Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/19

Gjergj Elez Alia dhe Bajlozi i Zi








 Legjenda thotë se Gjergj Elez Alia kishte qenë një trim i rrallë. Nga lufta në luftë e kishte kaluar jetën. Trupin e kishte pasur tërë plagë të cilat për  nëntë vjet me radhë i kishin kulluar gjak. Për nëntë vjet me radhë kishte mbetur i shtrirë në shtrat. Për nëntë vjet me radhë e kishte kujdesur e motra duke ia mëkuar plagët. I shtrirë në shtrat Gjergji ishte djegur nga dashuria për kalin e tij gjok, të cilin për nëntë vjet qoftë edhe njëherë të vetme se kishte shaluar e ladruar. I shtrirë shtrat ishte djegur edhe nga dashuria për armët të cilat për nëntë vjet me radhë i kishin mbetur varur në mur.







Legjenda thotë, se edhe kali i tij gjok ishte mërzitur shumë. Duke hingëlli shpesh e më shpesh ai e kishte kërkuar të zotin, Gjergjin, që ta ladronte së pakut njëherë. Edhe armët e Gjergjit ishin ndryshkur e mërzitur. Varur në mur prej nëntë vjetësh herë pas here kishin lëvizur. Edhe ato e kishin kërkuar të zotin    e tyre, Gjergjin, që ai së pakut një herë t`i vringëllinte ato mbi koka armiqsh.




Pikërisht derisa Gjergji ishte dergjur në shtrat, diku rreth bregdetit të arbrit ishte shfaqur një krijesë e fuqishme dhe e egër me pamje prej njeriu, njëfarë Bajlozi i Zi, që s`kishë pasur burrë e trim t`i dilte n`mejdan! Me fuqinë dhe egërsinë e tij, ai e kishte shtruar një krahinë të tërë. Nga popullata vendëse për çdo ditë e kishte kërkuar nga një dash të pjekur. Për çdo natë e kishte kërkuar nga një vajzë të re për t`u kënaqur më të.





Për kërkesat e tilla të Bajlozit të Zi kishte dëgjuar edhe Gjergj Elez Alia në shtratin e tij të plagëve. Për shumë ditë e për shumë net kishte menduar e  ishte matur. E kishte marrë malli aq shumë për gjokun dhe për armët. Gjoku kishte hingëlli e armët kishin lëvizur. O sot o kurrë me i hipur gjokut e me i vringëlluar armët, i kishte thënë vetës Gjergji i plagosur! Për një moment kishte brof në këmbë. I kishte thënë të motrës sillma gjokun dhe armët. Pasiqë e kishte bërë provën e parë duke e ladruar gjokun e duke i vringëlli armët, Bajlozit të Zi i kishte quar fjalë: “Në filan ditë të pres n`mejdan!”.





Në ditën e dyluftimit në fushën e mejdanit në njërën anë kishte qenë Bajlozi sa një Lubi hipur mbi një kalë të zi, e në anën tjetër kishte qenë Gjergj Elez Alia me trupin tërë plagë hipur mbi gjokun e tij. Ende pa filluar dyluftimi, të dy n`parzmore e n`helmeta dhe të pajisur me shtiza me majë të mprehta, për një çast e kishin matur njëri-tjetrin me sy. Nga te dy anët si në një teatër drejt tyre i kishin mbajtur sytë burra, gra, pleq e të rinj. E tërë krahina kishte qenë aty për ta parë dyluftimin e Gjergjit me Bajlozin e Zi. Të gjithë kishin dashur që dyluftimin ta fitonte Gjergji, që t`i shpëtonte ata nga Bajlozi i Zi. Të gjithë kishin qëndruar si të ngrirë nga frika se mos Bajloz i Zi do ta vriste Gjergjin me tërë ato plagë që kishte pasur ai në trup.




