Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/19

Një grup intelektualësh nga më të rëndësishmit në vend, ku renditen: Rexhep Qosja, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar AMA që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.



… Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante…

Një grup intelektualësh nga më të rëndësishmit në vend, ku renditen: Rexhep Qosja, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar AMA që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.

Në këtë dokument theksohet: Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës.

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Agjencisë për Media dhe Informim

Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)

Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës. Në disa emisione televizive sulmohet me një gjuhë antishkencore, gjithçka që është arritur për një kohë shumë të gjatë nga studimet albanologjike dhe, kështu, padija po rreh të mbizotërojë mbi dijen.

Agresivitetin e disa individëve, të cilëve u mungon çdo lloj ekspertize e profesionalizmi në fushën e gjuhësisë, por që pretendojnë se kanë monopolin e së vërtetës, e tolerojnë dhe e ushqejnë drejtues emisionesh televizivë që i popullarizojnë jo vetëm duke i ftuar vazhdimisht në studiot e tyre, por edhe duke i përkrahur në idetë e tyre haluçinante. Ky agresivitet ka sjellë stepjen e përfaqësuesve të mendimit të njëmendtë shkencor në vendin tonë, pasi ndaj këtyre të fundit nuk kursehen shpifje, sharje e deri kërcënime. Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë.

Liri e medias nuk do të thotë mungesë përgjegjësie në media. Duke u bërë jehonë gjithfarë “zbulimesh” lidhur me vjetërsinë e shqipes, disa kanale televizivë kanë ngjallur një histeri nacionalizmi që u siguron “zbuluesve” mijëra pëlqime në portalet e tyre. Në fakt, shkenca nuk krijon dot turmë ndjekësish, përveç se në regjime totalitarë, kur përdoret për propagandë. Dhe shkencëtarët, në kërkimet e tyre shkencore e në ballafaqimet mes tyre, nuk përdorin gjuhë agresive e fyese, por argumente shkencorë.

Kjo gjendje, pra sulmi i pseudoshkencës ndaj shkencës së vërtetë, duhet konsideruar një çështje kombëtare shumë serioze, dhe një problem që u shtohet problemeve të tjera me të cilët ndeshet vendi ynë; ajo krijon e shton mosmarrëveshje e dasi krejt të panevojshme e dëmprurëse mes bashkatdhetarësh.

Një tjetër detyrim i AMA-s, i përcaktuar në statutin e këtij autoriteti, është moslejimi i konflikteve ndëretnike në emisionet televizive. Ky detyrim duket se nuk zbatohet si duhet kur lejohen të paraqiten si të vërteta të dhëna historike që nuk kanë asnjë bazë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve e të fqinjëve tanë, siç ndodh kur vendeve të tjerë u mohohen kombi, historia, gjuha.

As standardi letrar i shqipes nuk respektohet në mediat tona. Natyrisht, ky detyrim duhet të jetë për drejtuesit e emisioneve, për folësit e lajmeve, për njoftime me karakter zyrtar dhe jo për letërsinë artistike, jo për këngët, jo për të ftuarit.

Për t’i vënë fre kësaj gjendjeje shqetësuese, sugjerojmë:

(a) Të merren masat e duhura që AMA të kryejë detyrën e saj për kontrollin e cilësisë së emisioneve në mediat tona;

(b) Burimet dhe studimet shkencore të identifikohen e të prezantohen në mënyrë të qartë në të gjitha raportimet shkencore;

(c) Në emisionet televizive të flitet me një gjuhë të kuptueshme për të shpjeguar terminologjinë shkencore për audiencën e gjerë;

(ç) Ministria e Arsimit të mos lejojë mësimdhënësit t’u mësojnë nxënësve e studentëve teori të pamiratuara nga shkenca;

(d) Qeveria, e së pari ministria e Arsimit, të ketë një agjendë për ngritjen e nivelit kulturor të qytetarëve, që këta të mos bien pre e gjithfarë teorish antishkencore.

