi të kundërshtojë Putinin. Në një paraqitje në gjykatë me video, u shfaq një Navalny i dobët, i dobësuar nga një grevë urie që përbuzi presidentin, duke thënë: “Do të doja të them që mbreti juaj është i zhveshur dhe tani tani janë miliona njerëz që e njohin realitetin. Është mjaft e qartë. Njëzet vjet sundim i paaftë kanë ardhur deri këtu: ka një kurorë që i rrëshqet nga veshët”, tha Navalny.

    Mbreti juaj lakuriq do të sundojë deri në fund, nuk i intereson vendi, është i kapur pas pushtetit dhe dëshiron të sundojë pafundësisht.”

    Por edhe gjatë një turneu brutal në sistemin penal të Rusisë, Navalny ruajti qetësinë e tij – dhe sensin e tij të jashtëzakonshëm të humorit.

    Ishte prekëse kur Navalny postoi një foto të tij me gruan e tij Yulia në ditën e Shën Valentinit, postimi i tij i fundit në Telegram.

    “Zemër, gjithçka është si në një këngë me ty: mes nesh ka qytete, dritat e ngritjes së aeroporteve, stuhitë blu të dëborës dhe mijëra kilometra”, shkroi ai. “Por unë e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë.”

    Vdekja e Navalny vjen ndërsa Putin, i cili ka qenë në pushtet që nga nata e Vitit të Ri 1999, është drejt mandatit të pestë. Zgjedhjet presidenciale të marsit do të jenë një akt i teatrit politik:  Boris Nadezhdin, kandidati i vetëm që kundërshton luftën e Putinit kundër Ukrainës, është ndaluar të kandidojë dhe vota do të dërgojë një mesazh për rusët dhe për botën: Populli rus është prapa Putin, dhe pas luftës kundër Ukrainës. Nuk ka vend për t’i dhënë ajër Navalny në mediat shtetërore në prag të karnavalit zgjedhor.

    Vdekja e liderit të opozitës shënon gjithashtu fundin e një epoke për Rusinë. Navalny ishte shfaqur si lideri më i shquar i opozitës ruse pas vrasjes së kritikut të hapur të Putinit, Boris Nemtsov në vitin 2015, në pamje të qartë të Kremlinit. Ajo vrasje gjithashtu tronditi thellësisht shoqërinë ruse, por ishte një kohë shumë e ndryshme. Në kohën e vrasjes së tij, Nemtsov dhe ekipi i tij po hetonin dislokimin e trupave ruse në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, diçka që qeveria ruse e mohoi zyrtarisht.

    Tani ajo luftë është e hapur, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Dhe Rusia ka futur ligje të reja që e bëjnë të paligjshme kritikimin e ushtrisë. Protestat masive kundër korrupsionit që Navalny dikur arriti të mobilizonte përpara pushtimit tani duket se nuk ka gjasa të përsëriten në jetën e Putinit. Artikujt dhe videot investigative që Navalny dhe ekipi i tij publikuan dikur në internet, duke arritur miliona rusë, përballen me censurë gjithnjë e më mbytëse.

    Përgjigja e Kremlinit për vdekjen e Navalny, atëherë, do të jetë e qartë. Putini refuzoi në mënyrë të kategorike të shqiptojë emrin e Navalny , duke lënë të kuptohet shqetësimi i thellë për legjitimitetin që Navalny komandonte si lider i opozitës. I pyetur në një konferencë shtypi të vitit 2017 se pse qeveria e tij kishte frikë nga konkurrenca nga Navalny, Putin përsëri refuzoi të shqiptonte emrin e Navalny, ai shmangi pyetjen. Dhe ai e bëri të qartë se e shihte opozitën demokratike të Rusisë si një kërcënim ekzistencial.

    Përshtatur nga CNN

    Arrestimi i pedofilit që kërkonte foto intime të miturës në rrjetet sociale/ Propozohet ndryshim i Kodit Penal


    Kur përdorues të rrjeteve sociale po prodhojnë krime që nga gjobë vënia, shantazhi dhe abuzimi seksual, ekspertët propozojnë ashpërsim të Kodit Penal, duke përfshirë vepra të reja.

    Një ndër to, në drafin e këtyre propozimeve është edhe dënimi ndaj kujtdo që komunikon virtualisht me qëllimin për të detyruar dhe frikësuar personin tjetër. Kur ky person kryen keqpërdorim të të dhënave personale, duke dëmtuar  shëndetin, apo shpërndan materiale të aksesueshme nga të tjerët duke e degraduar në opinionin publik do të dënohet nga një deri në katër vite burgim.

    Kur nga përdorimi i rrjeteve sociale shkaktohet vdekja e viktimës , autori do të dënohet me burg në varësi të fajit. Por megjithë  propozimet, diskutimet publike nuk kanë nisur ende dhe sakaq keqbërësit kibernetikë po shkaktojnë viktima.

    Policia raporton se krimet kibernetike vitin e kaluar u trefishuan, dhe se ka administruar 650 denoncime, duke nisur ndaj mashtruesve deri tek maniakëve. Në një nga dosjet që TCH disponon, një shtetas me banim në Gjermani udhëtoi drejt Shqipërisë pasi i njohu viktimat e radhës në rrjetet sociale.

    Pasi u prezantua me identitet tjetër, policia e identifikoi si Jose Castillo. I akuzuari rrëmbeu 10 mijë euro mbasi iu hodhi neurolaparalizues viktimave ndërkohë që  ndaj 42 vjecarit prokuroria e Tiranës kërkoi nëntë vite burgim.

    Prokuroria tha se i riu nga Hondurasi i njohur dy shqiptarët në rrjetin social Facebook. Ai komunikoi me ta përmes ‘google translate’ dhe u shtir si një biznesmen që shiste automjete. Policia shkencore nuk qe në gjendje të zbulonte se për çfarë neuroparalizuesi bëhet fjalë ndërsa i dyshuari u kap në kufi për mos deklarim të të ardhurave me një identitet tjetër.

    Rasti më i rëndë nën hetim është ai ndaj Altin Çokut që dyshohet se shtyu në vetëvrasje një 27 vjeçare, të cilës i publikoi një fotografi në TikTok.

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...