Më pas Gjergj Elez Alia dhe Bajlozi i Zi me shtiza të mprehta hipur mbi kuaj ishin turrur drejt njëri-tjetrit. Gjoku i Gjergjit më shumë kishte fluturuar seç kishte vrapuar. Sa herë që ishin kryqëzuar shtizat, gjoku i Gjergjit ishte lëshuar ca në gjunjë dhe Bajlozit i kishte shkuar shtiza huq! Kështu pas disa ndeshjesh as njëri e as tjetri, as s`kishte fituar, e as s`kishte humbur.




Pjesa tjetër e dyluftimit ishte bërë me topuz, me një armë të vjetër tërësisht të hekurt, me një dorëz të gjatë dhe me një sferë sa një kokë njeriu rreth e rrotull gjemba të mprehtë në skajin tjetër të saj. Te dy hipur në kuaj, Gjergji dhe Bajlozi i Zi, ishin turrur sërish drejt njëri-tjetrit, kësaj radhe me topuz në dorë. Sa herë që midis tyre ishin ndeshur e kishin kërcitur topuzët, gjoku i Gjergjit ishte lëshuar ca gjunjë dhe Bajlozit i kishte shkuar topuzi huq! Kështu derisa Gjergji me topuzin e tij e kishte goditur Bajlozin mu n`lule të ballit. Kur Bajlozi kishte rënë i vdekur nga kali ishte dridhur edhe deti. Më pas për javë  të tëra trupin   e Bajlozit e kishin ngrënë korbat. Për javë të tëra nga të kalburat e tij kishte kundërmuar e tërë krahina.




Gjergjit fitimtar pas betejës gjaku i plagëve i kishte rrjedhur edhe përmbi parzmore. Rrjedhat e gjakut i kishin rrëshqitur edhe mbi supet e gjokut. Si kalorës fitimtar ai e kishte përshëndetur popullin e tij me dorë, të cilën mezi se e kishte lëvizur nga plagët. Të pranishmit nga gëzimi kishin dashur që Gjergjin ta ngritin deri në kupë të qiellit. Hipur mbi gjokun e tij Gjergji ishte nisur drejt kullës. E motra e kishte ndihmuar që ai me sa më pak dhembje t`i zbriste gjokut. I lodhur dhe i këputur sërish ishte shtrirë në shtratin e tij, kësaj radhe në shtratin e vdekjes prej të cilit s`ishte ngritur më.





E tërë krahina e kishte çarë me lot Gjergjin e vdekur. 





Legjenda thotë se nga pikëllimi për vdekjen e Gjergjit edhe gjokut të tij i kishin rrjedhur lotët, edhe shpata dhe shtiza e tij kishin çarë duke pikuar gjak. 




Kështu i kishte dhënë fund jetës së tij Gjergj Elez Alia, heroi i legjendës.

F.Bruqi

“Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.

 

Shote Galica emër i madh i mëmëdheut

🇦🇱 Më 10 nëntor 1895 u lind Shote Galica, gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora dhe u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj Azem Bejtë-Galicës , ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20 deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë, dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë. Vdiq në qytetin e Fushë-Krujës, Shqipëri, më 1 korrik 1927. Shote Galica mbahet mend për thënien :

“Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.

Ka mirënjohjen më të madhe mbarëkombëtare si “Heroinë e Popullit”.

Shqiptarët janë të dashuruar në xhelatët e tyre -Sindromi i Stokholmit !





Shkruan :Erald Selca

Tashmë është sekret publik :shqiptarët vuajn nga sindromi i Stokholmit (i dashurojn xhelatët e tyre )
Shqiptarët duhet ti bojkotojn çetnikët pseudoartist serbogrek etj nese kanë vëtedije kombëtare.
Vite me parë kam shkruar qindra shkrime , për admirimin e çuditshëm të një pjese tonen për artin dhe sportin e vendeve armike , e në këto vende pushtuese dhe armike tonat nuk ka shansë me u dasht artistet tonë me renome botërore ose sportistet tonë .
Ata refuzojn çdo gjë shqiptare dhe me mund na zhdukin dhe nga harta e shqiptaret e zi gjithëandej trojeve tona po edhe mërgate një pjesë shkojn koncerte artisteve serb grek turq rome bullgar italian etj dhe ju bojne komente like facebook twiter instagram yotube etj
Me pas vetëdije shqipet, edhe nese shteti lejon mallrat e vendeve armike duhet bojkotuar nga sofrat tryezat e veta ….
Bojkot duhet prodhimeve dhe kulturave të vendeve armike , pa qenë atdhetar askush nuk të vlerëson