Prof. Rexhep QOSJA, Prof. Bamir TOPI, Prof. Fatos TARIFA, Prof. Ksenofon KRISAFI, Prof. Xhevat LLOSHI, Prof. Pëllumb XHUFI, Prof. Emil LAFE, Prof. Aristotel SPIRO, Prof. Rami MEMUSHAJ, Prof. Gjovalin SHKURTAJ, Prof. Neritan CEKA, Prof. Eno KOÇO, Prof. Aleksandër XHUVANI, Prof. Luljeta BOZO, Prof. Marenglen SPIRO, Prof. Valter MEMISHA, Prof. Agim VINCA, Prof. Shefkije ISLAMAJ, Prof. Ethem RUKA, Prof. Llukan PUKA, Prof. Ferid HUDHRI, Prof. Arben BABOÇI, Prof. Artan HOXHA, Prof. Anila PAPARISTO, Prof. Gëzim HOXHA,Akademik prof.dr. Flori Bruqi , Prof. Arjan GJONÇA, Prof. Elida MIRAJ, Prof. Ilirjana DEMA, Prof. Ilir GJIPALI, Prof. Floresha DADO, Prof. Ilir YZEIRI, Prof. Irena NIKA, Prof. Josif MINGA, Prof. Bardhyl DEMIRAJ, Prof. Mimoza KORE, Prof. Kristina JORGAQI, Prof. Ermal BAZE, Prof. Mila BUXHELI, Prof. Vasil S.TOLE, Prof. Albert DOJA, Prof. Asoc. Fiona TODHRI, Prof. Asoc. Fatos DERVISHI, Prof. Asoc. Djana KASTRATI, Prof. Asoc. Mirela BOGDANI, Prof. Asoc. Ilir KALEMAJ, Prof. Asoc. Enkelejda KAPIA, Prof. Asoc. Antoneta POLO, Prof.Asoc. Zamira ÇAVO, Prof. Asoc. Nora MALAJ, Prof. Asoc. Roland LAMI, Prof. Asoc. Muhamet BELA, Prof. Asoc. Teuta TOSKA, Dr. Ina ARAPI, Dr. Rudina JASINI, Dr. Ermal HASIMJA, Dr. Juli KRISAFI, Dr. Albana MUCEKU, Dr. Alketa DUMANI, Dr. Ledina FERHATI, Dr. Zef PREÇI, Dr. Vasillaq KURETA, Dr. Pirro PAPALILO, Dr. Manjola LUMANI, Dr. Jorgji KOTE, Dr. Aida ZHUPA, Dr. Saemira GJIPALI, Dr. Ledion KRISAFI, Dr. Fabiola ELEZAJ, Dr. Gerti SQAPI, Dr. Alket DINO, Dr. Elidiana ABAZI, Piro MISHA, Diana ÇULI, Kujtim ÇASHKU, Erion BRAÇE, Arta DADE, Zef MAZI, Artan IMAMI, Fatbardh KADILLI, Adrian THANO, Sokol GJOKA, Idajet BEQIRI, Anila SMORGRAV, Dritan HILA, Petro KOÇI, Hektor RUCI, Xhevdet SHEHU, Elsida SINAJ, Mimoza KOÇIU, Adri NURELLARI, Spartak BRAHO, Spiro THOMAI, Nezir SELIMI, Elisa GJERANI, Fatos MIRAÇI, Atilda MALOKU, Kristi ZIÇISHTI, Fatos ÇOÇOLI, Shpëtim NAZARKO, Roland QAFOKU, Genti LASKU, Mikail VASILI, Luljeta NDOKA, Greta PETRO, Erion KURTI, Esmeralda NOVAKU, Albana META, Ervin PEPI, Gentiana KAPLLANI, Kostandina XHAFERRI, Albana LAKNORI, Gloria MOLLAJ, Spartak GJINI, Shefqet KERCELLI, Elvana AGUSHI, Gladiola GOLEMI, Nase JANI, Blerta LAZEBEU, Mario KUÇI, Kiço KALAJA, Jorida TOLLKUÇI, Arben IDRIZI, Shaban CANAJ, Valentina POSTOLI, Foqion POSTOLI, Vjollca TREBICKA, Ilir TREBICKA, Lira LASKU, Agim KONDA, Dritan KONDA, Bardhyl KONDA, Frederik KONDA, Laura KONDA, Shqiponja KONDA, Dea DOKSANI, Eneida MARKU, Valbona PAJO-BALA, Benard BABAJ, Keiti KONDI, Shpresa GORREJA, Agron NUSHAJ, Qemal AGALLIU, Bledi FILIPI, Donika OMARI, Tatjana SELENICA, Pandeli PASKO KUTELI, Fanie GJERMENI, Rajmonda BELLI GJENÇAJ, Lina CEKA, Arlinda DUDAJ, Pëllumb KULLA, Ndue DEDAJ, Pandeli KOÇI, Donika STASA, Ermira TREBICKA, Mateo GORREJA, Arta DAKA, Myzejen KASHARI, Dhurata POPI, Dorina SOTA, Henri SOTA, Ergest ZEMBLAKU, Elisabeta VELIU, Laert PETRITI, Kristaq LALA, Edra MAKU, Llazar STASA, Luiza SULA, Lindita GIXHA, Sokol GJERMENI, Valbona SHESHI, Besa ALCANI, Denisa GJEKA, Mario SOTA, Vjollca HILA, Llazar GJERMENI, Leonora KORITA, Fitim ISMAILI, Klodian MUCA, Gori DAKA, Donika GJIKA, Bersan SPAHO, Bedrie GORREJA, Valentina QERACA, Liri MALI, Leni LALA, Prokop GORREJA, Liri PRIFTI, Naunka VODO, Bernina VELIU, Marin FRANI, Detan HOXHA, Vangjel MALI, Mario PRENDA, Ramiz GJONI, Burbuqe GJONI, Eduart RRËZA, Violeta GJEÇI, Sanie PETRITI, Kristi ZEZO, Elisa VELO, Kimete LIÇO.

Zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e ka cilësuar Ramën si “ndërkombëtar” në një intervistë për mediat e Prishtinës, kur është pyetur nëse ka komunikuar me Ramën për të përçuar qëndrimet e Prishtinës në SHBA.



Besnik  Bislimi i është përgjigjur duke thënë se “nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’ia komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve”.

Deklarata ironizuese e Bislimit vjen pas qëndrimeve të mbajtura nga Edi Rama për Kosovën si “ndërkombëtar”, ku shpeshherë  në takime ndërkombëtare, më shumë ka bërë avokatinë e Serbisë dhe Vuçiçit sesa Kosovës.

Keni komunikuar me Ramën për të sqaruar keqkuptimet për qëndrimin e njëanshëm mund t’i kushtojnë Kosovës?

“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i ndërtuar mbi principe, jo mbi kërcënime.”

Deklarata të tilla nuk janë aspak shqetësuese?

“Çdo deklaratë merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime, por me politika dhe me ligje. Ne kemi një ambasador në SHBA dhe SHBA ka ambasadorin e saj në Kosovë. Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’ia komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve. Kurti ka linjë të drejtë komunikimi me zotin O’ Brian.”

Jeni përpjekur që përmes kryeministrit Rama t’i sqarohet ky qëndrim sekretarit Blinken?

“Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy ekstreme. Ekstremi i parë është që Kosova nuk ka kapacitete të marrë vendime autonome. Nga ana tjetër t’i vendosen standarde të tilla ku Kosova nuk ka mundësi të tregojë nivele të ndryshme të performancës”.

Cili ishte personi më i pasur që ka jetuar ndonjëherë?



Në historinë e njerëzimit besohet se pasuria e afrikanit Mansa Musa e kalon atë të milionerëve modernë.

Mansa Musa sundonte perandorinë e Malit në shekullin e 14-të dhe akumuloi sasi shumë të mëdha floriri.

Disa përllogaritje thonë se pasuria e perandorit të vjetër afrikan Mansa Musa, është ekuivalentja moderne e rreth 400 miliardë dollarëve të sotëm.

Në kohën kur sundonte Musa perandoria e Malit zgjeroi tregtinë e floririt dhe kripës. Musa vlerësohet gjithashtu për nxitjen dhe financimin e letërsisë dhe arsimit në vendin e tij.

Sipas rrjetit  History.com, Musa e kishte ekspozuar masën e pasurisë gjatë një pelegrimazhi në Mekë, ku rrethohej nga mijëra ushtarë e skllevër që mbanin sasi të mëdha floriri.

Ai la prapa flori e dhurata të shumta në Egjipt, por raportimet thonë se bollëku uli vlerën e floririt dhe shkaktoi pasoja për disa vite me radhë në ekonominë e vendit.

Hakerat publikojnë dokumente të brendshme të “ONE Albania”-s, kompania hesht, asnjë reagim nga shteti

 

“Në dorë të Zotit”. – 


Kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik më 25 dhjetor, duke cënuar të dhënat e 1.2 milionë abonentëve të saj.