“Kanceri” Rama duhet “operuar” urgjent

 

 

Prof.dr.Eshref Ymeri, shtigjeve të fjalës artistike - Bota Sot

     AKADEMIK  PROF.DR. ESHREF  YMERI, PHD.


 

Që kur diktatura neokoministe e Ramës izoloi në shtëpi Kryetarin e opozitës, Prof.dr. Sali Berisha, mbështetësit e tij, çdo pasdite, kanë organizuar tubime proteste pranë pallatit ku ai banon, për të ngritur zërin kundër pushtetit të Ramës, i cili, që prej shtatorit të vitit 2013 dhe deri tani, i ka bërë gjëmën popullit shqiptar me politikën e varfërimit të pandalshëm nëpërmjet rritjes së pandërprerë të taksave dhe të çmimeve, çka ka sjellë si pasojë shpopullimin katastrofik të vendit tonë. 

U bënë disa ditë që organizatorët e atyre tubimeve, të gjithë anëtarëve dhe smpatizantëve të Partisë Demokratike, u janë drejtuar me thirrjen për të marrë pjesë në protestën madhështore të 20 shkurtit, ditës simbol të rrëzimit të diktaturës komuniste, kur shtatorja e kryekriminelit Enver Hoxha në Sheshin “Skënderbej” qe flakur në tokë 33 vjet më parë.

Duke pasur parasysh këtë ditë simbol, çdo qytetar opozitar me vetëdije të lartë kombëtare, ka krijuar bindjen se 20 shkurti do të jetë dita e fundit e sundimit të diktaturës neokomuniste të Ramës, çka, normalisht, do të pasohet me krijimin e një qeverie teknike dhe kalimin në zgjedhje të parakohshme. Por kur qytetari opozitar me vetëdije të lartë kombëtare, njihet me deklaratën e fundit të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ai ndien një zhgënjim të thellë tronditës në qenien e vet.

Në një njoftim, të botuar në një faqe interneti, thuhet:

“Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka mbledhur paraditen e kësaj të diele, strukturat e PD-së në Devoll. Bardhi foli për rezultatin e dobët në zgjedhjet vendore të opozitës, teksa u shpreh se nuk ishte ai që ne prisnim. Megjithatë, ai shprehu bindjen se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 PD do të dalë fituese” (Citohet sipas: Bardhi: PD do të jetë fituese në zgjedhjet e 2025-ës”. Faqja e internetit “CAN”. 18 shkurt 2024).

Në qoftë se me këtë deklaratë Gazment Bardhi shfaqet në publik si përfaqësues i të gjithë Partisë Demokrtatike dhe i krejt simpatizantëve të saj, atëherë duhet ardhur në përfundimin se organizatorët e tubimeve pranë pallatit të Prof.dr. Sali Berishës po luakan një komedi të lezetshme para elektoratit të djathtë, të cilin po e mashtruakan në një mënyrë sa të pahijshme, aq edhe të pabesë. Atëherë rezultuaka se elektoratit të djathtë iu bëka thirrje për t’u mbledhur thjesht për një teferiç në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , ku do t’u mbakan disa fjalime të ekzaltuara dhe mandej njerëzit do t’u shpërndakan secili në shtëpinë e vet. Nëse Gazmendt Bardhi dhe drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike menduakan për fitoren e zgjedhjeve në vitin 2025, atëherë përse u organizuakan ato tubime pranë pallatit të Prof.dr. Sali Berishës? Përse u dashka organizuar protesta e 20 shkurtit? A nuk do të ishte më mirë që drejtuesit e partisë dhe organizatorët e tubimeve t’i futeshin punës në të gjitha strukturat e partisë, që nga Tirana deri në zonat më të thella, duke trokitur në çdo derë, në qytet dhe në fshat, për t’i zgjuar njerëzit nga letargjia e skllavërisë, ku i ka zhytur gënjeshtari dhe mashtruesi i regjur Rama?