Sulmi kibernetik u mor përsipër nga grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice”, teksa gjeti të pambrojtur kompaninë celulare dhe futi në kolaps të gjitha sistemet e saj.

Por edhe pse shërbimet nuk funksiononin dhe sistemet ranë, kompania “One Albania” vazhdoi propagandën duke u mundur të përgënjeshtrojë sulmin dhe mosfunksionimin e sistemit duke thënë se nuk janë ndikuar nga ky incident.

Por, ditën e sotme (18 Shkurt) grupi “Homeland Justice” ka publikuar në profilin e tyre në Telegram, dy dokumente të brendshme të “One Albania”, duke dëshmuar edhe një herë se janë cënuar të dhënat e shqiptarëve në këtë kompani telefonike.

“Ata që ju mbrojnë, duhet të mbrohen!

Kjo është ajo që ndodh kur në vend që të shpenzoni taksat e njerëzve për “ekonominë dhe sigurinë e njerëzve”, ju zgjidhni t’u jepni ushqim, tokë dhe banesa FALAS terroristëve të huaj!

[Njerëzit nuk paguajnë taksa mbrapsht me qëllimin për të mbështetur terroristët e NCRI]” – është mesazhi që përcjellin hakerat përmes këtij postimi.

Vlen të theksohet fakti se kompania “One Albania” ka një shërbim skandaloz ndaj klientëve të saj, ku pothuajse çdo ditë ka denoncime për zhvatje “padrejtësisht” të qytetarëve.

Jo vetëm kaq, por në 24 Gusht të vitit të kaluar, abonentët e kompanisë së telefonisë celulare, “One”, u gjendën pa pritur dhe pa asnjë paralajmërim në mungesë totale të shërbimit.

Ky ishte momenti më kulminant i një sjelljeje aspak rigoroze dhe normale të kompanisë me klientët e saj, pas një serie të mëparshme të ndërprerjes së sinjalit për minuta, madje edhe për orë të tëra.

Klientët nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje serioze nga kompania “One” për këtë ndërprerje të plota të sinjalit.

Në 24 Tetor 2023, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vendosi të gjobisë shoqërinë ‘One” shpk me 10 milionë lekë të reja, për shkelje të disa detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për komunikimet elektronike dhe postare”.

Një nga pikat që penalizoi shoqërinë ishte pikërisht mungesa e shërbimit të plotë, më saktësisht ndërprerja pa asnjë njoftim e sinjalit për abonentët.


Dokumentari i “Bekim Fehmiut” do të shfaqet në New York

 



Filmi dokumentar për Bekim Fehmiun pas premierës në Tiranë e Prishtinë do të prezantohet edhe në New York, shkruan KultPlus.

Ky dokumentar i cili paraqet copëza dhe histori nga jeta e autorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiut, është realizuar me skenar të Fahri Musliut dhe regji të Valmir Tertinit.

Dokumentari është xhiruar në gjashtë shtete: Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Itali.

Filmi në New York do të shfaqet në këtë të shtunë, në Producers Club prej orës 20:00.

Ne jemi rritë me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasalihut, Gilit


Ne jemi rritë me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasalihut, Gilit

Ne jemi rritë me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasalihut, Gilit

Gjon Keka


Ne jemi rritë me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut,Ilir Shaqirit,Sinan Vllasalihut.Gilit etj etj, janë pikërisht këta këngëtar që i kanë kënduar Kosovës, janë bërë zëri i lirisë së atdheut nëpërmjet këngëve të tyre.Por jo vetëm kaq ata pas çlirimit dhe pavarësisë vazhduan t'i këndojnë zemrave të shqiptarëve të Kosovës në frymën e lirisë dhe të kohës sonë moderne.

Të gjithë këta këngëtar të njohur të Kosovës e kombit tonë,këngët e tyre janë nxjerr nga shpirti i tyre i madh,zëri i tyre i lindur, i talentit dhe artit që ata zotërojnë.