Përfundimisht, nëse protesta e 20 shkurtit nuk do të shënojë përmbysjen e neokomunistit Rama dhe të bandës së tij nga pushteti, nëse ajo protestë do të përfundojë ashtu si edhe protesta e 07 korrikut 2022, atëherë duhet thënë me bindje të plotë se për demokratët e vërtetë dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, ajo “Rruga e Shpresës” do të shndërrohet një herë e mirë në “Rrugën e Mashtrimit dhe të Zhgënjimit të Madh”. Dhe Partia Demokratike jo vetëm që nuk do t’i fitojë zgjedhjet e vitit 2025, por do t’i duhet që të presë fitoren e neokomunistëve të Ramës edhe në vitin 2041, me rastin e festës së 100-vjetorit të themelimit të prostitutës komuniste të Miladin Popoviçit dhe të Dushan Mugoshës.

Feniks, Arizona, 18 shkurt 2024

 

 

 

2024/02/18

Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të Prokurorisë në Hagë

 

Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të Prokurorisë në Hagë


Burimi ; https://www.albaniapress.com/lajme/25763/Akuza-e-Milaim-Zek%C3%ABs-e-ngjashme-me-at%C3%AB-t%C3%AB-Prokuroris%C3%AB-n%C3%AB-Hag%C3%AB.html





Dilaver Goxhaj: Akt-akuza e Gjykatës Speciale ndaj UÇK-së është e turpshme  | Gazeta Telegraf







Publikuar më 17 prill, 2021 në orën 01:11 ( )Dilaver Goxhaj Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me ato armë që u sollën pjestarët e familjeve të tyre nga emigracioni si dhe çfarë mundën të bliheshin në Shqipëri prej vëllezërve trafikantë shqiptarë. Por, edhe ata që dolën në krye të asaj lufte vinin nga këto shtresa. Dhe këtë sacrifice ata të gjithë e bënë në emër të lirisë. Ishte dashuria për atdheun që i bëri këta njerëz të fortë, të aftë për të kryer akte të vërteta trimërie, siç ndodhi fillimisht në Drenicë me fisin e Jasharajve, dhe pas dy javësh në Dukagjin me fisin e Haradinajve, ku u përballuan me trimëri qindra ushtarë e policë.
Ai heroizëm i madh me ngjyra të shndritshme, që shpërtheu më pas në mënyrë masive, e pati burimin te besimi i madh në vlerat fizike e shpirtërore të atyre familjeve dhe një pjese të konsiderueshme të popullit shqiptar në Kosovë, duke iu kundërvënë jo vetëm armiqve pushtues, por edhe një klase të caktuar politikanësh shqiptarë të rymave të ndryshme dhe pasuesve të verbër të tyre.
Si rrjedhojë e zgjerimit të përditshëm të luftës, natyrisht që do të lindte dhe lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila gradualisht mori formën e një ushtrie të rregullt guerile me në krye Shtabin e saj Drejtues.
Mirëpo, pasi lufta mbaroi dhe populli fitoi lirinë, që do të thotë se në Kosovë u bë kthesa e madhe shoqërore, filloi ndeshja midis përfaqësuesve politikë të palës fituese të asaj lufte dhe asaj kundërshtuese të saj. Duke qenë se pala kundërshtare e luftës për liri përbënte shumicën e elektoratit, zgjedhjet e para pluraliste, natyrisht që do t’i fitonte ajo. Mirëpo, të dyja palët u paraqitën ashtu siç i pamë këto 20 vjet – ambiciozë, egoistë, mburavecë por edhe frikacakë.
Ajo që ka rënë më së shumti në sy është fakti se të dyja palët ngjajnë shumë midis tyre, para së gjithash: me paaftësinë për të ndërtuar shtet dhe me egoizmin e tyre që e zhveshi luftën politike nga çdo ideal tjetër përveç atij të kolltukut. “Kolltugofagët” e racës, siç do të shprehej Fan Noli ynë, jo vetëm që nuk mundën t’i sillnin Kosovës asgjë të re, por, përkundrazi, u bënë pengesë për përparimin e saj.
Kjo ishte dhe është një luftë midis klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore në Kosovë, që vërtetoi një dukuri të madhe historike: edhe pse ndodh kthesa historike, për popullin nuk ndyshon asgjë.

Populli u zhgënjye. Zhgënjimi është pasqyrë e së ardhmes. Dhe kjo u pa që, si asnjëherë në kushtet e pluralizmit politik të mund të fitoi zgjedhjet e vetme një parti politike, sikundër ndodhi në 14 shkurtin e këtij viti, ku LVV fitoi 51% të tyre, me shpresën se do ndryshoi diçka në raport me periudhën 22 vjeçare të pasluftës.
Ky rezultat votimi vërtetoi maksimën: vetëm shpresat e fuqishme të detyrojnë të ndryshosh mendim qoftë si individ, qoftë si popull. Pikërisht kjo shpresë mendojmë se hoqi qafe plotësisht ngushtësinë mikroborgjeze shqiptare. Megjithatë, presim e shpresojmë.
Në prag të këtyre votimeve parlamentare, e veçanërisht pas tyre, është vënë re se tema më e preferuar dhe e përditshme e mjeteve të propagandës, (të gazetave, portaleve, radio dhe televizioneve), ka çdo ditë sharje , të ashtuquajtura invektive (fjalë të ashpra demaskuese), kundër ish-Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, si një nga mënyrat retorike më ekspresive të gazetarëve e analistëve të shumtë kosovarë, e cila përdoret pothuajse çdo natë e në çdo studio, si dhe në çdo gazetë e portal, pothuajse nga shumica e oratorëve e gazetarët e vegjël e të mëdhenj.
Dhe një ndër gazetarët më të vjetër e më me përvojë në Kosovë, Milaim Zeka, tregon se e zotëron shumë më mirë se të gjithë të tjerët sharjen ndaj SHP të UCK-së me një mjeshtëri të rrallë, i cili këto ditë po shërben si një model i paarritshëm në këtë drejtim.
Kjo temë , sikundër thamë, ka marrë hov më së shumti menjëherë pas konstituimit të Qeverisë së Dytë Kurti, ku në një panel televiziv, dhe jo i vetmi panel televizive kundër UCK-së, (kuptohet, duke veçuar “Betejën” e Koshares), z. Milaim zeka, formuar si gazetar klasi në Perëndim, në Suedi, shprehu në mënyrë të koncentruar gjithë urrejtjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare, por me nëntekst, duke përmendur vetëm Shtabin e Përgjithshëm të saj:
“Të gjithë anëtarët e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pos Lahi Brahimit, kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona.”, (marrë nga intervista ne emisionin “pa maske” (minuta 16) në TV 7, datë 13 prill 2021, (shih:https: //www. facebook.com/ GOInsajderi/videos/470013177535950).
Ai, duke shfrytëzuar shkathtësinë e vetë folëse, kërkon të bindi publikun në Kosovë se të gjithë anëtarët e ish-Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së s’kanë qenë gjë tjetër, veçse një bandë hajnash. E bën këtë, nuk e dimë me apo pa qëllim, pa dashje apo të nxitur nga të tjerë, sido që të jetë, ajo është solidarizim me akuzën që ka bërë kundër UCK-së Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e akuzon gjithë UCK-në si “një ndërmarje e organizuar kriminale”.
Nuk është rastësi, se i inkurajuar nga ky gazetar, të nesërmen e kësaj akuze të bërë nga Milaim Zeka, një bashkëpjesmarrës i tij në “Betejën” e Koshares, një farë Naser Vllasi, edhe ai akuzoi me emër një anëtar tjetër të SHP të UCK-së për trafikant armësh!