Nëse Gjergj Fishta me „Lahutën e Malcisë“,si kryevepër u bë poeti ynë kombëtar,Shkurte Fejza me këngët e saj kryevepra si p.sh. „Oj Kosovë Nëna ime“, „Qëndro“,“Kam një lot që më pikon si ar“, etj etj.kushtuar Kosovës, mërgimtarëve dhe kombit u bë zëri kombëtar i këngës shqipe dhe këngëtare kombëtare që është pjesë e historisë së Kosovës dhe kombit tonë.

Tani kanë dal injorantët dhe ideologët e errësirës dhe pasi njollosën figurën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut),Pjetër Bogdanit,Idriz Seferit,Nënë Terezës etj, së fundi u përzien edhe në çështjet private e personale duke sulmuar edhe figurën e Shkurte Fejzës, këngëtares së njohur të kombit tonë.


Mendoj që është koha që institucionet e sigurisë,të rendit e ligjit në Kosovë të fillojnë te merrën edhe me këto dukuri negative, e në këtë rast me injorantët e ideologët e errësirës që po e dëmtojnë jo vetëm kombin tonë dhe imazhin e ti ,por edhe figurat më të rëndësishme të historisë dhe këngës shqipe sikur është edhe rasti i fundit i atakimit të figurës së Shkurte Fejzës.

Nëse ka rend e ligj në Kosovë ,ju lutëm merruni pak edhe me këto dukuri se na e prishën imazhin kudo në botë dhe në përgjithësi.

Ne arbërorët e vërtetë të Kosovës mbi çdo fe kemi kombin tonë dhe liria për të besuar e mosbesuar është pjesë e lirisë themelore të secilit individ.

Ta vendosim kombin mbi të gjitha fetë, sepse vetëm duke e vendos kombin në krye- në qendër, ne do ta kemi pastaj pikën e përbashkët ku do të mblidhemi e bashkohemi – në kombin tonë, aty ku në fakt duhet të mblidhen të gjithë arbërorët e vërtetë të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).


Pa politikën vizionare të dr.Ibrahim Rugovës, Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot

 


Pa politikën vizionare të dr.Ibrahim Rugovës, Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot
Pa politikën vizionare të dr.Ibrahim Rugovës, Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot

Gjon keka



Politika e dr.Ibrahim Rugovës ishte e urtë, vizionare dhe e karakterizuar nga motive tepër fisnike e atdhetare.Me politikën e tij të urtë e strategjike u përpoq t'u shtrijë dorën të gjithëve sikur atyre që ishin në opozitë ashtu edhe të gjithë pakicave që jetojnë në Kosovë.

Me strategjinë e tij të rezistencës paqësore dhe të urtë e vizionare, LDK-ja në krye më të arriti të mbronte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës në tryezat ndërkombëtare dhe t'ia prezantonte pasqyrën e saktë të regjimit të egër të pushtuesit serb në Kosovë.

Pas procesit të paqes së Dejtonit, Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova dhe LDK-ja nën udhëheqjen e tij arritën të fitojnë mbështetjen e SHBA-së ,një mbështetje kjo tepër e madhe për kohën për të cilën po shkruajm sot,dhe pikërisht duke gëzuar mbështetjen e ShBA dhe vendeve tjera mike ,me mençuri të rrallë e strategji e solli luftën e saj për pavarësi në skenën ndërkombëtare, ku më pas ndodhi edhe ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i Kosovës e deri të rishpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Sot kur kujtojm atë kohë,nuk mund të mos e gjejmë figurën e heroizmit të presidentit Rugova kudo në ballë të proceve jetike për vendin,madje edhe kur u morë penga ,ai duroi lloj lloj ofendime e njollosje ,por jo ,durimi,fisnikëria ,vizioni dhe urtësia e tij e sollën Kosovën deri te çlirimi,pavarësia e Kosovës dhe miqësia speciale me ShBA dhe vendet tjera mike europiane.


Me pak fjalë pa heroin kombëtar të paqes,lirisë e demokracisë së Kosovës,presidentin dr.Ibrahim Rugova , pa mbështetjen e ShBA-së dhe vendeve tjera mike europiane, si dhe pa ushtarët e lirisë së Kosovës ,nuk do të kishte as çlirim ,as pavarësi dhe as Kosovë në hartën e sotme Europiane si shtet i ri europian.Dhe me siguri nuk do të ishim këtu ku jemi sot, pa këto që u nënvizuan këtu sepse këto janë shtyllat mbi të cilat qëndron Kosova dhe ardhmja e saj brenda Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...