Përgjegjësia e asaj akuze që shprehu në atë TV z.Milaim Zeka, dhe të nesërmen pasuesi i tij Vllasi, nuk bie vetëm mbi ata të dy, por më së shumti mbi moderatorët dhe të pranishmit në ato panele televiziv, të cilët që i miratuan me heshtjen e tyre. Dikur Leon Tolstoi ka thënë: “Heshtja mbetet gjithnjë një mundësi”. Ndërsa V.Hygo ka thënë: “Heshtje ndaj një ideje të ngulitur është e tmerrshme”.
Bazuar në thëniet e këtyre korifejve të letërsisë botërore, me anë të këtij shkrimi akuzoj gazetarin dhe politikanin Milaim Zeka për shpifje dhe manipulim të opinionit publik, me të pavërtetën e madhe thënë për Shtabin e Përgjithshëm të UCK-së.
Miratimi në heshtje i kësaj akuze të z. Milaim Zeka si nga moderatori dhe paneli prezent i analiztëve-gazetarë kërkojnë që mendimin e vet ta paraqesin si mendim të përbashkët të të gjithë anëtarëve të shoqërisë në Kosovë, d.m.th., po të shprehemi në mënyrë abstrakte, t’i japin këtij mendimi të tyre formën e opinionit të përgjithshëm në Kosovë, ta paraqesë atë si të vetmin mendim të arsyeshm e të vlefshëm për të gjithë; ku ai kërkon të dali si përfaqësues i gjithë shoqërisë kosovare.
Deklarata e z.Milaim Zeka tregon se ky zotëri nuk mbështetet aq shumë mbi faktet, madje as mbi intuitën e tij, por krysisht sheh se nga anaon më së shumti politika shtetrore në Kosovë dhe i mban asaj iso. Natyrisht, edhe autoritetet janë njerëz të mirë, sepse pa to do të ndodhte “shkatërrimi sistemit” dhe humbja e besimit në popull. Por, kjo nuk do të thotë se autoritetet politike do të thonë gjithmonë të vërtetën. Mirëpo, miratimi i Gjykatës Speciale kundër UCK-së tregoi se në shumicën e rasteve, autoritetet kujdesen për interest e tyre politike e individuale, ndërsa të tjerët i manipulojnë.

Por z. Milaim, përveç që është gazetar e njeri publik, ai është edhe politikan, pasi ka qenë deputet i parlamentit të Kosovës. Si i tillë, kuptohet që na radhë të parë ai ka gjasa të jetë i motivuar nga interesi personale që bën këtë shpifje-akuzë ndaj gjithë Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së. Dhe ja pse unë e akuzoj për shpifje:
Po t’i referohemi listës së ish-anëtarëve të SHP të UCK-së, të publikuar nga Komisioni Qeveritar për veteranët, konstatojmë së SHP i UCK-së na thuhet se përbëhej prej 33 anëtarë. Në atë listë vetëm 12 ish-anëtarë të SHP janë përfolur, se “kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona”, pavarësishtë se nuk jepen fakte për të gjithë të përfolurit, dhe këta janë:
1. Adem A. Grabovci 2. Agim H. Çeku 3. Azem R. Syla 4. Fatmir K. Limaj, 5. Hashim H. Thaqi, 6. Jakup J. Krasniqi, 7. Kadri F. Veseli, 8. Ramë G. Buja, 9. Rexhep D. Selimi, 10. Sokol M. Bashota, 11. Sylejman Selimi, 12. Xhavit M. Haliti.

Pra, nga 33 që janë në atë listë, vetëm 36% e tyre na rezultojnë se janë ashtu sikundër i akuzon z.Milaim Zeka, që do të thotë vetëm 1/3 e tyre. Ndërsa 21 (njëzetë e një) ish-anëtarë të tjerë të asaj liste, nuk janë përfolur aspak se “kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona”, dhe ata janë: 1. Adem Z. Demaçi, 2. Xheladin H. Gashi, 3. Sokol Q. Dobruna, 4. Sali Sh. Veseli, 5. Nuri I. Bexheti, 6. Berat S. Luzha, 7. Alush S. Agushi, 8. Avdi H. Raci, 9. Fatosh Q. Klosi, 10. Isni B. Thaqi, 11. Jashar H Salihu, 12. Lahi Sh. Brahimaj, 13. Musa H. Jashari, 14. Naim R Maloku, 15. Nait Xh. Hasani, 16. Sabit L. Brokaj, 17. Sabit Sh. Geci, 18. Shaip H. Muja, 19. Xhavit I. Ferizi, 20. Ali I. Ahmeti dhe 21. Bislim S. Zyrapi.

E rendita z.Bislim Zyrapi jo pa qëllim të fundit, për t’i thënë publikut se ky është ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UCK-së prej kur ajo mori formën e një ushtrie të rregullt partizane dhe që e ringriti atë ushtri pas shpartallimit që pësoi në verën e vitit 1998 e që nuk përmendet fare, por lavdinë e kanë marrë të tjerë. Kjo dukuri nuk është e re në historibnë shqiptare, pasi e kemi ndoshta në gen që heronjtë i bëjmë baltë, dhe balën e shpallim hero.
Mirëpo anëtarë të atij Shtabi të përgjithshëm kanë qenë edhe 11 (njëmbëdhjetë) të tjerë, që ai Komision Qeveritar kërkon t’i mohojë dhe që nuk janë përfolur kurrë për manipulime të Fondit “Vendlindja Thërret” apo që të jenë pasuruar në rrugë të padrejta, të cilët janë:
Ekrem Rexha – dega operative
Ahmet Qeriqi- drejtor i Radio Kosovaelirë
Dilaver Goxhaj – zv. Shef – SHP
Bardhyl Tahiri – për xhenjon
Mensur Kasumi – zbulimi ushtarak
Kurtesh Fondaj – për kiminë
Xhavit Sadria – shef i personelit
Hajdin Abazi – për mediat
Idriz Hyseni- për logjistikën
10.Safet Syla – për nderlidhjën
Fadil Beka – shefi për shëndetësi
Durak Zyrapi z.vendës për shëndetësi

Por do të pyesi lexuesi se pse këta ish-anëtarë të SHP nuk rezultojnë si të tillë në listat e veteranëve të atij Komisioni? Kjo pyetje duhet drejtuar Kryetarit të Komisionit Qeveritar, z. Agim Ceku, i cili kur erdhi në 45 ditët e fundit të asaj lufte, dhe u vu në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, i gjeti atje dhe ka punuar me ta.
Përfundimisht na rezulton se nga 45 anëtarë të SHP të UCK-së, 33 prej tyre, ose thënë ndryshe 74 % e ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, nuk na rezulton qoftë edhe të përfolen se kanë blerë vila apo që të jenë bërë milionerë.
Që z. Milaim Zeka të mos shkojë para drejtësisë në Kosovë për këtë shpifje-akuzë kundër gjithë anëtarëve të ish Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, (natyrisht indirect edhe kundër gjithë UCK-së), ka vetëm një rrugë: Të dalë në atë TV ku bëri këtë akuzë të turpshme dhe t’i kërkojë ndjesë gjithë opinionit publik në Kosovë e më gjerë, gjithë ish-pjesmarrësve dhe kontribuesve në Luftën për Çlirimin e Kosovës si dhe veçanërisht ish-anëtarëve të SHP të UCK-së, ndryshe, Prokuroria e Kosovës, (nëse është e pavarur, për drejtësi dhe për popullin), duhet të bëjë detyrën e saj. Rrugë të mesme nuk ka.


16 prill 2021

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...